GORENJE K15DWS - çajnik

K15DWS - çajnik GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas K15DWS GORENJE në format PDF.

📄 44 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE K15DWS - page 42
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Ibrik uji
Marka Gorenje
Modeli K15DWS
Hapja e kapakut Butoni i lirimit
Çelës ndezës/fikës Po, me llambë kontrolluese
Fikje automatike Po, gjatë zierjes dhe punimit pa ujë
Mbrojtja nga punimi pa ujë Po, fikje sigurie kur pajisja është bosh
Baza Baza origjinale me mbështjellës kablli
Kablli lidhës Mbështillet rreth bazës
Pastrimi Pjesa e jashtme me leckë të butë dhe detergjent të butë
Shkallëzimi Me uthull (8%) ose pastrues special; për ujë të butë çdo 3 muaj, për ujë të fortë çdo muaj
Udhëzime sigurie Mos e zhytni në ujë; mos e hapni kapakun gjatë zierjes; sipërfaqe të nxehta
Qëllimi i përdorimit Vetëm për zierjen e ujit; jo për supë ose lëngje të tjera
Garancia dhe servisi Qendra e shërbimit të Gorenje në vendin përkatës
Mbrojtja e mjedisit Pajisjen e vjetër mos e hidhni në mbeturinat shtëpiake; riciklim

Pyetjet më të shpeshta - K15DWS GORENJE

Si e ndez ibrikun e ujit?
Vendosni çelësin ndezës/fikës në pozicionin E (I). Llamba kontrolluese ndizet dhe pajisja fillon të ngrohet. Pas zierjes, fiket automatikisht.
Çfarë duhet të kem parasysh para përdorimit të parë?
Hiqni të gjitha etiketat, shpëlajeni ibrikun, mbushni deri në shenjën MAX me ujë, zieni një herë dhe pastaj zbrazeni.
Si e hap kapakun?
Shtypni levën e lirimit në kapak për ta hapur. Mbylleni kapakun fort përpara se të ndizni ibrikun.
Sa ujë mund të hedh?
Hidhni të paktën aq ujë sa të mbulojë fundin, dhe maksimumi deri në shenjën MAX. Shumë ujë mund të spërkat gjatë zierjes dhe të shkaktojë djegie.
Çfarë është mbrojtja nga punimi pa ujë?
Mbrojtja nga punimi pa ujë fiket automatikisht pajisjen kur ka shumë pak ose aspak ujë në enë. Çelësi mbetet në pozicionin E (I), llamba fiket. Vendosni çelësin në pozicionin OFF (O) dhe prisni 10 minuta, pastaj hiqni ibrikun nga baza për të rivendosur mbrojtjen.
Si e pastroj ibrikun e ujit?
Fshijeni pjesën e jashtme me një leckë të butë dhe pak detergjent të butë. Mos e zhytni pajisjen, bazën ose kabllin në ujë.
Si e shkallëzoj ibrikun e ujit?
Mbushni ibrikun 3/4 me ujë dhe zieni. Pastaj shtoni uthull të bardhë (8%) deri në shenjën MAX dhe lëreni tretësirën të veprojë gjatë natës. Zbrazeni, shpëlajeni dhe më pas zieni ujë të pastër. Përsëriteni nëse është e nevojshme ose përdorni një pastrues special.
Pse fiket ibriku gjatë punës?
Shkaqet e mundshme: Uji vlon (fikje normale automatike), mbrojtja nga punimi pa ujë është aktivizuar (shumë pak ujë), ose pajisja është mbinxehur. Lëreni të ftohet dhe kontrolloni nivelin e ujit.
A mund ta përdor ibrikun për lëngje të tjera përveç ujit?
Jo, përdorni ibrikun vetëm për zierjen e ujit. Supa, qumështi ose lëngjet e tjera mund të dëmtojnë pajisjen dhe të shkaktojnë djegie.
Si ta mbështjell kabllin si duhet?
Mbështilleni kabllin e tepërt rreth mbajtëses së kabllit në pjesën e poshtme të bazës. Sigurohuni që kablli të mos varet mbi buzën e tryezës.

