JVC LT-50VD3300S - Televizor

LT-50VD3300S - Televizor JVC - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas LT-50VD3300S JVC në format PDF.

📄 104 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice JVC LT-50VD3300S - page 62
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth LT-50VD3300S JVC

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Televizor në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LT-50VD3300S - JVC dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LT-50VD3300S e markës JVC.

MANUAL I PËRDORUESIT LT-50VD3300S JVC

1 Futni bateritë në telekomandë

Futni brenda dy bateri AAA/R3 ose të ngjashme. Kontrolloni polaritetin e duhur (+/-) kur të vendosni bateritë dhe rivendosni kapakun e baterisë.

2 Lidhni antenën me televizorin

* Opsionet e lidhjes në pjesën e pasme mund të ndryshojnë në varësi të modelit

3 Lidhni televizorin me prizën elektrike

4 Për të ndezur televizorin (në varësi të modelit)

Pasi të lidhni kordonin elektrik me prizën elektrike, dritat LED të gatishmërisë do të ndizen.

Për të ndezur televizorin nga modaliteti në gatishmëri;

  1. Shtypni butonin Standby, Guide, Netflix ose Prime Video në telekomandë.

---ose---

2a. Shtypni në mes të çelësit anësor të funksionit në televizor.

2b. Shtypni butonin e kontrollit në televizor.

2c. Shtypni butonin e kontrollit në televizor.

2d. Shtypni në qendër të dorezës në televizor ose shtypni lart/poshtë.

* * Pamja e butonave të telekomandës dhe pozicioni i butonave të kontrollit në televizor mund të ndryshojë në varësi të modelit

ANA E PASME E TELEVIZORIT
JVC LT-50VD3300S - Për të ndezur televizorin (në varësi të modelit) - 1

text_image LNB ANT

JVC LT-50VD3300S - Për të ndezur televizorin (në varësi të modelit) - 2

JU LUTEMI SIGUROHUNI QË TË DYJA NJËSITË TË JENË TË FIKURA PARA SE T'I LIDHNI. Përdorni një kabillo HDMI te HDMI për t'i lidhur dy njësitë bashkë. Për të zgjedhur hyrjen HDMI, shtypni butonin Burimi në telekomandë. Sa herë që shtypet në menynë në ekran, ajo konfirmon zgjedhjen tuaj.

* Pamja e butonit Burimi mund të ndryshojë në varësi të modelit të telekomandës

JVC LT-50VD3300S - Për të ndezur televizorin (në varësi të modelit) - 3

text_image INPUT Lidhja te HDMI në pajisje

6

Procedura e konfigurimit automatik

Kur aktivizohet për herë të parë, opsonet e përzgjedhjes së gjuhës renditen në ekran. Zgjidhni gjuhën e dëshiruar nga lista dhe shtypni OK për të vazhduar.

Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procesin e konfigurimit fillestar. Përdorni butonat e drejtimit dhe butonin OK në telekomandë për të zgjedhur, caktuar, konfirmuar dhe vazhdoni.

Shënim: Për informacione dhe udhëzime të hollësishme rreth procesit të konfigurimit fillestar, referojuni manualit të udhëzimeve të këtij televizori.

7

Lidheni televizorin me internetin

Mund të hyni në internet nëpërmjet televizorit, duke e lidhur atë me një sistem me brez të gjerë. Duhet të konfiguroni parametrat e rrjetit për të shijuar një larmi përmbajtjesh transmetimi dhe aplikacionesh interneti. Këto cilësime mund të konfigurohen nga menyja Rrjeti që ndodhet nën menynë Cilësimet në ekranin bazë.

Lidhja me tel

Lidhni televizorin me modemin/ruterin tuaj me anë të një kabilloje ethernet. Në pjesën e pasme të televizorit ka një portë LAN.

Statusi i lidhjes nën seksionin Ethernet në menynë Rrjeti do të ndryshojë nga i shkëputur në i lidhur.

Lidhja pa tel

Kërkohet një modem/ruter LAN pa tel për të lidhur televizorin me internetin nëpërmjet lidhjes LAN pa tel. Theksoni opsionin Wireless në menunë Rrjeti dhe shtypni OK për të aktivizuar lidhjen pa tel. Do të listohen rrjetet e disponueshme. Theksoni rrjetin nga lista dhe shtypni OK për t'u lidhur. Mund t'ju kërkohet të futni një fjalëkalim për t'u lidhur me rrjetin e zgjedhur, në rast se rrjeti është i mbrojtur me fjalëkalim.

