BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Gërshërë

GEX 18V-150-3 Professional - Gërshërë BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GEX 18V-150-3 Professional BOSCH në format PDF.

📄 263 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - page 181

Pyetjet e përdoruesve rreth GEX 18V-150-3 Professional BOSCH

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Gërshërë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GEX 18V-150-3 Professional - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GEX 18V-150-3 Professional e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT GEX 18V-150-3 Professional BOSCH

Udhëzime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Udhëzime të përgjithshme sigurie për veglat elektrike - 1

Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë

PARALAJMËRIM

vegël elektrike. Mosrespektimi i informacionit të sigurisë dhe udhëzimeve të mëposhtme mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime serioze.

Mbani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë për referencë në të ardhmen.

Termi «vegël elektrike» i përdorur në udhëzimet e sigurisë i referohet si veglave elektrike që funksionojnë me energji nga rrjeti (me kabllo) ashtu edhe veglave elektrike që funksionojnë me bateri (pa kabllo).

Siguria në vendin e punës

Mbajeni zonën tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Rrëmuja ose zonat e pandriçuara të punës mund të çojnë në aksidente.
▶ Mos punoni me veglën elektrike në ambiente potencialisht shpërthyese që përmbajnë lëngje, gazra ose pluhur të ndezshëm. Mjetet elektrike krijojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurin ose tymrat.
Mbani larg fëmijët dhe njerëzit e tjerë gjatë përdorimit të veglës elektrike. Ju mund të humbni kontrollin e veglës elektrike nëse jeni të pavëmendshëm.

Siguria elektrike

▶ Spina e veglës elektrike duhet të futet në prizë. Spina nuk duhet të modifikohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni prizë përshtatëse së bashku me veglat elektrike me tokëzim mbrojtës. Prizat e pamodifikuara dhe prizat përkatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
▶ Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si tubacionet, radiatorët, rrezet dhe frigoriferët. Ekziston një rrezik i shtuar i goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
Mbani veglat elektrike larg shiut ose lagështisë. Hyrja e ujit në një vegël elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.
Mos e keqpërdorni kordonin e rrymës për të mbajtur ose varur veglën elektrike ose për të nxjerrë spinën nga priza. Mbajeni kabllon e rrymës larg nxehtësisë, vajit, skajeve të mprehta ose pjesëve të lëvizshme. Kabllot e dëmtuara ose të ngatërruara rrisin rrezikun e goditjes elektrike.

▶ Nëse punoni me një vegël elektrike në ambient të jashtëm, përdorni vetëm kordonët zgjatues që janë gjithashtu të përshtatshëm për përdorim të jashtëm. Përdorimi i një kordoni zgjatues të përshtatshëm për përdorim në ambient të jashtëm zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
▶ Nëse përdorimi i veglës elektrike në një mjedis të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një ndërprerës të rrjedhjes së tokëzimit. Përdorimi i një ndërprerësi të rrjedhjes së tokëzimit zvogëlon rrezikun e një goditjeje elektrike.

Siguria e personave

Jini vigjilentë, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni sens të përbashkët kur përdorni një vegël elektrike. Mos përdorni asnjë vegël elektrike kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ilaçeve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave elektrike mund të rezultojë në lëndime të rënda personale.
Vishni pajisje mbrojtëse personale dhe mbani gjithmonë syze sigurie. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse personale, si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk rrešhqasin, helmeta e sigurisë ose mbrojtja e dëgjimit, në varësi të llojit të veglës elektrike dhe përdorimit, zvogëlon rrezikun e lëndimit.
Shmangni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni që mjeti elektrik është i fikur, përpara se të lidheni me furnizimin me energji dhe/ose me baterinë, ta merrni ose ta mbani atë. Mbajtja e veglës elektrike me gisht në çelës ose lidhja e saj me furnizimin me energji elektrike ndërsa është e ndezur mund të çojë në aksidente.
▶ Hiqni veglat rregulluese ose çelësat përpara se të ndizni veglën elektrike. Një mjet ose çelës në një pjesë rrotulluese të veglës mund të shkaktojë lëndim.
▶ Shmangni qëndrimin e parregullt trupor. Sigurohuni që të keni një bazë të sigurt dhe të mbani ekuilibrin tuaj në çdo kohë. Kjo ju jep kontroll më të mirë të veglës elektrike në situata të papritura.
Mbani veshur veshje të përshtatshme. Mos vishni rroba të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët dhe veshjet larg pjesëve të lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen në pjesët e lëvizshme.
▶ Nëse mund të instalohen pajisje për nxjerrjen dhe grumbullimin e pluhurit, ato duhet të lidhen dhe përdoren siç duhet. Përdorimi i nxjerrjes së pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet e pluhurit.
▶ Mos u mashtroni duke shpërfillur rregullat e sigurisë së veglave elekrike, edhe nëse njiheni me veglën elekrike pas shumë përdorimesh. Veprimi i pakujdesshëm mund të çojë në lëndime serioze brenda fraksioneve të sekondës.

