ENG7TE75S - Ngrirës ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ENG7TE75S ELECTROLUX në format PDF.

📄 160 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX ENG7TE75S - page 2

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ENG7TE75S - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ENG7TE75S e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT ENG7TE75S ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Frigorifer me Ngrirje 2 EN User Manual | Fridge Freezer 28 FR Notice d'utilisation | Réfrigérateur/congélateur 53 DE Benutzerinformation | Kühl - Gefrierschrank 79 MK Упатство за ракување | Фрижидер со замрзнувач 106 ES Manual de instrucciones | Frigorífico-congelador 133NE MENDOJMË PËR JU Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell mevete dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, ështëprojektuar duke ju pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund tëbazoheni në faktin se do të merrni rezultate optimale çdo herë.Mirë se vini në Electrolux.Vizitoni faqen tonë të internetit për:Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes sëproblemeve, shërbimit dhe riparimitwww.electrolux.com/supportRegjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:www.registerelectrolux.comBlini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:www.electrolux.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni nëdispozicion të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit. Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla Të dhëna rreth ambientitRezervohet mundësia e ndryshimeve. PËRMBAJTJA

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për 2 SHQIPlëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi shumë të mëdha dhe komplekse të kufizuara lejohen të ngarkojnë dhe shkarkojnë pajisjen me kusht që të jenë udhëzuar siç duhet. Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen dhe.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo paisje përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, respektoni udhëzimet e mëposhtme: – mos e hapni derën për periudha të gjata; SHQIP 3– pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të shkarkimit; – ruajeni mishin e pagatuar dhe peshkun në enë të përshtatshme në frigorifer, që të mos bien në kontakt me ushqimet e tjera ose të mos pikojnë mbi ushqimet e tjera.
  • PARALAJMËRIM: Mbajini pa pangesa vrimat e ajrimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
  • PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
  • PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
  • PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarëseve të ruajtjes së ushqimeve të pajisjes, përveç nëse janë lloji i rekomanduar nga prodhuesi.
  • Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
  • Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjentë neutralë. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
  • Kur pajisja lihet bosh për periudha të gjata kohe, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën të hapur për të mos lejuar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
  • Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me lëndë djegëse të ndezshme në këtë pajisje.
  • Për të shmangur rreziqet, nëse kordoni elektrik është e dëmtuar, duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.

PARALAJMËRIM! Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso për arsye sigurie.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen. 4 SHQIP• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë rreth pajisjes.
  • Pas instalimit të parë ose pas ndryshimit të krahut të derës, prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet për të lejuar që vaji të rrjedhë përsëri në kompresor.
  • Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi (p.sh. ndryshimit të krahut të derës), hiqni spinën nga priza.
  • Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve apo sobave, furrave apo pianurave, përveç kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit.
  • Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut.
  • Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të drejtpërdrejtë dielli.
  • Mos e instaloni këtë pajisje në zona që kanë shumë lagështirë ose që janë shumë të ftohta.
  • Kur e lëvizni pajisjen, ngrijeni nga buza e përparme për të shmangur gërvishtjen e dyshemesë.
  • Pajisja përmban një qese me absorbues lagështire. Ajo nuk është lodër. Nuk është ushqim. Hidheni atë menjëherë.

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike. PARALAJMËRIM! Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që kordoni i energjisë të mos ngecë ose dëmtohet. PARALAJMËRIM! Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

  • Pajisja duhet tokëzuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Sigurohuni që të mos dëmtoni elementët përbërës elektrikë (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e rrjetit, kompresorin). Kontaktoni Qendrën e autorizuar të shërbimit ose një elektriçist për të ndryshuar elementët përbërës elektrikë.
  • Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën nivelin e spinës.
  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje elektrike ose zjarri. Pajisja përmban gaz të ndezshëm, izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban izobutan.

  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Ndalohet rreptësisht çdo përdorim i produktit inkaso më vete.
  • Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. prodhues të akulloreve) në pajisje përveç nëse ato deklarohen të përdorshme nga prodhuesi.
  • Nëse ndodh dëmtim i qarkut të ftohësit, sigurohuni që të mos ketë flakë dhe burime të ndezjes në dhomë. Ventiloni dhomën.
  • Mos lejoni që objektet e nxehta të prekin pjesët plastike të pajisjes.
  • Mos vendosni pije jo-alkolike në ndarjen e ngrirësit. Kjo do të krijojë presion mbi enën e pijeve.
  • Mos mbani gaz dhe lëng të ndezshëm në pajisje.
  • Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.
  • Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin. Janë të nxehtë. SHQIP 5• Mos hiqni dhe mos prekni artikujt nga ndarja e ngrirësit nëse i keni duart të lagura ose të njoma.
  • Mos e ngrini përsëri ushqimin që është shkrirë.
  • Respektoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
  • Mbështillini ushqimet me material mbështjellës përpara se t’i fusni në ndarjen e ngrirjes.
  • Mos lejoni që ushqimi të bjerë në kontakt me sipërfaqet e brendshme të ndarjeve të pajisjes.
  • Ky produkt përmban një apo më shumë burime drite të kategorisë të efikasitetit të energjisë F.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

2.5 Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM! Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.

  • Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
  • Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e njësisë.
  • Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të pajisjes dhe nëse është e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në fundin e pajisjes.
  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
  • Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose riparimi joprofesional mund të ketë pasoja sigurie dhe mund të zhvlerësojë garancinë.
  • Pjesët e mëposhtme të këmbimit do të jenë të disponueshme për 7 vjet pas daljes nga qarkullimi të modelit: termostatet, sensorët e temperaturës, qarqet, burimet e dritës, dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, vasketat dhe koshat. Ju lutemi vini re se disa nga këto pjesë këmbimi janë të disponueshme vetëm për riparuesit profesionistë, dhe se jo të gjitha pjesët e këmbimit u përshtaten të gjitha modeleve.
  • Guarnicionet e dyerve do të jenë të disponueshme për 10 vjet pas daljes nga qarkullimi të modelit.
  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
  • Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë.
  • Hiqni kapësen e derës për të parandaluar bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
  • Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
  • Shkuma izoluese përmban gaz të ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
  • Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë së ftohjes që është afër shkëmbyesit të nxehtësisë. 6 SHQIP3. INSTALIMI PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve të sigurisë. PARALAJMËRIM! Referojuni dokumentit të udhëzimeve të instalimit për të instaluar pajisjen tuaj. PARALAJMËRIM! Rregullojeni pajisjen në përputhje me dokumentin e udhëzimeve të instalimit për të shmangur rrezikun e paqëndrueshëmrisë së pajisjes.

