Vivax DF-1800B - Fryer

DF-1800B - Fryer Vivax - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DF-1800B Vivax në format PDF.

📄 75 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice Vivax DF-1800B - page 39
Shiko manualin : English EN Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Fritëz
Marka Vivax
Modeli DF-1800B
Kapaciteti i vajit 2.5 litra (maksimum)
Cilësimet e temperaturës 150°C, 170°C, 190°C
Furnizimi me energji 220-240 V AC
Konsumi i energjisë 1800 W (i vlerësuar)
Dritare shikimi Po, me shtresë vaji kundër mjegullës
Sistemi i filtrimit Filtër i tërheqshëm në kapak
Hapja e kapakut Buton automatik për lëshimin e sigurt të avullit
Doreza e shportës Dizajn i palosshëm
Karakteristikat e sigurisë Pajisje termike sigurie, ndërprerje automatike, menaxhim kabllosh
Përdorimi Për përdorim shtëpiak në ambiente të mbyllura
Pjesët e përfshira Tenxhere, shportë, kapak me filtër, dorezë
Pastrimi Lani shportën dhe tenxheren me dorë; fshijeni pjesën e jashtme me leckë të lagur; mos zhytni elementin ngrohës
Certifikimi Në përputhje me CE

Pyetjet më të shpeshta - DF-1800B Vivax

Çfarë lloji vaji duhet të përdor në fritëz?
Përdorni vetëm vaj vegjetal cilësor ose yndyrë të përgjithshme. Gjalpi, margarina, vaji i ullirit ose dhjami i kafshëve nuk rekomandohen për shkak të temperaturave më të ulëta të tymosjes.
Sa vaj duhet të derdh në fritëz?
Derdhni midis 2 dhe 2.5 litra vaj në fritëz. Niveli i vajit duhet të jetë midis shenjave MAX dhe MIN në tenxhere.
Si ta hap me siguri kapakun gjatë përdorimit?
Shtypni butonin special të hapjes së kapakut; kapaku do të lirohet automatikisht, duke lejuar që avulli të dalë në mënyrë të sigurt pa rrezik djegieje.
A mund të përdor një kabllo zgjatuese me këtë fritëz?
Jo, mos përdorni kabllo zgjatuese. Lidheni fritëzin drejtpërdrejt në një prizë 220-240 V AC për të shmangur rreziqet e zjarrit.
Si e pastroj filtrin?
Kapaku është i pajisur me një sistem filtri të tërheqshëm. Për ta pastruar, hiqeni filtrin nga kapaku dhe lani me ujë të ngrohtë me sapun. Lëreni të thahet plotësisht para se ta rifusni.
Cili është niveli maksimal i vajit?
Niveli maksimal i vajit shënohet si MAX në pjesën e brendshme të tenxheres. Mos e tejkaloni këtë nivel për të parandaluar spërkatjen e vajit dhe mbinxehjen.
A mund të skuq ushqim të ngrirë direkt?
Po, por sigurohuni që ushqimi të jetë sa më i thatë përpara se ta shtoni në shportë. Mos shtoni ujë ose sende të lagura në vaj, pasi do të shkaktojë spërkatje.
Si duhet ta ruaj fritëzin kur nuk është në përdorim?
Ruajeni pajisjen në një vend të thatë dhe të ajrosur mirë jashtë mundësive të fëmijëve. Nëse nuk përdoret për një kohë të gjatë, ruajeni në paketimin origjinal për të shmangur pluhurin.
Çfarë duhet të bëj nëse vaji merr flakë?
Asnjëherë mos përdorni ujë për të shuar zjarrin e vajit. Fikeni fritëzin dhe mbulojeni me kapak ose përdorni një batanije zjarri. Nëse është e nevojshme, thirrni shërbimin e urgjencës.
A është fritëzi i sigurt për fëmijët?
Jo, pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijët nën 8 vjeç. Fëmijët e moshës 8 vjeç e lart mund ta përdorin vetëm nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Mbajeni pajisjen dhe kabllon jashtë mundësive të fëmijëve nën 8 vjeç.

