SAMSUNG NK24C9804WB - Kapuçina kuzhine

NK24C9804WB - Kapuçina kuzhine SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NK24C9804WB SAMSUNG në format PDF.

📄 124 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SAMSUNG NK24C9804WB - page 77
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NK24C9804WB SAMSUNG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NK24C9804WB - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NK24C9804WB e markës SAMSUNG.

MANUAL I PËRDORUESIT NK24C9804WB SAMSUNG

SQ Udhëzime montimi dhe përdorimi

HR Upute za montažu i za uporabu

SL Navodila za montažo in uporabo

AL & XK - Udhëzime montimi dhe përdorimi

Simbolet e përdorura në këtë udhëzues

SAMSUNG NK24C9804WB - Simbolet e përdorura në këtë udhëzues - 1

KUJDES

Rreziqe ose veprime jo të sigurta që mund të shkaktojnë aksidente ose vdekje.

SAMSUNG NK24C9804WB - KUJDES - 1

KUJDES

Rreziqe ose veprime jo të sigurta që mund të shkaktojnë rryma elektrike, aksidente ose dëme ndaj sendeve.

SAMSUNG NK24C9804WB - KUJDES - 1

SHËNIME

Këshilla dhe udhëzime të dobishme

Këto ikona dhe simbole njoftimi shërbejnë për të shmangur aksidentet qoftë ndaj jush, qoftë ndaj të tjerëve. Ju lutemi ti ndiqni me kujdes. Pasi të keni lexuar këtë kapitull, jeni të lutur ta ruani në një vend të sigurt për ta përdorur në të ardhmen.

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi , gjithësesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat.

  • Eshtë e rëndesishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të në çdo moment në rast paqartësie. Në rast shitjeje, dhurimi, ose shpërngulijeje sigurohuni që të shoqërojë produktin.
  • Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme.
  • Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabullin e shkarkimit.
  • Para se te fillohet montimi i aparatit duhet te verifikohet se te gjithe pjeset nuk jane te demtuara. Ne rast te kundert kontaktoni shitesin dhe mos filloni ta montoni.

SAMSUNG NK24C9804WB - Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi , gjithësesi udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat. - 1

Vërejtje

- Perpara çdo Iloj operacioni per pastrim o mirembajtje, hiqni aspiratorin nga rrjeti elektrik duke hequr spinen ose duke stakuar kuadrin e pergjithshem elektrik te baneses.

- Per te gjitha operacionet e instalimit dhe mirembajtjes perdor doreza pune.

- Aspiratori mund te perdoret nga femije me moshe jo me te vogel se 8 vjeç dhe nga persona me kapacitet fisik,sensor dhe mental te reduktuar, nese jane nen mbikqyrje ose mbasi ata te kene marre udhezime te duhura per nje perdorim te sigurt dhe per rreziqet qe mund te ndodhin.

- Femijet duhen kontrolluar qe te mos luajne me aspiratorin.

- Pastrimi dhe mirembajtja nuk duhen bere nga femijet pa mbikqyrje.

- Vendi ku eshte vene aspiratori duhet te kete nje ventilacion te mjaftueshem,kur ai perdoret ne te njejten kohe me pajisjet e tjera qe funksionojne me gas o me nje djegie tjeter.

- Aspiratori duhet te pastrohet shpesh brenda dhe jashte(TE PAKTEN NJE HERE NE MUAJ), megjithate duke respektuar ate qe shprehesisht e treguar ne udhezimet e mirembajtjes.

- Mos respektimi i normave te pastrimit te aspiratorit dhe te nderrimit e te pastrimit te filtrave shkakton rrezik zjarri.

  • Eshte e ndaluar rreptesisht te gatuhet ne flake te lire poshte aspiratorit.
  • Per te zevendesuar llamben duhet perdorur vetem tipi qe eshte dhene ne seksionin mirembajtje/zevendesim llambe te ketij libri.

Perdorimi i flakes eshte e demshme per filtrat dhe mund te shkaktoje zjarr, per kete arsye duhet shmangur gjithsesi. Ushqimet e skuqura duhen bere nen kontroll per te shmangur qe vaji i nxehte te marri flake.

