HISENSE H23MOBS5HC - Furrë me mikrovalë

H23MOBS5HC - Furrë me mikrovalë HISENSE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas H23MOBS5HC HISENSE në format PDF.

📄 360 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice HISENSE H23MOBS5HC - page 288
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth H23MOBS5HC HISENSE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë me mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj H23MOBS5HC - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. H23MOBS5HC e markës HISENSE.

MANUAL I PËRDORUESIT H23MOBS5HC HISENSE

Ju falënderojmë për blerjen tuaj. Ne besojmë se së shpejti do të gjeni prova të mjaftueshme që vërtet mund të mbështeteni te produktet tona. Për ta bërë më të lehtë përdorimin e pajisjes, ne e bashkëngjisim këtë manual gjithëpërfshirës udhëzimesh.

Udhëzimet do t'ju ndihmojnë të njiheni me pajisjen tuaj të re. Lexojini me kujdes para se ta përdorni pajisjen për herë të parë.

Për çdo rast, sigurohuni që pajisja ju është sjellë e padëmtuar. Nëse identifikoni ndonjë dëm transporti, kontaktoni me përfaqësuesin tuaj të shitjeve ose magazinën rajonale nga ku është dorëzuar produkti. Numrin e telefonit mund ta gjeni në raportin e pranimit ose dorëzimit.

Ju urojmë ta përdorni me shumë kënaqësi pajisjen tuaj të re shtëpiake.

HISENSE H23MOBS5HC - 1

Pajisja për përdorim shtëpiak për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me anë të energjisë elektromagnetike, vetëm për përdorim të brendshëm.

UDHËZIME PËR PËRDORIMIN

Këto udhëzime janë për përdoruesit. Ato e përshkruajnë furrën dhe mënyrën se si përdoret. Ato vlejnë edhe për lloje të ndryshme pajisjesh elektroshtëpiake, prandaj mund të gjeni disa përshkrime të funksioneve që mund të mos vlejnë për pajisjen tuaj.

MASAT PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËS

(a) Mos u përpiqni ta përdorni këtë furrë me derë të hapur, pasi kjo mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalës. Eështë e rëndësishme të mos prishni ose manipuloni bllokimet e sigurisë.
(b) Mos vendosni asnjë objekt midis faqes së përparme të furrës dhe derës apo të lejoni që njollat ose mbetjet e pastruesit të grumbullohen në sipërfaqet e mbylljes.
(c) KUJDES: nëse dera ose gominat e derës dëmtohen, furra nuk duhet të punojë derisa të riparohet nga një person kompetent.

SHTOJCË

Nëse pajisja nuk mirëmbahet në një gjendje të mirë pastërtie, sipërfaqja e saj mund të degradohet dhe të ndikojë në jetëgjatësinë e aparatit, si dhe të çojë në një situatë të rrezikshme.

PARALAJMËRIM

Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike, lëndimit të personave ose ekspozimit ndaj energjisë së tepërt të furrës me mikrovalë kur përdorni pajisjen tuaj, ndiqni masat paraprake themelore, duke përfshirë sa vijon:

  • Lexoni dhe ndiqni: "MASAT PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËS".
  • Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe i kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

- Mbani pajisjen dhe kabllon e saj larg fëmijëve.

- Nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget ndonjë rrezik.

- PARALAJMËRIM: sigurohuni që pajisja të jetë e ndezur para se të zëvendësoni llambën, për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.

- PARALAJMËRIM: është e rrezikshme për cilindo tjetër, përveç një personi kompetent, të kryejë ndonjë veprim shërbimi ose riparimi që përfshin heqjen e një mbulese që jep mbrojtje nga ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalës.

- PARALAJMËRIM: lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen në enë të mbyllura, pasi mund të shpërthejnë.

- Kur ngrohni ushqimin në enë plastike ose letre, shikoni me kujdes furrën për shkak të mundësisë së ndezjes.

- Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme për furrat me mikroyalë.

- Nëse del tym, fikni ose hiqni nga priza pajisjen dhe mbajeni derën mbyllur në mënyrë që të ndrydhni flakët e mundshme.

- Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në vlimin e vonuar shpërthyes, prandaj duhet pasur kujdes qjatë trajtimit të enës.

- Përmbajtjet e shisheve dhe kavanozave të ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë gë të shmangen djegiet.

- Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota shumë të ziera nuk duhet të nxehen në furrat me mikrovalë pasi ato mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me mikrovalë.

- Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha mbetjet e ushqimit.

- Mosmbajtja e furrës në gjendje të pastër, mund të çojë në përkeqësimin e sipërfaqes, gjë që mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë në një situatë të rrezikshme.

- Për të shmangur mbinxehjen, pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të montohet mbrapa ndonijë dere dekorative.

(Kjo nuk është e zbatueshme për pajisjet me derë dekorative.)

- Përdorni vetëm sondën e temperaturës të rekomanduar për këtë furrë (për furrat e pajisura me një strukturë për të përdorur sonda të ndjeshme ndaj temperaturës).

- Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset në një dollap nëse nuk është testuar në një të tillë.

- Furra me mikrovalë duhet të përdoret me

derën dekorative të hapur (për furrat me derë dekorative).

- Kjo pajisje është për përdorim shtëpiak ose për raste të ngjashme, siç janë:

  • zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
  • nga klientët e hoteleve, moteleve dhe mjediseve të tjera akomoduese;
  • shtëpitë në ferma;
  • mjedise të tilla si akomodimet me mëngjes ("bed and breakfast").

  • Furra me mikrovalë është e paraparë për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve. Tharja e ushqimit ose veshjeve dhe ngrohja e mbulesave me ngrohje, pantoflave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të ngjashme mund të çojnë në rrezik lëndimi, ndezjeje ose zjarri.

  • Enët metalike për ushqim dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit me mikrovalë.
  • Pajisja nuk duhet të pastrohet me pastrues me avull.
  • Pajisja është e paraparë për përdorim të pavarur.
  • Sipërfaqja e pasme e pajisjeve duhet të vendoset pas muri.
  • Pajisja nuk është paraparë për të punuar me një kohëmatës të jashtëm ose me një sistem kontrolli në distancë më vete.
  • Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e lartë kur pajisja është në përdorim.
  • PARALAJMËRIM: kur pajisja punon në modalitetin e kombinuar, fëmijët duhet ta përdorin furrën vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve, si pasojë e temperaturave të krijuara.

LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI ATO PËR REFERENCË NË TË ARDHMEN

VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK

(JO PËR PËRDORIM KOMERCIAL)

RREZIK

Prekja e disa prej përbërësve të brendshëm mund të shkaktojë lëndime serioze personale ose vdekje. Mos e çmontoni këtë pajisje.

KUJDES

Përdorimi jo i duhur i tokëzimit mund të rezultojë në goditje elektrike.

Mos e fusni në prizë derisa pajisja të jetë instaluar dhe tokëzuar si duhet.

Kjo pajisje duhet të jetë e tokëzuar. Në rast të një qarku të shkurtër elektrik, tokëzimi zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike duke siguruar një tel shpëtimi për rrymën elektrike.

Kjo pajisje përmban një kabllo që ka një tel tokëzimi me një spinë tokëzimi. Spina duhet të futet në një prizë që është instaluar dhe tokëzuar si duhet.

Konsultohuni me një elektricist ose teknik të kualifikuar nëse udhëzimet e tokëzimit nuk janë kuptuar plotësisht ose nëse ekziston dyshimi nëse pajisja është e tokëzuar siç duhet.

Nëse është e nevojshme të përdorni një kabllo zgjatuese, përdorni vetëm një kabllo zgjatuese me 3 tela.

  1. Ešhtë dhënë një kabllo e shkurtër e furnizimit me energji elektrike për të zvogëluar rreziqet që rezultojnë nga ngatërrimi ose pengimi mbi një kabllo më të gjatë.

  2. Nëse përdoret një kabllo e gjatë ose kabllo zgjatuese:

1) Kapaciteti elektrik i shënuar i kompletit të kabllos ose kabllos zgjatuese duhet të jetë së paku po aq i madh sa fuqia nominale e pajisjes.

2) Kablloja zgjatuese duhet të jetë kabllo me 3 tela e tipit tokëzues.
3) Kablloja e gjatë duhet të jetë e rregulluar në mënyrë që të mos varet mbi banak ose tavolinë, ku mund të tërhiqet nga fëmijët ose të shkelet pa dashje.

Sigurohuni që ta hiqni pajisjen nga priza.

  1. Pas përdorimit, pastroni zgavrën e furrës me një leckë pak të lagur.
  2. Pastroni aksesorët në mënyrën e zakonshme në ujë me sapun.
  3. Kur janë të papastra, korniza dhe gomina e derës dhe pjesët e afërta, duhet të pastrohen me kujdes me një leckë të lagur.
  4. Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes apo kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund të gërvishtin sipërfaqen dhe të çojnë në thyerje të xhamit.
  5. Këshillë pastrimi --- Për pastrim më të lehtë të mureve të zgavrës që mund të preken nga ushqimi i gatuar: Vendosni gjysmë limoni në një tas, shtoni 300 ml ujë dhe ngrohni me 100% fuqi të mikrovalës për 10 minuta. Pastrojeni furrën me një leckë të butë dhe të thatë.

KUJDES

Rrezik i lëndimit personal

Eështë e rrezikshme për cilindo tjetër përveç një personi kompetent të kryejë ndonjë operacion shërbimi ose riparimi që përfshin heqjen e një mbulese që jep mbrojtje ndaj ekspozimit të energjisë së mikrovalës. Shikoni udhëzimet për "Materialet që mund të përdoren në furrë me mikrovalë ose që duhen shmangur në furrë me mikrovalë". Mund të ketë enë të caktuara jometalike që nuk janë të sigurta për t'u përdorur në mikrovalë. Nëse keni dyshime, mund të provoni enën në fjalë duke ndjekur procedurën më poshtë.

Testi i enës:

  1. Mbushni një enë të sigurt për mikrovalë me 1 filxhan ujë të ftohtë (250 ml) së bashku me enën në fjalë.
  2. Gatuani në fuqinë maksimale për 1 minutë.
  3. Prekni me kujdes enën. Nëse ena e zbrazët është e ngrohtë, mos e përdorni për gatim në mikrovalë.
  4. Mos e tejkaloni 1 minutë kohë gatimi.

Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë

Vërejtje për Enët e kuzhinës

Ena për skuqjeNdiqni udhëzimet e prodhuesit. Pjesa e poshtme e enës për skuqje duhet të jetë së paku 3/16 inç (5 mm) mbi pllakën rrotulluese. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë thyerjen e pllakës rrotulluese.
Enët e ngrëniesVetëm të sigurtat për mikrovalë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.Mos përdorni enë të plasaritura ose të ciflosura.
Kavanozat e qelqitGjithmonë hiqni kapakun. Përdorini vetëm për të nxehur ushqimin derisa të jetë i ngrohtë. Shumica e kavanozave të qelqit nuk janë rezistentë ndaj nxehtësisë dhe mund të thyhen.
Enët e qelqitVetëm enët e qelqit rezistente ndaj nxehtësisë. Sigurohuni që të mos ketë zbukurime metalike. Mos përdorni enë të plasaritura ose të ciflosura.
Qeset për gatim në furrëNdiqni udhëzimet e prodhuesit. Mos e mbyllni me lidhëse metalike. Krijoni vrima për të lejuar që avulli të dalë.
Pjatat dhe gotat prej letrePërdoreni vetëm për gatim/ngrohje afatshkurtër. Mos e lini furrën pa mbikëqyrje gjatë gatimit.
Pecetat e letrësPërdorini për të mbuluar ushqimin për ringrohje dhe përthithjen e yndyrës.Përdorini me mbikëqyrje vetëm për gatim afatshkurtër.
Letra pergamenePërdoreni si mbulesë për të parandaluar spërkatjen ose si mbështjellës për avullin.
PlastikaVetëm të sigurtat për mikrovalë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Duhet të jetë e etiketuar si "Microwave Safe" (I/e sigurt për mikrovalë). Disa enë plastike zbuten, ndërsa ushqimi brenda nxehet. "Qeset për zierje" dhe geset plastike të mbyllura fort duhet të çahen, shpohen ose shfryhen siç udhëzohet nga paketa.
Mbështjellëset plastikeVetëm të sigurtat për mikrovalë. Përdorini për të mbuluar ushqimin gjatë gatimit me qëllim të ruajtjes së lagështisë. Mos lejoni që mbështjellëset plastike të prekin ushqimin.
TermometratVetëm të sigurtët për mikrovalë (termometrat e mishit dhe ëmbëlsirave).
Letra e dyllitPërdoreni si mbulesë për të parandaluar spërkatjen dhe për të ruajtur lagështinë.

Materialet që duhen shmangur në furrën me mikrovalë

Vërejtje përEnët e kuzhinës
Tabakaja e aluminitMund të shkaktojë hark elektrik. Transferoni ushqimin në një enë të sigurt për mikrovalë.
Kutitë e kartonit me dorezë metalike për ushqimMund të shkaktojnë hark elektrik. Transferoni ushqimin në një enë të sigurt për mikrovalë.
Enët metalike ose të zbukuruara me metalMetali mbron ushqimin nga energjia e mikrovalëve. Zbukurimi metalik mund të shkaktojë hark elektrik.
Lidhjet me përdredhje metalikeMund të shkaktojnë harkim dhe mund të shkaktojnë zjarr në furrë.
Qeset e letrës Mund të shkaktojnë zjarr në furrë.
Buka e peshkutBuka e peshkut mund të shkrijë ose kontaminojë lëngun brenda kur ekspozohet në temperaturë të lartë.
DruriDruri thahet kur përdoret në furrë me mikrovalë dhe mund të ndahet ose të plasaritet.

(Në rast të ndonjë ndryshimi midis pajisjes dhe fotografive në këtë manual, do të mbizotërojë produkti.)

Hiqni furrën dhe të gjitha materialet nga kartoni dhe zgavra e furrës.

Furra juaj vjen me aksesorët në vijim:

HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 1

Njësia e unazës së pllakës rrotulluese

HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 2
Manuali i udhëzimeve

HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 3

Rafti i poshtëm i skarës (nuk mund të përdoret në funksionin e mikrovalës dhe duhet të vendoset në tabakanë e qelqit

HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 4

Shporta për pjekje (nuk mund të përdoret në funksionin e mikrovalës dhe duhet të vendoset në tabakanë e qelqit)

HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 5

Mbajtësja e sipërme e skarës (nuk mund të përdoret në funksionin e mikrovalës dhe duhet të vendoset në tabakanë e qelqit)
HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 6

A) Sistemi i bllokimit të sigurisë

B) Dritarja e vëzhgimit

C) Njësia e derës

D) Zgavra e furrës

E) Njësia e unazës së pllakës rrotulluese

F) Paneli i kontrollit

Pastrimi i dhomëzës së gatimit dhe vendosja e pllakës rrotulluese në vend.

Për montime të reja, sigurohuni që të gjitha ambalazhet dhe shiritat e transportit të jenë hequr. Para se të përdorni pajisjen për të përgatitur ushqimin për herë të parë, do t'ju duhet ta vendosni pllakën rrotulluese siç duhet.

Duhet të pastroni dhomëzën e gatimit dhe aksesorët.

HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 7

2) Njësia e unazës së pllakës rrotulluese

HISENSE H23MOBS5HC - Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë - 8

  1. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pa pllakën rrotulluese. Sigurohuni që është përfshirë siç duhet. Pllaka rrotulluese mund të kthehet në drejtim të akrepave të orës ose kundër akrepave të orës.

  2. Asnjëherë mos e vendosni tabakanë e qelqit me kokë poshtë. Tabakaja e qelqit nuk duhet të kufizohet asnjëherë.

  3. Si tabakaja e qelqit, ashtu dhe montimi i unazës së pllakës rrotulluese, duhet të përdoren gjithmonë gjatë gatimit.

  4. Të gjitha ushqimet dhe enët e ushqimit vendosen gjithmonë në tabakanë prej gelqi për gatim.

  5. Asnjëherë mos e kufizoni lëvizjen e pllakës rrotulluese.

  6. Nëse tabakaja e qelqit ose njësia e unazës së pllakës rrotulluese çahen ose thyhen, kontaktoni me gendrën më të afërt të autorizuar të shërbimit.

Montimi i banakut

Higni të gjithë materialin dhe aksesorët e paketimit.

Kontrolloni furrën se mos ka ndonjë dëmtim, si gërvishtje apo derë e thyer. Mos e montoni nëse furra është e dëmtuar.

Dollapi: hiqni çdo shtresë mbrojtëse që gjendet në sipërfaqen e dollapit të furrës me mikrovalë. Për të mbrojtur magnetronin, mos e hiqni kapakun e udhëzuesit të valëve që është i bashkëngjitur me zgavrën e furrës.

  1. Zgjidhni një sipërfaqe të niveluar që siguron hapësirë të mjaftueshme të hapur për vrimat e hyrjes dhe/ose daljes.

HISENSE H23MOBS5HC - Montimi i banakut - 1

text_image 0 cm 30 cm 20 cm 20 cm min 85 cm 20 cm

(1) Lartësia minimale e montimit është 85 cm.
(2) Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të vendoset pas muri. Lini një hapësirë minimale prej 30 cm mbi furrë; kërkohet një hapësirë minimale prej 20 cm midis furrës dhe çdo muri ngjitur.
(3) Mos i hiqni këmbët nga fundi i furrës.
(4) Bllokimi i vrimave të hyrjes dhe/ose daljes së ajrit mund ta dëmtojnë furrën.
(5) Vendosni furrën sa më larg radios dhe televizorit. Përdorimi i furrës me mikrovalë mund të shkaktojë ndërhyrje në marrjen e sinjaleve të radios ose televizorit.

