K-60D19BM1-EU - Furrë SHARP - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas K-60D19BM1-EU SHARP në format PDF.

SHARP K-60D19BM1-EU - Furrë
📄 273 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice SHARP K-60D19BM1-EU - page 4
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
MarkaSharp
ModeliK-60D19BM1-EU
Lloji i produktitPllakë gatimi qeramike elektrike
Numri i vatrave4 (përfshirë zonat dyshe/trefishe)
Lloji i kontrollitPrekës me ekran numerik
Funksionet kryesorePërforcimi i nxehtësisë, kohëmatës (4 vatra + 1 kujtesë), bllokimi i tasteve, tregues i nxehtësisë së mbetur, ndalim automatik
SiguriaBllokim sigurie me detektor, ndalim për mbinxehje, kufizim i kohëzgjatjes së funksionimit
Furnizimi me energji elektrike230 V ~ 50 Hz (kabllo H05VV-F 3x2,5 mm²) ose 400 V 3N~ 50 Hz (kabllo 5x1,5 mm²)
FuqiaNdryshueshme sipas vatrave (deri në 2.2 kW për vatër me boost)
Dimensionet e pajisjesNuk janë të dhëna
Dimensionet e inkastrimitShihni udhëzuesin (shembull: gjerësia 560 mm, thellësia 490 mm)
PeshaNuk është dhënë
Lloji i instalimitInkastruar në plan pune, kërkon prerje
PastrimiKruajtës për xham + pastrues specifik për qeramikë; mos përdorni gërryes ose pastrues me avull
MirëmbajtjaKontrolloni gjendjen e kabllove, përdorni tenxhere me fund të sheshtë dhe të pastër
Pjesë rezervëPërdorni ekskluzivisht pjesë origjinale Sharp
RiparueshmëriaKontaktoni një shërbim të autorizuar Sharp për çdo riparim
GaranciaGarancia e prodhuesit (kushtet në udhëzues)
Masat e kujdesitMos e lini pa mbikëqyrje, mos ruani sende në sipërfaqe, mos e përdorni si ngrohje
Aksesorët e përfshirëGuarnicioni i vulosjes, mbështetëset e montimit, udhëzuesi

Pyetjet më të shpeshta - K-60D19BM1-EU SHARP

Si të ndizni pllakën e gatimit?
Shtypni tastin Ndez/Fik () për të paktën 1 sekondë. Një sinjal zanor konfirmon ndezjen. Ekranet e vatrave tregojnë '0' dhe pika dhjetore pulson. Nëse nuk veproni brenda 10 sekondave, ekranet fiken dhe pllaka kalon në gjumë.
Si të përdorni përforcuesin e nxehtësisë?
Zgjidhni një vatër, pastaj vendosni fuqinë në nivelin 9. Shtypni përsëri tastin + për të aktivizuar përforcimin. Ekrani alternon mes 'A' dhe '9'. Përforcimi funksionon me fuqi të plotë për një kohë të kufizuar, pastaj kthehet në nivelin 9.
Si të caktoni kohëmatësin për një vatër?
Pasi të keni ndezur vatrën, shtypni tastin Kohëmatës () dy herë. Treguesi i vatrës pulson. Përdorni tastet + ose - për të caktuar kohën (0-99 minuta). Kohëmatësi numëron mbrapsht dhe fik vatrën kur arrin zero.
Si të bllokoni komandat?
Shtypni tastin Bllokim () për 2 sekonda. Treguesi i bllokimit pulson. Vetëm tasti Ndez/Fik mbetet aktiv. Për zhbllokim, shtypni përsëri për 2 sekonda.
Çfarë do të thotë ekrani 'H' në një vatër?
Nxehtësi e mbetur: sipërfaqja e vatrës është ende e nxehtë (mbi 60 °C). Mos e prekni. Ekrani fiket kur temperatura bie.
Çfarë të bëni nëse ekrani tregon 'F'?
Kjo është një gabim sigurie (për shembull, objekt i lënë për një kohë të gjatë mbi tastet). Fikni pllakën me , prisni disa minuta, pastaj ndizeni përsëri. Nëse 'F' vazhdon, kontaktoni shërbimin e pas shitjes.
Si të pastroni pllakën qeramike?
Përdorni një kruajtës për xham për të hequr mbetjet e djegura, pastaj një pastrues specifik për qeramikë dhe një leckë të butë. Mos përdorni kurrë sfungjer gërryes ose pastrues me avull.
Çfarë lloji tenxhere të përdorni?
Preferoni tenxhere me fund të sheshtë, të trashë, të pastër dhe të thatë. Diametri duhet të përputhet me zonën e gatimit. Shmangni fundet e ashpra që gërvishtin qeramikën.
Si të fikni një vatër të vetme?
Zgjidhni vatrën (tasti i aktivizimit bën që ekrani i saj të pulsojë). Shtypni njëkohësisht tastet + dhe - për të fikur vatrën. Gjithashtu mund të ulni fuqinë deri në '0' me tastin -.
Çfarë të bëni në rast mbinxehjeje?
Pajisja tregon 't' në vatrën përkatëse dhe ul automatikisht fuqinë. Lëreni të ftohet. Pasi temperatura të kthehet në normale, 't' zhduket dhe pllaka kalon në gjumë. Më pas mund ta ndizni përsëri.

Pyetjet e përdoruesve rreth K-60D19BM1-EU SHARP

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K-60D19BM1-EU - SHARP dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K-60D19BM1-EU e markës SHARP.

MANUAL I PËRDORUESIT K-60D19BM1-EU SHARP

Ne deklarojmë se produktet tona përmbushin Direktivat e aplikueshme evropiane, Vendimet dhe Rregulloret si dhe kërkesat e renditura në standardet e referuara.

