AEG DGK5861HM - Kapuçina kuzhine

DGK5861HM - Kapuçina kuzhine AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DGK5861HM AEG në format PDF.

📄 304 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG DGK5861HM - page 247

Pyetjet e përdoruesve rreth DGK5861HM AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DGK5861HM - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DGK5861HM e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT DGK5861HM AEG

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 247

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

AEG DGK5861HM - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.aeg.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....247
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....250
  3. INSTALIMI....251
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT.... 251
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 252
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI....253
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....254
  8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....255

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.

  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo paisje mund të përdoret në: zyrä, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
  • Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë

pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë bblokuar dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.

- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG DGK5861HM - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe gesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

AEG DGK5861HM - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMĚRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( ) ik është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.

  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.

2.3 Përdorimi

AEG DGK5861HM - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
  • Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën e autorizuar të shërbimit.
    Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura

veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Hedhja

AEG DGK5861HM - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3. INSTALIMI

AEG DGK5861HM - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Udhëzime të instalimit

AEG DGK5861HM - Udhëzime të instalimit - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4.1 Përmbedhje e panelit të kontrollit

AEG DGK5861HM - Përmbedhje e panelit të kontrollit - 1

Funksioni Përshkrimi

1 Hob²Hood Treguesi i funksionit për të kontrolluar aspiratorin nga pianura.

2 Llamba Ndez dhe fik dritat

3 Shpejtësia e parë / Fikur Motori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.

4 Shpejtësia e dytë Motori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

5 Shpejtësia e tretë Motori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

6 Shpejtësia maksimale Motori kalon në nivelin maksimal të shpejtësisë.

Funksioni Përshkrimi

AEG DGK5861HM - Funksioni Përshkrimi - 1

Njoftimi mbi filtrin Ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

AEG DGK5861HM - Përdorimi i aspiratorit - 1Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.
AEG DGK5861HM - Përdorimi i aspiratorit - 2Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.
AEG DGK5861HM - Përdorimi i aspiratorit - 3Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.
AEG DGK5861HM - Përdorimi i aspiratorit - 4Gjatë gatimit dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, në lagështi të madhe. Pas 6 minutash pajisja kthehet në cilësimin e mëparshëm.

AEG DGK5861HM - Përdorimi i aspiratorit - 5

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta pas gatimit.

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Shtypni butonin e parë të shpejtësisë për të ndezur pajisjen.

AEG DGK5861HM - Për të përdorur aspiratorin: - 1

  1. Nëse është nevoja, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

AEG DGK5861HM - Për të përdorur aspiratorin: - 2

Drita e kapuçave punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të kapakut. Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin e dritës

Për të çaktivizuar pajisjen, shtypni sërish butonin e parë të shpejtësisë 0-1.

5.2 Hob ^2 Hood funksioni

AEG DGK5861HM - Hob ^2 Hood funksioni - 1

Eështë një funksion automatik i cili lidh pianurën me një aspirator. Si pianura ashtu edhe aspiratori kanë një komunikues me rreze infra të kuqe. Shpejtësia e ventilatorit përcaktohet automatikisht në bazë të cilësimit të regjimit dhe temperaturës së enës më të

nxehtë në pianurë. Mund ta përdorni gjithashtu ventilatorin duke përdorur manualisht pianurën. Funksioni mund të aktivizohet nga paneli i pianurës.

AEG DGK5861HM - Hob ^2 Hood funksioni - 2

Për më shumë informacion rreth mënyrës së përdorimit të funksionit, referojuni manualit të përdoruesit për pianurën.

5.3 Njoftimi i filtrit

Alarmi i filtrit ju kujton të ndërroni ose të pastroni filtrin e karbonit dhe të pastroni filtrin e yndyrës. Treguesi i filtrit õdizet ) për 30 sekonda nëse filtri i yndyrës duhet të pastrohet. Treguesi i filtrit õpulson për 30 sekonda nëse filtri i karbonit duhet të ndërrohet ose të pastrohet.

