HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - Fshesë me vakum

Hi-Move VI HVC646630A - Fshesë me vakum HISENSE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Hi-Move VI HVC646630A HISENSE në format PDF.

📄 92 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - page 65
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Hi-Move VI HVC646630A HISENSE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Hi-Move VI HVC646630A - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Hi-Move VI HVC646630A e markës HISENSE.

MANUAL I PËRDORUESIT Hi-Move VI HVC646630A HISENSE

Masat paraprake të përgjithshme

Kur përdorni fshesë me korent, gjithmonë respektoni masat paraprake bazë të sigurisë: Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni pajisjen vetëm në përputhje me udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen për herë të parë, hiqni të gjithë filmin mbrojtës ose plastikën. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para se të përdorni pajisjen, montoni me kujdes të gjitha pjesët e saj. // Përdorni pajisjen vetëm brenda dhe në zona të thata. // Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara nga prodhuesi. // Mos e përdorni pajisjen nëse ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse është mbajtur jashtë, ose nëse ka rënë poshtë ose është zhytur në një leng. // Pastrimi i rregullt mund të zgjasë jetëgjatësinë e pajisjes. // Sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lira të veshjeve tuaja, gishtat ose pjesët e tjera të trupit të mos jenë në kontakt me vrimat ose pjesët lëvizëse të pajisjes. // Pajisja përputhet me të gjitha standardet e kërkuara në lidhje me energjinë elektrike dhe rregulloret për interferencat radio. // Pajisja nuk është synuar që të përdoret nga fëmijët dhe personat me aftësi të dëmtuara fizike ose mendore. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyrren gjatë përdorimit të pajisjes ose nëse u janë dhënë udhëzime përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mènyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfsihira. Mbani fëmijët nën mbikëqyrje kur ata janë duke përdorur pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes, përveçse nëse janë më të mèdhenj se 8 vjeç dhe e bëjnë këtë nën mbikëqyrje. // Fikeni pajisjen pas përdorimit.

Rreziqet

Mos zhytni njësinë kryesore/karkasën e pajisjes ose bazën e karikimit në ujë ose në ndonjë lëng tjetër dhe mos i shpëlani ato me ujë të rrjedhshëm.

Paralajmërime të veçanta

Para se të lidhni pajisjen ose bazën e karikimit me kabllon e rrymës të rrjetit elektrik, sigurohuni që voltazhi i treguar të përputhet me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. // Mos përdorni një fshesë me korent të dëmtuar ose një bazë karikimi të dëmtuar (ose adaptor - në varësi të modelit tuaj të fshesës me korrent). Nëse baza e karikimit (ose adaptori) është dëmtuar, zëvendësojeni atë vetëm me një pjesë rezervë originale në mënyrë që të shmangni rreziqet. // Një transformator është i integruar në adaptor. Heqja dhe zëvendësimi i adaptorit me një tjetër nuk lejohen pasi kjo mund të çojë në një situatë të rrezikshme. // Karikoni fshesën me korent vetëm me adaptorin e furnizuar dhe bazën e karikimit. Adaptori mund të nxhet gjatë karikimit. Kjo është një dukuri normale. (Në varësi të modelit tuaj, nëse ka një adaptor.) // Fikeni pajisjen gjatë karikimit. // Mos përdorni kurrë fshesë me korent pa filtra ose njësi filtrimi. // Vrimat e shkarkimit nuk duhet të bllokohen gjatë pastrimit me fshesë me korent. // Përdorni pajisjen vetëm për qëllime shtëpiake dhe në ambjente të brendshme.// Mbani vrimat/hapësirat thithëse të pastra dhe të lira për të siguruar fuqinë thithëse optimale dhe të papenguar të pajisjes. Rekomandohet që të pastroni rregullisht pjesët e hapura të zorrës thithëse dhe të hiqni pluhurin, qimet ose çdo gjë tjetër që mund të bllokojë fluksin e ajrit. // Para se të pastroni mbështetësin ose bazën e karikimit, hiqeni atë nga priza. //Mos përdorni asnjëherë fshesën me korent për të pastruar prushin ose tallashin, bishtat e cigareve,

shkrepëset, lëngjet (p.sh. ujin, shkumën e pastrimit të tapeteve), ose sende të mprehta ose me majë (xhama të thyer, etj.). // Mbajeni tubin thithës ose pjesën e hapur të pajisjes larg fytyrës dhe trupit. // Mos e përdorni kurrë pajisjen për të pastruar me fshesë me korent materialet e ndërtimit (siç janë: rëra e imët, gëlqerja, pluhuri i çimentos, pluhuri i tonerit etj.). Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes. // Mos e ekspozoni baterinë në zjarr ose temperatura mbi 60 °C

