VRT 76325 VW - Fshesë me vakum BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas VRT 76325 VW BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth VRT 76325 VW BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VRT 76325 VW - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VRT 76325 VW e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT VRT 76325 VW BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt Beko. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.
Simbolet dhe kuptimi i tyre
Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

Informacione të rëndësishme dhe sugjerime të dobishme për përdorimin.

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për situata të rrezikshme në lidhje me sigurinë e jetës dhe të pronës.

Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë. Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.
1.1 Siguria e përgjithshme
•Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
•Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç, njerëz me vështirësi fizike, shqisore ose mendore ose njerëz me mungesë përvoje ose njohurie; për sa kohë që garantohet kontroll ose jepen informacione në lidhje me rreziqet. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijë që nuk janë në mbikëqyrje.
- Mos e përdorni pajisjen nëse kablli i saj është i dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
- Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionet e specifikuara në pllakën e të dhënave nominale të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
- Për të parandaluar dëmtimin e kabllit elektrik, mos lejoni të cimbiset, të përdridhet ose të fërkohet pas teheve të mprehta.
- Mos e prekni spinën e pajisje nëse i keni duart të njoma ose të lagura kur pajisja është në prizë.
- Kur ta hiqni pajisjen nga priza, mos e tërhiqni nga kablli.
- Mos pastroni me fshesë materiale të ndezshme dhe sigurohuni që hiri i cigares të ftohet para se ta pastroni me fshesë.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Mos pastroni me fshesë ujë dhe lëngje të tjera.
- Mbrojeni pajisjen nga reshjet, lagështia dhe burimet e nxehtësisë.
- Mos e përdorni pajisjen brenda ose afër mjediseve dhe substancave shpërthyese ose të ndezshme.
•Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit dhe mirëmbajtjes. - Mos e zhytni në ujë pajisjen ose kabllin e saj elektrik për ta pastruar.
- Mos e çmontoni pajisjen.
- Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Për të parandaluar blokimin e filtrit ose dëmtimin e motorit, mos pastroni me fshesë çimento, suva ose copa letre të kompresuar.
-
Përdoreni pajisjen vetëm me përshtatësin e përfshirë.
-
Mos e përdorni pajisjen pa filtrat, mund të dëmtohet.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
•Kjo pajisje nuk është planifikuar që të përdoret nga persona, përfshirë fëmijët, me aftësi të kufizuara fizike, shqisore dhe mendore ose nga persona që nuk kanë përvojën dhe njohurinë e duhur për përdorimin e saj, përveçse nëse janë nën mbikëqyrjen e një personi përgjegjës për sigurinë e tyre ose janë të informuar në lidhje me funksionimin e pajisjes.
•Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.
- Shkëputni përshtatësin dhe hiqni paketën e baterisë përpara çdo procedure pastrimi ose mirëmbajtjeje.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Për të shmangur rrezikun, përshtatësi i dëmtuar duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, përfaqësuesi i autorizuar i prodhuesit ose një teknik po aq i kualifikuar.
- Mbajini gishtat, flokët dhe rrobat e lëshuara larg pjesëve lëvizëse ose hapësirave boshe gjatë pastrimit me fshesë.
- Para se ta hidhni pajisjen, bateritë duhet të hiqen nga pajisja.
- Para se ta hiqni baterinë, shkëputeni pajisjen nga burimi i energjisë elektrike.
- Hidhini bateritë e përdorura në përputhje me ligjet dhe rregulloret vendëse.
- Bateritë e përfshira në këtë pajisje mund të zëvendësohen vetëm nga persona të kualifikuar.
- Pajisja nuk është synuar të përdoret për qëllime tregtare. Ky produkt nuk është projektuar për përdorim tregtar, ai duhet
përdorur në shtëpi dhe në këto raste:
- Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyrä dhe ambiente të tjera pune
- Në shtëpi në ferma;
- Nga klientët në hotele, motele dhe struktura të tjera akomoduese
- Në hostele ose ambiente të ngjashme.
•PARALAJMËRIM: Për të karikuar baterinë, përdorni njësinë ushqyese të çmontueshme HCX1501-3200450E të dorëzuar bashkë me pajisjen.
•Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga fëmijë dhe njerëz me aftësi fizike, shqisore ose mendore të kufizuara ose nga njerëz me mungesë përvoje ose njohurie, përveçse nëse janë nën mbikëqyrjen e të tjerëve ose u jepen udhëzimet përkatëse.
•Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.2 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit

Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU, WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të jetës së tij të shërbimit. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrtare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund të pyesni pranë autoriteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
1.3 Informacione për paketimin

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona Kombëtare të Mjedisit. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.
1.4 Informacione për bateritë e përdorura

Ky simbol te bateritë/bateritë e karikueshme ose në paketim tregon se bateria/bateria e karikueshme nuk mund të hidhet bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Për bateri/bateri të karikueshme të caktuara, ky simbol mund të plotësohet nga një simbol kimik. Simbolet për merkurin (Hg) ose plumbin (Pb) jepen nëse bateritë/bateritë e karikueshme përmbajnë më shumë se 0,0005 % merkur ose më shumë se 0,004 % plumb.
Bateritë/bateritë e karikueshme, duke përfshirë ato që nuk përmbajnë metale të rënda, nuk mund të hidhen bashkë me mbeturinat shtëpiake. Gjithmonë hidhini bateritë e përdorura në përputhje me rregulloret mjedisore lokale. Informohuni në lidhje me rregulloret e zbatueshme për hedhjen e tyre në vendin ku jetoni.
1.5 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë
- Kur përdorni pajisjen, rregullojini parametrat e shpejtësisë në përputhje me sipërfaqen, në mënyrë që të kurseni energji.
- Normalisht, shpejtësitë e ulëta përdoren për pastrimin e sipërfaqeve të forta, perdeve dhe divaneve, kurse shpejtësitë e larta përdoren për pastrimin e qilimave.
1.6 Përputhja me Direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.
2 Pamja e përgjithshme

2 Pamja e përgjithshme
2.1 Kontrollet dhe përbërësit
- Butoni i rregullimit të nivelit të shpejtësisë
- Butoni i ndezjes/fikjes
- Butoni i rregullimit të nivelit të shpejtësisë
- Doreza
- Adaptori
- Stacioni i karikimit
- Butoni i lëshimit të paketës së baterive
- Ndarjet e aksesorëve të montueshëm
- Butoni i zbrazjes së kontejnerit të pluhurave
10.Vegla e kombinimit
11.Furça e cepave
12.Vidë (3 copë)
13.Upë (3 copë)
14.Furça elektrike turbo - Butoni i lëshimit të furçës elektrike turbo
16.Tubi - Butoni i lëshimit të tubit
18.Mbajtësi i pluhurave - Butoni i lëshimit të kontejnerit të pluhurave
- Butoni i lëshimit të kapakut të filtrit Hepa
- Kapaku i filtrit hepa
22.Ekrani LED
2.2 Të dhënat teknike
| 450 W | |
| Hyrja 100 - 240 V~ 50-60 Hz | 0,5 A |
| Fuqia 32 V | --- 0,45 A |
| Koha e karikimit 4-6 orë | |
| Koha e funksionimit me fuqi maksimale | 10 minuta |
| Koha e funksionimit me fuqi mesatare | 30 minuta |
| Koha e funksionimit me fuqi miminale | 60 minuta |
Vlerat e siguruara me pajisjen ose dokumentet shoqëruese të saj janë të dhëna laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit dhe kushteve të ambientit.
2 Pamja e përgjithshme
Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.
Parametri i furnizimit me energji të jashtme
| Prodhuesi: Guangdong Huachuangxing Power Supply Co.,Ltd | |
| ID-ja e modelit: HCX1501-3200450E | |
| Tensioni në hyrje: 100-240V~ | |
| Frekuenca në hyrje: 50-60Hz | |
| Rryma në hyrje: 0,5A | |
| Tensioni në dalje 32,0V | |
| Rryma në dalje 0,45A | |
| Fuqia në dalje: 14,4W | |
| Efikasiteti aktiv mesatar: 85,5% | |
| Efikasiteti në ngarkesë të ulët (10%): | 83,33% |
| Konsumi i energjisë pa ngarkesë: | 0,041W |
| Lloji i përdorimit | Niveli i shpejtësisë | Koha e Përdorimit | |
| Përdoreni me tub dhe furçë | Shpejtësia minimale | Deri në 37 min | ![]() |
| Shpejtësi mesatare | Deri në 25 min | ||
| Shpejtesi maksimale | Deri në 8 min | ||
| Dore (me aksesorë pa motor) | Shpejtësia minimale | Deri në 60 min | ![]() |
| Shpejtësi mesatare | Deri në 30 min | ||
| Shpejtesi maksimale | Deri në 10 min |
3 Montimi
3.1 Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është planifikuar për përdorim në shtëpi dhe ajo nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.
3.2 Montimi i stacionit të karikimit

