Gourmand - Karrige e lartë Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Gourmand Foppapedretti në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Gourmand Foppapedretti
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Karrige e lartë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Gourmand - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Gourmand e markës Foppapedretti.
MANUAL I PËRDORUESIT Gourmand Foppapedretti
SQ KARRIGE E LARTË PËR FËMIJË - Udhëzimet e montimit, lexojini me kujdes dhe ruajini për t'iu referuar në të ardhmen
SQ. Ulëse + mbështetëse këmbësh
A. Skeleti i këmbës (djathtas)
B. Skeleti i këmbës (majtas)
c. Tabakaja
D. Këmbët e përparme
E. Këmba e pasme
F. Ulësja
G. Mbështetësja e këmbëve
H. Nyja e rregullimit të lartësisë së ulëses (djathtas)
I. Nyja e rregullimit të lartësisë së ulëses (majtas)
J. Jastëku i ulëses
K. Koshi
L. Mbështetësja e krahut R-L
MONTIMI "N"

text_image
R L
Siç tregohet në figurë.
MONTIMI

KUJDES: bashkuesit e nyjave të rregullimit majtas dhe djathtas kanë forma të ndryshme për të shmangur gabimet e mundshme gjatë montimit.
Fiksoni nyjën e majtë "L" për rregullimin e lartësisë tek ulësja, siç tregohet në figurën 1. Duke i mbajtur shtypur kunjat metalike në skajet e tubave në pjesën e poshtme të ulëses, futni nyjën (L-L).
Pjesët mbërthehen siç duhet vetëm kur kunjat metalike dalin nga vrimat e posaçme të pjesëve dhe dëgjohet një kërcitje "klik" pasi është bërë mbërthimi (fig. 1a).
Përsëriteni këtë veprim me nyjën e djathtë "R" të rregullimit të lartësisë së ulëses në anën e kundërt të ulëses (R-R).

KUJDES: të dyja skeletet e këmbëve, djathtas dhe majtas, kanë forma të ndryshme për të shmangur gabimet e mundshme gjatë montimit.
Shtypni butonin e hapjes/mbylljes mbi skelet dhe hapini këmbët derisa të dëgjoni kërcitjen që tregon se janë bllokuar në pozicionin e hapur (Fig.2a).
Përsëriteni të njëjtin veprim me skeletin e dytë të këmbëve.
Duke e lënë butonin e hapjes/mbylljes të dalë jashtë, futni këmbën e përparme të skeletit të majtë në nyjën e rregullimit të ulëses së majtë (L-L), siç tregohet në figurën 2.
Përsëriteni këtë veprim me skeletin e dytë të këmbëve (R-R).
Pasi të përfundojë montimi, ngrijeni ulësen lart derisa të bblokohet në një nga 6 pozicionet e mundshme. Verifikoni që ulësja të jetë bblokuar në të njëjtin pozicion mbi secilin skelet të këmbëve.

KUJDES: bashkuesit e këmbëve të përparme dhe të pasme kanë forma të ndryshme për të shmangur gabimet e mundshme gjatë montimit.
- Këmbët e përparme (pjesë pa rrota): Duke i mbajtur shtypur kunjat metalike në skajet e tubave, futni pjesën "këmbët e përparme" në skeletin e këmbëve në anën e përparme (fig. 3). Pjesët mbërthehen siç duhet vetëm kur kunjat metalike dalin nga vrimat e posaçme të pjesëve dhe dëgjohet një kërcitje "klik" pasi është bërë mbërthimi (fig. 3a).
- Këmbët e pasme (pjesë me rrota): Duke i mbajtur shtypur kunjat metalike në skajet e tubave, futni pjesën "këmbët e pasme" në skeletin e këmbëve në anën e pasme.
Pjesët mbërthehen siç duhet vetëm kur kunjat metalike dalin nga vrimat e posaçme të pjesëve dhe dëgjohet një kërcitje "klik" pasi është bërë mbërthimi (fig. 3a).

