GN1406231XBN - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas GN1406231XBN BEKO në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GN1406231XBN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GN1406231XBN e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT GN1406231XBN BEKO
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ:Ако проблемот опстојува и откако сте ги примениле сите упатства во ова поглавје, контактирајте со продавачот или овластен сервис. Не обидувајте се да го поправите апаратот. Овој производ е опремен со извор на осветлување од енергетската класа „G“. Изворот на осветлување во овој производ треба да го замени само стручен сервисер.Lexoni këtë manual para përdorimit të produktit!I nderuar klient,Ne dëshirojmë që ju ta shfrytëzoni sa më mirë produktin tonë, i cili është prodhuar në fabrika moderne me kujdes dhe nën kontrolle të përpikta të cilësisë.Për këtë arsye ju këshillojmë ta lexoni të gjithë manualin e përdorimit para se ta përdorni produktin. Në rast se ndryshon përdoruesi i produktit, mos harroni t'i jepni pronarit të ri udhëzuesin bashkë me produktin.Ky udhëzues do t’ju ndihmojë ta përdorni produktin me shpejtësi dhe në mënyrë të sigurt.t Lexojeni udhëzuesin e përdorimit me kujdes para se ta montoni dhe ta përdorni produktin.t Respektoni gjithmonë udhëzimet përkatëse të sigurisë. t Mbajeni udhëzuesin e përdorimit në një vend lehtësisht të arritshëm për përdorim në të ardhmen. t Lexoni çdo dokument tjetër të marrë me produktin.Mos harroni se ky udhëzues përdorimi mund të jetë i vlefshëm për disa modele të produktit. Udhëzuesi tregon në mënyrë të qartë çdo ndryshim të modeleve të ndryshme. Informacione të rëndësishme dhe këshilla të dobishme. Rrezik për jetën dhe për pronën. Rrezik i goditjes elektrike.Paketimi i produktit është i prodhuar me materiale të riciklueshme në përputhje me legjislacionin kombëtar për mjedisin. INFORMACIONE
Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.https://eprel.ec.europa.eu/
Manuali i frigoriferit / i përdorimit
1 - Udhëzimet e sigurisë 3
2 Frigoriferi juaj 8 2 Frigoriferi juaj 9 3 Instalimi 10
3.1 Vendi i përshtatshëm për instalimin . . . . . 10
4.1 Gjëra që duhen bërë për të kursyer energji 13
4.2 Rekomandime për ndarjen e ushqimeve të
freskëta . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 13
4.3 Përdorimi për herë të parë . . . . . . . . . . 14
5 Vënia në punë e produktit 15
5.3 Ngrirja e ushqimeve të freskëta . . . . . . . . 23
5.4 Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të
ngrira. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 23
5.5 Informacione për ngrirjen e thellë. . . . . . . 23
5.6 Vendosja e ushqimeve. . . . . . . . . . . . . . . 24
5.7 Paralajmërimi i hapjes së derës . . . . . . . . 24
5.8 Rafti i perimeve. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 24
5.9 Rafti i perimeve që kontrollon lagështinë. . 24
5.12 Ndarja e ruajtjes me ftohje të kontrolluar 25
5.16 Përdorimi i shpërndarësit të brendshëm të
ujit dhe i shpërndarësit të ujit në derë . . 28
5.17 Shpërndarja e ujit . . . . . . . . . . . . . . . . . 28
5.18 Për përdorimin e shpërndarësit të ujit. . . 29
5.19 “Icematic”-u . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 29
5.20 Pajisja “Icematic” dhe ena e ruajtjes së
akullit. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 30 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi 31 7 Zgjidhja e problemeve 323/34 SQManuali i frigoriferit / i përdorimit
1 - Udhëzimet e sigurisë
t Ky paragraf përfshin udhëzime për sigurinë të nevojshme për të parandaluar rrezikun e lëndimeve personale dhe të dëmeve materiale. t Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet që mund të ndodhin nëse nuk respektohen këto udhëzime. Veprimet e montimit dhe të riparimit duhet të kryhen gjithmonë nga shërbimi i autorizuar. Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë. Pjesët origjinale të këmbimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit. Mos riparoni dhe mos zëvendësoni asnjë pjesë të produktit nëse nuk është specifikuar qartësisht në manualin e përdorimit. Mos bëni ndonjë modifikim në produkt.
1.1 Qëllimi i përdorimit
t Ky produkt nuk është planifikuar për përdorim tregtar dhe nuk duhet të përdoret jashtë sferës së përdorimit të synuar. Ky produkt është planifikuar për përdorim në ambiente të brendshme, si p.sh. shtëpi ose ambiente të ngjashme. Për shembull; - Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune, - Në shtëpi në ferma, - Në njësi hotelesh, motelesh ose objekte të tjera pushimi që përdoren nga klientët, - Në hostele ose ambiente të ngjashme, - Në shërbimet e kateringut dhe përdorime të ngjashme jotregtare. Ky produkt nuk duhet të përdoret në ambiente të jashtme të hapura ose të mbyllura, si p.sh. në anije, ballkone ose tarraca. Ekspozimi i produktit ndaj shiut, borës, dritës së diellit dhe erës mund të shkaktojë rrezik zjarri.
1.2 Siguria e fëmijëve,
personave të cenueshëm dhe kafshëve shtëpiake t Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore apo me mungesë eksperience dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt, si dhe për rreziqet e përfshira. t Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të nxjerrin ushqime nga produkti i ftohësit. t Produktet elektrike janë të rrezikshme për fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Fëmijët dhe kafshët shtëpiake nuk duhet të luajnë me produktin, të ngjiten mbi të ose të hyjnë në të. t Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët përveç rastit kur po i mbikëqyr dikush. t Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve. Rrezik lëndimi dhe mbytjeje. t Para se t’i hidhni produktet e vjetra që nuk do të përdoren më:
Shkëputeni kordonin elektrik nga priza në mur.
Priteni kordonin elektrik dhe hiqeni nga pajisja bashkë me spinën.
Mos i hiqni raftet dhe sirtarët nga produkti për të parandaluar hyrjen e fëmijëve brenda në pajisje.
Vendoseni produktin në mënyrë që të mos rrëzohet.4 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me produktin e hedhur. t Mos e asgjësoni produktin duke i vënë zjarrin. Rrezik shpërthimi. t Nëse ka një kyç te dera e produktit, mbajeni çelësin larg fëmijëve.
1.3 Siguria elektrike
t Produkti nuk duhet të vihet në prizë gjatë operacioneve të montimit, mirëmbajtjes, pastrimit, riparimit dhe transportit. t Nëse kordoni elektrik dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet vetëm nga shërbimi i autorizuar për të shmangur çdo rrezik që mund të ndodhë. t Mos e futni kordonin elektrik poshtë produktit ose në pjesën e pasme të produktit. Mos vendosni objekte të rënda mbi kordonin elektrik. Kordoni elektrik nuk duhet lakuar ose shtypur dhe nuk duhet të vihet në kontakt me ndonjë burim nxehtësie. t Mos përdorni një kordon zgjatues, me shumë priza ose një adaptor për përdorimin e produktit. t Pajisjet me priza portative ose burimet elektrike portative mund të shkaktojnë mbinxehje dhe zjarr. Për këtë arsye, mos mbani një kordon me shumë priza prapa ose në afërsi të produktit. t Spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, në instalimin elektrik duhet të ketë një mekanizëm që është në përputhje me legjislacionin për energjinë elektrike dhe që i shkëput të gjitha terminalet nga rrjeti elektrik (siguresë, automat, automat kryesor etj.) t Mos e prekni spinën me duar të lagura. t Kur e hiqni pajisjen nga priza, mos e kapni te kordoni elektrik, por te spina.
1.4 Siguria gjatë manovrimit
t Ky produkt është i rëndë, mos e manovroni vetëm. t Mos e mbani produktin nga dera gjatë manovrimit të produktit. t Tregoni kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubat gjatë manovrimit të produktit. Mos e përdorni produktin nëse tubat janë të dëmtuar dhe kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
1.5 Siguria gjatë montimit
t Kontaktoni me Shërbimin e autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për montim, shikoni informacionet në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë siç kërkohet. Nëse montimi nuk është i përshtatshëm, thirrni një elektricist dhe hidraulik që të bëjnë rregullimet e nevojshme. Në rast të kundërt, mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime personale. t Kontrolloni për çdo dëmtim në produkt para montimit të tij. Mos e montoni produktin nëse është i dëmtuar. t Vendoseni produktin në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë dhe nivelojeni me anë të këmbëve të rregullueshme. Në rast të kundërt, frigoriferi mund të përmbyset dhe të shkaktojë lëndime personale. t Produkti duhet të montohet në një ambient të thatë dhe të ajrosur. Mos mbani tapete, qilima ose mbulesa të ngjashme nën produkt. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri si rezultat i një ajrosjeje të papërshtatshme! t Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e ajrimit. Në rast të kundërt, konsumi i energjisë mund të rritet dhe mund të ndodhin dëmtime të produktit tuaj. t Mos e lidhni produktin me sistemet e furnizimit me energji si ato të5/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin energjisë diellore. Në rast të kundërt, mund të ndodhin dëmtime të produktit tuaj si rezultat i lëkundjeve të menjëhershme të voltazhit! t Sa më shumë lëng ftohës të ketë në një frigorifer, aq më e madhe duhet të jetë dhoma e montimit. Në dhoma shumë të vogla, në rast të një rrjedhjeje të gazit në sistemin e ftohjes mund të shfaqet një përzierje e djegshme e gazit me ajrin. Për çdo 8 gramë lëng ftohës kërkohet të paktën 1 m3 vëllim. Sasia e lëngut ftohës të disponueshëm në produktin tuaj është e specifikuar në etiketën e tipit të produktit. t Vendi i montimit të produktit nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të jetë në afërsi të burimeve të nxehtësisë si furrat, radiatorët etj. Nëse nuk mund ta parandaloni montimin e produktit në afërsi të një burimi nxehtësie, duhet të përdorni një pllakë të përshtatshme izolimi dhe distanca minimale me burimin e nxehtësisë duhet të jetë siç specifikohet më poshtë. - Të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si furrat, njësitë ngrohëse dhe kaloriferët etj. - Dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike. t Produkti juaj ka klasën e mbrojtjes I. Vendoseni produktin në një prizë me tokëzim që është në përputhje me vlerat e voltazhit, rrymës elektrike dhe frekuencës të specifikuara në etiketën e tipit të produktit. Priza duhet të jetë e pajisur me një siguresë me masë 10 A - 16 A. Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet që do të shkaktohen si rezultat i përdorimit të produktit pa u siguruar që lidhjet elektrike dhe të tokëzimit të jenë kryer sipas rregulloreve lokale ose kombëtare. t Kablloja elektrike e produktit duhet të hiqet nga priza gjatë montimit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i goditjeve elektrike dhe i lëndimeve personale!
