MIDEA MERS530FGE02 - Frigorifer

MERS530FGE02 - Frigorifer MIDEA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MERS530FGE02 MIDEA në format PDF.

📄 383 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MIDEA MERS530FGE02 - page 325
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth MERS530FGE02 MIDEA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MERS530FGE02 - MIDEA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MERS530FGE02 e markës MIDEA.

MANUAL I PËRDORUESIT MERS530FGE02 MIDEA

Ju faleminderit që zgjodhët Midea! Përpara përdorimit të produktit tuaj Midea, ju lutemi që ta lexoni plotësisht këtë manual, për t'u siguruar që të dini të përdorni me siguri veçoritë dhe funksionet që ofron pajisja juaj e re.

PËRMBAJTJA

LETRA E FALËNDERIMIT 01

SPECIFIKIMET 02

PAMJE E PËRGJITHSHME E PRODUKTIT----03

INSTALIMI I PRODUKTIT 05

UDHËZIMET E PËRDORIMIT 10

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA 15

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 16

SHTOJCË 18

AL

SPECIFIKIMET

Modeli i produktit MERS530FGE
Tensioni/frekuenca e klasifikuar 220-240 V~/50 Hz
Rryma nominale 1,55 A
Vëllimi total 548 L
Vëllimi i dhomës për ruajtjen e ushqimeve të freskëta 347 L
Vëllimi i ndarjes me dy yje 16 L
Vëllimi i sektorit me katër yje 185 L
Kapaciteti i ngrirjes 14 kg/24 orë
Koha e rritjes së temperaturës 7 orë
Përmasat e përgjithshme (Gje x The x La) 897x706x1765 mm
Modeli i produktit MDRS710FGD
Tensioni/frekuenca e klasifikuar 220-240 V~/50 Hz
Rryma nominale 1,55 A
Vëllimi total 555 L
Vëllimi i dhomës për ruajtjen e ushqimeve të freskëta 349 L
Vëllimi i sektorit me katër yje 206 L
Kapaciteti i ngrirjes 12 kg/24 orë
Koha e rritjes së temperaturës 10 orë
Përmasat e përgjithshme (Gje x The x La) 897x706x1765 mm

PAMJE E PËRGJITHSHME E PRODUKTIT

Emrat e përbërësve

Lloji A

MIDEA MERS530FGE02 - Emrat e përbërësve - 1

1 Llamba LED 5 Kutia e frutave dhe perimeve
2 Rafti i xhamit 6 Tabakaja e derës me dy yje
3 Tabakaja e derës 7 Tabakaja e akullit (opsionale)
4 Sirtar

MIDEA MERS530FGE02 - Emrat e përbërësve - 2

MBANI PARASYSH

Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata e distributorit.

Lloji B
MIDEA MERS530FGE02 - MBANI PARASYSH - 1

5 Kutia e frutave dhe perimeve

MIDEA MERS530FGE02 - MBANI PARASYSH - 2

MBANI PARASYSH

Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata e distributorit.

Udhëzimet e instalimit

Për pajisjet ftohëse me kategori klimaterike

  • Në varësi të kategorisë së klimës, kjo pajisje frigoriferike synohet që të përdoret në diapazonin e temperaturave të ambientit, sipas tabelës së mëposhtme të specifikuar.
  • Kategoria klimaterike mund të gjendet në etiketën e të dhënave. Produkti mund të mos funksionojë saktë në temperatura jashtë diapazonit të caktuar.
  • Kategorinë klimatike mund ta gjeni në etiketën e produktit.

Rrezja e temperaturës së efektshme

- Produkti bërë që të punojë normalisht në gamën e temperaturave të specifikuar në klasifikim.

Kategoria SimboliDiapazoni i temperaturës së ambientit në °C
IEC 62552 (ISO 15502) ISO 8561
Temperaturë mesatare e zgjeruarSN + 10 deri në + 32 + 10 deri në + 32
Temperaturë mesatareN + 16 deri në + 32 + 16 deri në + 32
Nëntropikale ST + 16 deri në + 38 + 18 deri në + 38
Tropikale T + 16 deri në + 43 + 18 deri në + 43

Përmasat dhe hapësirat

- Distanca shumë e vogël nga sendet e afërta mund të rezultojë në përkeqësim të aftësisë ngrirëse dhe në rritje të kostove të energjisë elektrike. Lejoni më shumë se 100 mm hapësirë nga çdo mur në afërsi kur të instaloni pajisjen.

MIDEA MERS530FGE02 - Përmasat dhe hapësirat - 1

text_image Hapësira e kërkuar për qarkullimin e ajrit >100mm Pamja sipër >100mm >100mm

MIDEA MERS530FGE02 - Përmasat dhe hapësirat - 2

MBANI PARASYSH

Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata e distributorit.

Diagrami i kërkesës së hapësirës (kur dera është e hapur dhe kur dera është e mbyllur)

MIDEA MERS530FGE02 - MBANI PARASYSH - 1

AL

GjerësiaLartësia e përgjithshmeThellësia Pa derëThellësia me dyer të hapura 130°Gjerësia me dyer të hapura 130°
A B C C1 D E
897 1765 706 600 960 1700

Njoftim: Të gjitha përmasat në mm

Këmbët e nivelimit

Për të shmangur dridhjet, njësia duhet që të nivelohet.

Nëse nevojitet, rregulloni vidat e nivelimit për të kompensuar nivelin e dyshemesë.

Pjesa e përparme duhet të jetë pak më lart sesa e pasmja, për të ndihmuar mbylljen e derës.

Vidat e nivelimit mund të rrotullohen lehtësisht, duke e ngritur pak kabinetin.

Rrotullojini vidat e nivelimit në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta ngritur njësinë dhe në drejtimin e akrepave të orës për ta ulur atë.

Nivelimi i derës

Nëse dyert nuk janë në të njëjtën lartësi, dera mund të rregullohet me një çelës.

A- Për ta ngritur derën, kthejeni dadon (1) në drejtim të kundërt me akrepat e orës.

B- Për ta ulur derën, kthejeni dadon (1) në drejtim me akrepat e orës.

C- Kur dera është niveluar saktë, fiksojeni me dadon (2).

MIDEA MERS530FGE02 - Nivelimi i derës - 1

text_image Boshti i fiksuar Dado e rregullimit Dado e bllokimit Këmbët e nivelimit

Lëvizja e pajisjes

  1. Hiqni të gjitha ushqimet nga brenda pajisjes.
  2. Hiqni spinën e korrentit, vendoseni dhe fiksojeni te kapësja e spinës së korrentit, në pjesën e pasme ose mbi pajisje.
  3. Vendosni ngjitëse te raftet dhe doreza e derës, për të parandaluar rënien gjatë lëvizjes së pajisjes.
  4. Lëvizeni pajisjen me kujdes me më shumë se dy persona. Kur ta transportoni pajisjen në distancë të gjatë, mbajeni vertikalisht.
  5. Pas instalimit të pajisjes, lidhni spinën e korrentit te priza, për të ndezur pajisjen.

MIDEA MERS530FGE02 - Lëvizja e pajisjes - 1

MBANI PARASYSH

Masa paraprake përpara përdorimit:

Para se të bëni ndryshime, frigoriferi duhet të shkëputet nga energjia.

Për të parandaluar plagosje të personave, duhet të merren masa paraprake.

Ndërrimi i dritës

- Çdo ndërrim ose mirëmbajtje e llambave LED duhet të kryhet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.

MIDEA MERS530FGE02 - Ndërrimi i dritës - 1

MBANI PARASYSH

Ky produkt përmban dy burime drite të efikasitetit energjetik (G).

Lidhja e pajisjes

Pas instalimit të pajisjes, lidhni spinën e korrentit te priza.

MIDEA MERS530FGE02 - Lidhja e pajisjes - 1

MBANI PARASYSH

Pas lidhjes së kordonit të furnizimit me energji (ose spinës) me prizën, prisni 2 ose 3 orë përpara se të vendosni ushqime te pajisja. Nëse vendosni ushqime përpara se pajisja të jetë ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen.