Deklarata e Konformitetit

Qëllimi ynë është t'ju ofrojmë produkte të cilësisë së lartë që i tejkalojnë pritshmëritë tuaja. Pajisja juaj është prodhuar në fabrika moderne dhe me shumë kujdes, e testuar veçanërisht për cilësinë. Ky udhëzues është përgatitur në mënyrë që t'ju ndihmojë të përdorni pajisjen tuaj, e cila është prodhuar duke përdorur teknologjinë më të fundit me besueshmëri dhe efikasitet maksimal. Para se të përdorni pajisjen tuaj, lexoni me kujdes këtë udhëzues i cili përfshin informacione bazë për instalimin e sigurtë, mirëmbajtjen dhe përdorimin. Ju lutemi të kontaktoni qendrën më të afërt të autorizuar për instalimin e produktit tuaj.

Përmbajtja

Prezantimi dhe madhësia e produktit

Paralajmërime

Përgatitja për instalim dhe përdorim

Përdorimi i furrës

Pastrimi dhe mirëmbajtja e produktit tuaj

Shërbimi dhe Transporti

PREZANTIMI DHE MADHËSIA E PRODUKTIT

Paneli i kontrollit Doreza Dera e furrës Elementi i ngrohjes më i ulët (prapa pllakës)

Elementi i ngrohjes më i lartë (prapa pllakës) rrjeta grila Drita e furrës tabaka mbajtësja Grila me ventilim

PARALAJMËRIMET E SIGURISË

LEXONI ME KUJDES DHE PLOTËSISHT KËTO UDHËZIME PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES TUAJ DHE RUAJENI ATË NË NJË VEND TË PËRSHTATSHËM PËR REFERENCË KUR TË JETË E NEVOJSHME.

KY UDHËZUES ËSHTË PËRGATITUR PËR MË SHUMË SE NJË MODEL TË PËRBASHKËT. PAJISJA JUAJ MUND TË MOS KETË NJË NGA DISA KARAKTERISTIKAT QË JANË SHPJEGUAR NË KËTË UDHËZUES. KUSHTONI RËNDËSI PARAqitjes NË VLERA, KUR JENI DUKU LEXUAR KËTË UDHËZUES.

Paralajmërime të përgjithshme për sigurinë

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore apo me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar për përdorimin e sigurt të pajisjes

dhe kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.

- KUJDES: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementeve të nxehtë. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç nëse mbikëqyren vazhdimisht.

- KUJDES: Rrezik zjarri: mos ruani sende në sipërfaqet e gatimit.

- KUJDES: Nëse sipërfaqja është e plasaritur, fikeni pajisjen për të shmangur rrezikun e goditjes elektrike.

- Pajisja nuk është

projektuar për t'u vënë në punë me anë të një ore me zile të jashtme ose me anë të një sistemi të veçantë telekomandimi.

- Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Trego kujdes për të shmangur prekjen e elementeve të nxehtë brenda furrës.

- Gjatë përdorimit, pjesët që përdoren për një kohë të shkurtër mund të nxehen.

- Mos përdorni pastrues gërryes ose kruajtëse metalike të mprehta për të pastruar xhamin e derës së furrës dhe sipërfaqe të tjera, pasi ato mund të gërvishtin sipërfaqen, e cila mund të çojë në plasaritjen e xhamit ose dëmtimin e sipërfaqes.

- Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin

e pajisjes.

- KUJDES: Sigurohuni që pajisja është e fikur para se të zëvendësoni llambën, për të shmangur rrezikun e goditjes elektrike.

- VINI RE: Pjesët e arritshme mund të nxehen kur janë në përdorim vatrat e gatimit ose skara. Fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg.

- Pajisja juaj është prodhuar në përputhje me të gjitha standardet e zbatueshme dhe rregulloret lokale dhe ndërkombëtare.

- Mirëmbajtja dhe puna riparuese duhet të bëhet vetëm nga teknikë të shërbimit të autorizuar. Instalimi dhe puna riparuese që kryhet nga teknikë të paautorizuar mund t'ju rrezikojë. Është e rrezikshme të ndryshoni apo modifikoni specifikimet e pajisjes në çdo lloj mënyre.

- Para instalimit, sigurohuni që kushtet lokale të shpërndarjes (natyra e gazit dhe presioni i gazit ose tensioni i energjisë elektrike dhe frekuenca) dhe kërkesat e pajisjes përputhen. Kërkesat për këtë pajisje janë të deklaruara në etiketë.

- VINI RE: Kjo pajisje është projektuar vetëm për gatim dhe është menduar vetëm për përdorim

shtëpiak të brendshëm dhe nuk duhet të përdoret për ndonjë qëllim tjetër, ose në ndonjë kërkesë tjetër, të tilla si për përdorim jo-shtëpiak apo në një mjedis komercial apo për ngrohje ambienti.

  • Mos u mundoni ta hiqni apo lëvizni pajisjen duke e tërhequr nga doreza e derës.
  • Janë marrë të gjitha masat e mundshme të sigurisë për të garantuar sigurinë tuaj. Duke qenë se xhami mund të thyhet, ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë pastrimit për të shmangur gërvishtjet. Shmangni goditjet apo trokitjet mbi xham me aksesorët.
  • Sigurohuni që kordoni furnizues nuk ka ngecur diku gjatë instalimit. Nëse kablloja furnizuese është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit apo nga persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme për të parandaluar ndonjë rrezik.
  • Kur dera e furrës është e hapur, mos lejoni fëmijët të ngjiten apo të ulen tek dera.