KUJDES: Kur vatrat e sobes jane ne funksionim disa pjese te aspiratorit mund te nxehen.

  • Mos lidh aspiratorin ne rrjetin elektrik derisa instalimi nuk eshte i Kompletuar.
  • Ne lidhje me masat teknike e te sigurise qe duhen aplikuar per shkarkimin e tymrave duhen marre parasysh rregullat e autoriteteve lokale kompetente.
  • Ajri i thithur nga aspiratori nuk duhet percjelle ne te njejtin tub qe perdoret per shkarkimin e tymrave te pajisjeve te tjera qe funksionojne me gas o me nje tjeter djegie.

KUJDES! Mungesa e instalimit te vidave dhe te pajisjeve te fiksimit ne perputhje me udhezimet e dhena mund te shkaktojne rreziqe elektrike.

  • Mos perdor o mos le aspiratorin pa llambe te vene ne menyre korrekte se mund te shkaktoj shok elektrik.
  • Asnjehere mos perdor aspiratorin pa grilje te vendosura korrektesisht!
  • Aspiratori nuk perdoret ASNJEHERE si base mbeshtetje vetem ne qofte se eshte e shkruajtur ne udhezimet.
  • Perdor vetem vida te fiksimit qe jane brenda kutise se aspiratorit o ne qofte se nuk jane te blihet vetem tipi korrekt i tyre.
  • Perdor vida me gjatesine e duhur qe jane te dhena ne udhezimet per instalim. Ne rast dyshimi konsultoni qendren e autorizuar te asistences ose personelin e kualifikuar.

▲ KUJDES! Mos e përdorni me programues, timer, telekomandë të veçantë ose çfarëdo lloj tjetër instrumenti që aktivizohet vetë.

Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/EC - UK SI 2013 No.3113 për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment- WEEE).

Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangjen e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambjentin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.

SAMSUNG NK24C9804WB - Vërejtje - 1

Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.

Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë pajisjen.

Aparat i projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

. Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.

. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; EN/IEC 60704-3; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.

. EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Keshilla per nje perdorim korrekt per reduktimin ne impaktin ambjental:

Shtypni ON per te ndezur aspiratorin me nje shpejtesi minimale kur filloni te guzhinoni dhe e mbani te ndezur per disa minuta pasi te keni perfunduar guzhinimin. Shtoni shpejtesine vetem ne raste te nje sasie te madhe tymi dhe avulli dhe perdorni shpejtesine boost vetem ne raste ekstreme. Zevendesoni filtrin me karbon nese eshte e nevojshme te arrini reduktimin e ererave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrnave nese doni te arrini thithjen e yndyrnave me efikasitet. Perdorni diametrin maksimal te kanalizimit te paraqitur ne manualin e udhezimeve per te maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmen.

Përdorimi

Oxhaku eshte konceptuar per thithjen e tymrave dhe avujve te gatimit dhe eshte vetem per perdorim shtepiak.

Oxhaku thithës është realizuar për t'u përdorur në lloji thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtuese me qarkullim të brendshëm.

SAMSUNG NK24C9804WB - Përdorimi - 1

Lloji thithës

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në flanxhën e rakordimit.

⚠ KUJDES!

Tubi i evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet ndaj duhet blerë.

Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës lidhëse.

⚠ KUJDES!

Nëse oxhaku është i pajisur me filtra karboni, këta duhet të higen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diameter të barabartë me daljen e ajrit (flanxhën e rakordimit).

Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diameter më të vogël seç duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës.

Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.

! Perdorn nje kabëll sa më të shkurtër!

Përdor një kabëll me sa më pak kthesa (kendi i kthesës maksimumi 90°)

! Evitoni kthesat e forta te pjesëvë të kabllit.

Nëse dëshironi të përdorni versionin e Nxjerrjes, Ju lutemi të hiqni filtrin e qymyrit nga oxhaku.