Lidhja pa tel
JVC LT-50VD3300S - Lidhja pa tel - 1

text_image Lidhja me brez të gjerë ISP lidhja

Televizori me Wi-Fi të brendshëm
(në varësi të modelit)

Lidhja me tel

JVC LT-50VD3300S - Lidhja pa tel - 2

text_image Lidhja me brez të gjere ISP lidhja Kablloja LAN (ethernet)

Hyrja LN në anën e pasme të televizorit

I dashur klient

Kjo pajisje është në përputhje me direktivat dhe standardet evropiane në fuqi në lidhje me përputhshmërinë elektromagnetike dhe sigurinë elektrike.

Përfaqësuesi evropian i prodhuesit është:

Vestel Germany GmbH

Parkring 6

85748 Garching b.München

Germany

Aksesorët e përfshirë

  • Telekomanda
    • Bateritë: 2 x AAA
  • Udhëzuesi i fillimit të shpejtë

Në varësi të modelit

• Kordoni elektrik
• Paketa e montimit në mur

Informacione mbi Sigurinë

JVC LT-50VD3300S - Informacione mbi Sigurinë - 1

KUJDES

RREZIK I GODITJES ELEKTRIKE MOS E HAPNI

JVC LT-50VD3300S - KUJDES - 1

KUJDES: PËR TË MINIMIZUAR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA PAJISJES NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. DREJTOHUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIM.

Në kushte ekstreme moti (stuhi, vetëtima) dhe periudha të gjata pa punë (kur shkoni me pushime) hiqeni televizorin nga priza elektrike.

Priza elektrike përdoret për të shkëputur pajisjen e televizorit nga rrjeti elektrik dhe për këtë arsye duhet të jetë gjithmonë e gatshme për përdorim. Nëse televizori nuk është shkëputur nga lidhja elektrike e rrjetit, pajisja do të marrë përsëri energji elektrike në të gjitha situatat edhe nëse televizori është në modalitetin e gatishmërisë ose i fikur.

Shënim: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionimin e veçorive përkatëse.

Ju lutemi lexoni gjerësisht këto udhëzime para montimit ose përdorimit të pajisjes.

PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur nga personat (përfshirë fëmijët) që janë të aftë/kanë eksperiencë me përdorimin e një pajisje të tillë pa qenë të monitoruar, në rast se nuk janë të monitoruar ose të udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

  • Përdoreni këtë aparat televizori në një lartësi më të vogël se 5000 metra mbi nivelin e detit, në vende të thata dhe në rajone me klimë tropikale ose të butë.
  • Televizori është projektuar për përdorim shtëpiak dhe për ambiente të brendshme të ngjashme, por mund të përdoret edhe në vende publike.

  • Për arsye ajrimi, lini të paktën 5 cm hapësirë të lirë rreth televizorit.

  • Ventilimi nuk duhet të pengohet nga mbulimi ose bblokimi i vrimave të ventilimit me objekte, si p.sh. gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj.

- Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet me lehtësi. Mos e vendosni televizorin, mobiliet, etj. mbi kordonin elektrik. Një kordon elektrik/prizë i dëmtuar mund të shkaktojë zjarr ose dridhje nga korrenti. Përdoreni kordonin elektrik nga spina, mos e hiqni nga spina televizorin duke tërhequr kordonin elektrik. Mos e prekni kurrë kordonin/spinën elektrike me duar të njoma pasi kjo mund të shkaktojë një qark të shkurtër ose goditje elektrike. Mos e bëni asnjëherë kordonin nyjë, apo ta lidhni me kordonë të tjerë. Nëse dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet dhe kjo duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.

- Mos e ekspozoni televizorin ndaj rrjedhjeve ose spärkatjeve me lëngje dhe mos vendosni objekte të mbushura me ujë, si vazo, kupa etj. mbi televizor (p.sh. mbi raftet mbi aparatin).

- Mos e ekspozoni televizorin ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit ose mos vendosni flakë të hapura si p.sh. qirinj të ndezur mbi ose pranë televizorit.

- Mos vendosni asnjë burim nxehtësie si p.sh. ngrohës elektrik, radiator, etj. pranë televizorit.

- Mos e vendosni televizorin mbi dysheme ose mbi sipërfaqe të pjerrëta.

- Për të shmangur rrezikun e mbytjes, mbajini qeset plastike larg nga foshnjat, fëmijët dhe kafshët shtëpiake.