Këshilla për kursimin e energjisë

  • Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, radiatorëve ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të punojë më shpesh dhe për kohë më të gjatë, duke shkaktuar rritje të konsumit të energjisë.
  • Sigurohuni që në bazament, anash dhe mbrapa pajisjes të ketë ajrim të mjaftueshëm. Asnjëherë mos u mbuloni hapësirat e ajrimit.
  • Ju lutemi të respektoni hapësirat e distancave që tregohen te kapitulli "Instalimi".
  • Organizimi i sirtarëve, rafteve dhe shinave, siç tregohet në ilustrim, bën të mundur përdorimin më të efektshëm të energjisë dhe prandaj duhet të ruhet sa më shumë të jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë brenda pajisjes për ta mbajtur temperaturën stabël dhe për të kursyer energji.
  • Për të pasur hapësirë më të madhe (p.sh. për ushqimet e mëdha të ftohta/të ngrira), sirtarët e mesit mund të higen. Sirtarët e sipërm dhe të poshtëm duhet të higen të fundit nëse është e nevojshme.
  • Nëse frigoriferi/ngrirësi mbushen në mënyrë të njëtrajtshme, kjo bën që përdorimi i energjisë të jetë optimal. Prandaj shmangni sektorët bosh ose gjysmë bosh.
  • Lërini ushqimet e ngrohta të ftohen para se t'i futni në frigorifer/ngrirës. Ushqimet që janë ftohur tashmë rritin efikasitetin e energjisë.
  • Lërini ushqimet e ngrira të shkrijnë në frigorifer. Ftohtësia e ushqimeve të ngrira ul konsumin e energjisë në sektorin e frigoriferit dhe kështu rrit efikasitetin e energjisë.
  • Për të pakësuar humbjen e temperaturës së ftohtë, hapeni derën vetëm për aq sa ju nevojitet. Hapja e derës për kohë të shkurtër dhe mbyllja siç duhet ndihmon në uljen e konsumit të energjisë.
  • Gominat e derës së pajisjes duhet të jenë në gjendje perfekte në mënyrë që dyert të mbyllen sïç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në mënyrë të panevojshme.

Si të prodhoni akull (opsionale)

MIDEA MERS530FGE02 - Si të prodhoni akull (opsionale) - 1

text_image Tabakaja e akullit Vija e nivelit të ujit

*Figura është vetëm për ilustrim

- Tërhiqni lehtësisht tabakanë e akullit dhe mbusheni atë me ujë deri në vijën e nivelit të ujit. Pastaj rivendoseni me kujdes horizontalisht tabakanë e ujit.

- Kur kubat e akullit të jenë gati, kthejeni dorezën në drejtim me akrepat e orës (kthejeni deri në fund dhe lëshojeni), kubat e akullit do të bien nga tabakaja e akullit në kutinë e akullit.

MIDEA MERS530FGE02 - Si të prodhoni akull (opsionale) - 2

MBANI PARASYSH

  • Për t'i prodhuar kubat e akullit shpejt, caktojeni ngrirësin në temperaturën më të ulët ose zgjidhni regjimin SUPER FRZ. Kjo do ta ulë më tej temperaturën e ngrirësit.
  • Mos e tejmbushni me ujë. Heqja e kubave të akullit nga tabakaja e akullit mund të bëhet e vështirë dhe çdo pikë uji në kutinë e ujit do t'i bëjë kubat e akullit që të bashkohen kur të ngrijnë.
  • Nëse doreza kthehet përpara se kubat e akullit të jenë gati, i gjithë uji i mbetur do të derdhet në kutinë e akullit dhe do të bëjë që kubat e akullit të bashkohen kur të ngrijnë.

UDHËZIMET E PËRDORIMIT

Paneli i kontrollit
MIDEA MERS530FGE02 - UDHËZIMET E PËRDORIMIT - 1

text_image REF. FRZ. -88°C COOL SUPER FRZ. SWITCH A B TEMP. SELECT C MODE D E Hold 3sec. Unlock
Ekrani Butoni
1FrigoriferiARritja e temperaturës
2NgrirësBPërzgjedhja e diapazonit të temperaturës
3Super ftohjeCUlja e temperaturës
4Super ngrirjeDCaktimi i regjimit/funksionit
5Kyçje/hapjeEKyçje/hapje
6Pushime

AL

MIDEA MERS530FGE02 - UDHËZIMET E PËRDORIMIT - 2

MBANI PARASYSH

Paneli aktual i kontrollit mund të ndryshojë në varësi të modelit. Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht për të kursyer energji.