90° Përmasat e përgjithshme ¹ H1 mm 1884W1 mm 696D1 mm 549 ¹ lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes pa dorezën Hapësira e kërkuar në përdorim ² H2 (A+B) mm 1923 SHQIP 7Hapësira e kërkuar në përdorim ² W2 mm 696 D2 mm 561 A mm 1894 B mm 29 ² lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e nevojshme për qarkullimin e lirshëm të ajrit të ftohjes Hapësira e përgjithshme e kërkuar në përdorim ³ H3 (A+B) mm 1923 W3 mm 696 D3 mm 1229 ³ lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e nevojshme për qarkullimin e lirshëm të ajrit të ftohjes, plus hapësirën e nevojshme për të lejuar hapjen e derës në këndin minimal që lejon heqjen e të gjitha pajisjeve të brendshme

Për të siguruar funksionimin më të mirë të pajisjes, nuk duhet ta instaloni pajisjen në një vend me dritë direkte të diellit. Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve apo sobave, furrave apo pianurave, përveç kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës së pasme të dollapit. Kjo pajisje duhet të instalohet në ambient të brendshëm në një vend të thatë dhe të ajrosur mirë. Kjo pajisje është prodhuar për t’u përdorur në temperaturë ambienti që varion nga 10°C në 43°C. Funksionimi i saktë i pajisjes mund të garantohet vetëm brenda diapazonit të specifikuar të temperaturës. Nëse keni dyshime se ku mund ta instaloni pajisjen, konsultohuni me shitësin, shërbimin tonë të klientit apo me qendrën më të afërt të servisit të autorizuar. Pajisja duhet të shkëputet lirisht nga korrenti. Për këtë arsye spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.

3.3 Lidhja elektrike

  • Përpara se ta fusni në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca e treguar në pllakën e karakteristikave të jenë në përputhje me linjën elektrike të shtëpisë.
  • Pajisja duhet të lidhet me tokëzimin. Spina e kabllove të linjës elektrike është e pajisur me një kontakt për këtë qëllim. Nëse priza e linjës elektrike e shtëpisë s’është e tokëzuar, lidheni pajisjen me një tokëzim të veçantë në përputhje me rregulloret aktuale, duke u konsultuar me një elektricist të kualifikuar.
  • Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk respektohen masat e mësipërme të sigurisë.

3.4 Kërkesat për ventilim

Lëvizja e ajrit mbrapa pajisjes duhet të jetë e mjaftueshme. min. 200 cm² min. 200 cm² min. 30 mm min. 30 mm 8 SHQIPKUJDES! Për instalimin, shikoni udhëzimet e instalimit.

3.5 Ndryshimi i drejtimit të hapjes

së derës Ju lutemi, referojuni dokumentit të veçantë me udhëzime mbi instalimin dhe ndryshimin e krahut të derës. KUJDES! Në çdo fazë të ndryshimit të krahut të derës, mbroni dyshemenë nga gërvishtjet me një material rezistent.

Treguesi i ndarjes së frigoriferit

Treguesi i alarmit të derës hapur

Treguesi i ndarjes së ngrirësit

Butoni/treguesi i temperaturës së ngrirësit

Butoni/treguesi i temperaturës së frigoriferit

Lidheni spinën me prizën e rrymës. Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni "Rregullimi i temperaturës". Nëse shfaqet në ekran, referojuni "Zgjidhja e problemeve".

1. Shtypni dhe mbani butonin e

temperaturës së ngrirësit për 5 sekonda. Ekrani tregon që pulson.

4.3 Rregullimi i temperaturës

Diapazoni i temperaturës mund të variojë mes -15°C dhe -24°C për ngrirësin dhe mes 2°C dhe 8°C për frigoriferin. Shtypni butonat e temperaturës për të caktuar temperaturën e pajisjes. Temperatura e rekomanduar për vendosje është:

  • +4°C për frigoriferin
  • -18°C për ngrirësin Mund ta caktoni manualisht temperaturën e rekomanduar përmes butonave të temperaturës ose duke aktivizuar ECO funksioni. Për më shumë informacion, referojuni "ECO funksioni" Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e caktuar. SHQIP 9Temperatura e caktuar do të arrihet brenda 24 orëve. Pas ndërprerjes së energjisë pajisja kthehet në temperaturën që kishte më parë.

4.4 Fikja e frigoriferit

Është e mundur të fikni vetëm ndarjen e frigoriferit duke lënë ndarjen e ngrirësit të ndezur.

1. Shtypni dhe mbani butonin e

temperaturës së frigoriferit për 5 sekonda. Ekrani tregon që pulson.

2. Pas fikjes së ndarjes së frigoriferit, ekrani

Për të ndezur frigoriferin:

1. Shtypni dhe mbani butonin e

temperaturës së frigoriferit për 5 sekonda. Ekrani tregon që pulson.

2. Ndarja e frigoriferit ndizet dhe rikthehet

temperatura që ishte caktuar më parë. Për të rregulluar temperaturën, referojuni "Rregullimi i temperaturës".

Funksioni ECO cakton temperaturën optimale për të siguruar ruajtjen e ushqimit ndërsa minimizohet konsumi i energjisë.

1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni

butoninECO. Temperatura e frigoriferit caktohet në +4°C dhe temperatura e ngrirësit në -18°C.