Mbështetja e karriges së lartë mund të përkulet në 3 pozicione.
Për të rregulluar pjerrësinë e mbështetëses, shtypni butonin lart prapa, ngrijeni ose përkuleni mbështetësen deri në pozicionin e dëshiruar dhe lëshojeni levën. Mbështetësja do të bblokohet në një nga tre pozicionet, në pjesën e pasme të mbështetëseve të krahëve dhe do të dëgjoni një kërcitje që tregon se është mbërthyer (Fig. 4).
Ky veprim mund të kryhet edhe me fëmijën e ulur në karrigen e lartë.

Pedana mund të rregullohet në 2 pozicione.
Shtypni njëkohësisht dy butonat e rregullimit anësor dhe ngrijeni ose uleni pedanën për mbështetjen e këmbëve.
Lëshojini butonat dhe kontrolloni që pedana të jetë bblokuar siç duhet në pozicionin e dëshiruar.
RREGULLIMI I PEDANËS PËR MBËSHTETJEN E SHPUTAVE (5a)
Karrigia e lartë për fëmijë është e pajisur me një mbështetëse shputash të rregullueshme në 3 pozicione lartësie.
Nga pozicioni i përdorimit, rrotulloni mbështetësen e këmbëve lart
për ta hequr atë nga sedilja (Fig. 5a). Hiqeni dhe rivendoseni atë në lartësinë e dëshiruar.
Rrotulloni mbështetësen e këmbëve poshtë për ta bllokuar në pozicionin e ri. Përpara përdorimit, kontrolloni nëse është bllokuar mirë.

Karrigia e lartë për fëmijë është e rregullueshme në 6 pozicione lartësie.
- Për ta ngritur ulësen: mbajeni mbështetësen nga ana sipër dhe tërhiqeni lart deri në lartësinë e dëshiruar.
- Për ta ulur ulësen: shtypini njëkohësisht butonat në secilën nyjë të rregullimit të lartësisë dhe uleni ulësen në pozicionin e dëshiruar. Lëshojini butonat.
Sigurohuni që ulësja të jetë e bllokuar mirë në pozicionin e ri dhe që numri që tregon pozicionin e rregullimit të jetë i njëjtë në të dyja anët.
KUJDES: kryejeni rregullimin e ulëses pa e vendosur fëmijën në karrigen e lartë.

Mbajeni të shtypur levën në pjesën e poshtme të tabakasë (7) dhe pozicionojeni mbi ulëse, duke kontrolluar që mbështetëset e krahëve të jenë brenda udhëzuesve që ndodhen në pjesën e poshtme të tabakasë.
Lëshojeni levën dhe shtyjeni tabakanë drejt pjesës së brendshme të karriges së lartë për fëmijë derisa të bblokohet në pozicionin e duhur. Kur të dëgjoni një kërcitje, është bblokuar mirë.
KUJDES: kontrolloni gjithmonë përpara përdorimit që tabakaja të jetë e fiksuar dhe e bllokuar mirë në mbështetëset e krahëve.
KUJDES: mos e lini kurrë tabakanë në një pozicion ku në mbështetësen e krahut të shihet simboli i rrezikut: pozicion JO i sigurt!
E RËNDËSISHME: përpara përdorimit, kontrolloni që tabaka të jetë e bllokuar mirë në pozicionin e zgjedhur, duke e tërhequr nga jashtë pa shtypur levën, tabakaja duhet të qëndrojë në pozicion.
MONTIMI

Për të hequr tabakanë e brendshme (8) tërhiqni kapëset anash dhe ngrijeni lart.
Tabakaja e brendshme mbërthehet në tabakanë kryesore me një mekanizëm shtytës. Për të mbërthyer tabakanë e brendshme, vendoseni mbi tabakanë kryesore dhe shtypeni në drejtimin poshtë, kapëset mbërthyese do ta bllokojnë tabakanë e brendshme brenda tabakasë kryesore.
KUJDES: përpara çdo përdorimi, sigurohuni gjithmonë që tabakaja e brendshme të jetë mbërthyer siç duhet në tabakanë kryesore.