Paralajmërime mbi instalimin

  • Mos e përdorni pajisjen para se ajo të instalohet plotësisht.
  • Pajisja duhet të instalohet nga një teknik i autorizuar dhe të vihet në përdorim. Prodhuesi nuk është përgjegjës për çdo dëm që mund të shkaktohet nga vendosja e gabuar dhe instalimi nga persona të paautorizuar.
  • Kur ju shpaketoni pajisjen, sigurohuni që ajo nuk është dëmtuar

gjatë transportit. Në rast të ndonjë defekti; mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni menjëherë një agjent të kualifikuar të shërbimit. Duke qenë se materialet e përdorura për paketim (najloni, staplerët, polisteroli ... etj) mund të kenë efekte të dëmshme për fëmijët, ato duhet të mblidhen dhe të hiqen menjëherë.

  • Mbroni pajisjen tuaj ndaj efekteve atmosferike. Mos e ekspozoni atë nën efekte të tilla si dielli, shiu, bora etj.
  • Materialet përreth pajisjes (kabinet) duhet të jenë në gjendje të përballojnë një temperaturë prej min 100 °C.

Gjatë përdorimit

  • Kur ju do përdorni furrën tuaj për herë të parë, një erë e pakëndshme do të burojë nga materialet izoluese dhe elementet ngrohës. Për këtë arsye, para se të përdorni furrën tuaj, lëreni të punojë bosh në temperaturë maksimale për 45 minuta. Në të njëjtën kohë, ju duhet të ajrosni ambientin në të cilin produkti është i instaluar.
  • Gjatë përdorimit, sipërfaqet e jashtme dhe të brendshme të furrës nxehen. Kur hapni derën e furrës, ikni mbrapa për të shmangur avullin e nxehtë që del nga furra. Kjo mund të përbëjë rrezik për djegie.
  • Mos vendosni materiale të ndezshme ose të djegshme, në ose në afërsi të pajisjes kur ajo është duke punuar.
  • Gjithmonë përdorni doreza furre për të hequr dhe zëvendësuar ushqimin në furrë.
  • Mos e lini pa mbikëqyrje tenxheren ndërsa gatuani me vajra të ngurtë

apo të lëngshëm. Ato mund të marrin zjarr në kushtet e ngrohjes ekstreme. Asnjëherë mos derdhni ujë mbi flakët që janë shkaktuar nga vaji. Mbuloni tiganin ose fritezën me kapakun e vet në mënyrë që të mbyten flakët që janë shkaktuar në këtë rast dhe fikni sobën.

  • Në qoftë se ju nuk do të përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza. Fikeni edhe çelësin kryesor. Gjithashtu, kur ju nuk e përdorni pajisjen, mbyllni valvolën e gazit.
  • Sigurohuni që çelësat e kontrollit të pajisjes janë gjithmonë në pozicionin "0" (stop) kur ajo nuk përdoret.
  • Tavat anojini kur i tërhiqni për t'i nxjerrë. Jini të kujdesshëm për të mos derdhur lëngun e nxehtë.

- Kur dera ose skara e furrës është hapur, mos lini asgjë mbi të. Ju mund të çekuilibroni pajisjen tuaj ose të thyeni kapakun.

- Mos vini gjëra të rënda apo mallra të ndezshëm apo që marrin flakë lehtë (najloni, qese plastike, letër, rroba ... etj) në skarë. Kjo përfshin edhe enët e gatimit me aksesorë plastik (p.sh. dorezat).

- Mos varni peshqirë, peceta për pjata apo veshje të pajisjes apo dorezat e saj.

• Gjatë pastrimit dhe mirëmbajtjes

- Gjithmonë fikeni pajisjen para veprimeve të tilla si pastrimi apo mirëmbajtja. Ju mund t'i bëni këto pas fikjes së pajisjes apo duke fikur çelësin kryesor.

- Mos hiqni çelësat e kontrollit për të pastruar panelin e kontrollit.

- PËR TË RUAJTUR EFIKASITETIN DHE SIGURINË E PAJISJES TUAJ, NE JU REKOMANDOJMË

QË GJITHMONË TË PËRDORNI PJESË ORIGJINALE DHE, NË RAST NEVOJE, TË KONTAKTONI VETËM AGJENTIN E AUTORIZUAR TË SHËRBIMIT.

PËRGATITJA PËR INSTALIM DHE PËRDORIM

E prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë më të mirë, kjo furrë moderne, funksionale dhe praktike do të plotësojë nevojat tuaja në të gjitha aspektet. Sigurohuni që të lexoni udhëzuesin për të patur rezultate të suksesshme dhe për të mos patur ndonjë problem në të ardhmen. Informacioni i dhënë më poshtë përmban rregulla që janë të nevojshme për pozicionimin e saktë dhe veprimet e shërbimit. Ato duhet të lexohen pa u anashkaluar sidomos nga tekniku, i cili do ta pozicionojë pajisjen.

KONTAKTONI SERVISIN E AUTORIZUAR PËR INSTALIMIN E FURRËS TUAJ!

ZGJIDH NJË VEND PËR FURRËN

– Ka disa pika që kërkojnë vëmendje kur zgjidhni një vend për furrën tuaj. Sigurohuni të merrni parasysh rekomandimet tona si më poshtë për të parandaluar ndonjë problem dhe situata të rrezikshme, të cilat mund të ndodhin më vonë!

– Kur zgjidhni një vend për furrën, duhet t'i kushtohet vëmendje që nuk ka materiale të ndezshme ose të djegshme në afërsi të ngushtë, të tilla si perde, vaj, rroba etj., të cilat marrin zjarr shpejt.

– Mobiljet përreth furrës duhet të jenë nga materiale rezistente ndaj ngrohjes më shumë se 50 °C nga temperatura e dhomës.

