KR5401 - Robot kuzhine VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas KR5401 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Përzierës / Procesor ushqimi |
| Modeli | KR5401 |
| Marka | VOX |
| Konsumi i energjisë | Përafërsisht 1000W |
| Kapaciteti i tasit | 5 litra (vlerësim) |
| Cilësimet e shpejtësisë | Shumëfishe (0 në maksimum) |
| Pajisjet e përfshira | Rrahës, Grep për brumë, Kamxhik |
| Koha maksimale e funksionimit | 6 minuta |
| Koha e nevojshme e pushimit | Minimumi 20 minuta midis cikleve |
| Dizajni i kokës | Kokë e anuar me kyçje |
| Tensioni | 220-240V |
| Frekuenca | 50/60Hz |
| Materiali | Plastikë dhe metal |
| Pesha | Përafërsisht 7 kg |
| Përmasat (Përafërsisht) | 40 x 30 x 35 cm |
| Karakteristikat e sigurisë | Kyçje animi, mbrojtje nga mbinxehja (implicite), fikje automatike e paspecifikuar |
| Metoda e pastrimit | Tasi dhe pajisjet: ujë të ngrohtë me sapun; trupi: leckë e lagur |
| Pjesë të sigurta për larje në enëlarëse | E paspecifikuar, rekomandohet larje me dorë |
| Përdorimi i synuar | Vetëm për shtëpi |
Pyetjet më të shpeshta - KR5401 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth KR5401 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Robot kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj KR5401 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. KR5401 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT KR5401 VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për përdorim të mëvonshëm
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Para përdorimit të pajisjes elektrike, gjithmonë duhet përcjellur këto masa themelore të sigurisë duke përfshirë:
- Lexoni tërë udhëzimin.
-
Para përdorimit duhet të kontrollohet nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes i cili mund të gjendet në tabelën e mbishkrimit në fund të pajisjes.
-
Mos e përdorni pajisjen me kabllo të dëmtuar ose pas dëmtimit ose nëse është dëmtuar në çfarëdo mënyre.
-
Mos e lini kabllon që të varet në skajin e tavolinës, sipërfaqes së punës ose cfarëdo sipërfaqe të ngrohur.
-
Mos e futni kabllin ose trupin e mikserit në ujë, sepse kjo mund të shkaktojë goditje të rrymës.
-
Nëse kablli për furnizim është i dëmtuar, mund t’a ndërrojë vetëm personi i autorizuar në servis ose ndonjë person tjetër i kualifikuar për të parandaluar rrezikun nga goditja e rrymës.
-
Nëse pajisja përdoret në afërsi të fëmijëve ose personave me invaliditet, nevojitet mbikëqyrje e vazhdueshme.
-
Mos e lini pajisjen në ose afër shporetit me plin ose me rrymë.
-
Mos i hiqni tundëset deri sa pajisja është duke punuar.
-
Mos e lini mikserin pa mbikëqyrje deri sa është duke punuar.
-
Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk jeni duke e përdorur, si edhe para vendosjes ose heqjes së pjesëve dhe para pastrimit.
-
Përdorimi i cfarëdo shtojcave të cilat nuk janë të rekomanduara ose të shitura nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarr, goditje të rrymës ose lëndime.
-
Hiqni tundëset nga mikseri para larjes.
-
Pajisja duhet të shkyqet, respektivisht butoni i kontrollit të vendoset në pozicionin OFF para se të kyqni kabllin për furnizim në prizën e rrymës. Gjatë shkyqjes gjithashtu së pari vendosni butonin e kontrollit në pozicionin OFF, pastaj hiqeni kabllin për furnizim nga priza e murit.
-
Gjatë punës së pajisjes, parandaloni kontaktin me pjesët e lëvizshme.
-
Bëni kujdes që gjatë punës së pajisjes, duart, rrobat si dhe të gjitha gjërat tjera të jenë largë tundëseve për të zvogëluar rrezikun nga lëndimi dhe/ose dëmtimi i pajisjes.
-
Gjithmonë nxirreni kabllin për furnizim nga priza e murit nëse pajisjen e keni lënë pa mbikëqyrje ose para bashkimit të pjesëve, cmontimit ose gjatë pastrimit të pajisjes.
-
Fëmijët nuk guxojnë ta përdorin këtë pajisje. Pajisjen dhe kabllin e pajisjes mbani largë nga fëmijët.
- Shkyqeni pajisjen nga rryma para ndërrimit ose prekjes së atyre pjesëve të cilat nuk janë në lëvizje gjatë punës së pajisjes.
- Pajisja është e destinuar për përdorim shtëpiak dhe kushte të ngjashme, sic janë:
- Ambientet e kuzhinave në shitore, zyra dhe ambiente të tjera të punës:
- Amvisëri;
– Hotele, motele dhe lloje të ngjashme të akomodimit;
– Pansione të tjera që funksionojnë në bazë të bujtjes me mëngjes.
- Ruani këtë udhëzim për përdorim në të ardhmen.
VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK
NJIHUNI ME MISKERIN TUAJ
Produkti mund t'iu nënshtrohet ndryshimeve pa paralajmërime.