  1. Futni furrën në një prizë standarde shtëpiake.

Sigurohuni që tensioni dhe frekuenca të jenë të njëjta me tensionin dhe frekuencën në pllakën e të dhënave.

PARALAJMËRIM: mos e montoni furrën mbi një banak gatimi ose pajisje tjetër që prodhon nxehtësi. Nëse montohet pranë ose mbi një burim nxehtësie, furra mund të dëmtohet dhe garancia do të jetë e pavlefshme.

Sipërfaqja e arritshme mund të nxehet gjatë punës.

HISENSE H23MOBS5HC - Montimi i banakut - 2

Vendosja e kohëmatësit të kuzhinës

Gatimi me mikrovalë

  1. Shtypni një herë "CLOCK SETTING" dhe do të shfaqet "00:00".
  2. Shtypni tastet e numrave për të cilësuar kohën. Shembull: për të vendosur orën në 10:20, shtypni "1,0,2,0" me radhë.
  3. Shtypni "CLOCK SETTING" për ta konfirmuar. Ora është vendosur.

Shënime:

1) Ora është një ekran 24 orësh. Nëse ora nuk është vendosur, ajo nuk do të funksionojë kur të ndizet.
2) Për të rivendosur orën, përsëritni hapin 1 deri në hapin 3.

  1. Shtypni një herë "CLOCK SETTING" dhe do të shfaqet "00:00".
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e dëshiruar. Vlera maksimale e kohëmatësit është "99:99".
  3. Shtypni "START/+30SEC" për ta konfirmuar. Kohëmatësi fillon të numërojë mbrapsht.

Vini re:

Kohëmatësi i kuzhinës është një kohëmatës.

Në dispozicion ka 11 nivele energjie.

Niveli11109 87 6 54 3 21.
Fuqia100%90%80%70%60%50%40%30%20%10%0%
EkraniPL10PL09PL08PL07PL06PL05PL04PL03PL02PL01
  1. Shtypni një herë "POWER LEVEL" dhe më pas do të shfaqet "PL10".
  2. Shtypni "POWER LEVEL" në mënyrë të përsëritur për të vendosur nivelin e energjisë. Në dispozicion ka 11 nivele energjie.
  3. Shtypni një herë "COOKING TIME" dhe më pas shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e gatimit. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  4. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar gatimin.

Vini re:

Nëse hapet dera e furrës ose shtypet "STOP/CANCEL" gjatë përdorimit, do të ndërpritet modaliteti aktual.

Gatimi me skarë ose kombinim

Gatimi me konveksion (me nxehje paraprake dhe pa nxehje paraprake)

Shkrirja sipas peshës

  1. Shtypni "GRILL COMBI" në mënyrë të përsëritur për të zgjedhur modalitetin e gatimit dhe më pas do të shfaqen "G" (grill), "C-1", "C-2", "C-3", "C-4" me radhë.
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e gatimit. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  3. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar gatimin.

Udhëzime për skarën dhe kombinimin

UdhëzimetEkraniFurrë me mikrovalëSkaraKonveksioni
1G
2 C-1
3C-2
4C-3
5C-4

Vini re:

Zilja do të bjerë për t'ju kujtuar të ktheni ushqimin gjatë gatimit në skarë.

Nëse nuk kryhet veprim, furra do të vazhdojë të punojë.

  1. Shtypni një herë "AIR FRY." dhe më pas do të shfaqet "Con".
  2. Shtypni "AIR FRY." në mënyrë të përsëritur për të vendosur temperaturën. Në dispozicion ka 10 opsione, duke përfshirë "110, 120, 130, 140, 150, 160, 170, 180, 190, 200" ^O C.
  3. Shtypni "START/+30SEC" për të konfirmuar temperaturën.
  4. Shtypni përsëri "START/+30SEC" për të filluar nxehjen paraprake. Kur të përfundojë nxehja paraprake, furra do të zhurmojë dy herë. Hapni derën dhe vendosni ushqimin në furrë. Më pas mbylleni derën. (Nëse nxehja paraprake nuk është e nevojshme, kalojeni këtë hap dhe shtypni një herë "COOKING TIME".)
  5. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e gatimit. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  6. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar gatimin.

  7. Shtypni një herë "DEFROST" dhe pastaj ekrani do të shfaqë "d-1".

  8. Shtypni tastet e numrave për të vendosur peshën e ushqimit. Diapazoni i peshës është 100-2000 g.
  9. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar shkrirjen.