Ndryshimet e nevojshme në muret e kabinetit dhe ventilatori i integruar i kombinuar me produktin, si dhe lartësitë minimale nga bazamenti i furrës janë paraqitur në figurën 1. Prandaj, ventilatori i shkarkimit duhet të jetë në një lartësi minimale prej 65 cm nga bazamenti i pllakës. Nëse nuk ka ventilator shkarkimi, lartësia nuk duhet të jetë më pak se 70 cm.

Minimumi 42 cm Minimumi 65 cm (me dru) Minimumi 70 cm (pa dru) Minimumi 42 cm PLLAKA

INSTALIMI I FURRËS SË INTEGRUARmin. 600 mm min. 56.0 mm max. 56.0 mm min. 566 mm 57.5 mm 57.5 mm 59.5 mm 59.5 mm min. 5 mm

min. 10 mm min. 5.50 mm min. 5.60 mm max. 5.80 mm min. 5.65 mm min. 5.50 mm 5.50 mm 5.75 mm 5.90 mm min. 5 mm

SHARP K-60D19BM1-EU - ZGJIDH NJË VEND PËR FURRËN - 4

Fusni furrën në kabinet duke e shtyrë atë përpara. Hapni derën e furrës dhe futni 2 vida në vrimat e vendosura në kasën e furrës. Kur kasa e produktit prek sipërfaqen prej druri të kabinetit, fiksoni vidat.

Platforma e punës min. 50 mm min. 25 mm Pllakë e integruar Furrë e integruar

Nëse furra instalohet nën një pllakë, distanca mes platformës së punës dhe panelit kryesor të furrës duhet të jetë minimalisht 50 mm dhe distanca mes platformës së punës dhe panelit kryesor të kontrollit duhet të jetë minimalisht 25 mm.

INSTALIMI ELEKTRIK DHE SIGURIA E FURRËS SË INTEGRUAR

Udhëzimet e dhëna më poshtë duhet të ndiqen pa u anashkaluar gjatë instalimeve elektrike:

- Kablloja e tokëzimit duhet të jetë e lidhur me anë të vidave me shenjën e tokëzimit. Furnizimi i lidhjeve kabllore duhet të jetë siç tregohet në figurën 6. Nëse nuk ka prizë të tokëzuar në përputhje me rregulloret në vendin e instalimit, telefononi menjëherë Shërbimin e Autorizuar.

– Priza e tokëzuar duhet të jetë në afërsi të pajisjes. Asnjëherë mos përdorni një zgjatues kablloje.

– Kablloja e furnizimit nuk duhet të kontaktojë sipërfaqen e nxehtë të produktit. – Në rast të ndonjë dëmtimi të kabllos furnizuese, sigurohuni të kontaktoni servisin e autorizuar. Kablloja duhet të zëvendësohet nga servisi i autorizuar. - Instalimet e pajisjes duhet të kryhen nga Shërbimi i autorizuar. Duhet të përdoret kabllo furnizimi e llojit H05VV-F. – Lidhjet e gabuara mund të dëmtojnë pajisjen. Një dëmtim i tillë nuk do të mbulohet nga garancia. – Pajisja është projektuar për t'u lidhur me 220-240V ~ nëse energjia elektrike është ndryshe nga vlera e dhënë më lart, telefononi menjëherë Shërbimin e Autorizuar. – Firma prodhuese deklaron se nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo lloj dëmi dhe humbje që rezulton nga mosveprimi në përputhje me normat e sigurisë!

KAFE E VERDHË+E GJELE L N BLU

PËRDORIMI I FURRËS

Paneli i kontrollit

Funksioni i butonit të kontrollit të furrës Kohëmatësi dixhital Funksioni i butonit të kontrollit të furrës

Drita e funksionimit të furrës Drita e funksionimit të furrës

Funksioni i butonit të kontrollit të furrës

Për të zgjedhur funksionin e dëshiruar të gatimit, rrotulloni çelësin në simbolin përkatës. Detajet e funksioneve të furrës janë shpjeguar në seksionin tjetër.

Funksioni i butonit të kontrollit të furrës

Për të zgjedhur funksionin e dëshiruar të gatimit, rrotulloni çelësin në simbolin përkatës. Detajet e funksioneve të furrës janë shpjeguar në seksionin tjetër.

P °C

Funksionet e Furrës

* Funksionet e furrës tuaj mund të jenë të ndryshme për shkak të modelit të produktit tuaj.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksionet e Furrës - 1

Llamba e furrës:

Vetëm drita e furrës do të ndizet dhe ajo mbetet ndezur mbi të gjitha funksionet e gatimit.

SHARP K-60D19BM1-EU - Llamba e furrës: - 1

Funksioni i shkrirjes:

Dritat paralajmëruese të furrës ndizen, ventilatori fillon të veprojë.

Për të përdorur funksionin e shkrirjes, merrni ushqimin tuaj të ngrirë dhe vendoseni në furrë në një raft të vendosur në slotin e tretë nga fundi. Rekomandohet që ju të vendosni një tepsi furre nën ushqimin për shkrirje, për të mbledhur ujin e akumuluar për shkak të akullit të shkrirë. Ky funksion nuk do të gatuajë apo ta pjekë ushqimin tuaj, ai vetëm do të ndihmojë për ta shkrirë atë.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksioni i shkrirjes: - 1

Funksioni i ventilatorit:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë do të fillojnë të veprojnë.

