QE65QN95AATXXU - Televizor SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas QE65QN95AATXXU SAMSUNG në format PDF.
| Lloji i produktit | 65-inch 4K QLED Smart TV |
| Modeli | QE65QN95AATXXU |
| Rezolucioni i ekranit | 3840 x 2160 (4K) |
| Dalja e zërit | 70 W |
| Temperatura e funksionimit | 10 °C to 40 °C (50 °F to 104 °F) |
| Lagështia e funksionimit | 10 % to 80 %, non-condensing |
| Temperatura e ruajtjes | -20 °C to 45 °C (-4 °F to 113 °F) |
| Lagështia e ruajtjes | 5 % to 95 %, non-condensing |
| Furnizimi me energji | Tension AC (referojuni etiketës së produktit) |
| Konsumi i energjisë (tipike) | Matur sipas IEC 62087 (shih etiketën) |
| Përmasat (të përafërta) | Tipike 65-inch: 1450 x 830 x 40 mm (pa bazë) |
| Pesha (të përafërt) | Rreth 25 kg (pa bazë) |
| Platforma Smart | Samsung Smart TV me e-Manual |
| Lidhshmëria | One Connect Box (përfshin HDMI, USB, LAN, etj.) |
| Wireless | Wi-Fi 5 GHz (vetëm brenda), Bluetooth |
| Telekomanda | Samsung Smart Remote (Bluetooth) me karikim diellor |
| Standardi i montimit në mur | Në përputhje me VESA (referojuni Udhëzuesit të Shpejtë të Konfigurimit për madhësinë) |
| Karakteristikat e sigurisë | Pajisje anti-përmbysje e rekomanduar; ventilat kërkojnë 10 cm hapësirë |
| Pastrimi | Pëlhurë e butë e thatë; pa kimikate ose spërkatje uji |
| Pjesë këmbimi / Riparueshmëria | Kontaktoni qendrën e shërbimit Samsung për riparim të autorizuar |
| Garancia | Garancia standarde Samsung (shih kartën e përfshirë) |
Pyetjet më të shpeshta - QE65QN95AATXXU SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth QE65QN95AATXXU SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Televizor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj QE65QN95AATXXU - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. QE65QN95AATXXU e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT QE65QN95AATXXU SAMSUNG
Përpara se të lexoni këtë manual përdorimi
Televizori vjen bashkë me këtë Manual Përdorimi dhe një manual elektronik të integruar (m) > Cilësimet > e-Manual).
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin. Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".
KUJDES
RREZIK GÖDITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.

Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme të produktit.

Ky simbol tregon se produkti përfshin dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen.

Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik (tokëzimi). Nëse ky simbol nuk është i pranishëm në një produkt me kordon elektrik, produkti DUHET të ketë një lidhje të qëndrueshme tokëzimi.

Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol është tensioni AC.

Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar me këtë simbol është tensioni DC.

Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet manualit të përdorimit për informacion të mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
Energjia
- Mos i mbingarkoni prizat në mur, kabllot zgjatuese apo përshtatësit përtej normës dhe kapacitetit të tensionit të tyre. Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditjeje elektrike. Referojuni seksionit të specifikimeve të energjisë në manual dhe/ose etiketës së furnizimit me energji në produkt për informacione mbi tensionin dhe korrentin.
- Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
- Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë goditjeje elektrike.
- Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
- Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
- Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit "Samsung".
- Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë, apo kur nuk përdoret për një kohë të gjatë (veçanërisht në praninë e një fëmije, të moshuari apo personi me aftësi të kufizuara kur ata janë vetëm), sigurohuni që ta hiqni nga priza dhe shkëputeni sistemin e antenës apo kabllor.
- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
- Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet. – Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
- Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni shpejt aparaturën nëse e shikoni të nevojshme, sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion praktik.
Instalimi
- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
- Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.
- Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.
- Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spärkatjes.
Montimi i televizorit në mur

Nëse e montoni televizorin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Nëse nuk montohet siç duhet, televizori mund të rrešhqasë ose të rreżohet, duke shkaktuar lëndime të rënda te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtim të rëndë të televizorit.
- Përtë porositur kompletin e suportit për mur të "Samsung", kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
- Samsung nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
- "Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.
- Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.
- Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të shtrëngoni të katër vidat "VESA".
- Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e sipërme; sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung" që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund të mos keni mundësi të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të zonës tuaj gjeografike.)
- Kur instaloni mbajtësen e murit, sigurohuni të ruani një distancë prej mbi 40 mm mes televizorit dhe murit, që varet nga modeli konkret.
- Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.
- Përmasat standarde të bazamentit për mur janë paraqitur në tabelën në Quick Setup Guide.

Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori éshtë ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja elektrike.
- Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.
- Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
- Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh.
- Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.
- Për modelelet 82 inçë ose më të mëdha, merrni katër persona për ta montuar televizorin në mur.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Gjatë instalimit të televizorit dhe aparatit One Connect, ruani një distancë prej së paku 10 cm midis aparatit One Connect dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.
- Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.
Masa paraprake të sigurisë

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rreżohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rreżimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, duke iu referuar "Parandalimi i rrežimit të televizorit".

PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjërë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si:
- Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga Samsung.
- Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të sigurt televizorin.
- Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e mobilies mbështetëse.
- Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër mobilie për të arritur televizorin ose komandat e tij.
- Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin në mënyrë të atillë që të mos pengoheni, të mos i tërhiqni apo kapni.
- Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm.
- Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për shembull bute ose rafte librash) pa e fiksuar si mobilien, edhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
- Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
- Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda, përmbi televizor apo mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.
Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit

- Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vidat e duhura. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
- Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi të llojit të murit.
- Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vida të madhësisë së duhur.
- Për specifikat e vidave, referojuni pjesës standarde për vidat në tabelë në Quick Setup Guide.
-
Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngoheni mirë.
-
Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
– Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.
Veprimi
- Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
- Ruajini aksesorët (telekomandën, bateritë etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
- Mos e rrežoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
- Mos e hidhni telekomandën ose bateritë në zjarr.
- Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni bateritë.
- KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
• PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË DHE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË HAPURA LARG KËTIJ PRODUKTI NË ÇDO KOHË.

Kujdesi për televizorin
- Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të fshijnë printimet mbi produkt.
- Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
- Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.
01 Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.
• Telekomanda inteligjente "Samsung"
• Manuali i përdorimit
- Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në disa vende)
- Aparati One Connect
• Kablloja elektrike e aparatit One Connect
• Kablloja "One Connect" (për serinë QN9*A)
- Kablloja "One Connect" x 2 (për serinë QN8**A/QN9**A)
• Mbajtësi i kabllove One Connect (për suportin për mur)
- LLoji i baterisë mund të ndryshojë në varësi të modelit.
- Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi të modeleve.
- Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
- Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.

Paralajmërim: Ekranet mund të dëmtohen në rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet nga anët, siç tregohet. Për më shumë informacion rreth përdorimit, shihni Quick Setup Guide që ka ardhur me produktin.

Përdorimi i mbajtësit të kabllove One Connect
Mund ta përdorni mbajtësin e kabllove One Connect për të rregulluar kabllot gjatë instalimit të suportit për mur.

Për më shumë informacion për mënyrën se si të lidheni përmes aparatit One Connect, shihni Quick Setup Guide.

- Mos e përdorni aparatin One Connect përmbys ose në këmbë.
- Bëni kujdes që kablloja të mos pësojë ndonjë nga rastet e mëposhtme. Kablloja "One Connect" përmban qark elektrik.



Përthyerje Përdredhje Tërheqje


Shtypja e kabllos Goditje elektrike
03 Konfigurimi fillestar
Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të shikimit.
Përdorimi i Pulti i televizorit
Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit dhe më pas përdorni Menyja e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni Pulti i televizorit ndërkohë që televizori është ndezur.
- Ekrani mund të errësohet nëse nuk hiqet shtresa mbrojtëse në stemën "SAMSUNG" ose në pjesën e poshtme të televizorit. Hiqni membranën mbrojtëse.