Përdorimi dhe kujdesi i veglës elektrike

▶ Mos e mbingarkoni veglën elektrike. Përdorni veglën elektrike e cila është e destinuar për punën tuaj. Me veglën e duhur elektrike mund të punoni më mirë dhe më të sigurt në gamën e specifikuar të fuqisë.

▶ Mos përdorni një vegël elektrike e cila ka çelës me defekt. Një vegël elektrike që nuk ndizet ose fiket është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
Hiqni spinën nga priza dhe/ose hiqni një bateri të ndashme përpara se të bëni ndonjë rregullim, të ndryshoni pjesët e bashkëngjitjes ose të hiqni veglën elektrike. Kjo masë paraprake do të parandalojë ndezjen aksidentale të veglës elektrike.
▶ Ruani veglat e papërdorura elektrike larg fëmijëve. Mos lejoni të përdorin veglën elektrike personat që nuk janë të njohur me veglën elektrike ose që nuk i kanë lexuar këto udhëzime. Veglat elektrike janë të rrezikshme kur përdoren nga persona pa përvojë.
Mirëmbani me kujdes veglat elektrike dhe aksesorët. Kontrolloni nëse pjesët lëvizëse të funksionojnë sïç duhet dhe që të mos billokohen, nëse pjesët janë thyer ose dëmtuar në mënyrë të tillë që funksioni i veglës elektrike të dëmtohet. Riparoni pjesët e dëmtuara përpara se të përdorni pajisjen. Shumë aksidente shkaktohen nga mjetet elektrike të mirëmbajtura keq.
Mbani mjetet prerëse të mprehta dhe të pastra. Veglat prerëse të mirëmbajtura siç duhet me tehe prerëse të mprehta kanë më pak gjasa të ngecin dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
▶ Përdorni veglat elektrike, aksesorët, veglat e futjes, etj. në përputhje me këto udhëzime. Merrni parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave elektrike për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë të destinuara mund të çojë në situata të rrezikshme.
Mbani dorezat dhe sipërfaqet kapëse të thata, të pastra dhe pa vaj ose yndyrë. Dorezat dhe sipërfaqet kapëse të rrëshqitshme nuk lejojnë funksionimin dhe kontrollin e sigurt të veglës elektrike në situata të paparashikuara.

Përdorimi dhe kujdesi i veglës me bateri

  • Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.
    ▶ Përdorni vetëm bateritë e dhëna me veglat elektrike. Përdorimi i baterive të tjera mund të çojë në lëndime dhe rrezik zjarri.
    Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
    Nëse përdoret gabimisht, lëngu mund të rrjedhë nga bateria. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju hyn në sy tuaj, kërkoni kujdes mjekësor shtesë. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.

182 | Shqip

▶ Mos përdorni një bateri të dëmtuar ose të modifikuar.

Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe të rezultojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.

▶ Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose

temperaturave të larta. Zjarri ose temperaturat mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.

▶ Ndiqni të gjitha instruksionet e karikimit dhe mos e karikoni paketën e baterisë ose veglën përtej diapazonit të temperaturave të specifikuara në

instruksione. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme ose në temperatura përtej diapazonit të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun për zjarr.

Shërbimi

Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm tek specialistë të kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë originale. Kjo siguron që të ruhet siguria e veglës elektrike.
▶ Mos iu bëni kurrë shërbim baterive të dëmtuara. E gjithë mirëmbajtja e baterisë duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose agjenti i autorizuar i shërbimit.

Udhëzime sigurie për smerilues

▶ Përdorni veglën elektrike vetëm për smerilim të thatë.
Hyrja e ujit në një vegël elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.
Kujdes nga rreziku i zjarrit! Shmangni mbinxehjen e materialit që do të smerilohet nga smeriluesi. Zbrazni gjithmonë kontejnerin e pluhurit përpara pushimeve të punës. Pluhuri i smerilimit në qesen e pluhurit, mikrofiltër, qese letre (ose në qesen e filtrit ose filtrin e fshesës me korrent) mund të ndizet vetë në kushte të pafavorshme. Ekziston një rrezik i veçantë nëse pluhuri i smerilimit përzihet me bojë, mbetje poliuretani ose substanca të tjera kimike dhe materiali që do të smerilohet është i nxehtë pas periudhave të gjata të punës.
▶ Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni menjë mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
▶ Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
▶ Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme.

Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.

▶ Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit.

Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Udhëzime sigurie për smerilues - 1

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Udhëzime sigurie për smerilues - 2

Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston

rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.

Prisni që mjeti elektrik të ndalojë përpara se ta ulni.

▶ Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj.

Përshkrimi i produktit dhe shërbimit

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Përshkrimi i produktit dhe shërbimit - 1

Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.

Ju lutemi vini re ilustrimet në pjesën e përparme të udhëzimeve të përdorimit.

Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur

Vegla elektrike është e destinuar për lëmimin e thatë të sipërfaqeve të drurit, të plastikës, të stukos dhe të lyera.

Komponentët e shfaqur

Numërimi i komponentëve të paraqitur i referohet paraqitjes së veglës elektrike në faqen grafike.

(1) Çelësi i ndezjes/fikjes
(2) Kutia e plotë e pluhurit
(3) Bateria ^a)
(4) Butoni i lirimit të baterisë
(5) Butoni për shfaqjen e statusit të karikimit
(6) Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë
(7) Mbrojtja e skajeve
(8) Disk smerilimi
(9) Ekran LED për parazgjedhjen e shpejtësisë (i bardhë) dhe statusi i karikimit të baterisë (i gjelbër)
(10) Butoni për reduktimin e frekuencës së dridhjeve
(11) Butoni për rritjen e frekuencës së dridhjeve
(12) Doreza (sipërfaqja e izoluar e dorezës)
(13) Letër smeril ^a)
(14) Vidë për diskun smerilues
(15) Mbajtëse e diskut smerilues
(16) Freni i diskut/Manshetë gome
(17) Gryka e shkarkimit
(18) Qese pluhuri
(19) Përshtatës për qesen e pluhurit
(20) Zorrë thithëse

a) Këto pajisje shtesë nuk janë pjesë e dorëzimeve standarde.

Të dhënat teknike

Smerilues orbital GEX 18V-150-3
Numri i artikullit3 601 C72 901
Tension nominal V 18=
Parazgjedhja e shpejtësisësë dridhjeve
Shpejtësi boshe n_D^A) min^-1 5000–10000

Smerilues orbital GEX 18V-150-3

Numri i dridhjeve boshe ^A) min ^-1 10000-20000
Diametri i rrethit të lëkundjesmm3
Diametri i pllakës së smerilimitmm 150
Pesha ^B) kg 1,7 - 2,7
Temperatura e rekomanduar e ambientit gjatë karikimit°C 0 ... +35
Temperatura e lejuar e ambientit gjatë funksionimit ^C) dhe ruajtjes°C -15 ... +20
bateritë e përputhshme GBA 18V...ProCORE18V...
Bateritë e rekomanduara ProCORE18V4.0Ah
Karikuesit e rekomanduar GAL 18...GAX 18...GAL 36...