Ky funksion është shumë i mirë për pjekjen e brumërave. Gatimi realizohet nga rezistenca poshtë dhe lart brenda furrës dhe nga qarkullimi i ajrit siguruar nga ventilatori, që jep një efekt të lehtë skare tek ushqimi. Rekomandohet parangrohja e furrës për rreth 10 minuta.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksioni i ventilatorit: - 1

Funksioni i gatimit statik:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së ulët dhe të lartë do të fillojnë të veprojnë. Funksioni i gatimit statik lëshon nxehtësi, duke siguruar gatimin e ushqimit me rafte të ulët dhe të lartë. Kjo është ideale për të bërë pasta, ëmbëlsira, pastiçe, lazanja dhe pica. Rekomandohet parangrohja e furrës për 10 minuta dhe ajo është mirë të gatuash në vetëm një raft gjatë kësaj kohe në këtë funksion.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksioni i gatimit statik: - 1

Funksioni i pjekjes në skarë:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementi i ngrohjes së skarës do të fillojë të veprojë. Ky funksion përdoret për ushqime në skarë dhe në toast. Përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tepsi poshtë për grumbulluar ndonjë rrjedhje vaji apo yndyre. Rekomandohet parangrohja e furrës për rreth 10 minuta. Paralajmërim: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të rregullohet në 190 °C.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksioni i pjekjes në skarë: - 1

Funksioni i pjekjes së shpejtë në skarë:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë do të fillojnë të veprojnë. Funksioni është përdorur për pjekje në skarë më të shpejtë dhe për të mbuluar një sipërfaqe më të madhe, të tilla si mish në skarë.

Përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tepsi poshtë për grumbulluar ndonjë rrjedhje vaji apo yndyre. Rekomandohet parangrohja e furrës për rreth 10 minuta. Paralajmërim: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të rregullohet në 190 °C.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksioni i pjekjes së shpejtë në skarë: - 1

Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim:

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë dhe ventilatori do të fillojnë të veprojnë.

Funksioni përdoret për tiganisje më të shpejtë të ushqimeve të trasha dhe për mbulimin e një sipërfaqe më të madhe. Të dy elementet e sipërme të ngrohjes dhe pjekja në skarë do të veprojnë së bashku me ventilatorin për të siguruar edhe gatimin.

Përdorni raftet e sipërme të furrës. Lyeni lehtë me furçë me vaj rrjetin e skarës për të ndaluar ngjitjen e ushqimit dhe vendosni ushqimet në qendër të rrjetës. Gjithmonë vendosni një tepsi poshtë për grumbulluar ndonjë rrjedhje vaji apo yndyre. Rekomandohet parangrohja e furrës për rreth 10 minuta.

Paralajmërim: Kur piqni në skarë, dera e furrës duhet të jetë e mbyllur dhe temperatura e furrës duhet të rregullohet në 190 °C.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksioni i dyfishtë skarë dhe ventilim: - 1

Funksioni pica

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë dhe ventilatori do të fillojnë të veprojnë.

Funksioni i ventilatorit dhe i ngrohjes së ulët është ideale për ushqim të pjekur, të tilla si pica, në mënyrë të barabartë në një kohë të shkurtër.

Ndërsa ventilatori shpërndan në mënyrë të barabartë nxehtësinë e furrës, elementi më i ulët i ngrohjes siguron pjekjen e brumit të gatimit.

SHARP K-60D19BM1-EU - Funksioni pica - 1

Funksioni Turbo

Termostati dhe dritat paralajmëruese të furrës do të ndizen, elementet e ngrohjes së skarës dhe ngrohjes së lartë dhe ventilatori do të fillojnë të veprojnë.

Funksioni turbo shpërndan në mënyrë të barabartë ngrohjen në furrë. Të gjitha ushqimet në të gjitha raftet do të gatuhen në mënyrë të barabartë. Rekomandohet parangrohje e furrës për 10 minuta.

Përdorimi i orës dixhitale

A 88:88 (modu- set)

Rregullimi i kohës:

Koha duhet të rregullohet para fillimit të përdorimit të furrës. Pas furnizimit me energji elektrike në furrë, simboli (A) dhe tre "0" do të fillojnë të pulsojnë në ekran. Shtypni çelsat (+) dhe (-) në të njëjtën kohë. Simboli do të shfaqet në ekran. Gjithashtu, pika në mes të ekranit do të fillojë të pulsojë. Duke përdorur butonat (+) dhe (-) butonat, rregulloni orën, ndërsa kjo pikë është duke pulsuar. Pas rregullimit, duhet të pritet që pika do të jetë e ndezur vazhdimisht.

Pas furnizimit me energji elektrike në furrë, kur simboli (A) dhe tre "0" do të fillojnë të pulsojnë në ekran, furra nuk mund të funksionojë duke përdorur butonat e kontrollit. Kur butonat (+) dhe (-) janë shtypur njëkohësisht për rregullimin e kohës, simboli do të shfaqet në ekran. Kur ky simbol shfaqet në ekran, ju mund të veproni manualisht në pjesën e furrës. Duke qenë se koha e rregulluar do të rikthehet si më parë në rast të ndërprerjes së energjisë, veprimi i

rregullimit të kohës duhet të kryhet përsëri.

Sinjal zanor Rregullim i kohës:

A 88:88 (modu- set)

Koha duhet të rregullohet para fillimit të përdorimit të furrës. Pas furnizimit me energji elektrike në furrë, simboli (A) dhe tre "0" do të fillojnë të pulsojnë në ekran. Shtypni çelsat (+) dhe (-) në të njëjtën kohë.

Simboli do të shfaqet në ekran.

Gjithashtu, pika në mes të ekranit do të fillojë të pulsojë. Duke përdorur çelësat (+) dhe (-), rregulloni orën, ndërsa kjo pikë është duke pulsuar. Pas rregullimit, duhet të pritet që pika do të jetë e ndezur vazhdimisht. Ky funksion mund të përdoret për të marrë sinjal zanor në përfundimin e periudhës kohore të rregulluar.