Mos e vendosni produktin në priza të liruara, të thyera, të papastra, me yndyrë, në priza që kanë dalë nga vendi ose priza që rrezikojnë të bien në kontakt me ujin. t Vendosini kordonin elektrik dhe tubat e produktit (nëse ka) në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik për t'u penguar. t Depërtimi i lagështisë te pjesët që kanë elektricitet ose te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër. Për këtë arsye, mos e përdorni produktin në ambiente me lagështi ose në zona ku mund të ketë spërkatje uji (p.sh. garazhe, dhoma për larjen e rrobave etj.). Nëse frigoriferi laget me ujë, hiqeni nga priza dhe kontaktoni me shërbimin e autorizuar. t Mos e lidhni frigoriferin me pajisje për kursimin e energjisë. Këto sisteme janë të dëmshme për produktin.
Siguria funksionale t Mos përdorni hollues kimikë mbi produkt. Këto materiale përbëjnë rrezik shpërthimi. t Në rast defekti të produktit, hiqeni nga priza dhe mos e përdorni deri sa të riparohet nga shërbimi i autorizuar. Ekziston rreziku i goditjes elektrike! t Mos vendosni një burim flakësh (p.sh. qirinj, cigare etj.) mbi produkt ose në afërsi të tij. t Mos qëndroni mbi produkt. Rrezik rrëzimi dhe lëndimi personal! t Mos shkaktoni dëmtime të tubave të sistemit të ftohjes me mjete të mprehta ose shpuese. Lëngu ftohës që del në rast se shpohen tubat e gazit, tubat zgjatues ose veshjet e sipërme të sipërfaqes mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe lëndime të syve. t Mos i vendosni dhe mos i përdorni pajisjet elektrike brenda në frigoriferë/ngrirës përveçse kur këshillohet nga prodhuesi. t Mos kapni pjesë të duarve ose trupit me pjesët e lëvizshme brenda në produkt. Kini kujdes që të parandaloni kapjen e gishtave mes frigoriferit dhe derës së tij. Kini kujdes gjatë hapjes ose mbylljes së derës nëse ka fëmijë përreth.6 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin t Mos e futni në gojë akulloren, kubat e akullit ose ushqimet e ngrira menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi. Rrezik djegie nga akulli! t Mos i prekni muret e brendshme, pjesët metalike të ngrirësit ose ushqimet e vendosura brenda në frigorifer me duar të lagura. Rrezik djegie nga akulli! t Mos vendosni kanaçe me pije me gaz ose kanaçe dhe shishe që kanë lëngje që mund të ngrijnë në ndarjen e ngrirësit. Kanaçet ose shishet mund të shpërthejnë. Rrezik lëndimi personal ose dëmtimi material! t Mos përdorni ose vendosni materiale të ndjeshme ndaj temperaturës si spërkatës të djegshëm, objekte të djegshme, akull të thatë ose agjentë të tjerë kimikë në afërsi të frigoriferit. Rrezik zjarri dhe shpërthimi! t Mos mbani materiale shpërthyese si kanaçe me presion me materiale të djegshme brenda në produkt. t Mos vendosni kanaçe me lëngje mbi produkt. Spërkatja e ujit në një pjesë elektrike mund të shkaktojë rrezik nga goditjet elektrike ose zjarri. t Ky produkt nuk është planifikuar për ruajtjen dhe ftohjen e barnave, plazmës së gjakut, preparateve laboratorike ose materialeve dhe produkteve të ngjashme që janë objekt i Direktivës për produktet mjekësore. t Nëse produkti përdoret ndryshe nga qëllimi i planifikuar, ai mund të shkaktojë përkeqësim ose dëmtim të produkteve të mbajtura në të. t Nëse frigoriferi juaj është i pajisur me një dritë blu, mos e shikoni këtë dritë me pajisje optike. Mos shikoni drejtpërdrejt te drita LED ultravjollcë për një kohë të gjatë. Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë sforcim të syrit.
Mos e mbushini produktin me më shumë ushqime nga sa është kapaciteti i tij. Mund të ndodhin dëmtime ose lëndime personale nëse artikujt në frigorifer bien kur hapni derën. Mund të ndodhin probleme të ngjashme kur një objekt vendoset mbi produkt. t Sigurohuni që të largoni akullin ose ujin që mund të bjerë në dysheme për të parandaluar lëndimet personale. t Ndryshoni vendet e rafteve/rafteve të shisheve në derën e frigoriferit vetëm kur raftet janë bosh. Rrezik për lëndime fizike! t Mos vendosni objekte që mund të bien/të përmbysen mbi produkt. Këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën dhe të shkaktojnë lëndime personale dhe/ose dëmtime materiale. t Mos goditni ose ushtroni shumë presion mbi sipërfaqet e xhamit. Xhami i thyer mund të shkaktojë lëndime personale dhe/ose dëmtime materiale. t Sistemi ftohës në produktin tuaj përmban lëng ftohës R600a. Lloji i lëngut ftohës të përdorur në produkt specifikohet në etiketën e tipit të produktit. Ky gaz është i djegshëm. Për këtë arsye, kini kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubat gjatë përdorimit të produktit. Në rast të dëmtimit të tubave; - mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike, - mbajeni produktin larg nga burimet e mundshme të zjarrit që mund të shkaktojnë zjarr në produkt. - ajrosni zonën ku është vendosur produkti. Mos përdorni një ventilator. - Kontaktoni me shërbimin e autorizuar. t Nëse produkti dëmtohet dhe vini re rrjedhje gazi, qëndroni larg nga gazi. Gazi mund të shkaktojë djegie nëse bie në kontakt me lëkurën.7/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin Për produktet me një aparat për nxjerrjen e ujit/akullit t Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje, si p.sh. lëng frutash, qumësht, pije të gazuara ose pije alkoolike, të cilat nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur në aparatin e nxjerrjes së ujit. t Ekziston rreziku për shëndetin dhe sigurinë! t Mos lejoni që fëmijët të luajnë me aparatin e nxjerrjes së ujit ose të akullit (Icematic) për të parandaluar aksidente ose lëndime. t Mos i fusni gishtat ose objektet e tjera në vrimën e aparatit të nxjerrjes së ujit, në kanalin e ujit ose kontejneri i aparatit të akullit. Ekziston rreziku i lëndimeve ose dëmtimit të materialeve!
mirëmbajtjes dhe pastrimit t Mos e tërhiqni produktin nga doreza e derës nëse duhet ta lëvizni produktin për të pastruar. Doreza mund të shkaktojë lëndime personale nëse e tërhiqni shumë fort. t Mos e pastroni produktin duke spërkatur ujë ose duke hedhur ujë mbi produkt dhe brenda në produkt. Rrezik për goditje elektrike dhe zjarr. t Mos përdorni mjete të mprehta ose gërryese për pastrimin e produktit. Mos përdorni materiale si p.sh. substanca pastrimi shtëpiake, detergjentë, gaz, benzinë, alkool, dyllë etj. t Përdorni vetëm substanca pastrimi dhe mirëmbajtjeje që nuk janë të dëmshme për ushqimet brenda në produkt. t Mos përdorni avull ose materiale pastrimi me avull për pastrimin e produktit dhe për shkrirjen e akullit brenda. Avulli bie në kontakt me zonat me elektricitet në frigorifer dhe shkakton qark të shkurtër ose goditje elektrike! t Tregoni kujdes që të mos lejoni ujin te qarqet elektrike ose dritat e produktit. t Përdorni një pecetë të pastër dhe të thatë për të fshirë pluhurat ose materialet e huaja në kunjat e spinës. Mos përdorni një pecetë të njomë ose të lagur për pastrimin e spinës. Në rast të kundërt, mund të ketë rrezik për goditje elektrike ose zjarr.
(Mund të mos jetë e zbatueshme për të gjitha modelet) t Ndiqni paralajmërimet e sigurisë edhe nëse jeni larg nga produkti kur e përdorni produktin nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz. Tregoni vëmendje po ashtu për paralajmërimet në aplikacion.
(Mund të mos jetë e zbatueshme për të gjitha modelet) t Kontaktoni me shërbimin e autorizuar kur duhet të zëvendësoni dritën LED/ llambën e përdorur për ndriçimin.8 /34 SQManuali i frigoriferit / i përdorimit Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato janë të vlefshme për modelet e tjera. 2 Frigoriferi juaj
1- Paneli i kontrollit dhe i treguesve
2- Seksioni i gjalpit dhe i djathit
3- Rafti i lëvizshëm 70-mm i derës
4- Rafti i xhamit i ndarjes së ftohësit
5- Sirtari i ftohësit për perime
6- Rafti-enë i lëvizshëm i derës
7- Ndarja e freskuesit
8- Sirtari i tavës së akullit
9- Sirtari i qelqtë/ftohësi i ndarjes me shumë
10- Raftet e ndarjes së ngrirësit
Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato janë të vlefshme për modelet e tjera.
1- Paneli i kontrollit dhe i treguesve
2- Seksioni i gjalpit dhe i djathit
3- Rafti i lëvizshëm 70-mm i derës
4- Rafti i xhamit i ndarjes së ftohësit
5- Sirtari i ftohësit për perime
6- Rafti-enë i lëvizshëm i derës
7- Ndarja e freskuesit
8- Sirtari i tavës së akullit
9- Sirtari i qelqtë/ftohësi i ndarjes me shumë
10- Raftet e ndarjes së ngrirësit
- OPSIONALE 2 Frigoriferi juaj10 /34 SQManuali i frigoriferit / i përdorimit
3.1 Vendi i përshtatshëm
për instalimin Kontaktoni me një shërbim të autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për përdorim, referojuni informacioneve në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që instalimi elektrik dhe i ujit të jenë të përshtatshme. Nëse nuk janë, telefononi një elektricist dhe teknik të kualifikuar për kryerjen e përgatitjeve të duhura.
KUJDES: Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të rrjedhin nga procedurat e kryera nga një person i paautorizuar.
KUJDES: Produkti nuk duhet të jetë në prizë gjatë instalimit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i vdekjes ose i lëndimeve të rënda!