Pyetjet e përdoruesve rreth DF-1800B Vivax

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DF-1800B - Vivax dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DF-1800B e markës Vivax.

MANUAL I PËRDORUESIT DF-1800B Vivax

Udhëzime për shfrytëzim

Fletë garancie / Serviset e autorizuara

EN

User manual

DF-1800B

HR BIH CG

Upute za uporabu

Friteza

Uređaj je namijenjen samo za kućnu upotrebu Pro čitajte sve upute prije korištenja NE SAVIJAJTE KABEL!

Vivax DF-1800B - EN - 1

Udhëzime për shfrytëzim

Fritezë

Doracak udhëzimi

Pajisja është paraparë vetëm për përdorim shtëpiak Lexoni të gjitha udhëzimet para përdorimit

MOS RROTULLONI KABLLON!

Vivax DF-1800B - MOS RROTULLONI KABLLON! - 1

Gjatë përdorimit të pajisjes gjithmonë duhet të respektohen masat themelore të sigurisë, si këto në vijim:

  1. Pajisjen nuk duhet të përdorin fëmijë prej 0 deri 8 vjeçar. Pajisjen mund të përdorin fëmijë që kanë mbi 8 vjet nëse janë nën mbikëqyrje. Pajisja mund të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë ë përvojës dhe njohurisë, vetëm nëse janë nën mbikëqyrje ose u jepen instruksione lidhur me përdorimin e pajisjes. Mbani pajisjen dhe kabllot e saj larg fëmijë nën 8 vjeçar. Pastrimi dhe mirëmbajtja e prodhimit nuk duhet të kryhet nga fëmijë.
  2. Nëse kordoni i rrymës është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga agjenti i tij ose nga një person i kualifikuar për të shmangur rrezikun.
  3. Pajisja nuk është e paraparë për përdorim me kohëmatës të jashtëm ose sistem të veçuar me telekomandë.
  4. Vetëm për përdorim të brendshëm.
  5. Vetëm për përdorim shtëpiak.
  6. Kurrë mos e zhytni pajisjen në ujë.
  7. Kjo pajisje është paraparë të përdoret në shtëpi dhe në rrethana të ngjashme të tilla si:
    – zona të kuzhinave të stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera të punës;
    – shtëpitë fshati;

–në hotele, motele dhe mjedise të tjera të llojit të banimit; – në apartamente

  1. Pajisjet e kuzhinës duhet të jenë të vendosura qëndrueshëm me dorezat (nëse ekzistojnë) të vendosura në mënyrë që parandalon derdhje të lëngut të nxehtë.

Vivax DF-1800B - MOS RROTULLONI KABLLON! - 2

  1. Sipërfaqja e pajisjes nxehet gjatë përdorimit.

  2. Temperatura e sipërfaqes së pajisjes mund të jetë shumë e lartë gjatë punës së pajisjes.

  3. Për detaje mbi pastrimin e sipërfaqeve në rast të kontaktit me ushqim ose vaj shihni pjesën “Pastrimi dhe mirëmbajtja”.

Pajisja është në përputhje me CE rregulloret dhe është prodhuar në përputhje me kërkesat më të fundit teknike sigurie. Mund të ketë ndryshime teknike pa paralajmërim.

RUAJINI UDHËZIMET PËR PËRDORIM NË TË ARDHME! PAJISJA ÊSHTË PARAPARË VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK!

Vivax DF-1800B - RUAJINI UDHËZIMET PËR PËRDORIM NË TË ARDHME! PAJISJA ÊSHTË PARAPARË VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK! - 1

VËREJTJE!

Vëni kabllon n prizë muri me tension 220-240 voltësh.

Para përdorimit të parë të fritezës lajeni enën dhe shportën me ujë të ngrohtë dhe me detergjent, thajeni me kujdes enën nga alumini që të ruani pamjen e tij.

Mos përdorni fritezën pa vaj ose yndyrë. Friteza do të dëmtohet rëndë nëse ngrohet e thatë.

Friteza ka pajisje termale sigurie. Në rast të dështimit të termostatit, qarku elektrik ka kyçëse e cila e ndalon nxehjen e tepërt.