2. Për të çaktivizuar funksionin, rishtypni

butonin ECO ose zgjidhni një temperaturë tjetër (referojuni "Rregullimi i temperaturës"). Pas çaktivizimit të funksionit ECO temperatura e frigoriferit vendoset në +2°C dhe temperatura e ngrirësit në -20°C. Aktivizimi iECO çaktivizon funksionet Extra Cool dheExtra Freeze. Treguesi ECOMETER tregon konsumin aktual të energjisë së pajisjes. Tri viza tërësisht të ndriçuara tregojnë konfigurimin me efikasitetin më të lartë të energjisë.

4.7 Funksioni Extra Cool

Me funksionin Extra Cool mund të ftohni sasi të mëdha ushqimi të ngrohtë, p.sh. pas blerjeve ushqimore, pa ngrohur ushqimet që ndodhen tashmë në ndarjen e frigoriferit. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin Extra Cool. Treguesi Extra Cool ndizet. Kur funksioni Extra Cool është aktivizuar, ventilatori mund të punojë automatikisht. Ky funksion ndalon automatikisht pas rreth 6 orësh. Pasi funksioni fiket, treguesi Extra Cool fiket gjithashtu. Shtypni butonin Extra Cool për të çaktivizuar funksionin Extra Cool përpara se të mbarojë automatikisht. Për të caktuar një temperaturë tjetër për frigoriferin, çaktivizoni funksionin Extra Cool dhe referojuni "Rregullimi i temperaturës".

4.8 Funksioni Extra Freeze

Funksioni Extra Freeze përdoret për ngrirjen paraprake dhe ngrirjen e shpejtë në sekuencë në ndarjen e ngrirësit. Ky funksion përshpejton ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe në të njëjtën kohë mbron artikujt ushqimorë tashmë në ruajtje nga ngrohja e padëshirueshme. 10 SHQIPPër të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin Extra Freeze të paktën 24 orë përpara se ta vendosni ushqimin për të përfunduar ngrirjen paraprake. Për të aktivizuar këtë funksion, shtypni butonin Extra Freeze. Ndizet treguesi Extra Freeze. Funksioni Extra Freeze ndalon automatikisht pas një maksimumi prej 52 orësh. Shtypni butonin Extra Freeze për të çaktivizuar funksionin Extra Freeze përpara se të mbarojë automatikisht.

4.9 Funksioni Ventilator

Ndarja e frigoriferit është e pajisur me një pajisje që lejon ftohjen e shpejtë të ushqimit dhe siguron uniformitet të lartë të temperaturës në ndarje. Kjo pajisje aktivizohet automatikisht kur nevojitet ose manualisht. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin Ventilator. Ndizet treguesi Ventilator. Për të çaktivizuar funksionin, rishtypni butonin Ventilator. Treguesi Ventilator fiket. Nëse funksioni aktivizohet automatikisht, treguesi Ventilator nuk ndizet. Aktivizimi i funksionit Ventilator mund të rrisë zhurmën dhe konsumin e energjisë. Ventilatori funksionon vetëm kur dera është e mbyllur.

4.10 Alarmi i temperaturës së lartë

Kur ka rritje të temperaturës në ndarjen e ngrirësit (p.sh. për shkak të një ndërprerjeje të mëparshme të rrymës elektrike), pulson treguesi i alarmit dhe treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon H° dhe pulson dhe bie tingulli. Për të çaktivizuar alarmin, shtypni çfarëdo butoni. Treguesi i alarmit dhe tingulli çaktivizohen. Treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon H° për 5 sekonda përpara se të tregojë sërish temperaturën e ngrirësit. Alarmi rifillon një orë pas çaktivizimit derisa rikthehen kushtet normale. Nëse nuk shtypni asnjë buton, tingulli çaktivizohet automatikisht pas rreth një ore për të shmangur bezdisjen.

4.11 Alarmi i hapjes së derës

Nëse dera e frigoriferit apo e ngrirësit lihet hapur për rreth 5 minuta ose nëse dera e ngrirësit lihet hapur për rreth 80 sekonda, bie tingulli dhe ndizet treguesi i alarmit të derës hapur. Drita e brendshme e frigoriferit mund të nisë gjithashtu të pulsojë. Alarmi ndalon pas mbylljes së derës. Shtypni çfarëdo butoni për të çaktivizuar tingullin. Nëse nuk shtypni asnjë buton, tingulli çaktivizohet automatikisht pas rreth një ore për të shmangur bezdisjen.

4.12 Regjimi Setting

Regjimi Cilësimet ju lejon të:

  • Ndryshoni njësitë e temperaturës nga °C në°F
  • Rivendoseni pajisjen në cilësimet e fabrikës Aktivizimi regjimit Setting Për të aktivizuar regjimin Cilësimet:

1. Shtypni dhe mbani të shtypur butonin

ECO për afërsisht 3 sekonda. Kur aktivizohet regjimi Cilësimet, ekrani shfaq një pulsim

2. Pasi të aktivizohet regjimi Cilësimet,

ekrani shfaq . Për të çaktivizuar regjimin Cilësimet, shtypni dhe mbani butonin ECO për rreth 3 sekonda. Regjimi Cilësimet çaktivizohet automatikisht nëse nuk ndërveproni me panelin e kontrollit për 60 sekonda. SHQIP 11Lundrimi në regjimin Cilësimet

1. Aktivizoni regjimin Cilësimet (referojuni

"Aktivizimi regjimit Setting"). Ekrani tregon .

2. Prekni butonin e temperaturës së

frigoriferit (në të majtë) për të ndryshuar parametrin. Prekni butonin e temperaturës së ngrirësit (në të djathtë) për të ndryshuar vlerën e parametrit. Ekrani Parametra të paracaktuar Treguesi ECOMETER Tingujt e butonave Njësitë e temperaturës Cilësimet e fabrikës ECOMETER treguesi Në mënyrë që të ndizni ose fikni ECOMETER:

1. Aktivizoni regjimin Cilësimet (referojuni

"Aktivizimi regjimit Setting"). Ekrani tregon .

2. Shtypni disa herë . Treguesi do të

tregojë përkatësisht për treguesin e aktivizuar ose për ECOMETER e çaktivizuar.