Kur nuk përdoret, tabakaja mund të mbërthehet në pjesën e pasme të strukturës me anë të dy grepave të posaçëm (Fig.9).
Hiqeni tabakanë nga ulësja dhe vendoseni siç tregohet në figurë. Drejtojini dhe futini kunjat mbërthyes të skeletit të këmbëve në udhëzuesit e mbërthimit të vendosur në pjesën e poshtme të vetë tabakasë.
Shtypeni në drejtimin poshtë për ta mbërthyer tabakanë në skelet.
Për ta hequr tabakanë nga skeleti, ngrijeni lart.

text_image
10 a b c c c d eRRIPAT E SIGURIMIT (10)
KUJDES: përdorimi i rripave të sigurimit me rrip ndarës mes këmbëve është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e fëmijës.
KUJDES: Vetëm tabakaja e mbërthyer mbi ulësen nuk garanton mbajtjen e sigurt të fëmijës. Përdorni gjithmonë RRIPAT e sigurimit!
Karrigia e lartë për fëmijë është e pajisur me rripa sigurimi me 5 pika.
- Zbërtheni tokëzën: Shtypni butonin (a) dhe nxirrni pjesët (b)
- Mbërtheni tokëzën: Vendosni pjesët (b) në tokëzën (a), kur të dëgjohet një kërcitje, janë mbërthyer sîç duhet.
Rregullojeni rripin sipas gjatësisë fëmijës, duke përdorur rregulluesit (c).
Rregullojeni pozicionin e rripave të shpatullave dhe të rripave të gjoksit, sipas gjatësisë së fëmijës. Rripat e shpatullave duhet të rregullohen në vrimat pranë shpatullave të fëmijës.
- Për të rregulluar rripat e shpatullave ose për të hequr rripin e sigurimit, rrotulloni unazën plastike bllokuese të rripit të sigurimit të "shpatullave" dhe të "barkut" në anën e pasme të mbështetëses (d) dhe hiqeni rripin duke e tërhequr nga brenda ulëses, përmes vrimave të kornizës së ulëses dhe jastëkut.
- Për të rimontuar rripat e shpatullave, kaloni unazën plastike të fiksuar në fund të rripit të shpatullave përmes vrimave në pëlhurë dhe vrimave përkatëse të kornizës. Rrotullojeni unazën në pozicionin vertikal, në anën e jashtme të mbështetëses (e). Sigurohuni që të jetë montuar dhe bblokuar mirë. Duke i tërhequr rripat e shpatullave nga ana e brendshme e ulëses, rripat nuk duhet të shkëputen.
Gjithmonë sigurohuni që rripat e shpatullave të jenë të pozicionuara në vrimat e mbështetëses që janë të vendosura në të njëjtën lartësi.
E RËNDËSISHME: Rripi duhet të përdoret vetëm me të gjitha pjesët e mbërthyera.
E RËNDËSISHME: Rregullojeni siç duhet rripin gjatë çdo përdorimi.
11

KUJDES: kryejini këto veprime duke u siguruar që fëmija dhe çdo fëmijë tjetër të jenë në një distancë të sigurt. Sigurohuni që gjatë këtyre fazave pjesët lëvizëse të karriges së lartë të mos jenë në kontakt me trupin e fëmijës.
KUJDES: nëse është në përdorim, hiqeni tabakanë përpara se të filloni veprimet e mbylljes duke e mbërthyer në pjesën e pasme të strukturës me anë të dy grepave të posaçëm. Shihni hapin 9.
Rregullojeni mbështetësen në pozicionin vertikal dhe pedanën për mbështetjen e këmbëve në pozicionin vertikal.
Për të mos zënë shumë vend, rekomandojmë ta rregulloni ulësen në pozicionin më të ulët, shihni hapin 6.
Shtypni butonat e vendosur në qendër të nyjave mbi skeletin e këmbëve dhe, në të njëjtën kohë, me këmbën tuaj, afrojini këmbët e karriges së lartë për fëmijë (Fig. 11), derisa të dëgjohet një kërcitje që tregon se është bllokuar në pozicionin e mbylljes.