SAMSUNG NK24C9804WB - ⚠ KUJDES! - 1

Lloji filtrues

Ajri i thithur do të pastrohet e aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë.Për ta përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi i pajisur me bazë filtrash karboni.

Montimi

- Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 45cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 60cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

*ju lutemi të kontrolloni rregulloren vendore përpara instalimit.

Lidhja Elektrike

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

▲ KUJDES! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Oxhaku është i pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

Montimi

Përpara se të filloni instalimin:

  • Verifikoni nëse produkti i blerë ka përmasat e duhura me zonën ku to të bëhet instalimi.
  • Hiqni filtrin/at prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin përkatës). Ky/keto filtrer/a do te rimontohet/en vetëm nëse do të përdoret oxhaku i llojit filtrues.
  • Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë(për arsye transporti), materiale amballazhi (psh, zarfa me vida, garancia etj), sipas rastit hiqini dhe ruajini.

Oxhaku është i pajisur me priza fiksuese, të përshtatshme për pjesën më të madhe te mureve dhe tavaneve. është gjithsesi e rëndëishme të kontaktoni me një teknik të kualifikuar, për t'iu siguruar në lidhje me përshtatshmérine e materialit me muret dhe tavanin. Muri ose tavani duhet të jenë të qëndrueshëm në mënyrë që të përballojnë peshën e oxhakut.

Shënim: Detajet e shënuara me simbolin “{*}” janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.

Mirëmbajtja

Pastrimi

Për pastrimin përdorni VETEM një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes. MOS PERDORNI MJETE OSE VEGLA PER PASTRIMIN. Shmangni perdorimin e produkteve qe permbajne gerryes. MOS PËRDORNI ALKOL! Për të gjitha veprimet e mirëmbajtjes përdorni dorashkat e punës. MOS E PASTRONI SENSORIN.

Filtri antiyndyrë

Fig. 9-20

Thith avujt e yndyrës së gatimit.

Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Për çmontimin e filtrave të yndyrës tërhiqni dorezën me sustë të filtrit.

Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)

Fig. 19

Thith aromat e pakëndshme të gatimit.

Bllokimi i filtrit prej karboni vērehet pas njē pērdorimi pak a shumē të gjatë në varësi të llojit të kuzhinës dhe të rregullisë së pastrimit të filtrit të yndyrërave. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet filtrï të paktën katër herë në muaj (ose kur sistemi tregues i blokimit të filtrave – nëse ndodhet në modelin që keni- e tregon këtë nevojë). NUK mund të lahet ose të përmirësohet.

Filtri prej karboni çirkolar

Apliko nje me ngjyre te bardhe per te mbuluar te dyja griljet e mbrojtjes se shtyteses te motorit, pastaj xhiroje ne sensin e ores.

Per smontimin xhiroje ne sensin e kundert te ores.

Blerja e filtrit me karbon

Filtri me karbon mund të bilhet në website-in e Shërbimeve të Asistencës ose pranë Qendrave të Asistencës Samsung. Lexoni informacionet që ndodhen në faqen e fundit të këtij udhëzuesi.

Zëvendësimi i llambave dhe/ose ingranazhit të kontrollit

Aspiratori ka nje sistem ndriçimi qe bazohet ne teknologjine LED.

LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri 10 here me shume se te llambave tradizionale dhe japin mundesine te kursehet 90% i energjise elektrike.

Per ndrimin e aspiratorit kontaktoni assistenzen teknike.

Funksionimi

SAMSUNG NK24C9804WB - Funksionimi - 1

Shtypni butonin T1 për të aktivizuar shpejtësinë e default (Shpejtësi default : E ulët).

Shtypni përsëri, oxhaku do të kthehet në stand-by.

T2. Shpejtësi e Ulët

Shtypni butonin T2 për të aktivizuar shpejtësinë e ulët.

T3. Shpejtësi e Mesme

Shtyni butonin T3 për të aktivizuar shpejtësinë e mesme.

T4. Shpejtësi e Lartë

Shtypni butonin T4 për të aktivizuar shpejtësinë e lartë.