Pyetjet e përdoruesve rreth K15DWS GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin çajnik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K15DWS - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K15DWS e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT K15DWS GORENJE

Udhëzime për përdorim SQ

SI Navodila za uporabo.... 3

  1. Kapaku
  2. Butoni për lirimin e kapakut
  3. Butoni On/off
  4. Baza
  5. Gryka

E rëndësishme

Lexoni me kujdes këto udhëzime për përdorim para se të përdorni pajisjen dhe ruajeni atë për referencë në të ardhmen. Kontrolloni nëse voltazhi i treguar në bazën e çajnikut korrespondon me tensionin e rrjetit elektrik vendas përpara se të lidhni pajisjen.

Përdorni çajnikun vetëm në kombinim me bazën e tij originale.

Vendosni gjithnjë bazën dhe çajnikun në një sipërfaqe të thatë, të sheshtë dhe të gëndrueshme.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe

njohurish, nëse ata mbikëqyren ose u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfshira.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët nëse nuk janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nuk mbikëqyren.

Mbajeni pajisjen larg fëmijëve. Mos lejoni që kablli të varet në skajet e një tryeze ose tavoline pune. Kablli i tepërt mund të ruhet në bazën e pajisjes.

Mbajeni kabllin, bazën dhe pajisjen larg sipërfaqeve të nxehta.

Mos e përdorni pajisjen nëse kablloja elektrike, priza, baza ose vetë pajisja janë dëmtuar.

Nëse kablli i rrymës elektrike është dëmtuar, ai gjithmonë duhet të zëvendësohet nga Gorenje, një qendër shërbimi e autorizuar nga Gorenje ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme, në mënyrë që të shmangni ndonjë rrezik.

Mos e zhytni pajisjen ose bazën në ujë ose ndonjë lëng tjetër.

Çajniku ka për qëllim vetëm zierjen e ujit. Mos e përdorni për të ngrohur supë ose lëngje të tjera ose gjellë, ushqim kavanozi apo të konservuar.

Uji i vluar mund të shkaktojë djegie serioze. Bëni kujdes kur çajniku përmban ujë të nxehtë.

Asnjëherë mos e mbushni çajnikun përtej treguesit të nivelit maksimal. Nëse çajniku është tejmbushur, uji i vluar mund të nxirret nga gryka dhe të shkaktojë djegie.

Mos e hapni kapakun kur uji është duke vluar. Bëni kujdes kur hapni kapakun menjëherë pasi të ketë zierë uji: avulli që del nga çajniku është shumë i nxehtë.

Shmangni prekjen e trupit të çajnikut, pasi nxehet shumë gjatë përdorimit.

Gjithmonë ngrijeni çajnikun nga doreza e tij.

Gjithmonë sigurohuni që uji në çajnik të paktën të mbulojë pjesën e poshtme të çajnikut për të parandaluar zierjen e çajnikut në të thatë.

Një sasi kondensimi mund të shfaqet në bazën e çajnikut. Kjo është krejtësisht normale dhe nuk do të thotë që çajniku ka ndonjë defekt.

Në varësi të ngurtësisë së ujit në zonën tuaj, njolla të vogla mund të shfaqen në elementin ngrohës të çajnikut tuaj kur ju e përdorni. Ky fenomen është rezultat i grumbullimit të smërçit në pjesën e brendshme të çajnikut me kalimin e kohës. Sa më i fortë uji, aq më shpejt do të krijohet smërçi. Smërçi mund të ndodhë në njgyra të ndryshme. Edhe pse smërçi është i padëmshëm, sasia e madhe e smërçit mund të ndikojë në funksionimin e çajnikut tuaj. Hiqni smërçin rregullisht duke ndjekur duhëzimet e dhëna në kapitullin «Heqja e smërçit».