text_image
12 b a c dHIQENI JASTËKUN PËR TA LARË (12)
Rrotullojeni unazën plastike bllokuese të rripit të sigurimit të "shpatullave" dhe të "barkut" në anën e pasme të mbështetëses (a) dhe hiqeni rripin duke e tërhequr, nga pjesa e brendshme e ulëses, përmes vrimave në kornizën e ulëses dhe të jastëkut.
Rrotullojeni unazën plastike për billokimin e rripit ndarës mes këmbëve në pjesën e poshtme të ulëses dhe hiqeni rripin duke e tërhequr, nga ana e brendshme e ulëses, përmes vrimave në kornizën e ulëses dhe të jastëkut.
Zbërthejeni sustën automatike që mbërthen pëlhurën anash mbështetëses së krahut (b)
Hiqeni mbulesën nga ulësja.
MONTIMI I JASTËKUT
Vendoseni jastëkun mbi ulëse.
Kalojeni unazën plastike të fiksuar në fund të rripit të shpatullave përmes vrimave në pëlhurë dhe vrimave përkatëse në kornizë.
Rrotullojeni unazën në pozicionin vertikal, në anën e jashtme të mbështetëses. Kontrolloni nëse është bblokuar mirë.
Kalojeni unazën plastike të fiksuar në fund të rripit të barkut, përmes vrimave në pëlhurë dhe vrimave përkatëse në kornizë.
Rrotullojeni unazën në pozicionin vertikal, në anën e jashtme të mbështetëses (d). Kontrolloni nëse është bllokuar mirë
Kalojeni unazën plastike të fiksuar në fund të rripit ndarës të këmbëve, përmes vrimës në pëlhurë dhe vrimave përkatëse në kornizë.
Rrotullojeni unazën në pozicionin horizontal, në pjesën e poshtme të ulëses. Kontrolloni nëse është bblokuar mirë.

Fiksojeni koshin duke përdorur shiritat me grifsha, siç tregohet në figurë.