3. Shtypni dhe mbani butonin ECO për rreth

3 sekonda për të dalë nga regjimi Cilësimet. Tingujt e butonave Mund të aktivizoni ose çaktivizoni tingujt e butonit në regjimin Cilësimet. Për të aktivizuar ose çaktivizuar tingujt:

1. Aktivizoni regjimin Cilësimet (referojuni

"Aktivizimi regjimit Setting"). Ekrani tregon .

2. Shtypni disa herë derisa të shihni .

Shtypni për të aktivizuar ose çaktivizuar tingujt. Treguesi do të ndryshojë në për tingujt e aktivizuar ose për të çaktivizuarit.

3. Shtypni dhe mbani butonin ECO për rreth

3 sekonda për të dalë nga regjimi Cilësimet. Njësitë e temperaturës Duke përdorur regjimin Cilësimet, mund të ndryshoni njësinë e temperaturës së shfaqur në panelin e kontrollit nga Celsius në Fahrenheit. Për të ndryshuar njësinë e temperaturës:

1. Aktivizoni regjimin Cilësimet (referojuni

2. Shtypni disa herë derisa të shihni

dhe . Shtypni treguesin që tregon njësinë për t'u zgjedhur ndërmjet për celsius dhe për farenajt.

3. Shtypni dhe mbani butonin ECO për rreth

3 sekonda për të dalë nga regjimi Cilësimet. Cilësimet e fabrikës Ky funksion rikthen çdo cilësim në cilësimet paraprake të fabrikës. Për të rikthyer cilësimet paraprake të fabrikës:

1. Aktivizoni regjimin Cilësimet (referojuni

"Aktivizimi regjimit Setting"). Ekrani tregon .

2. Shtypni disa herë derisa të shihni

dhe . Shtypni disa herë derisa të shihni . shndërrohet në pulsues dhe pastaj në të ndezur, që tregon se janë rikthyer cilësimet e fabrikës.

3. Shtypni dhe mbani butonin ECO për rreth

3 sekonda për të dalë nga regjimi Cilësimet. 12 SHQIP5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Vendosja e rafteve të derës

Për të lejuar ruajtjen e paketimeve me ushqim të përmasave të ndryshme, raftet e derës mund të vendosen në lartësi të ndryshme.

1. Ngrijeni raftin gradualisht lart derisa të

Ky model është i pajisur me një kuti të ndryshueshme ruajtëse që mund të lëvizet anash.

5.2 Raftet e lëvizshme

Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës. Kjo pajisje është e pajisur edhe me një raft të përbërë nga dy pjesë. Gjysma e përparme e raftit mund të vendoset nën gjysmën e dytë për të shfrytëzuar më mirë hapësirën. Për të palosur raftin:

1. Nxirreni përgjysmë raftin me delikatesë.

2. Rrëshqiteni atë brenda shinës së

poshtme dhe poshtë gjysmës së dytë.

Mos e lëvizni raftin prej xhami mbi sirtarin e zarzavateve për të siguruar qarkullim të mirë të ajrit.

5.3 Sirtari GreenZone

Ka një sirtar me tërheqje në pjesën e poshtme të ndarjes së frigoriferit. Rafti i qelqtë i GreenZone është i përshtatur me një pajisje që rregullon izolimin e vet dhe mund të përdoret për të menaxhuar lagështirën brenda sirtarit.

5.4 Heqja e GreenZone

Rekomandohet që ta zbrazni sirtarin përpara se ta hiqni nga frigoriferi. Për të hequr sirtarin:

1. Tërhiqeni sirtarin nga frigoriferi duke i

zgjatur shinat plotësisht.

2. Shtyjeni kapakun e shinave dhe ngrini

pjesën e parme të sirtarit. SHQIP 133. Tërhiqeni sirtarin jashtë kur e ngrini dhe shkëputeni nga shinat. Për ta rimontuar:

1. Tërhiqini plotësisht jashtë shinat.

2. Vendoseni pjesën e pasme të sirtarit në

3. Mbajeni pjesën e përparme të sirtarit të

ngritur ndërkohë që shtyni sirtarin brenda.

4. Shtypni pjesën e përparme të sirtarit

poshtë. Nxirreni sirtarin përsëri dhe kontrolloni nëse është vendosur saktë në të dy grepat, si para dhe prapa. Për të hequr kapakun e qelqit të GreenZone sirtarit: 14 SHQIP1. Shkyçni kapëset anësore nga të dy anët njëherësh.

2. Tërhiqni suportin e raftit të qelqtë drejt

Ka një sirtar që tërhiqet mbi GreenZone sirtarin. Sirtari ExtraZone është i pajisur gjithashtu me një enë të vogël me kapak. Sirtari ExtraZone ka kanale që krijojnë mundësinë e puthitjes së enës. Vendoseni enën horizontalisht në kanalet e sirtarit për ta mbajtur në pozicion të fiksuar. Ena lëviz nga anët dhe mund ta përdorni për të ndarë sirtarin nëse ju nevojitet.

5.6 Heqja e ExtraZone

Ka një sirtar që tërhiqet mbi GreenZone sirtarin. Rekomandohet që ta zbrazni sirtarin përpara se ta hiqni nga frigoriferi. Për të hequr sirtarin:

1. Nxirreni sirtarin nga frigoriferi duke i

zgjatur shinat plotësisht.

2. Shtyjeni kapakun e shinave dhe ngrini

pjesën e parme të sirtarit.

3. Tërhiqeni sirtarin jashtë kur e ngrini dhe

shkëputeni nga shinat.

SHQIP 154. Shtyjini shinat brenda kabinetit për të shmangur dëmtimin e pajisjes kur mbyllni derën. Për ta rimontuar:

1. Tërhiqini plotësisht jashtë shinat.

2. Vendoseni pjesën e pasme të sirtarit në

3. Mbajeni pjesën e përparme të sirtarit të

ngritur ndërkohë që shtyni sirtarin brenda.