Probleme dhe zgjidhje

ProblemiArsyeja e mundshmeZgjidhja
Nuk punon.Bateria ka mbaruar.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar siç duhet.Karikojeni.Montojeni fshesën me korent të dorës në mënyrë korrekte.
Ešhtë ulur fuqia thithëse.Kupa e pluhurit është plot.Bllokim në Bllokim në tunelin e hyrjes së ajrit ose në rulin e furçës elektrike.Zbrazni pluhurat.Pastroni ose ndryshoniPastroni furçën elektrike.
Fshesa me korent nuk po karikohet.Karikuesi nuk është lidhur me prizën.Lidhësi i karikuesit nuk është i lidhur me bazën.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar me trupin.Lidhni karikuesin me prizën.Lidhni karikuesin me trupin e fshesës me korent.Montojeni fshesën me korent të dorës me trupin.
Përdorim shumë i shkurtër pas karikimit.Kohë e pamjaftueshme për karikim.Bateria po konsumohet.Bëni karikimin sipas udhëzimeve.Ndryshoni baterinë.

Mjedisi

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - Mjedisi - 1

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj. Dorëzojeni atë në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Kjo pajisje përmban shënimet përkatëse sipas direktivës evropiane 2012/19/EU Për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE). Ky udhëzues është kuadri i një vlefshmërie evropiane për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Garancia & shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Hisense në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Hisense-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Hisense -s.

Shënim: Garancia për baterinë e fshesës me korent është 12 muaj.

Vetëm për përdorim personal!

Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të pajisjes paketohen veçmas dhe vendosem në mënyrë të sigurt në njësinë kryesore të paketimit. // Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhézimet për montimin dhe përdorimin e sigurt. // Pajisja është e paraparë për fshirje të thatë në mjedis shtëpiak.

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - Garancia & shërbimi - 1

PJESËT

1 Kutia me motorin, baterinë dhe kutinë e pluhurit
2 Tubi thithës
3 Furça e dyshemesë me motor
4 Gryka 2 në 1
5 Gryka e gjatë dhe e ngushtë
6 Mbështetësja e murit
7 Përshtatësi

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - PJESËT - 1

MONTIMI

Futni baterinë në kutinë e motorit. //Lidhni pjesën e sipërme të tubit me njësinë e motorit dhe pjesën e poshtme me furçën e dyshemesë. Montimi është i suksesshëm kur pajisja të fiksohet fort deri te hullitë (do të dëgjoni një klikim të lehtë, pavarësisht se cilin cilësim po përdorni).

Në kuti ka një stacion karikimi, në të cilin mund t'i instaloni dy grykat më të vogla. Për montimin, ndiqni udhëzimet me figura të bashkangjitura. //Mbani stacionin e karikimit të paktën 1 m larg nga çdo trup ngrohës. // Për shkak të formës së saj, pajisja nuk qëndron vetë në këmbë.

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - MONTIMI - 1

PERDORIMI

Furçat dhe grykat përshtaten si me tubin, ashtu edhe me njësinë e motorit. // Duke shtypur butonin në furça dhe gryka, mund të kaloni lirshëm midis tyre, pasi janë të parapara për përdorime të ndryshme. Ato janë të vendosura siç duhet kur të dëgjoni një klikim të shkurtër.

  • Furça e dyshemesë përdoret për të fshirë të gjitha sipërfaqet e dyshemesë (fshirje e sipërfaqeve të thata të dyshemesë).
    Mos u përpiqni t'i fshini qilimat me shumë fibra, pasi ato mund të ngatërrohen në furçat e tipit rul dhe të dëmtojnë fshesën me korrent.
    Gryka e ngushtë është e paraparë për të fshirë pjesët e ngushta dhe më të vështira për t'u arritur (qoshet, divanet, rrjetat e merimangave, hapësirën prapa radiatorëve...).
    – Gryka me qime (për korniza, sirtarë...). Nxirrni grykën me qime nga bashkëngjitja dhe rrotullojeni.