- Vendosni me kujdes mbështetësen te televizori. Nëse mbështetësja është e pajisur me vidha, shtrëngojini mirë për të parandaluar animin e televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat dhe montoni si duhet gominat e mbështetëses.

- Mos i hidhni bateritë në zjarr ose bashkë me materiale të rrezikshme ose të djegshme.

PARALAJMËRIM - Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.

PARALAJMËRIM - Presioni i tepërt i zërit nga kufjet e ndryshme mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.

MBI TË GJITHA - ASNJËHERË mos lejoni asnjë person, sidomos fëmijët, të shtyjnë ose të godasin ekranin, të fusin sende në vrima, fole ose në vende të tjera të hapura në kasën e pajisjes.

⚠️ KujdesRrezik për dëmtime të rënda ose vdekje
⚠️ Rrezik i goditjes elektrikeRrezik nga voltazhi
⚠️ MirëmbajtjaElement i rëndësishëm i mirëmbajtjes

Lidhja elektrike(Në varësi të modelit)

E RËNDËSISHME: Aparati i televizorit është i projektuar të funksionojë në spina me 220-240V AC, 50 Hz. Pas heqjes së paketimit, lëreni televizorin të arrijë në temperaturën e ambientit në dhomë para se ta lidhni me rrjetin elektrik.

JVC LT-50VD3300S - Lidhja elektrike(Në varësi të modelit) - 1

Lidhni njërin skaj (spinën me dy vrima) të kordonit elektrik të përfshirë në prizën elektrike në pjesën e pasme të televizorit siç tregohet më sipër. Më pas lidhni skajin tjetër të kordonit elektrik me prizën elektrike.

Shënim: Pozicioni i prizës elektrike mund të ndryshojë sipas modelit.

Shenjat mbi produkt

Simbolet e mëposhtme përdoren mbi produkt si një shenjë për kufizimet dhe masat paraprake, si dhe për udhëzimet për sigurinë. Çdo shpjegim do të merret parasysh vetëm kur produkti ka shenjat përkatëse. Kini parasysh këto informacione për arsye sigurie.

JVC LT-50VD3300S - Shenjat mbi produkt - 1

Pajisja e klasës II: Kjo pajisje është e projektuar në mënyrë të tillë që të mos kërkohet një lidhje elektrike sigurie për tokëzimin.

JVC LT-50VD3300S - Shenjat mbi produkt - 2

Terminali aktiv i rrezikshëm: Terminali(et) i shënuar paraqet rrezik kur ka elektricitet në kushtet normale të funksionimit.

JVC LT-50VD3300S - Shenjat mbi produkt - 3

Kujdes - shikoni udhëzimet e përdorimit: Zona(t) e shënuar përmban bateri pila ose pllakë që mund të ndërrohen nga përdoruesi.

JVC LT-50VD3300S - Shenjat mbi produkt - 4

Produkt me laser i Klasës 1: Ky produkt përmban një burim laseri të Klasës 1 që është i sigurt në kushte përdorimi të parashikuara

normalisht.

PARALAJMËRIM

Mos e gëlltitni baterinë - rrezik nga djegiet kimike Ky produkt ose aksesorët e tij mund të kenë një bateri pilë/pllakë. Në rast se bateria pllakë gëlltitet, ajo mund të shkaktojë djegie të brendshme të rënda në vetëm 2 orë dhe mund të shkaktojë vdekjen.

Mbajini bateritë e reja dhe të përdorura larg nga fëmijët.

Në rast se ndarja e baterisë nuk mbyllet mirë, ndaloni përdorimin e produktit dhe mbajeni larg nga fëmijët. Në rast se mendoni se mund të jenë gëlltitur bateritë ose të jenë vendosur brenda një pjese të trupit, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

____

Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda personale ose edhe vdekjen. Shumë lëndime, sidomos për fëmijët, mund të shmangen duke marrë masa paraprake të thjeshta si;