Shtypni butonin e MODALITETIT në mes. Simboli do të pulsojë në ekran. Gjithashtu tre "0"-të do të shfaqen. Rregulloni periudhën e dëshiruar kohore për paralajmërim duke përdorur çelësat (+) dhe (-), ndërsa simboli është duke pulsuar. Pak kohë pas përfundimit të rregullimit, simboli do

të fillojë të ndriçojë vazhdimisht. Kur simboli fillon të ndriçojë vazhdimisht, sinjali zanor i rregullimit të kohës është bërë.

Koha e sinjalit zanor mund të vendoset në një kohë në mes diapazonit kohor prej 0 dhe 23.59.

Kur koha e caktuar ka mbaruar, ora jep një sinjal zanor dhe simboli fillon të pulsojë në ekran. Duke shtypur një nga butonat, sinjali zanor do të ndalojë dhe simboli në ekran zhduket.

Sinjali zanor i rregullimit të kohës është vetëm për qëllime paralajmëruese. Furra nuk do të aktivizohet në këtë funksion.

Rregullimi i kohës Semi –Automatik sipas Periudhës së Gatimit:

A dU r (modu- set)

Ky funksion është përdorur për të gatuar në diapazonin kohor të dëshiruar. Ushqimet që duhen gatuar janë vënë në furrë. Furra është e rregulluar në funksionin e dëshiruar të gatimit. Termostati i furrës është rregulluar në shkallën e dëshiruar në varësi të gjellës për gatim. Mbani shtypur butonin MODALITET derisa të shihni në ekranin e orës "stop" Kur të

shihni "stop" në ekranin e orës, simboli (A) do të fillojë të pulsojë. Rregulloni kohën e gatimit për ushqimin që doni të gatuani, duke përdorur butonat (+) dhe (-), ndërsa kohëmatësi është në pozitën e tij. Pak kohë pasi ka përfunduar veprimi i rregullimit, koha do të shfaqet në ekran dhe simboli (A) do të fillojë të ndriçojë vazhdimisht në ekran. Ndërsa jeni duke bërë këtë, furra do të fillojë të funksionojë.

Mund të regjistrohet një periudhë gatimi mes rangut kohor prej 0 dhe 10 orë.

Në përfundim të kohës së caktuar, kohëmatësi do të ndalojë furrën dhe të lëshojë një sinjal zanor. Gjithashtu, simboli (A) do të fillojë të pulsojë në ekran. Pasi keni çuar butonin e furrës dhe butonin e termostatit në pozitën 0, duke shtypur çdo buton të kohëmatësit, sinjali zanor do të përfundojë. Gjithashtu, ora do të sillet në funksionin e përdorimit manual.

Programimi semi-automatik sipas kohës së përfundimit:

A End - (modu- set) +

Ky funksion përdoret për të gatuar sipas kohës së dëshiruar të përfundimit. Ushqimi për t'u gatuar vendoset në furrë. Furra rregullohet në funksionin e dëshiruar të gatimit. Termostati i furrës rregullohet në shkallën e dëshiruar në varësi të gjellës që do të gatuhet. Mbani shtypur butonin MODALITETI derisa të shfaqet në ekran "fundi", simboli (A) dhe ora do të fillojnë të pulsojnë respektivisht.

Rregulloni kohën e mbarimit për ushqimin që doni të gatuani, duke përdorur çelësat (+) dhe (-), ndërsa kohëmatësi është në këtë pozitë. Pak kohë pasi veprimi i rregullimit ka përfunduar, ora do të shfaqet në ekran dhe simboli (A) do të fillojë të ndriçojë vazhdimisht në ekran. Ndërsa jeni duke bërë këtë, furra do të fillojë të funksionojë.

Ju mund të vendosni një orë që mund të mbarojë deri në 10 orë pas orës së ditës.

Në përfundim të kohëzgjatjes së caktuar, kohëmatësi do të ndalojë furrën dhe do të japë sinjalin zanor. Gjithashtu simboli (A) do të fillojë të pulsojë në ekran. Pasi të keni kthyer butonin e furrës dhe butonin e termostatit në pozitën 0, duke shtypur çdo buton të kohëmatësit, sinjali zanor do të përfundojë. Gjithashtu, kohëmatësi do të kthehet për t'u përdorur në funksionin manual.

Programim plotësisht automatik:

A d u r (modu- set)

Ky funksion përdoret për të gatuar pas një periudhe të caktuar kohore, brenda një kohëzgjatjeje të caktuar. Ushqimi për t'u gatuar vendoset në furrë. Furra rregullohet në funksionin e dëshiruar të gatimit. Termostati i furrës rregullohet në shkallën e dëshiruar në varësi të gjellës që do të gatuhet.

Së pari; Mbani shtypur butonin MODALITETI derisa të shfaqet mbi ekranin e kohëmatësit "stop". Kur shihni "stop" në ekranin e kohëmatësit, simboli (A) do të fillojë të pulsojë. Rregulloni kohën e gatimit për ushqimin që doni të gatuani, duke përdorur çelësat (+) dhe (-), ndërsa kohëmatësi është në këtë pozitë. Pak kohë pasi veprimi i rregullimit ka përfunduar, ora do të shfaqet në ekran dhe simboli (A) do të fillojë të ndriçojë vazhdimisht në ekran.

Mund të regjistrohet një periudhë gatimi brenda rangut kohor prej 0 dhe 10 orë.

En d (modu-set)

Së dyti; Mbani shtypur butonin MODALITETI derisa në ekran të shfaqet "fund". Kur shihni "fund" në ekranin e kohëmatësit, simboli (A) dhe ora do të fillojnë të pulsojnë, me shtimin e periudhës së gatimit. Rregulloni kohën e mbarimit për ushqimin duke përdorur çelësat (+) dhe (-), ndërsa kohëmatësi është në këtë pozitë. Pak kohë pasi veprimi i rregullimit ka përfunduar, ora do të shfaqet në ekran dhe simboli (A) do të fillojë të ndriçojë vazhdimisht në ekran.