AEG DGK5861HM - Njoftimi i filtrit - 1

Shikoni pastrimin e filtrit të yndyrës në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

AEG DGK5861HM - Njoftimi i filtrit - 2

Shikoni pastrimin e filtrit të karbonit ose ndërimin e filtrit të karbonit në kapitullin e kujdesit dhe të pastrimit.

Për të rivendosur funksionin, shtypni butonin

AEG DGK5861HM - Njoftimi i filtrit - 3

për 3 sekonda.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin:

  1. Fikeni pajisjen.
  2. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin ⚡2 për 3 sekonda.
    Nëse funksioni është i aktivizuar, treguesi pulson dy herë.
  3. Për të çaktivizuar funksionin, shtypni butonin për 3 sekonda.

Nëse funksioni është i çaktivizuar, treguesi vezullon një herë.

5.4 Telekomanda

Pajisja mund të kontrollohet me telekomandë. Vizitoni furnitorin lokal për të blerë telekomandën.

Lidhja fillimisht është e aktivizuar.

Për të lidhur ose shkëputur telekomandën:

  1. Fikni pajisjen.
  2. Shtypni ⚙ për 3 sekonda.
    Treguesi në panelin e kontrollit pulson dy herë nëse funksioni është i aktivizuar dhe një herë nëse është i çaktivizuar.

6.1 Shënime për pastrimin

AEG DGK5861HM - Shënime për pastrimin - 1
Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

AEG DGK5861HM - Shënime për pastrimin - 2
Mbajeni aspiratorin të pastër

Pastrojeni pajisjen dhe filtrat e yndyrës çdo muaj. Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Ndiqni udhëzimet për pastrimin e aksesorëve kur njoftimi i filtrit është i aktivizuar. Shikoni "Njoftimi i filtrit" në kapitullin "Përdorimi i përditshëm".

Filtrat e yndyrës mund të lahen në lavastovilje.

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

AEG DGK5861HM - Shënime për pastrimin - 3
Filtri i karbonit

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).

AEG DGK5861HM - Për të hequr filtrin: - 1

text_image 1 2
  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë (2), më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
  2. Pastrojini filtrat duke përdorur një sfungjer me detergjente jo gërryese ose në një lavastovilje.

AEG DGK5861HM - Për të hequr filtrin: - 2

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit -opsional

AEG DGK5861HM - Ndërrimi i filtrit të karbonit -opsional - 1

PARALAJMĚRIM!

Filtri i karbonit nuk mund të lahet!

AEG DGK5861HM - PARALAJMĚRIM! - 1

Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës “Pastrimi i filtrit të yndyrës” në këtë kapitull.
  2. Shtypni anën e përparme në fole drejt pjesës së poshtme të filtrit. Anojeni pjesën e përparme të filtrit lehtë për poshtë.

AEG DGK5861HM - PARALAJMĚRIM! - 2

  1. Për të instaluar një filtër të ri, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt. Në çdo rast, është e nevojshme që të ndërrohen filtrat të paktën çdo katër muaj.

6.4 Ndërrimi i Ilambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG DGK5861HM - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja

Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë
shkaktuar keqfunksionimin. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Dyert e kabinetit nuk janë të bashkërenditura me kornizën e kabinetit.Bashkërenditni dyert e kabinetit.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Ndërroni llambën. Referojunikapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt. Shpejtësia e motorit nuk është e përshtatshme për avujt që shfaqen.Ndryshoni shpejtësinë e motorit.
Treguesi i alarmit të filtrit është aktiv.Alarmi i filtrit është aktiv. Filtri i yndyrës duhet të pastrohet ose filtri i karbonit (opsional) duhet të ndërrohet ose të pastrohet.Shikoni “Njoftimi i filtrit” në kapitullin “Përdorimi i përditshëm”.

8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : DGK5861HM

Kategori : Kapuçina kuzhine