AEG NDV8791CZ - Kapuçina kuzhine

NDV8791CZ - Kapuçina kuzhine AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NDV8791CZ AEG në format PDF.

📄 392 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG NDV8791CZ - page 323
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NDV8791CZ AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NDV8791CZ - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NDV8791CZ e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT NDV8791CZ AEG

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 323

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

AEG NDV8791CZ - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.aeg.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....323
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....326
  3. INSTALIMI....327
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT 327
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM 328
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....331
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....332
  8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....333

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.

  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
  • Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë

pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bblokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.

- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG NDV8791CZ - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe gesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

AEG NDV8791CZ - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( ) Fuk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë

tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.

2.3 Përdorimi

AEG NDV8791CZ - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
  • Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.

- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

3. INSTALIMI

AEG NDV8791CZ - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

2.5 Hedhja

AEG NDV8791CZ - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3.1 Udhëzime të instalimit

AEG NDV8791CZ - Udhëzime të instalimit - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

AEG NDV8791CZ - Përmbedhje e panelit të kontrollit - 1

text_image 1 2 3 1 4 6 9 1 2

Funksioni Përshkrimi

1

Ndez / Fik Ndez dhe fik aspiratorin.

2

Shpejtësia e parë Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë.

3

Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

4

Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

5

Nxitja e shpejtësisë Motori kalon në nivel më të lartë shpejtësie. Pas 8 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm.

6

Shpejtësia maksimale Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë. Pas 5 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm.

7

Breeze Motori punon në shpejtësinë më të ulët. Pas 60 minutash pajisja fiket.

8

Hob2Hood® Treguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura.

Funksioni Përshkrimi
9Njoftimi mbi filtrin Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.
10WiFi Tregon statusin e lidhjes WiFi.
11Temperatura e dritës së ngjyrës Ndryshon temperaturën e ngjyrës së dritës.
12Llamba Ndez dhe fik dritat. Ndryshon intensitetin e dritës.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

1 Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.

2 Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.

3 Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.

AEG NDV8791CZ - Përdorimi i aspiratorit - 1

AEG NDV8791CZ - Përdorimi i aspiratorit - 2

AEG NDV8791CZ - Përdorimi i aspiratorit - 3

Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe.

Freskon ajrin në kuzhinë pas gatimit me nivel zhurme shumë të ulët. Mund të aktivizhet dhe të çaktivizohet duke shtypur simbolin. Funksioni fiket automatikisht pas 60 minutash. Përdore vetëm pas gatimit.

AEG NDV8791CZ - Përdorimi i aspiratorit - 4

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.

Aktivizimi i pajisjes

AEG NDV8791CZ - Aktivizimi i pajisjes - 1

Paneli i kontrollit është fushë me sensor. Për të përdorur aspiratorin, shtypni në qendër të simbolit për të paktën 1 sekondë.

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Ndizeni pajisjen duke shtypur simbolin ①.

Tani mund të aktivizoni funksionet.

  1. Për të aktivizuar funksionin, prekni simbolin.

Çaktivizimi i pajisjes

Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish simbolin Ⓖ

Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit

Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit prekni simbolin ⚙. Prekni simbolin sërish për të ndryshuar intensitetin e dritës sipas rendit të mëposhtëm: Maksimum, Mesatar, I ulët, I fikur.

Për të fikur dritat, prekni dhe mbani simbolin për 3 sekonda.

Vendosja e temperaturës së ngjyrës së dritës

AEG NDV8791CZ - Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit - 1

Aspiratori mban mend cilësimin e fundit të temperaturës së ngjyrës së dritës.

Ka dy mënyra për të vendosur temperaturën e ngjyrës së dritës:

  1. Prekni simbolin per të ndryshuar temperaturën e ngjyrës nga neutrale, nga e ngrohta në të ftohtë.
  2. Prekni dhe mbani simbolin per të lëvizur pa probleme midis temperaturave të ngjyrave të lehta. Lëshojeni sapo të arrini cilësimin e dëshiruar.

AuroraTech®

Ešhtë një funksion që rregullon automatikisht ngjyrën dhe intensitetin e ndriçimit bazuar në orën ditore, duke krijuar një ambient optimal. Përdorni aplikacionin për ta aktivizuar këtë funksion.

i

Pas aktivizimit nga aplikacioni, funksioni do të funksionojë sa herë që ndizet ndriçimi. Mund t'i rregulloni ende manualisht cilësimet e ndriçimit duke

përdorur butonat dhe . Megjithatë, funksioni AuroraTech® do të çaktivizohet.

5.2 Hob2Hood®

Eështë një funksion që lidh pllakën e gatimit me një aspirator. Si pllaka e gatimit, ashtu edhe aspiratori janë të pajisur me një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet bazuar në cilësimin e regjimit dhe temperaturës së enës më të nxehtë të gatimit në pianurë. Ndryshe, mund ta kontrolloni manualisht ventilatorin duke përdorur pianurën. Ky funksion mund të aktivizohet nga paneli i kontrollit të pianurës.

i

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.

5.3 Njoftimi i filtrit

Alarmi i filtrit shërben si një kujtesë për ta pastruar filtrin e yndyrës dhe për të zëvendësuar ose pastruar filtrin e karbonit, në varësi të llojit të tij. Simboli pulson rregullisht për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Simboli pulson dy herë çdo sekondë për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të zëvendësohet ose të pastrohet.

i

Ky funksion aktivizohet në mënyrë të pavarur pas 40 orë pune për filtrin e yndyrës dhe 160 orë pune për filtrin e karbonit.

i

Referojuni Pastrimi i filtrit të yndyrës në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi.

i

Referojuni pastrimit të filtrit të karbonit ose ndërrimit të filtrit të karbonit në kapitullin Kujdesi dhe pastrimi.

Për të rivendosur matësin e funksionit në periudhën e njoftimit, prekni simbolin ⚙ për 3 sekonda. Simboli ndalon së pulsuari për rivendosjen e saktë.

i

Numëruesi i funksionit për filtrin e qymyrit éshtë çaktivizuar si parazgjedhje. Për regjimin e riciklimit, duhet të aktivizohet.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar banakun për filtrin e karbonit:

  1. Ndizni panelin e kontrollit.
  2. Sigurohuni që ventilatori dhe drita janë të fikura.
  3. Prekni simbolin për 3 sekonda.
    Funksioni aktivizohet nëse simbolet 2 dhe pulson një herë. Funksioni çaktivizohet nëse simbolet 2 dhe pulsojnë dy herë.

5.4 WiFi konfigurimi i lidhjes

Kjo veçori ju mundëson të lidhni pajisjen tuaj me një rrjet WiFi dhe ta çiftoni atë me pajisjen tuaj celulare. Duke përdorur këtë veçori, mund të përdorni funksione shtesë, të kontrolloni dhe monitoroni pajisjen tuaj nga pajisja juaj celulare dhe të merrni njoftime.

Për ta lidhur pajisjen ju nevojitet:

  • Rrjet me valë me lidhje në internet,
  • Pajisje celulare e lidhur në rrjetin me valë.

Frekuenca/Protokolli WiFi: 2.4 GHz / 802.11

bgn

Fuqia WiFi 2.4 GHz: <20 dBm

Enkriptimi WPA-PSK, WPA2-PSK,

WPA3-SAE

Ndërmerrni hapat e mëposhtëm për ta lidhur pajisjen me WiFi :

  1. Sigurohuni që pajisja të jetë e lidhur në një prizë të energjisë elektrike dhe të jetë e ndezur.
  2. Sigurohuni që pajisja juaj celulare të jetë lidhur në të njëjtin rrjet me valë ku dëshironi të shtoni pajisjen tuaj.
  3. Për të shkarkuar aplikacionin, përdorni kamerën e pajisjes tuaj celulare për të skanuar kodin QR që ndodhet në kapakun e pasmë të manualit të përdoruesit. Gjithashtu mund ta shkarkoni aplikacionin direkt nga Google Play (Android) ose App Store (iOS).
  4. Hapni aplikacionin dhe regjistrohuni për të krijuar një llogari.

Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes

i

Prezantimi është i mundur vetëm për 20 sekonda pas aktivizimit të panelit të kontrollit. Nëse simboli fiket, çaktivizoni dhe aktivizoni përsëri panelin e kontrollit.

Ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin e integrimit:

  1. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
  2. Prekni dhe mbani simbolin
    pajisjen tuaj për 3 sekonda, simboli fillon të pulsojë vazhdimisht. Procesi i prezantimit është në vazhdimësi.
  3. Vazhdoni të ndiqni udhëzimet në aplikacion për të përfunduar procesin e integrimit.

AEG NDV8791CZ - Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes - 1

i

Për të ndaluar procesin e hyrjes, prekni

① ose ndonjë nga simbolet e nivelit të shpejtësisë.

Pas prezantimit të suksesshëm, pajisja lëshon një sinjal të vetëm dhe 📤 treguesi ndalon së pulsuari.

Nëse procesi i prezantimit është i pasuksesshëm, treguesi pulson me shpejtësi për 6 sekonda dhe më pas fiket. Përsërisni procedurën.

i

Nëse procesi i prezantimit kalon 1 minutë, paneli i kontrollit hyn në regjimin e gatishmërisë, treguesi fiket dhe aplikacioni jep komente për statusin e hyrjes.

i

Pas prezantimit, simboli éshtë i dukshëm pasi të aktivizohet paneli i kontrollit dhe të krijohet një lidhje me internetin.

i

Sa herë që veprimi kryhet duke përdorur aplikacionin, treguesi pulson 3 herë.

Çaktivizimi / Aktivizimi i lidhjes me valë të pajisjes

Për të çaktivizuar përkohësisht lidhjen WiFi :

  1. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
  2. Prekni dhe mbani simbolin për 3 sekonda derisa të dëgjoni një sinjal.
    Simboli 1 pulson dy herë dhe simboli fiket.

