HISENSE H23MOBS4HI - Furrë me mikrovalë

H23MOBS4HI - Furrë me mikrovalë HISENSE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas H23MOBS4HI HISENSE në format PDF.

📄 330 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice HISENSE H23MOBS4HI - page 264
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth H23MOBS4HI HISENSE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë me mikrovalë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj H23MOBS4HI - HISENSE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. H23MOBS4HI e markës HISENSE.

MANUAL I PËRDORUESIT H23MOBS4HI HISENSE

Manual udhëzimesh/Furrë me mikrovalë

SQ....264

Uputstvo za upotrebu/Mikrotalasna rerna

SR....2 6

Ju falënderojmë për blerjen tuaj. Ne besojmë se së shpejti do të gjeni prova të mjaftueshme që vërtet mund të mbështeteni te produktet tona. Për ta bërë më të lehtë përdorimin e pajisjes, ne bashkëngjisim këtë manual gjithëpërfshirës të udhëzimeve.

Udhëzimet duhet t'ju ndihmojnë të njiheni me pajisjen tuaj të re. Lexojini me kujdes para se ta përdorni pajisjen për herë të parë.

Për çdo rast, sigurohuni që pajisja ju është sjellë e padëmtuar. Nëse identifikoni ndonjë dëm transporti, kontaktoni me përfaqësuesin tuaj të shitjeve ose magazinën rajonale nga ku është dorëzuar produkti. Numrin e telefonit mund ta gjeni në raportin e pranimit ose dorëzimit.

Ju urojmë ta përdorni me shumë kënaqësi pajisjen tuaj të re shtëpiake.

HISENSE H23MOBS4HI - 1

Pajisja për përdorim shtëpiak për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me anë të energjisë elektromagnetike, vetëm për përdorim të brendshëm.

UDHËZIME PËR PËRDORIMIN

Këto udhëzime janë për përdoruesit. Ato e përshkruajnë furrën dhe mënyrën se si përdoret. Ato vlejnë edhe për lloje të ndryshme pajisjesh elektroshtëpiake, prandaj mund të gjeni disa përshkrime të funksioneve që mund të mos vlejnë për pajisjen tuaj.

MASAT PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËS

(a) Mos u përpiqni ta përdorni këtë furrë me derë të hapur, pasi kjo mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalës. Êshtë e rëndësishme të mos prishni ose manipuloni bllokimet e sigurisë.
(b) Mos vendosni asnjë objekt midis faqes së përparme të furrës dhe derës dhe mos lejoni që njollat ose mbetjet e pastruesit të grumbullohen në sipërfaqet e mbylljes.
(c) PARALAJMËRIM: nëse dera ose gominat e derës dëmtohen, furra nuk duhet të punojë derisa të riparohet nga një person kompetent.

SHTOJCË

Nëse pajisja nuk mirëmbahet në një gjendje të mirë pastërtie, sipërfaqja e saj mund të degradohet dhe të ndikojë në jetëgjatësinë e aparatit, si dhe të çojë në një situatë të rrezikshme.

PARALAJMËRIM

Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike, lëndimit të personave ose ekspozimit ndaj energjisë së tepërt të furrës me mikrovalë kur përdorni pajisjen tuaj, ndiqni masat paraprake themelore, duke përfshirë sa vijon:

  • Lexoni dhe ndiqni: "MASAT PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËS".
  • Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, në rast se ata mbikëqyren ose udhëzohen dhe i kuptojnë rreziqet e përfshira në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

- Mbani pajisjen dhe kabllon e saj larg fëmijëve.

- Nëse kablloja e rrymës është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmanget ndonjë rrezik.

- PARALAJMËRIM: sigurohuni që pajisja të jetë e ndezur para se të zëvendësoni llambën, për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.

- PARALAJMËRIM: është e rrezikshme për cilindo tjetër, përveç një personi kompetent, të kryejë ndonjë veprim shërbimi ose riparimi, që përfshin heqjen e një mbulese që jep mbrojtje nga ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalës.