Ju mund të regjistroni një kohë që mund të jetë deri në 23.59 pas orës së synuar duke shtuar periudhën e gatimit në kohë.

Furra do të fillojë të veprojë në orën e llogaritur duke reduktuar periudhën e gatimit nga koha e mbarimit e regjistruar dhe do të ndalet në kohën e regjistruar të mbarimit. Kohëmatësi do të lëshojë sinjal zanor dhe simboli (A) do të fillojë të pulsojë. Pasi të keni çuar butonin e furrës dhe butonin

e termostatit në pozitën 0, duke shtypur çdo buton të kohëmatësit, sinjali zanor do të përfundojë. Gjithashtu, ora do të kthehet në funksionin e përdorimit manual.

Bllokimi i çelësit

  • Kyçi aktivizohet automatikisht kur nuk përdoret kohëmatësi për 5 sekonda në përdorim normal. Për ta zhbllokuar kohëmatësin, shtypni butonin MODE për 3 sekonda. Pastaj mund të bëhet opsioni i dëshiruar.
  • Pas aktivizimit të butonit të modalitetit, çdo buton aktivizohet menjëherë sapo të preket.
ENËTTURBO I ULËT- I LARTË VENTILATOR I ULËT- I LARTË SKARA
Poz. termostati (°C)Poz. i raftitKoha e gatimit (min)Poz. termostati (°C)Poz. i raftitKoha e gatimit (min)Poz. termostati (°C)Poz. i raftitKoha e gatimit (min)Poz. termostati (min)Poz. i raftitKoha e gatimit (min)
Brumë me shtresa170-190 1-2/-3 35-45170-190 1-2 35-45 170-190 1-225-35
Kek 150-1701 -2/-3 30-40 170 -190 1-230-40 150-1701 -2/-3 25-35
Biskota 150-1170 1 -2/-3 25-35170-190 1-2 30-40 150-1170 1 -2/-3 25-35
Qofte skare 2200 4 10-15
Ushqim i lëngshëm175-200240-50175-200240-50175-200240-50
Pulë2001-245-602001-245-60200*50-60
Bërxollë200 3-415-25
Biftek200 4 15-25
Kek me dy tabaka160-1801-4 30-40
Brumra në dy tabaka170-1901-4 35-45
**Gatim me rosto pule në hell ...

Aksesorët

Produkti është furnizuar me aksesorë. Ju gjithashtu mund të përdorni aksesorët që keni blerë nga burime të tjera, por ato duhet të jenë rezistente ndaj nxehtësisë dhe flakëve. Ju gjithashtu mund të përdorni pjata qelqi, forma torte dhe tabaka furre që janë të përshtatshme për përdorim në furrë. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit kur përdorni aksesorë të tjerë. Në rast se përdoren enë të vogla, vendosni enën mbi rrjetë teli, pasi ajo do të jetë plotësisht në pjesën e mesme të rrjetës. Nëse ushqimi që do gatuhet nuk e mbulon tabakanë e furrës plotësisht, nëse ushqimi është marrë nga ngrirja e thellë apo tabaka është duke u përdorur për mbledhjen e ushqimeve të lëngshme që rrjedhin gjatë pjekjes në skarë, mund të vërehen ndryshime në formë në tabaka. Kjo është për shkak të temperaturave të larta që shfaqen gjatë gatimit. Tabakaja do të kthehet në formën e saj të vjetër, kur tabakaja do të ftohet pas gatimit. Kjo është një dukuri normale fizike që ndodh gjatë transferimit të ngrohjes. Mos vendosni tabaka qelqi të nxehtë dhe enë të nxehta në një mjedis të ftohtë direkt nga furra për të shmangur thyerjen e tabakasë apo enës. Mos e vendosni mbi sipërfaqe të ftohtë dhe të lagësht. Vendoseni mbi një leckë të thatë kuzhine dhe lëreni të ftohet ngadalë. Kur përdorni skarën në furrën tuaj; ne rekomandojmë (sipas rastit) të përdorni rrjetën që e keni marrë bashkë me produktin. Kur përdorni rrjetën e telit; vendosni një tabaka në një nga raftet më të ulëta për të mundësuar grumbullimin e vajit. Mund të shtoni ujë në tabaka për të ndihmuar pastrimin. Siç shpjegohet në klauzolat përkatëse, kurrë mos përdorni grilën me gaz pa kapakun mbrojtës. Nëse furra juaj ka një skarë që vepron me gaz, por kapaku mbrojtës mungon, apo është e dëmtuar dhe nuk mund të përdoret, porosisni një pjesë këmbimi nga qendra e shërbimit më të afërt.

Zgavra e furrës Mbajtëse: 5. Rack 4 3 2 1

Aksesorët e furrës

Aksesorët për furrën tuaj mund të jenë të ndryshëm për shkak të modelit të produktit tuaj.

Rrjetë teli

SHARP K-60D19BM1-EU - Rrjetë teli - 1

Rrjeta e telit përdoret për të pjekur në skarë apo për të vendosur enë gatimi të ndryshme në të.

KUJDES - Vendosni si duhet rrjetën e telit në çdo raft korrespondues në zgavrën e furrës dhe shtyjeni atë në pjesën e prapme.

SHARP K-60D19BM1-EU - Rrjetë teli - 2

Tabakaja e cekët përdoret për të pjekur brumë të tilla si bazë torte etj. Për ta vendosur si duhet tabakanë në zgavër, e vini atë në çdo raft dhe shtyjeni atë në pjesën e prapme.