T5. Shpejtësi Intensive (Boost)

Shtypni butonin T5 për të aktivizuar shpejtësinë intensive (Boost) për 5 minuta.

T6 Shpejtësi automatike

Oxhaku do të rregullojë automatikisht shpejtësinë e ventilatorit sipas Gazit që do të lëshohet nga sipërfaqja e gatimit.

Shtypni butonin T6(Auto) dhe oxhaku do të aktivizohet në Shpejtësinë Automatike.

Në lidhje me sensorin e Gazit

Oxhaku do të kalibrojë automatikisht këtë sensor 5-10minuta për operacionin e parë. Gjatë kësaj kohe, mbajeni ajrin rreth oxhakut të pastër. Kalibrimi i Sensorit të Gazit mund të kryhet duke shtypur butonin Auto për 3 sekonda në modalitetin standby.

Kalibrimi i Sensorit

Shtypni butonin T6 për 3 sekonda në modalitetin standby mode dhe Oxhaku do të nisë kalibrimin e sensorit të Gazit për 5-10 minuta.

*Vetëm në modalitetin Standby

Modaliteti i përzgjedhjes së Sensorit në sipërfaqen e gatimit

Ju lutemi të përcaktoni modalitetin e saktë të sipërfaqes së gatimit dhe kur përdorni Sipërfaqen e gatimit përzgjidhni Sensorin.

Shtypni butonin T6 dhe T4 për 3 sekonda në modalitetin standby. Oxhaku do të ndryshojë modalitetin e Sipërfaqes së Gatimit për Sensorin.

GA : Gazi i sipërfaqes së gatimit

EL : Sipërfaqe gatimi elektrike (Default)

Pasi të keni përcaktuar modalitetin e sipërfaqes së gatimit, Oxhaku do të aktivizojë automatikisht kalibrimin në 5-10minuta.

T7. Timer ON/OFF

Shtypni butonin T7 (Timer) për të përcaktuar kohën e punës.

Shtypni butonin T7 për 3 sekonda dhe funksioni i Timer-it do të fiket.

T8. Drita ON/OFF

Shtypni butonin T8 dhe drita do të ndriçojë në maksimum.

Shtypni butonin T8 përsëri dhe drita do të ndriçojë mesatarisht

Shtypni butonin T8 një herë të tretë dhe drita do të fiket.

TINGULLI ON/OFF

Shtypni butonin Light për 3 sekonda. Tingulli do të fiket.

Shtypni butonin Light për 3 sekonda. Tingulli do të ndizet.

Lidhje (çiftëzim) midis oxhakut dhe pllakës së gatimit

Mund të lidhet (çiftëzohet) oxhaku me një pllakë gatimi Samsung të përputshme përmes teknologjisë Bluetooth.

Pasi të keni kryer lidhjen me pllakën e gatimit të përputshme, oxhaku do të ndizet automatikisht me Shpejtësi të Ulë" çdo herë që ndizet pllaka e gatimit, për tu fikur automatikisht kur fiket pllaka e gatimit.

Përveç kësaj, duke lidhur oxhakun me një pllakë gatimi të përputshme, mund të shkarkohet dhe instalohet mbi një pajisje elektronike aplikimi Smart Things dhe mund të përdoret për këto qëllime:

- Për të vërtetuar dhe rregulluar ndezjen e oxhakut dhe dritës, shpejtësinë e funksionimit dhe fikjen e programuar e oxhakut (timer) dhe "time-up alarm".

Për më shumë informacione në lidhje me "download" dhe përdorimin e aplikimit Smart Things mbi pajisjen tuaj elektronike dhe mbi mënyrën sesi duhet përdorur për kontrollin e oxhakut tuaj, vizitoni:

• www.samsung.com.

T9. Lidhjen Bluetooth (Lidhja midis oxhakut dhe pllakës së përputshme Samsung)

  1. Shtypni butonin T9 në oxhak për 3 sekonda.
    Modaliteti i çiftëzimit do të aktivizohet dhe treguesi L1 do të ndriçojë.
  2. Shtypni butonin Bluetooth mbi pllakën e gatimit. Treguesi mbi buton mbetet i ndezur për të treguar fundin e procesit të lidhjes, mbi ekran ndizet simboli "bf".

T9. Shkëputja e lidhjes Bluetooth (Reset)

  1. Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sek. butonin T8+T9 mbi oxhak.
  2. Mbi ekran shfaqet "bt rt" që tregon shkëputjen e lidhjes.

SHËNIM

Për një përshkrim të detajuar të procedurës së lidhjes, konsultoni manualin e përdorimit të pillakës së gatimit Samsung të përputhshme.

Lidhja automatike

Lidhja automatike lejon funksionimin në sintoni dhe me shpejtësi, përmes Bluetooth, oxhaku me një pllakë gatimi Samsung e përputhshme, pasi të keni kryer lidhjen midis dy pajisjeve.

Për të aktivizuar funksionin shtypni butonin Auto Connectivity.

Shtypni akoma për të çaktivizuar dhe shkëputur oxhakun nga pllaka e gatimit.

Kur oxhaku dhe pllaka e gatimit janë lidhur, çdo herë që do të ndizet pllaka e gatimit, mbi oxhak do të ndizet automatikisht drita dhe Shpejtësi të Ulët.

Shpejtësia dhe drita fiken automatikisht kur fiket pllaka e gatimit.

Mund të kontrollohet oxhaku përmes aplikimit Smart Things sîç përshkruhet më sipër.

T9. Lidhje automatike ON/OFF

  1. Shtypni butonin T9 për të aktivizuar funksionin.
  2. Shpejtësia e oxhakut dhe drita ndizen dhe fiken në bazë të gjendjes së pllakës së gatimit siç përshkruhet më sipër..
  3. Shtypni akoma për të çaktivizuar funksionin.

Timer Automatik kur sipërfaqja e gatimit fiket

Kur përdorni funksionin e Lidhjes Automatike me shpejtësi automatike,

Oxhaku e vendos timer-in për 10 minuta automatikisht duke u bazuar mbi sensorin e Gazit kur sipërfaqja e gatimit është fikur.

Ikona e EkranitPulti i Smart Things AppLidhje AutomatikeFunksioni i Oxhakut
SAMSUNG NK24C9804WB - Timer Automatik kur sipërfaqja e gatimit fiket - 1XXO
SAMSUNG NK24C9804WB - Timer Automatik kur sipërfaqja e gatimit fiket - 2OXO
SAMSUNG NK24C9804WB - Timer Automatik kur sipërfaqja e gatimit fiket - 3OOO

Reset tregues i ndotjes së filtrit

• Shtypni butonin T1 deri sa të dëgjohet sinjali zanor.
• LED 1 (filter kunder yndyrës) ose LED 2 (filter me karbon aktiv) rreshtin së ndezuri.

ON/OFF tregues i ndotjes Filtër me karbon aktiv

  • Shtypni për 3 sekonda butonin T2 e T3 për të aktivizuar (ON) treguesin e ndotjes së filtrit me karbon aktiv.
  • Shtypni për 3 sekonda butonin T2 e T3 për të çaktivizuar (OFF) treguesin e ndotjes së filtrit me karbon aktiv.

Të dhëna të përcaktuara sipas Rregullores (EC) NO 1275/2008.

BluetoothKonsumi i energjisë në modalitetin Standby (W) : 1.90W.Periudha e kohës për rregullimin e energjisë (min) : 3 minuta
Modaliteti OffKonsumi i energjisë (W) : 0.48WPeriudha e kohës për rregullimin e energjisë (min) : 3 minuta

Transmetues fuqie max Bluetooth

Shënime

Samsung Electronics, deklaron se pajisja e llojit radio éshtë në përputhje me Direktivën 2014/53/EU. Teksti i plotë e deklaratës EU mbi përputshmérinë éshtë i disponueshëm në adresën internet më poshtë: Deklarata zyrtare e përputshmërisë mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni në Support > Kërkoni Product Support dhe shkruani emrin e modelit.