  • PARALAJMËRIM: lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të ngrohen në enë të mbyllura, pasi mund të shpërthejnë.
  • Kur ngrohni ushqimin në enë plastike ose letre, vëzhgoni me kujdes furrën për shkak të mundësisë së ndezjes.
  • Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme për t'u përdorur në furrat me mikrovalë.
  • Nëse del tym, fikni ose hiqni nga priza pajisjen dhe mbajeni derën mbyllur në mënyrë që të ndrydhni flakët e mundshme.
  • Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në vlimin e vonuar shpërthyes, prandaj duhet pasur kujdes gjatë trajtimit të enës.
  • Përmbajtjet e shisheve dhe kavanozave të ushqimit për fëmijë duhet të trazohen ose të tunden dhe temperatura të kontrollohet para konsumimit, në mënyrë që të shmangen djegiet.
  • Vezët në lëvozhgën e tyre dhe vezët e plota shumë të ziera nuk duhet të nxehen në furrat me mikrovalë pasi ato mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë mbaruar ngrohja me mikrovalë.
  • Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha mbetjet e ushqimit.
  • Mosmbajtja e furrës në gjendje të pastër, mund të çojë në përkeqësimin e sipërfaqes, gjë që mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të çojë në një situatë të rrezikshme.
  • Për të shmangur mbinxehjen, pajisja elektroshtëpiake nuk duhet të montohet mbrapa ndonjë dere dekorative. (Kjo nuk është e zbatueshme për pajisjet me derë dekorative.)

- Përdorni vetëm sondën e temperaturës të rekomanduar për këtë furrë. (Për furrat e pajisura me një strukturë për të përdorur sonda të ndjeshme ndaj temperaturës.)

- Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset në një dollap, nëse nuk është testuar në një të tillë.

- Furra me mikrovalë duhet të përdoret me derën dekorative të hapur. (Për furrat me derë dekorative.)

- Kjo pajisje është për përdorim shtëpiak ose për raste të ngjashme, siç janë:

  • zona kuzhine për personelin në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
  • nga klientët e hoteleve, moteleve dhe mjediseve të tjera rezidenciale;
  • shtëpitë në ferma;
  • mjedise të tilla si akomodimet me mëngjes ("bed and breakfast").

- Furra me mikrovalë është e paraparë për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve. Tharja e ushqimit ose veshjeve dhe ngrohja e mbulesave me ngrohje, pantoflave, sfungjerëve, leckave të lagura dhe të ngjashme mund të çojnë në rrezik lëndimi, ndezjeje ose zjarri.

- Enët metalike për ushqim dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit me mikrovalë.

- Pajisja nuk duhet të pastrohet me pastrues me avull.

- Pajisja është e paraparë për përdorim të pavarur.

- Sipërfaqja e pasme e pajisjeve duhet të vendoset pas muri.

LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI ATO PËR REFERENCË NË TË ARDHMEN VETËM PËR PËRDORIM SHTËPIAK (JO PËR PËRDORIM KOMERCIAL)

RREZIK

Prekja e disa prej përbërësve të brendshëm mund të shkaktojë lëndime serioze personale ose vdekje. Mos e çmontoni këtë pajisje.

KUJDES

Përdorimi jo i duhur i tokëzimit mund të rezultojë në goditje elektrike.

Mos e fusni në prizë derisa pajisja të jetë instaluar dhe tokëzuar si duhet.

Kjo pajisje duhet të jetë e tokëzuar. Në rast të një qarku të shkurtër elektrik, tokëzimi zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike duke siguruar një tel shpëtimi për rrymën elektrike.

Kjo pajisje përmban një kabllo që ka një tel tokëzimi me një spinë tokëzimi. Spina duhet të futet në një prizë që është instaluar dhe tokëzuar si duhet.

Konsultohuni me një elektricist ose teknik të kualifikuar nëse udhëzimet e tokëzimit nuk janë kuptuar plotësisht ose nëse ekziston dyshimi nëse pajisja është e tokëzuar siç duhet.

Nëse është e nevojshme të përdorni një kabllo zgjatuese, përdorni vetëm një kabllo zgjatuese me 3 tela.