A) Matur në 20–25 °C me bateri ProCORE18V 4.0Ah
B) Në varësi të baterisë së përdorur
C) Performancë e kufizuar në temperatura < 0 °C
Vlerat mund të ndryshojnë sipas produktit dhe i nënshtrohen kushteve të aplikimit dhe mjedisit. Informacione të mëtejshme në www.bosch-professional.com/wac.

Parazgjedhja e shpejtësisë së rrotullimit

Me dy butonat e parazgjedhjes së shpejtësisë ju gjithashtu mund të zgjidhni paraprakisht shpejtësinë e kërkuar gjatë funksionimit. Shpejtësia e kërkuar varet nga materiali dhe kushtet e punës dhe mund të përcaktohet përmes testimit praktik.

LED-e [min] ^-1
Dritë e vazhdueshme 1 x e bardhë 5000
Dritë e vazhdueshme 2 x e bardhë 6250
Dritë e vazhdueshme 3 x e bardhë 7500
Dritë e vazhdueshme 4 x e bardhë 8750
Dritë e vazhdueshme 5 x e bardhë 10000

Pasi të keni punuar me shpejtësi të ulët për një kohë të gjatë, duhet ta lini mjetin elektrik të funksionojë me shpejtësi maksimale për rreth 3 minuta që të ftohet.

Bateria

Bosch shet vegla elektrike me bbateri dhe pa bateri. Nga paketimi mund të mësoni nëse me veglën tuaj elektrike është e përfshirë një bateri.

Karikoni baterinë

▶ Përdorni vetëm karikuesit e listuar në të dhënat teknike. Vetëm këta karikues janë përshtatur për baterinë Li-jon të përdorur në veglën tuaj elektrike.

Shënim: Bateritë Li-jon dorëzohen pjesërisht të karikuara për shkak të rregulloreve ndërkombëtare të transportit.Për të siguruar funksionimin e plotë të baterisë, karikoni plotësisht baterinë përpara përdorimit të parë.

Vendosni baterinë

Rrëshqisni baterinë e karikuar në mbajtësen e baterisë derisa të klikojë në vend.

Hiqni baterinë

Për të hequr baterinë, shtypni butonin e lirimit të baterisë dhe tërhiqeni baterinë.Mos përdorni forcë.

Bateria ka 2 nivele kyçjeje për të parandaluar që bateria të bjere jashtë kur shtypet aksidentalisht butoni i lëshimit të baterisë. Për sa kohë që bateria është futur në veglën elektrike, ajo mbahet në pozicionin e saj nga një butoni.

Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë

Shënim: Jo çdo lloj baterie ka një tregues të nivelit të karikimit.

LED-et jeshile të treguesit të statusit të karikimit të baterisë tregojnë statusin e karikimit të baterisë. Për arsye sigurie, pyetja për statusin e karikimit është e mundur vetëm kur vegla elektrike nuk është në gjendje pune.

Shtypni butonin e treguesit të statusit të karikimit lose , për të shfaqur statusin e karikimit. Kjo është e mundur edhe nëse hiqni baterinë.

Nëse asnjë LED nuk ndizet pas shtypjes së butonit të treguesit të statusit të karikimit, bateria është me defekt dhe duhet të zëvendësohet.

Lloji i baterisë GBA 18V...

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë - 1

LED Kapaciteti

Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 60–100 %
Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 30–60 %
Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–30 %
Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5 %

Lloji i bateriës ProCORE18V...

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë - 2

LED Kapaciteti

Dritë e vazhdueshme 5 × e gjelbër 80–100 %
Dritë e vazhdueshme 4 × e gjelbër 60–80 %
Dritë e vazhdueshme 3 × e gjelbër 40–60 %
Dritë e vazhdueshme 2 × e gjelbër 20–40 %
Dritë e vazhdueshme 1 × e gjelbër 5–20 %
Dritë pulsuese 1 × e gjelbër 0–5 %

184 | Shqip

Mbrojtje nga mbingarkesa e varur nga temperatura

Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e rëndë ose tejkalohet diapazoni i lejuar i temperaturës së baterisë, shpejtësia zvogëlohet ose vegla elektrike fiket. Me shpejtësi të reduktuar, vegla elektrike punon përsëri me shpejtësi të plotë vetëm pasi të jetë arritur temperatura e lejuar e baterisë ose kur ngarkesa të jetë zvogëluar. Në rast fikje automatike, fikni veglën elektrike, lëreni baterinë të ftohet dhe ndizni sërish veglën elektrike.

