GORENJE K17XG - çajnik

K17XG - çajnik GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas K17XG GORENJE në format PDF.

📄 47 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE K17XG - page 45
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Kazan për ujë
Marka Gorenje
Modeli K17XG
Kapaciteti 1,7 Litra
Fuqia 2200 Watt
Tensioni 220–240 V ~ 50/60 Hz
Materiali i trupit Çelik inox dhe plastik
Përmasat (përafërsisht) 230 x 150 x 240 mm
Pesha (përafërsisht) 1,0 kg
Gjatësia e kabllit 0,75 m (e mbështjellshme)
Kapaku Kapak me menteshë dhe buton lëshimi
Gryka e derdhjes Kanali i derdhjes
Filtri i gëlqeres I lëvizshëm, i përshtatshëm për larje në pjatalarëse
Treguesi i nivelit të ujit Po, anash
Çelës i ndriçuar ndezje/fikje Po
Mbyllje sigurie Mbrojtje nga zierja e thatë dhe mbinxehja
Mbyllje automatike Po, pas zierjes
Intervali i pastrimit nga gëlqerja Çdo 3 muaj në ujë të butë, çdo muaj në ujë të fortë
Pajisjet shtesë Manuali i përdorimit, bazamenti
Garancia 2 vjet (sipas ligjit kombëtar)

Pyetjet më të shpeshta - K17XG GORENJE

Si ta pastroj nga gëlqerja kazanin e ujit K17XG?
Mbushni kazanin e ujit deri në 3/4 me ujë dhe lëreni të ziejë. Më pas shtoni uthull të bardhë (8%) deri në shenjën MAX dhe lëreni tretësirën të veprojë gjatë natës. Zbrazni kazanin, shpëlajeni mirë dhe më pas zieni ujë të pastër. Përsëriteni procesin nëse nevojitet.
Cilat funksione sigurie ka K17XG?
Kazani i ujit ka një mbrojtje nga zierja e thatë, që e fiket pajisjen kur nuk ka ujë, si dhe një fikje automatike pas zierjes. Gjithashtu, një mbrojtje nga mbinxehja mbron nga dëmtimet.
Si ta pastroj filtrin e gëlqeres?
Filtri i gëlqeres mund të hiqet dhe të pastrohet nën ujë të rrjedhshëm. Përdorni një furçë të butë najloni ose pastroni filtrin gjithashtu në pjatalarëse. Pas pastrimit, vendoseni përsëri.
Çfarë duhet të kem parasysh para përdorimit të parë?
Hiqni të gjitha etiketat, shpëlajeni kazanin, mbushni deri në MAX me ujë dhe lëreni të ziejë një herë. Zbrazni dhe shpëlajeni përsëri para se ta përdorni normalisht.
A mund të përdoret kazani i ujit në sobë?
Jo, K17XG është një kazan elektrik uji dhe mund të përdoret vetëm mbi bazamentin e dhënë. Mos e vendosni mbi pllaka të sobës.
Si ta hap kapakun?
Shtypni butonin e shkyçjes në dorezë. Kapaku do të hapet. Mbylleni kapakun gjithmonë fort para se të ndizni kazanin.
Pse fiket kazani i ujit para se uji të ziejë?
Shkaqe të mundshme: Shumë pak ujë (mbrojtja nga zierja e thatë aktivizohet) ose kapaku nuk është mbyllur mirë. Lëreni pajisjen të ftohet për 10 minuta, fikeni dhe ngrijeni nga bazamenti për të rivendosur mbrojtjen.
A mund ta zhys kazanin në ujë?
Jo, mos e zhytni kazanin, bazamentin ose kabllin kurrë në ujë ose lëngje të tjera. Pastroni vetëm pjesën e jashtme me një leckë të lagur.
Cilin ujë mund të përdor?
Mund të përdorni ujë rubineti. Në rast uji shumë të fortë, rekomandojmë pastrim të rregullt nga gëlqerja (shih manualin). Mos e përdorni kazanin për lëngje të tjera përveç ujit.
Ku e gjej manualin e përdorimit?
Manuali i përdorimit gjendet me pajisjen dhe gjithashtu mund të shkarkohet si PDF në notice-facile.com. Kërkoni modelin K17XG të Gorenje.

Pyetjet e përdoruesve rreth K17XG GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin çajnik në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj K17XG - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. K17XG e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT K17XG GORENJE

Udhëzime për përdorim SQ

SI Navodila za uporabo.... 3

SQ Udhëzime për përdorim....45

Splošni opis

gorenje 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

  1. Kapaku
  2. Butoni për lirimin e kapakut
  3. Butoni On/off
  4. Baza
  5. Spina
  6. Treguesi i nivelit të ujit
  7. Gryka
  8. Filtri kundër smërçit

E rëndësishme

Lexoni me kujdes këto udhëzime për përdorim para se të përdorni pajisjen dhe ruajeni atë për referencë në të ardhmen. Kontrolloni nëse voltazhi i treguar në bazën e çajnikut korrespondon me tensionin e rrjetit elektrik vendas përpara se të lidhni pajisjen.

Përdorni çajnikun vetëm në kombinim me bazën e tij origjinale.

Vendosni gjithnjë bazën dhe çajnikun në një sipërfaqe të thatë, të sheshtë dhe të gëndrueshme.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata mbikëqyren ose u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfshira.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.

Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët nëse nuk janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nuk mbikëqyren. Mbajeni pajisjen larg fëmijëve. Mos lejoni që kablli të varet në skajet e një tryeze ose tavoline pune. Kablli i tepërt mund të ruhet në bazën e pajisjes.

Mbajeni kabllin, bazën dhe pajisjen larg sipërfaqeve të nxehta.

Mos e përdorni pajisjen nëse kablloja elektrike, priza, baza ose vetë pajisja janë dëmtuar.

Nëse kablli i rrymës elektrike është dëmtuar, ai gjithmonë duhet të zëvendësohet nga Gorenje, një qendër shërbimi e autorizuar nga Gorenje ose persona të kualifikuar në mënyrë të ngjashme, në mënyrë që të shmangni ndonjë rrezik.

Mos é zhytni pajisjen ose bazën në ujë ose ndonjë lëng tjetër.

Çajniku ka për qëllim vetëm zierjen e ujit. Mos e përdorni për të ngrohur supë ose lëngje të tjera ose gjellë, ushqim kavanozi apo të konservuar.

Uji i vluar mund të shkaktojë djegie serioze. Bëni kujdes kur çajniku përmban ujë të nxehtë.

Asnjëherë mos e mbushni çajnikun përtej treguesit të nivelit maksimal. Nëse çajniku është tejmbushur, uji i vluar mund të nxirret nga gryka dhe të shkaktojë djegie.

Mos e hapni kapakun kur uji është duke vluar. Bëni kujdes kur hapni kapakun menjëherë pasi të ketë zierë uji: avulli që del nga çajniku është shumë i nxehtë.

Shmangni prekjen e trupit të çajnikut, pasi nxehet shumë gjatë përdorimit.

Gjithmonë ngrijeni çajnikun nga doreza e tij.

Gjithmonë sigurohuni që uji në çajnik të paktën të mbulojë pjesën e poshtme të

çajnikut për të parandaluar zierjen e çajnikut në të thatë.

Një sasi kondensimi mund të shfaqet në bazën e çajnikut. Kjo është krejtësisht normale dhe nuk do të thotë që çajniku ka ndonjë defekt.

Në varësi të ngurtësisë së ujit në zonën tuaj, njolla të vogla mund të shfaqen në elementin ngrohës të çajnikut tuaj kur ju e përdorni. Ky fenomen është rezultat i grumbullimit të smërçit në pjesën e brendshme të çajnikut me kalimin e kohës. Sa më i fortë uji, aq më shpejt do të krijohet smërçi. Smërçi mund të ndodhë në njgyra të ndryshme. Edhe pse smërçi është i padëmshëm, sasia e madhe e smërçit mund të ndikojë në funksionimin e çajnikut tuaj. Hiqni smërçin rregullisht duke ndjekur duhëzimet e dhëna në kapitullin «Heqja e smërçit».

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje Gorenje përputhet me të gjitha standardet në lidhje me fushat elektromagnetike (EMF). Nëse trajtohet siç duhet dhe sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, pajisja është e sigurt për t'u përdorur bazuar në provat shkencore të disponueshme sot.

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

Ky udhëzues është korniza e një vlefshmërie mbarë-evropiane për kthimin dhe riciklimin e mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Mbrojtja nga zierja në të thatë

Ky çajnik është i pajisur me mbrojtje nga zierja në të thatë. Kjo pajisje automatikisht do të fikë çajnikun nëse ndizet aksidentalisht kur nuk ka ujë ose nuk ka mjaftueshëm ujë në të. Çelësi on/off (i ndezjes/fikjes) do të qëndrojë në pozicionin ‘on’ (ndezur), por unaza e dritës së ndezjes do të fiket. Vendosni çelësin on/off (të ndezjes/fikjes) në ‘off’ (fikur) dhe lini çajnikun të ftohet për 10 minuta. Pastaj ngrini çajnikun nga baza e tij për të rivendosur mbrojtjen në të thatë. Çajniku tani është gati për përdorim përsëri.