  1. Ešhtë dhënë një kabllo e shkurtër e furnizimit me energji elektrike për të zvogëluar rreziqet që rezultojnë nga ngatërrimi ose pengimi mbi një kabllo më të gjatë.

  2. Nëse përdoret një kabllo e gjatë ose kabllo zgjatuese: 1) Kapaciteti elektrik i shënuar i kompletit të kabllos ose kabllos zgjatuese, duhet të jetë së paku po aq i madh sa fuqia nominale e pajisjes.

2) Kablloja zgjatuese duhet të jetë kabllo me 3 tela e tipit tokëzues.
3) Kablloja e gjatë duhet të jetë e rregulluar në mënyrë që të mos varet mbi banak ose tavolinë, ku mund të tërhiqet nga fëmijët ose të shkelet pa dashje.

Sigurohuni që ta hiqni pajisjen nga priza.

  1. Pas përdorimit, pastroni zgavrën e furrës me një leckë pak të lagur.
  2. Pastroni aksesorët në mënyrën e zakonshme në ujë me sapun.
  3. Korniza dhe gomina e derës dhe pjesët e afërta duhet të pastrohen me kujdes me një leckë të lagur kur ato janë të papastra.
  4. Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes apo kruajtëse të mprehta metali për të pastruar xhamin e derës së furrës pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë që mund të rezultojë në thyerje të xhamit.
  5. Këshillë pastrimi --- Për pastrim më të lehtë të mureve të zgavrës që mund të preken nga ushqimi i gatuar: Vendosni gjysmë limoni në një tas, shtoni 300 ml ujë dhe ngrohni me 100% fuqi të mikrovalës për 10 minuta. Pastrojeni furrën me një leckë të butë dhe të thatë.

KUJDES

Rrezik i lëndimit personal

Eështë e rrezikshme për cilindo tjetër përveç një personi kompetent të kryejë ndonjë operacion shërbimi ose riparimi që përfshin heqjen e një mbulese që jep mbrojtje ndaj ekspozimit të energjisë së mikrovalës. Shikoni udhëzimet për "Materialet që mund të përdoren në furrë me mikrovalë ose që duhen shmangur në furrë me mikrovalë". Mund të ketë enë të caktuara jometalike që nuk janë të sigurta për t'u përdorur në mikrovalë. Nëse keni dyshime, mund të provoni enën në fjalë duke ndjekur procedurën më poshtë.

Testi i enës:

  1. Mbushni një enë të sigurt për mikrovalë me 1 filxhan ujë të ftohtë (250 ml) së bashku me enën në fjalë.
  2. Gatuani në fuqinë maksimale për 1 minutë.
  3. Prekni me kujdes enën. Nëse ena e zbrazët është e ngrohtë, mos e përdorni për gatim në mikrovalë.
  4. Mos e tejkaloni 1 minutë kohë gatimi.

Materialet që mund të përdoren në furrën me mikrovalë

Vërejtje përEnët e kuzhinës
Ena për skuqjeNdiqni udhëzimet e prodhuesit. Pjesa e poshtme e enës për skuqje duhet të jetë së paku 3/16 inç (5 mm) mbi pllakën rrotulluese. Përdorimi i gabuar mund të shkaktojë thyerjen e pllakës rrotulluese.
Enët e ngrëniesVetëm të sigurtat për mikrovalë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.Mos përdorni enë të plasaritura ose të ciflosura.
Kavanozat e qelqitGjithmonë hiqni kapakun. Përdorini vetëm për të nxehur ushqimin derisa të jetë i ngrohtë.Shumica e kavanozave të qelqit nuk janë rezistentë ndaj nxehtësisë dhe mund të thyhen.
Enët e qelqitVetëm enët e qelqit rezistente ndaj nxehtësisë. Sigurohuni që të mos ketë zbukurime metalike. Mos përdorni enë të plasaritura ose të ciflosura.
Qeset për gatim në furrëNdiqni udhëzimet e prodhuesit. Mos e mbyllni me lidhëse metalike. Krijoni vrima për të lejuar që avulli të dalë.
Pjatat dhe gotat prej letrePërdoreni vetëm për gatim/ngrohje afatshkurtër. Mos e lini furrën pa mbikëqyrje gjatë gatimit.
Pecetat e letrësPërdorini për të mbuluar ushqimin për ringrohje dhe përthithjen e yndyrës.Përdorini me mbikëqyrje vetëm për gatim afatshkurtër.
Letra pergamenePërdoreni si mbulesë për të parandaluar spërkatjen ose si mbështjellëse për avullin.
PlastikaVetëm të sigurtat për mikrovalë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Duhet të jetë e etiketuar si "Microwave Safe" (I/e sigurt për mikrovalë). Disa enë plastike zbuten, ndërsa ushqimi brenda nxehet. "Qeset për zierje" dhe geset plastike të mbyllura fort duhet të çahen, shpohen ose shfryhen, siç udhëzohet nga paketa.
Mbështjellëset plastikeVetëm të sigurtat për mikrovalë. Përdorini për të mbuluar ushqimin gjatë gatimit me qëllim të ruajtjes së lagështisë. Mos lejoni që mbështjellëset plastike të prekin ushqimin.
TermometratVetëm të sigurtët për mikrovalë (termometrat e mishit dhe ëmbëlsirave).
Letra e dyllitPërdoreni si mbulesë për të parandaluar spërkatjen dhe për të ruajtur lagështinë.