Në rast të rrjedhjes së fritezës kontaktoni kompaninë prej të cilës keni blerë fritezën.

Që të siguroni përdorim të sigurt, në fritezë nuk duhet të vihen tepër ushqim ose mjete tjera të kuzhinës.

Vivax DF-1800B - VËREJTJE! - 1
FIG. 4

PJESËT

Vivax DF-1800B - PJESËT - 1

Shporta nuk lëviz kur doreza e shportës është e mbyllur. (FIG.4)

SUSTA E HAPJES SË KAPAKUT

Susta me dizajn të veçantë për hapje të kapakut Ju ndihmon të hapni kapakun në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt. Shtypni sustën dhe kapaku i fritezës automatikisht hapet. Në këtë mënyrë avulli nga pajisja do të dalë jashtë pa rrezik nga djegia. (FIG.5)

HEQJA E KAPAKUT

Që të hiqni kapakun, ngreheni në pozitë vertikale dhe tërhiqeni lart. (FIG.6)

Vivax DF-1800B - HEQJA E KAPAKUT - 1

Kapaku është i pajisur me sistem filtrash i cili mund të hiqet gjatë pastrimit. (FIG.7)

Vivax DF-1800B - HEQJA E KAPAKUT - 2

Lyejeni anën e brendshme të dritares me vaj që të shmangni kondensimin dhe që të mund të kontrollon procesin e gatimit.

DRITA E TERMOSTATIT DHE RRYMËS

Termostati është i kalibruar në distanca të shënuara me 150°, 170° dhe 190°C, që Ju

mundëson temperaturat ë të mira për fërgim të ushqimit.

DRITA E TEMPERATURËS do të kyçet automatikisht derisa temperatura ritet dhe do t shkyçet kur është arritur temperatura e duhur.

DRITA E RRYMËS do të kyçet automatikisht kur pajisja është e kyçur.

TABELA E REFERENCAVE

Koha e fërgimit në këtë tabelë është vetëm për referencë.

LLOJI I USHQIMITTEMPERATURA (°C)KOHA (minuta)
kërpudha170°C3 - 5
mish pule190°C10 - 14
karkaleca170°C3 - 5
shkopinj peshku170°C3 - 5
fileta170°C5
qepë190°C2 - 4
patate të skuqura190°C8 - 12
çips190°C12 - 18

PËRDORIMI I FRITEZËS

  1. Hiq shportë me dorezën nga hapja.

  2. Vëni mes 2-2.5 litra vaj në fritezë. Niveli i vajit duhet të jetë mes shenjave MAX dhe MIN të shënuara në sipërfaqen e enës. (FIG.9)

. Përdorni vetëm vaj bimësh me cilësi të lartë ose zëvendësim për fërgim. Gjalpi, margarina, vaji i ullirit ose yndyra shtazore nuk rekomandohen për shkak t temperaturës më të ulët të tymosjes.

Vivax DF-1800B - PËRDORIMI I FRITEZËS - 1

  1. Lyeni dritaren e fritezës me pak vaj.

  2. Vëni në rrymë e pastaj vendosni termostatin në temperaturën e duhur (shihni tabelën e referencave). Drita e temperaturës do të shkyçet kur të jetë arritur temperatura e vënë.

  3. Shtoni ushqimin (nëse është e mundshme të thatë) në shportë.

Mos e mbushni tepër shportën.

. Në shportë vëni ushqim të madhësisë së njëjtë që të fërgohet në mënyrë të barabartë.

. Thajeni ushqimin para fërgimit.

  1. Vëni shportën në fritezë. Hiqni dorezën dhe mbyllni kapakun. Rrotulloni dorezën e shportës poshtë gë shporta dhe ushqimi të zhyten në vaj.

. Mos shtoni ujë ose objekte të lagështa në vaj, madje edhe sasia e vogël e ujit do të shkaktojë spërkatje të vajit.

  1. Pas fërgimit, ngreheni shportën nga vaji që të derdhet sasia e tepërt e vajit. Shtypni sustën e hapjes së kapakut që të hapni kapakun.