Vini re:

Zilja do të bjerë për t'ju kujtuar të ktheni ushqimin gjatë shkrirjes.

Nëse nuk kryhet veprim, furra do të vazhdojë të punojë.

Shkrirja sipas kohës

  1. Shtypni dy herë "DEFROST" dhe pastaj ekrani do të shfaqë "d-2".
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e shkrirjes. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  3. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar shkrirjen.

Vini re:

Niveli i paracaktuar i energjisë është PL03 dhe nuk mund të ndryshohet gjatë shkrirjes.

Funksioni i kujtesës

Mund të ruani cilësimet për një pjatë në kujtesë dhe ta ndillni përsëri.

  1. Shtypni "0/memory" në mënyrë të përsëritur për të zgjedhur procedurën e kujtesës 1-3. "1", "2" dhe "3" do të shfaqen me radhë.
  2. Nëse procedura është vendosur, shtypni "START/+30sec" për të filluar punën. Përndryshe, vazhdoni me cilësimin.
  3. Pas përfundimit të cilësimit, shtypni një herë "START/+30SEC" për të ruajtur procedurën.

Shembull: vendosni kujtesën 2 (gatuani ushqimin me fuqi mikrovale prej 80% për 3 minuta).

(1) Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni dy herë "0/memory".
(3) Shtypni "POWER LEVEL" në mënyrë të përsëritur, derisa të shfaqet "PL08".
(2) Shtypni një herë "COOKING TIME" dhe më pas shtypni tastet e numrave "3", "0" dhe "0" me radhë.
(4) Shtypni "START/+30SEC" për të ruajtur cilësimin dhe do të shfaqet "2".

Shënime:

1) Nëse rryma nuk ndërpritet, procedura do të ruhet gjatë gjithë kohës.
2) Konveksioni me nxehje paraprake dhe menyja automatike nuk mund të vendosen si funksione kujtese

Shënime:

1) Në gatimin me shumë faza mund të vendosen dy faza gatimi.
2) Nëse e vendosni funksionin e shkrirjes, ai do të funksionojë automatikisht në fazën e parë.
3) Kohëmatësi i kuzhinës, menyja automatike, gatimi i shpejtë dhe nxehja paraprake nuk mund të vendosen si një nga shumë fazat.

Shembull: shkrini ushqimin për 5 minuta, më pas gatuajeni me fuqi mikrovale prej 80% për 7 minuta.

(1) Shtypni dy herë "DEFROST" dhe pastaj ekrani do të shfaqë "d-2".

Gatimi me shumë faza

Gatimi i shpejtë

(2) Shtypni "5", "0" dhe "0" për të vendosur kohën e dëshiruar të shkrirjes në 5 minuta.
(3) Shtypni një herë "POWER LEVEL" dhe më pas do të shfaqet "PL10".
(4) Shtypni "POWER LEVEL" në mënyrë të përsëritur për të vendosur nivelin e energjisë në PL08.
(5) Shtypni një herë "COOKING TIME" dhe më pas shtypni "7", "0" dhe "0" për të vendosur kohën e gatimit.
(6) Shtypni "START/+30SEC" për të filluar gatimin.

  1. Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni "START/+30SEC" për të gatuar ushqim me nivel energjie 100% për 30 sekonda. Çdo shtypje në të njëjtin tast mund të shtojë 30 sekonda dhe vlera maksimale kohore është "99:99".
  2. Në modalitetin e gatishmërisë, shtypja e tasteve të numrave 1 deri në 6 ju lejon të zgjidhni shpejt një kohë gatimi nga 1 deri në 6 minuta. Pastaj mund të shtypni "START/+30SEC" për të rritur kohën e gatimit. Vlera maksimale kohore është "99:99".

Vini re:

Në gjendjen e gatimit dhe shkrirjes sipas gjendjes kohore, çdo shtypje e radhës në "START/+30SEC" mund të shtojë kohën e gatimit me 30 sekonda (përveç shkrirjes sipas peshës dhe funksionit të menysë automatike).

Funksioni i bllokimit për fëmijët

Këtë funksion mund ta përdorësh për t'i parandaluar fëmijët që të mos e ndezin aksidentalisht pajisjen.

Për të aktivizuar bllokimin:

Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni dhe mbani shtypur "STOP/CANCEL" për tre sekonda. Do të bjerë një bip. do të shfaqet ikona e bllokimit.

Për të çaktivizuar bllokimin:

Në gjendje të bllokuar, shtypni dhe mbani shtypur "STOP/CANCEL" për tre sekonda. Do të bjerë një bip.