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - PERDORIMI - 1

KARIKIMI

Karikoni fshesën me korrent të paktën 1 m larg nga çdo sipërfaqe ngrohjeje. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit.

Përshtatësi me kabllon e karikimit të fshesës me korrent është i përfshirë në dërgesë. // Duke shtypur butonin në baterinë e fshesës me korrent, mund ta hiqni në mënyrë të sigurt baterinë, e cila gjithashtu mund të karikohet veçmas nga fshesa me korrent.

// Gjatë karikimit, përqindja e baterisë do të shfaqet në njësinë e ekranit.

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - KARIKIMI - 1

PËRDORIMI

Ekrani shfaq funksione të ndryshme:

  • Pajisja ka një ekran digjital për mbushjen e baterisë. Ai shfaq në mënyrë digjitale karikimin e baterisë gjatë përdorimit ose karikimit.
  • Simboli me vizë të hequr i rulit ndizet nëse një objekt i huaj ngec në furçë. Kur ky simbol të ndizet, hiqni objektin e huaj.
  • Kur të zgjidhni shpejtësinë, ekrani do t'ju tregojë se sa kohë ju ka mbetur për të fshirë para se të mbarojë bateria. // Ju mund të zgjidhni midis dy shpejtësive të ndryshme: MÄX (deri në 10 min), AUTO (deri në 50 min).
  • Butoni on/off (i ndezjes/fikjes).

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - PËRDORIMI - 1

HEDHJA E PAJISJES

Nëse dëshironi ta zëvendësoni pajisjen ose nuk keni më nevojë për të, duhet të mendoni edhe për mbrojtjen e mjedisit.

Bateria duhet të higet para se ta hidhni fshesën me korrent. // Për të hequr në mënyrë të sigurt baterinë, sigurohuni që bateria të jetë shkarkuar plotësisht. Nëse pajisja nuk ka një bateri të lëvizshme, ndiqni udhëzimet e dhëna në fletëplasosjen me figura.

HISENSE Hi-Move VI HVC646630A - HEDHJA E PAJISJES - 1

KUTIA E PLUHURIT DHE FILTRAT

1 Kutia e pluhurit dhe filtrat

Hiqni tubin nga njësia e motorit. // Për të pastruar kutinë e pluhurit, shtypni butonin anash kutisë. // Pjesa e poshtme e kutisë së pluhurit do të hapet. Kjo lejon që pluhuri të hiqet nga kutia. // Kur të hiqni kutinë nga njësia e motorit, kini kujdes që të mos ju bjerë nga dora dhe ta dëmtoni atë. // Shtypni në anën e përparme të kutisë. //Anoni dhe ngrini kutinë e pluhurit siç tregohet në figurë. //Hiqni filtrin dhe skajin e filtrit nga kutia dhe zbrazini ato. // Kutia, xhunta dhe filtri mund të fshihen, tunden ose shpëlahen me ujë të vakët. Kini kujdes, pasi trajtimi jo i duhur mund të dëmtojë pjesë të fshesës me korrent. // Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata para se të rimontoni kutinë në pajisje. //Për të montuar pjesët e brendshme të kutisë, rimontoni siç duhet fshesën me korrent. // Mos fshini asnjëherë pa futur filtrin e pluhurit.

2 Zëvendësimi i filtrit

Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, ju rekomandojmë që të zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të fshesës me korrent.

FURÇA E DYSHEMESE

Shtypni butonin anash furçës për të liruar kunjin e furçës, hiqni furçën nga kutia dhe fshini pjesën e poshtme të kutisë me një leckë. Pastroni tubin thithës të furçës. Shkundni rulin në furçë dhe prisni me kujdes me gërshërë mbeturinat dhe qimet e flokëve të grumbulluara në furçë. Mos i tërhiqni qimet e flokëve ose mbeturinat, që të mos dëmtoni qimet e fshesës me korrent. Kur të zëvendësoni rulin, tërhiqni pjesën plastike që është e ngjitur në rul dhe montoni një rul të ri. // Montoni rulin përsëri në furçë. //Ruli është pozicionuar siç duhet kur të dëgjohet një klikim i lehtë dhe kunji anësor të jetë lidhur mirë me kutinë e furçës.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HISENSE

Modeli : Hi-Move VI HVC646630A

Kategori : Fshesë me vakum