KUJDES: Nëse dera e dhomës ku do të vendoset produkti është shumë e ngushtë për kalimin e produktit, hiqeni derën e dhomës dhe kalojeni produktin duke e kthyer në anë. Nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni me shërbimin e autorizuar. t7FOEPTFOJQSPEVLUJOOÑOKÑTJQÑSGBRFUÑSSBGTIÑU për të parandaluar tundjet. t*OTUBMPKFOJQSPEVLUJOUÑQBLUÑODNMBSH nga burimet e nxehtësisë si pllakat e sobës, rezistencat e ngrohësve dhe sobat dhe të paktën 5 cm larg furrave elektrikë. t1SPEVLUJOVLEVIFUUÑKFUÑOÑOESJUÑOF drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të mbahet në vende me lagështi. t1SPEVLUJKVBKLÑSLPOOKÑRBSLVMMJNUÑ përshtatshëm të ajrit për të funksionuar me efikasitet. Nëse produkti do të vendoset në një vend të futur, mos harroni të lini të paktën 5 cm hapësirë mes produktit dhe tavanit, murit të pasmë dhe mureve anësore. t/ÑTFQSPEVLUJEPUÑWFOEPTFUOÑOKÑWFOEUÑ futur, mos harroni të lini të paktën 5 cm hapësirë mes produktit dhe tavanit, murit të pasmë dhe mureve anësore. Kontrolloni nëse elementi mbrojtës i pasmë për distancën me murin është i pranishëm në vendin përkatës (nëse është 3 Instalimi i përfshirë me produktin). Nëse elementi nuk është i disponueshëm ose nuk humbet apo bie, vendoseni produktin në mënyrë që të lini të paktën 5 cm hapësirë mes sipërfaqes së pasme të produktit dhe murit të dhomës. Hapësira në pjesën e pasme është e rëndësishme për një funksionim efikas të produktit. t/ÑTFQSPEVLUJEPUÑWFOEPTFUOÑOKÑWFOEUÑ futur, mos harroni të lini të paktën 5 cm hapësirë mes produktit dhe tavanit, murit të pasmë dhe mureve anësore. Kontrolloni nëse elementi mbrojtës i pasmë për distancën me murin është i pranishëm në vendin përkatës (nëse është i përfshirë me produktin). Nëse elementi nuk është i disponueshëm ose nuk humbet apo bie, vendoseni produktin në mënyrë që të lini të paktën 5 cm hapësirë mes sipërfaqes së pasme të produktit dhe murit të dhomës. Hapësira në pjesën e pasme është e rëndësishme për një funksionim efikas të produktit. t.PTFNPOUPOJQSPEVLUJOOÑWFOEFLV temperatura bie nën -5°C.
3.2 Montimi i kunjave plastike
Kunjat plastike që keni marrë me produktin përdoren për të krijuar distancën për qarkullimin e ajrit mes produktit dhe murit të pasmë.
Për të montuar kunjat, hiqni vidhat në produkt dhe përdorni vidhat që keni marrë bashkë me kunjat.
Futni 2 kunjat plastike te kapaku i pasmë i ventilimit siç tregohet në figurë.11/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Instalimi
3.3 *Rregullimi i këmbëve
Nëse produkti nuk është në ekuilibër pas instalimit, rregulloni këmbët përpara duke i rrotulluar në të djathtë ose në të majtë. *Nëse produkti nuk ka ndarje për verën ose nuk ka derë xhami, produkti nuk ka mbajtëse që përshtaten (rregullohen). Produkti ka mbajtëse të fiksuara. Për t’i përshtatur dyert vertikalisht, Lironi dadon fiksuese që ndodhet poshtë. Rrotulloni dadon përshtatëse sipas pozicionit të derës (në drejtimin orar/kundërorar). Shtrëngoni dadon fiksuese për të fiksuar pozicionin. Për t’i përshtatur dyert horizontalisht, Lironi dadon fiksuese që ndodhet lart. Rrotulloni dadon përshtatëse anësore sipas pozicionit të derës (në drejtimin orar/kundërorar). Shtrëngoni dadon fiksuese, që ndodhet në pjesën lart, për të fiksuar pozicionin. adjusting nutfixing nutfixing nutadjusting nut dadoja përshtatëse dadoja përshtatëse dadoja fiksuese dadoja fiksuese12 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Instalimi
3.4 Lidhja me rrymën elektrike
KUJDES: Mos i kryeni lidhjet me anë të kabllove zgjatuese ose me shumë priza.
KUJDES: Kablloja elektrike e dëmtuar duhet të zëvendësohet vetëm nga agjenti i autorizuar i shërbimit.
Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri- tjetrit, duhet të ketë të paktën 4 cm distancë mes tyre. t Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të shkaktohen kur produkti përdoret pa tokëzim dhe lidhjen elektrike sipas rregulloreve kombëtare. t Priza e kabllos elektrike duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit. t Mos përdorni kordonë zgjatues ose priza të shumëfishta mes produktit dhe prizës së murit. -Grupi i sipërm i menteshave fiksohet me 3 vidha. -Kapaku i menteshës bashkohet pasi të instalohen foletë. - Më pas, kapaku i menteshës fiksohet me dy vidha.13/34 SQManuali i frigoriferit / i përdorimit 4 Përgatitja t Qarkullimi i ajrit nuk duhet të bllokohet nga ushqimet e vendosura përpara ventilatorëve të ngrirësit dhe të ndarjes me shumë zona. Ushqimet duhet të ngarkohen duke lënë minimumi 5 cm hapësirë përpara rrjetës mbrojtëse të ventilatorit. t Shkrirja e ushqimeve të ngrira në dhomën e frigoriferit edhe kursen energji, edhe ruan cilësinë e ushqimeve.
Temperatura e dhomës ku ndodhet frigoriferi duhet të jetë të paktën 10ºC /50°F. Për sa i takon efikasitetit, nuk rekomandohet ta përdorni frigoriferin në ambiente më të ftohta.
Pjesa e brendshme e frigoriferit duhet të pastrohet mirë.
Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri- tjetrit, duhet të ketë të paktën 4 cm distancë mes tyre.
4.2 Rekomandime për ndarjen
e ushqimeve të freskëta t Sigurohuni që ushqimet të mos e prekin sensorin e temperaturës në ndarjen e ushqimeve të freskëta. Për të bërë të mundur që ndarja e ushqimeve të freskëta të ruajë temperaturën e saj ideale, sensori nuk duhet të bllokohet nga ushqimet. t Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në frigorifer.
4.1 Gjëra që duhen bërë për
Lidhja e frigoriferit me sistemet e kursimit të energjisë është e rrezikshme pasi ato mund ta dëmtojnë produktin. t Për pajisjet autonome: kjo pajisje ftohëse nuk është projektuar që të përdoret si pajisje inkaso. t Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë. t Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në frigorifer. t Mos e mbingarkoni frigoriferin. Kapaciteti ftohës ulet kur pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit. t Mos e vendosni frigoriferin në vende ku do të jetë i ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Instalojeni produktin të paktën 30 cm larg burimeve të nxehtësisë si: pllakat e sobave, furrat, kaloriferët dhe sobat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike. t Kujdesuni që ushqimin ta ruani në frigorifer në enë të mbyllura. t Për të arritur të ruani maksimumin e ushqimeve në ndarjen e ngrirësit në frigoriferin tuaj, sirtari i sipërm duhet të hiqet dhe të vendoset mbi raftin e xhamit. Konsumi i energjisë i deklaruar për frigoriferin tuaj është përcaktuar pas heqjes së “Icematic”-ut dhe sirtarëve të sipërm për të mundësuar ngarkesë maksimale. Gjatë ngarkimit, rekomandohet fuqishëm përdorimi i sirtarëve të poshtëm në ngrirës dhe i ndarjes me shumë zona. t Duke qenë se ajri i nxehtë dhe i lagësht nuk depërton drejtpërdrejt në produktin tuaj kur dyert nuk hapen, produkti vetoptimizohet për të arritur kushte të tilla që janë të mjaftueshme për të mbrojtur ushqimin. Në këtë funksion të kursimit të energjisë, funksionet dhe përbërësit, të tillë si: kompresori, ventilatori, ngrohësi, shkrirësi, ndriçimi, ekrani, etj., funksionojnë sipas nevojave, me qëllim që të konsumojnë nivelin minimal të energjisë duke ruajtur në të njëjtën kohë freskinë e ushqimeve tuaja.14 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Përgatitja
4.3 Përdorimi për herë të parë
Përpara se ta përdorni produktin, sigurohuni që të gjitha përgatitjet të jenë bërë sipas udhëzimeve që jepen në kapitujt “Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin” dhe “Instalimi”. t Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit siç rekomandohet në paragrafin "Mirëmbajtja dhe pastrimi". Përpara se ta ndizni frigoriferin, sigurohuni që pjesa e brendshme të jetë e thatë. t Vendoseni spinën e frigoriferit në një prizë me tokëzim. Llamba e brendshme ndizet kur hapet dera e frigoriferit. t Lëreni frigoriferin në punë për 6 orë pa futur asnjë ushqim brenda dhe mos e hapni derën nëse nuk është e domosdoshme.
Do të dëgjoni një zhurmë kur të ndizet kompresori. Lëngjet dhe gazet e izoluara në sistemin e frigoriferit mund të shkaktojnë po ashtu zhurmë, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është tërësisht normale.
Anët e përparme të frigoriferit mund të jenë të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë të projektuara të qëndrojnë të ngrohta për të shmangur kondensimin.15/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit 5 Vënia në punë e produktit
5.1 Paneli i treguesve
Paneli i treguesve me prekje ju lejon të caktoni temperaturën dhe të kontrolloni funksionet e tjera në lidhje me frigoriferin pa e hapur derën e produktit. Thjesht shtypni butonat përkatës për parametrat e funksionit. SelectQuick FreezeQuick Cool
*25 2616 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
1. Treguesi i funksionit të ftohjes së shpejtë
Ky aktivizohet atëherë kur aktivizohet funksioni i ftohjes së shpejtë.
2. Treguesi i temperaturës së ndarjes së
ftohësit Tregohet temperatura e ndarjes së ftohësit. Ajo mund të caktohet për të qenë: 8,7,6,5,4,3,2,1.
3. Treguesi i vlerës farenhait
Është treguesi i temperaturës në farenhait. Kur aktivizohet treguesi i temperaturës në farenhait, vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në farenhait, ndërkohë që aktivizohet ikona përkatëse.
Shtypni butonin e kyçit të butonave për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do të ndriçohet dhe do të aktivizohet modaliteti i kyçit të butonave. Butonat nuk punojnë në rast se modaliteti i kyçit të butonave është aktiv. Shtypni butonin e kyçit të butonave në të njëjtën kohë për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do të çaktivizohet dhe do të dilni nga modaliteti i kyçit të butonave. Shtypni butonin e kyçit të butonave nëse dëshironi të pengoni ndryshimin e përcaktimit të temperaturës së frigoriferit.
5. Treguesi i ndërprerjes së energjisë/i
temperaturës së lartë/i paralajmërimeve për gabimet Ky tregues ndriçohet gjatë ndërprerjes së energjisë, defekteve të temperaturës së lartë dhe gjatë paralajmërimeve të gabimeve. Gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë, temperatura më e lartë e arritur në ndarjen e ngrirësit do të pulsojë në ekranin dixhital. Pasi të kontrolloni ushqimet që ndodhen në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e çaktivizimit të alarmit për ta hequr paralajmërimin. Referojuni paragrafit "Korrigjimet e këshilluara për zgjidhjen e problemeve" në manual nëse vini re që ky tregues është ndezur.
6. Ikona e rivendosjes së filtrit
Kjo ikonë ndriçon atëherë kur duhet bërë rivendosja (kthimi në gjendjen e mëparshme) e filtrit.
7. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se është përzgjedhur kabina përkatëse.
8. Ikona e ngrirësit “Joker”
Shkoni tek ikona e ngrirësit “Joker” (xhoker) duke përdorur butonin FN. Ikona do të fillojë të pulsojë. Kur shtypni butonin “OK”, do të ndizet ikona e ngrirësit në kabinën “Joker” dhe ajo do të funksionojë si ngrirës.
9. Treguesi i temperaturës së ndarjes së
ngrirësit Tregohen temperaturën e ndarjes së ftohësit. Ajo mund të caktohet për të qenë: -16,-18,-19,-20,- 21,-22,-24.
10. Treguesi i funksionit së ngrirjes së
shpejtë Ky aktivizohet atëherë kur aktivizohet funksioni i ngrirjes së shpejtë.
11. Treguesi i vlerës farenhait
Është treguesi i temperaturës në farenhait. Kur aktivizohet treguesi i temperaturës në farenhait, vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në farenhait, ndërkohë që aktivizohet ikona përkatëse.
12. Butoni i funksionit të ngrirjes së shpejtë
Shtypni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ngrirjes së shpejtë. Kur e aktivizoni funksionin, ndarja e ngrirësit do të ftohet në një temperaturë më të ulët se vlera e caktuar.
Përdorni funksionin e ngrirjes së shpejtë kur dëshironi të ngrini me shpejtësi ushqimet e vendosura në ndarjen e ngrirësit. Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizoni këtë funksion para se t'i vendosni ushqimet në produkt.
Nëse nuk e anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet automatikisht pas 24 orësh maksimumi ose kur ndarja e ngrirësit të arrijë temperaturën e duhur.17/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet korrenti.
13. Rivendosja e filtrit
Filtri rivendoset kur butoni i ngrirjes së shpejtë mbahet shtypur për 3 sekonda. Ikona e rivendosjes së filtrit fiket.
Duke përdorur këtë buton, ju mund të kaloni nga njëri funksion që dëshironi të përzgjidhni në tjetrin. Pasi të shtypni këtë buton, ikona, funksioni i së cilës duhet të aktivizohet ose çaktivizohet, dhe treguesi i kësaj ikone fillojnë të pulsojnë. Butoni FN çaktivizohet nëse nuk shtypet për 20 sekonda. Për të ndryshuar funksionet, duhet ta shtypni përsëri këtë buton.
15. Treguesi i temperaturës në celsius
Është treguesi i temperaturës në celsius. Kur aktivizohet treguesi i temperaturës në celsius, vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në celsius, ndërsa ikona përkatëse aktivizohet.
Pasi kaloni nga njëri funksion në tjetrin duke shtypur butonin FN, kur të anuloni ndonjë funksion duke shtypur butonin OK, do të pulsojnë ikona përkatëse dhe treguesi. Kur funksioni aktivizohet, ai mbetet i aktivizuar. Treguesi vazhdon të pulsojë për të treguar që ikona është e aktivizuar.
17. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se është përzgjedhur kabina përkatëse.
18. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se është përzgjedhur kabina përkatëse.
19. Butoni për ngritjen e vlerës
Përzgjidhni kabinën që dëshironi duke shtypur butonin e përzgjedhjes. Ikona e kabinës përkatëse do të fillojë të pulsojë. Nëse gjatë këtij procesi shtypni butonin e ngritjes së vlerës, vlera e caktuar rritet. Nëse vazhdoni ta shtypni butonin, vlera e caktuar kthehet në vlerën fillestare.
20. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se është përzgjedhur kabina përkatëse.
21. Vendosja e treguesit të temperaturës në
celsius dhe farenhait Shtypni butonin FN për shkuar te ky buton dhe përzgjidhni “farenhait” dhe “celsius” duke shtypur butonin OK. Kur të përzgjidhni tipin e dëshiruar të temperaturës, treguesi i temperaturës në “farenhait” dhe “celsius” do të ndriçojë.
22. Ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë te ikona e akullit dhe vija e poshtme) për të fikur aparatin e akullit. Ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit dhe treguesi i funksionit të aparatit të akullit fillojnë të pulsojnë atëherë kur shkoni te ta. Në këtë mënyrë mund të kuptoni nëse aparati i akullit do të aktivizohet apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin OK, ikona e aparatit të akullit ndizet (pa pulsuar) dhe treguesi vazhdon të pulsojë gjatë këtij procesi. Nëse nuk shtypni asnjë buton pas 20 sekondash, ikona dhe treguesi mbeten të aktivizuar. Në këtë mënyrë, aparati i akullit fiket. Për ta ndezur përsëri aparatin e akullit, shkoni tek ikona dhe treguesi. Kështu, edhe ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit edhe treguesi do të fillojnë të pulsojnë. Nëse, brenda 20 sekondash, nuk shtypni asnjë buton, ikona dhe treguesi fiken dhe, në këtë mënyrë, aparati i akullit do të ndizet përsëri.
Tregon nëse funksioni “Icematic” është aktiv apo joaktiv.18 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
Rrjedhja e ujit nga depozita e ujit do të ndalojë kur zgjidhet ky funksion. Sidoqoftë, akulli i prodhuar më parë mund të merret prej aparatit “Icematic”.
23. Ikona e funksionit ekologjik “eco fuzzy”
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë te ikona e shkronjës “e” dhe vija e poshtme) për të aktivizuar funksionin ekologjik “eco fuzzy”. Kur shkoni tek ikona e funksionit “eco fuzzy” dhe treguesi i funksionit “eco fuzzy”, ata fillojnë të pulsojnë. Në këtë mënyrë, mund të kuptohet nëse funksioni “eco fuzzy” do të aktivizohet apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin OK, ikona e funksionit “eco fuzzy” ndizet (pa pulsuar) dhe treguesi vazhdon të pulsojë gjatë këtij procesi. Nëse nuk shtypni asnjë buton pas 20 sekondash, ikona dhe treguesi mbeten të aktivizuar. Në këtë mënyrë aktivizohet funksioni “eco fuzzy”. Për të anuluar funksionin “eco fuzzy”, shkoni përsëri tek ikona dhe treguesi dhe shtypni butonin OK. Në këtë mënyrë, edhe ikona e funksionit ekologjik “eco fuzzy”, edhe treguesi do të fillojnë të pulsojnë. Nëse, brenda 20 sekondash, nuk shtypni asnjë buton, ikona dhe treguesi fiken dhe funksioni “eco fuzzy” çaktivizohet.
24. Ikona e funksionit të pushimeve
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë te ikona e çadrës dhe vija e poshtme) për të aktivizuar funksionin e pushimeve. Kur shkoni tek ikona e funksionit të pushimeve dhe treguesi i funksionit të pushimeve, ata fillojnë të pulsojnë. Në këtë mënyrë, mund të kuptohet nëse funksioni i pushimeve do të aktivizohet apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin OK, ikona e funksionit të pushimeve ndizet (pa pulsuar) dhe kështu funksioni i pushimeve aktivizohet. Gjatë këtij procesi, treguesi vazhdon të pulsojë. Shtypni butonin OK për të çaktivizuar funksionin e pushimeve. Në këtë mënyrë, edhe ikona e funksionit të pushimeve, edhe treguesi do të fillojnë të pulsojnë dhe funksioni i pushimeve do të çaktivizohet.
25. Ikona e ftohësit “Joker”
Kur përzgjidhni ikonën e ftohësit “Joker” duke shtypur butonin FN dhe pasi të shtypni butonin OK, kabina “Joker” kthehet në kabinë ftohëse dhe funksionon si ftohës.
26. Treguesi i temperaturës në celsius
Është treguesi i temperaturës në celsius. Kur aktivizohet treguesi i temperaturës në celsius, vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në celsius, ndërsa ikona përkatëse aktivizohet.
27. Butoni i uljes së vlerës
Përzgjidhni kabinën që dëshironi duke shtypur butonin e përzgjedhjes. Ikona e kabinës përkatëse do të fillojë të pulsojë. Nëse gjatë këtij procesi shtypni butonin e uljes së vlerës, vlera e caktuar ulet. Nëse vazhdoni ta shtypni butonin, vlera e caktuar kthehet në vlerën fillestare.
28. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se është përzgjedhur kabina përkatëse.
29. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se është përzgjedhur kabina përkatëse.
Shtypni butonin e kyçit të butonave për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do të ndriçohet dhe do të aktivizohet modaliteti i kyçit të butonave. Butonat nuk punojnë në rast se modaliteti i kyçit të butonave është aktiv. Shtypni butonin e kyçit të butonave në të njëjtën kohë për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do të çaktivizohet dhe do të dilni nga modaliteti i kyçit të butonave. Shtypni butonin e kyçit të butonave nëse dëshironi të pengoni ndryshimin e përcaktimit të temperaturës së frigoriferit.
31. Butoni përzgjedhës
Përdoreni këtë buton për të përzgjedhur kabinën, temperaturën e së cilës dëshironi të ndryshoni. Kaloni nga njëra kabinë në tjetrën duke shtypur këtë buton. Se cila kabinë përzgjidhet,19/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit kjo mund të kuptohet nga ikonat e kabinës (7,17,18,20,28,29). Ikona që pulson mbi një kabinë tregon kabinën që ju keni përzgjedhur për t’ia ndryshuar vlerën e temperaturës. Më pas, ju mund të ndryshoni vlerën e caktuar duke shtypur butonin e uljes së temperaturës së kabinës (27) dhe butonin e ngritjes së temperaturës së kabinës (19). Nëse nuk e shtypni butonin e përzgjedhjes për 20 sekonda, ikonat e kabinës fiken. Për të përzgjedhur kabinën, duhet ta shtypni këtë buton përsëri.
32. Paralajmërimi i çaktivizimit të alarmit
Në rastin e alarmit të ndërprerjes së energjisë/ temperaturës së lartë, pasi të kontrolloni ushqimet në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e çaktivizimit të alarmit për ta hequr paralajmërimin.
33. Butoni i funksionit të ftohjes së shpejtë
Ky buton ka dy funksione. Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë, shtypeni atë për pak kohë (shpejt). Treguesi i ftohjes së shpejtë do të çaktivizohet dhe produkti do të kthehet në parametrat normalë.
Përdorni funksionin e ftohjes së shpejtë kur dëshironi të ftohni me shpejtësi ushqimet e vendosura në ndarjen e ftohësit. Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizoni këtë funksion para se t'i vendosni ushqimet në produkt.
Nëse nuk e çaktivizoni vetë, ngrirja e shpejtë do të çaktivizohet automatikisht pas 1 ore maksimumi ose kur ndarja e frigoriferit të arrijë temperaturën e kërkuar.
Nëse e shtypni butonin e ftohjes së shpejtë vazhdimisht me intervale të shkurtra, do të aktivizohet mbrojtja e qarkut elektronik dhe kompresori nuk do të ndizet menjëherë.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet korrenti.
34. 1 Treguesi i temperaturës së kabinës
“Joker” Këtu shfaqen vlerat e temperaturës të kabinës “Joker”.
34. 2 Treguesi i temperaturës së ndarjes së
ftohësit të verës Këtu shfaqen vlerat e temperaturës të kabinës së verës.20 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato janë të vlefshme për modelet e tjera.
5.2 Paneli i treguesve
Paneli i treguesve me prekje ju lejon të caktoni temperaturën dhe të kontrolloni funksionet e tjera në lidhje me frigoriferin. Thjesht shtypni butonat përkatës për parametrat e funksionit.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për 3 sekonda për ta fikur ose ndezur ftohësin.
2. Butoni i funksionit të ngrirjes së shpejtë
Shtypni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ngrirjes së shpejtë. Kur e aktivizoni funksionin, ndarja e ngrirësit do të ftohet në një temperaturë më të ulët se vlera e caktuar.
Përdorni funksionin e ngrirjes së shpejtë kur dëshironi të ngrini me shpejtësi ushqimet e vendosura në ndarjen e ngrirësit. Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizoni këtë funksion para se t'i vendosni ushqimet në produkt.
Nëse nuk e anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet automatikisht pas 24 orësh maksimumi ose kur ndarja e ngrirësit të arrijë temperaturën e duhur.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet korrenti.
3. Butoni përzgjedhës
Përdoreni këtë buton për të përzgjedhur kabinën, temperaturën e së cilës dëshironi të ndryshoni. Kaloni nga njëra kabinë në tjetrën duke shtypur këtë buton. Se cila kabinë përzgjidhet, kjo mund të kuptohet nga ikonat e kabinës (6, 25, 24). Ikona që ndizet mbi një kabinë tregon kabinën që ju keni përzgjedhur për t’ia ndryshuar vlerën e temperaturës. Më pas, ju mund të ndryshoni vlerën e caktuar duke shtypur butonin e rregullimit të temperaturës së kabinës (4)
4. Rregullimi i temperaturës / ulja e
temperaturës Kur e shtypni, ulet temperatura në ndarjen e përzgjedhur.
5. Treguesi i ngrirjes së shpejtë
Kjo ikonë ndizet kur është aktiv funksioni i ngrirjes së shpejtë.
6. Treguesi i ndarjes së frigoriferit
Kur ky tregues është aktiv, temperatura e ndarjes së ftohësit shfaqet në treguesin e temperaturës. Ndarja e ftohësit mund të caktohet në temperaturën 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2 ose 1°C / 46, 45, 44, 43, 42, 41, 40,39,38,37,36,35,34 ose 33°F duke shtypur butonin e rregullimit të temperaturës (4).
7. Treguesi i rregullimit të temperaturës
Shfaq vlerën e temperaturës në ndarjen e përzgjedhur.
8. Treguesi i vlerës farenhait
Është treguesi i temperaturës në farenhait. Kur aktivizohet treguesi i temperaturës në farenhait, vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në farenhait, ndërkohë që aktivizohet ikona përkatëse.21/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
9. Ikona e ftohësit “Joker”
Kur përzgjidhni ikonën e ftohësit “Joker” duke shtypur butonin FN (16) dhe pasi të shtypni butonin OK (17), kabina “Joker” kthehet në kabinë ftohëse dhe funksionon si ftohës.
10. Ikona e kabinës “Joker”
Shfaq ikonën e kabinës “Joker”.
11. Ikona e ngrirësit “Joker”
Kur përzgjidhni ikonën e ngrirësit “Joker” duke shtypur butonin FN (16) dhe pasi të shtypni butonin OK (17), kabina “Joker” kthehet në kabinë ngrirëse dhe funksionon si ngrirës.
12. Treguesi i ndërprerjes së energjisë/i
temperaturës së lartë/i paralajmërimeve për gabimet Ky tregues ndriçohet gjatë ndërprerjes së energjisë, defekteve të temperaturës së lartë dhe gjatë paralajmërimeve të gabimeve. Gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë, temperatura më e lartë e arritur në ndarjen e ngrirësit do të pulsojë në ekranin dixhital. Pasi të kontrolloni ushqimet që ndodhen në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e çaktivizimit të alarmit (19) për ta hequr paralajmërimin.
13. Vendosja e treguesit të temperaturës në
celsius dhe farenhait Shtypni butonin FN për shkuar te ky buton dhe përzgjidhni “farenhait” dhe “celsius” duke shtypur butonin OK. Kur të përzgjidhni tipin e dëshiruar të temperaturës, treguesi i temperaturës në “farenhait” dhe “celsius” do të ndriçojë.
14. Ikona e funksionit të pushimeve
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë tek ikona e çadrës) për të aktivizuar funksionin e pushimeve. Kur shkoni tek ikona e funksionit të pushimeve, ajo fillon të pulsojë. Në këtë mënyrë, mund të kuptohet nëse funksioni i pushimeve do të aktivizohet apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin OK, treguesi i funksionit të pushimeve ndizet (pa pulsuar) dhe kështu funksioni i pushimeve aktivizohet. Shtypni butonin OK për të çaktivizuar funksionin e pushimeve. Në këtë mënyrë, treguesi i funksionit të pushimeve do të fillojë të pulsojë dhe funksioni i pushimeve do të çaktivizohet.
15. Treguesi i funksionit të ftohjes së shpejtë
Ky aktivizohet atëherë kur aktivizohet funksioni i ftohjes së shpejtë.
Duke përdorur këtë buton, ju mund të kaloni nga njëri funksion që dëshironi të përzgjidhni në tjetrin. Pasi të shtypni këtë buton, ikona, funksioni i së cilës duhet të aktivizohet ose çaktivizohet, dhe treguesi i kësaj ikone fillojnë të pulsojnë. Butoni FN çaktivizohet nëse nuk shtypet për 20 sekonda. Për të ndryshuar funksionet, duhet ta shtypni përsëri këtë buton.
Pasi kaloni nga njëri funksion në tjetrin duke shtypur butonin FN, kur të anuloni ndonjë funksion duke shtypur butonin OK, do të pulsojë treguesi përkatës. Kur funksioni aktivizohet, ai mbetet i aktivizuar. Treguesi vazhdon të pulsojë për të treguar që ikona është e aktivizuar.
18. Butoni i funksionit të ftohjes së shpejtë
Ky buton ka dy funksione. Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë, shtypeni atë për pak kohë (shpejt). Treguesi i ftohjes së shpejtë do të çaktivizohet dhe produkti do të kthehet në parametrat normalë.
19. Paralajmërimi i çaktivizimit të alarmit
Në rastin e alarmit të ndërprerjes së energjisë/ temperaturës së lartë, pasi të kontrolloni ushqimet në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e çaktivizimit të alarmit për të çaktivizuar ikonën e paralajmërimit për temperaturat e larta (12).
20. Rivendosja e filtrit
Filtri rivendoset (kthehet në vlerat e parazgjedhura) kur butoni i çaktivizimit të alarmit (19) mbahet shtypur për 3 sekonda. Ikona e rivendosjes së filtrit fiket.
21. Ikona e funksionit ekologjik “eco fuzzy”
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë tek ikona e shkronjës “e”) për të aktivizuar funksionin ekologjik “eco fuzzy”. Kur shkoni tek ikona e funksionit “eco fuzzy”, ajo fillon të pulsojë. Në këtë mënyrë, mund të kuptohet nëse funksioni “eco fuzzy” do të aktivizohet apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin22 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit OK, ikona e funksionit “eco fuzzy” ndizet (pa pulsuar) gjatë këtij procesi. Nëse nuk shtypni asnjë buton pas 20 sekondash, ikona mbetet e ndezur. Në këtë mënyrë aktivizohet funksioni “eco fuzzy”. Për të anuluar funksionin “eco fuzzy”, shkoni tek ikona përsëri dhe shtypni butonin OK. Në këtë mënyrë, ikona e funksionit ekologjik “eco fuzzy” do të fillojë të pulsojë. Nëse, brenda 20 sekondash, nuk shtypni asnjë buton, ikona fiket dhe funksioni “eco fuzzy” çaktivizohet.
22. Ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë tek ikona e akullit) për të fikur aparatin e akullit. Ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit fillon të pulsojë atëherë kur shkoni tek ajo. Në këtë mënyrë mund të kuptoni nëse aparati i akullit do të aktivizohet apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin OK, ikona e aparatit të akullit ndizet (pa pulsuar) gjatë këtij procesi. Nëse nuk shtypni asnjë buton pas 20 sekondash, ikona dhe treguesi mbeten të aktivizuar. Në këtë mënyrë, aparati i akullit fiket. Për ta ndezur përsëri aparatin e akullit, shkoni tek ikona. Ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit do të fillojë të pulsojë. Nëse shtypni butonin OK, ikona do të fiket, në këtë mënyrë, aparati i akullit do të ndizet përsëri.
Tregon nëse funksioni “Icematic” është aktiv apo joaktiv.
Rrjedhja e ujit nga depozita e ujit do të ndalojë kur zgjidhet ky funksion. Sidoqoftë, akulli i prodhuar më parë mund të merret prej aparatit “Icematic”.
23. Ikona e rivendosjes së filtrit
Kjo ikonë ndriçon atëherë kur duhet bërë rivendosja (kthimi në gjendjen e mëparshme) e filtrit.
24. Treguesi i temperaturës në celsius
Është treguesi i temperaturës në celsius. Kur aktivizohet treguesi i temperaturës në celsius, vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në celsius, ndërsa ikona përkatëse aktivizohet.