KËSHILLA

  1. Përdorni vetëm vegla kuzhina metalike me doreza të izoluara.

  2. Gjatë fërgimit duhet të keni kujdes, veçanërisht në prani të fëmijëve.

  3. Duke marrë parasysh Ilojin e ushqimit, zgjidhni temperaturën e fërgimit. Ushqimi që është gatuar prej më parë kërkon temperaturë më të lartë dhe kohë më të shkurtër të fërgimit nga ushqimi i gjallë.

MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI

  1. Kontrolloni nëse friteza është shkyçur para pastrimit dhe mirëmbajtjes.

  2. Kujdes: Mos e lëvizni fritezën dhe përmbajtjen e fritezës derisa nuk është ftohur plotësisht.

  3. Nëse friteza nuk përdoret shpesh, rekomandohet të ruhet vaj ose yndyrë në enën në frigorifer apo në vend tjetër të ftohtë. Hapni kapakun dhe të hiqni shportën. Filtroni vajin ose yndyrën nëpërmjet një site në enë që të hiqni grimcat e ushqimit nga vaji.

  4. Nëse friteza përmban yndyrë të fortë lëreni që yndyra të forcohet në fritezë dhe ruani yndyrën në fritezë. Shihni kapitullin mbi fërgimin me yndyrë të ngurtë për detaje.

  5. Zbrazni fritezën dhe pastroni pjesën e brendshme të enës me leckë letre, pastaj fshini me leckë të njomur, të zhytur në ujë me sapun.

Paralajmërim: Kurrë mos e vëni fritezën në ujë dhe mos pastroni pjesët e saja nën ujë.

  1. Rregullisht pastroni pjesët e jashtme të fritezës me leckë dhe thajini me peshqir të thatë dhe të pastër.

Vërejtje: mos përdorni detergjente gërryese.

  1. Pastroni shportën dhe dorezën në ujë të ngrohtë me sapun. Thajini mirë para se t'i ripërdorni.
  2. Thajeni tërësisht para se ta ruani anësh.
  3. Kur nuk është në përdorim ruajeni pajisjen në vend të thatë, me ventilim të mirë dhe larg fëmijëve.
  4. Ruajeni në paketimin origjinal kur pajisja nuk përdoret kohë më të gjatë që mos të përlyhet.

Një qëndrim miqësor ndaj mjedisit

Vivax DF-1800B - Një qëndrim miqësor ndaj mjedisit - 1

Produktet e shënuar me këtë simbol tregojnë se proizzvod i përket grupit pajisjet elektrike dhe elektronike (produkte EE), dhe nuk duhet të hidhen me shtëpiake ose mbeturinave të rëndë. Trajtimi i saktë, asgjësimin dhe riciklimin e produkteve, parandalon efektet e mundshme negative në shëndetin e njeriut dhe mjedisin, të cilat mund të lindin për shkak të kujdesit të papërshtatshëm ose të hedhur produktin. Për më shumë informacione luteni të kontaktoni Zyrën e mbeturinave të rrezikshme ose dyqan tuaj ku keni blerë produktin.

Deklarata e konformitetit

Kjo pajisje është prodhuar në përputhje me standardet e aplikueshme evropiane dhe në përputhje me të gjitha direktivat dhe rregulloret në fuqi.

DF-1800B

EN

User manual

Fryer

Ju falenderojmë që keni blerë pajisjen Vivax dhe shpresojmë se do të jeni të kënaqur me zgjedhjen tuaj. Nëse gjatë periudhës së mbulimit të garancisë është i nevojshëm rregullimi i produktit, lutemi të konsultoheni me shitësin ku keni blerë këtë produkt ose mund të na kontaktoni në adresën dhe numrat e telefonit më poshtë.

PERPARA PERDORIMIT TE PRODUKTIT, LUTEMI TE LEXONI ME KUJDES DOKUMENTACIONIN TEKNIK DHE UDHEZIMET QE I BASHKENGJITEN RODUKTIT!

FLETE GARANCI

VIVAX

AL

MODELI I PAJISJES

NUMRI SERIAL

DATA E SHITJES

NUMRI I FATURES SE SHITESIT

  1. Përmes kësaj garancie prodhuesi i produktit, nëpërmjet Ask Tec d.o.o., si importues dhe dhënës i garancisë në Republikën e Kosovës, ju mundëson rregullimin e produktit pa pagesë në përputhje me rregulloret në fuqi dhe kushtet e shkruara në këtë fletë garanci.

