GORENJE K17GDW - çajnik

K17GDW - çajnik GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas K17GDW GORENJE në format PDF.

📄 51 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE K17GDW - page 49
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitKazan elektrik pa kabllo
MarkaGorenje
ModeliK17GDW
Kapaciteti1,7 L
Fuqia nominale2200 W
Furnizimi me energji220-240 V ~ 50/60 Hz
MaterialiÇelik inoks
NgjyraBardhë
Lloji i bazësBazë rrotulluese 360°
Treguesi i nivelit të ujitPo, i shkallëzuar
Filtër kundër gëlqeresI integruar në grykën e derdhjes
Hapja e kapakutMe buton shtypës
Ndalimi automatikPo, në zierje
Mbrojtja nga zierja pa ujëPo, me rivendosje manuale
Unazë ndriçuese e ndezjesPo
Gjatësia e kabllos së energjisë75 cm
Pastrimi dhe mirëmbajtjaMos e zhyt në ujë; pastroni rregullisht nga gëlqerja me uthull ose heqës gëlqereje
Frekuenca e rekomanduar e pastrimit nga gëlqerjaSipas fortësisë së ujit (çdo 1 deri në 3 muaj)
Pesha0,8 kg
Dimensionet (Gjatësi x Gjerësi x Lartësi)22 x 16 x 25 cm
Garancia2 vjet (shih broshurën)

Pyetjet më të shpeshta - K17GDW GORENJE

Si të përdorni kazanin Gorenje K17GDW ?
Hapni kapakun, mbushni me ujë deri në nivelin e dëshiruar (jo mbi maksimumin), mbyllni kapakun, vendoseni mbi bazën, lidheni dhe shtypni çelësin. Unaza ndriçuese ndizet. Ndalesa është automatike në zierje.
Cili është kapaciteti maksimal i kazanit?
Kapaciteti maksimal është 1,7 litra. Mos e kaloni treguesin e nivelit maksimal për të shmangur spërkatjet e ujit të vluar.
Si të pastroni kazanin nga gëlqerja?
Mbushni 3/4 me ujë, zieni, shtoni uthull të bardhë (8% acid) deri në maksimum, lini të veprojë gjithë natën, më pas shpëlajeni mirë. Mund të përdorni gjithashtu një heqës gëlqereje tregtar.
Çfarë të bëni nëse kazani nuk ndizet?
Kontrolloni prizën dhe lidhjen. Sigurohuni që kazani të jetë vendosur saktë mbi bazën. Nëse mbrojtja nga zierja pa ujë është aktivizuar, vendoseni çelësin në Fikur, lëreni të ftohet 10 minuta, më pas ngrini kazanin nga baza për ta rivendosur.
A mund të ngrohni diçka tjetër përveç ujit?
Jo, kazani është i dizajnuar vetëm për të zier ujë. Mos vendosni supë, qumësht ose lëngje/ushqime të tjera, pasi mund të dëmtoni pajisjen.
Si të pastroni pjesën e jashtme të kazanit?
Shkëputeni pajisjen dhe fshijeni pjesën e jashtme me një leckë të lagur. Mos përdorni produkte gërryese ose sfungjer metalik. Mos e zhytni kurrë kazanin ose bazën në ujë.
A fiket kazani automatikisht?
Po, fiket automatikisht sapo uji arrin valimin. Unaza ndriçuese fiket. Më pas mund ta shkëputni dhe të shërbeni.
Çfarë të bëni në rast të tejmbushjes ose ujit të derdhur?
Nëse uji ka rrjedhur mbi bazën, fshijeni me kujdes përpara se të ripërdorni kazanin. Sigurohuni të mos mbushni mbi nivelin maksimal për të shmangur tejmbushjet.
Si të hapni kapakun në mënyrë të sigurt?
Shtypni butonin e hapjes të vendosur në dorezë. Kujdes: pas zierjes, prisni disa sekonda para se të hapni për të shmangur djegiet nga avulli.
Ku të gjeni pjesë këmbimi ose të riparoni kazanin?
Kontaktoni shërbimin pas-shitjes Gorenje të vendit tuaj ose shitësin tuaj Gorenje. Pjesët duhet të zëvendësohen nga personel i kualifikuar. Referojuni broshurës së garancisë për kontaktet.