Udhëzime për trajtimin optimal të baterisë

Mbroni baterinë nga lagështia dhe uji.

Ruani baterinë vetëm në një interval temperaturash nga -20 °C deri në 50 °C. Për shembull, mos e lini baterinë në makinë gjatë verës.

Herë pas here pastrojini hapjet e baterisë me një furçë të butë, të pastër dhe të thatë.

Një kohë tepër e reduktuar pune pas karikimit tregon që bateria është konsumuar dhe ajo duhet të zëvendësohet. Ndiqni udhëzimet e asgjësimit.

Montimi

Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.

Ndryshoni letrën smeril (shih figurën A)

Për të hequr letrën smeril (13) ngrijeni anash dhe tërhiqeni nga disku smerilues (8).

Përpara se të vendosni një letër smeril, hiqni papastërtitë dhe pluhurin nga disku smerilues (8), p.sh. me një furçë.

Sipërfaqja e diskut smerilues (8) përbëhet nga një pëlhurë ngjitëse në mënyrë që të mund të ngjitni letrën smeril me shpejt dhe me lehtësi.

Shtypni fort letrën smeril (13) në pjesën e poshtme të diskut smerilues (8).

Për të siguruar nxjerrjen optimale të pluhurit, sigurohuni që vrimat e shpuara në letrën smeril (13) të përputhen me vrimat në diskun smerilues (8).

Për të rritur jetëgjatësinë e diskut smerilues, veçanërisht kur përdorni një gërryes rrjetë (p.sh. Bosch M480), ju mund të aplikoni Pad Saver (aksesor) ndërmjet diskut smerilues dhe gërryesit.

Zgjedhja e diskut smerilues

Në varësi të aplikimit, vegla elektrike mund të pajiset me disqe smerilues me fortësi të ndryshme:

  • Disk i butë smerilimi: i përshtatshëm për lëmim të ndjeshëm, edhe në sipërfaqe të lakuar
  • Disk smerilimi me fortësi mesatare: i përshtatshëm për të gjitha punët e lëmimit, përdorim universal
  • Disk i fortë smerilimi: i përshtatshëm për performancë të lartë lëmimi në sipërfaqe të sheshta

Ndryshoni diskun smerilues (shih figurën B)

Shënim: Zëvendësoni menjëherë një disk smerilues (8) të dëmtuar.

Hiqni letrën smeril. Zhvidhosni vidën plotësisht dhe hiqni diskun e lëmimit (8). Pastroni sipërfaqen e diskut të ri të lëmimit. Lyeni lehtë unazën e shënuar në diskun e lëmimit me yndyrë sintetike. Vendosni diskun e ri smerilues (8) dhe shträngoni sërish vidën.

Shënim: Kur vendosni diskun smerilues, igurohuni që dhëmbët e drejtuesit të futen në vrimat e diskut smerilues.

Shënim: Një mbajtëse e dëmtuar e diskut të lëmimit (15) mund të ndërrohet vetëm nga një qendër e autorizuar e shërbimit të klientit për veglat elektrike Bosch.

Nxjerrja e pluhurit/ashklave

Pluhuri nga materiale të tilla si bojëra me bazë plumbi, disa lloje druri dhe minerale mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Prekja ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe/ose sëmundje të frymëmarrjes tek përdoruesi ose tek njerëzit pranë.

Disa pluhura si pluhuri i lisit ose i ahut konsiderohen kancerogjene, veçanërisht në kombinim me aditivë për trajtimin e drurit (kromat, konservues druri). Materiali që përmban asbest mund të përpunohet vetëm nga specialistë.