BluetoothFrekuencat: 2402 MHz ~ 2480 MHzTransmetuesi i energjisë (Max) :5 dBm

Zgjidhja e problemeve

Në rast problemesh të vogla për shkak të informacionit të pakët, mundohuni ti kornigjoni vetë me ndihmën e udhëzimeve të mëposhtme. Mos kryeni asnjë riparim të mëtejshëm nëse udhëzimet e mëposhtme nuk ju ndihmojnë në pdo rast specifik.

KUJDES

Riparimet tek pajisjet duhen kryer vetëm nga një teknik i kualifikuar për shërbimin. Riparime të kryera në mënyrë jo të saktë mund të përbëjnë rrezik për përdoruesin. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparime, ju lutemi të kontaktoni qendrën për shërbimin e klientëve.

ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Çfarë duhet të bëj nëse Oxhaku nuk punon?Çelësi në rjetin elektrik në shtëpi nuk është në rregull.Nëse çelësi nuk ndizet disa herë radhazi, thërrisni një elektriçist të autorizuar.
Butoni i ndezjes u aktivizua aksidentalisht.Pajisja është ndezur rregullisht.
Oxhaku ka nevojë për 5 sekonda për të punuar me shpejtësinë e posaçme.Prisni 5 sekonda pasi oxhaku të ketë filluar të punojë.
Çfarë duhet të bëj nëse kontrolli touch i oxhakut nuk punon?Paneli i kontrollit është ndotur me sende apo lëngje.Pastroni panelin e kontrollit.
Çfarë duhet të bëj nëse lidhja Bluetooth nuk punon?Lexoni manualin e përdorimit të një sipërfaqje gatimi të përputshme Samsung.Vetëm sipërfaqet e gatimit Samsung të përputshme mund të lidhen me oxhakun me Bluetooth.
Oxhaku është lidhur me pajisje të tjera.Aktivizoni shkëputjen e lidhjes me Bluetooth (Reset i kombinuar, T8+T9 për 3 sekonda) dhe më pas aktivizoni procesin e lidhjes me Bluetooth përsëri.
Lidhja (kombinimi) me Bluetooth nuk është e qëndrueshme.Shkëpusni energjinë për më shumë se 30 sekonda Pastaj ndizni përsëri pajisjen. Më pas aktivizoni shkëputjen e lidhjes me Bluetooth dhe më pas aktivizoni procesin e lidhjes me Bluetooth përsëri.
Çfarë duhet të bëj nëse “EL” shfaqet në ekran. Kur shfaqet rrethi në ekran, do të thote që Oxhaku nuk po punon mirë.Oxhaku po fillon kalibrimin për Sensorin.Ju lutemi të prisni 5/10 minuta për kalibrimin. Për informacione të detajuara, referojuni udhëzimeve në manualin e Sensorit.
Çfarë duhet të bëj nëse përdor sipërfaqen e gatimit me Gaz?Duhet të ndëroni modalitetin e Sensorit për Sipërfaqe Gatimi me Gaz.Shtypni T4 + T6 për 3 sekonda. Më pas prisni 5-10 minuta për kalibrimin.
Çfarë duhet të bëj nëse modaliteti Auto nuk punon mirë?Algoritmi i Sensorit nuk është i qëndrueshëm.Ju lutemi të shtypni butonin T6 për 3 sekonda. Më pas oxhaku do të fillojë kalibrimin përsëri. Pas kalibrimit modaliteti Auto do të funksionojë përsëri.
Çfarë duhet të bëj nëse butoni nuk punon mirë.Simboli puk është buton. është tregues për gjendjen e lidhjesJu lutemi të shtypni butonin T9 për 3sekonda në vend të Reguesit.

HR & BA - Upute za montažu i za uporabu

Simboli koji se koriste u ovom priručniku.

SAMSUNG NK24C9804WB - Simboli koji se koriste u ovom priručniku. - 1

UPOZORENJE

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAMSUNG

Modeli : NK24C9804WB

Kategori : Kapuçina kuzhine