3211 CA - Shkruese SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 3211 CA SKIL në format PDF.
| Marka | SKIL |
| Modeli | 3211 CA |
| Lloji i produktit | Vidhosës me goditje pa tela dhe pa furça |
| Çift rrotullues maksimal (vidhosje e fortë ISO 5393) | 250 Nm |
| Shpejtësi e ndryshueshme | Po, duke shtypur këmbëzën |
| Drejtimi i rrotullimit | I kthyeshëm (çelës) |
| Furnizimi me energji | Bateri litium-jon SKIL BR1*31**** |
| Karikues i përputhshëm | SKIL CR1*31**** |
| Pajisje fundore e përfshirë | Kaçavidë 50 mm me ndalesë |
| Dritë LED e integruar | Po, ndizet automatikisht |
| Tregues i nivelit të karikimit | Në bateri, 3 nivele |
| Mbrojtja e baterisë | Mbingarkesa, temperatura, shkarkimi i thellë |
| Temperatura e funksionimit | -20°C deri në +50°C |
| Temperatura e karikimit | 4°C deri në 40°C |
| Niveli i presionit të zërit | 78 dB(A) (pasiguri K=3 dB) |
| Niveli i fuqisë akustike | 86 dB(A) (pasiguri K=3 dB) |
| Dridhje (shuma vektoriale triaksiale) | <2,5 m/s² (pasiguri K=1,5 m/s²) |
| Siguria | Çelës mbyllës, ndalim automatik në rast mbingarkese |
| Mirëmbajtja | Pastroni rregullisht vrimat e ventilimit |
| Shërbimi pas shitjes | I autorizuar SKIL, riparim nga profesionist |
| Garancia | Sipas kushteve (shih www.skil.com) |
| Riciklimi | Mos hidhni me mbeturinat shtëpiake, riciklim i detyrueshëm |
| Aksesorë të rekomanduar | Pajisje fundore me ndalesë, mbajtëse universale e pajisjes fundore |
Pyetjet më të shpeshta - 3211 CA SKIL
Pyetjet e përdoruesve rreth 3211 CA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Shkruese në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 3211 CA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 3211 CA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 3211 CA SKIL
- Ky mjet është bërë për të futur dhe liruar vida dhe bulona -Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë të ilustruara në skicë ②
-Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin - Lexojeni dhe ruajeni këtë manual ③ -Kushtojuni vëmendje të veçantë udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëntime të rënda
TË DHËNAT TEKNIKE ①
Forca maksimale e rrotullimit për veprime vidhosjeje të forta sipas ISO 5393 : 250Nm
ELEMENTET E VEGËL ②
A Çelësi për ndezje/fikje dhe kontrolli i shpejtësisë
B Çelësi për ndryshimin e drejtimit ose të rrotullimit
C Këmisha billokuese
D Të çarat e ajrosjes
E Butoni i shpejtësisë
F Drita LED
G Treguesi i nivelit të baterisë
H majë kaçavide 50mm
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë mjet pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen.
Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bblokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëntime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpučet që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një
pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju lejojë të tregoheni të vetëkënaqur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bilokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bilokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rrezïqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rreshqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e përcaktuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me një bateri tjetër.