Materialet që duhen shmangur në furrën me mikrovalë

Värejtje përEnët e kuzhinës
Tabakaja e aluminitMund të shkaktojë hark elektrik. Transferoni ushqimin në një enë të sigurt për mikrovalë.
Kutitë e kartonit me dorezë metalike për ushqimMund të shkaktojnë hark elektrik. Transferoni ushqimin në një enë të sigurt për mikrovalë.
Enët metalike ose të zbukuruara me metalMetali mbron ushqimin nga energjia e mikrovalëve. Zbukurimi metalik mund të shkaktojë hark elektrik.
Lidhjet me përdredhje metalikeMund të shkaktojnë harkim dhe mund të shkaktojnë zjarr në furrë.
Qeset e letrës Mund të shkaktojnë zjarr në furrë.
Buka e peshkutBuka e peshkut mund të shkrijë ose kontaminojë lëngun brenda kur ekspozohet në temperaturë të lartë.
DruriDruri thahet kur përdoret në furrë me mikrovalë dhe mund të ndahet ose të plasaritet.

(Në rast të ndonjë ndryshimi midis pajisjes dhe fotografive në këtë manual, do të mbizotërojë produkti.)

Hiqni furrën dhe të gjitha materialet nga kartoni dhe zgavra e furrës. Furra juaj vjen me aksesorët në vijim:

HISENSE H23MOBS4HI - Materialet që duhen shmangur në furrën me mikrovalë - 1

Njësia e unazës së pllakës rrotulluese

HISENSE H23MOBS4HI - Materialet që duhen shmangur në furrën me mikrovalë - 2

Manual udhëzimesh
HISENSE H23MOBS4HI - Materialet që duhen shmangur në furrën me mikrovalë - 3

A) Sistemi i bllokimit të sigurisë
B) Dritarja e vëzhgimit
C) Njësia e derës

D) Zgavra e furrës
E) Njësia e unazës së pllakës rrotulluese
F) Paneli i kontrollit

Pastrimi i dhomëzës së gatimit dhe vendosja e pllakës rrotulluese në vend. Për montime të reja, sigurohuni që të gjitha ambalazhet dhe shiritat e transportit të jenë hequr. Para se të përdorni pajisjen për të përgatitur ushqimin për herë të parë, do t'ju duhet ta vendosni pllakën rrotulluese siç duhet. Duhet të pastroni dhomëzën e gatimit dhe aksesorët.