Funksioni ECO

Për të hyrë në modalitetin ECO:

Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni një herë "STOP/CANCEL", ose nëse nuk kryhet asnjë veprim brenda 10 minutash, ekrani do të fiket.

Për të anuluar modalitetin ECO:

Në modalitetin Eco, shtypja e ndonjë tasti ose hapja dhe mbyllja e derës, do ta anulojë atë.

Funksioni i kërkimit

  1. Nëse ora është vendosur, koha aktuale do të shfaqet për tre sekonda duke shtypur "CLOCK SETTING" në gjendjen e gatimit.
  2. Në gjendjen e gatimit me mikrovalë, shtypni "CLOCK SETTING" për të pyetur në lidhje me nivelin e energjisë. Do të shfaqet për tre sekonda. Në gjendjen e pjekjes në skarë, në gjendjen e gatimit të kombinuar dhe në gjendjen e gatimit me konveksion, shtypni "GRILL COMBI" ose "AIR FRY." për të pyetur në lidhje me modalitetin e gatimit.

Modaliteti i heshtjes

Për të aktivizuar modalitetin e heshtjes:

Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni dhe mbani shtypur "CLOCK SETTING" për 3 sekonda.

Kur të shtypni tastin, nuk lëshon tingull. Për të çaktivizuar modalitetin e heshtjes:

Në modalitetin e heshtjes, shtypni dhe mbani shtypur "CLOCK SETTING" për 3 sekonda. Do të bjerë zilja.

Funksioni i körkimit

  1. Nëse ora është vendosur, koha aktuale do të shfaqet për tre sekonda duke shtypur "CLOCK SETTING" në gjendjen e gatimit.
  2. Në gjendjen e gatimit me mikrovalë, shtypni "POWER LEVEL" për të pyetur në lidhje me nivelin e energjisë. Do të shfaqet për tre sekonda.

Menyja automatike

  1. Shtypni tastin përkatës të menysë në mënyrë të përsëritur për të vendosur peshën e ushqimit.
  2. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar gatimin.

Për shembull, gatimi i 2 patateve si më poshtë:

  1. Shtypni dy herë "POTATO", do të shfaqet "2".
  2. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar gatimin.

Grafiku i menysë automatike

MenyjaPeshaEkraniFuqia
HISENSE H23MOBS5HC - Menyja automatike - 1 Patate1 (230 g) 1.PL10
2 (460 g) 2
3 (690 g) 3
HISENSE H23MOBS5HC - Menyja automatike - 2 Picë e ngrirë100 g100 gConv.200°C
200 g 200 g
350 g350 g
HISENSE H23MOBS5HC - Menyja automatike - 3 Perime150 g 150 gPL10
350 g 350 g
500 g 500 g
HISENSE H23MOBS5HC - Menyja automatike - 4 Supë200 g 200 gPL10
400 g400 g
600 g600 g
HISENSE H23MOBS5HC - Menyja automatike - 5 Mish150 g150 gPL08
300 g 300 g
450 g 450 g
600 g 600 g

Menyja e skuqjes me ajër

Për gatimin me skuqje me ajër, do t'ju duhet të zgjidhni dhe konfirmoni llojin e ushqimit.

Referojuni grafikut të mëposhtëm.

  1. Shtypni "☐" në mënyrë të përsëritur për të zgjedhur menynë e dëshiruar dhe "H1\~H9" do të shfaqen me radhë.
  2. Shtypni "START/+30SEC" për të filluar gatimin.

Grafiku i menysë së skuqjes me ajër

EkraniMenyja e skuqjes me ajërPesha Fuqia
H1Patate të skuqura të ngrira300 g
H2Kroketa patatesh të ngrira 350 g
H3Kallamar i ngrirë300 g
H4Unaza qepësh të ngrira250 g
H5Copëza pule të ngrira350 g
H6Eskallop400 g
H7Karkaleca250 g
H8Perime200 g
H9Role pranverore300 g

Vini re:

Për menynë " H1", "H5", "H6", "H9", do të bjerë zilja për t'ju kujtuar që të ktheni ushqimin gjatë gatimit. Nëse nuk kryhet veprim, furra do të vazhdojë të punojë.

SPECIFIKIMET

Modeli ......H23MOBS5HC

Tensioni nominal.... 230 V\~50 Hz

Hyrja e mikrovalës 1450 W

Prodhimi i mikrovalës 900 W

Skara 1000 W

Konveksioni....1680 W

KONSUMI I ENERGJISË

Informacioni i produktit për konsumin e energjisë dhe kohën maksimale për të arritur modalitetin e zbatueshëm të fuqisë së ulët.