– Nëse është e mundur, përdorni një sistem për nxjerrjen e pluhurit që është i përshtatshëm për materialin.
- Sigurohuni që vendi i punës të jetë i ajrosur mirë.
- Rekomandohet të vishni një maskë respiratore me filter të klasës P2.

Ju lutemi, vini re rregulloret e zbatueshme në vendin tuaj për materialet që do të përpunohen.

▶ Shmangni grumbullimin e pluhurit në vendin e punës. Pluhuri mund të ndizet lehtësisht.

Vetë-thithja me kuti pluhuri (shih figurën D-F)

Vendoseni dhe rrëshqitni kutinë e plotë të pluhurit (2) mbi grykën e shkarkimit (17) derisa të jetë në nivel me veglën. Për të zbrazur kutinë e pluhurit (18), tërhiqeni të gjithë kutinë e pluhurit (2) nga gryka e shkarkimit (17). Zhvidhosni përshtatësin (19) nga kutia e pluhurit (18) dhe zbrazni kutinë e pluhurit.

Shënim: Për të siguruar nxjerrjen optimale të pluhurit, zbrazni kutinë e pluhurit (18) në kohën e duhur. Kur punoni në sipërfaqe vertikale, mbajeni veglën elektrike me kutinë e pluhurit (2) të kthyer nga poshtë.

Thithja e jashtme (shih figurën G)

Lidhni një zorrë thithëse (20) në portën e shkarkimit (17). Për të drejtuar zorrën paralelisht me pajisjen, zorra e fshesës me korrent (20) mund të lidhet gjithashtu me ndërfaqen Click&Clean të përshtatësit (19).

Lidheni zorrën e thithjes (20) me një fshesë me korrent. Mund të gjeni një përmbledhje të mënyrés së lidhjes me fshesa të ndryshme korrenti në fund të këtyre udhëzimeve.

Fshesa me korrent duhet të jetë e përshtatshme për materialin që do të përpunohet.

Përdorni një fshesë me korrent të veçantë kur pastroni pluhur veçanërisht të dëmshëm për shëndetin, kancerogjen ose të thatë.

Kur punoni në sipërfaqe vertikale, mbajeni veglën elektrike në mënyrë që zorra e thithjes të drejtohet poshtë.

Ne rekomandojmë përdorimin e zorrëve antistatike dhe fshesave përçuese. Përdorimi i zorrëve dhe fshesave me korrent konvencional është i mundur, por nuk rekomandohet për shkak të ngritjes së mundshme statike, e cila mund të rezultojë në një goditje të lehtë elektrike.

Funksionimi

Instalimi

Ndezja/fikja

▶ Sigurohuni që mund të përdorni çelësin e ndezjes/fikjes pa e lëshuar dorezën.

Për të ndezur veglën elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (1).

Për të fikur veglën elektrike, shtypni sërish çelësin e ndezjes/fikjes (1).

Treguesit LED

Tabela e mëposhtme shpjegon treguesit e mundshëm LED (9).

Ngjyra Gjendja Kuptimi/shkaku Zgjidhja

e bardhë Dritë e vazhdueshme(1 x ... 5 x)Parazgjedhja e shpejtësisë së rrotullimit (shih "Parazgjedhja e shpejtësisë së rrotullimit", Faqe 183)
e gjelbër Dritë e vazhdueshme(2 x ... 5 x)Bateria është e karikuar (shih "Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë", Faqe 183)
e verdhë Dritë e vazhdueshme(1 x)Bateria pothuajse bosh (shih "Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë", Faqe 183)Zëvendësoni ose karikoni baterinë së shpejti
Dritë pulsuese(5 x)Éshtë arritur temperatura kritike (motor, elektronikë, bateri)Vëreni mjetin elektrik në gjendje boshe dhe lëreni të ftohet
e kuqe Dritë e vazhdueshme(1 x)Bateria bosh (shih "Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë", Faqe 183)Zëvendësoni ose karikoni baterinë
Dritë pulsuese(5 x)Vegla elektrike është mbinxehur dhe fiket Lëreni veglën elektrike të ftohet dhe ndizeni përsëri
Vegla elektrike është bllokuar dhe fiket Hiqni bllokimin dhe ndizni sërish veglën elektrike