Caktimi i sensorit të zërit

Sensorin e zërit mund ta aktivizoni apo çaktivizoni duke i përdorur çelësin në fund të televizorit.
Me televizorin të ndezur, mund ta shtypni çelësin për majtas për të aktivizuar sensorin e zërit ose për djathtas për ta çaktivizuar.
Shihni dritaren që hapet në televizor për të parë nëse sensori i zërit është i ndezur apo i fikur.
- Pozicioni dhe ngjyra e sensorit të zërit mund të ndryshojë në varësi të modelit.
- Gjatë analizës duke përdorur të dhëna nga sensori i zërit, të dhënat nuk ruhen.
04 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve
Për më shumë informacion, shihni "Zgjidhja e problemeve" ose "FAQ" në e-Manual.
Cilësimet > e-Manual > Zgjidhja e problemeve ose Pyetjet e shpeshta
Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com" dhe klikoni "Mbështetja teknike" ose kontaktoni qendrën e shërbimit Samsung.
- Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
- Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose
Përditësimi automat. në menunë e televizorit ( >
Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose Përditësimi automat.).
Televizori nuk ndizet.
- Sigurohuni që kablloja elektrike AC të jetë futur siç duhet në aparatin One Connect dhe në prizën në mur.
- Sigurohuni që priza është në rregull dhe sensori i telekomandë në fund të televizorit është e ndezur në të kuqe të fortë.
- Provoni të shtypni butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit për t'u siguruar që problemi nuk qëndron te telekomanda. Nëse televizori ndizet, referojuni "Telekomanda nuk punon".
Telekomanda nuk punon.
- Kontrolloni nëse sensori i telekomandës në fund të televizorit pulson kur shtypni butonin Rryma të telekomandës.
- Kur bateria e telekomandës shkarkohet, kthejeni përmbys telekomandën për ta ngarkuar nëpërmjet dritës së brendshme ose përdorni folenë e ngarkimit USB.
- Provoni të drejtoni telekomandën direkt nga televizori në largësi 1,5-1,8 m.
- Nëse televizori vjen me Telekomanda inteligjente "Samsung" (telekomandë me "Bluetooth"), sigurohuni që ta çiftoni me televizorin.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te >
Cilësimet > Të përgjithshme > Kursimi i energjisë > Optimizimi i ndriçimit.
- Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
05 Specifikimet dhe informacione të tjera
Specifikimet
Rezolucioni i ekranit
Seria QN9*A: 3840 x 2160
Seria QN8**A/QN9**A: 7680 x 4320
Zëri (dalja)
Seria QN9*A/QN8**A: 70 W
Seria QN9**A: 80 W
Temperatura e përdorimit
10 °C deri në 40 °C (50 °F deri në 104 °F)
Lagështia e përdorimit
-20 °C deri në 45 °C (-4 °F deri në 113 °F)
Lagështia e ruajtjes
5%-95%, jokondensuese
Shënime
• Kjo pajisje është një aparat digjital i Klasit B.
- Për informacione rreth furnizuesit të energjisë dhe për konsumin e energjisë, shihni informacionin në etiketën e bashkëngjitur me produktin.
– Në shumicën e modeleve, etiketa është e ngjitur në pjesën e pasme të televizorit. (Në disa modele, etiketa ndodhet brenda fishës së kapakut.)
– Në modelet e aparatit One Connect, etiketa është e ngjitur në pjesën e poshtme të aparatit One Connect.
- Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.
- Për të lidhur kabullin LAN, përdorni kabllo të kategorisë CAT7 (lloji STP*) për lidhjen. (100/10 Mbps)
* Shielded Twisted Pair - Figurat dhe specifikimet Quick Setup Guide mund të ndryshojnë nga produkti konkret.
- Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:
(a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
(a) E sillni njësinë në pikën e servisit të "Samsung", por rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i përdorimit).
- Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.
* Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Pas riparimit nga një servis jo I autorizuar, apo vetë-riparim ose riparim jo-profesional i produktit, Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të mbulohet nga garancia.
Ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/support per me shume informacion ne lidhje me paisjet periferike Samsung Adaptor dhe remote control dhe si eshte e lidhur me direktiva e fundit te EU Ecodesign ErP
Ulja e konsumit të energjisë
Kur të fikni televizorin, do të hyjë në modalitet pritjeje. Në modalitetin e pritjes, ai vijon të tërheqë një sasi të vogël energjie. Për të ulur konsumin e energjisë, hiqeni televizorin nga priza kur nuk synoni ta përdorni për një kohë të gjatë.
Licencat
Dolby Audio
POWERED BY
QUICK SET®
rovi guide
Nëpërmjet këtij dokumenti, Samsung deklaron se kjo pajisje radio është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE dhe me kërkesat përkatëse statutore të Britanisë së Madhe.
Teksti i plotë i deklaratës zyrtare të pajtueshmërisë ofrohet në adresën e mëposhtme të internetit:
http://www.samsung.com shkoni te "Support (Mbështetja)" dhe vendosni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e Be-së dhe në Britaninë e Madhe.
Funksioni "5 GHz WLAN (Wi-Fi)" i kësaj pajisjeje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.
Fuqia maksimale e transmetuesit BT: 100 mW në 2,4 GHz – 2,4835 GHz
Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4-2,4835 GHz; 200 mW në 5,15-5,25 GHz; 100 mW në 5,25-5,35 GHz & 5,47-5,725 GHz

Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.

Hedhja e duhur e baterive të produktit (Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateria në këtë produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së.
Bateria e integruar në këtë produkt nuk duhet të ndërrohet nga përdoruesi. Për informacion në lidhje me ndërimin e saj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni ta hiqni baterinë apo ta hidhni në zjarr. Mos e çmontoni, thërrmoni apo shponi baterinë. Nëse synoni ta hidhni produktin, në impiantin e grumbullimit së mbetjeve do të merren masat e duhura për riciklimin dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë baterinë.
Heqja e baterisë
- Për të hequr baterinë, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar. Për të marrë udhëzimet për heqjen e baterisë, ju lutem vizitoni www.samsung.com/global/ecodesign_energy.
- Për sigurinë tuaj, nuk duhet të provoni ta hiqni baterinë. Nëse bateria nuk hiqet si duhet, mund të çojë në dëmtime të baterisë dhe pajisjes duke shkaktuar dëmtime dhe/ose të bëjë që pajisja të mos jetë më e sigurt.
Kjo faqe është lënë qëllimisht bosh.