Modaliteti i çaktivizuar0,5 W
Modaliteti i gatishmërisë0,8 W
Koha maksimale e nevojshme që furra me mikrovalë të arrijë automatikisht modalitetin ose gjendjen e zbatueshme të fuqisë së ulët.20 minuta

HISENSE H23MOBS5HC - Vini re: - 1

Normale
Ndërhyrja e furrës me mikrovalë në marrjen e sinjaleve të televizoritFurra me mikrovalë mund të ndërhyjë në marrjen e sinjaleve të radios dhe televizorit kur është duke punuar. është e ngjashme me ndërhyrjen e pajisjeve të vogla elektrike, si mikseri, fshesa me korrent dhe ventilatori elektrik. është normale.
Zbehja e dritës së furrësNë gatimin me mikrovalë me fuqi të ulët, drita e furrës mund të zbehet. është normale.
Avulli që grumbullohet në derë, ajri i nxehtë nga ventilimiGjatë gatimit, avulli mund të dalë nga ushqimi. Shumica do të dalë nga vrimat e ajrimit. Por një pjesë mund të grumbullohet në një vend të ftohtë, si dera e furrës. është normale.
Furra u ndez aksidentalisht pa ushqim brenda.Është e ndaluar të ndizni njësinë pa ndonjë ushqim brenda. është shumë e rrezikshme.
Problemi. Shkaku imundshëmZgjidhja
Furra nuk mundtë ndizet.(1) Kablloja e rrymësnuk është e lidhurmirë.Shkëputeni nga priza. Pastajfuteni përsëri në prizë pas 10sekondash.
(2) është djegursiguresa osendërprerësi iqarkutfunksionon.Zëvendësoni siguresën oserivendosni ndërprerësin e qarkut(riparohet nga personeliprofesional i kompanisë sonë)
(3) Problem me prizën.Testoni prizën me pajisje të tjera elektrike.
Furra nuk nxehet.(4) Dera nuk është embyllur mirë.Mbyllni derën mirë.

Sipas Direktivës (WEEE) për "Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike", këto mbetje duhet të mblidhen dhe trajtohen veçmas. Nëse kurdoherë në të ardhmen ju duhet ta hidhni këtë produkt, MOS e hidhni atë me mbeturina shtëpiake. Dërgojeni këtë produkt në pikat e grumbullimit të mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, aty ku është e mundur.

PARA SE TË TELEFONONI PËR SHËRBIM

  1. Nëse furra nuk funksionon aspak, informacioni në ekran nuk shfaqet ose ekrani është zhdukur:

a) Kontrolloni për t'u siguruar që furra është futur në prizë në mënyrë të sigurt. Në rast të kundërt, hiqni spinën, prisni 10 sekonda dhe futeni përsëri në mënyrë të sigurt.
b) Kontrolloni se mos është fryrë siguresa ose është ndezur ndërprerësi i qarkut. Nëse duket se këto funksionojnë siç duhet, testojeni prizën me një pajisje tjetër.

  1. Nëse energjia e mikrovalës nuk funksionon:

a) Kontrolloni për të parë nëse kohëmatësi është vendosur.
b) Kontrolloni për t'u siguruar që dera është e mbyllur në mënyrë të sigurt për të vendosur kyçet e sigurisë. Përndryshe, energjia e mikrovalës nuk do të qarkullojë në furrë.

Nëse asnjë nga sa më sipër nuk e ndreq situatën, atëherë kontaktoni agjentin më të afërt të autorizuar të shërbimit.

Pajisje për përdorim shtëpiak për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me anë të energjisë elektromagnetike, vetëm për përdorim të brendshëm.

Nëse keni nevojë për informacion ose nëse keni ndonjë problem, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit të Gorenje në vendin tuaj (numrin e telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen mbarëbotërore të garancisë). Nëse nuk ka asnjë qendër të kujdesit për klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Hisense ose kontaktoni departamentin e shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Hisense.

Vetëm për përdorim personal!

Rekomandime shtesë për gatimin me mikrovalë dhe këshilla të dobishme, mund të gjenden në faqen e internetit:

http://www.hisense.com

JU URON TA PËRDORNI PAJISJEN TUAJ ELEKTROSHTËPIAKE ME SHUMË KËNAQËSI

DRAGI KUPČE

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HISENSE

Modeli : H23MOBS5HC

Kategori : Furrë me mikrovalë