4. Shtypni pjesën e përparme të sirtarit

poshtë. Nxirreni sirtarin përsëri dhe kontrolloni nëse është vendosur saktë në të dy grepat, si para dhe prapa. Për të hequr raftin e qelqtë:

1. Shkyçni kapëset anësore nga të dy anët

16 SHQIP2. Tërhiqni suportin e raftit të qelqtë drejt vetes.

5.7 Kontrolli i lagështisë

Rafti i qelqtë i sirtarit GreenZone është i përshtatur me një pajisje që rregullon izolimin e vet dhe mund të përdoret për të menaxhuar lagështirën brenda sirtarit. Mos vendos asnjë ushqim mbi paisjen e kontrollit të lagështirës. Pozicioni i kontrollit të lagështisë varet nga lloji dhe sasia e frutave dhe zarzavateve:

  • Foletë e mbyllura: rekomandohet për sasi të vogla frutash e primesh. Ofron ruajtje më të gjatë të lagështisë natyrore të përmbajtjes te frutat dhe perimet.
  • Foletë e hapura: rekomandohet për sasi të mëdha të frutave e perimeve. Ofron më shumë qarkullim të ajrit duke rezultuar në lagështi më të ulët të ajrit. Për të hequr pajisjen e kontrollit të lagështisë, hapni sirtarin poshtë raftit të xhamit dhe nxirrni kapakun. Në varësi të sasisë dhe të kushteve të frutave dhe perimeve të ruajtura në sirtarin GreenZone, mund të ndodhë kondensim. Në rast të tillë hiqeni kondensimin duke përdorur një leckë të butë dhe vendosni kontrollin e lagështisë në pozicionin e lagështisë së ulët. SHQIP 175.8 Ventilator Ndarja e frigoriferit ka një pajisje që mundëson ftohjen e shpejtë të ushqimit dhe ruan një temperaturë më të njëtrajtshme në të. Kjo pajisje aktivizohet automatikisht kur nevojitet. Mund ta ndizni gjithashtu pajisjen manualisht kur nevojitet (shikoni "funksionin Ventilator"). Ventilatori funksionon vetëm kur dera është e mbyllur. Mos e hiqni kapakun e ventilatorit.

5.9 Ngrirja e ushqimit të freskët

Seksioni i ngrirjes është i përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët dhe ruajtjen e ushqimit të ngrirë dhe shumë të ngrirë për kohë të gjatë. Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin Extra Freeze të paktën 24 orë përpara se të vendosni ushqimin që do të ngrini në ndarjen e ngrirësit. Ruajini ushqimet e freskëta duke i shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në ndarjen ose sirtarin e parë nga lart. Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet pa shtuar ushqime të tjera të freskëta gjatë 24 orëve, specifikohet në pllakën e specifikimeve (një etiketë që ndodhet në brendësi të pajisjes). Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar, pajisja kthehet automatikisht në parametrin e mëparshëm të temperaturës (shihni "Funksioni Extra Freeze"). Për më shumë informacion, referojuni "Këshilla për ngrirje".

5.10 Ruajtja e ushqimit të ngrirë

Kur aktivizoni një pajisje për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë mospërdorimi, përpara se t'i futni produktet në ndarje, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 3 orë me funksionin Extra Freeze të aktivizuar. Sirtarët e frigoriferit bëjnë të mundur që të gjeni shpejt dhe lehtë paketën ushqimore që dëshironi. Mbajini ushqimet jo më pranë se 15 mm nga dera. KUJDES! Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ndërprerjes së rrymës elektrike dhe nëse kjo ndërprerje ka zgjatur më shumë se vlera e shfaqur në pllakëzën e specifikimeve te “koha në rritje”, ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë, më pas të ftohet dhe të rivendoset në ngrirje. Referojuni "Alarmi i temperaturës së lartë".

Ushqimet e ngrira ose të ngrira shumë, përpara se të konsumohen, mund të shkrihen në frigorifer ose brenda një qeseje plastike nën ujë të ftohtë. Ky veprim varet nga koha në dispozicion dhe lloji i ushqimit. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira.

5.12 Prodhimi i kubeve të akullit

Kjo pajisje është e pajisur me një ose më shumë vasketa të posaçme për prodhimin e kubave të akullit. Mos përdorni vegla metalike për të hequr vasketat nga ngrirësi.

1. Mbushini këto vasketa me ujë.

2. Vendosni vasketat e akullit në dhomën e

6.1 Si të kursejmë energjinë

  • Ngrirja: Konfigurimi i brendshëm i pajisjes është ai që siguron përdorimin më efikas të energjisë.
  • Ftohja: Sigurohet përdorimi më efikas i energjisë në konfigurimin me sirtarët në pjesën e poshtme të pajisjes dhe raftet të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme. Pozicioni i koshëve të dyerve nuk ndikon në konsumin e energjisë.
  • Mos e hapni shpesh derën ose mos e lini hapur për një kohë më të gjatë sesa nevojitet.
  • Ngrirja: Sa më të ftohta parametrat e temperaturës, aq më i lartë konsumi i energjisë.
  • Ftohja: Mos e vendosni temperaturën shumë të lartë për të kursyer energji, përveç rastit kur këtë gjë e kërkojnë karakteristikat e ushqimit.
  • Nëse temperatura e ambientit është e lartë, rregullatori i temperaturës është caktuar të japë temperaturë të ulët dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa ndërprerje duke shkaktuar formimin e brymës ose akullit në aparatin e avullimit. Në këtë rast, vendoseni rregullatorin e temperaturës në një temperaturë më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe për të kursyer energjinë në këtë mënyrë.
  • Sigurohuni që të ketë ventilim të mirë. Mos i mbuloni rrjetën ose vrimat e ventilimit.
  • Sigurohuni që produktet ushqimore brenda pajisjes të lejojnë qarkullimin e ajrit përmes vrimave të dedikuara në fund të pjesës së brendshme të pajisjes.

6.2 Këshilla për ngrirje

  • Aktivizoni funksionin Extra Freeze të paktën 24 orë përpara se të vendosni ushqimin brenda ndarjes së ngrirjes.
  • Përpara ngrirjes, mbështilleni dhe izolojeni ushqimin në: letër alumini, letër ose qese plastike, kuti hermetike me kapak.
  • Për ngrirje dhe shkrirje më efikase ndajini ushqimet në porcione të vogla.
  • Rekomandohet që të gjitha ushqimeve të ngrira t’u vendosni etiketa dhe data. Me këtë do të mund të identifikoni ushqimet dhe do të dini se kur duhet të përdoren përpara se të prishen.
  • Ushqimet duhet të jenë të freskëta përpara se të ngrijnë për të ruajtur cilësinë e mirë të ushqimit. Veçanërisht, frutat dhe zarzavatet duhet të ngrihen pasi të mblidhen për të ruajtur të gjitha vlerat e tyre ushqyese.
  • Mos i ngrini shishet ose kënaçet me lëngje, veçanërisht pijet që përmbajnë dyoksid karboni - ato mund të shpërthejnë gjatë ngrirjes.
  • Mos vendosni ushqim të nxehtë në ndarjen e ngrirësit. Ftoheni në temperaturë dhome përpara se ta fusni brenda ndarjes.
  • Për të shmangur rritjen në temperaturë të ushqimeve të ngrira tashmë, mos vendosni ushqime të freskëta të pa ngrira direkt pranë tyre. Vendoseni ushqimin në temperaturë dhome në pjesën e ndarjes së ngrirësit ku nuk ka ushqime të ngrira.
  • Mos hani kuba akulli, akull ose lëpirëse akulli menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi. Rrezik atrofizimi.
  • Mos e ngrini përsëri ushqimin e shkrirë. Nëse ushqimi është shkrirë, gatuajeni, ftoheni dhe më pas ngrijeni.

6.3 Ruajtja e ushqimit të ngrirë

  • Ndarja e ngrirjes është ajo e shënuar me
  • Parametrat e duhëra të temperaturës, që garantojnë ruajtjen e produkteve të ngrira, janë ato që vendosin një temperaturë më ulët ose të barabartë me -18°C. Parametrat më të larta të temperaturës brenda pajisjes mund të sjellin shkurtimin e jetëgjatësisë së ushqimit.
  • E gjithë ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për ruajtjen e produkteve të ngrira ushqimore.
  • Lini hapësirë të mjaftueshme rrotull ushqimit për të lejuar qarkullimin e lirshëm të ajrit.
  • Për të ditur si të ruani ushqimin në mënyrë të saktë, referojuni etiketës së paketimit të SHQIP 19ushqimit për të parë jetëgjatësinë e ushqimit.
  • Është e rëndësishme që ta mbështillni ushqimin në mënyrë të tillë që të parandalojë hyrjen e ujit, lagështirës ose kondensimit.

6.4 Këshilla për blerjet

Pas blerjes së ushqimeve:

  • Sigurohuni që paketimi të mos jetë dëmtuar, sepse ushqimi mund të jetë prishur. Nëse paketimi është i fryrë ose i lagur, mund të mos jetë ruajtur në kushte optimale dhe mund të ketë filluar shkrirja.
  • Për të kufizuar procesin e shkrirjes blijini mallrat e ngrira në fund të blerjes së ushqimeve dhe transportojini ato brenda një çante termike dhe të izoluar.
  • Futini ushqimet e ngrira menjëherë në ngrirës pasi të ktheheni nga dyqani.
  • Nëse ushqimi është shkrirë qoftë edhe pjesërisht, mos e ngrini përsëri. Konsumojeni sa më shpejt të mundeni.
  • Respektoni datën e skadencës dhe informacionin mbi ruajtjen në paketim.

6.5 Jetëgjatësia në raft për ndarjen e ngrirësit

Lloji i ushqimit Jetëgjatësia (muaj) Bukë 3 Frutat (përveç agrumeve) 6 - 12 Zarzavate 8 - 10 Ushqimet e mbetura, pa mish 1 - 2 Bulmeti: Gjalp Djathi i butë (p.sh. mocarela) Djathë i fortë (p.sh. parmixhano, çedar)

Fruta deti: Peshk me yndyrë (p.sh. salmon, skumbri) Peshk pa yndyrë (p.sh. merluc, gjuhëz) Karkaleca deti Guaska dhe midhje Peshk i gatuar

Mishi: Shpezë Mish lope Mish derri Mish qengji Salsiçe Proshutë Ushqimet e mbetura, me mish

6.6 Si të mbajmë ushqimet të

freskëta në frigorifer

  • Cilësimi i mirë i temperaturës që garanton ruajtjen e ushqimit të freskët është temperatura më pak ose e barabartë me +4°C. Cilësimi më i lartë i temperaturës brenda pajisjes mund të sjellë shkurtimin e jetëgjatësisë së ushqimit.
  • Mbulojeni ushqimin me paketim për të ruajtur freskinë dhe aromën e tij.
  • Gjithmonë përdorni enë të mbyllura për lëngjet dhe ushqimin, për të shmangur daljen e aromave ose shijeve në ndarje.
  • Për të shmangur kontaminimin mes ushqimit të gatuar dhe të pagatuar, mbulojini ushqimet e gatuara dhe ndajini ato nga ato të pagatuarat. 20 SHQIP• Rekomandohet që ta shkrini ushqimin brenda frigoriferit.
  • Mos vendosni ushqim të nxehtë brenda në pajisje. Sigurohuni që të jetë ftohur në temperaturë dhome përpara se ta fusni.
  • Për të mos lejuar vajtjen dëm të ushqimeve, ushqimet e reja duhet të vendosen prapa të vjetrave.

6.7 Si të mbajmë ushqimet në

  • Seksioni i ushqimeve të freskëta është shënuar (në pllakën e specifikimeve) me
  • Mishi (të gjitha llojet): mbështilleni në paketim të përshtatshëm dhe vendoseni në raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve. Ruajeni mishin për maksimumi 1-2 ditë.
  • Frutat dhe perimet: pastrojini plotësisht (eliminoni dheun) dhe vendosini në një sirtar të veçantë (sirtari i perimeve).
  • Këshillohet që të mos mbani fruta ekzotike si bananet, mangot, papajat etj. në frigorifer.
  • Perimet si domatet, patatet, qepët dhe hudhrat nuk duhet të mbahen në frigorifer.
  • Gjalpi dhe djathi: vendosini në një kuti hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur.
  • Shishet: mbyllini me kapak dhe vendosini në raftin e shisheve në derën e pajisjes ose (nëse është e disponueshme) në mbajtësen e shisheve.
  • Për të shpejtuar ftohjen e ushqimeve, këshillohet që të hapni ventilatorin. Aktivizimi i Ventilator lejon homogjenizim më të madh të temperaturave të brendshme.
  • Gjithmonë referojuni datës së skadencës së produkteve për të ditur sa gjatë t’i mbani.

7. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve të sigurisë.

7.1 Pastrimi i pjesës së brendshme

Përpara përdorimit të pajisjes për herë të parë, pjesa e brendshme dhe të gjitha aksesorët e brendshëm duhen pastruar me ujë të vakët dhe pak sapun neutral për të hequr erën tipike të produkteve të reja, pastaj duhen të thahet plotësisht. KUJDES! Mos përdorni detergjentë, pluhura gërryes, klor apo pastrues me bazë vaji, pasi këta pastrues mund të dëmtojnë sipërfaqet e lëmuara. KUJDES! Aksesorët dhe pjesët e pajisjes nuk janë të përshtatshme për larje në lavastovilje. KUJDES! Pastroni panelin e kontrollit me një copë të njomë. Mos përdorni ndonjë detergjent. Pas pastrimit, thajeni panelin e kontrollit me një copë të butë.

1. Pastroni pjesën e brendshme dhe

aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun neutral.

2. Kontrolloni rregullisht gominat e derës

dhe pastrojini për t’u siguruar që janë të pastra dhe nuk kanë papastërti.

3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.

7.3 Shkrirja e frigoriferit

Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i ndarjes së frigoriferit gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes derdhet përmes një zgavre në një enë të veçantë në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku avullon. SHQIP 21Është e rëndësishme që të pastroni periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes në mes të kanalit të ndarjes së frigoriferit për të mos e lejuar ujin të rrjedhë jashtë e të pikojë te ushqimet brenda. Për këtë qëllim përdorni pastruesin e tubave që keni marrë me pajisjen.

7.4 Shkrirja e ngrirësit

Ndarja e ngrirësit është pa formim bryme. Kjo do të thotë se gjatë procesit të punës nuk krijohet brymë, as në muret e brendshme as mbi ushqime.

7.5 Periudha e mospërdorimit

Kur pajisja nuk përdoret për një periudhë të gjatë, merrni masat paraprake të mëposhtme:

1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi me

2. Hiqni të gjithë ushqimin.

3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë aksesorët.

4. Lëreni derën paksa hapur për të

shmangur formimin e erërave të pakëndshme.

8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM! Referojuni kapitujve të sigurisë.

8.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen. Spina e pajisjes nuk është lidhur siç duhet me prizën e rrjetit. Futeni në prizë siç duhet spinën e pajisjes. Nuk ka tension në prizën e rrjetit. Lidhni një pajisje tjetër elektrike në prizën e rrjetit. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Pajisja është e zhurmshme. Pajisja nuk mbështetet siç duhet. Kontrolloni nëse pajisja qëndron e fiksuar. Është aktiv alarmi akustik ose vizual. Ka pak kohë që kabina është ndezur. Referojuni tek "Alarmi i temperaturës së lartë" ose "Alarmi i hapjes së derës". Temperatura në pajisje është tepër e lartë. Referojuni tek "Alarmi i temperaturës së lartë" ose "Alarmi i hapjes së derës". Dera është lënë hapur. Mbyllni derën. Kompresori punon vazhdimisht. Temperatura është vendosur gabim. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". 22 SHQIPProblemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Në pajisje janë futur njëkohësisht shumë produkte ushqimore. Prisni disa orë e më pas kontrolloni sërish temperaturën. Temperatura e dhomës është shumë e lartë. Referojuni kapitullit "Instalimi". Produktet ushqimore të vendosura në pajisje kanë qenë tepër të ngrohta. Lërini produktet ushqimore të ftohen në temperaturën e dhomës përpara se t'i fusni në pajisje. Dera nuk është mbyllur siç duhet. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Funksioni Extra Freeze është i aktivizuar. Shikoni seksionin “Funksioni Extra Freeze”. Funksioni Extra Cool është i aktivizuar. Shikoni seksionin “Funksioni Extra Cool”. Kompresori nuk fillon menjëherë pas shtypjes së "Extra Freeze" ose "Extra Cool", ose pas ndryshimit të temperaturës. Kompresori ndizet pas një periudhe kohore. Kjo është normale, nuk ka ndodhur asnjë gabim. Dera është e pakalibruar ose pengon skarën e ventilimit. Pajisja nuk është e niveluar. Shikoni udhëzimet e instalimit. Dera nuk hapet lehtë. Jeni përpjekur të rihapni derën menjëherë pas mbylljes. Prisni pak sekonda mbas mbylljes dhe rihapjes së derës. Llamba nuk punon. Llamba është në gjendje gatishmërie. Mbyllni dhe hapni derën. Llamba është me defekt. Kontaktoni Qendrën më të afërt të Shërbimit të Autorizuar. Ka shumë brymë dhe akull. Dera nuk është mbyllur siç duhet. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Guarnicioni është i deformuar ose i ndotur. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Produktet ushqimore nuk janë mbështjellë siç duhet. Mbështillini produktet ushqimore siç duhet. Temperatura është vendosur gabim. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". Pajisja është mbushur plotësisht dhe është vendosur në temperaturën më të ulët. Vendosni një temperaturë më të lartë. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". Temperatura e vendosur në pajisje është tepër e ulët dhe temperatura e ambientit është tepër e lartë. Vendosni një temperaturë më të lartë. Referojuni kapitullit "Paneli i kontrollit". Uji rrjedh në pllakën e pasme të frigoriferit. Gjatë procesit automatik të shkrirjes së akullit, bryma shkrihet në pllakën e pasme. Kjo është e saktë. Në paretin e pasmë të frigoriferit ka shumë ujë të kondensuar. Dera është hapur shumë shpesh. Hapeni derën vetëm kur është e nevojshme. SHQIP 23Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Dera nuk është mbyllur plotësisht. Sigurohuni që dera të jetë mbyllur plotësisht. Ushqimi i ruajtur nuk është mbështjellë. Mbështilleni ushqimin në paketime të përshtatshme përpara se ta ruani në pajisje. Uji rrjedh brenda frigoriferit. Produktet ushqimore pengojnë rrjedhjen e ujit në mbledhësin e ujit. Sigurohuni që produktet ushqimore të mos prekin pllakën e pasme. Shkarkuesi i ujit është bllokuar. Pastroni shkarkuesin e ujit. Uji rrjedh në dysheme. Shkarkuesi i ujit të shkrirjes nuk është i lidhur me enën e avullimit poshtë kompresorit. Bashkangjisni shkarkimin e ujit të shkrirjes në enën e avullimit. Temperatura nuk mund të caktohet. Është aktivizuar Extra Freeze funksioni ose Extra Cool funksioni. Çaktivizoni Extra Freeze funksionin ose Extra Cool funksionin manualisht ose prisni derisa funksioni të çaktivizohet automatikisht për të vendosur temperaturën. Shikoni seksionin "funksioni Extra Freeze" ose "Extra Cool funksioni" Temperatura në pajisje është tepër e ulët/e lartë. Temperatura nuk është vendosur siç duhet. Vendosni një temperaturë më të lartë/më të ulët. Dera nuk është mbyllur siç duhet. Referojuni seksionit "Mbyllja e derës". Temperatura e produkteve ushqimore është tepër e lartë. Lëreni temperaturën e produkteve ushqimore të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se t'i ruani. Janë ruajtur shumë produkte ushqimore njëkohësisht. Ruani më pak produkte ushqimore njëkohësisht në pajisje. Dera është hapur shumë shpesh. Hapeni derën vetëm nëse është e nevojshme. Funksioni Extra Freeze është i aktivizuar. Shikoni seksionin “Funksioni Extra Freeze”. Funksioni Extra Cool është i aktivizuar. Shikoni seksionin “Funksioni Extra Cool”. Nuk ka qarkullim të ajrit të ftohtë në pajisje. Sigurohuni që të ketë qarkullim të ajrit të ftohtë në pajisje. Referojuni kapitullit "Ndihmë dhe këshilla". shfaqet në ekran. Pajisja është në regjim demonstrimi. Për të dalë nga modaliteti i demonstrimit, shtypni dhe mbani butonat Extra Cool dhe ECO për rreth 10 sekonda derisa të dëgjoni 3 tinguj të shkurtër. 24 SHQIPProblemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Shfaqet simboli dhe treguesi i alarmit është i ndezur. Problem komunikimi. Kontaktoni Qendrën më të afërt të Shërbimit të Autorizuar. Sistemi i ftohjes do të vazhdojë t’i mbajë produktet ushqimore të ftohta, por rregullimi i temperaturës nuk do të jetë i mundur. Shfaqen simboli ose ose dhe cilësimi aktual në mënyrë alternative çdo 5 sekonda dhe treguesi i alarmit është i ndezur. Problem i sensorit të temperaturës. Kontaktoni Qendrën më të afërt të Shërbimit të Autorizuar. Sistemi i ftohjes do të vazhdojë t’i mbajë produktet ushqimore të ftohta, por rregullimi i temperaturës nuk do të jetë i mundur. Nëse këshilla nuk çon në rezultatin e dëshiruar, telefonojini Qendrës më të afërt të Autorizuar të Shërbimit.

8.2 Ndërrimi i llambës

Pajisja është e pajisur me një dritë të brendshme LED me jetëgjatësi të madhe. Vetëm shërbimi lejohet për të zëvendësuar pajisjen e ndriçimit. Kontaktoni Qendrën tuaj të Autorizuar të Shërbimit.

2. Nëse është e nevojshme, rregulloni

derën. Shikoni udhëzimet e instalimit.

3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni

guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni qendrën e shërbimit të autorizuar. SHQIP 259. ZHURMA SSSRRR! CLICK! HISSS! BRRR! BLUBB!

10. TË DHËNAT TEKNIKE

Informacioni teknik ndodhet në pllakën e specifikimeve në anën e brendshme të pajisjes dhe në etiketën e energjisë. Kodi QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen jep një lidhje interneti tek informacioni që lidhet me performancën e pajisjes në databazën e EU EPREL. Ruajeni etiketën e energjisë për referencë së bashku me manualin e përdorimit dhe të gjitha dokumentet e tjera që ofrohen me këtë pajisje. Të njëjtin informacion mund ta gjeni gjithashtu në EPREL duke përdorur lidhjen https://eprel.ec.europa.eu , si dhe emrin e modelit dhe numrin e produktit që gjeni në pllakën e specifikimeve të pajisjes. Shikoni lidhjen www.theenergylabel.eu për informacion të detajuar rreth etiketës së energjisë.

11. INFORMACION PËR INSTITUTET E TESTIMIT

Instalimi dhe përgatitja e pajisjes për çfarëdo verifikimi EcoDesign duhet të jetë në përputhje me EN 62552 (EU). Kërkesat për ventilimin, dimensionet e zgavrës dhe hapësirat minimale të pasme duhet të jenë siç përcaktohet në këtë “Manual përdorimi” te 26 SHQIP"Instalimi". Ju lutemi kontaktoni me prodhuesin për çdo informacion të mëtejshëm, duke përfshirë edhe planet e ngarkimit.

12. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : ENG7TE75S

Kategori : Ngrirës