text_image
100-102 cmPoziciononi stacionin e karikimit në një lartësi prej minimumi 100-102 cm nga toka.

1 - Montoni katër upa në mur
2 - Vendosni katër vida te vendet e tyre në stacionin e karikimit dhe mbërthejini tek upat në mur.

Vini adaptorin e karikimit në prizë.
3.3 Montimi i trupit dhe i furçës

Shtyjeni tubin në drejtim të shigjetës për nga trupi duke shtypur butonin e lëshimit të tubit.

Shtypni butonin e lëshimit të furçës elektrike turbo në furçën elektrike turbo dhe shtyjeni atë në drejtim të shigjetës për nga tubi.

Lidhni aksesorin e cepave dhe veglën e kombinimit në stacionin e karikimit.
4 Përdorimi
4.1 Karikimi i pajisjes

PARALAJMËRIM: Nëse dëshironi ta përdorni pajisjen për herë të parë ose pas një kohe të gjatë, karikoni plotësisht bateritë përpara përdorimit.

Kur e vendosni pajisjen në stacionin e karikimit, ajo fillon të karikohet dhe nivelet e karikimit të baterisë do të shfaqet në ekran. Kur të gjitha nivelet e baterisë të jenë plot dhe të qëndrueshme, procesi i karikimit do të përfundojë.

Duhen 4 deri në 6 orë për ta karikuar plotësisht pajisjen. Pajisja nuk duhet të përdoret gjatë karikimit.

Nëse pajisja vendoset në stacionin e karikimit ndërsa po përdoret, ajo do të ndalet automatikisht.
4 Përdorimi
4.2 Përdorimi

Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të vënë në punë pajisjen. Pajisja fillon të funksionojë me fuqi minimale kur shtypet butoni i ndezjes/fikjes.
Për të rregulluar nivelin e shpejtësisë, shtypni butonin. Në ekran, cili modalitet thithjeje po përdoret do të shfaqet si min (minimal), mid (mesatar) dhe high (i lartë). Duke shtypur butonat - dhe +, niveli i shpejtësisë mund të rregullohet.

Pajisja mund të vendoset për karikim përpara shkarkimit të plotë të baterisë. Pajisja mund të mbahet vazhdimisht në karikim në stacionin e karikimit deri në operacionin tjetër.