Përzgjidhni paraprakisht numrin e dridhjeve

Me butonin për rritjen e frekuencës së dridhjeve (11) mund ta rrisni frekuencën e dridhjeve dhe ta zvogëloni duke përdorur butonin e reduktimit të frekuencës së dridhjeve (10). Ju gjithashtu mund të zgjidhni paraprakisht numrin e kërkuar të dridhjeve gjatë funksionimit.

LED Shpejtësia e dridhjeve

1-2 E ulët
1-4 E mesme

LED Shpejtësia e dridhjeve

1-5 Elartë

Numri i kërkuar i dridhjeve varet nga materiali dhe kushtet e punës dhe mund të përcaktohet përmes testimit praktik.

Elektronika konstante mban numrin e lëkundjeve pothuajse konstante në lëvizje boshe dhe nën ngarkesë dhe siguron performancë të qëndrueshme të punës.

Pasi të keni punuar për një kohë të gjatë me një shpejtësi të ulët dridhjeje, duhet ta lini mjetin elektrik të funksionojë në punë për rreth 3 minuta me shpejtësinë maksimale të dridhjeve për ta ftohur.

Pasqyrë e përgjithshme përdorimi

Aplikimi/Materiali Lëndë gërryese Niveli i shpejtësisë
Lëmim- Lëmimi i bojës dhe llakut të vjetërP60-P100 3-5
- Smerilimi i drurit
- Smerilimi i termoplastikës P60-P100 1-3
Unaza të ndërmjetme- Smerilimi i drurit dhe rimesos përpara IyerjesP120-P1804-5
- Thyerja e skajeve në pjesët prej druri
- Zbutja e sipërfaqes së drurit para njollosjes
- Lëmim i ndërmjetëm me llak dhe lëmim i bojës paraprakeP220-P2801-3

186|Shqip

Aplikimi/Materiali Lëndë gërryese Niveli i shpejtësisë

- Lëmim i ndërmjetëm me llak në skaje
Lëmim i imët- Smerilimi i druritP150-P180 4-5
- Smerilimi i drurit të ngurtë dhe skajeve të rimesos
- Lëmim me llak në sipërfaqet dhe skajet e njollosura P240-P320 1-3

Këshilla pune

Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Prisni që vegla elektrike të ndalojë përpara se ta ulni.
Vegla elektrike nuk është e përshtatshme për funksionim të palëvizshëm. Për shembull, nuk duhet të fiksohet në një fiksuese ose të ngjitet në një tavolinë pune.

Për të punuar pa u lodhur, mund ta mbani veglën elektrike nga lart, anash ose nga përpara, në varësi të aplikimit (shih figurën H).

Smerilimi i sipërfaqeve

Ndizni veglën elektrike, vendosni të gjithë sipërfaqen e lëmimit në sipërfaqen që do të përpunohet dhe zhvendoseni mbi pjesën e punës me presion të moderuar.

Shpejtësia e heqjes dhe modeli i lëmimit përcaktohen në thelb nga zgjedhja e letrës smerile, niveli i parazgjedhur i dridhjeve dhe presioni i kontaktit.

Vetëm letrat smeril pa të meta ofrojnë performancë të mirë smerilimi dhe mbrojnë veglën elektrike.

Sigurohuni që të aplikoni presion të barabartë kontakti për të rritur jetëgjatësinë e letrës smeril.

Një rritje e tepruar e presionit të kontaktit nuk çon në performancë më të lartë bluarjeje, por në konsum më të madh të veglës elektrike dhe dështim të parakohshëm të pllakës së lëmimit.

Përdorni vetëm pajisje originale smerilimi Bosch.

Smerilim i ashpër

Ngjitni një letër smeril me grimca të trasha.

Shtypni vetëm lehtë veglën elektrike në mënyrë që të funksionojë me një shkallë më të lartë dridhjeje dhe të hiqet një sasi më e madhe materiali.