  • Përdorni GJITHMONË raftet ose mbështetëset ose mënyrat e montimit të rekomanduara nga prodhuesi i aparatit të televizorit.
  • Përdorni GJITHMONË mobilie që e mbajnë aparatin e televizorit në mënyrë të sigurt.
  • Sigurohuni GJITHMONË që aparati i televizorit nuk varet në buzë të mobilies ku është vendosur.
  • Edukoni GJITHMONË fëmijët për rreziqet nga ngjitja mbi mobilie për të kapur aparatin e televizorit ose komandat e tij.
  • Vendosini GJITHMONË kordonët dhe kabllot e lidhura me televizorin në mënyrë të tillë që të mos i shkelni, tërhiqni ose kapni.
  • Mos e vendosni ASNJËHERË aparatin e televizorit në një vend të paqëndrueshëm.
  • Mos e vendosni ASNJËHERË aparatin e televizorit mbi mobilie të ndryshme (për shembull, bufe ose biblioteka) pa i lidhur mobiliet dhe aparatin e televizorit me një mbështetëse të përshtatshme.
  • Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin mbi rroba ose materiale të tjera të vendosura mes televizorit dhe mobilies mbajtëse.
  • Mos vendosni ASNJËHERË objekte që mund t'i nxitin fëmijët të ngjiten, si p.sh. lodra dhe telekomanda, mbi televizor ose mbi mobilien ku është vendosur televizori.
  • Pajisja është e përshtatshme vetëm për montim në lartësi ≤2 m.

Nëse aparati aktual i televizorit do të merrni dhe do të vendoset në një vend tjetër, duhet të zbatoni të njëjtat udhëzime si më sipër.

____

Aparatet e lidhura me tokëzimin mbrojtës të sistemit të ndërtesës nëpërmjet lidhjes së rrjetit elektrik ose nëpërmjet aparateve të tjera me një lidhje në tokëzimin mbrojtës - dhe me një sistem televiziv të shpërndarjes duke përdorur një kabllo koaksial mund të jenë krijojnë një rrezik zjarri në disa rrethana. Për këtë arsye lidhja me një sistem televiziv shpërndarës duhet të sigurohet nëpërmjet një pajisje që garanton izolimin elektrik nën një gamë të caktuar frekuencash (izolues i galvanizuar)

PARALAJMËRIMET PËR MONTIMIN NË MUR

  • Lexoni udhëzimet para se të montoni televizorin në mur.
  • Paketa e montimit në mur është opsonale. Mund ta merrni atë nga shitësi lokal, nëse nuk përfshihet bashkë me televizorin.
  • Mos e montoni televizorin në tavan ose në një mur të pjerrët.
  • Përdorvidhat e specifikuara të montimit në mur dhe aksesorët e tjerë të specifikuar.
  • Shtrëngoni mirë vidhat e montimit në mur për të parandaluar rënien e televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat.

Figurat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga paraqitja aktuale e produktit. Dizajni dhe specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.

Njoftimi për lejen

Termat HDMI, HDMI High-Definition Multimedia Interface, karakteristikat e produktit për HDMI dhe logot e HDMI janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing Administrator, Inc.

JVC LT-50VD3300S - Njoftimi për lejen - 1

Prodhuar nën licencën nga Dolby Laboratories. Dolby, Dolby Audio, dhe dhe simboli me dy D janë marka tregtare të Dolby Laboratories Licensing Corporation.

Dolby Audio

YouTube dhe logoja e YouTube janë marka tregtare të Google Inc.

Në varësi të modelit

Për patentat e DTS-së, shikoni http://patents.dts.com. Prodhuar nën licencë nga DTS Licensing Limited. Logoja e DTS, DTS-HD, Virtual:X dhe DTS-HD janë marka tregtare të regjistruara ose marka tregtare të DTS, Inc. në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera. © 2022DTS, InTË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA.c.

dts HD.

Në varësi të modelit

Fjala, marka dhe logot e Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara në pronësinë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i markave të tilla nga Vestel Elektronik Sanayi ve Ticaret A.S. është me licencë. Markat tregtare dhe emrat e tjera tregtarë janë të pronarëve të tyre përkatës.

Ky produkt përmban teknologji që janë objekt i të drejtave të caktuara të pronësisë intelektuale të Microsoft. Përdorimi ose shpërndarja e kësaj teknologjie jashtë këtij produkti është e ndaluar pa licencën(at) përkatëse nga Microsoft.

Pronarët e përmbajtjeve përdorin teknologjinë e aksesit të përmbajtjes së Microsoft PlayReady™ për mbrojtjen e pronësisë së tyre intelektuale, duke përfshirë përmbajtjet me të drejta autori. Kjo pajisje përdor teknologjinë PlayReady për të pasur akses te përmbajtjet e mbrojtura me PlayReady dhe/ose WMDRM. Nëse pajisja dështon në zbatimin e duhur të kufizimeve mbi përdorimin e përmbajtjes, pronarët e përmbajtjeve mund të kërkojnë që Microsoft të anulojë aftësinë e pajisjes për të konsumuar përmbajtje të mbrojtura me PlayReady. Anulimi nuk ndikon te përmbajtjet e pambrojtura ose përmbajtjet e mbrojtura nga teknologji të tjera të aksesit. Pronarët e përmbajtjeve mund të kërkojnë që ta përmirësoni me PlayReady për pasur akses te përmbajtjet e tyre. Nëse e refuzoni një përmirësim, nuk do të mund të keni akses te përmbajtja që kërkon përmirësimin.