HISENSE H23MOBS4HI - Materialet që duhen shmangur në furrën me mikrovalë - 4

2) Njësia e unazës së pllakës rrotulluese

HISENSE H23MOBS4HI - Materialet që duhen shmangur në furrën me mikrovalë - 5

  1. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pa pllakën rrotulluese. Sigurohuni që është përfshirë siç duhet. Pllaka rrotulluese mund të kthehet në drejtim të akrepave të orës ose kundër akrepave të orës.
  2. Asnjëherë mos e vendosni tabakanë e qelqit me kokë poshtë. Tabakaja e qelqit nuk duhet të kufizohet asnjëherë.
  3. Si tabakaja e qelqit, ashtu dhe montimi i unazës së pllakës rrotulluese, duhet të përdoren gjithmonë gjatë gatimit.
  4. Të gjitha ushqimet dhe enët e ushqimit vendosen gjithmonë në tabakanë prej qelqi për gatim.
  5. Asnjëherë mos e kufizoni lëvizjen e pllakës rrotulluese.
  6. Nëse tabakaja e qelqit ose njësia e unazës së pllakës rrotulluese çahen ose thyhen, kontaktoni me gendrën më të afërt të autorizuar të shërbimit.

Montimi i banakut

Higni të gjithë materialin dhe aksesorët e paketimit.

Kontrolloni furrën se mos ka ndonjë dëmtim, si gërvishtje apo derë e thyer.

Mos e montoni nëse furra është e dëmtuar.

Dollapi: hiqni çdo shtresë mbrojtëse që gjendet në sipërfaqen e dollapit të furrës me mikrovalë. Për të mbrojtur magnetronin, mos e hiqni kapakun e udhëzuesit të valëve gë është i bashkëngjitur me zgavrën e furrës.

  1. Zgjidhni një sipërfaqe të niveluar që siguron hapësirë të mjaftueshme të hapur për vrimat e hyrjes dhe/ose daljes.

HISENSE H23MOBS4HI - Montimi i banakut - 1

text_image 0 cm 30cm 20 cm 20 cm Min. 85 cm 20 cm

(1) Lartësia minimale e montimit është 85 cm. (2) Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të vendoset pas muri. Lini një hapësirë minimale prej 30 cm mbi furrë; kërkohet një hapësirë minimale prej 20 cm midis furrës dhe çdo muri ngjitur.

(3) Mos i hiqni këmbët nga fundi i furrës. (4) Bllokimi i vrimave të hyrjes dhe/ose daljes së ajrit mund ta dëmtojnë furrën. (5) Vendosni furrën sa më larg radios dhe televizorit. Përdorimi i furrës me mikrovalë mund të shkaktojë ndërhyrje në marrjen e sinjaleve të radios ose televizorit.

  1. Futni furrën në një prizë standarde shtëpiake.

Sigurohuni që tensioni dhe frekuenca të jenë të njëjtë me tensionin dhe frekuencën në pllakën e të dhënave.

PARALAJMËRIM: mos e montoni furrën mbi një banak gatimi ose pajisje tjetër që prodhon nxehtësi. Nëse montohet pranë ose mbi një burim nxehtësie, furra mund të dëmtohet dhe garancia do të jetë e pavlefshme.

Sipërfaqja e arritshme mund të nxehet gjatë punës.

HISENSE H23MOBS4HI - Montimi i banakut - 2

  1. Shtypni një herë "Clock Setting" dhe do të shfaqet "00:00".
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën. Shembull: për të vendosur orën në 12:10, shtypni "1,2,1,0" me radhë.
  3. Shtypni "Clock Setting" për ta konfirmuar. Ora është vendosur.

Shënime:

1) Për të rivendosur orën, përsëritni hapat nga 1 deri në 3.
2) Ora është një ekran 12 orësh. Nëse ora nuk është vendosur, ajo nuk do të funksionojë kur të ndizet.

Vendosja e kohëmatësit të kuzhinës

  1. Shtypni një herë "Kitchen Timer" dhe do të shfaqet "00:00".
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e dëshiruar. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  3. Shtypni "START/+30Sec." për ta konfirmuar. Kohëmatësi fillon të numërojë mbrapsht.

Shënime:

1) Koha e kuzhinës ndryshon nga sistemi 12 orësh, kohëmatësi i kuzhinës është një orë me zile.
2) Asnjë program tjetër nuk mund të vendoset gjatë kohëmatësit të kuzhinës.

Gatimi me mikrovalë

Në dispozicion ka 11 nivele energjie.