Pyetjet e përdoruesve rreth K17GDW GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin çajnik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K17GDW - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K17GDW e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT K17GDW GORENJE

Udhëzime për përdorim AL

SI Navodila za uporabo.... 3

AL Udhëzime për përdorim 49

Splošni opis

GORENJE K17GDW - Splošni opis - 1

  1. Kapaku
  2. Butoni për lirimin e kapakut
  3. Butoni On/off
  4. Baza
  5. Treguesi i nivelit të ujit
  6. Gryka

E rëndësishme

Lexoni me kujdes këto udhëzime për përdorim para se të përdorni pajisjen dhe ruajeni atë për referencë në të ardhmen. Kontrolloni nëse voltazhi i treguar në bazën e çajnikut korrespondon me tensionin e rrjetit elektrik vendas përpara se të lidhni pajisjen.

Përdorni çajnikun vetëm në kombinim me bazën e tij originale.

Vendosni gjithnjë bazën dhe çajnikun në një sipërfaqe të thatë, të sheshtë dhe të gëndrueshme.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata mbikëqyren ose u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfshira.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët nëse nuk janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nuk mbikëqyren. Mbajeni pajisjen larg fëmijëve. Mos lejoni që kablli të varet në skajet e një tryeze ose tavoline pune. Kablli i tepërt mund të ruhet në bazën e pajisjes.

Mbajeni kabllin, bazën dhe pajisjen larg sipërfaqeve të nxehta.

Mos e përdorni pajisjen nëse kablloja elektrike, priza, baza ose vetë pajisja janë dëmtuar.

Nëse kablli i rrymës elektrike është dëmtuar, ai gjithmonë duhet të zëvendësohet nga Gorenje, një qendër shërbimi e autorizuar nga Gorenje ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme, në mënyrë që të shmangni ndonjë rrezik.

Mos e zhytni pajisjen ose bazën në ujë ose ndonjë lëng tjetër.

Çajniku ka për qëllim vetëm zierjen e ujit. Mos e përdorni për të ngrohur supë ose lëngje të tjera ose gjellë, ushqim kavanozi apo të konservuar.

Uji i vluar mund të shkaktojë djegie serioze. Bëni kujdes kur çajniku përmban ujë të nxehtë.

Asnjëherë mos e mbushni çajnikun përtej treguesit të nivelit maksimal. Nëse çajniku është tejmbushur, uji i vluar mund të nxirret nga gryka dhe të shkaktojë djegie.

Mos e hapni kapakun kur uji është duke vluar. Bëni kujdes kur hapni kapakun menjëherë pasi të ketë zierë uji: avulli që del nga çajniku është shumë i nxehtë.

Shmangni prekjen e trupit të çajnikut, pasi nxehet shumë gjatë përdorimit.

Gjithmonë ngrijeni çajnikun nga doreza e tij.

Gjithmonë sigurohuni që uji në çajnik të paktën të mbulojë pjesën e poshtme të çajnikut për të parandaluar zierjen e çajnikut në të thatë.

Një sasi kondensimi mund të shfaqet në bazën e çajnikut. Kjo është krejtësisht normale dhe nuk do të thotë që çajniku ka ndonjë defekt.

Në varësi të ngurtësisë së ujit në zonën tuaj, njolla të vogla mund të shfaqen në elementin ngrohës të çajnikut tuaj kur ju e përdorni. Ky fenomen është rezultat i grumbullimit të smërçit në pjesën e brendshme të çajnikut me kalimin e kohës. Sa më i fortë uji, aq më shpejt do të krijohet smërçi. Smërçi mund të ndodhë në njgyra të ndryshme. Edhe pse smërçi është i padëmshëm, sasia e madhe e smërçit mund të ndikojë në funksionimin e çajnikut tuaj. Hiqni smërçin rregullisht duke ndjekur duhëzimet e dhëna në kapitullin «Heqja e smërçit».