Logoja "CI Plus" është markë tregtare e CI Plus LLP. Ky produkt mbrohet nga të drejta të caktuara të pronësisë intelektuale të Microsoft Corporation. Përdorimi ose shpërndarja e teknologjisë së tillë jashtë këtij produkti është e ndaluar pa një licencë nga Microsoft ose një filial i autorizuar i Microsoft.

DVB është një markë tregtare e regjistruar e DVB Project.

JVC LT-50VD3300S - Në varësi të modelit - 1

Ky produkt është prodhuar, shpërndarë dhe garantuar ekskluzivisht nga VESTEL Ticaret A.Ş dhe shërbimi kryhet nga ofruesit e tij të përcaktuar për shërbimin. “JVC” është marka tregtare e JVCKENWO Corporation, e përdoruar nga kompanitë e tilla licencë.

JVC

Udhëzimet për montimin në mur(në varësi të modelit)

Montimi në mur i televizorit

Televizori mund të montohet në një mur me anë të paketës së montimit VESA MX X*X mm (*) VESA që shitet më vete. Hiqni bazën mbështetëse siç tregohet. Montojeni televizorin sipas udhëzimeve të dhëna me paketën. Kini kujdes kabllot elektrike, tubat e gazit dhe të ujit në mur. Në rast se keni dyshime, kontaktoni me një person të kualifikuar për montimin. Gjatësia e filetimit të vidhës nuk duhet të kalojë X mm (*) brenda në televizor. Kontaktoni me dyqanin ku e keni blerë këtë produkt për informacione se ku të blini paketën VESA.

(*) Referojuni faqes përkatëse shtesë për matjet e sakta për VESA dhe specifikimet e vidhës.

Heqja e mbështetëses bazë

- Për të hequr mbështetësen bazë, mbrojeni ekranin dhe shtrijeni televizorin përmbys mbi një tavolinë të qëndrueshme me bazën e tij të zgjatur në anë të tavolinës. Hiqni vidhat që e kapin mbështetësen te televizori.

JVC LT-50VD3300S - Heqja e mbështetëses bazë - 1

Informacione për hedhjen pas përdorimit

[Bashkimi Evropian]

Këto simboli tregojnë se pajisja elektrike dhe elektronike dhe bateria me këtë simbol nuk duhet të hidhet me mbeturinat e përgjithshme familjare në fund të përdorimit të saj. Në vend të kësaj, produktet duhet të dorëzohen në pikat përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe për bateritë, për një trajtim, rikuperim dhe riciklim të përshtatshëm në përputhje me legjislacionin tuaj kombëtar dhe Direktivat 2012/19/EU dhe 2013/56/EU.

Me hedhjen e këtyre produkteve në mënyrën e duhur, do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve natyrore dhe do të ndihmoni në parandalimin e efekteve të mundshme negative në mjedis dhe në shëndetin human që mund të shkaktohen në rast të kundërt nga administrimi i papërshtatshëm i mbeturinave të këtyre produkteve.

Për më shumë informacione mbi pikat e grumbullimit dhe riciklimin e këtyre produkteve, kontaktoni me zyrën lokale të bashkisë, shërbimin për hedhjen e mbeturinave familjare ose dyqanin ku e keni blerë produktin.

Mund të zbatohen gjoba për hedhjen e gabuar të këtyre mbeturinave, sipas legjislacionit tuaj kombëtar.

[Përdoruesit tregtarë]

Nëse dëshironi ta hidhni këtë produkt, kontaktoni me furnizuesin dhe kontrolloni kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes.

[Shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian]

Këto simbole janë të vlefshme vetëm në Bashkimin Evropian.

Kontaktoni me autoritetet tuaja lokale për të mësuar mbi hedhjen dhe riciklimin.

Produkti dhe paketimi duhet të dërgohen në pikën lokale të grumbullimit për riciklim.

Disa pika grumbullimi i pranojnë produktet pa pagesë.

Shänim: Shenja Pb nën simbolin për bateritë tregon se kjo bateri përmban plumb.