  1. Shtypni një herë "Cooking Time" dhe do të shfaqet "00:00".
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e gatimit. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  3. Shtypni një herë "Power Level" dhe më pas do të shfaqet "PL10".
  4. Shtypni tastet e numrave për të vendosur nivelin e energjisë. Në dispozicion ka 11 nivele energjie.
  5. Shtypni "START/+30Sec." për të filluar gatimin.

Shënime:

1) Në procesin e cilësimit, nëse shtypet "STOP/Cancel", ose nëse nuk kryhet veprim brenda 1 minute, cilësimi është i pavlefshëm.
2) Nëse zgjidhet "PL0", furra do të punojë me ventilator pa energji. Këtë nivel mund ta përdorni për t'i hequr erën furrës.

Shkrirja sipas peshës

  1. Shtypni një herë "Weight Defrost" dhe ekrani do të shfaqë "dEF1".
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur peshën e ushqimit. Diapazoni i peshës është 100\~2000g.
  3. Shtypni "START/+30Sec." për të filluar shkrirjen.

Vini re: do të bjerë zilja për t'ju kujtuar ta ktheni ushqimin gjatë shkrirjes.

Nëse nuk kryhet veprim, furra do të vazhdojë të punojë.

Shkrirja sipas kohës

  1. Shtypni një herë "Time Defrost" dhe ekrani do të shfaqë "dEF2".
  2. Shtypni tastet e numrave për të vendosur kohën e dëshiruar të shkrirjes. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  3. Shtypni "START/+30Sec." për të filluar shkrirjen.

Vini re: energjia e shkrirjes është PL3 dhe nuk mund të ndryshohet.

Gatimi me shumë faza

Shënime:

1) Në gatimin me shumë faza, mund të vendosen dy faza gatimi.
2) Nëse e vendosni funksionin e shkrirjes, ai do të funksionojë automatikisht në fazën e parë.
3) Menyja automatike nuk mund të cilësohet si një nga shumë fazat.

Shembull: shkrini ushqimin për 5 minuta, më pas gatuajeni me energji mikrovale prej 80% për 7 minuta.

  1. Shtypni një herë "Time Defrost" dhe ekrani do të shfaqë "dEF2".
  2. Shtypni "5", "0" dhe "0" për të vendosur kohën e dëshiruar të shkrirjes në 5 minuta.
  3. Shtypni një herë "Cooking Time" dhe më pas shtypni "7", "0" dhe "0" për të vendosur kohën e gatimit.
  4. Shtypni një herë "Power Level" dhe më pas do të shfaqet "PL10".
  5. Shtypni "8" për të vendosur nivelin e energjisë në PL8.
  6. Shtypni "START/+30Sec." për të filluar gatimin.

Gatimi i shpejtë

  1. Në modalitetin e gatishmërisë, shtypja e tasteve të numrave nga 1 deri në 6 ju lejon të zgjidhni shpejt një kohë gatimi nga 1 deri në 6 minuta me PL10. Vlera maksimale kohore është "99:99".
  2. Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni "START/+30Sec." për të gatuar ushqim me nivel energjie 100% për 30 sekonda. Çdo shtypje në të njëjtin tast mund të shtojë 30 sekonda dhe vlera maksimale kohore është "99:99".

Vini re:

Në gjendje gatimi, çdo shtypje në "START/+30Sec." mund të zgjasë kohën e gatimit. (Përveç shkrirjes sipas peshës dhe funksionit të menysë automatike)

Modaliteti i heshties

Për të aktivizuar modalitetin e heshtjes:

Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni dhe mbani të shtypur "Clock Setting" për 3 sekonda dhe më pas do të shfaqet "OFF".

Kur të shtypni tastin, nuk lëshohet tingull. Për të çaktivizuar modalitetin e heshtjes:

Në modalitetin e heshtjes, shtypni dhe mbani të shtypur "Clock Setting" për 3 sekonda dhe më pas do të shfaqet "ON".

Do të bjerë zilja.

Menyja automatike

HISENSE H23MOBS4HI - Menyja automatike - 1

  1. Shtypni në mënyrë të përsëritur një tast menyje për të zgjedhur peshën që dëshironi të gatuani.

Për shembull, shtypni një herë "Popcorn" dhe do të shfaqet "50".