25. Treguesi i ndarjes “Joker”
Kur ky tregues është aktiv, temperatura e ndarjes “Joker” (xhoker) shfaqet në treguesin e vlerës së temperaturës. Vlerat e temperaturës së ndarjes “Joker” ndryshohen duke shtypur butonin e rregullimit të temperaturës (4).
26. Treguesi i ndarjes së ngrirësit
Kur ky tregues është aktiv, temperatura e ndarjes së ngrirësit shfaqet në treguesin e temperaturës. Ndarja e ngrirësit mund të caktohet në temperaturën -16, -18, -19, -20, -21, -22 dhe -24°C /0, -2, -4, -6, -8, -10 dhe -12°F duke shtypur butonin e rregullimit të temperaturës (3).23/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
5.3 Ngrirja e ushqimeve të freskëta
t Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, ato duhet të ngrijnë sa më shpejt që është e mundur kur i vendosni në ndarjen e ngrirësit, përdorni veçorinë e ngrirjes së shpejtë për këtë qëllim. t Mund t'i ruani ushqimet për një kohë më të gjatë në ndarjen e ngrirësit kur i ngrini sa janë të freskëta. t Paketoni ushqimet që do të ngrini dhe mbylleni paketimin në mënyrë që të mos lejoni hyrjen e ajrit. t Sigurohuni që t'i paketoni ushqimet para se t'i vendosni në ngrirës. Përdorni kontejnerë për ngrirësin, letër alumini, letër kundër lagështisë, qese plastike dhe materiale të tjera paketimi në vend të letrës tradicionale të paketimit. t Etiketojeni çdo pako ushqimesh duke vendosur datën para se t'i ngrini. Në këtë mënyrë mund të dalloni freskinë e çdo ushqimi kur të hapni ngrirësin në çdo rast. Ushqimet e ngrira më parë ruajini në pjesën e përparme të ndarjes për t'u siguruar që do të përdorni ato në fillim. t Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të shkrihen dhe nuk duhet të ngrihen përsëri. t Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimesh në të njëjtën kohë. t “24 orë përpara se të ngrini ushqimet e freskëta, aktivizoni funksionin “Ngrirja e shpejtë” (quick freeze). Pakot me ushqim të freskët duhen vendosur në sirtarët e poshtëm. Pasi të vendosni pakot me ushqim të freskët, aktivizojeni përsëri funksionin “Ngrirja e shpejtë”.
5.4 Rekomandimet për ruajtjen
e ushqimeve të ngrira Kjo ndarje duhet të caktohet të paktën në -18°C.
1. Vendosini pakot në ngrirës sa më shpejt pas
blerjes pa lejuar që ato të shkrijnë.
2. Kontrolloni nëse datat e “përdorimit” dhe
“skadimit” në paketim kanë kaluar ose jo para se t'i ngrini.
3. Sigurohuni që paketimi i ushqimeve të mos
5.5 Informacione për ngrirjen e thellë
Sipas standardeve IEC 62552, produkti do të ngrijë të paktën 4.5 kg ushqime në temperaturë ambienti 25°C në temperaturën -18°C ose më të ulët brenda 24 orëve për çdo 100 litra të vëllimit të ngrirësit. Ushqimet mund të ruhen për një kohë të gjatë vetëm në temperaturat -18°C ose temperatura më të ulëta. Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë muaj (në -18°C ose në temperatura më të ulëta në ngrirje të thellë). Ushqimet për ngrirje nuk duhet të lejohen të bien në kontakt me artikujt e ngrirë më parë për të parandaluar shkrirjen e tyre të pjesshme. Përcaktimi i ndarjes së ngrirësit Përcaktimi i ndarjes së frigoriferit Shënime -18°C 4°C Ky është parametri normal i rekomanduar. -20, -22 ose -24°C 4°C Këta parametra rekomandohen kur temperatura e ambientit kalon 30°C. Ngrirja e shpejtë 4°C Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër. Produkti juaj do të kthehet te modaliteti i mëparshëm kur procesi të përfundojë. -18°C ose më i ftohtë 2°C Përdorni këto përcaktime nëse mendoni se ndarja e frigoriferit nuk është mjaft e ftohtë për shkak të kushteve të nxehtësisë së ambientit ose nga hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës. Kur ndarja e ngrirësit caktohet në funksioni e ngrirjes së shpejtë, edhe ndarja “Joker” (xhoker) caktohet në funksionin e ngrirjes së shpejtë.24 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit Ziejini perimet dhe kulloni ujin për t'i ruajtur perimet për një kohë më të gjatë si të ngrira. Pasi të kulloni ujin, vendosini ato në paketime që nuk lejojnë futjen e ajrit dhe vendosini në ngrirës. Ushqimet si banane, domate, sallatë, selino, vezë të ziera dhe patate nuk janë të përshtatshme për ngrirje. Kur i ngrini këto ushqime, do të ketë një ndikim negativ vetëm në vlerat e tyre ushqyese dhe në shijen e tyre. Ato nuk do të prishen që të jenë një rrezik për shëndetin e njerëzve.
5.6 Vendosja e ushqimeve
Raftet e ndarjes së ngrirësit Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akullore, perime, etj. Raftet e ndarjes së frigoriferit Ushqimet në tava, në pjata të mbuluara dhe në enë të mbyllura, vezët (në enë të mbyllura) Raftet e derës të ndarjes së frigoriferit Pije dhe ushqime të vogla të paketuara Ndarja e perimeve Perimet dhe frutat Ndarja e ushqimeve të freskëta Ushqimet delikate (ushqimet për mëngjes, produktet e mishit që do të konsumohen për një kohë të shkurtër)
5.7 Paralajmërimi i hapjes së derës
(Kjo veçori është opsionale) Do të dëgjoni një paralajmërim zanor kur dera e produktit tuaj lihet e hapur për 1 minutë. Ky paralajmërim çaktivizohet kur mbyllet dera ose kur shtypet një nga butonat e ekranit (nëse ka).
5.8 Rafti i perimeve
Ndarja e perimeve e frigoriferit është e projektuar në mënyrë të veçantë për t'i mbajtur perimet të freskëta pa humbur lagështinë. Për këtë qëllim, qarkullimi i ajrit të freskët rritet më shumë në ndarjen e perimeve në përgjithësi. Hiqni raftet e derës që qëndrojnë përballë ndarjes së perimeve para se të hiqni ndarjen e perimeve.
5.9 Rafti i perimeve që
kontrollon lagështinë (FreSHelf) (Kjo veçori është opsionale) Nivelet e lagështisë për frutat dhe perimet mbahen nën kontroll falë raftit të perimeve me lagështi të kontrolluar. Në këtë mënyrë, ushqimet do të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë. Ju rekomandojmë që perimet me gjethe, si lakrat dhe spinaqi dhe perimet e ndjeshme ndaj humbjes së lagështisë, t’i vini sa më horizontalisht që të mundni kur i fusni në sirtarin e perimeve, dhe jo në pozicion horizontal, mbi rrënjë. Kur bëni zëvendësimin e perimeve, duhet të merrni parasysh peshën specifike të tyre. Perimet e rënda dhe të forta duhen vendosur në fund të sirtarit/ ndarjes së perimeve ndërsa perimet e lehta dhe të buta duhet të vendosen sipër. Kurrë mos i lini perimet në qese plastike brenda sirtarit/ndarjes së perimeve. Nëse i lini në qese plastike, ato prishen shpejt. Nëse, për shkaqe higjienike, nuk dëshironi që perime të caktuara të bien në kontakt me perime të tjera, përdorni letër të shpuar (me vrima) ose ndonjë material të ngjashëm, dhe jo qese plastike. Mos vini dardha, kajsi, pjeshka, etj., sidomos ato fruta që nxjerrin sasi të mëdha etileni, në të njëjtin sirtar bashkë me frutat dhe perimet e tjera. Gazi etilen që lëshojnë këto fruta mund të bëjë që frutat e tjera të piqen më shpejt dhe të prishen brenda një kohe më të shkurtër.
5.10 Mbajtësja e vezëve
Mbajtësen e vezëve mund ta vendosni te dera ose në një raft të trupit sipas dëshirës. Nëse vendosni ta mbani në një raft të trupit, rekomandohet të zgjidhni më mirë raftet poshtë pasi janë më të ftohta.
Mos e vendosni mbajtësen e vezëve në ndarjen e ngrirësit.25/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
5.11 Seksioni i lëvizshëm i mesit
Seksioni i lëvizshëm i mesit është projektuar për të penguar daljen jashtë të ajrit të ftohtë brenda frigoriferit.
1- Izolimi realizohet kur gominat në derë shtypin
te sipërfaqja e seksionit të lëvizshëm të mesit kur mbyllen dyert e ndarjes së frigoriferit.
2- Një tjetër arsye për të cilën frigoriferi është
i pajisur me një seksion të lëvizshëm të mesit është se ky seksion rrit vëllimin neto të ndarjes së frigoriferit. Seksionet standarde të mesit zënë një vëllim deri diku të papërdorshëm në frigorifer. 3-Seksioni i lëvizshëm i mesit mbyllet atëherë kur mbyllet dera e majtë e ndarjes së ftohësit. 4-Ai nuk duhet të hapet manualisht. Ai lëviz nën drejtimin e pjesës plastike të trupit kur mbyllet dera. temperatura -6 gradë përdoret për të mbajtur mishin, deri në 2 javë, në një gjendje ku mund të pritet me lehtësi. Veçoria e kalimit te ndarja e frigoriferit ose e ngrirësit realizohet nga një element ftohës që ndodhet në seksionin e mbyllur (ndarja e kompresorit) prapa frigoriferit. Gjatë kohës kur ky element është në punë, ju mund të dëgjoni tinguj që ngjasojnë me tingullin e sekondave të një ore analoge. Kjo është diçka normale dhe jo defekt.
5.13 Drita blu/HarvestFresh
*Mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha modelet Për dritën blu, Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset e perimeve që ndriçohen me një dritë blu vazhdojnë fotosintezën nëpërmjet efektit të gjatësisë së valëve të dritës blu dhe ruajnë kështu përmbajtjen e vitaminave. Për HarvestFresh, Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset e perimeve që ndriçohen me teknologjinë HarvestFresh i ruajnë vitaminat për një kohë më të gjatë falë dritave blu, jeshile dhe të kuqe dhe cikleve të errësirës, të cilat simulojnë ciklin e një dite. Nëse e hapni derën e frigoriferit gjatë periudhës së errësirës së teknologjisë HarvestFresh, frigoriferi do ta zbulojë automatikisht këtë dhe do të aktivizojë dritën blu-jeshile ose të kuqe për ndriçimin e ndarëses së perimeve për lehtësinë tuaj. Pasi ta keni mbyllur derën e frigoriferit, periudha e errësirës do të vazhdojë duke përfaqësuar kohën e natës në ciklin e një dite.
