ZHC6122X - Kapaku ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ZHC6122X ZANUSSI në format PDF.
| Lloji i produktit | Aspirator / filtrues |
| Marka | Zanussi |
| Modeli | ZHC6122X |
| Dimensionet (G x T x L) | 598 x 500 x 132 mm |
| Pesha | 12 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50 Hz |
| Fuqia e thithjes | 3 shpejtësi (minimale, mesatare, maksimale) |
| Lloji i instalimit | Dalje e jashtme ose riciklim i brendshëm |
| Ndriçimi | LED 3W, bazë E14 (maks) |
| Filtri kundër yndyrës | I larë në pjatëlarëse, pastroni 1 herë në muaj |
| Filtri me karbon aktiv | I palarë, zëvendësoni çdo 4 muaj |
| Distanca minimale e gatimit | ≥ 50 cm (sobë elektrike) / ≥ 65 cm (gaz ose e përzier) |
| Materiali | Çelik inox |
| Kontrolli | Butona mekanike |
| Funksionet kryesore | Komandimi i ndriçimit ON/OFF, ndalimi i motorit, përzgjedhja e shpejtësisë |
| Siguria | Shkëputeni para mirëmbajtjes, mos flakëroni nën aspirator, ajrosje e mjaftueshme |
| Mirëmbajtja e jashtme | Leckë e lagur me detergjent neutral, pa alkool as gërryes |
| Zëvendësimi i llambës | Vetëm llambë LED 3W E14 |
| Përdorimi i rekomanduar | Ndizeni 5 minuta para gatimit, lëreni 15 minuta pas |
| Riciklimi | Mos e hidhni me mbeturinat shtëpiake, vendoseni në qendër riciklimi |
Pyetjet më të shpeshta - ZHC6122X ZANUSSI
Pyetjet e përdoruesve rreth ZHC6122X ZANUSSI
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZHC6122X - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZHC6122X e markës ZANUSSI.
MANUAL I PËRDORUESIT ZHC6122X ZANUSSI
Per te gjitha operacionet e instalimit dhe mirembajtjes perdor doreza pune.
Aspiratori mund te perdoret nga femije me moshe jo me te vogel se 8 vjeç dhe nga persona me kapacitet fizik, sensor dhe mental te reduktuar, nese jane nen mbikqyrje ose mbasi ata te kene marre udhezime te duhura per nje perdorim te sigurt dhe per rreziqet qe mund te ndodhin.
Femijet duhen kontrolluar qe te mos luajne me aspiratorin.
Pastrimi dhe mirembajtja nuk duhen bere nga femijet pa mbikqyrje.
Vendi ku eshte vene aspiratori duhet te kete nje ventilacion te mjaftueshem, kur ai perdoret ne te njejten kohe me pajisjet e tjera qe funksionojne me gas ose me nje djegie tjeter.
Aspiratori duhet pastruar shpesh brenda dhe jashte (TE PAKTEN NJE HERE NE MUAJ), megjithate respektoni udhezimet e mirembajtjes te shkruara ne kete liber.
Mos perdorimi i rregullave te pastrimit te aspiratorit, te zevendesimit e pastrimit te filtrave mund te shkaktoj rrezik zjarri.
Eshte e ndaluar rreptesisht te gatuhet ne flake te lire poshte aspiratorit.
Perdorimi i flakes eshte i demshme per filtrat dhe mund te shkaktoje zjarr, per kete arsye duhet shmangur gjithsesi.
Ushqimet e skuqura duhen bere nen kontroll per te shmangur qe vaji i nxehte te marri flake.
⚠️ Kujdes! Kur vatrat e sobes jane ne funksionim disa pjese te aspiratorit mund te nxehen.
Per te zevendesuar llamben duhet perdorur vetem tipi qe eshte dhene ne seksionin mirembajtje/zevendesim llambe te ketij libri.
⚠ Kujdes! Mos lidh aspiratorin ne rrjetin elektrik derisa instalimi nuk eshte i kompletuar.
Gjate lidhjes se oxhakut me rrjetin elektrik lejohen vetem adaptuesit elektrike dhe jo prizat elektrike me shume hyrje.
UDHEZIME PER SIGURINE
Në lidhje me masat teknike e të sigurisë që duhen aplikuar për shkarkimin e tymrave, duhen marrë parasysh rregullat e autoriteteve lokale kompetente. Ajri i thithur nga aspiratori nuk duhet përcjellë në të njëjtin tub që përdoret për shkarkimin e tymrave të pajisjeve të tjera që funksionojnë me gaz ose me një tjetër djegie.
Mos përdor ose mos le aspiratorin pa llambë të vendosur në mënyrë korrekte, se mund të shkaktojë shok elektrik.
Asnjëherë mos përdor aspiratorin pa grilat e vendosura korrektësisht!
Aspiratori nuk përdoret ASNJËHERË si bazë mbështetëse, vetëm në qoftë se është e shkruar në udhëzimet.
Përdor vetëm vida fiksimi që janë brenda kutisë së aspiratorit ose, në qoftë se nuk janë, blihet vetëm tipi korrekt i tyre.
Përdor vida me gjatësinë e duhur që janë dhënë në udhëzimet për instalim. Në rast dyshimi, konsultoni qendrën e autorizuar të asistencës ose personelin e kualifikuar.

Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit në përputhje me udhëzimet e dhëna mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
PËRDORIMI
Oxhaku është realizuar për t'u përdorur në variantin
thithës me shkarkim të jashtëm ose filtrues me
qarkullim të brendshëm
MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
⚠️ Kujdes! Për të parandaluar çdo rrezik, zëvendësimi i kabllos ushqyese duhet të bëhet nga shërbimi i autorizuar i asistencës teknike.
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
MIRËMBAJTJA
⚠️ Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
⚠️ Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

1 ON/OFF dritat 2 OFF motorët 3 Fuqia thithëse minimale 4 Fuqia thithëse e mesme 5 Fuqia thithëse maksimale
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
NDRIÇIMI
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.
Zëvendësoni llampën e dëmtuar.
Përdorni vetëm llampa LED prej E14 3W max LED. Për më shumë detaje, kontrolloni fletën e bashkangjitur "ILCOS D" (pozicioni alfanumerik "1d").