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje Gorenje përputhet me të gjitha standardet në lidhje me fushat elektromagnetike (EMF). Nëse trajtohet siç duhet dhe sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, pajisja është e sigurt për t'u përdorur bazuar në provat shkencore të disponueshme sot.

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky udhëzues është korniza e një vlefshmërie mbarë-evropiane për kthimin dhe riciklimin e mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Mbrojtja nga zierja në të thatë

Ky çajnik është i pajisur me mbrojtje nga zierja në të thatë. Kjo pajisje automatikisht do të fikë çajnikun nëse ndizet aksidentalisht kur nuk ka ujë ose nuk ka mjaftueshëm ujë në të. Çelësi on/off (i ndezjes/fikjes) do të qëndrojë në pozicionin ‘on’ (ndezur), por unaza e dritës së ndezjes do të fiket. Vendosni çelësin on/off (të ndezjes/fikjes) në ‘off’ (fikur) dhe lini çajnikun të ftohet për 10 minuta. Pastaj ngrini çajnikun nga baza e tij për të rivendosur mbrojtjen në të thatë. Çajniku tani është gati për përdorim përsëri.

Përpara përdorimit të parë

  1. Hiqni ngjitësit, nëse ka, nga baza ose çajniku.
  2. Vendoseni bazën në një sipërfaqe të thatë, të gëndrueshme dhe të sheshtë.
  3. Shpëlajeni çajnikun me ujë.
  4. Mbushni çajnikun me ujë deri në nivelin maksimal dhe lëreni të vlojë një herë (shih 'Përdorimi i pajisjes').
  5. Derdhni ujin e nxehtë dhe shpëlajeni çajnikun edhe një herë.

Përdorimi i pajisjes

  1. Hapni kapakun duke shtypur butonin e lirimit të kapakut.
  2. Mbushni çajnikun me ujë. Ju mund ta mbushni çajnikun ose përmes grykës ose përmes kapakut të hapur.
  3. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur siç duhet për të parandaluar që çajniku të thahet.
  4. Vendosni çajnikun në bazën e tij.
  5. Vendosni spinën në prizën e murit.
  6. Vendosni çelësin on/off në ‘l’.

Unaza e dritës së ndezjes ndizet dhe çajniku fillon të nxehet.

Çajniku fiket automatikisht kur uji ka arritur pikën e vlimit.

Pastrimi dhe heqja e smërçit

Gjithmonë hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni atë.

Mos përdorni mjete pastruese gërryese, pluhur gërryes, etj. për të pastruar çajnikun.

Asnjëherë mos e zhytni çajnikun ose bazën e tij në ujë.

Heqja e smërçit nga çajniku

Heqja e smërçit do të rrisë jetëgjatësinë e çajnikut.

Në rast përdorimi normal (deri në 5 herë në ditë), rekomandohet frekuenca e mëposhtme e heqjes së smërçit:

Një herë në 3 muaj për zonat me ujë të butë (deri në 18 dH).

Një herë në muaj për zonat me ujë të fortë (më shumë se 18 dH).

  1. Mbushni çajnikun me ujë deri në tre të katërtat e nivelit maksimal dhe lëreni ujin të ziejë.
  2. Pasi të jetë fikur çajniku, shtoni uthull të bardhë (8% acid acetik) në nivelin maksimal.
  3. Lëreni solucionin në çajnik gjatë gjithë natës.
  4. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni në pjesën e brendshme tërësisht.
  5. Mbushni çajnikun me ujë të pastër dhe vloni ujin.
  6. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni përsëri me ujë të pastër.

Përsëriteni procedurën nëse ka ende një sasi smërçi në çajnik.

Ju gjithashtu mund të përdorni një zbutës të përshtatshëm. Në një rast të tillë, ndiqni udhëzimet në paketim.

Mjedisi

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj, por dorëzojeni atë në një pikë zyrtare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Garancia dhe shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje-s.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : K17GDW

Kategori : çajnik