5.14 Filtri i aromave
Filtri i aromave në kanalin e ajrimit të ndarjes së ftohësit parandalon krijimin e aromave të pakëndshme në frigorifer.
5.12 Ndarja e ruajtjes me
ftohje të kontrolluar Ndarja e ruajtjes me ftohje të kontrolluar e frigoriferit mund të përdoret në çdo modalitet të dëshiruar duke e përshtatur me temperaturat e ftohësit (2/4/6/8°C) ose të ngrirësit (-18/-20/- 22/-24). Mund ta mbani ndarjen në temperaturën e dëshiruar duke përdorur butonin e përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ruajtjes me ftohje të kontrolluar. Temperatura e ndarjes së ruajtjes me ftohje të kontrolluar mund të caktohet në 0 dhe 10 gradë, krahas temperaturave të ndarjes së ftohësit dhe në -6 gradë, krahas temperaturave të ndarjes së ngrirësit. Temperatura 0 gradë përdoret për të ruajtur më gjatë produktet delikate, ndërsa26 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
5.15 Mbajtësja e verës
(Kjo veçori është opsionale) 1 – Mbushni qilarin Qilari i verës është projektuar në mënyrë të tillë që të mbajë deri në 28 shishe përpara + 3 shishe që arrihen duke përdorur shinën teleskopike. Këto sasi maksimale të deklaruara jepen vetëm për qëllime informimi dhe përputhen me testet e kryera me shishet standarde të verës “Bordelaise 75cl”.
2- Temperaturat optimale të sugjeruara për shërbim
Këshillat tona: Nëse përzieni dy lloje verërash, zgjidhni cilësimin e temperaturës 12°C ashtu siç do të zgjidhnit edhe për një qilar të vërtetë. Për verërat e bardha, të cilat duhet të shërbehen në temperaturat midis 6 dhe 10°C, vendosini shishet në frigorifer 1/2 orë përpara se t’i shërbeni. Frigoriferi do t’i mbajë shishet në temperaturën e preferuar. Për sa u takon verërave të kuqe, ato ngrohen ngadalë në temperaturën e dhomës pasi t’i shërbeni. 16 -17°C Verërat fine “Bordeaux” - të kuqe 15 -16°C Verërat fine “Burgundy” - të kuqe 14 -16°C Grand crus (rritja e madhe) e verërave të bardha të thata 11 -12°C Verërat e kuqe të lehta, të reja dhe me shije frutash 10 -12°C Verërat rozë të Provencës, verërat franceze 10 -12°C Verërat e bardha të thata dhe verërat e kuqe të vendit
8 - 10°C Verërat e bardha të vendit
6-°C Verërat e bardha të ëmbla27/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
3- Sugjerime lidhur me hapjen e shishes së verës përpara shijimit:
Verërat e bardha Rreth 10 minuta përpara se t’i shërbeni Verërat e kuqe të reja Rreth 10 minuta përpara se t’i shërbeni Verërat e kuqe të trasha dhe të vjetërsuara Rreth 30 deri në 60 minuta përpara se t’i shërbeni
4- Për sa kohë mund të ruhet një shishe e hapur?
Shishet e pambaruara të verës duhet të mbyllen si duhet me tapë dhe mund të ruhen në një vend të ftohtë dhe të thatë për këto periudha: Verërat e bardha Verërat e kuqe 75 % e shishes plot 3 deri në 5 ditë 4 deri në 7 ditë 50 % e shishes plot 2 deri në 3 ditë 3 deri në 5 ditë Më pak se 50 % 1 ditë 2 ditë28 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
5.16 Përdorimi i shpërndarësit
të brendshëm të ujit dhe i shpërndarësit të ujit në derë (në disa modele) Pasi ta lidhni frigoriferin me një burim uji ose pasi të zëvendësoni filtrin e ujit, shkarkoni ujin nga sistemi i ujit. Përdorni enë rezistuese për të shtypur dhe mbajtur shtypur levën/rubinetin e shpërndarësit të ujit për 5 sekonda, pastaj lëshojeni për 5 sekonda. Përsëritini këto veprime derisa uji të fillojë të rrjedhë. Sapo të fillojë të rrjedhë uji, vazhdoni ta shtypni dhe ta lëshoni rubinetin e shpërndarësit (5 sekonda shtypur, 5 sekonda lëshuar) derisa të dalin gjithsej 4 galonë (15 litra) ujë. Në këtë mënyrë, nga filtri dhe sistemi i shpërndarjes së ujit do të dalë i gjithë ajri, ndërsa filtri i ujit do të bëhet gati për përdorim. Në disa shtëpi, mund të jetë e nevojshme të shkarkohet më shumë ujë. Teksa ajri del nga sistemi, uji nga shpërndarësi mund të dalë me flluska. Lëreni frigoriferin 24 orë për të ftohur ujin. Çdo javë shpërndani një sasi uji të mjaftueshme për të pasur ujë të freskët në depozitë.
Pas 5 minutash shpërndarjeje të pandërprerë, shpërndarësi ndalon shpërndarjen e ujit me qëllim që të parandalojë përmbytjen. Për të vazhduar shpërndarjen, shtypni përsëri rubinetin e shpërndarësit.
5.17 Shpërndarja e ujit
Ndërsa shtypni rubinetin e shpërndarësit, vendosni poshtë tij një enë. Lëshojeni rubinetin për të ndaluar shpërndarjen e ujit.
Është normale që në fillim disa gota me ujë nga aparati (shpërndarësi) të jenë të ngrohta.
Nëse aparati i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, hidhini poshtë gotat e para me ujë për të marrë ujë të pastër. Gjatë përdorimit fillestar, duhet të prisni rreth 24 orë që uji të ftohet. Largojeni gotën disa momente pasi të tërhiqni rubinetin. Select Quick FreezeQuick Cool FNOK3 “3 “ SelectQuick FreezeQuick Cool
3 “ 3 “ Shpërndarës uji në derë (në disa modele) SelectQuick FreezeQuick Cool
3 “ 3 “ Select Quick FreezeQuick Cool FNOK3 “3 “ Shpërndarjes uji i integruar (inkaso) (në disa modele)29/34 SQManuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
(në disa modele) Për të përftuar akull në “Icematic”, mbusheni me ujë depozitën në ndarjen e ftohjes deri në nivelin maksimal. Kubat e akullit në sirtarin e akullit mund të ngjisin me njëri-tjetrin dhe të bëhen topth i madh për shkak të ajrit të nxehtë dhe të lagësht brenda rreth 15 ditësh. Kjo është normale. Nëse nuk mund ta ndani topin e kupave të akullit, mund ta zbrazni enën e akullit dhe të përgatisni akull përsëri.
Rekomandohet ta ndërroni ujin e depozitës nëse uji qëndron aty për më shumë se 2-3 javë.
Zhurmat e çuditshme që dëgjoni nga frigoriferi çdo 120 minuta janë zhurma që krijohen gjatë bërjes së akullit dhe derdhjes së ujit. Kjo është normale.
Nëse nuk dëshironi të bëni akull, shtypni ikonën e çaktivizimit të funksionit “Icematic” për ta ndaluar pajisjen “Icematic”, duke kursyer kështu energji elektrike dhe duke zgjatur jetëgjatësinë e frigoriferit.
Është normale që të bien disa pika ujë nga rubineti i shpërndarësit të ujit pasi keni marrë ujë.
5.18 Për përdorimin e
shpërndarësit të ujit
Përpara se ta përdorni ftohësin për herë të parë dhe pasi të vendosni filtrin e ujit, aparati i shpërndarjes së ujit mund të rrjedhë ujë. Për të penguar pikimin ose rrjedhjen e ujit nga shpërndarësi, ju lutem nxirrni ajrin nga sistemi i ujit duke derdhur 5-6 galonë (rreth 20 litra) ujë nga rubineti i shpërndarësit përpara se ta përdorni për herë të parë dhe çdo herë që ndërroni filtrin e ujit. Në këtë mënyrë, do të hiqni ajrin që ka ngelur në sistem dhe do të ndaloni rrjedhin e ujit nga shpërndarësi i ujit. Nëse në rrjedhën e ujit ka ndonjë pengesë, duhet të kontrolloni pozicionin e bashkueses dhe nivelimin e vijës së ujit në anën e pasme të njësisë.
Nëse shpërndarësi i ujit rrjedh vetëm disa pika ujë pasi keni derdhur nga rubineti pak ujë, kjo është diçka normale.30 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Vënia në punë e produktit
5.20 Pajisja “Icematic” dhe ena
e ruajtjes së akullit (në disa modele) Përdorimi i pajisjes “Icematic” Mbusheni pajisjen “Icematic” me ujë dhe vendoseni në vendin përkatës. Akulli do të jetë gati për afro dy orë. Mos e hiqni pajisjen “Icematic” nga vendi i saj për të marrë akullin. Rrotulloni dorezat në rezervuarët e akullit në drejtim orar me 90 gradë. Kubat e akullit në rezervuarë do të bien në kontejnerin e ruajtjes së akullit poshtë. Mund ta nxirrni kontejnerin e ruajtjes së akullit dhe t'i përdorni kubat e akullit. Nëse dëshironi, mund t'i mbani kubat e akullit në kontejnerin e ruajtjes së akullit. Kontejneri i ruajtjes së akullit Kontejneri i ruajtjes së akullit është vetëm për grumbullimin e kubave të akullit. Mos hidhni ujë në të. Në rast të kundërt, ai do të thyhet.31/34 SQManuali i frigoriferit / i përdorimit 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi Jetëgjatësia e produktit rritet nëse ai pastrohet rregullisht
Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta dhe gërryese, sapun, pastrues shtëpiak, detergjente dhe shkëlqyes me dyllë për pastrimin.
Tretni një lugë çaji me karbonat në një gjysmë litri ujë. Lagni një rrobë me këtë solucion dhe shtrydheni mirë. Fshini pjesën e brendshme të pajisjes me këtë rrobë dhe thajeni mirë.
Sigurohuni që uji të mos hyjë te struktura e llambës dhe elementet e tjera elektrike.
Pastroni derën me një rrobë të njomë. Për të hequr raftet e derës dhe të trupit të pajisjes, hiqni të gjitha përmbajtjet e tyre. Hiqni raftet e derës duke i lëvizur lart. Pas pastrimit, rrëshqitini nga lart poshtë për t'i montuar.