Kyçje/hapje

- Në gjendje të pabllokuar, shtypni tastin "Hold 3sec.Unlock" për 3 sekonda për të hyrë në gjendjen e bllokimit të përdorimit dhe më pas do të afishohet modeli i bllokimit.

Në gjendje të bllokuar, shtypni tastin "Hold 3sec.Unlock" për 3 sekonda për të afishuar modelin e bllokimit ♦dhe zhbllokojeni.

Kur kalojnë 30 sekonda pa u përdorur, frigoriferi do të hyjë automatikisht në gjendje bllokimi. Funksionet e mëposhtme duhet të përdoren në gjendje të zhbllokuar.

Vendosja e modalitetit

- Shtypni tastin "MODE" dhe regjimet super ftohje ▲super ngrirje ▼he pushim ▶do të lëvizin në mënyrat e mëposhtme:

MIDEA MERS530FGE02 - Vendosja e modalitetit - 1

text_image super ftohje super ngrirje super ftohje dhe super ngrirje pushime asijë

Në regjim pushimi, temperatura e ngrirësit caktohet automatikisht në -18°C dhe hapësira e ftohjes mbyllet.

Në regjimin super ftohje, temperatura e hapësirës së ftohjes caktohet automatikisht në 2°C; kur dilni nga regjimi i super ftohjes, temperatura e caktuar e hapësirës së ftohjes do të kthehet automatikisht në temperaturën e caktuar përpara regjimit të super ftohjes.

Dilni nga regjimi i super ftohjes nëse plotësohet një nga kushtet e mëposhtme:

A- Dilni nga regjimi i super ftohjes nëpërmjet përdorimit të tasteve;

B- Koha e ftohjes së shpejtë ≥ 6h;

Në regjimin super ngrirje, temperatura e hapësirës së ngrirjes caktohet automatikisht në -24°C; kur dilni nga regjimi i super ngrirjes, temperatura e caktuar e hapësirës së ngrirjes do të kthehet automatikisht në temperaturën e caktuar përpara regjimit të super ngrirjes.

Dilni nga regjimi i super ngrirjes kur plotësohet një nga kushtet e mëposhtme:

A- Dilni nga regjimi i super ngrirjes duke shtypur tastin;

B- koha e super ngrirjes ≥ 24h;

MBANI PARASYSH

Funksioni i ftohjes së lartë është projektuar që të ruajë vlerën ushqyese të ushqimit në ngrirës. Mund të ngrijë ushqimin në kohën më të shkurtër. Nëse një sasi e madhe ushqimi vendoset në ngrirje njëherësh, rekomandohet që përdoruesi të aktivizojë funksionin e super ngrirjes dhe ta fusë ushqimin brenda. Në këtë kohë, shpejtësia e ngrirjes së hapësirës së ngrirësit rritet, e cila mund të ngrijë shpejt ushqimin, të bllokojë në mënyrë efektive vlerat ushqyese të ushqimit dhe të lehtësojë ruajtjen.

Vendosja e temperaturës

- Shtypni tastin "TEMP.SELECT" për të zgjedhur hapësirën e ftohjes *hapësirën e ngrirjes * dhe ikonën e zonës së temperaturës dhe do të afishohet temperatura e caktuar për ikonën përkatëse;

Zgjidhni dhomën që do të rregullohet dhe shtypni tastin e rritjes së temperaturës ^ për ta rritur temperaturën. Sa herë që e shtypni, temperatura do të rritet me 1 gradë;

Zgjidhni dhomën që do të rregullohet dhe shtypni tastin e uljes së temperaturës vper ta ulur temperaturën. Sa herë që e shtypni, temperatura do të ulet me 1 gradë;

Diapazoni i caktimit të dhomës së ftohjes është ndërmjet 2 dhe 8°C dhe diapazoni i caktimit të dhomës së ngrirjes është ndërmjet -24 dhe -16°C; temperatura e re e caktuar zbatohet pas bllokimit. Kur caktohet në vlerën kufi, shtypja e tastit përkatës të rregullimit të temperaturës do të lëshojë tingullin e tastit të pavlefshëm.