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje Gorenje përputhet me të gjitha standardet në lidhje me fushat elektromagnetike (EMF). Nëse trajtohet siç duhet dhe sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, pajisja është e sigurt për t'u përdorur bazuar në provat shkencore të disponueshme sot.

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky udhëzues është korniza e një vlefshmërie mbarë-evropiane për kthimin dhe riciklimin e mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Mbrojtja nga zierja në të thatë

Ky çajnik është i pajisur me mbrojtje nga zierja në të thatë. Kjo pajisje automatikisht do të fikë çajnikun nëse ndizet aksidentalisht kur nuk ka ujë ose nuk ka mjaftueshëm ujë në të. Çelësi on/off (i ndezjes/fikjes) do të qëndrojë në pozicionin ‘on’ (ndezur), por unaza e dritës së ndezjes do të fiket. Vendosni çelësin on/off (të ndezjes/fikjes) në ‘off’ (fikur) dhe lini çajnikun të ftohet për 10 minuta. Pastaj ngrini çajnikun nga baza e tij për të rivendosur mbrojtjen në të thatë. Çajniku tani është gati për përdorim përsëri.

Përpara përdorimit të parë

  1. Hiqni ngjitësit, nëse ka, nga baza ose çajniku.
  2. Vendoseni bazën në një sipërfaqe të thatë, të gëndrueshme dhe të sheshtë.
  3. Shpëlajeni çajnikun me ujë.
  4. Mbushni çajnikun me ujë deri në nivelin maksimal dhe lëreni të vlojë një herë (shih 'Përdorimi i pajisjes').
  5. Derdhni ujin e nxehtë dhe shpëlajeni çajnikun edhe një herë.

Përdorimi i pajisjes

  1. Hapni kapakun duke shtypur butonin e lirirmit të kapakut.
  2. Mbushni çajnikun me ujë.
    Ju mund ta mbushni çajnikun ose përmes grykës ose përmes kapakut të hapur.
  3. Mbyllni kapakun.
    Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur siç duhet për të parandaluar që çajniku të thahet.
  4. Vendosni çajnikun në bazën e tij.
  5. Vendosni spinën në prizën e murit.
  6. Vendosni çelësin on/off në 'l'.

Unaza e dritës së ndezjes ndizet dhe çajniku fillon të nxehet.

Çajniku fiket automatikisht kur uji ka arritur pikën e vlimit.

Pastrimi dhe heqja e smërçit

Gjithmonë hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni atë.

Mos përdorni mjete pastruese gërryese, pluhur gërryes, etj. për të pastruar çajnikun.

Asnjëherë mos e zhytni çajnikun ose bazën e tij në ujë.

Heqja e smërçit nga çajniku

Heqja e smërçit do të rrisë jetëgjatësinë e çajnikut. Në rast përdorimi normal (deri në 5 herë në ditë), rekomandohet frekuenca e mëposhtme e heqjes

së smërçit:

– Një herë në 3 muaj për zonat me ujë të butë (deri në 18 dH).
- Një herë në muaj për zonat me ujë të fortë (më shumë se 18 dH).

  1. Mbushni çajnikun me ujë deri në tre të katërtat e nivelit maksimal dhe lëreni ujin të ziejë.
  2. Pasi të jetë fikur çajniku, shtoni uthull të bardhë (8% acid acetik) në nivelin maksimal.
  3. Lëreni solucionin në çajnik gjatë gjithë natës.
  4. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni në pjesën e brendshme tërësisht.
  5. Mbushni çajnikun me ujë të pastër dhe vloni ujin.
  6. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni përsëri me ujë të pastër.

Përsëriteni procedurën nëse ka ende një sasi smërçi në çajnik.

Ju gjithashtu mund të përdorni një zbutës të përshtatshëm. Në një rast të tillë, ndiqni udhëzimet në paketim.

Mjedisi

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj, por dorëzojeni atë në një pikë zyrtare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Garancia dhe shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje-s.

GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E PAJISJES SUAJ!

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çfarëdo lloj ndryshimi!

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : K15DWS

Kategori : çajnik