Lëmim i imët

Ngjitni një letër smeril me grimca më të imëta.

Duke ndryshuar pak presionin e kontaktit ose duke ndryshuar nivelin e dridhjes, mund të zvogëloni dridhjen e diskut smerilues duke ruajtur lëvizjen ekscentrike.

Përdorni presion të moderuar për të lëvizur veglën elektrike në drejtime rrethore ose të alternuara gjatë dhe tërthore në pjesën e punës. Mos e anoni mjetin elektrik për të shmangur lëmimin e pjesës së punës që do të përpunohet, p.sh. fasetat.

Pas përfundimit të procesit të punës, fikni veglën elektrike.

Mirëmbajtja dhe servisi

Mirëmbajtja dhe pastrimi

Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Mbani të pastër fshesën me korrent dhe vendet e ventilimit për të punuar mirë dhe në mënyrë të sigurt.

Ulja e efektit të frenimit (shih figurën C)

Nëse efekti i frenimit zvogëlohet, kontrolloni fillimisht diskun e lëmimit për konsum dhe zëvendësojeni nëse është e nevojshme. Zëvendësoni një fren disku/manshetë gome të dëmtuar (16).

Shërbimi i klientit dhe këshilla për përdorim

Shërbimi ndaj klientit do t'u përgjigjet pyetjeve tuaja në lidhje me riparimin dhe mirëmbajtjen e produktit tuaj, si dhe pjesët e këmbimit. Figurat e shperthimit dhe informacioni mbi pjesët e këmbimit mund të gjenden gjithashtu në:

www.bosch-pt.com

Ekipi i konsulencës së përdorimeve Bosch do të jetë i lumtur t'ju ndihmojë me çdo pyetje në lidhje me produktet tona dhe aksesorët e tyre.

Ju lutemi jepni te të gjitha pyetjet dhe porositë e pjesëve të këmbimit me patjetër numrin 10-shifror të artikullit sipas tabelës së tipit.

Severna Makedonija

ADD Elektris Shkup

Treća makedonska brigada 21

1000 Shkup

E-mail: dimce.dimcev@servis-bosch.mk

Internet: www.servis-bosch.mk

Adresa të tjera servisi gjeni në:

Bateritë e rekomanduara Li-jon i nënshtrohen kërkesave të ligjit për mallrat e rrezikshme. Bateritë mund të

transportohen nga përdoruesi në rrugë pa asnjë kufizim të mëtejshëm.

Gjatë transportit nga palët e treta (p.sh. transporti ajror ose transporti i mallrave), duhet të respektohen kërkesat e veçanta të paketimit dhe etiketimit. Gjatë përgatitjes së dërgesës duhet të konsultohet një ekspert i mallrave të rrezikshme.

Dërgoni bateri vetëm nëse paketimi është i padëmtuar. Ngjitni kontaktet e hapura me shirt dhe paketoni baterinë në mënyrë që të mos lëvizë në paketim. Ju lutemi vini re gjithashtu çdo rregullore kombëtare shtesë.

Asgjësimi

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Asgjësimi - 1

Veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe paketimi duhet të riciklohen në një mënyrë miqësore me mjedisin.

BOSCH GEX 18V-150-3 Professional - Asgjësimi - 2

Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë/bateritë e rikarikueshme në mbeturinat shtëpiake!

Vetëm për vendet e BE-së:

Veglat elektrike që nuk mund të përdoren më dhe akumulatorët/bateritë me defekt ose të konsumuara duhet të hidhen në mënyrë të veçuar. Përdorni sistemet e parashikuara të grumbullimit.

Në rastin e hedhjes jo në përputhje me rregullat, pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike, për shkak të ekzistencës së mundshme të materialeve të rrezikshme mund të kenë ndikime të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Bateritë/bateritë e rikarikueshme:

Li-jon:

Ju lutemi vini re informacionin në seksionin e transportit (shih "Transporti", Fage 186).

Srpski

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : GEX 18V-150-3 Professional

Kategori : Gërshërë