Parametri i rekomanduar: Hapësira e ftohjes 4°C, hapësira e ngrirjes - 18°C.

Tingulli i hapjes së derës

- Kur hapet dera e frigoriferit, do të bjerë një zile me muzikë për hapjen e derës. Në të njëjtën kohë, shtypni gjatë për 3 sekonda kombinimin e tasteve "tasti i rritjes së temperaturës + tasti i uljes së temperaturës" për të aktivizuar/çaktivizuar tingullin e hapjes së derës (aktivizuar nga fabrika).

Alarmi i hapjes së derës

- Kur dera e frigoriferit nuk mbyllet për më shumë se 120 sekonda, nga frigoriferi del një tingull alarmi, i cili tregon që dera nuk është mbyllur. Ju lutemi që ta mbyllni derën në kohë ose të shtypni një tast në zonën e përdorimit të ekranit të afishimit për ta fikur tingullin e alarmit. (Nëse dera nuk mbyllet për një kohë të gjatë, do të prishet ushqimi. Ju lutemi ta mbyllni derën në kohë)

Ruajtja pas ndërprerjes së energjisë

- Në rast ndërprerjeje energjie, gjendja e punës për momentin do të bblokohet dhe do të qëndrojë ashtu derisa të rikthehet rryma.

Tregues defekti

- Paralajmërimet e mëposhtme shfaqen në ekran për të treguar defektet përkatëse të frigoriferit. Ndonëse frigoriferi mund të vazhdojë të funksionojë dhe të jetë i ftohtë kur shfaqen defektet e mëposhtme, përdoruesi duhet të kontaktojë një specialist mirëmbajtjeje për mirëmbajtje, në mënyrë që të sigurojë përdorimin optimal të pajisjes.

Kodi i defektit Përshkrimi i defektit
E1 Defekt në sensorin e temperaturës së dhomës së frigoriferit
E2 Defekt në sensorin e temperaturës së dhomës së ngrirësit
E5 Gabim në qarkun e dallimit të sensorit të shkrirjes në ngrirës
E6 Gabim komunikimi
E7 Gabim në sensorin e temperaturës së ambientit

Këshilla për ruajtjen e ushqimit

Dhoma e ngrirësit

  • Ngrirësi është bërë për të mbajtur ushqime të ngrira në temperaturë shumë të ulët, për ruajtje të ushqimeve për kohë të gjatë dhe për të prodhuar akull.
  • Raftet në derën e ngrirësit përdorini vetëm për të mbajtur ushqime të ngrira, jo për të vendosur ushqime të nxehta që duhen ngrirë.
  • Mos i vendosni pranë njëra-tjetrës ushqimet e freskëta me ato të ngrira. Ushqimi i ngrirë mund të shkrijë.
  • Kur ngrini ushqime të freskëta (si për shembull mish, peshk ose mish të grirë), ndajini në racione që t'i përdorni me radhë.
  • Mbajtja e ushqimeve të ngrira: zakonisht udhëzimet tregohen në paketime, dhe duhen zbatuar. Nëse në paketim nuk ka informacion, ushqimi duhet të mbahet për jo më shumë se tre muaj nga data e blerjes.
  • Kur blini ushqime të ngrira, sigurohuni që janë ngrirë në temperaturë të përshtatshme dhe që paketimi nuk është dëmtuar.
  • Ushqimet e ngrira duhet të mbahen në paketime të përshtatshme për të ruajtur cilësinë, dhe duhet të kthehen te sektori i ngrirjes sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Nëse një paketim ushqimi të ngrirë ka shenja lagështie ose fryrjeje jonormale, ka të ngjarë që është mbajtur në temperaturë të papërshtatshme dhe ushqimi është prishur.
  • Periudha e ruajtjes për ushqimet e ngrira varet nga temperatura e ambientit, konfigurimi i termostatit, sa shpesh hapet dera e ngrirësit, lloji i ushqimit dhe koha e transportit të produktit nga dyqani në shtëpi. Zbatoni gjithmonë udhëzimet në paketim dhe mos e kaloni asnjëherë kohën maksimale që tregohet në paketim.