b) Përdorni veglat e punës vetëm me bateritë e përcaktuara respektivisht. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëntime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk éshtë në përdorim, mbajeni larg nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose ziarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë. Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR VIDATORËT ME ÇEKIÇ ME BATERI
- Mbajeni mjetin e punës duke kapur sipërfaqet e izoluara të prekjes kur bëni një punë aty ku kapësja mund të bjërë në kontakt me tela të fshehur (kapëset që bien në kontakt me një tel me korrent mund të ekspozojnë pjesët metalike të mjetit të punës në korrent dhe mund t'i japin përdoruesit një goditje elektrike)
TË PËRGJITHSHME
- Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurèsh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Disa Iloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
- Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni
- Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen)
- Sigurohuni që çelësi B ② të jetë në pozicionin e mesit (blokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose magazinoni veglën
AKSESORËT
- SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
- Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORIMIT
- Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën
- Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë)
- Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
BATERIVE
- Nëse përfshihet bateria, ajo jepet e karikuar pjesërisht (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni mjetin për herë të parë)
- Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me këtë mjet
- Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet të zëvendësohet menjëherë
• Mos e cmontoni baterinë
• Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi - Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri): -kur karikoni 4...40°C -gjatë punës -20...+50°C -gjatë magazinimit -20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
⑤ Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku temperatura nuk do të kalojë 50°C
⑥ Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
- Çelësi i kombinuar për ndezje/fikje dhe kontrolli i shpejtësisë A⑦ -kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni mbi çelës A⑧
- Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të dhëna me karikuesin
• Heqja/instalimi i baterisë ②
• Treguesi i nivelit të baterisë ⑨
-shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë G për të treguar nivelin aktual të baterisë ⑨w
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të baterisë pasi keni shtypur butonin G ⑨b, bateria është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të baterisë pasi keni shtypur butonin G ⑨c, bateria nuk është brenda temperaturës së lejuar
- Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën dhe ndizeni përsëri
-temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të pulsojnë kur shtypni butonin G ⑨c; prisni derisa bateria të jetë brenda temperaturës së lejuar
-bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të baterisë ⑨b tregohet në treguesin e nivelit të baterisë kur shtypni G; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të dëmtohet
• Drita LED ⑩
Drita LED ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin e ndezjes/fikjes
! Kur drita LED të fillojë të pulsojë, aktivizohet mbrojtja e baterisë (shiko më sipër)
• Instalimi dhe heqja e puntove
-për të vendosur një punto, tërhiqeni manikotën C të bllokimit përpara, futeni punton te mbajtësja dhe lëshojeni manikotën C të bllokimit për ta bllokuar punton. (1)a 11b 11c)
! tërhiqeni punton përpara për të kontrolluar që është kyçur (⑪d)
-për ta hequr një punto, tërhiqeni manikotën C të bllokimit përpara
! përdorni vetëm punto me kapëse sferike, puntot e tjera mund të përdoren me mbajtëse universale puntosh me kapëse sferike
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të dëmtuar
- Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit ⑫
-kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/djathtas, çelësi A② nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja të jetë plotësisht e ndaluar
• Përzgjedhja e modalitetit ⑬
-shtypni butonin e shpejtësisë E për të zgjedhur modalitetin e dëshiruar të shtrëngimit ose lirimit kur mjeti vendoset në rrotullim përpara ose mbrapa:
Modaliteti në shpejtësi të ulët (L) ⑬a
-shtrëngim ose lirim me më pak forcë dhe me shpejtësi të ulët
-për vida të vogla
Modaliteti në shpejtësi të lartë (H) ⑬b
-shtrëngim ose lirim me forcë dhe shpejtësi të lartë -për vida dhe bulona të mëdhenj
Modaliteti i kontrollit (Shigjeta) ⑬c
-filloni ngadalë për të ndihmuar me nguljen e vidës në dru
-rritni automatikisht shpejtësinë kur ngulet vida -për vidat e gjata, sidomos për vidat PHILLIPS/ POZIDRIV
! modaliteti i kontrollit éshtë i disponueshëm me rrotullimin përpara; në rrotullimin mbrapa përdoret për shpejtësi mesatare
! modalitetet mund të ndryshohen pasi keni shtypur lehtë çelësin e ndezjes/fikjes (LED(et) jeshile janë të aktivizuara) dhe kur mjeti është i ndaluar plotësisht
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑭
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
-mbajini të çarat e ajrimit D ② të pambuluara -mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni puntot e duhura
- Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose një skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të shmangur krisjen e drurit
- Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të bëhet një shpim paraprak
- Kur shtrëngoni një vidë, mos e shtrëngoni tepër. Pasi forca e vidatorit me goditje mund ta këputë vidën. Mbajeni mjetin te vida për të parandaluar dëmtimin e kokës së vidës.
- Forca e rrotullimit varet nga kohëzgjatja e goditjes. Forca maksimale arrihet pas një goditjeje prej 6-10 sekondash. ! kontrolloni gjithnjë forcën e shtrëngimit me një kaçavidë dinamometrike
- Për përdorimin optimal të mjetit, nevojitet presion i qëndrueshëm në bulon, sidomos kur hiqni një dado ose bulon.
- Për më shumë informacion, shihni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Gjithmonë mbajeni mjetin të pastër (sidomos vrimat e ajrimit D ②)
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
- Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
-në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
-simboli⑥ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
- I matur sipas EN 62841, niveli i presionit të zhurmës së këtij mjeti është 78 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës 86 dB(A) (pasiguria K = 3 dB), dhe dridhja <2,5 m/s² (shuma e vektorit triax; pasiguria K = 1,5 m/s²)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
-përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesore të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
-kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës


