ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Kryer

LNT7ME32M1 - Kryer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas LNT7ME32M1 ELECTROLUX në format PDF.

📄 144 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX LNT7ME32M1 - page 116
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth LNT7ME32M1 ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj LNT7ME32M1 - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. LNT7ME32M1 e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT LNT7ME32M1 ELECTROLUX

AL Ngrirës - Frigorifer

Manuali i përdoruesit

Electrolux

DA BRAND Advarsel; Risiko for brand / brændbare materialer

INDHOLD

F∅R BRUG AF APPARATET 5

Generelle adversier....5

Sikkerhedsadvarsler 9

AL ZJARRI Paralajmërim; Rrezik zjarri / materiale të djegshme

INDEKSI

PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES....117

Paralajmërime të përgjithshme.... 117

Informacione sigurie 121

Paralajmërime sigurie....121

Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj....122

Para se të përdorni frigoriferin tuaj....123

Dimensionet 124

FUNKSIONET DHE MUNDËSITË E NDRYSHME 125

Informacione rreth teknologjisë së ftohjes të gjeneratës së re 125

Ekrani dhe paneli i kontrollit 126

Përdorimi i ngrirësit të frigoriferit 126

Parametrat e temperaturës të ngrirësit ....126

Parametrat e temperaturës së ftohësit....126

Modaliteti i Super ngrirjes....126

Funksioni i alarmit të derës së hapur ....127

Paralajmërimet për rregullimet e temperaturës 127

Aksesorët 128

Forma e akullit....128

Kutia e ngrirësit ....128

Dhoma Extra Chill (Ftohje Ekstra)....129

Butoni i freskisë....129

RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE 130

Ndarja e frigoriferit....130

Ndarja e ngrirësit....130

RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE 134

Shkrirja 134

TRANSPORTIMI DHE NDRYSHIMI I POZICIONIT TË INSTALIMIT ... 135

Ripozicionimi i derës 135

PARA SE TË THËRRISNI SHËRBIMIN E PAS SHITJES ...... 135

Këshilla për ruajtjen e energjisë 139

PJESËT DHE ELEMENTET E FRIGORIFERIT....140

Faleminderit për blerjen e pajisjes Electrolux. Ju keni zgjedhur një pajisje që në vete ngërthen dekada përvojë profesionale dhe inovacion. E mençur dhe stilistike, kjo pajisje është dizajnuar për të plotësuar nevojat tuaja. Pra, kurdo që përdorni këtë, ju do të jeni të sigurt nga fakti që do të merrni rezultate të mëdha çdo herë.

Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni ueb-faqen tonë në:

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - PJESËT DHE ELEMENTET E FRIGORIFERIT....140 - 1

Merrni këshilla, broshura, zgjidhje të problemit, informacion për servisim dhe mirëmbajtjes.

www.electrolux.com/support

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - PJESËT DHE ELEMENTET E FRIGORIFERIT....140 - 2

Regjistroni produktin tuaj për servisim ose mirëmbajtje më të mirë:

www.registerelectrolux.com

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - PJESËT DHE ELEMENTET E FRIGORIFERIT....140 - 3

Blini aksesorë, pjesë të konsumueshme dhe pjesë origjinale rezervë për pajisjes tuaj:

www.electrolux.com/shop

KUJDESI PËR KONSUMATORIN DHE MIRËMBAJTJA

Gjithmonë përdor vetëm pjesë originale rezervë

Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar për Mirëmbajtje, sigurohuni që t'i keni këto dhëna: Modeli, PNC, Numri Serik.

Të dhënat mund të gjenden në pllakën pasaportës.

⚠️ Pralajmërim/Kujdes- të dhëna për siguri

① Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për mjedisin

Mund të ndryshojë pa paralajmërim paraprak.

PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES

Paralajmërime të përgjithshme

Kjo pajisje nuk synon të përdoret si pajisje e integruar.

⚠️ PARALAJMËRIM: Mbajini hapësirat e ajrimit të pajisjes ose në strukturën e brendshme pa pengesa.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit të pajisjes, nëse nuk rekomandohen nga prodhuesi.
⚠️ PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM: Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që kordoni i energjisë të mos bllokohet ose dëmtohet.
PARALAJMËRIM: Mos vendosni disa priza portative apo furnizime me energji portative mbrapa pajisjes.
⚠️ PARALAJMËRIM: Për të shmangur rrezikun për shkak të paqëndrueshmërisë të pajisjes, ajo duhet të fiksohet sipas udhëzimeve.
Nëse pajisja juaj përdor R600a si lëndë ftohëse - mund ta mësoni këtë informacion nga etiketa në ftohësi - duhet të bëni kujdes gjatë transportit dhe instalimit për të mos lejuar që elementët ftohës të pajisjes të dëmtohen. Megjithëse R600a është një gaz natyror i padëmshëm për mjedisin. Meqenëse është shpërthyes, në rast të ndonjë rrjedhjeje të shkaktuar nga dëmtimi në elementët ftohës, largojeni frigoriferin nga flakët ose burimet e nxehtësisë dhe ajroseni dhomën për disa minuta ku ndodhet pajisja.

  • Ndërsa e lëvizni dhe vendosni frigoriferin, mos dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
  • Mos vendosni substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me lëndë të djegshme në këtë pajisje.
  • Kjo pajisje është synuar për t'u përdorur në përdorime shtëpiake dhe përdorime të tilla si;

  • hapësirat e stafeve të kuzhinës në dyqane, zyrä dhe ambiente të tjera pune

  • shtëpi ferme dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi
  • ambiente të tipit për fjetje dhe ngrënie mëngjesi;
  • furnizime ushqimi dhe aplikime të tjera jo shitëse

  • Nëse priza nuk përputhet me spinën e frigoriferit, ajo duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona të tillë të kualifikuar me qëllim që të shmangni rreziqet.

  • Një spinë tokëzimi specifieke është lidhur kabllon e korrentit të frigoriferit tuaj. Kjo spinë tokëzimi duhet të përdoret me një posaçërisht spinë tokëzimi nga 16 amper ose 10 amper sipas vendit ku produkti do të shitet. Nëse nuk ka prizë të tillë në shtëpinë tuaj, instalojeni me një elektricist të autorizuar.
  • Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
  • Fëmijët e moshave nga 3 deri në 8 lejohen të ngarkojnë dhe shkarkojnë pajisjet frigoriferike. Prej fëmijëve nuk pritet të kryejnë pastrim ose mirëmbajtje të përdoruesit të pajisjes, fëmijët shumë të vegjël (0-3 vjeç) nuk pritet të përdorin pajisjen,fëmijët e vegjël (3-8 vjeç) nuk pritet të përdorin vetëm

nëse janë në mbikëqyrje të vazhdueshme, fëmijët e rritur (8-14 vjeç dhe personat e ndjeshëm mund të përdorin pajisjet me kujdes pasi t'u jepet mbikëqyrje e duhur ose udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes. Personat shumë të prekshëm nuk pritet të përdorin pajisjet sigurt vetëm nëse ju jepet mbikëqyrje e vazhdueshme.

- Nëse kablloja e korrentit është e dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rrezikun.

- Kjo pajisje nuk është bërë për përdorim në lartësi më tepër se 2000 m.

Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet e mëposhtme:

- Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesët e pajisjes.

- Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të shkaktojnë një rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesën e pajisjes.

- Rruani mishin dhe peshkun në kontejnerë të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt me akullore dhe ushqime të tjera.

- Njësitë për ushqim të ngrirë me dy yje janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit të ngrirë, ruajtjen ose bërjen e akullores dhe bërjen e kubeve prej akulli.

- Njësitë me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ngrirje të ushqimit të freskët.

- Nëse pajisja frigoriferike është lënë bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrini, pastroni, thani dhe lëreni derën e hapur për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda në pajisje.

Riparimi

  • Për ta riparuar pajisjen tuaj, ju lutem kontaktoni Qendrën e Autorizuar për Servisim ose Riparim Përdor vetëm pjesë originale rezervë
  • Ju lutemi mos harroni se vetë-riparimi ose riparimi nga persona të paautorizuar mund të sjell pasoja për sigurinë tuaj dhe shfuqizon garancinë.
  • Pjesët vijuese rezervë do të jenë në dispozicion 7 vite pasi modeli të jetë ndërprerë:teromstatë, ndjesorë të temperaturës, plakat e shtypura elektrike, burimet e dritës, dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, govata dhe kanistra.
  • Ju lutemi mbani mend se disa nga këto pjesë mund të jenë në dispozicion vetëm për riparuesit profesional, dhe se jo të gjithë pjesët rezervë janë relevante për të gjithë modelet.
  • Rondelat e derës do të jenë në dispozicion 10- vite pasi të ndërpritet modeli.

Informacione sigurie

  • Ndërsa e lëvizni dhe vendosni frigoriferin, bëni kujdes të mos dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
  • Nëse frigoriferi juaj ka një çelës, prisheni ose hiqeni çelësin para se ta hidhni pasi fëmijët mund të bblokohen brenda dhe mund të shkaktojë aksident.

Shënime të rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes manualin e udhëzimeve para montimit dhe përdorimit të pajisjes. Ne nuk jemi përgjegjës për dëmtimet e ndodhura për shkak të keqpërdorimit.

  • Zbatoni të gjitha udhëzimet mbi pajisjen tuaj dhe ato të manualit të përdorimit, dhe mbajeni këtë manual në një vend të sigurt për të zgjidhur çfarëdo problemi që mund të ndodhë në të ardhmen.
  • Kjo pajisje është prodhuar që të përdoret në ambiente të brendshme dhe duhet të përdoret vetëm për të ruajtur ushqime. Nuk është e përshtatshme për qëllime tregtare dhe ky lloj përdorimi do ta bëjë garancinë të pavlefshme.

Hedhja e pajisjes së vjetër

Frigoriferit dhe ngrirësit e vjetër përmbajnë material izolimi dhe ftohës me CFC. Prandaj, duhet bëre kujdes të mos dëmtoni mjedisin kur hidhni frigoriferët e vjetër dhe të siguroheni që të zbatoni rregullat vendase.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Hedhja e pajisjes së vjetër - 1

Simboli mbi produkt ose mbi paketim tregon që ky produkt mund të mos trajtohet si mbeturina shtëpiake. Por në vend të kësaj duhet dorëzuar pikës së caktuar të mbledhjes për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Me sigurimin se ky produkt hidhet në mënyrë të duhur, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor, të cilat ndryshe do të mund të shkaktoheshin nga trajtimi joadekuat i mbeturinave të këtij produkti. Për informacione më të hollësishme në lidhje me riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni zyrën tuaj lokale në qytetin tuaj, shërbimin e mbeturinave të shtëpisë suaj apo shitoren ku e keni blerë produktin.

Paralajmërime sigurie

  • Mos përdorni priza të shumëfishta ose kabllo zgjatues.
  • Mos futni spina të dëmtuara, të zhveshura ose të vjetra.
  • Mos e tërhiqni, përthyeni ose dëmtoni kabllin.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Paralajmërime sigurie - 1

  • Mos përdorni përshtatës spine.
  • Kjo pajisje është bërë për t'u përdorur nga të rriturit, mos i lini fëmijët të luainë me pajisjen ose të varen mbi derë.
  • Mos futni ose nxirrni spinën nga priza me duar të lagura për të shmangur zënien e korrentit.
  • Mos vendosni shishe qelqi ose kanaçe pijesh në dhomën e ngrirësit. Shishet ose kanaçet mund të shpërthejnë.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Paralajmërime sigurie - 2

  • Për sigurinë tuaj mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme brenda frigoriferit. Vendosini pijet me sasi të lartë alkooli në pozicion vertikal në ndarjen e frigoriferit dhe duke i mbyllur grykat fort.
  • Kur merrni akull të bërë në dhomën e ngrirësit, mos e prekni, akulli mund të shkaktojë djegje dhe/ose prerje akulli.
  • Mos i prekni gjërat e ngrira me duar të lagura! Mos i hani akulloret dhe kubat e akullit menjëherë pasi t'i keni nxjerrë nga dhoma e ngrirësit!
  • Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira pasi kanë shkrirë. Kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore si helmim nga ushqimi.
  • Mos e mbuloni trupin ose kreun e frigoriferit me leckë. Kjo ndikon në performancën e frigoriferit tuaj.
  • Fiksojini aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin e tyre.

Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj

Para se të filloni ta përdorni frigoriferin tuaj, duhet t'i kushtoni vëmendje pikave të mëposhtme:

- Tensioni i punës për frigoriferin tuaj është 220-240 V në 50Hz.

- Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.

- Vendoseni frigoriferin në një vend ku nuk do të ekspozohej nën dritën direkte të diellit.

- Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet e ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.

- Frigoriferi juaj nuk duhet të përdoret asnjëherë jashtë ose të lihet nën shi.

- Kur frigoriferi juaj vendoset pranë një ngrirësi, duhet të ketë të paktën 2 cm distancë midis tyre për të mos lejuar krijimin e lagështisë në sipërfaqen e jashtme.

- Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montojeni frigoriferin në një vend të përshtatshëm në mënyrë që sipër të ketë të paktën 15 cm hapësirë.

- Këmbët e para të lëvizshme duhet të rregullohen në mënyrë që pajisja të jetë në nivel dhe e palëvizshme. Mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar ato në drejtim të akrepave të orës (ose në drejtim të kundërt). Kjo mund të bëhet para se të vendosni ushqim në frigorifer.

- Para se ta përdorni frigoriferin tuaj, fshijini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë çaji bikarbonat sode, dhe pastaj shëplajeni me ujë të pastër dhe thajeni. Vendosini të gjitha pjesët pas pastrimit.

- Montoni shinën plastike (pjesa me fletë të zeza prapa) duke e rrotulluar 90° sîç tregohet në figurë për të mos e lejuar kondensatorin të prekë murin.

- Frigoriferi duhet të vendoset afër murit në distancë jo më të madhe se 75 mm larg.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj - 1

Para se të përdorni frigoriferin tuaj

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Para se të përdorni frigoriferin tuaj - 1

- Kur përdoret për herë të parë ose pas transportit, mbajeni frigoriferin tuaj në pozicion drejt për 3 orë dhe futeni në prizë për të lejuar punim të efektshëm. Përndryshe mund të dëmtoni kompresorin.

- Frigoriferi juaj mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë; era do të largohet kur frigoriferi fillon të ftohet.

Ndriçim i brendshëm

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Ndriçim i brendshëm - 1

PARALAJMĚRIM!

Rrezik nga tronditja elektrike.

- Sa u përket dritave të brendshme në këtë produkt dhe pjesët rezervë që shiten veçmas: Këto llamba synojnë të qëndrojnë në kushte e skajshme fizike te pajisjet shtëpiake, si temperaturën, vibrime, lagështinë, ose synojnë të sinjalizojnë të dhëna lidhur me statusin operacional të pajisjes. Ata synojnë të përdoren te pajisjet tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçimin e dhomës shtëpiake.

Dimensionet
ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Ndriçim i brendshëm - 2

Dimensionet e përgjithshme1
H1 mm 1860
W1 mm 595
D1 mm 660

1 lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes pa dorezë

Hapësira e nevojshme në përdorim2
H2 mm 2010
W2 mm 695
D2 mm 698

^2 Iartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e nevojshme për qarkullimin e ajërit të ftohtë

Hapësira e përgjithshme e nevojshme në përdorim3
W3 mm 873
D3 mm 1197

3 lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësirën e nevojshme për qarkullim të lirë të ajrit ftohës, plus hapësirën e nevojshme për të lejuar hapjen e derën në kënd minimal që do të mundëson largimin e tërë pajisjes së brendshme

KAPITULLI - 2.

FUNKSIONET DHE MUNDËSITË E NDRYSHME

Informacione rreth teknologjisë së ftohjes të gjeneratës së re

Frigoriferët me teknologjinë e ftohjes të gjeneratës së re kanë sistem të ndryshëm punimi nga frigoriferët statikë. Në frigoriferët normalë, ajri i lagësht që hyn në frigorifer dhe avulli i ujit që del nga ushqimet, akumulon formimin e akullit në pjesën e ngrirjes. Për të hequr këtë ngrirje, me fjalë të tjera, për ta shkrirë, duhet të ndalohet frigoriferi. Gjatë periudhës së ndalimit, për t'i mbajtur ushqimet të ftohta, përdoruesi duhet të nxjerrë ushqimin jashtë frigoriferit dhe përdoruesi duhet të pastrojë akullin gjatë kësaj periudhe.

Në frigoriferët me teknologjinë e ftohjes të gjeneratës së re, situata në pjesën e ngrirjes është krejt ndryshe. Me ndihmën e ventilatorit, ajri i ftohtë dhe i thatë futet në shumë pika në pjesën e ngrirjes. Si rezultat i ajrit ajrit të ftohtë që fryn në mënyrë homogjene, edhe në hapësirat midis rafteve, ushqimet ngrihen njëlloj dhe saktë. Nga ana tjetër, nuk do të ketë formim ngrice.

Në pjesën e frigoriferit, do të jetë thuajse i njëjti konfigurim si në pjesën e ngrirjes. Ajri, që del me ventilatorin i cili ndodhet sipës pjesës së frigoriferit, ftohet ndërsa kalon në hapësirën mbrapa tubacionit të ajrit. Në të njëjtën kohë, ajri del nga vrimat në tubacionin e ajrit në mënyrë që procesi i ftohjes të mbarojë me sukses në pjesën e frigoriferit. Vrimat në tubacionin e ajrit janë bërë të tilla që të bëhet shpërndarje homogjene në këtë pjesë.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Informacione rreth teknologjisë së ftohjes të gjeneratës së re - 1

Meqenëse nuk ka kalim ajri midis ngrirjes dhe frigoriferit, nuk do të ketë bashkim të erërave. Si rezultat i këtyre, frigoriferi juaj me teknologjinë e re të ftohjes ju jep lehtësi përdorimi përveç vëllimit të madh dhe pamjes estetike.

Ekrani dhe paneli i kontrollit

Përdorimi i panelit të kontrollit

  1. Mundëson vendosjen e parametrave të ngrirësit.
  2. Mundëson vendosjen e parametrave të ftohësit.
  3. Ekrani për vendosjen e vlerës së ngrirësit.
  4. Ekrani për vendosjen e vlerës së ftohësit.
  5. Simboli i modalitetit të ekonomisë.
  6. Simboli i super ngrirjes.
  7. Simboli i alarmit.

3 5 6 7 4 - 18 °C 04 °C 1 2

Përdorimi i ngrirësit të frigoriferit

Sapo ta keni lidhur produktin, të gjitha simbolet do të shfaqen për 2 sekonda dhe vlerat fillestare do të tregohen si -18 °C në treguesin e rregullimit të ngrirësit dhe +4 °C në treguesin e rregullimit të frigoriferit.

Parametrat e temperaturës të ngrirësit

  • Vlera fillestare e temperaturës për treguesin e parametrave të ngrirësit është -18 °C.
  • Shtypni butonin e vendosjes së ngrirësit një herë
    Kur e shtypni butonin së pari, vlera e mëparshme do të pulsojë në ekran.
  • Kurdo që shtypni këtë çelës ose buton, temperatura do të ulet.
  • Nëse vazhdoni ta shtypni butonin, do të fillojë përsëri nga -16°C.

SHËNIM: Modaliteti Eko aktivizohet automatikisht kur temperatura e ndarjes së ngrirësit është vendosur në -18°C.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Parametrat e temperaturës të ngrirësit - 1

Parametrat e temperaturës së ftohësit

  • Vlera fillestare e temperaturës për treguesin e parametrave të ftohësit është +4 °C.
  • Shtypni butonin e ftohësit njëherë
  • Kurdo që shtypni këtë çelës ose buton, temperatura do të ulet.
  • Nëse vazhdoni ta shtypni butonin, do të fillojë përsëri nga +8°C.

Modaliteti i Super ngrirjes

Qëllimi

  • Për të ngrirë një sasi të madhe ushqimesh që nuk mund të futen në raftin e ngrirjes së shpejtë.
  • Për të ngrirë ushqime të përgatitura.
  • Për të ngrirë ushqime të freskëta shpejt me qëllim që të ruhet freskia.

Si ta përdorni

Për ta aktivizuar modalitetin e super ngrirjes, shtypni dhe mbani shtypur butonin e konfigurimit të temperaturës së ngrirësit për 3 sekonda. Sapo të jetë vendosur modaliteti i super ngrirjes, simboli i super ngrirjes në tregues do të ndizet dhe makina do të lëshojë një sinjal për të konfirmuar se modaliteti është aktivizuar.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Si ta përdorni - 1

Gjatë modalitetit të super ngrirjes:

  • Temperatura e ftohësi mund të rregullohet. Në këtë rast do të vazhdojë metoda e super ngrirjes.
  • Nuk mund të zgjidhet modaliteti i ekonomisë.
  • Modaliteti i super ngrirjes mund të anulohet në të njëjtën mënyrë siç është përzgjedhur.

Shënim:

  • Shuma maksimale e ushqimeve të freskëta (në kilogramë) që mund të ngrihen në periudhën prej 24 orësh është treguar në etiketën e pajisjes.
  • Për performancë optimale në kapacitetin maksimal të ngrirjes, aktivizoni modalitetin e super ngrirjes 3 orë para se të futni ushqim të freskët në ngrirës.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Shënim: - 1

Modaliteti i super ngrirjes do të anulohet automatikisht pas 24 orësh në varësi të temperaturës së ambientit ose kur sensori i ngrirjes të arrijë një temperaturë mjaftueshëm të ultë.

Parametrat e rekomanduara për temperaturën e ngrirësit dhe ndarjes së ftohësit.

Ndarja e ngrirësit Ndarja e ftohësit Vërejtje
-18 °C4 °CPër përdorim të rregullt dhe performancë më të mirë.
-20 °C, -22 °C or -24 °C4 °CRekomandohet kur temperatura e ambientit tejkalon 30 °C.
Modaliteti i super ngrirjes 4°CDuhet të përdoret kur dëshironi të ngrini ushqimin në një periudhë të shkurtër kohore.
-18 °C, -20 °C, -22 °C or -24 °C2 °CKëto parametra të temperaturës duhet të përdoren kur temperatura e ambientit është e lartë ose nëse mendoni se ndarja e frigoriferit nuk është mjaft e ftohtë, sepse dera është hapur shpesh.

Funksioni i alarmit të derës së hapur

Nëse dera e frigoriferit mbetet e hapur për më shumë se 2 minuta, pajisja do të lëshojë sinjal.

Paralajmërimet për rregullimet e temperaturës

  • Rregullimet e temperaturës duhet të bëhen sipas shpeshtësisë së hapjes së derës dhe sasisë së ushqimeve të mbajtura në frigorifer.
  • Mos kaloni te një rregullim tjetër pa përfunduar një rregullim aktual.
  • Frigoriferi juaj duhet të përdoret për deri në 24 orë sipas temperaturës së ambientit pa ndërprerje pasi ta vini në prizë për ftohje të plotë. Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit dhe mos vendosni shumë ushqime në të gjatë kësaj periudhe.
  • Kur hiqni spinën dhe më pas e vendosni përsëri në prizë për ta përdorur ose kur shkëputet energjia elektrike, zbatohet një funksion i vonesës me 5 minuta për të parandaluar dëmtimin e kompresorit të frigoriferit. Frigoriferi juaj do të fillojë të funksionojë normalisht pas 5 minutash.
  • Frigoriferi juaj është i projektuar për të funksionuar në intervalet e temperaturës së ambientit të deklaruar në standardet përkatëse, sipas klasës së klimës të deklaruar në etiketën informative. Ne nuk rekomandojmë përdorimin e frigoriferit në temperatura jashtë kufijve të vlerave të deklaruara, në lidhje me efektivitetin e ftohjes.

- Kjo pajisje është bërë për t'u përdorur në temperatura ambienti brenda intervalit 10°C - 43°C.

Kategoria e klimësKuptimi Temperatura e ambientit
T Tropikale
ST SubtropikaleKjo pajisje ftohëse synon të përdoret në temperaturë ambientale duke filluar nga 16 C deri 43 C.
N Temperatura e butëKjo pajisje ftohëse synon të përdoret në temperaturë ambientale duke filluar nga 16 C deri 38 C.
SNKjo pajisje ftohëse synon të përdoret në temperaturë ambientale duke filluar nga 10 C deri 32 C.

Udhëzime të rëndësishme për instalim

Ky aparat është bërë për të punuar në kushte të vështira klimaterike (deri në 43°C ose 110°F) dhe është mundësuar me teknologjinë 'Freezer Shield' e cila siguron që ushqimi i ngrirë në ngrirës të mos shkrijë edhe nëse temperatura e ambientit bie deri në -15 °C. Kështu që mund ta instaloni pajisjen tuaj në një dhomë të pa ngrohur, pa u shqetësuar që ushqimi i ngrirë në ngrirës të prishet. Kur temperatura e ambientit të kthehet në normale, mund të vazhdoni ta përdorni pajisjen si zakonisht.

Aksesorët

Forma e akullit

  • Mbushni formën e akullit me ujë dhe vendoseni në ndarjen e ngrirësit.
  • Pasi uji të kthehet plotësisht në akull, mund të rrotulloni formën si më poshtë për të marrë kubat e akullit.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Forma e akullit - 1

Kutia e ngrirjes lejon që ushqimet të mbahen më me rregull.

Heqja e kutisë të ngrirësit;

  • Tërhiqeni kutinë jashtë sa më shumë të jetë e mundur.
  • Tërhiqeni lart dhe jashtë pjesën e parme të kutisë.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Heqja e kutisë të ngrirësit; - 1

Bëni të njëjtin veprim në të kundërt për të rivendosur pjesën rrëshkitëse.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Heqja e kutisë të ngrirësit; - 2

Shënim: Gjithmonë kapni dorezën e kutisë kur hiqni kutinë.

Kutitë e ngrirjes

Dhoma Extra Chill (Ftohje Ekstra) (në disa modele)

Ideale për të ruajtur shijen dhe teksturën e ushqimeve të freskëta dhe të djathit. Sirtari me tërheqje siguron një mjedis me temperaturë më të ulët krahasuar me pjesën tjetër të frigoriferit, fal qarkullimit aktiv të ajërit të ftohtë.

Heqja e raftit të çillerit

  • Tërhiqeni raftin e çillerit drejt vetes duke e rrëshqitur në shina.
  • Tërhiqeni raftin e çilerit lart nga shinat për ta hequr.

Raftet e Çillerit

Butoni i freskisë (në disa modele)

Në rast se ndarja e perimeve është plotësisht e mbushur, butoni i freskisë që ndodhet përpara ndarjes së perimeve duhet të hapet. Në këtë mënyrë kontrollohet ajri në ndarjen e perimeve dhe niveli i lagështisë si dhe do të rritet jetëgjatësia e ushqimeve.

Nëse shikoni kondensime në raftin e xhamit, duhet ta hapni këtë kllapë që ndodhet prapa raftit.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Butoni i freskisë (në disa modele) - 1

Përshkrimet vizuale dhe tekst në pjesën e aksesorëve mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes tuaj.

KAPITULLI - 3. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE

Ndarja e frigoriferit

  • Për të ulur lagështinë dhe rritjen e mëpasshme të akullit, mos vendosni kurrë lëngje në kontejnerë të pambyllur në frigorifer. Akulli ka tendencën të përqendrohet në pjesët më të ftohta të aparatit të avullimit dhe me kalimin e kohës do të kërkojë shkrirje më të shpeshtë.
  • Mos vendosni kurrë ushqime të ngrohta në frigorifer. Ushqimet e ngrohta duhet të lihen të ftohen në temperaturën e dhomës dhe duhet të rregullon për të siguruar qarkullimin e mirë të ajrit në ndarjen e frigoriferit.
  • Asgjë nuk duhet të prekë murin e pasmë pasi do të shkaktojë akull dhe paketimi mund të ngjitet në murin e pasmë. Mos e hapni shumë shpesh derën e frigoriferit.
  • Rregulloni mishin dhe peshkun e pastruar (mbështjellë në pako ose qese plastike) që do t'i përdorni për 1-2 ditë në pjesën e poshtme të ndarjes së frigoriferit (mbi ndarjen e perimeve) pasi kjo është pjesa më të ftohtë dhe do të garantojë kushte më të mira të ruajtjes.
  • Ju mund t'i vendosni frutat dhe perimet në ndarjen e perimeve pa i paketuar.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Ndarja e frigoriferit - 1

SHËNIM: Përdorimi më efektiv i energjisë sigurohet në konfiguracionin me sirtarët në pjesën e poshtme të pajisjes, dhe raftet e radhitura njëtrajtshëm, pozita e rafteve të derës e ndikon konsumin e energjisë.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Ndarja e frigoriferit - 2

Disa rekomandime janë të specifikuara më poshtë për vendosjen dhe ruajtjen e ushqimeve në ndarjen e ftohjes.

Ushqim Koha maksimale e ruajtjesKu ta vendosni ushqimin në dhoma e frigoriferit
Perimet dhe frutat 1 javë Koshi i perimeve
Mishi dhe peshku 2 - 3 ditëMbështjellë me fletë plastike ose qese ose në një kuti mishi (mbi raftin prej xhami)
Djathi i freskët 3 - 4 ditë Në raftin e veçantë të derës
Gjalpi dhe margarina 1 javëNë raftin e veçantë të derës
Produktet në shishe qumështi dhe kosiDeri në datën e skadimit të rekomanduar nga prodhuesiNë raftin e veçantë të derës
Vezët 1 muaj Në raftin e vezëve
Ushqimi i gatuar 2 ditë Të githa raftet

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Ndarja e frigoriferit - 3

SHËNIM: Patatet, qepët dhe hudhrat nuk duhet të ruhen në frigorifer.

Ndarja e ngrirësit

  • Përdorimi i ngrirësit është për ngrirje të thellë ose ushqime të ngrira për periudha të gjata kohe si dhe bërjen e kubave të akullit.
  • Për të arritur kapacitetin maksimal për ndarjen e ngrirësit, ju lutemi përdorni vetëm raftet e xhamit për sektorin e sipërm dhe të mesëm. Për sektorin e poshtëm, ju lutemi përdorni shportën e poshtme.
  • Për të ngrirë ushqimet e freskëta, sigurohuni që pjesa më e madhe e sipërfaqes së ushqimeve për ngrirje të jetë në kontakt me sipërfaqen e ftohjes.

  • Mos i vendosni ushqimet e freskëta dhe të ngrira pranë njëra-tjetrës pasi mund të shkrijnë ushqimet e ngrira.

  • Gjatë ngrirjes së ushqimeve të freskëta (d.m.th. mish, peshk dhe mish i grirë), ndajini në pjesë sipas përdorimit.
  • Kur njësia të shkrijë, rivendosini ushqimet në ngrirës dhe mos harroni t'i konsumoni në një periudhë të shkurtër.
  • Mos vendosni kurrë ushqime të ngrohta në ndarjen e ngrirësit. Kjo do të ngacmojë ushqimet e ngrira.
  • Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira duhet të ndiqni gjithmonë me kujdes ushqimet në paketimin e ushqimeve të ngrira dhe nëse nuk keni informacione, ushqimet nuk duhet të ruhen për më shumë se 3 muaj nga data e blerjes.
  • Kur të blini ushqime të ngrira, sigurohuni që janë ngrirë në një temperaturë të përshtatshme dhe që paketimi është i padëmtuar.
  • Ushqimet e ngrira duhet të transportohen në kontejnerë të përshtatshëm për të ruajtur cilësinë e ushqimeve dhe duhet të kthehen në sipërfaqen e ngrirjes në njësi në një kohë sa më të shkurtër.
  • Nëse një pako me ushqime të ngrira shfaq shenja lagështie ose erë jonormale, ka mundësi që të jetë ruajtur më parë në një temperaturë të papërshtatshme dhe që përmbajtja e saj të jetë e dëmtuar.
  • Jetëgjatësia e ruajtjes e ushqimeve të ngrira varet nga temperatura e dhomës, përcaktimi i termostatit, shpeshtësia e hapjes së derës, llojit të ushqimeve dhe gjatësisë së kohës për transportin e produktit nga dyqani në shtëpi. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e printuara në paketim dhe mos kaloni asnjëherë afatin maksimal të ruajtjes të shënuar.

Kini parasysh se, nëse dëshironi ta hapni përsëri derën e ngrirësit pasi ta keni mbyllur, ajo nuk do të hapet me shumë lehtësi. Kjo gjë është shumë normale! Pasi të arrijë gjendjen e ekuilibrit, dera do të hapet përsëri me lehtësi.

Shänim i rändësishëm:

  • Ushqimet e ngrira, kur shkrihen, duhet të gatuhen si ushqimet e freskëta. Nëse nuk gatuhen pasi të shkrihen, ato KURRË nuk duhet të ngrihen përsëri.
  • Shija e disa erëzave që gjenden në gatime (glikanxo, borzilok, lakërishte, uthull, erëza të përziera, xhenxhefil, hudhër, qepë, mustardë, trumzë, borzilok, piper i zi, etj.)ndryshojnë dhe marrin një shije të fortë kur ruhen për një periudhë të gjatë. Për këtë arsye, ushqimeve të ngrira duhet t'u shtohen pak erëza ose erëzat e dëshiruara duhet të shtohen pasi të shkrihen ushqimet.
  • Periudha e ruajtjes së ushqimeve varet nga vaji i përdorur. Vajrat e përshtatshme janë margarina, dhjami i viçit, vaji i ullirit dhe gjalpi ndërsa vajrat e papërshtatshme janë vaji i kikirikut dhe dhjami i derrit.
  • Ushqimet në formë plastike duhet të ngrihen në kupa plastike dhe ushqimet e tjera duhet të ngrihen në fletë plastike ose qese.

Disa rekomandime janë të specifikuara më poshtë për vendosjen dhe ruajtjen e ushqimeve në ndarjen me ngrirje të thellë.

Mishi dhe peshku PërgatitjaKoha maksimale e ruajtjes (muaj)
Biftek Mbështjellje me letër 6 - 8
Mish qengji Mbështjellje me letër 6 - 8
Rosto viçi Mbështjellje me letër 6 - 8
Mishi viçi në kuba Në copa të vogla 6 - 8
Mish qengji në kuba Në copa 4 - 8
Mish i grirë Në pako pa përdorur erëza 1 - 3
Mish shpendi (copa) Në copa 1 - 3
Sallam/salsiçe Bolonja Duhet të paketohet edhe nëse ka cipë
Pulë dhe gjel Mbështjellje me letër 4 - 6
Rosë dhe Patë Mbështjellje me letër 4 - 6
Drer, Lepur, Derr i EgërNë pjesë 2.5 kg dhe si fileta6 - 8
Peshqit e ujërave të ëmbla (salmon, krap, lejlek, mustak)Pasi të keni pastruar të brendshmet dhe halat e peshkut, lajeni dhe thajeni; dhe nëse është e nevojshme, pritni bishtin dhe kokën.2
Peshk i hollë, levrek, shojzë, gjuhëz4
Peshq të shëndoshë (Ton, Skumbri, peshk blu, sardele)2 - 4
Gocë detiI pastruar dhe në qese4 - 6
HavjarNë paketimin e vet, në enë alumini ose plastike2 - 3
KërmijNë ujë me kripë, enë alumini ose plastike3
Shënim: Mishi i ngrirë duhet të gatuhet si mish i freskët pasi të jetë shkrirë. Nëse mishi nuk gatuhet pasi është shkrirë, nuk duhet ngrirë përsëri.
Perimet dhe FrutatPërgatitjaKoha maksimale e ruajtjes (muaj)
Fasulet dhe bishtajatLajeni dhe priteni në copa të vogla dhe zjejeni në ujë10 - 13
FasuletZhvisheni dhe lajeni e zjejeni në ujë12
LakërPastrojeni dhe zjejeni në ujë6 - 8
KarrotaPastrojeni dhe priteni në copa dhe zjejeni në ujë12
SpecatPriteni kërcellin, ndajeni në dy copa, hiqni bërthamën dhe zjejeni në ujë8 - 10
SpinaqLajeni dhe zjejeni në ujë 6 - 9
Perimet dhe Frutat PërgatitjaKoha maksimale e ruajtjes (muaj)
LulelakërHiqni gjethet veç, priteni zemrën në copa dhe lëreni për ca kohë në ujë me pak lëng limoni.10 - 12
Patëllxhan Pritini në copa 2cm pasit'i keni larë 10 - 12
MisërPastrojeni dhe mbështilleni me kërcellin ose si misër i ëmbël12
Mollë dhe dardhë Zhvishini dhe pritini në feta 8 - 10
Kajsitë dhe Pjeshkët Pritini në dy copa dhe hiqeni farën 4 - 6
Luleshtrydhet dhe Manaferrat Lajini dhe qërojini 8 - 12
Fruta të gatuara Duke shtuar 10 %sheqer në enë 12
Kumbullat, qershitë, boronicat Lajini dhe hiqni bishtat 8 - 12
Koha maksimale e ruajtjes (muaj)Koha e shkrirjes në temperaturë ambienti (orë)Koha e shkrirjes në furrë (minuta)
Bukë 4 - 6 2 - 3 4-5 (220-225 °C)
Biskota3 - 6 1 - 1,55-8 (190-200 °C)
Brumërat1 - 3 2 - 3 5-10(200-225 °C)
Byrek1 - 1,5 3 - 4 5-8(190-200 °C)
Byrek Filo2 - 3 1 - 1,55-8 (190-200 °C)
Pica2 - 3 2 - 4 15-20(200 °C)
Produktet e qumështitPërgatitjaKoha maksimale e ruajtjes (muaj)Kushtet e ruajtjes
Qumësht i Paketuar (Homogjenizuar)Në paketimin e vet2 - 3Qumësht i Pastër - Në paketimin e vet
Djathi - përveç djathit të bardhëNë feta6 - 8Mund të përdoret paketimi origjinal për periudhë të shkurtër ruajtjeje. Duhet të mbështillet me letër për periudha të gjata.
Gjalpë, margarinë Nëpaketimin e vet6

KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 1

Shkëputeni njësinë nga priza para se ta pastroni.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 2

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 3

Mos e pastroni pajisjen duke hedhur ujë.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 4

Mos përdorni produkte, detergjente ose sapunë gërryes. Pasi t'i keni larë, shpëlajini me ujë të pastër dhe fshijini me kujdes. Kur të keni mbaruar veprimet e pastrimit, futeni përsëri spinën e njësisë me duar të thata.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 5

- Dhoma e frigoriferit dhe ngrirësit duhet të pastrohet rregullisht duke përdorur një solucion të bikarbonatit të sodës dhe ujë të ngrohtë.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 6

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 7

- Hiqni aksesoret individualisht dhe pastrojini ato me uje te ngrohte. Mos i lani ne lavastovilje.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 8

- Kondensatori (pjesa me fletë prapa) duhet të pastrohet me fshesë me korrent ose furçë të paktën njëherë në vit. Kjo do të bëjë që ngrirësi juaj të punojë më mirë dhe do t'ju ndihmojë të kurseni energji.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - KAPITULLI - 4. RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE - 9

Spina e korrentit duhet të shkëputet.

Shkrirja

Frigoriferi juaj ka shkrirje plotësisht automatike. Uji i mbledhur si rezultat i shkrirjes kalon përmes një gryke të grumbullimit të ujit, kalon në enën e avullimit poshtë kondensatorit dhe avullon atje.

Ena e avullimit

Zëvendësimi i Ndriçimit LED

Nëse frigoriferi juaj ka një ndriçim LED, kontakto ndihmën teknike pasi kjo duhet të zëvëndsohet vetëm nga personeli i autorizuar.

KAPITULLI - 5.

TRANSPORTIMI DHE NDRYSHIMI I POZICIONIT TË INSTALIMIT

Transporti dhe ndryshimi i vendit të montimit

  • Paketimi original dhe shkuma duhet të ruhen për ri-transport (mundësisht).
  • Duhet ta lidhni frigoriferin me paketim të trashë, rripa ose kordonë të fortë dhe ndiqni udhëzimet për transportin mbi paketim.
  • Hiqni pjesët e lëvizshme (raftet, aksesorët, koshat e perimeve, etj.) ose fiksojini në frigorifer nga goditjet duke përdorur ngjitëse gjatë lëvizjes dhe transportit.

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - Transporti dhe ndryshimi i vendit të montimit - 1

Mbajeni frigoriferin në pozicion vertikal.

Ripozicionimi i derës

  • Nuk është e mundur që të ndryshohet drejtimi i hapjes të derës të frigoriferit tuaj, nëse dorezat e derës në frigoriferin tuaj janë montuar nga sipërfaqja e parme e derës.
  • Ndryshimi i drejtimit të hapjes të derës është i mundur vetëm në modelet pa doreza.
  • Nëse mund të ndryshohet drejtimi i hapjes së derës mbi frigoriferin tuaj duhet të kontaktoni me Shërbimin e Autorizuar më të afërt që të ndryshoni drejtimin e hapjes.

KAPITULLI - 6.

PARA SE TË THËRRISNI SHËRBIMIN E PAS SHITJES

Kontrolloni paralajmërimet

Frigoriferi ju paralajmëron nëse temperaturat për freskuesin dhe ngrirësin janë në nivele të papërshtatshme ose kur ka një problem me pajisjen. Kodet paralajmërues paraqiten në treguesit e ngrirësit dhe të freskuesit.

LLOJI I GABIMIT KUPTIMI PSE ÇFARË TË BËNI
E01Paralajmërim sensoriThërrisni shërbimin për ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.
E02
E03
E06
E07
E08Paralajmërim për tension të ulëtEnergjia në pajisje ka rënë nën 170 V.- Ky nuk është defekt në pajisje, ky gabim ndihmon në parandalimin e dëmtimeve në kompresor.- Duhet të rritet tensioni përsëri në nivelet e kërkuara.Nëse ky paralajmërim vazhdon, duhet të kontaktohet një teknik i autorizuar.
E09Ndarja e ngrirësit nuk është e ftohtë mjaftueshëmKa të ngjarë të ndodhë pas një ndërprerjeje energjie për kohë të gjatë.1. Vendosni temperaturën e ngrirjes në një vlerë më të ftohtë ose vendosni Super Ngrirje. Kjo duhet të eliminojë kodin e gabimit pasi të arrihet temperatura e kërkuar. Mbajini dyert të mbyllura për të shkurtuar kohën që duhet për të arritur temperaturën e saktë.2. Hiqni çdo produkt që mund të jetë shkrirë gjatë këtij gabimi. Ato mund të përdoren brenda një periudhe kohe të shkurtër.3. Mos shtoni ushqime të freskëta në pjesën e ngrirjes derisa të jetë arritur temperatura e saktë dhe ky gabim të mos jetë më.Nëse ky paralajmërim vazhdon, duhet të kontaktohet një teknik i autorizuar.
E10Ndarja e frigoriferit nuk është e ftohtë mjaftueshëmKa të ngjarë të ndodhë pas:- Njëndërprerjeje energjie për kohë të gjatë.- Êshtë lënë ushqim i nxehtë në frigorifer.1. Vendosnitemperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ftohtë ose vendosni Super Ftohje. Kjo duhet të eliminojë kodin e gabimit pasi të arrihet temperatura e kërkuar. Mbajini dyert të mbyllura për të shkurtuar kohën që duhet për të arritur temperaturën e saktë.2. Ju lutem zbrazeni vendin në pjesën përpara të vrimave të kanaleve të tubacionit të ajrit dhe mos vendosni ushqime pranë sensorit.Nëse ky paralajmërim vazhdon, duhet të kontaktohet një teknik i autorizuar.
E11Pjesa e frigoriferit është shumë e ftohtëTë ndryshme1. Kontrolloni nëse është aktivizuar metoda Super Ftohje2. Ulni temperaturën e pjesës së frigoriferit3. Kontrolloni për të parë nëse ajrimet janë të lira dhe nuk janë bllokuar.Nëse ky paralajmërim vazhdon, duhet të kontaktohet një teknik i autorizuar.

Nëse frigoriferi juaj nuk punon;

• A ka ndërprerje energjie?
• A është futur mirë spina në prizë?
- A është djegur siguresa e prizës në të cilën është lidhur spina ose a është djegur siguresa kryesore?
- A ka ndonjë defekt në prizë? Për të kontrolluar këtë, futeni frigoriferin në një prizë që e dini se punon.

Nëse frigoriferi juaj nuk ftoh mjaftueshëm:

  • A është vendosur në rregull temperatura?
  • A është hapur shpesh dera e frigoriferit dhe a është lënë hapur për kohë të gjatë?
  • A është mbyllur mirë dera e frigoriferit?
  • A keni vënë ndonjë enë ose ushqim në frigorifer që prek murin e pasmë të frigoriferit duke penguar kështu qarkullimin e ajrit?
    • A është mbushur tepër frigoriferi?
  • A ka distancë të mjaftueshme midis frigoriferit dhe murit të pasmë dhe mureve anësore?
  • A është temperatura e ambientit brenda vlerave të përcaktuara në manualin e përdorimit?

A është ftohur tepër ushqimi në dhomën e frigoriferit

  • A është vendosur në rregull temperatura?
  • Ajanë vendosur shumë ushqime së fundi brenda dhomës të ngrirësit? Nëse po, frigoriferi mund të ftohë ushqimin brenda dhomës së frigoriferit pasi do të punojë për kohë më të gjatë për ta ftohur këtë ushqim.

Nëse frigoriferi juaj punon me shumë zhurmë;

Për të ruajtur nivelin e caktuar të ftohjes, mund të aktivizohet kompresori herë pas here. Zhurmat nga frigoriferi në këtë moment janë normale për shkak të punimit të tij. Kur arrihet niveli i kërkuar i ftohjes, zhurma do të ulet automatikisht. Nëse zhurmat vazhdojnë;

  • A është pajisja në pozicion të palëvizshëm? A janë rregulluar këmbët?
    • A ka ndonjë gjë prapa frigoriferit?
  • A ka rafte ose enë mbi rafte që dridhen? Nëse po atëherë ndërroni raftet dhe/ose enët.
  • A dridhen sendet që keni vendosur në frigorifer?

Zhurmat normale

Zhurmë kërcitjeje (kërcitje akulli):

• Gjatë shkrirjes automatike.
- Kur pajisja ftohet ose ngrohet (për shkak të ekspansionit të materialit të pajisjes).

Kërcitje të shkurtra: Dëgjohen kur termostati ndez/fik kompresorin.

Zhurma e kompresorit (zhurmë normale motori): Kjo zhurmë do të thotë që kompresori punon normalisht. Kompresori mund të shkaktojë më shumë zhurmë për një kohë të shkurtër kur fillon.

Zhurmë gurgullimi dhe spërkatjesh: Kjo zhurmë shkaktohet nga kalimi i lëngut ftohës në tubat e sistemit.

Zhurma e rrjedhës të ujit: Rrjedhë normale e ujit që kalon nga ena e avullimit gjatë shkrirjes. Kjo zhurmë mund të dëgjohet gjatë shkrirjes.

Zhurmë e fryrjes të ajrit (zhurma normale e ventilatorit): Kjo zhurmë mund të dëgjohet në një frigorifer No-Frost gjatë punimit normal të sistemit për shkak të qarkullimit të ajrit.

Nëse grumbullohet lagështi brenda frigoriferit;

  • A janë paketuar mirë ushqimet? A janë kontejnerët të thatë para se të vendosen në frigorifer?
  • A janë hapur shpesh dyert e frigoriferit? Lagështia e dhomës hyn në frigorifer kur hapen dyert e frigoriferit. Lagështia grumbullohet më shpejt kur hapni dyert më shpesh, veçanërisht nëse lagështia e dhomës është e lartë.

Nëse dyert nuk hapen dhe mbyllen mirë;

  • A pengojnë paketimet e ushqimeve mbylljen e derës?
  • A janë vendosur mirë ndarjet, raftet dhe sirtarët?
    • A janë çarë ose prishur gominat e derës?
  • A është frigoriferi mbi sipërfaqe të niveluar?

Nëse anët e kabinetit të frigoriferit ku prek dera janë të ngrohta:

Në mot të nxehtë, sipërfaqet e kontakteve të bashkimeve mund të ngrohen më shumë gjatë punimit normal të kompresorit. Kjo është normale.

Shënime të rëndësishme:

  • Do të aktivizohet funksioni i mbrojtjes së kompresorit pas ndërprerjeve të papritura të energjisë ose pas shkëputjes së pajisjes nga priza pasi gazi në sistemin e ftohjes nuk do të jetë stabilizuar. Frigoriferi juaj do të fillojë pas 5 minutash, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.
  • Nëse nuk keni synim ta përdorni frigoriferin për kohë të gjatë (p.sh. në pushimet e verës), hiqeni nga priza dhe pastrojeni pasi të jetë bërë shkrirja (shiko PJESA 4). Lëreni derën të hapur për të parandaluar lagështinë dhe erërat.
  • Nëse një problem vazhdon edhe pasi keni ndjekur të gjitha udhëzimet më sipër, ju lutem konsultohuni me qendrën më të afërt të shërbimit.
  • Pajisja që keni blerë është bërë për përdorim familjar dhe mund të përdoret vetëm në shtëpi dhe për qëllimet e përcaktuara. Nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar ose të zakonshëm. Nëse konsumatori e përdor pajisjen në një mënyrë që nuk përputhet me këtë, theksojmë se prodhuesi dhe shitësi nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë riparim ose dëmtim brenda periudhës së garancisë.

Këshilla për ruajtjen e energjisë

  1. Montojeni pajisjen në një dhomë të freskët, të ajrosur mirë, por jo nën dritën direkte të diellit dhe jo pranë burimeve të nxehtësisë (radiator, furrë, etj). Përndryshe përdorni pllakë izolimi.
  2. Lërini ushqimet dhe pijet e ngrohta të ftohen jashtë pajisjes.
  3. Kur shkrini ushqime të ngrira, vendosini në dhomën e frigoriferit. Temperatura e ulët e ushqimit të ngrirë do të ndihmojë për të ftohur frigoriferin kur shkrihet. Në këtë mënyrë kurseni energji. Nëse nxirret ushqim i ngrirë, shkakton harxhim energjie.
  4. Kur vendosni pije dhe lëngje ato duhet të mbulohen. Përndryshe krijohet lagështi në pajisje. Prandaj koha e punës bëhet më e gjatë. Gjithashtu mbulimi i pijeve dhe lëngjeve ndihmon për të ruajtur aromën dhe shijen.
  5. Kur vendosni ushqime dhe pije, hapeni derën e pajisjes sa më pak kohë të jetë e mundur.
  6. Mbani të mbyllur kapakët e çdo ndarjeje të ndryshme temperature në pajisje (krisper, çiller, ... etj.).
  7. Rondela e derës duhet të jetë e pastër dhe elastike. Në rast të veshin, nëse copë litari juaj është i ndashëm, zëvendësoni rondelën. Nëse nuk është i ndashëm, duhet të zëvendësoni derën.
  8. Funksioni i regjimit Eko/rregullimit standard ruan ushqime të freskëta dhe të ngrira duke ruajtur energji.
  9. Dhoma ose ndarja për ushqime të freskëta (Frigorifer): Përdorimi më efektiv i energjisë sigurohet në konfiguracionin me sirtarët në pjesën e poshtme të pajisjes, dhe raftet e radhitura njëtrajtshëm, pozita e rafteve të derës nuk e ndikon konsumin e energjisë.
  10. Dhoma ose ndarja e ngrirë( Frigorifer ngrirës) Konfiguracioni i brendshëm i pajisjes është ajo e cila siguron përdorim më efektiv të energjisë.
  11. Mos largoni akumulatorët e ftohtë nga kanistrat e frigoriferit ngrirës (nëse janë të pranishëm).

PJESËT DHE ELEMENTET E FRIGORIFERIT

A 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 B 15

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - PJESËT DHE ELEMENTET E FRIGORIFERIT - 2

Kjo paraqitje është vetëm për informacion mbi pjesët e pajisjes. Pjesët mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes.

A) Ndarja e Frigoriferit
B) Ndarja e Ngrirësit

1) Ekrani i brendshëm / Kontroll në dhomë
2) Mbajtëse vere *
3) Rafti i frigoriferit
4) Dhoma Extra Chill (Ftohje Ekstra) *
5) Kapaku fruta dhe perime
6) Mbajtëse fruta dhe perime
7) Koshi i sipërm i ngrirësit

8) Koshi i mesit i ngrirësit
9) Koshi i poshtëm i ngrirësit
10) Këmbët e nivelimit
11) Tava e akullit
12) Raft xhami i ngrirësit *
13) Rafti i shisheve
14) Rafti e tek dera e frigoriferit
15) Mbajtësja e vezëve

* Në disa modele

KAPITULLI - 8. TË DHËNA TEKNIKE

Të dhënat teknike gjenden në pllakën e pasaportës në anën e brendshme të pajisjes dhe në etiketën e energjisë.

Kodi QR në etiketën e energjisë e furnizuar me pajisjes ofron vegzën e ueb-faqes së të dhënave sa i përket performancën e pajisjes në data bazën EPREL të BE.

Ruani etiketën e energjisë për referencë bashkë me doracakun dhe tërë dokumentet tjera që shkojnë bashkë me pajisjen.

Po ashtu është e mundur të gjeni të dhëna të njëjta në EPREL duke përdorur linkun https://eprel.ec.europa.eu dhe emrin e modelit dhe numrin e modelit të cilin e gjeni në pasaportën e të dhënave të pajisjes.

Shihni linkun www.theenergylabel.eu për të dhëna të hollësishme për etiketën e energjisë.

KAPITULLI - 9. TË DHËNA PËR INSTITUTET TESTUESE

Instalimi dhe përgatitja e pajisjes për çdo verifikim EcoDesign duhet të përkon me EN 62552. Kërkesat ose standardet e ventilimit, dimensionet vrimës dhe hapësirat minimale të prapme dihet të ceken në këtë Manual në KAPITULLI 1. Ju lutemi kontaktoni prodhuesin për ndonjë të dhënë tjetër, duke përfshirë edhe planet e ngarkesës.

CE

52327775 PNC CODE: 925993304

ELECTROLUX LNT7ME32M1 - CE - 1

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : LNT7ME32M1

Kategori : Kryer