E RËNDËSISHME! LEXOJENI ME KUJDES DHE RUAJENI PËR T'IU REFERUAR NË TË ARDHMEN.
RESPEKTOJINI ME RIGOROZITET PËRDORIMET E MËPOSHTME TË PARASHIKUARA PËR PRODUKTIN.
KUJDES
- Asnjëherë mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje.
- Përdorni gjithmonë sistemin kufizues.
- Rrezik rënieje: mos e lini fëmijën të ngjitet mbi produkt.
- Mos e përdorni produktin nëse të gjitha pjesët nuk janë mbërthyer dhe rregulluar siç duhet.
- Kini kujdes nga rreziku që mund të krijohet nga flakët e hapura dhe burimet e tjera të nxehtësisë së madhe pranë produktit.
-
Kini kujdes nga rreziku që produkti mund të përmbyset nëse fëmija i shtyn këmbët kundër tryezës ose ndonjë strukture tjetër.
-
Mos e përdorni produktin derisa fëmija të jetë në gjendje të rrijë ulur vetë.
- Mos e përdorni këtë produkt nëse ndonjë pjesë është thyer, grisur ose mungon.
- Mos përdorni aksesorë ose pjesë këmbimi që nuk janë të miratuara nga Prodhuesi.
- Produkti është për fëmijët që janë në gjendje të rrinë ulur vetë dhe deri në moshën 3 vjeç ose në peshën 15 kg.
- Përdorimi i rripit të sigurimit me rripin në mes të këmbëve të fiksuar sîç duhet në ulëse, i barrierës kufizuese dhe i jastëkut është thelbësor për të garantuar sigurinë e fëmijës. Përdorni gjithmonë rripat e sigurimit.
- Montimi duhet të kryhet vetëm nga një i rritur.
- Sigurohuni që të jetë montuar saktë përpara se ta përdorni.
- Karrigia e lartë për fëmijë nuk duhet të përdoret nëse një nga elementët nuk është montuar ose mbërthyer në mënyrën e duhur.
- Përdorni gjithmonë rripat e sigurimit për të shmangur plagosjen e rëndë të fëmijës nga rënia ose rrëshqitja nga produkti.
- Kontrolloni rregullisht që rripat të jenë mbërthyer siç duhet dhe të mos jenë të dëmtuar ose të ngrënë.
- Sigurohuni që fëmija t'i ketë gjithmonë rripat të fiksuara mirë dhe të rregulluara në gjatësinë e duhur.
- E RËNDËSISHME: Rripi "parzmore" duhet të përdoret vetëm me të gjitha pjesët e mbërthyera.
- Vetëm tabakaja e mbërthyer mbi ulësen nuk garanton mbajtjen e sigurt të fëmijës. Përdorni gjithmonë RRIPAT e sigurimit!
- ASNJËHERË mos e ngrini karrigen e lartë për fëmijë ose mos rregulloni lartësinë e ulëses me fëmijën në të.
- Mos e vendosni karrigen e lartë për fëmijë pranë dritareve ose mureve ku fëmija mund të përdorë litarë, perde ose gjëra të tjera për t'u ngjitur dhe të cilat mund të shkaktojnë mbytjen e tij.
- Zjarri ose burimet e tjera të nxehtësisë së fortë në afërsi, si p.sh. sobat elektrike ose me gaz, mund të përbëjnë rrezik.
- Mos e vendosni produktin pranë shkallëve.
- Mos e vendosni në një sipërfaqe të ngritur, për shembull: në një tavolinë, sipërfaqe pune.
- Përdoreni produktin vetëm në sipërfaqe të sheshta.
- Mos e përdorni si karrige të lartë për fëmijë në mjetet e transportit.
- Mos e lëvizni ose transportoni produktin me fëmijën brenda.
- Kur e hapni dhe e mbyllni produktin, sigurohuni që fëmija të jetë në një distancë të sigurt.
- Kur kryeni veprimet e rregullimit (pjerrësia e mbështetëses, pozicionimi i tabakasë) sigurohuni që pjesët lëvizëse të karriges së lartë për fëmijë të mos jenë në kontakt me trupin e fëmijës.
- Mos e lejoni fëmijën të ngjitet në karrigen e lartë pa ndihmë, të luajë me karrigen e lartë ose të varet prej saj. Ky produkt nuk është një lodër.
PARALAJMËRIME
- Ky produkt është menduar për t'u përdorur vetëm nga një fëmijë.
- Kontrolloni periodikisht nëse të gjitha pjesët bllokohen në mënyrë të përsosur.
- Hiqeni dhe hidheni paketimin në mënyrë të sigurt. Qeset mund të jenë të rrezikshme, rrezik mbytjeje, nëse ngacmohen nga fëmijët.
- Sigurohuni që të gjithë përdoruesit të kenë njohuri për funksionimin e duhur të produktit.
- Asnjëherë mos e përdorni karrigen e lartë për fëmijë pa mbulesë.
- Mos përdorni në produkt aksesorë, pjesë këmbimi ose komponentë që nuk janë ofruar nga prodhuesi.
- Mos bëni asnjë modifikim: çdo ndryshim mund të rrezikojë sigurinë.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
- Sigurohuni që të gjitha pajisjet bllokuese të funksionojnë siç duhet dhe kontrolloni rregullisht që pajisjet e sigurisë të jenë të mbërthyera dhe të bllokuara siç duhet.
- Kontrolloni rregullisht të gjitha pjesët që mund të konsumohen ose të grisen.
- Mos përdorni spraj lubrifikues, mos përdorni substanca agresive.
- Për të pastruar karrigen e lartë për fëmijë, përdorni një sfungjer, ujë të ngrohtë dhe sapun ose një detergjent neutral dhe më pas thajeni mirë.
- Njollat e forta mund të higen me një detergjent neutral.
- Asnjëherë mos përdorni lëndë gërryese me bazë amoniaku, zbardhues ose detergjentë me bazë alkooli.
Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqì nga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A. GARANCI KONVENCIONALE
Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti.
Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit.
Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t'i kthejë Shitësit Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion.
Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.
Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorim që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rrëzimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike, mjedisore apo ndryshime të papritura në kushte gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të këmbimit të paautorizuara, përdorim jo të duhur, keqtrajtim ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksidente, dëme që rrjedhin nga ushqimi ose pijet, veprime kimike, forca madhore.
Sidoqoftë, Foppa Pedretti S.p.A. Refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime personash ose sendesh, përveç Produktit, kur dëme të tilla vijnë si rrjedhojë e neglizhencës së dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, në mënyrë alternative, në "Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit" që shoqëron çdo produkt të synuar për pronarin/përdoruesin.
(si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit Krevat Fëmijësh: "Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...").
Foppa Pedretti S.p.A. Gjithashtu refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime njerëzish ose sendesh kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit që janë subjekt konsumimi. Të gjitha pjesët e përbëra nga material plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.
A