Përpara përdorimit të parë

  1. Hiqni ngjitësit, nëse ka, nga baza ose çajniku.
  2. Vendoseni bazën në një sipërfaqe të thatë, të gëndrueshme dhe të sheshtë.
  3. Shpëlajeni çajnikun me ujë.
  4. Mbushni çajnikun me ujë deri në nivelin maksimal dhe lëreni të vlojë një herë (shih ‘Përdorimi i pajisjes’).
  5. Derdhni ujin e nxehtë dhe shpëlajeni çajnikun edhe një herë.

Përdorimi i pajisjes

  1. Hapni kapakun duke shtypur butonin e lirirmit të kapakut.
  2. Mbushni çajnikun me ujë. Ju mund ta mbushni çajnikun ose përmes grykës ose përmes kapakut të hapur.
  3. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur siç duhet për të parandaluar që çajniku të thahet.
  4. Vendosni çajnikun në bazën e tij.
  5. Vendosni spinën në prizën e murit.
  6. Vendosni çelësin on/off në 'l'.

Unaza e dritës së ndezjes ndizet dhe çajniku fillon të nxehet.

Çajniku fiket automatikisht kur uji ka arritur pikën e vlimit.

Pastrimi dhe heqja e smërçit

Gjithmonë hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni atë.

Mos përdorni mjete pastruese gërryese, pluhur gërryes, etj. për të pastruar çajnikun.

Asnjëherë mos e zhytni çajnikun ose bazën e tij në ujë.

Pastrimi i filtrit

Smërçi nuk është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por mund t'i japë pijeve tuaja një shije pluhuri. Filtri kundër smërçit parandalon që grimcat e shkallës të përfundojnë në pijen tuaj dhe ka një rrjetë që tërheq smërçin nga uji. Pastroni rregullisht filtrin kundër smërçit.

Filtri kundër smërçit mund të pastrohet si më poshtë:

  1. Nxirni filtrin nga çajniku.
  2. Pastroni rjetën duke e shtrydhur dhe rotulluar nën një çezmë me ujë të rrjedhshëm.
  3. Pastroni butësisht filtrin me një furçë të butë najloni.
    Ju gjithashtu mund të lini filtrin në çajnik kur hiqni smërçin nga e gjithë pajisja (shikoni ‘Heqja e smërçit nga çajniku’).
    Ju gjithashtu mund të hiqni filtrin nga çajniku dhe ta pastroni atë në pjatalarëse.

  4. Pasi të keni pastruar filtrin poshtë rubinetit ose në pjatalarëse, vendoseni përsëri në çajnik duke e rërëshkitur pas kapseve.

Heqja e smërçit nga çajniku

Heqja e smërçit do të rrisë jetëgjatësinë e çajnikut. Në rast përdorimi normal (deri në 5 herë në ditë), rekomandohet frekuenca e mëposhtme e heqjes së smërçit:

– Një herë në 3 muaj për zonat me ujë të butë (deri në 18 dH).
– Një herë në muaj për zonat me ujë të fortë (më shumë se 18 dH).

  1. Mbushni çajnikun me ujë deri në tre të katërtat e nivelit maksimal dhe lëreni ujin të ziejë.
  2. Pasi të jetë fikur çajniku, shtoni uthull të bardhë (8% acid acetik) në nivelin maksimal.
  3. Lëreni solucionin në çajnik gjatë gjithë natës.
  4. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni në pjesën e brendshme tërësisht.
  5. Mbushni çajnikun me ujë të pastër dhe vloni ujin.
  6. Zbrazni çajnikun dhe shpëlajeni përsëri me ujë të pastër.

Përsëriteni procedurën nëse ka ende një sasi smërçi në çajnik.

Ju gjithashtu mund të përdorni një zbutës të përshtatshëm. Në një rast të tillë, ndiqni udhëzimet në paketim.

Mjedisi

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj, por dorëzojeni atë në një pikë zyr tare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Garancia dhe shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje-s.

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çfarëdo lloj ndryshimi!

GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E PAJISJES SUAJ!

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : K17XG

Kategori : çajnik