Kushtojini vëmendje niveleve të baterisë gjatë përdorimit. Nivelet e baterisë duhet të monitorohen gjatë përdorimit, kur ajo është bosh, pajisja ndalon funksionimin automatikisht.
4 Përdorimi

Kjo pajisje është e përshtatshme për përdorim mbi qilima dhe mbi dysheme të forta.
4.3 Treguesit e ekranit LED

text_image
1 2 3 4 5 6 7 8 9- Këto ikona do të tregojnë mënyrën e thithjes që po përdoret.
- Nëse parafiltri ose filtri EPA12 nuk është futur në pajisje, kjo ikonë do të paralajmërojë përdoruesin dhe produkti nuk do të ndizet nëse parafiltri ose filtri EPA12 mungon për të mbrojtur makinën. Sigurohuni gë filtrat janë instaluar.
- Statusi i nivelit të mbetur të baterisë me shfaqjen e ikonave
- Tregon se ka bllokim ajri. Kontrolloni tubin brenda, grykën thithëse në trupin e produktit për të gjetur materialin e huaj që bllokon pajisjen.
- Tregon që filtri duhet të pastrohet.
- Butoni i rritjes së shpejtësisë
- Butoni i ndezjes/fikjes
- Ulja e fuqisë së shpejtësisë
- Tregon se ka një bllokim në rrota dhe duhet pastruar.
4 Përdorimi
4.3 Aksesorët

E përshtatshme për pastrimin e perdeve, divanëve, mobileve me lustër dhe objekteve delikate dhe të brishta.
Furça e cepave:
përshtatshëm për pastrimin e pjesës së pasme të orendive, zonave të vështira për tu arritur dhe zonave të ngushta.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit të saj.

PARALAJMËRIM: Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

PARALAJMËRIM: Filtrat mund të deformohen me kalimin e kohës si rezultat i përdorimit. Duhet zëvendësuar me një të ri për të parandaluar rënien e rendimentit. Kontaktoni me shërbimin e klientit për të blerë një të ri.
5.1 Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave

PARALAJMËRIM: Mos i lani filtrat

Ne rekomandojmë që të pastroni kontejnerin e pluhurave pas çdo përdorimi.

Fshijeni sipërfaqen e trupit me një leckë të njomë.


Shtypni butonin e lëshimit të koshit të pluhurave dhe tërhiqni pjesën e koshit.


Shtypni butonin e lëshimit të koshit të pluhurave dhe boshatisni koshin e pluhurave.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Për një pastrim të detajuar të filtrave, hiqni pjesën e parafiltrit lart.


Tërhiqeni pjesën e filtrit rrjetë lart.


Pastroni filtrin rrjetë dhe parafiltrin duke i tundur në mënyrë që të pastroni pluhurin.

Futni filtrin rrjetë në koshin e pluhurave.


Futni parafiltrin në filtrin rrjetë.

Fillimisht, vendosni koshin e pluhurave në trupin e produktit në mënyrë që pjesa e pasme e tij të përputhet në trup dhe më pas vendoseni në zonën e butonit.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Për të pastruar filtrin EPA E12, shtypni butonin (1) dhe hiqni pjesën e filtrit.
Pastroni filtrin EPA E12 duke e tundur në mënyrë që të pastroni pluhurin.
5.2 Pastrimi i furçës

PARALAJMËRIM: Mos e lani furçën turbo dhe furçën kryesore me rul.

Shtypni butonin e lëshimit të rulit në anën e majtë.
Hiqni pluhurin në të duke e përplasur lehtë në një sipërfaqe të fortë ose hiqni pluhurin me një furçë. Nëse ka ndonjë qime, etj. të ngecur, hiqeni duke e prerë.
Montojeni përsëri rulin te vendi i tij duke e shtyrë.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
5.3 Ruajtja
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
- Hiqeni pajisjen nga priza.
- Sigurohuni që pajisja të mbahet larg fëmijëve.
- Ruajeni baterinë në një material jopërcjellës dhe mos lejoni që bateria të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me metalet. Kjo e dëmton baterinë.
- Nëse nuk do ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, mbajeni atë në gjendje gjysmë të karikuar. Mos e karikoni ose shkarkoni plotësisht. Produkti duhet të karikohet të paktën një herë në tre muaj.
5.4 Transporti dhe dërgesa
- Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
- Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.