Me këtë garanci garantojmë që objekti i kësaj garancie do të punojë pa gabime të shkaktuara eventualisht nga puna e keqe dhe materialet e këqija të punës. Të gjitha defektet që shfaqen eventualisht gjatë periudhës së garancisë do të mbulohen pa pagesë në servisin e autorizuar.

KUSHTET E GARANCISE

  1. Periudha e garancisë fillon nga dita e blerjes së produktit dhe zgjat 24 muaj për pajisjet e mëdha shtëpiake Vivax (Kondicioner ajri, TV, Lavatriçe, Frigoriferë, Shporet), ndërsa 12 muaj për pajisjet e vogla shtëpiake Vivax (Furrat me mikrovalë, Ngrohëset, Radiatorët, Telefonat dhe tabletët).
  2. Në rast defekti në produkt i cili është objekt i kësaj garancie, angazhohemi që do ta rregullojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe maksimumi në harkun kohor të 45 ditëve. Nëse produkti nuk mund të rregullohet ose nuk rregullohet deri në afatin e 45 ditëve, do të zëvendësohet me një të ri. Garancia në produkt zgjatet për aq kohë sa është e nevojshme rregullimi i produktit.
  3. Garancia njihet vetëm me faturën e blerjes dhe bashkangjitur me të duhet të jetë fleta e garancisë e cila duhet të jetë plotësuar saktë dhe duhet të përmbajë datën e shitjes, numrin serial, numrin e fatures, nënshkrimin dhe vulën e shitësit.

GARANCIA NUK MBULON

  1. Kontrollin erregullt, mirëmbajtjen me pjesë këmbimi të cilat konsumohen gjatë përdorimit normal, përshtatjen ose ndryshimet e bëra në produkt të cilat nuk shkruhen në udhëzimet teknike për përdorim, vetëm në rast se këto ndryshime i janë paraqitur për aprovim Ask Tec d.o.o.
  2. Garancia nuk njihet në situatat mëposhtme

Nëse blerësi nuk ka fletë garanci të saktë dhe faturën e blerjes.

Nëse blerësi nuk i është përmbajtur udhëzimeve për përdorimin e produktit

Nëse produkti është hapur, modifikuar ose riparuar nga persona të paautorizuar.

Nëse defektet në produkt kanë ardhur si rezultat i forcave madhore si për shembull: goditje nga vetëtimat, goditjet elektrike në rrjetin elektrik, katastrofat natyrore dhe të ngjashme.

Nëse defektet kanë ardhur si rezultat i përdorimit jo të saktë ose transportimit jo të duhur të produktit.

Nëse defekti erdhi si rezultat i një bug në sistemin në të cilin është i lidhur produkti.

  1. Kjo garanci nuk ndryshon të drejtat me ligj të konsumatorit në Republikën e Kosovës në raport me ato që shkruan prodhuesi.
  2. Deklaratën e Pajtueshmërisë dhe një kopje të deklaratës originale të Konformitetit (EC Declaration of Conformity) mund ti shkarkoni në faqen tonë të internetit www.msan.hr/dokumentacijaartikala

Emri i kompanisë që jep garancinë: Ask Tec d.o.o. Tahir Zajmi (Kosovatex), 10000 Prishtinë, Kosovë. +381 38 771 001, info@asktec-ks.com

SERVISI: tel: +381 38 771 003, +386 49 786 873, +386 49 786 874, hysen.dula@asktec-ks.com, ismalj.rama@asktec-ks.com

SERVIS

DATA E PRANIMIT TE PAJISJES NE SERVIS
DATA E RREGULLIMIT
DATA E PRANIMIT TE PAJISJES NE SERVIS
DATA E RREGULLIMIT
DATA E PRANIMIT TE PAJISJES NE SERVIS
DATA E RREGULLIMIT

VIVAX

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Vivax

Modeli : DF-1800B

Kategori : Fryer