SHARP K-60D19BM1-EU - Rrjetë teli - 3

Tabakaja e thellë përdoret për të gatuar me avull. Për ta vendosur si duhet tabakanë në zgavër, e vini atë në çdo raft dhe shtyjeni atë në pjesën e prapme.

SHARP K-60D19BM1-EU - Rrjetë teli - 4

Heqja e rafteve rrjetë

Tërhiqni raftin rrjetë siç tregohet në figurë. Pasi ta keni liruar nga kapset, ngrijeni lart.

SHARP K-60D19BM1-EU - Heqja e rafteve rrjetë - 1

Para se të filloni të pastroni furrën tuaj, sigurohuni që të gjithë butonat e kontrollit janë fikur dhe pajisja juaj është ftohur. Shkëputeni pajisjen nga rryma.

Mos përdorni materiale që përmbajnë grimca që mund të dëmtojnë smaltin dhe pjesët e ngjyrosura të furrës tuaj. Përdorni pastrues kremoz ose pastrues të lëngshëm, të cilët nuk përmbajnë grimca. Duke qenë se ato mund të dëmtojnë sipërfaqet, mos përdorni krem kaustik, pluhura pastrimi gërryes, lesh teli ose mjete të rënda. Në rast se lëngje të tepërta derdhen mbi furrën tuaj, ato mund të shkaktojnë dëm në smalt. Menjëherë pastroni lëngjet e derdhura. Mos përdorni pastrues me avull për pastrimin e furrës.

Pastrimi i brendësisë së furrës

Sigurohuni që ta shkëputni furrën nga priza para se të filloni ta pastroni atë. Ju do të merrni rezultate më të mira në qoftë se pastroni brendësinë e furrës ndërsa furra është pak e ngrohtë. Fshijeni furrën tuaj me një copë lecke të butë me ujë sapuni pas çdo përdorimi. Pastaj fshijeni përsëri, këtë herë me një leckë të njomë, dhe thajeni. Një pastrim i plotë duke përdorur pastrues të tipit të thatë dhe pluhur. Për produktin me korniza smalti katalitik, muret e pasme dhe anësore të kasës së brendshme nuk

kërkojnë pastrim. Gjithsesi, në varësi të përdorimit, është e rekomanduar që ju t'i zëvendësoni ato pas një periudhe të caktuar kohe.

MIRËMBAJTJA

Zëvendësimi i dritës së furrës

Ndryshimi i llambës së furrës duhet të bëhet nga tekniku i autorizuar. Vlerësimi i llambës duhet të jetë 230V, 25Watt, Lloji E14, T300. Para se të ndryshoni llambën, furra duhet të shkëputet nga rryma dhe duhet të jetë e ftohtë.

Dizajni i llambës është specifik për përdorim në pajisje gatimi shtëpiake dhe nuk është i përshtatshëm për ndriçim dhome familjare.

SHËRBIMI DHE TRANSPORTI

KËRKESA PARA MARRJES SË SHËRBIMIT

Nëse furra nuk funksionon:

Furra mund të jetë stakuar, ka pasur një ndërprerje. Në modelet e pajisur me një orë me zile, koha nuk mund të rregullohet.

Nëse furra nuk nxehet:

Ngrohja nuk mund të rregullohet me çelësin e kontrollit të vatrës së furrës.

Nëse llamba e ndriçimit të brendshëm nuk bën dritë:

Energjia elektrike duhet të kontrollohet. Duhet të kontrolloni nëse llambat janë të dëmtuara. Nëse janë të dëmtuara, ju mund t'i zëvendësoni ato si në udhëzimin në vijim.

Gatim (nëse pjesa e poshtme-sipërme nuk gatuan në mënyrë të barabartë):

Kontrolloni vendosjet e rafteve, kohën e gatimit dhe vlerat e ngrohjes sipas manualit.

Përveç këtyre, në qoftë se ju ende keni ndonjë problem me produktin tuaj, ju lutem telefononi në "Shërbimi i autorizuar".

INFORMACION LIDHUR ME TRANSPORTIN

Nëse keni nevojë për ndonjë transport:

Ruani kutinë originale të produktit dhe transportojeni atë me kutinë originale kur duhet të transportohet. Ndiqni shenjat e transportit në kuti. Vendosni shirita mbi sobën në pjesët e sipërme, mbuloje dhe transporto më vete panelin e gatimit.

Vendosni shirita mbi sobën në pjesët e sipërme, mbuloje dhe transporto më vete panelin e gatimit.

Vendosni një letër midis kapakut të sipërm dhe panelit të gatimit, mbuloni kapakun e sipërm, dhe më pas vendosni shirita mbi sipërfaqet anësore të furrës.

Vendosni karton ose letër në kapakun frontal të xhamit interior të sobës pasi është më mirë për tavat, për rrjetat grilë dhe tabakatë brenda furrës nuk do të dëmtojnë kapakun e furrës gjatë transportit. Gjithashtu mbështillni kapakun e furrës në muret anësore.

Në qoftë se nuk e ka kutinë origjinale:

Merrni masa për sipërfaqet e jashtme (sipërfaqet e xhamit dhe ato të lyera) të furrës më të ekspozuara ndaj goditjeve të mundshme.

Ne deklarojmë se produktet tona përmbushin Direktivat e aplikueshme evropiane, Vendimet dhe Rregulloret si dhe kërkesat e renditura në standardet e referuara.

Simboli mbi produkt ose mbi paketimin e tij tregon se ky produkt nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj ai do të dorëzohet pranë pikës përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave negative të mundshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Për informacion më të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj lokale të qytetit, shërbimin e hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SHARP

Modeli : K-60D19BM1-EU

Kategori : Furrë