Sektori i ftohjes

  • Për të pakësuar lagështinë dhe grumbullimin e akullit që ndodh si pasojë, asnjëherë mos futni në frigorifer lëngje në enë pa kapak. Ngrica ka prirjen të përqendrohet në pjesët më të ftohta të evaporatorit. Mbajtja e lëngjeve të pambuluara bën që të nevojiten më shpesh shkrirje.
  • Asnjëherë mos futni në frigorifer ushqime të ngrohta. Ato duhet të ftohen më parë në temperaturë ambienti dhe më pas të vendosen, me qëllim që të sigurohet qarkullim i përshtatshëm i ajrit në frigorifer.
  • Ushqimet ose enët e ushqimeve nuk duhet të prekin murin e pasmë të frigoriferit, pasi mund të ngrijnë pas murit. Mos e hapni vazhdimisht derën e frigoriferit.
  • Mishi dhe peshku i pastër (i paketuar në paketim ose qese plastike) mund të futet në frigorifer, i cili mund të konsumohet brenda 1-2 ditësh.
  • Frutat dhe perimet pa paketim mund të vendosen në pjesën e caktuar për frutat dhe perimet e freskëta.

MIDEA MERS530FGE02 - Sektori i ftohjes - 1

MBANI PARASYSH

Konfigurimi optimal i temperaturës për çdo sektor varet nga temperatura e ambientit. Temperaturat optimale të mësipërme bazohen në temperaturë ambienti 25°C.

RendiLLOJI i hapësirësTemperatura e synuar e ruajtjes [°C]Ushqimi i përshtatshëm
1Frigoriferi +2 ~ +8Vezët, ushqimet e gatuara, ushqimet e paketuara, frutat dhe perimet, produktet e bulmetit, kekët, pijet dhe ushqimet e tjera nuk janë të përshtatshme për ngrirje.
2(**)*-Ngrirësi≤ -18Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ëmbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vlerat ushqyese), e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
3****-Ngrirësi≤ -18Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ëmbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vlerat ushqyese), e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
4**-Ngrirësi≤ -12Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ëmbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vlerat ushqyese), e përshtahme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
5*-Ngrirësi≤ -6Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ëmbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vlerat ushqyese), e përshtathme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
60-yje -6 ~ 0Mishi i freskët i derrit, i lopës, i pulës, disa ushqime të përpunuara të paketuara etj. (Rekomandohen që të hahen brenda ditës, preferohet jo më shumë se 3 ditë).Ushqime të përpunuara të paketuara pjesërisht (ushqime që nuk duhet të ngrijnë).
7Ftohje -2 ~ +3Mish derri i freskët/i ngrirë, mish lope, mish pule, produkte uji të ëmbël etj. (7 ditë nën 0°C dhe mbi 0°C rekomandohet për konsum brenda asaj dite, preferohet jo më shumë se 2 ditë). Produktet e detit (jo më pak se 0 për 15 ditë, nuk rekomandohet të ruhet mbi 0°C.)
8Ushqim i freskët 0 ~ +4Mishi i freskët i derrit, i lopës, i pulës, ushqime të gatuara etj. (Rekomandohen që të hahen brenda ditës, preferohet jo më shumë se 3 ditë)
9Verë +5 ~+20 Verë e kuqe, verë e bardhë, verë me gaz etj.

MIDEA MERS530FGE02 - MBANI PARASYSH - 1

MBANI PARASYSH

Ju lutemi t'i ruani ushqimet e ndryshme në përputhje me hapësirat ose temperaturat e synuara të ruajtjes që janë blerë.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Shkrirja e akullit

- Frigoriferi është prodhuar me parimin e ftohjes së ajrit dhe si rrjedhojë, ka funksion shkrirjeje automatike. Bryma që formohet për shkak të stinës ose temperaturës mund të hiqet gjithashtu manualisht duke e shkëputur pajisjen nga furnizimi me energji ose duke e fshirë me një peshqir të thatë.

Pastrimi i tabakasë së derës

  • Në përputhje me drejtimin e shigjetave në figurën e mëposhtme, përdorni të dyja duart për ta shtypur tabakanë dhe shtyjeni për lart dhe pastaj mund ta nxirrni.
  • Pas larjes së tabakasë që keni nxjerrë, mund të rregulloni lartësinë e vendosjes së saj sipas nevojave tuaja.

MIDEA MERS530FGE02 - Pastrimi i tabakasë së derës - 1

  • Meqenëse pjesa fundore e veshjes së frigoriferit ku bën kontakt me raftet ka një ndalesë, duhet t'i ngrini raftet lart dhe atëherë mund t'i hiqni.
  • Rregulloni ose pastroni raftet sipas nevojës suaj.

MIDEA MERS530FGE02 - Pastrimi i tabakasë së derës - 2

Pastrimi i raftit të perimeve

  1. Hiqni artikujt nga rafti. Mbani dorezën e raftit të perimeve dhe tërhiqeni plotësisht derisa të ndalojë.
  2. Ngrini lart raftin e perimeve dhe hiqeni duke e tërhequr.

MIDEA MERS530FGE02 - Pastrimi i raftit të perimeve - 1

Për pastrim sugjerohen peshqirë të butë ose një sfungjer i zhytur në ujë dhe detergjente neutrale që nuk gërryejnë. Ngrirësi duhet të pastrohet në fund me ujë të pastër dhe një leckë të thatë. Hapeni derën për tharje natyrale para se ta ndizni përsëri. Mos përdorni furça të forta, tela pastrimi, furça me tel, gërryes si pastë dhëmbësh, tretës organikë (si alkool, aceton, vaj bananeje etj.), ujë të vluar, artikuj me acid ose alkale për të pastruar frigoriferin, sepse këto mund të dëmtojnë sipërfaqen e frigoriferit dhe pjesën e brendshme.

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Problemet e thjeshta të mëposhtme mund të zgjidhen nga përdoruesi. Ju lutem të telefononi servisin nëse problemet nuk zgjidhen.

Problemi Arsyeja e mundshme
Pajisja nuk punonKontrolloni nëse pajisja është lidhur në rrymë ose nëse spina është vendosur mirë.Kontrolloni nëse tensioni është shumë i ulët.Kontrolloni nëse ka ndërprerje energjie ose ka rënë ndonjë siguresë.
Aromë e keqeMbështillni mirë ushqimet me erë të fortë.Kontrolloni nëse ka ushqime të prishura.Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit.
Përdorimi i kompresorit për një kohë të gjatë.Punimi i frigoriferit për kohë të gjatë në verë është normalkur temperatura e ambientit është e lartë, ndaj nuk këshillohet që të mbani njëkohësisht tepër ushqime në pajisje.Përpara se të vendosen në pajisje, ushqimet duhet të ftohen.Dyert hapen shumë shpesh.
Drita nuk ndizetKontrolloni nëse frigoriferi është lidhur me furnizimin me energji dhe nëse drita është e dëmtuar.Ndërrojeni dritën me një specialist
Dera nuk mund të mbyllet siç duhetDera ka ngecur nga paketat e ushqimeve. Ka shumë ushqime.Frigoriferi është i anuar.
Zhurmë e lartëKontrolloni nëse dyshemeja është në nivel dhe nëse frigoriferi është vendosur që të mos lëvizë.Kontrolloni nëse pjesët janë vendosur në vendet e duhura.
Gomina e derës nuk mbyllet mirë• Hiqni materialet e huaja nga gomina e derës.
• Ngroheni gominën e derës dhe pastaj ftoheni që të rikthehet forma (për ta ngrohur përdorni një tharëse flokësh ose një peshqir të nxehtë).
Tabakaja e mbledhjes së ujit derdhet• Nuk ka shumë ushqim në dhomë ose ushqimi që ndodhet përmban tepër ujë, dhe kjo shkakton shkrirje të tepruar
• Dyert nuk janë mbyllur saktë, duke krijuar brymë kur hyn ajri dhe rritje të nivelit të ujit për shkak të shkrirjes.
Fole e nxehtë• Përhapja e nxehtësisë së kondensatorit të integruar nga foleja është normale. Kur foleja nxhet për shkak të temperaturës së lartë të ambientit, ruajtjes së një sasie të madhe ushqimi ose fikjes së kompresorit, mundësoni një ajrim të mirë, për të lehtësuar shpërndarjen e nxehtësisë
Kondensim i sipërfaqes• Kondensimi i sipërfaqes së jashtme dhe gominave të dyerve të frigoriferit është normal kur lagështia e ambientit është shumë e lartë. Thjesht thajeni kondensimin me një peshqir të pastër