JVC LT-50VD3300S - [Shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian] - 1

text_image Produktet Bateria

Telekomanda

JVC LT-50VD3300S - Telekomanda - 1

text_image INPUT 1 2 3 4 5 6 7 8 9 GUIDE CHLIST 28 2 3 4 5 6 7 8 9 10 VOL EXIT CH 25 24 23 22 21 20 19 18 17 16 JVC RM-C3612
  1. Në gatishmëri(*): Ndez / fik Televizorin

  2. Butonat numerikë: Ndërron kanalin, fut një numër ose një shkronjë në kutinë e tekstit në ekran

  3. Guida: Shfaq guidën elektronike të programeve

  4. Butonat me ngjyra: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionet e butonave me ngjyra

  5. Menuja: Shfaq menunë e Televizorit

  6. Butonat e drejtimit: Ndihmon për të naviguar në menu, përmbajtje, etj., si dhe shfaq nënfaqet në modalitetin TXT kur shtypni Djathtas ose Majtas

  7. OK: Konfirmon zgjedhjet e përdoruesit, faqen (në modalitetin TXT), shfaq menunë e Kanaleve (modaliteti DTV)

  8. Prapa/Kthehu: Kthehet tek ekrani i mëparshëm, menyja e mëparshme, hap faqen e indeksit (në modalitetin TXT). Kalon me shpejtësi mes kanaleve të mëparshme dhe pasardhëse ose mes burimeve

  9. Kreu: Hap ekranin kryesor

  10. Volumi +/-: Rrit/zvogëlon nivelin e volumit

  11. Bllokimi i zërit: Çaktivizon plotësisht volumin e televizorit

  12. Tekst: Shfaq teletekstin (kur ka), shtypeni përsëri për të mbivendosur teletekstin mbi një figurë normale në transmetim (e përzier)

  13. Free: Hap aplikacionin e Vidaa Free

  14. Netflix: Hap aplikacionin e Netflix.

  15. YouTube: Hap aplikacionin YouTube

  16. Shfletuesi: Hap aplikacionin e shfletuesit

  17. Disney+: Hap aplikacionin Disney+

  18. Plex: Hap aplikacionin e Plex

  19. Prime Video: Hap aplikacionin Amazon Prime Video

  20. Modifikoni (*)

  21. Deezer: Hap aplikacionin e Deezer

  22. Informacione: Shfaq informacionet për përmbajtjen në ekran, shfaq informacionet e fshehura (shfaq - në modalitetin TXT)

  23. Titrat: Hap menunë e titrave ku mund të aktivizoni ose çaktivizoni titrat (kur ka)

  24. Kanali +/-: Rrit/zvogëlon numrin e kanalit

  25. Dil: Mbyll dhe del nga menutë e shfaqura ose kthehet te ekrani i mëparshëm

  26. PlayPad: Zgjidhni butonin që dëshironi të përdorni në PlayPad dhe shtypni OK

Përdorni butonat e medias për të kontrolluar rileximin e medias. Elementet e kontrollit për të luajtur, ndërprerë, ndaluar, kthyer prapa dhe kaluar përpara median do të jenë të disponueshëm.

Zgjidhni butonin e regjistrimit dhe shtypni OK për të regjistruar një program ose zgjidhni butonin e pauzës dhe shtypni OK për të nisur regjistrimin me zhvendosje në kohë(**)

  1. Lista e kanaleve: Hap listën e kanaleve

  2. Hyrja: Shfaq burimet e disponueshme të transmetimit dhe të përmbajtjes

(\*) Butoni i modifikimit

Mbani të shtypur butonin Modifikoni në telekomandë. Në ekran do të shfaqet një menu ku mund të ndryshoni sjelljen e butonit. Mund të zgjidhni një nga burimet e hyrjes (p.sh. HDMI, AV etj.) ose aplikacionet (çdo aplikacion të disponueshëm te Kreu > Më shumë aplikacione) që shfaqen në ekran.

Nëse funksioni i butonit Modifikoni ndryshon, aplikacioni/veçoria e zgjedhur do të hapet kur të shtypet butoni. Nëse jo, do të shikoni një mesazh që tregon se si t'i caktoni një funksion këtij butoni.

Shënimi në fund të faqes:

Butonat i kuq, jeshil, blu dhe i verdhë kanë shumë funksione; ndiqni kërkesat në ekran dhe udhëzimet për seksionin.

(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : JVC

Modeli : LT-50VD3300S

Kategori : Televizor