Mos përdorni asnjëherë substanca ose ujë me klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët me veshje kromi të produktit. Klori shkakton gërryerjen e sipërfaqeve të tilla metalike. t Mos përdorni mjete të mprehta, gërryese, sapun, substanca pastrimi të shtëpisë, detergjente, vajguri, kaburant, vaj, bojë etj. për të parandaluar heqjen dhe deformimin e printimeve në pjesët plastike. Përdorni ujë të vakët dhe një pecetë të butë për pastrimin dhe më pas thajeni duke e fshirë. 6.1. Shmangia e aromave të këqija Për prodhimin e pajisjeve tona nuk përdoren materiale që mund të shkaktojnë aroma. Sidoqoftë, për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes së ushqimeve dhe mospastrimit të sipërfaqes së brendshme të pajisjes si duhet mund të shfaqet problemi i aromave të këqija. Për këtë arsye, pastrojeni frigoriferin me karbonat të tretur në ujë çdo 15 ditë.
Mbajini ushqimet në kontejnerë të mbyllur. Mikroorganizmat që përhapen nga kontejnerët e pambuluar mund të shkaktojnë aroma të pakëndshme.
Mos mbani asnjëherë ushqime të prishura dhe me data të skaduara në frigorifer. 6.2. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike Pastroni menjëherë me ujë të ngrohtë pasi vaji mund të shkaktojë dëmtim në sipërfaqe kur bie mbi sipërfaqet plastike. 6.3. Xhamat e derës Hiqni fletën mbrojtëse të xhamave. Në sipërfaqen e xhamave ka një shtresë. Kjo shtresë minimizon grumbullimin e njollave dhe ndihmon në heqjen e njollave dhe papastërtive me lehtësi. Xhamat që nuk janë të mbrojtura me një veshje të tillë mund të jenë objekt i grumbullimit të papastërtive organike ose joorganike me bazë uji ose ajri si smërçi, kripëra minerale, hidrokarbure të padjegura, okside metali dhe silikonë që mund të shkaktojnë njolla ose dëmtime të materialeve me shpejtësi dhe me lehtësi. Pastrimi i vazhdueshëm i xhamit bëhet i vështirë, pavarësisht pastrimit të rregullt. Si pasojë, pamja dhe tejdukshmëria e xhamit do të përkeqësohet. Substancat dhe metodat e pastrimit të ashpra dhe gërryese do t'i përkeqësojnë këto defekte dhe do ta shpejtojnë këtë proces. Për pastrimin e rregullt duhet të përdoren produkte pastrimi me bazë uji që nuk janë alkaline dhe gërryese. Për pastrimin duhet të përdoren materiale jo alkaline dhe jo gërryese në mënyrë që jetëgjatësia e kësaj veshjeje të zgjasë për një kohë të gjatë. Këta xhama janë të temperuar, për të rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj goditjeve dhe thyerjes. Në sipërfaqet e tyre të pasme është vendosur po ashtu një fletë sigurie si një masë shtesë sigurie për të parandaluar dëmtimet e ambientit rrethues në rast se thyhen. *Alkali është një bazë që krijon jone hidroksidi (OH¯) kur tretet në ujë. Li (litiumi), Na (natriumi), K (kaliumi) Rb (rubidiumi), Cs (ceziumi) dhe metalet artificiale dhe radioaktive Fr (fansiumi) quhen METALE ALKALINE.32 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit 7 Zgjidhja e problemeve Kontrolloni këtë listë para se të kontaktoni me servisin. Kjo do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përfshin ankesat e shpeshta që nuk janë të lidhura me defekte të prodhimit ose të materialeve. Disa veçori të përmendura këtu mund të mos jenë të vlefshme për produktin tuaj. Frigoriferi nuk punon. t Spina elektrike nuk është vendosur mirë. >>> Shtyjeni që të jetë e vendosur mirë në prizë. t Siguresa e lidhur me prizën e produktit ose siguresa kryesore mund të jetë e djegur. >>> Kontrolloni siguresat. Kondensim në faqen anësore të ndarjes së ftohësit (pjesa me shumë zona, ftohësi, kontrolli dhe zona fleksibël) t Mjedisi është shumë i lagësht. >>> Mos e montoni produktin në mjedise me lagështi. t Ushqimet e lëngshme mbahen në mbajtëse të paizoluara. >>> Mbajini ushqimet e lëngshme në mbajtëse të izoluara. t Dera e produktit është lënë e hapur. >>> Mos e mbani derën e frigoriferit të hapur për periudha të gjata. t Temperatura e termostatit është shumë e ulët. >>> Vendoseni termostatin në temperaturën e duhur Kompresori nuk punon. t Në rast se ndërprerjeve të energjisë ose heqjes dhe rivendosjes së spinës, presioni i gazit në sistemin e ftohjes së produktit nuk është i ekuilibruar dhe kjo aktivizon mbrojtjen termik të kompresorit. Produkti do të rifillojë punën pas afro 6 minutash. Nëse produkti nuk rifillon punën pas kësaj periudhe, kontaktoni me servisin. t Shkrirja është aktive. >>> Kjo është normale për një produkt me shkrirje automatike. Shkrirja kryhet periodikisht. t Produkti nuk është në prizë. >>> Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë në prizë. t Përcaktimi i temperaturës nuk i gabuar. >>> Zgjidhni përcaktimin e përshtatshëm të temperaturës. t Nuk ka energji elektrike. >>> Produkti do të vazhdojë të punojë si normalisht pas rikthimit të energjisë Zhurma e përdorimit të frigoriferit rritet gjatë punës. t Rendimenti i përdorimit të frigoriferit mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të temperaturës së ambientit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Frigoriferi punon shumë shpesh dhe për një kohë të gjatë. t Produkti i ri mund të jetë më i madh se produkti i mëparshëm. Produktet e mëdha do të punojnë për periudha më të gjata. t Temperatura e dhomës mund të jetë shumë e lartë. >>> Produkti do të punojë normalisht për periudha më të gjata në temperatura më të larta të dhomës. t Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të. >>> Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur vendoset në prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja. Kjo është normale. t Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti. t Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Ajri i ngrohtë që lëviz brenda do të bëjë që produkti të punojë më gjatë. Mos i hapni shumë shpesh dyert. t Dera e ngrirësit ose e ftohësit mund të jetë pak e hapur. >>> Kontrolloni që dyert të jenë të mbyllura mirë. t Produkti mund të jetë vendosur në temperaturë shumë të ulët. >>> Vendoseni temperaturën pak më lart dhe prisni që produkti të arrijë temperaturën e rregulluar. t Rondelja e derës së ftohësit ose ngrirësit mund të jetë e pistë, e konsumuar, e thyer ose jo në vendin e duhur. >>> Pastroni ose ndërroni rondelen. Rondelet e dëmtuara/të konsumuara të derës do të bëjnë që produkti të punojë për periudha më të gjata për të ruajtur temperaturën aktuale. Zgjidhja e problemeve33/34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit Zgjidhja e problemeve t Temperatura e ndarjes së ngrirësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri. t Temperatura e ftohësit është shumë e ulët, por temperatura e ngrirësit është e përshtatshme. t Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri. t Ushqimet në raftet e ndarjes së ftohësit janë të ngrira t Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri. t Temperatura në ftohës ose në ngrirës është shumë e lartë. t Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e lartë. >>> Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ftohësit ka ndikim në temperaturën në ndarjen e ngrirësit. Prisni deri sa temperatura e pjesëve përkatëse të arrijë një nivel të mjaftueshëm duke e ndryshuar temperaturën e ndarjes së ftohësit ose të ngrirësit. t Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni shumë shpesh dyert. t Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën. t Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të. >>> Kjo është normale. Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur vendoset në prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja. t Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti. Dridhje ose zhurmë. t Dyshemeja nuk është në nivel ose e qëndrueshme. >>> Nëse produkti tundet kur e lëvizni ngadalë, rregulloni mbështetëset për ta sjellë produktin në ekuilibër. Sigurohuni po ashtu që dyshemeja të jetë mjaft e fortë për të mbajtur produktin. t Artikujt e vendosur në produkt mund të shkaktojnë zhurmë. >>> Hiqni artikujt e vendosur në produkt. t Produkti bën zhurma si rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj. t Parimet e funksionimit të produktit përfshijnë rrjedhjen e lëngjeve dhe të gazeve. >>> Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Ka zhurmë sikur fryn erë nga produkti. t Produkti përdor një ventilator për procesin e ftohjes. Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Ka kondensim në muret e brendshme të produktit. t Moti i nxehtë ose i lagësht do të rrisë krijimin e akullit dhe të kondensimit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt. t Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni shumë t shpesh dyert - nëse është e hapur, mbylleni derën. t Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën. t Ka kondensim në pjesën e jashtme të produktit ose midis dyerve. t Moti në ambient mund të ketë lagështi, kjo është normale në një mot të lagësht. >>> Kondensimi t do të largohet kur të ulet lagështia. t Pjesa e brendshme ka aromë të keqe. Zgjidhja e problemeve34 /34 SQ Manuali i frigoriferit / i përdorimit t1SPEVLUJOVLÑTIUÑQBTUSVBSSSFHVMMJTIU Pastroni pjesën e brendshme rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë dhe ujë me sodë. t%JTBNCBKUÑTFEIFNBUFSJBMFQBLFUJNJNVOE të shkaktojnë aroma. >>> Përdorni mbajtëse dhe materiale paketimi pa aroma. t6TIRJNFUKBOÑWFOEPTVSOÑNCBKUÑTFUÑ paizoluara. >>> Mbajini ushqimet në mbajtëse të izoluara. Mikroorganizmat mund të përhapen nga ushqimet e paizoluara dhe të shkaktojnë aroma të këqija. Hiqni ushqimet e skaduara ose të prishura nga produkti. Dera nuk mbyllet. t Paketimet e ushqimeve mund të bllokojnë derën. >>> Zhvendosni artikujt që bllokojnë dyert. t Produkti nuk qëndron drejt vertikalisht në dysheme. >>> Rregulloni mbështetëset për ekuilibrimin e produktit. t Dyshemeja nuk është në nivel ose e qëndrueshme. >>> Sigurohuni që dyshemeja të jetë në nivel dhe mjaft e fortë për të mbajtur produktin. Koshi i perimeve është bllokuar. t Ushqimet mund të jenë në kontakt me pjesën e sipërme të raftit. >>> Sistemoni përsëri ushqimet në raft. Nëse Sipërfaqja E Produktit Është E Nxehtë t Mund të vërehen temperatura të larta midis dy dyerve, në panelet anësore dhe në grilën e pasme ndërsa produkti është në punë. Kjo është normale dhe nuk kërkon shërbim mirëmbajtjeje!Bëni kujdes kur prekni këto zona.
Notice-Facile