PARA PËRDORIMIT TË MIKSERIT
Bëni kujdes që para bashkimit të pajisjes që kablli për furnizim të hiqet nga rryma dhe që përzgjedhësi i shpejtësisë të jetë në pozicionin "0".
- Duke shtypur butonin për mbyllje, koka e mikserit automatikisht lirohet dhe vendoset në pozicion të mbylljes.
- Përzgjidhni shtojcën e dëshiruar, varësisht nga qëllimi i tundjes: tundësja e thjeshtë për përzierje dhe tundjen e vezëve, përzierësja për brumë ose përzierësja për tundjen e të bardhëve të vezëve.
- Vendosni tundësen/përzierësen për brumë/tundësen në mënyrë direkte deri sa të jetë në pozicionin e mbyllur.
Vërejtje: Përkujdesuni që tundëset dhe përzierëset të vendosen mirë në hapësirat e dhëna, sepse kjo ndikon në rezultatin e përzierjes.
-
Vendosni enën në mbajtëse. Së pari vendosni enën në bazë, pastaj ktheni enën në drejtim të akrepave të orës deri sa të jetë në pozicion të mbyllur. (shih foton1.).
-
Për të ulur kokën e mikserit dhe për të vendosur tundësen/përzierësen në enë, mbani kokën e mikserit me një dorë dhe ulni ngadalë te poshtë. Do të dëgjoni zhurmën kur koka e mikserit të vendoset në pozicionin e duhur.
-
Bëni kujdes që ena të jetë e mbuluar (shih foton 2).

- Përkujdesuni që përzgjedhësi i shpejtësisë të jetë në pozicionin “0” para se të vendosni kabllin për furnizim në prizë.
- Rregulloni përzgjedhësin e shpejtësisë në shpejtësinë e dëshiruar.
VËREJTJE: Mos vendosni thika, lugë të metalit, pirunj dhe gjëra të ngjashme në enë deri sa pajisja është duke punuar.
- Koha maksimale e punës së pajisjes nuk duhet të tejkalojë 6 minuta dhe pajisjen duhet lënë që të pushojë minimum 20 minuta para kyqjes së sërishme. Për gatimin e brumit rekomandojmë së pari përdorimin e shpejtësisë së vogël, pastaj përdorni shpejtësinë më të madhe deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar.
Vërejtje: gjatë gatimit të brumit, mielli mund të ngjitet në pjesën e brendshme të enës, prandaj mund ta largoni kapakun dhe me anë të shpatullës të hiqni miellin nga ana e brendshme e enës për të arritur rezultatin e dëshiruar të gatimit të brumit.
- Kur të përfundoni tundjen, vendosni përzgjedhësin e shpejtësisë në pozicionin“0” dhe hiqeni kabllin nga rryma.
- Shtypni butonin për mbyllje, koka e mikserit do të ngritet automatikisht deri në pozicionin e mbylljes.
Vërejtje: Para shtypjes së butonit për mbyllje (para ngritjes së kokës së mikserit), bëni kujdes që tundësja dhe përzierësja të qëndrojnë në mesin e kokës së mikserit, në mënyrë që gjatë ngritjes së kokës së mikserit të mos bien në enën për tundje; nëse tundësja ose përzierësja janë në anën e përparme të kokës së mikserit, kyqni prapë përzgjedhësin e shpejtësisë, lini mikserin që të rrotullohet për disa sekonda, pastaj shkyqni përzgjedhësin e shpejtësisë për të ndalur përzierësen ose tundësen në mesin e kokës së mikserit.
- Nëse nevojitet, me anë të shpatullës së gomës apo të drurit hiqni mbeturinat e ushqimit nga tundësja ose nga përzierësja për brumë.
- Tërhiqeni pak më fortë gjatë nxjerrjes së përzierëseve/tundëseve.
Vërejtje: Nxirni tundëset/përzierëset vetëm atëherë kur përzgjedhësi i shpejtësisë të jetë në pozicionin “0” dhe kur kablli i pajisjes të jetë i hequr nga priza.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
- Hiqni kabllin nga rryma dhe pritni që pajisja të ftohet tërësisht para pastrimit.
Vërejtje: mos e futni mikserin në ujë ose në çfarëdo lëngu tjetër. - Pastroni pjesët e jashtme të kokës dhe të bazës së pajisjes me leckë të lagur dhe thani me leckë të butë dhe të thatë.
- Pastroni nga kablli mbeturinat e ushqimit nëse kanë mbetur.
- Pastroni enën, përzierëset, tundëset dhe shpatullën në enë të ngrohtë me sapun. Lani me vrushkull uji dhe thani.
KËSHILLA KUZHINE
- Artikujt nga frigoriferi, për shembull gjalpi dhe vezët duhet të qëndrojnë në temperaturë dhome para tundjes. Nxirrni artikujt nga frigoriferi me kohë.
- Për të parandaluar mundësinë e rënies së lëvozhgave të vezëve ose vezët e prishura, vezët së pari duhet të thyhen në enë të posaçme pastaj të tunden.
- Mos e teproni me tundje. Bëni kujdes që vezët t'i tundni aq sa e kërkon receta. Bashkoni përbërësit e thatë në mënyrë që të përzihen mirë dhe gjithmonë për këtë qëllim përdorni shpejtësinë më të vogël.
- Kushtet klimatike, ndryshimet sezonale të temperaturës, temperatura e përbërësve dhe variacionet në teksturën e tyre kanë një rol të rëndësishëm për kohën e kërkuar të tundjes dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Gjithmonë filloni tundjen me shpejtësinë më të vogël. Kur përbërësit të bashkohen mirë, gradualisht rritni shpejtësinë, ashtu siç është rekomanduar në recetën më poshtë.
RECETA
| E testuar | Materiali i rekomanduar | Pesha |
| Tundëse e zakonshme | Miell | 150g |
| Sheqer | 150g | |
| Gjalpë | 150g | |
| Vczë | 3 copë | |
| Pluhur për pjekje | 3g | |
| Përzierëse për brumë | Miell | 500g |
| Ujë | 300g | |
| Tundëse | Vczë | 4 copë |
DEPONIMI EKOLOGJIK

Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit jetësor! Ju lutemi që të respektoni rregullativat lokale: të gjitha pajisjet e prishura elektrike duhet t'i depononi në qendrat e përshtatshme për riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.