  1. Shtypni "START/+30Sec." për të filluar gatimin.

Grafiku i menysë automatike

MenyjaPeshaEkrani Energjia
^HISENSE H23MOBS4HI - Menyja automatike - 2 Kokoshka50 g50
100 g100
^[H46I] Patate1 (230 g)1.
2 (460 g)2
3 (690 g)3
^HISENSE H23MOBS4HI - Menyja automatike - 3 Pica200 g200
400 g400
^[Y03A] Perime200 g200
400 g400
^[020D] Pije1 gotë (120 ml)1.
2 gota (240 ml)2
3 gota (360 ml)3
^[708C] Pjata ime250 g 250
350 g 350
500 g 500

Funksioni i bllokimit për fëmijët

Funksioni i kujtesës

Këtë funksion mund ta përdorni për t'i parandaluar fëmijët që të mos e ndezin aksidentalisht furrën.

Për të aktivizuar bllokimin:

Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni dhe mbani shtypur "Stop/Cancel" për tre sekonda. Do të bjerë një bip i gjatë dhe do të shfaqet " [ ]".

Për të çaktivizuar bllokimin:

Në gjendje të bblokuar, shtypni dhe mbani shtypur "Stop/Cancel" për tre sekonda. Do të bjerë një bip.

Cilësimet për një pjatë mund t'i ruani në kujtesë dhe ta ndillni përsëri.

  1. Shtypni në mënyrë të përsëritur "0" për të zgjedhur procedurën e kujtesës 1-3. "1", "2" dhe "3" do të shfaqen me radhë.

  2. Nëse procedura është vendosur, shtypni "START/+30Sec." për të filluar punën. Përndryshe, vazhdoni me cilësimin.

  3. Pas përfundimit të cilësimit, shtypni një herë "START/+30Sec." për të ruajtur procedurën.

Shembull: vendosni kujtesën 2 (gatuani ushqimin me energji mikrovale prej 80% për 3 minuta).

  1. Në modalitetin e gatishmërisë, shtypni dy herë "0".
  2. Shtypni një herë "Cooking Time" dhe më pas shtypni tastet e numrave "3", "0" dhe "0" me radhë.
  3. Shtypni një herë "Power Level" dhe më pas shtypni tastin e numrit "8".
  4. Shtypni "START/+30Sec." për të ruajtur cilësimin dhe do të shfaqet "2".

Shënime:

1) Nëse rryma nuk ndërpritet, procedura do të ruhet gjatë gjithë kohës.
2) Menyja automatike nuk mund të vendoset në funksionin e kujtesës.

Funksioni ECO

Për të hyrë në modalitetin ECO:

Në modalitetin e gatishmërisë, mbyllni derën dhe shtypni një herë "STOP/ Cancel". Ekrani do të fiket.

Për të anuluar modalitetin ECO:

Në modalitetin ECO, shtypja e ndonjë tasti ose hapja dhe mbyllja e derës, do ta anulojë atë.

Funksioni i kërkimit

  1. Nëse ora është vendosur, koha aktuale do të shfaqet për tre sekonda duke shtypur "Clock Setting" në gjendjen e gatimit.
  2. Në gjendjen e gatimit me mikrovalë, shtypni "Power Level" për të kërkuar nivelin e energjisë. Do të shfaqet për tre sekonda.

SPECIFIKIMET

Modeli....H23MOBS4HI

Tensioni nominal 230 V\~50 Hz

Energjia hyrëse e mikrovalës 1400 W

Energjia dalëse e mikrovalës.... 900 W

KONSUMI I ENERGJISË

Informacioni i produktit për konsumin e energjisë dhe kohën maksimale për të arritur modalitetin e zbatueshëm të fuqisë së ulët.

Modaliteti i çaktivizuar 0.5W

Koha maksimale e nevojshme që furra me mikrovalë të arrijë automatikisht modalitetin 20 minuta ose gjendjen e zbatueshme të fuqisë së ulët.