Për të aktivizuar sërish lidhjen WiFi :

  1. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
  2. Prekni dhe mbani simbolin për 3 sekonda derisa të dëgjoni një sinjal.
    Simboli 1 pulson një herë dhe simboli ndizet kur vendoset lidhja.

AEG NDV8791CZ - Çaktivizimi / Aktivizimi i lidhjes me valë të pajisjes - 1

Rivendosja e lidhjes me valë të pajisjes Për të dalë nga rrjeti WiFi :

  1. Sigurohuni që ventilatori dhe ndriçimi janë të fikur.
  2. Prekni dhe mbani simbolin per 3 sekonda.
    Pajisja lëshon një sinjal të vetëm dhe simboli
    pulson derisa të rivendoset me sukses.

Në disa raste simboli mond të pulsojë vetëm një herë.

Ky veprim rezulton në heqjen e pajisjes nga rrjeti WiFi . Për të rivendosur lidhjen, përsërisni të gjithë hapat e përshkruar në seksionin 'Konfigurimi i lidhjes me valë të pajisjes'.

6.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pajisjen çdo muaj për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr. Ndiqni udhëzimet për të pastruar filtrat kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Referojuni kapitullit Përdorimi i përditshëm.

Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

AEG NDV8791CZ - Filtri i karbonit - 1

Përpara se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, sigurohuni që të mos ketë enë gatimi në pianurë dhe që aspiratori dhe pianura të jenë shkëputur nga furnizimi me energji elektrike.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Ka dy filtra yndyre. Njëri ndodhet poshtë dhe tjetri në pjesën e përparme të pajisjes..

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Tërhiqni kapakun për ta hapur.

AEG NDV8791CZ - Për të hequr filtrin: - 1

  1. Tërhiqni dorezën në filter poshtë aspiratorit dhe anoni lehtë poshtë pjesën e përparme të filtrit.

AEG NDV8791CZ - Për të hequr filtrin: - 2

  1. Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke përdorur një sfungjer me detergjentë jo gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse. Rekomandojmë pastrimin e filtrave të yndyrës me dorë.

AEG NDV8791CZ - Për të hequr filtrin: - 3

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional

AEG NDV8791CZ - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 1

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose nuk mund të rigjenerohet. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
    Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. shtypni gjuhëzën (1) dhe anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit. Ekzistojnë dy filtra qymyr druri. Njëri ndodhet nën (A) dhe tjetri në anën e përparme (B) të pajisjes.

A.
AEG NDV8791CZ - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 2

text_image 1 2

AEG NDV8791CZ - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 3

text_image 2 1 1
  1. Për të instaluar një filtër, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.

6.4 Ndërrimi i Ilambës

Pajisja është e pajisur me një llampë LED dhe me një siguresë të veçantë (përshtatës LED) Këto pjesë mund të ndërrohen vetëm nga tekniku. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës “Shërbimi” te kapitulli “Udhëzimet e sigurisë”.

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG NDV8791CZ - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Mungesa e furnizimit me energji elektrike.Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Niveli i ndriçimit ose temperatura e ngjyrës së dritës nuk është siç përshkruhet në udhëzime.Cilësim Perfect illumination i pasaktë.Prekni simbolin për të kontrolluar nëse jeni në gjendje t'i ndryshoni të tre temperaturat e ngjyrave.
Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qender të Autorizuar të Shërbimit.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt.Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen.Rriteni shpejtësinë e motorit.
Aplikacioni nuk mund të lidhet me pajisjen.Probleme me lidhjen.Kontrolloni sinjalin e internetit me valë.
Sigurohuni që lidhja internetit me valë është aktivizuar. Referojuni kapitullit "Konfigurimi i lidhjes WiFi".
Kontrolloni nëse pajisja celulare është e lidhur me rrjetin me valë.
Kontrolloni rrjetin dhe ruterin e shtëpisë.
Rindizeni ruterin.
Kontaktoni me ofruesin e shërbimit të internetit me valë nëse ka probleme të tjera me rrjetin e internetit me valë.
Pajisja, pajisja celulare ose të dyja duhet të konfigurohen përsëri sepse është instaluar një router i ri ose është ndryshuar konfigurimi i router-it. Referojuni kapitullit "Konfigurimi i lidhjes WiFi".
Aplikacioni nuk mund të lidhet shpesh me pajisjen.Probleme me lidhjen.Sigurohuni që sinjali i internetit me valë të arrijë deri te pajisja. Përpiquni ta lëvizni ruterin e shtëpisë sa më pranë pajisjes që të jetë e mundur ose konsideroni blerjen e një pajisjeje përforcuese për rrezen e internetit me valë.
Sigurohuni që sinjali me valë të mos ndërpritet nga një mikrovalë. Fikni mikrovalën. Shmangni përdorimin e mikrovalës dhe telekomandës së pajisjes në të njëjtën kohë.

8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : NDV8791CZ

Kategori : Kapuçina kuzhine