AL

SHTOJCË

Veçanërisht për standardin e ri evropian

Pjesët e porositura në tabelën e mëposhtme mund të blihen nëpërmjet kanalit të ofruesit të shërbimeve

Pjesa e porositurOfrohet ngaKoha minimale që kërkohet për sigurimin
Termostate Personali profesionist i mirëmbajtjesTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Sensorë temperaturePersonali profesionist i mirëmbajtjesTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Panele qarku të stampuarPersonali profesionist i mirëmbajtjesTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Burimet e dritësPersonali profesionist i mirëmbajtjesTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Doreza dyersh Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Mentesha e deresRiparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Tabakatë Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Shportat Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit
Gomina dere Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarëTë paktën 10 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit

I nderuar klient,

  1. Nëse dëshironi që ta ktheni ose ta zëvendësoni produktin, ju lutemi të kontaktoni dyqanin ku e bletë.

(Mos harroni të merrni me vete faturën e blerjes)

  1. Nëse produkti prishet dhe ka nevojë për riparim, ju lutemi të kontaktoni kompaninë e shërbimeve pas shitjes.

MIDEA MERS530FGE02 - I nderuar klient, - 1

MBANI PARASYSH

Informacioni i modelit në bazën e të dhënave të produktit, si dhe identifikuesi i modelit mund të gjenden nëpërmjet lidhjes së internetit, duke skanuar kodin QR nëse ka, mbi etiketën e efikasitetit të energjisë së produktit.

Për më shumë informacion rreth efikasitetit të energjisë së pajisjes, vizitoni https://ec.europa.eu dhe kërkoni duke përdorur emrin e modelit.

Emri i modelit mund të gjendet në etiketën e klasifikimit të pajisjes.

Zona më e ftohtë në frigorifer

OPSIONALE: Treguesi i temperaturës OK

- Treguesi i temperaturës OK mund të përdoret për të përcaktuar temperatura nën +4°C. Ulni gradualisht temperaturën nëse shenja nuk tregon "OK".

MIDEA MERS530FGE02 - OPSIONALE: Treguesi i temperaturës OK - 1

- Për të garantuar temperaturën në këtë zonë, mos e ndryshoni pozicionin e raftit. Frigoriferët me ajër të forcuar (të pajisur me ventilator ose modelet Pa Ngrirje), simboli i zonës më të ftohtë nuk tregohet sepse temperatura brenda është homogjene.

Konfigurimi i treguesit të temperaturës

- Për t'ju ndihmuar ta konfiguroni mirë frigoriferin, ai është i pajisur me një tregues temperature që monitoron temperaturën mesatare në zonën më të ftohtë.

- PARALAJMËRIM: Ky tregues ka për qëllim të punojë vetëm me frigoriferin tuaj, mos e përdorni në një frigorifer tjetër (në fakt, zona më e ftohtë nuk është e njëjtë), apo për ndonjë përdorim tjetër.

Kontrollimi i temperaturës në zonën më të ftohtë

- Me treguesin e temperaturës, mund të kontrolloni rregullisht që temperatura e zonës më të ftohtë është e saktë. Por, temperatura e brendshme e frigoriferit varet nga disa faktorë, si temperatura e ambientit të dhomës, sasia e ushqimit të ruajtur dhe shpeshtësia e hapjes së derës. Duhet të merren parasysh këta faktorë kur konfigurohet pajisja.

- Kur treguesi thotë «OK», kjo do të thotë që termostati është vendosur mirë dhe temperatura e brendshme është e saktë.

- Nëse treguesi i temperaturës bëhet I BARDHË, kjo do të thotë që temperatura është tepër e lartë; në këtë rast, rriteni kontrollin e temperaturës së frigoriferit dhe prisni 12 orë para se të bëni një kontroll tjetër me sy të treguesit. Kur futen ushqime të freskëta ose dera është lënë hapur, ekziston mundësia që treguesi i temperaturës të bëhet I BARDHË pas njëfarë kohe.

PODĚKOVÁNÍ

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MIDEA

Modeli : MERS530FGE02

Kategori : Frigorifer