Normale
Ndërhyrja e furrës me mikrovalë në marrjen e sinjaleve të televizoritFurra me mikrovalë mund të ndërhyjë në marrjen e sinjaleve të radios dhe televizorit kur është duke punuar. është e ngjashme me ndërhyrjen e pajisjeve të vogla elektrike, si mikseri, fshesa me korrent dhe ventilatori elektrik.Është normale.
Zbehja e dritës së furrësNë gatimin me mikrovalë me fuqi të ulët, drita e furrës mund të zbehet. është normale.
Avulli që grumbullohet në derë, ajri i nxehtë nga ventilimiGjatë gatimit, avulli mund të dalë nga ushqimi.Shumica do të dalë nga vrimat e ajrimit. Por një pjesë mund të grumbullohet në një vend të ftohtë, si dera e furrës.Është normale.
Furra u ndez aksidentalisht pa ushqim brenda.Është e ndaluar të ndizni njësinë pa ndonjë ushqim brenda. është shumë e rrezikshme.
Problemi. Shkaku i mundshëmZgjidhja
Furra nuk mund të ndizet.(1) Kablloja e rrymës nuk është e lidhur mirë.Shkëputeni nga priza. Pastaj futeni përsëri në prizë pas 10 sekondash.
(2) është djegur siguresa ose ndërprerësi i qarkut funksionon.Zëvendësoni siguresën ose rivendosni ndërprerësin e qarkut (riparohet nga personeli profesional i kompanisë sonë)
(3) Problem me prizën.Testoni prizën me pajisje të tjera elektrike.
Furra nuk nxehet.(4) Dera nuk është e mbyllur mirë.Mbyllni derën mirë.

HISENSE H23MOBS4HI - KONSUMI I ENERGJISË - 1

Sipas Direktivës (WEEE) për "Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike", këto mbetjet duhet të mblidhen dhe trajtohen veçmas. Nëse kurdoherë në të ardhmen ju duhet ta hidhni këtë produkt, MOS e hidhni atë me mbeturina shtëpiake. Kur është e mundur, dërgojeni këtë produkt në pikat e grumbullimit të mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

HISENSE H23MOBS4HI - KONSUMI I ENERGJISË - 2

PARA SE TË TELEFONONI PËR SHËRBIM

  1. Nëse furra nuk funksionon aspak, informacioni në ekran nuk shfaqet ose ekrani është zhdukur:

a) Kontrolloni për t'u siguruar që furra është futur në prizë në mënyrë të sigurt. Në rast të kundërt, hiqni spinën, prisni 10 sekonda dhe futeni përsëri në mënyrë të sigurt.
b) Kontrolloni se mos është fryrë siguresa ose është ndezur ndërprerësi i qarkut. Nëse duket se këto funksionojnë siç duhet, testojeni prizën me një pajisje tjetër.

  1. Nëse energjia e mikrovalës nuk funksionon:

a) Kontrolloni për të parë nëse kohëmatësi është vendosur.
b) Kontrolloni për t'u siguruar që dera është e mbyllur në mënyrë të sigurt për të vendosur kyçet e sigurisë. Përndryshe, energjia e mikrovalës nuk do të qarkullojë në furrë.

Nëse asnjë nga sa më sipër nuk e ndreq situatën, atëherë kontaktoni agjentin më të afërt të autorizuar të shërbimit.

Pajisje për përdorim shtëpiak për ngrohjen e ushqimit dhe pijeve me anë të energjisë elektromagnetike, vetëm për përdorim të brendshëm.

Nëse keni nevojë për informacion ose nëse keni ndonjë problem, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit të Gorenje në vendin tuaj (numrin e telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen mbarëbotërore të garancisë). Nëse nuk ka asnjë qendër të kujdesit për klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Hisense ose kontaktoni departamentin e shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Hisense.

Vetëm për përdorim personal!

Rekomandime shtesë për gatimin me mikrovalë dhe këshilla të dobishme, mund të gjenden në faqen e internetit:

http://www.hisense.com

JU URON TA PËRDORNI ME SHUMË KËNAQËSI PAJISJEN TUAJ

Hisense

life reimagined

DRAGI KUPČE

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : HISENSE

Modeli : H23MOBS4HI

Kategori : Furrë me mikrovalë