RT53K6335SL - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RT53K6335SL SAMSUNG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth RT53K6335SL SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RT53K6335SL - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RT53K6335SL e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT RT53K6335SL SAMSUNG
Manual për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi
- Mund të kontrolloni në http://samsung.com për të marrë informacion se ku të blini pjesë zëvendësuese.
- Vizitoni faqen për blerjen e pjesëve dhe vendosni kodin e modelit të produktit tuaj për të kontrolluar pjesët që janë të disponueshme për blerje. Kodi i modelit është i etiketuar në anën e jashtme të produktit.
- Kodin e modelit dhe versionin mund t'i kontrolloni në etiketën e barkodit që gjendet në pjesën e poshtme majtas të produktit.
- Për pjesët zëvendësuese, sigurohuni që emri i pjesës të përputhet me atë të ilustruar në këtë manual.
- Pjesët të cilave mund t'u kryhen shërbime nga përdoruesi kufizohen te dorezat (vetëm disa modele), guarnicionet, sirtarët dhe menteshat.
SHËNIM
Në rast riparimi nga një ofrues i paautorizuar shërbimi, vetëriparimit, apo riparimit të produktit nga persona të pakualifikuar, "Samsung" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim të produktit, lëndim apo ndonjë problem tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin pa ndjekur me kujdes këto udhëzime riparimi dhe mirëmbajtjeje. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë person tjetër i ndryshëm nga ofruesi i shërbimit i certifikuar nga "Samsung" nuk do të mbulohet nga garancia.
⚠️ KUJDES
- Emri i pjesës së renditur në fage mund të ndryshojë nga ai i përmendur në këtë manual. Ju lutemi sigurohuni të zgjidhni emrin e duhur të pjesës.
- Zëvendësimi i menteshave duhet të kryhet me kujdes maksimal sepse përfshin shkëputjen e derës.
- Sigurohuni të mbani doreza sigurie ndërsa kryeni riparimet.

Imazhi aktual dhe pjesët e dhëna të frigoriferit mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe vendit.

text_image
01 02 03 04 05 06
01 Mentesha e sipërme 02 Guarnicioni
03 Mentesha e mesit 04 Sirtari
05 Mentesha e poshtme 06 Etiketa e barkodit
Shqip

Zëvendësimi i dorezave

KUJDES
- Bëni kujdes që të mos gërvishtni pjesën e përparme të derës kur zëvendësoni dorezën e saj.
- Shtyni fort dorezat në mbështetëse. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis mbështetëseve dhe derës.
- Shtrëngoni fort vidat kur montoni dorezën.
- Përpara se të përdorni produktin, kontrolloni që doreza është montuar mirë.
Për të shkëputur dorezat

SHËNIM
Kjo procedurë aplikohet si për ndarjen e frigoriferit ashtu edhe për atë të ngrirësit.
NGRIRËSI

Tërhiqni dorezën dhe mbajeni vertikalisht. Kur doreza të dalë nga brava, tërhiqeni drejt vetes (referojuni figurës)
FRIGORIFERI

- Bëni kujdes të mos e gërvishtni.
- Gjatë çmontimit, sigurohuni që njësia të jetë e fikur. Për ta rimontuar, ndiqni të njëjtat hapa në rend të kundërt.
Zëvendësimi i guarnicionit

KUJDES
Sigurohuni ta montoni mirë guarnicionin. Përndryshe, mund të ketë rrjedhje ajri të ftohtë nga frigoriferi.
Për të hequr guarnicionin

text_image
NGRIRESI FRIGORIFERI- Tërhiqni 4 cepat e guarnicionit në ngrirës dhe frigorifer.

Për të zëvendësuar guarnicionin
Montoni guarnicionin e ri në derën e frigoriferit. Sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis guarnicionit të ri dhe derës.
Shqip
Zëvendësimi i sirtarit

KUJDES
Kontrolloni që sirtari të jetë futur siç duhet në shinë gjatë montimit.
Për të hequr sirtarin

Hiqni sirtarin duke tërhequr pjesën e kthyer dhe duke e ngritur lart.
Për të rimontuar sirtarët
Rimontimi i sirtarëve bëhet duke ndjekur në rend të kundërt hapat përkatës të heqjes.
Shqip
Zëvendësimi i menteshave
Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni fillimisht dyert.

KUJDES
- Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
- Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
- Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
- Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjere dhe t'ju lëndojë.
- Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
- Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
- Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.

PARALAJMËRIM
- Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
- Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt.
Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)



Kaçavidë kryq Kaçavidë e sheshtë Çelës dadosh 11 mm



Çelës kriket 10 mm Çelës hekzagonal (5 mm) Çelës dadosh 10 mm
Anasjellja e derës
Mentesha e sipërme

- Hiqni vidën (1 copë) e kapakut të menteshës me një kaçavidë (+) dhe hapeni.
- Tërhiqni kapëset dhe ngrini kapakun e menteshës.
- Shkëputni bashkuesin e telave në menteshën e sipërme.
! KUJDES
Përpara se të kryeni veprimin e mësipërm, sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik.
- Përdorni një çelës kriket 10 mm për të hequr 2 bulonat hekzagonalë që mbajnë menteshën në pjesën e sipërme të frigoriferit.
Shqip

- Hiqni menteshën e sipërme R/L.

Puna duhet të bëhet nga më shumë se 2 persona. Një person duhet të mbajë derën për të shmangur rrežimin e saj.
Shqip
Mentesha e mesit

-
Përdorni një çelës kriket 8 mm ose një kaçavidë (+) për të hequr 2 bulonat hekzagonalë që mbajnë menteshën.
-
Hiqni vidën (1 copë) e menteshës me një kaçavidë (+).
-
Çmontoni menteshën e mesit në pjesën e sipërme të derës së frigoriferit.
KUJDES
- Puna duhet të bëhet nga më shumë se 2 persona.
- Përpara se të kryeni veprimin e mësipërm, sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik.
Mentesha e poshtme

- Shtrijeni produktin poshtë (referojuni figurës).
⚠️ KUJDES
- Për ta mbrojtur pjesën e pasme të produktit nga dëmtimi, duhet të vendosni një shtrojë mbrojtëse poshtë tij.
- Puna duhet të bëhet nga më shumë se 2 persona.
- Përpara se të kryeni veprimin e mësipërm, sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik.
-
Përdorni një çelës kriket 8 mm ose një kaçavidë (+) për të hequr 3 bulonat hekzagonalë që mbajnë menteshën.
-
Hiqni menteshën e poshtme.
- Rimontojeni në rend të kundërt me çmontimin, pasi të keni zëvendësuar menteshën e sipërme, të mesit dhe/ose të poshtme.
! KUJDES
- Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
- Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm