GBB62PZFGC - Frigorifer LG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas GBB62PZFGC LG në format PDF.

📄 861 faqe PDF ⬇️ Shqip SQ 💬 Pyetje AI 🖨️ Printo
Notice LG GBB62PZFGC - page 763
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : LG

Modeli : GBB62PZFGC

Kategori : Frigorifer

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj GBB62PZFGC - LG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. GBB62PZFGC e markës LG.

MANUAL I PËRDORUESIT GBB62PZFGC LG

FRIGORIFERI & NGRIRËSI Lexoni këtë manual përdoruesi plotësisht para se të përdorni pajisjen dhe mbajeni në vend të volitshëm për t'iu referuar gjithmonë.TABELA E PËRMBAJTJES Ky manual mund të përmbajë figura ose materiale të ndryshme nga modeli që keni blerë. Ky manual është subjekt i rishikimeve nga prodhuesi.

Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar i produktit. Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES' siç tregohet më poshtë. Ky simbol është për të treguar rastet dhe punimet që mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni pjesën me këtë simbol me kujdes dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet. PARALAJMËRIM Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtime serioze ose vdekje. KUJDES Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë lëndime të vogla ose dëmtime në produkt. UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE PARALAJMËRIM Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të personave kur përdorni produktin tuaj, duhet të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet. Fëmijët në shtëpi

  • Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
  • Nëse pajisja ka bravë (e disponueshme vetëm në disa modele), mbajeni çelësin larg fëmijëve.4

Për përdorim në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje. Instalimi

  • Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy njerëz ose më shumë duke e mbajtur pajisjen mirë.
  • Sigurohuni që priza të jetë e tokëzuar mirë dhe që kunja e tokëzimit në kordonin e energjisë të mos jetë e dëmtuar ose e hequr nga spina. Për më shumë detaje mbi tokëzimin, pyesni në një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një konduktor tokëzimi dhe një spinë tokëzimi. Spina e energjisë duhet të lidhet me një prizë të përshtatshme që është instaluar dhe tokëzuar sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendase.
  • Nëse kabllo e energjisë është dëmtuar ose vrima e prizës është shumë e lirë, mos e përdorni kabllon e energjisë dhe kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar.
  • Mos e fusni pajisjen në një përshtatës me shumë priza që nuk ka kabllo korrenti (montuar).
  • Mos e modifikoni ose zgjatni kordonin e energjisë.
  • Pajisja duhet të lidhet me një linjë të dedikuar të energjisë e cila është më vete.5
  • Mos përdorni një prizë të shumëfishtë që nuk është e tokëzuar mirë (portative). Në rast të përdorimit të një prize të shumëfishtë (portative) të tokëzuar sic duhet, duhet të përdorni prizën e shumëfishtë me kapacitetin aktual të vlerësimit të kodit të rrymës elektrike apo edhe më të lartë dhe të përdorni prizën e shumëfishtë vetëm për pajisjen në fjalë.
  • Instalojeni pajisjen në një vend ku është e lehtë të shkëputet spina e energjisë së pajisjes.
  • Bëni kujdes të mos e drejtoni spinën e energjisë lart ose ta lini pajisjen të mbështetet mbi spinën e energjisë.
  • Montojeni pajisjen mbi dysheme të fortë dhe të niveluar.
  • Mos e instaloni pajisjen në një vend të lagur ose me pluhur. Mos e instaloni ose mbani pajisjen në një vend jashtë, ose në një vend që është subjekt i kushteve të motit si drita direkte e diellit, era, shiu ose temperaturat nën ngrirje.
  • Mos e vendosni pajisjen nën dritën direkte të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë prej pajisjeve me nxehtësi të tilla si sobat ose ngrohëset.
  • Bëni kujdes të mos e ekspozoni pajisjen kur e instaloni.
  • Bëni kujdes të mos e lini pajisjen të rrëzohet gjatë montimit ose çmontimit.
  • Bëni kujdes të mos kafshoni, shtypni ose dëmtoni kabllin e energjisë gjatë montimit ose çmontimit të derës së pajisjes.
  • Mos lidhni një përshtatës prize ose aksesorë të tjerë me prizën e korrentit. Përdorimi
  • Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim (ruajtje të materialeve ose ngarkesave mjekësore ose eksperimentale) përveçse për ruajtjen e ushqimeve shtëpiake.6
  • Hiqeni spinën e energjisë gjatë stuhive ose rrufeve të mëdha ose kur nuk përdoret për kohë të gjatë.
  • Mos e prekni spinën e energjisë ose kontrollet e pajisjes me duar të lagura.
  • Mos e përkulni kabllon e korrentit tepër e mos vendosni objekte të rënda mbi të.
  • Nëse uji depërton në pjesët elektrike të pajisjes, shkëputeni spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
  • Mos i vendosni duart ose objekte metalike brenda vendit që nxjerr ajrin e ftohtë, ose mos e mbuloni ose nxehni grilën e shkarkimit mbrapa.
  • Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos e goditni kapakun e pasmë të pajisjes.
  • Mos futni kafshë, si p.sh. kafshë shtëpiake brenda produktit.
  • Bëni kujdes për fëmijët pranë kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes. Dera mund të godasë fëmijën dhe të shkaktojë lëndime. Mos lini asnjë person të varet tek dyert pasi mund të ndodhë që të bjerë pajisja dhe të shkaktojë lëndime serioze.
  • Shmangni rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda pajisjes. Një fëmijë i bllokuar brenda pajisjes mund të mbytet.
  • Mos vendosni sende të rënda ose delikate, enë të mbushura me lëng, substanca të djegshme, sende të ndezshme (si qirinj, llamba etj.), ose pajisje ngrohjeje (si soba, ngrohës etj.) mbi pajisje.
  • Nëse ka një rrjedhje gazi (isobutan, propan, gaz natyror, etj.), mos e prekni pajisjen ose spinën e korrentit dhe ajroseni vendin menjëherë. Kjo pajisje përdor gaz ftohësit (isobutan,R600a). Megjithëse përdor një sasi të vogël gazi, përsëri është gaz i djegshëm. Rrjedhja e gazit gjatë transportit, instalimit ose përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose lëndime nëse ndodhin shkëndija.7
  • Mos përdorni ose ruani substanca që marrin flakë ose të djegshme (eter, benzen, alkool, lëndë kimike, LPG, spërkatës i djegshëm, insekticid, aromatizues, kozmetikë, etj.) pranë pajisjes.
  • Hiqeni menjëherë spinën e energjisë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse zbuloni ndonjë zhurmë ose erë të çuditshme ose tym që del nga pajisja.
  • Mbusheni prodhuesin e akullit ose dispenserin e ujit vetëm me ujë të pijshëm.
  • Shkëputeni kordonin e energjisë para se ta pastroni pajisjen ose para se të ndërroni llambën e brendshme (ku është montuar).
  • Fiksojeni mirë spinën e energjisë në prizë pasi ta keni pastruar nga lagështia dhe pluhuri.
  • Asnjëherë mos e shkëputni pajisjen duke tërhequr kabllon e energjisë. Gjithmonë kapni spinën e energjisë fort dhe tërhiqeni drejt nga priza.
  • Mos hidhni ujë ose substanca të djegshme (pastë dhëmbësh, alkool, hollues, benzol, lëng të ndezshëm, material gërryes, etj.) mbi pjesën e brendshme ose të jashtme të pajisjes për ta pastruar.
  • Mos e pastroni pajisjen me furça, lecka ose sfungjerë me sipërfaqe të ashpra ose të cilat janë prej materiali metalik.
  • Vetëm personeli i kualifikuar i servisit nga qendra e shërbimit të LG Electronics duhet të bëjë çmontimin, riparimin ose modifikimin e pajisjes. Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse e lëvizni ose instaloni pajisjen në një vend tjetër.
  • Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të pajisjes ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat.
  • Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes.8
  • Kur ta hidhni pajisjen, hiqeni gominën e derës duke i lënë raftet dhe koshat në vend dhe mbajini fëmijët larg nga pajisja.
  • Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të shkaktojnë mbytje. Siguria teknike
  • Mbajini pa pengesa hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose në strukturën e integruar.
  • Ndalohet përdorimi i pajisjeve elektrike brenda frigoriferit.
  • Lëngu ftohës dhe gazi i izolimit i përdorur në pajisje kërkojnë procedura të veçanta për t'u hedhur. Konsultohuni me agjentin e shërbimit ose një person të ngjashëm të kualifikuar para se t'i hidhni.
  • Gazi ftohës që del nga tubat mund të marrë flakë ose të shkaktojë shpërthim.
  • Sasia e lëngut ftohës në pajisjen tuaj të caktuar është treguar në etiketën e identifikimit brenda pajisjes.
  • Asnjëherë mos e ndizni pajisjen kur ka shenja të dukshme dëmtimi. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me shitësin.
  • Kjo pajisje është synuar për t’u përdorur në aplikime familjare dhe të ngjashme. Nuk duhet të përdoret për qëllime tregtare ose kateringu apo në ndonjë përdorim të lëvizshëm si për shembull në karavan ose varkë.
  • Mos ruani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz të djegshëm në këtë pajisje. Rreziku i Zjarrit dhe Materialeve të Djegshme Ky simbol ju paralajmëron për materialet e djegshme që mund të marrin flakë dhe të shkaktojnë zjarr nëse nuk tregoni kujdes.
  • Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi prej isobutani (R600a), por është gjithashtu i djegshëm. Kur transportoni dhe instaloni pajisjen, duhet të bëhet kujdes për t'u siguruar që asnjë pjesë e qarkut të lëngut ftohës të mos dëmtohet. Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohet të mbushin dhe të zbrazin pajisjet ftohëse.

Kjo pajisje frigoriferi nuk është projektuar për tu përdorur si pajisje inkaso.9

KUJDES Për të pakësuar rrezikun e lëndimeve të lehta te njerëzit, defekteve ose dëmtimeve të produktit ose pronës kur e përdorni produktin, ndiqni masat paraprake bazë, përfshirë të mëposhtmet: Instalimi

  • Mos e anoni pajisjen për ta tërhequr ose shtyrë kur e lëvizni.
  • Sigurohuni që të mos ju ngecë një pjesë trupi si dora apo këmba kur lëvizni pajisjen. Përdorimi
  • Mos i prekni ushqimet e ngrira ose pjesët metalike në vendin e ngrirjes me duar të lagura ose të njoma. Mund të shkaktojë kafshim ngrice.
  • Mos vendosni enë qelqi, shishe ose kanaçe (sidomos ato që përmbajnë pije të gazuara) në ndarësin e ngrirësit, në rafte apo në koshin e akullit të cilat do të ekspozohen ndaj temperaturave nën zero.
  • Xhami i temperuar në anën e përparme të derës së pajisjes ose të rafteve mund të dëmtohet nga ndonjë përplasje e mundshme. Nëse është thyer, mos e prekni me duar.
  • Mos u varni në dyert e pajisjes, dhomën e mbajtjes të ushqimeve, raftet ose mos hipni në të.
  • Nëse zbulohet se ka një rrjedhje, largoni çdo flakë ose burim të mundshëm ndezjeje dhe ajroseni dhomën në të cilën ndodhet pajisja për disa minuta. Për të shmangur krijimin e një përzierjeje gazi të djegshëm dhe ajri nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e lëngut ftohës, madhësia e dhomës në të cilën përdoret pajisja duhet të përkasë me sasinë e lëngut ftohës të përdorur. Sipërfaqja e dhomës duhet të jetë 1 m² për çdo 8 g gazi ftohës R600a brenda pajisjes.
  • Kur të poziciononi pajisjen, sigurohuni që kabulli i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose i dëmtuar.
  • Mos vendosni priza të shumëfishta portative apo furnizues portativ me energji në pjesën e pasme të pajisjes.10
  • Mos mbani tepër sasi shishesh uji ose enë për mbi koshat e derës.
  • Mos i lejoni kafshët të ngacmojnë kabllin e energjisë ose tubin e ujit.
  • Mos e hapni ose mbyllni derën e pajisjes me tepër forcë.
  • Nëse mentesha e derës të produktit dëmtohet ose nuk punon mirë, mos e përdorni dhe kontaktoni një qendër shërbimi të LG Electronics.
  • Mos i pastroni raftet ose kapakët prej xhami me ujë të ngrohtë kur janë të ftohtë.
  • Asnjëherë mos hani ushqime të ngrira menjëherë pasi janë nxjerrë nga ngrirja.
  • Sigurohuni që të mos ju ngecë dora apo këmba kur hapni ose mbyllni derën e pajisjes. Mirëmbajtja
  • Mos futni raftet me përmbys (kokëposhtë). Raftet mund të rrëzohen.
  • Për të hequr ngricën nga pajisja, kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics. Hedhja e pajisjes suaj të vjetër
  • Të gjitha produktet elektrike dhe elektronike duhet të hidhen veçmas nga mbetjet e bashkisë përmes pikave të grumbullimit të caktuara nga qeveria ose autoritetet vendase.
  • Hedhja e duhur e pajisjes tuaj të vjetër do të ndihmojë në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
  • Për informacione më të hollësishme rreth hedhjes të pajisjes suaj të vjetër, ju lutem kontaktoni zyrën e qytetit, shërbimin për hedhjen e mbeturinave ose dyqanin ku e keni blerë produktin.11 INSTALIMI

Përmasat dhe Distancat Nëse distanca është shumë e vogël mes artikujve që janë afër njëri-tjetrit, kjo mund të çojë në degradim të kapaciteteve ngrirëse dhe në rritjen e kostove të energjisë elektrike. Lejoni një distancë prej 50 mm nga çdo paret i afërt i gjatë kohës që instaloni pajisjen. Lloji A Lloji B Temperatura e Ambientit

  • Aparati është konceptuar për të funksionuar brenda një rrezeje të kufizuar të temperaturave mjedisore, në varësi të zonës klimaterike.
  • Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga vendndodhja e pajisjes, temperatura e mjedisit, frekuenca e hapjes së derës dhe kështu me radhë.
  • Klasa klimaterike mund të gjendet në etiketën e vlerësimit. *Australi, Indi, Kenia SHËNIM Pajisjet e vlerësuara nga SN në T janë konceptuar të përdoren në një temperaturë mjedisi midis 10 ºC dhe 43 ºC.

Lidhja e pajisjes Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën në një dalje prize. SHËNIM

  • Pasi të keni lidhur kordonin e energjisë (ose spinën) me prizën, prisni 2-3 orë para se të futni ushqime në pajisje. Nëse futni ushqime në pajisje para se ajo të jetë ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen. Lëvizja e pajisjes

Hiqni të gjithë ushqimet nga pajisja.

Tërhiqeni spinën, futeni dhe fiksojeni atë në çengelin e spinës në pjesën e pasme ose të sipërme të pajisjes.

Pjesët e tilla, si raftet dhe doreza e derës, fiksojini me shirit ngjitës për të mos lejuar që të bien ndërsa lëvizni pajisjen.

Zhvendoseni me kujdes pajisjen nga më shumë se dy persona. Gjatë transportimit të pajisjes në një distance të gjatë, mbajeni pajisjen vertikalisht.

Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën në një prizë, për të ndezur pajisjen. Dyert me dy kahe Pajisja juaj është projektuar me dyer me dy kahe, në mënyrë që të mund të hapen ose nga e majta ose nga e djathta, për t'iu përshtatur dizajnit të kuzhinës tuaj. SHËNIM

  • Ndërrimi i kaheve të dyerve duhet të kryhet nga personeli i kualifikuar i LG Electronics. Përndryshe, dyert nuk do të mbulohen nga garancia. Nivelimi i pajisjes Për të shmangur dridhjet, njësia duhet të nivelohet. Nëse është e nevojshme, rregulloni vidat niveluese për ta përshtatur me një dysheme jo të sheshtë. Pjesa e përparme duhet të jetë pak më e ngritur se pjesa e pasme për të lehtësuar mbylljen e derës. Vidat niveluese mund të rrotullohen lehtësisht duke anuar pak trupin e pajisjes. Rrotullojini vidat niveluese në drejtim kundërorar për ta ngritur njësinë dhe në drejtim orar për ta ulur atë.

Aksesorët Këllëfi i menteshës Mentesha e poshtme Ngjitësi

Pjesët dhe funksionet Njësia Smart Diagnosis ( * ) Përdoreni këtë funksion kur kontaktoni qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics, për një diagnostikim të saktë, në rastet kur pajisja nuk punon normalisht ose ndodh një defekt. Llamba LED Llambat LED brenda pajisjes ndizen kur hapni derën. Rafti i Frigoriferit Ky është vendi ku mbahen ushqimet e ftohura dhe gjërat e tjera.

  • Lartësia e raftit mund të rregullohet duke e vendosur raftin në një ulluk tjetër me lartësi të ndryshme.
  • Mbajini ushqimet me përmbajtje më të lartë uji në raftin e sipërm.
  • Numri real i rafteve ndryshon nga modeli në model. Skara e shisheve ( * ) Ky është vendi ku mbahen shishet dhe enët e gjata.

Rafti i palosshëm ( * ) Ky është vendi ku mbahen ushqimet e ftohura dhe artikujt e gjatë. Sirtari i perimeve të freskëta ( * ) Ky është vendi ku mbahen frutat dhe perimet për t'i ruajtur të freskëta, duke rregulluar kontrolluesin e lagështisë.

  • Pamja ose komponentët e pajisjes mund të ndryshojnë nga modeli në model. Konvertuesi i freskisë ( * ) Si një dhomëz ftohëse, ky është vendi ku ruhen mishi, peshku dhe perimet. Ruajeni freskinë duke rregulluar kontrolluesin e lagështisë të vendosur në pjesën e prapme të dhomëzës së frigoriferit.
  • Për më shumë hapësirë, mund të përdorni zonën ftohëse, pa sirtarin e dhomëzës ftohëse. Mbajtësja e lëvizshme për vezë Ky është vendi ku mbahen vezët.
  • Mund ta zhvendosni dhe ta përdorni në pozicionin e dëshiruar sipas nevojës. Megjithatë, mos e përdorni si kosh akulli dhe mos e vendosni mbi raftin e sipërme të frigoriferit ose të sirtarit të perimeve. Koshi i derës të frigoriferit Ky është vendi ku mbahen pako të ushqimeve të ftohura, pije dhe enë salce. Rezervuari i dispenserit të ujit ( * ) Ky është vendi ku mbahet uji për të furnizuar depozitën ose prodhuesin automatik të akullit. Kërkohet mbushje manuale. (Vetëm për modelet e palidhura me tubacionet e ujit) Sirtari i ngrirësit Ky është për të ruajtur për kohë të gjatë gjërat e ngrira. KUJDES
  • Mos ruani shishe ose enë të shkurtra në raftin e shisheve. Gjërat mund të bien dhe mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pajisjes. SHËNIM

( * ) : Kjo veçori ndryshon në varësi të modelit të blerë.

Sirtari i sipërm Për të ngrirë shpejt artikujt ushqimor, vendosini ushqimet në sirtarin e sipërm. Artikujt ushqimor do të ngrijnë më shpejt në atë sirtar.

Mbajtësja e akullit Ky është vendi ku prodhohet dhe mbahet akulli.

  • Për më shumë hapësirë, mund të hiqni mbajtësen e akullit ose kovën për kubet e akullit.15

Sugjerim për kursimin e energjisë

  • Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të vëna. Kjo lejon që ajri i ftohtë të qarkullojë lirshëm dhe ul faturat e energjisë elektrike.
  • Vendosini ushqimet e nxehta vetëm pasi të jenë ftohur me qëllim që të parandalohet formimi i lagështisë ose akullit.
  • Kur vendosni ushqime në dhomëzën e ngrirësit, vendoseni temperaturën e ngrirjes më të ulët se temperatura e treguar në ushqim.
  • Mos vendosni ushqime pranë sensorit të temperaturës të frigoriferit. Mbani një distancë prej të paktën 3 cm nga sensori.
  • Vini re se rritja e temperaturës pas shkrirjes ka një rreze të lejueshme në specifikimet e pajisjes. Nëse doni që të minimizoni ndikimin që kjo mund të ketë në ruajtjen e ushqimeve për shkak të rritjes së temperaturës, mbulojini ose mbështillini ushqimet e ruajtura në disa shtresa.

Sistemi automatik i shkrirjes në pajisje (sistemi defrost) lejon që ndarja të mos akumulojë asnjëherë akull në kushte normale funksionimi. Shënime për përdorimin

  • Përdoruesit duhet të mbajnë në mend se mund të formohet ngricë nëse dera nuk mbyllet plotësisht, nëse lagështia është shumë e lartë gjatë verës ose nëse dera e ngrirjes hapet shpesh.
  • Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme midis ushqimeve të mbajtura mbi raft ose koshin e derës për të lejuar që dera të mbyllet komplet.
  • Nëse e mbani hapur derën për një kohë të gjatë mund të shkaktoni rritjen e ndjeshme të temperaturës në dhomëzat e pajisjes.
  • Nëse pajisjen ftohëse e lini bosh për një kohë të gjatë, duhet ta fikni, shkrini, pastroni, thani dhe lini derën e saj hapur për të parandaluar krijimin e mykut brenda pajisjes. Për përdorim më efikas të energjisë, sigurohuni që koshat e derës, sirtarët dhe raftet të jenë montuar siç duhet.16 Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të efektshme
  • Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura brenda enëve të mbyllura.
  • Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën (udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni ushqimet në pajisje.
  • Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata (më shumë se 4 javë) nëse prishen lehtë në temperaturë ambienti.
  • Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës menjëherë pasi t'i keni blerë.
  • Mos ngrini përsëri çfarëdo ushqimi që është shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat ushqyese.
  • Mos i mbështillni dhe ruani ushqimet me gazetë. Materiali i printimit të gazetës ose substancave të tjera të huaja mund njollosë dhe të ndotë ushqimet.
  • Mos e mbushni pajisjen tepër. Ajri i ftohtë nuk mund të qarkullojë siç duhet nëse pajisja është e mbingarkuar.
  • Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni temperaturë më të ulët se temperatura që duhet për t’i ruajtur ushqimet mirë.

Për më shumë hapësirë, mund të hiqni raftin e shisheve, tabakën e vezëve, tabakën e akullit dhe sirtarin e konvertuesit të freskisë.

  • Funksioni i Ngrirjes së shpejtë do ta vendosë frigoriferin në kapacitetin maksimal të ngrirjes. Kjo zgjat zakonisht deri në 24 orë dhe çaktivizohet automatikisht.
  • Nëse duhet të përdoret kapaciteti maksimal i ngrirjes, funksioni i Ngrirjes së shpejt duhet të qëndrojë ndezur për shtatë orë, përpara se produkti i freskët të vendoset në dhomëzën e ngrirësit. Ruajtja maksimale
  • Për të arritur një qarkullim më të mirë, futni të gjithë sirtarët.
  • Nëse duhet të ruhen sasi të mëdha ushqimi, të gjithë sirtaret e ngrirësit duhet të nxirren jashtë pajisjes dhe ushqimi duhet të vendoset pirg direkt në raftet e ngrirësit në ndarjen e ngrirësit. SHËNIM
  • Për të hequr sirtarët, më pak nxirrni ushqimet nga sirtarët. Pastaj përdorni dorezën e sirtarëve, nxirrini sirtarët me kujdes. Mund të shkaktojë lëndime.
  • Forma e secilit sirtar mund të jetë e ndryshme, vendosini në pozicionin e duhur. Për përdorim më efikas të energjisë, sigurohuni që koshat e derës, sirtarët dhe raftet të jenë montuar siç duhet.17

Paneli i Kontrollit Njësitë dhe funksionet <Lloji 1> Në derën e frigoriferit <Lloji 2> Brenda frigoriferit SHËNIM

Paneli i kontrollit mund të ndryshojë nga modeli në model.

  • Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht për të kursyer energji.
  • Nëse e prekni me gisht ose lëkurë panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të vihet në punë. Eco Friendly (Ekologjikisht miqësor)
  • Kjo kontrollon modalitetin e kursimit të energjisë për uljen e konsumit të energjisë.
  • Kjo e konfiguron frigoriferin të lidhet me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë suaj.
  • Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit. Fridge Temperature (Temperatura e Frigoriferit)
  • Kjo e vendos frigoriferin në temperaturën e synuar.
  • Express Cool (Ftohja e shpejtë)
  • Kjo vendos funksionet e Ftohjes së shpejtë. Freezer Temperature (Temperatura e ngrirësit)
  • Kjo e vendos ngrirjen në temperaturën e synuar.
  • Express Freeze (Ngrirje Ekspres)
  • Kjo vendos funksionet e Ngrirjes së shpejtë.
  • Shtypni butonin Fridge ose Freezer për të rregulluar temperaturën.
  • Temperatura mund të rregullohet. − Frigoriferi : nga 1 °C në 7 °C − Frigoriferi : nga -15 °C në -23 °C
  • Është vendosur temperatura fillestare. − Frigoriferi : 3 °C − Frigoriferi : -18 °C Temperatura reale e brendshme ndryshon në varësi të gjendjes së ushqimit, pasi temperatura e vendosur e treguar është temperatura e synuar, jo temperatura reale brenda pajisjes. SHËNIM
  • Përcaktimi i temperaturave të parazgjedhura mund të ndryshojë sipas pajisjes.
  • Prisni derisa të kenë kaluar 2 ose 3 orë pasi ta keni lidhur pajisjen me prizën para se të futni ushqime në pajisje.
  • Për prodhimin e akullit në klimë normale, temperaturat e ngrirësit duhet të vendosen në -18 °C ose më ftohtë. Konfigurimi i ngrirjes ekspres Funksioni mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.
  • Kur shtypni dhe mbani shtypur butonin Express Freeze për tre sekonda, ikona Express Freeze ndizet në panelin e kontrollit.
  • Funksioni aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
  • Funksioni Ngrirja e shpejtë mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar. SHËNIM
  • Kur Express Freeze është ndezur, mund të dëgjohen zhurma, si dhe konsumi i energjisë mund të rritet. Konfigurimi i ftohjes së shpejt Funksioni mund të ftohtë shpejt një sasi të madhe të ushqimeve të tilla si perime, fruta e kështu me radhë.
  • Kur shtypni dhe mbani shtypur butonin Express Cool për tre sekonda, ikona Express Cool ndizet në panelin e kontrollit.
  • Funksioni aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
  • Funksioni Ftohja e shpejtë mbyllet automatikisht pasi të ketë kaluar një periudhë e caktuar. SHËNIM
  • Kur Express Cool është ndezur, mund të dëgjohen zhurma, si dhe konsumi i energjisë mund të rritet. Konfigurimi i funksionit ekologjikisht miqësor
  • Funksioni e bën frigoriferin/ngrirësin të punojë në modalitetin e kursimit të energjisë, i cili është i dobishëm kur jeni larg me pushime, pasi zvogëlon konsumin e energjisë.
  • Nëse shtypni butonin Eco Friendly, nis procesi me llambën të ndezur dhe nëse e shtypni atë sërish, procesi do të ndalojë.
  • Kur modaliteti Eco Friendly është ndezur, butonat e tjerë nuk do të funksionojnë. Kur të përfundoni së përdoruri modalitetin Eco Friendly, fikeni atë në mënyrë që butonat e tjerë të funksionojnë dhe frigoriferi të kthehet në cilësimin e mëparshëm të temperaturës. Konfigurimi dhe rikonfigurimi i kyçit Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit.
  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda. Kur caktohet funksioni i Kyçjes, të gjithë butonat kyçen. SHËNIM
  • Duhet të çaktivizoni funksionin Lock para se të mund të përdorni ndonjë funksion tjetër.19

Alarm i temperaturës së lartë Kur temperatura e ngrirësit rritet shumë për shkak të ikjes së korrentit, llamba LED e temperaturës së ngrirësit pulson dhe tingëllon një alarm.

  • Shtypni butonin Freezer për ta ndalur.
  • Nëse temperatura është mjaftueshëm e ftohtë, pulsimi dhe alarmi do të ndalojnë automatikisht.
  • Ky funksion punon: − Kur frigoriferi është i ndezur. − Kur dhomëza e ngrirësit ngrohet shumë. − Kur ka një ndërprerje të energjisë që zgjat për një periudhë të gjatë kohore. − Kur në dhomëzën e ngrirësit vendosen sasi të mëdha të ushqimit të ngrohtë vendosen. − Kur dera e ngrirësit lihet e hapur për shumë kohë ose shumë shpesh. Dispenseri i ujit ( * ) Shtypni levën

e dispenserit për të marrë ujë të ftohtë. KUJDES

  • Mbajini fëmijët larg nga dispenseri për të mos i lejuar të luajnë ose të dëmtojnë kontrollet. SHËNIM
  • ( * ) : Kjo veçori ndryshon në varësi të modelit të blerë.
  • Nëse hapni derën e ngrirësit, ndërsa jeni duke mbushur ujë nga depozita, , furnizimi me ujë do të ndalet.
  • Nëse hapni derën e frigoriferit ndërsa jeni duke mbushur ujë nga depozita, mbushja me ujë do të ndalojë, ndërsa jeni duke mbushur ujë nga depozita.
  • Nëse gryka e gotës është e vogël, mund të derdhet ujë nga gota ose të mos futni në gotë komplet.
  • Kur mbushni ujë nga dispenseri, përdorni një filxhan me grykë më shumë se 68 mm. Rezervuari i dispenserit të ujit

Hapeni kapakun (mbulesën e vogël) në pjesën e sipërme të rezervuarit të ujit.

Mbusheni rezervuarin e ujit me ujë të pijshëm dhe mbylleni kapakun (mbulesën e vogël).

  • Rezervuari i ujit mund të mbajë deri në
  • Fëmijët nuk duhet të lejohen në afërsi të rezervuarit të dispenserit. Nëse fëmija lëshon përtokë rezervuarin e dispenserit të ujit kur është plotësisht i mbushur me ujë, mund të shkaktohen lëndime. Mos e mbushni rezervuarin e ujit me pije të tjera përveç ujit si dhe mos e mbushni me ujë të nxehtë.
  • Mos përdorni forcë apo presion të tepruar kur hiqni ose montoni rezervuarin e dispenserit të ujit. Kjo mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim të pajisjes. SHËNIM
  • Para përdorimit të rezervuarit të dispenserit të ujit pasi të jetë instaluar pajisja, duhet ta lani para mbushjes me ujë.
  • Kontrolloni nëse dispenseri i ujit është vendosur në pajisje në mënyrë korrekte. Nëse nuk është montuar siç duhet, uji mund të rrjedhë nga rezervuari në pajisje. Për të pastruar sistemin e nxjerrjes së ujit, lëreni ujin të derdhet përmes dispenserit për rreth 5 minuta.
  • Nëse nuk ka ujë në dispenserin e ujit, funksioni i ujit të ftohtë të depozitës nuk mund të përdoret. Kontrolloni nëse ka ujë në dispenserin e ujit e më pas mbusheni me ujë, nëse nuk ka.
  • Prisni të paktën 15 sekonda para se të hiqni depozitën e ujit pas shpërndarjes së ujit.
  • Zhurma nga rezervuari i ujit do të jetë normale kur depozita furnizohet me ujë. Kjo nuk është shenjë mosfunksionimi. Mbajtësja e akullit Mbusheni mbajtësen e akullit me ujë. PARALAJMËRIM
  • Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm. KUJDES
  • Kontrolloni nëse ka mbetur akull në mbajtësen e akullit, para se të vendosni ujë në të.
  • Mos e përplasni derën e ngrirësit pas mbushjes së mbajtëses së akullit me ujë.
  • Nëse hapni dhe mbyllni shpesh derën e ngrirësit, duhet më shumë kohë që uji të ngrijë.
  • Koha që duhet për ngrirjen e ujit mund të ndryshojë sipas stinës.
  • Temperaturës brenda pajisjes mund t'i duhet deri në 24 orë për t'u stabilizuar pas instalimit fillestar. Si pasojë, ujit mund t'i duhet më shumë kohë që të ngrijë.
  • Bëni kujdes gjatë përdorimit të akullit, pasi skajet e akullit mund të jenë të mprehta. SHËNIM
  • Nëse mbajtësja e akullit është mbushur plot, kubet e akullit mund të ngjiten së bashku dhe do të hiqen me vështirësi.
  • Shtypni butonin Express Freeze në panelin e kontrollit, për ta përgatitur akullin shpejt.
  • Mos mbani akull që nuk ka ngrirë plotësisht. Uji jo i ngrirë mund të shkaktojë që akulli të grumbullohet së bashku.
  • Bëni kujdes që të mos përdorni forcë të tepruar kur përkulni mbajtësen e akullit. Kjo mund të shkaktojë thyerjen e mbajtëses së akullit.
  • Për të hequr akullin me lehtësi, mbusheni mbajtësen paraprakisht me ujë. Konvertuesi i freskisë ( * ) Si dhomëz ftohëse, temperatura në konvertuesin e freskisë mund të kontrollohet duke rrëshqitur levën

, kur ndodhet përpara ndarjes, në cilindo drejtim. Kur mbani perimet pas përcaktimit për Mish ose Peshk, mund të shkaktohet lëndim nga i ftohti. Për ruajtjen e perimeve. (E rekomandueshme) Për ruajtjen e peshkut. Për ruajtjen e mishit. SHËNIM

  • ( * ) : Kjo veçori ndryshon në varësi të modelit të blerë.

Sirtari i perimeve të freskëta ( * ) Dhomëza e perimeve mund të rregullojë lagështirën duke lëvizur dorezën

Për ruajtjen e perimeve. (E rekomandueshme) Për ruajtjen e frutave. SHËNIM

  • ( * ) : Kjo veçori ndryshon në varësi të modelit të blerë. Rafti palosës Artikujt më të gjatë, të tillë si një enë 3-4 litërshe ose shishe, vendosini duke shtyrë gjysmën e përparme të raftit nën gjysmën e pasme të raftit. Tërhiqeni pjesën e përparme të raftit përpara për ta kthyer sërish në një raft të plotë.

Ngrijeni anën e përparme të raftit dhe zhvendoseni atë në anën e pasme.

Ngrijeni anën e përparme të raftit dhe zhvendoseni nën anën e saj të pasme. Nga ky pozicion, të dyja anët e raftit mund të ngrihen për të liruar më shumë hapësirë.

Funksione të tjera Alarm i derës së hapur Alarmi tingëllon 3 herë në intervale 30 sekondëshe nëse dera (dhomëza e frigoriferit) lihet hapur ose jo plotësisht e mbyllur për 1 minutë.

  • Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics nëse zhurma e alarmit vazhdon edhe pas mbylljes së derës. Identifikimi i problemit Pajisja mund të gjejë automatikisht problemet gjatë punimit.
  • Nëse identifikohet një problem, pajisja nuk punon dhe shfaqet një kod gabimi edhe kur shtypet ndonjë buton.
  • Kur ndodh kjo, mos e fikni energjinë menjëherë dhe kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics. Nëse e fikni energjinë, tekniku i riparimit nga qendra e informacionit për klientin e LG Electronics mund të ketë vështirësi në gjetjen e problemit. SQ23

FUNKSIONET INTELIGJENTE Aplikacioni LG ThinQ Kjo karakteristikë është e disponueshme vetëm në modelet me Wi-Fi. Aplikacioni LG ThinQ ju lejon të komunikoni me pajisjen duke përdorur një telefon smart Veçoritë e aplikacionit LG ThinQ Komunikoni me pajisjen nga një telefon inteligjent duke përdorur veçoritë e duhura inteligjente. Smart Diagnosis

  • Nëse hasni ndonjë problem ndërkohë që përdorni këtë pajisje, kjo karakteristikë e Smart Diagnosis do t'ju ndihmojë të diagnostikoni problemin. Cilësimet
  • Ju lejon të caktoni opsione të ndryshme në pajisje dhe në aplikacion. SHËNIM
  • Nëse bëni ndryshimin e routerit tuaj me valë, ofruesit të shërbimit të internetit apo kur ndryshoni fjalëkalimin, fshini pajisjen e regjistruar nga aplikacioni LG ThinQ dhe më pas e regjistroni edhe një herë atë. • Aplikacioni i nënshtrohet ndryshimit për qëllime të përmirësimit të pajisjes pa njoftuar përdoruesit. • Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Përpara se të përdorni aplikacionin LG ThinQ

Kontrolloni distancën mes pajisjes dhe ruterit pa lidhje kabllore (rrjeti Wi-Fi). • Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruterit me valë (në wireless) është tepër e madhe, fuqia e sinjalit bëhet e dobët. Mund të duhet një kohë të gjatë për të bërë regjistrimin ose instalimi mund të dështojë. Fikni Internetin e Lëvizshëm ose Internetin Celular në telefonin tuaj inteligjent. Lidhni telefonin tuaj inteligjent me Wi-Fi e ruterit (në wireless). SHËNIM

  • Për të verifikuar lidhjen Wi-Fi, kontrolloni që ikona Wi-Fi në panelin e paisjes është e ndezur.
  • Pajisja mbështet vetëm rrjete valësh 2.4 GHz. Për të kontrolluar frekuencën e rrjetit tuaj, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit, ose merrni në konsideratë manualin e ruterit pa lidhje kabllore. •LG ThinQ nuk mban përgjegjësi për problemet e lidhjes me rrjetin apo çdo lloj problemi në lidhje me të, keqfunksionimi ose gabimi të shkaktuar nga lidhja me rrjetin.
  • Nëse pajisja ka probleme për t'u lidhur me rrjetin Wi-Fi, mund të jetë shumë larg ruterit. Blini një përsëritës Wi-Fi(zgjatues i valës) për të përmirësuar fuqinë e sinjalit Wi-Fi. • Lidhja Wi-Fi mund të mos lidhet ose mund të ndërpritet për shkak të mjedisit të rrjetit të shtëpisë. • Lidhja me rrjetin mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të ofruesit të shërbimit të internetit.
  • Mjedisi rrethues mund ta bëjë shërbimin e rrjetit pa fije të punojë ngadalë.
  • Pajisja nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve me transmetimin e sinjalit me valë (në wireless). Shkëputni prizën e pajisjes dhe pritni një minutë përpara se ta provoni përsëri.
  • Nëse firewall-i në ruterin tuaj me valë është i aktivizuar, çaktivizoni firewall-in ose shtoni një përjashtim për këtë rast.24
  • Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale)
  • Ndërfaqja e përdoruesit të Telefonit Inteligjent (UI) mund të ndryshojë në varësi të sistemit operativ të celularit (OS) dhe prodhuesit.
  • Nëse protokolli i sigurisë së ruterit është vendosur në WEP, mund të mos arrini të konfiguroni rrjetin. Ndryshojeni në protokolle të tjera sigurie (rekomandohet WPA2) dhe regjistroni sërish produktin. Instalimi i aplikacionit LG ThinQ Kërkoni aplikacionin LG ThinQ nga Google Play Store & Apple App Store në një smartfon. Ndiqni udhëzimet për të shkarkuar dhe instaluar aplikacionin.
  • Ndiqni udhëzimet për të shkarkuar dhe instaluar aplikacionin. Lidhja me Wi-Fi Butoni Wi-Fi, kur përdoret me aplikacionin LG ThinQ, mundëson lidhjen e pajisjes me një rrjet Wi-Fi shtëpie. Ikona f shfaq statusin e lidhjes me rrjetin e pajisjes. Ikona ndriçohet kur pajisja është e lidhur me rrjetin Wi-Fi. Regjistrimi i pajisjes fillestare
  • Vini në përdorim aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të regjistruar pajisjen. Ri-regjistrimi i pajisjes apo regjistrimi i një përdoruesi tjetër
  • Shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda për ta fikur atë përkohësisht. Vini në përdorim aplikacionin LG ThinQ dhe ndiqni udhëzimet në aplikacion për të regjistruar pajisjen. SHËNIM
  • Për të çaktivizuar funksionin Wi-Fi, shtypni dhe mbani shtypur butonin Wi-Fi për 3 sekonda. Ikona f do të fiket. Njoftim për softuerin me burim të hapur Për të përftuar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, sipas GPL, LGPL, MPL dhe licencave të tjera të hapura të burimit, vizitoni faqen http:// opensource.lge.com. Përveç kodit të burimit, të gjitha kushtet e referuara të licencës, refuzimet për garanci dhe shënimet për të drejtën e autorit janë të disponueshme për shkarkim. “LG Electronics” do t’ju ofrojë po ashtu kodin me burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që mbulon koston e kryerjes së një shpërndarje të tillë (si p.sh. kostoja e materialit, transportit dhe administrimit) pas kërkese me email në opensource@lge.com. Kjo ofertë është e vlefshme për një periudhë prej tri vitesh pas dorëzimit tonë të fundit të këtij produkti. Kjo ofertë është e vlefshme për cilindo të përcaktuar si marrës të këtij informacioni. Smart Diagnosis Kjo karakteristikë është e disponueshme vetëm në modelet me logo ose . Përdorni këtë karakteristikë për t'ju ndihmuar të diagnostikoni dhe zgjidhni problemet me pajisjen tuaj. SHËNIM
  • Për arsye që nuk lidhen me neglizhencën e LGE, shërbimi mund të mos funksionojë për shkak të faktorëve të jashtëm si për shembull, por pa u kufizuar me, mungesën e rrjetit Wi-Fi, mungesën e lidhjes me rrjetin Wi-Fi, politikat vendase të App Store ose mungesës së aplikacionit.
  • Kjo karakteristikë mund të jetë objekt ndryshimi pa njoftim paraprak dhe mund të ketë forma të ndryshme në varësi të vendndodhjes suaj. Përdorimi i LG ThinQ për diagnostikimin e problemeve Nëse hasni ndonjë problem me pajisjen tuaj me Wi-Fi, ajo mund të transmetojë të dhënat e zgjidhjes së problemit në një telefon inteligjent duke përdorur aplikacionin LG ThinQ.
  • Hapni aplikacionin LG ThinQ dhe përzgjidhni karakteristikën Smart Diagnosis në menu. Ndiqni udhëzimet e vendosura në dispozicion në aplikacionin LG ThinQ.25

Hapni derën e frigoriferit dhe mbajeni telefonin pranë vrimës së altoparlantit.

Pasi të mbarojë transferimi i të dhënave, agjenti i shërbimit do të shpjegojë rezultatin e Smart Diagnosis™. Paneli i ekranit është brenda derës së ngrirësit.

Nëse dera është e hapur për më gjatë se 60 sekonda, mbylleni derën dhe përsërisni hapat 1 dhe 2.

Pasi të ketë përfunduar transferimi i të dhënave, diagnostikimi do të shfaqet në aplikacion. Paneli i ekranit është në derën e frigoriferit.

Shtypni butonin Lock për të aktivizuar funksionin e kyçjes.

  • Nëse ekrani është mbyllur për më shumë se 5 minuta, duhet të çaktivizoni çelësin bllokues dhe më pas ta aktivizoni edhe një herë atë.

Shtypni dhe mbani shtypur butonin Freezer për tre sekonda ose më shumë ndërsa vazhdoni ta mbani telefonin me altoparlant.

Përdorimi i diagnostikimit me zë për diagnostikimin e problemeve Ndiqni udhëzimet më poshtë për të përdorur metodën e diagnostikimit me zë.

  • Hapni aplikacionin LG ThinQ dhe përzgjidhni karakteristikën Smart Diagnosis në menu. Ndiqni udhëzimet për diagnostikimin me zë të vendosura në dispozicion në aplikacionin LG ThinQ. SHËNIM
  • Për rezultate më të mira, mos e lëvizni telefonin ndërkohë që po transmetohet zëri.

Mbajeni telefonin pranë vrimës së altoparlantit. Shtypni dhe mbani shtypur butonin Freezer për 3 sekonda ndërkohë që mbani telefonin tuaj përpara altoparlantit.26 MIRËMBAJTJA

Shënime për pastrimin

  • Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes, hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet në pajisje. − Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
  • Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, atëherë duhet të hiqet kodroni i energjisë nga priza për të shmangur çdo shkarkesë statike që mund të dëmtojë pjesët elektronike ose të shkaktojë goditje elektrike.
  • Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe pastaj thajini mirë para se t’i vendosni përsëri.
  • Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë të butë të njomë.
  • Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
  • Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar, gërryer ose nuk është futur mirë kablli i energjisë.
  • Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë pajisjes. − Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
  • Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh, apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të ndezshme. − Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtimin e pajisjes. − Substancat e ndezshme: alkool (etanol, metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj), hollues, zbardhues, benzen, lëng i djegshëm, abraziv, etj
  • Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos përdorni pastrues gërryes ose të fortë. Thajeni mirë me leckë të butë.
  • Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në lavastovilje. − Pjesët mund të deformohen për shkak të nxehtësisë.
  • Nëse pajisja është e pajisur me një llambë LED, mos e hiqni kapakun e llambës dhe llambën LED në përpjekje për ta riparuar ose rregulluar. Ju lutem kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics. Pastrimi i koshit të derës Heqja e koshit të derës së frigoriferit Mbajini të dy skajet e koshit dhe hiqeni atë duke e ngritur lart. Rimontimi i koshit të derës të frigoriferit

Mbajini të dy skajet e koshit të derës, shtyni lehtësisht njërin skaj për ta montuar dhe pastaj në të njëjtën mënyrë montoni skajin tjetër. Pastroni vazhdimisht sipërfaqet që mund të jenë në kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të kullimit.

Pas montimit, goditeni lehtësisht koshin e derës për ta rregulluar atë horizontalisht. Pastrimi i raftit Heqja e raftit të frigoriferit Ngrini skajin e pasmë të raftit të frigoriferit dhe pastaj hiqeni atë. Ndreqja e Raftit të Frigoriferit Montojeni raftin në rendin e kundërt të hapave të procesit të heqjes. Pastrimi i sirtarit të perimeve Heqja e sirtarit të perimeve

Hiqini gjërat nga sirtari. Mbani dorezën e sirtarit të perimeve dhe tërhiqeni komplet jashtë me kujdes derisa të ndalojë.

Ngrijeni lart sirtarin e perimeve dhe nxirreni duke e tërhequr jashtë. KUJDES

  • Kini parasysh që nga pesha e ushqimeve të ruajtura kur heqim sirtarin e perimeve, mund të shkaktohen lëndime. Rimontimi i sirtarit të perimeve Montojeni sirtarin e perimeve në rendin e kundërt të hapave të procesit të heqjes. Pastrimi i mbulesës së sirtarit për fruta dhe perime Heqja e mbulesës së sirtarit për fruta dhe perime

Pas heqjes së mbulesës së sirtarit të perimeve, tërhiqeni pjesën e sipërme të mbulesës së sirtarit për fruta dhe perime.

Hiqeni mbulesën e sirtarit për fruta dhe perime duke e tërhequr komplet jashtë.28 Rimontimi i mbulesës së sirtarit për fruta dhe perime

Vendosini dhëmbëzat në brendësi të mbulesës së sirtarit në kanalet brenda raftit.

Futini dhëmbëzat përpara mbulesës së sirtarit në kanalet përpara raftit dhe shtyjeni mbulesën e sirtarit për ta montuar. Pastrimi i sirtarit të ngrirësit

Hiqini gjërat nga sirtari. Mbani dorezën e sirtarit të ngrirësit dhe tërhiqeni komplet jashtë derisa të ndalojë.

Ngrijeni lart sirtarin e ngrirësit dhe nxirreni duke e tërhequr jashtë.

Rimontimi i sirtarit të ngrirësit Montojeni sirtarin e ngrirësit në rendin e kundërt të hapave të procesit të heqjes. Pastrimi i dispenserit të ujit Pastrimi i tabakasë së dispenserit Tabakaja e dispenserit mund të njomet lehtë për shkak të akullit ose ujit të derdhur. Fshijeni të gjithë vendin me leckë të njomë. Pastrimi i grykës të ujit dhe akullit Pastrojeni shpesh grykën e ujit ose akullit me leckë të pastër pasi mund të bëhet pis lehtë. Ju lutem vini re se pushi nga lecka mund të ngjitet te gryka.29

Simptomat Arsyeja dhe zgjidhja Nuk bëhet ngrirja ose shkrirja. A ka ndërprerje të energjisë?

  • Kontrolloni energjinë e pajisjeve të tjera. A është spina e nxjerrë nga priza e korrentit?
  • Futeni mirë spinën e korrentit në prizë. Ngrirja ose shkrirja është e dobët. A është vendosur temperatura e frigoriferit ose ngrirjes në konfigurimin më të ngrohtë?
  • Vendoseni temperaturën e frigoriferit ose të ngrirësit në 'Mesatare'. A është pajisja nën dritën direkte të diellit ose a është pranë objekteve që çlirojnë nxehtësi si soba gatimi ose ngrohëse?
  • Kontrolloni vendin e montimit dhe montojeni larg objekteve që çlirojnë nxehtësi. A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni brenda frigoriferit ose ngrirësit. A keni vendosur tepër ushqime?
  • Ruani një hapësirë të përshtatshme midis ushqimeve. A është mbyllur plotësisht dera e pajisjes?
  • Mbylleni plotësisht derën dhe sigurohuni që ushqimet e vendosura të mos ngecen në derë. A ka hapësirë të mjaftueshme rrotull pajisjes?
  • Rregulloni pozicionin e instalimit për të krijuar hapësirë të mjaftueshme rrotull pajisjes. Pajisja ka një erë të keqe. A është temperatura e frigoriferit ose e ngrirjes e vendosur shumë ‘Ngrohtë’?
  • Vendoseni temperaturën e frigoriferit ose të ngrirësit në 'Mesatare'. A keni vendosur brenda ushqime me erë të fortë?
  • Vendosini ushqimet me erëra të fortë brenda në enë të mbyllura. Perimet ose frutat mund të jenë prishur në sirtar.
  • Hidhini perimet e prishura dhe pastrojeni sirtarin e perimeve. Mos i ruani perimet për kohë shumë të gjatë në sirtarin e perimeve. Llamba e brendshme e pajisjes nuk ndizet. A fiket llamba e brendshme në pajisje?
  • Është e vështirë që klientët ta ndërrojnë llambën në pajisje pasi ato nuk janë të riparueshme. Nëse llamba e brendshme nuk ndizet, ju lutem kontaktoni qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics. Dera e pajisjes nuk është mbyllur mirë. A është anuar pajisja përpara?
  • Rregulloni këmbët e para për ta ngritur pak pjesën përpara të pajisjes. A janë montuar mirë raftet?
  • Montoni përsëri raftet nëse është e nevojshme. A e keni mbyllur derën me tepër forcë?
  • Nëse ushtroni tepër forcë ose shpejtësi kur mbyllni derën, ajo mund të ngelet pak hapur para mbylljes. Sigurohuni që të mos e përplasni derën. Mbylleni pa forcë. Është e vështirë të hapet dera e pajisjes. A hapët derën menjëherë pasi e mbyllët?
  • Nëse mundoheni ta hapni derën e pajisjes 1 minutë pasi e keni mbyllur, mund të keni vështirësi për shkak të presionit brenda pajisjes. Provoni

hapni përsëri derën e pajisjes pas pak minutash në mënyrë që presioni i brendshëm të stabiliziohet.30

Simptomat Arsyeja dhe zgjidhja Është e vështirë të hapet dera e pajisjes. A hapët derën menjëherë pasi e mbyllët?

  • Nëse mundoheni ta hapni derën e pajisjes 1 minutë pasi e keni mbyllur, mund të keni vështirësi për shkak të presionit brenda pajisjes. Provoni ta hapni përsëri derën e pajisjes pas pak minutash në mënyrë që presioni i brendshëm të stabiliziohet. Ka kondensim brenda pajisjes ose në fund të kapakut të sirtarit të perimeve. A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni brenda frigoriferit ose ngrirësit. A e keni lënë derën e pajisjes të hapur?
  • Megjithëse kondensimi do të zhduket pak pasi ta mbyllni derën e pajisjes, mund ta fshini me një leckë të thatë. A e hapni dhe mbyllni derën e pajisjes shumë shpesh?
  • Mund të formohet kondensim për shkak të ndryshimeve të temperaturës nga jashtë. Fshijeni lagështinë me një leckë të thatë. A vendosët ushqim të ngrohtë ose të njomë brenda pa e mbyllur në enë?
  • Mbajini ushqimet të mbuluara ose në enë të mbyllura. Është formuar ngricë në ngrirës. Dyert mund të mos jenë mbyllur mirë.
  • Kontrolloni nëse ushqimet brenda pajisjes po bllokojnë derën dhe sigurohuni që dera të jetë e mbyllur mirë. A keni vendosur ushqime të nxehta pa i lënë të ftohen më parë?
  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t'i vendosni brenda frigoriferit ose ngrirësit. Është formuar ngricë në ngrirës. A është e bllokuar hyrja ose dalja e ajrit nga ngrirësi?
  • Sigurohuni që hyrja ose dalja e ajrit të mos bllokohen në mënyrë që të qarkullojë ajri brenda. A është mbushur tepër ngrirësi?
  • Ruani një hapësirë të përshtatshme midis gjërave. Është formuar ngricë ose kondensim brenda ose jashtë pajisjes. A e hapët dhe mbyllët derën e pajisjes shpesh ose a është mbyllur keq dera e pajisjes?
  • Mund të formohen ngrica ose kondensim nëse ajri i jashtëm hyn brenda pajisjes. A është shumë i lagësht ambienti ku është montuar?
  • Mund të shfaqet kondensim në pjesën e jashtme të pajisjes nëse vendi i instalimit është shumë i lagësht ose në ditë me lagështi si për shembull në ditë me shi. Fshijeni lagështinë me leckë të thatë.31

Simptomat Arsyeja dhe zgjidhja Pajisja bën zhurmë dhe krijon zhurma të pazakonta. A është instaluar pajisja mbi sipërfaqe të dobët ose të paniveluar mirë?

  • Montojeni pajisjen mbi dysheme të fortë dhe të niveluar. A prek murin pjesa e pasme e pajisjes?
  • Rregulloni pozicionin e instalimit për të lejuar hapësirë të mjaftueshme rrotull pajisjes. A ka objekte të shpërndara prapa pajisjes?
  • Hiqini objektet e shpërndara nga prapa pajisjes. A ka ndonjë objekt sipër pajisjes?
  • Hiqeni objektin sipër pajisjes. Pjesa anësore ose para pajisjes është e ngrohtë. Ka tuba anti-kondensimi të montuar në këto vende të pajisjes për të pakësuar formimin e kondensimit nga vendi përreth derës.
  • Tubi i çlirimit të nxehtësisë për të parandaluar kondensimin e krijuar është instaluar përpara dhe në anë të pajisjes. Mund ta ndjeni veçanërisht të nxehtë menjëherë pasi instalohet pajisja ose gjatë verës. Mund të rrini të sigurt se ky nuk është problem dhe është krejt normale. Ka ujë brenda ose jashtë pajisjes. A ka rrjedhje uji rrotull pajisjes?
  • Kontrolloni nëse uji ka rrjedhur nga ndonjë lavaman apo vend tjetër. A ka ujë në fund të pajisjes?
  • Kontrolloni nëse uji është nga ushqimet e shkrira apo nga ndonjë enë e çarë ose e thyer. Zhurma klikimi Kontrolli i shkrirjes do të klikojë kur fillon dhe mbaron cikli i shkrirjes. Kontrolli i termostatit (ose kontrolli i pajisjes në disa modele) do të klikojë gjithashtu në ciklin e ndezjes dhe fikjes.
  • Punim normal Zhurma kërcitjeje Zhurmat e kërcitjes mund të vijnë nga qarkullimi brenda pajisjes, linja e ujit ose nga prapa njësisë (vetëm për modelet me tubacion), ose sendet e vendosura sipër ose rrotull pajisjes.
  • Punim normal Pajisja nuk qëndron mirë mbi dysheme.
  • Dyshemeja është e dobët ose e paniveluar ose këmbët e nivelimit duhet të rregullohen. Shikoni zonën e Rreshtimit të Derës. Pajisja me kompresor linear është lëvizur ndërsa ishte në punë.
  • Nëse kompresori nuk ndalon së kërcituri pas 3 minutash, fikeni pajisjen dhe ndizeni përsëri.32

Simptomat Arsyeja dhe zgjidhja Zhurma shpejtësie Motori i ventilatorit të evaporatorit qarkullon ajër përmes ndarjeve të frigoriferit dhe ngrirjes.

  • Punim normal Fryhet ajër mbi kondensator me anë të ventilatorit të kondensatorit.
  • Punim normal Zhurma gurgullimi Qarkullim i sistemit të ftohjes brenda pajisjes
  • Punim normal Zhurma përplasjeje Kontraktim dhe zgjerim i mureve të brendshme për shkak të ndryshimeve të temperaturës.
  • Punim normal Dridhje Nëse pjesa anësore ose e pasme e pajisjes prek një kabinet ose mur, disa prej dridhjeve normale mund të krijojnë zhurmë.
  • Për të eliminuar zhurmën, sigurohuni që anët dhe pjesa e pasme të mos bjerë në kontakt me murin ose dollapin. Pajisja juaj shtëpiake dhe telefoni juaj inteligjent nuk është lidhur me rrjetin Wi-Fi. Fjalëkalimi për Wi-Fi me të cilin ju po përpiqeni të lidheni është i pasaktë.
  • Gjeni rrjetin Wi-Fi të lidhur me telefonin tuaj inteligjent dhe hiqeni atë, më pas regjistroni pajisjen tuaj në LG ThinQ. Interneti celular për telefonin tuaj inteligjent është aktivizuar.
  • Çaktivizoni Internetin celular të telefonit tuaj smart dhe regjistroni pajisjen duke përdorur rrjetin Wi-Fi. Emri i rrjetit me valë (SSID) është vendosur gabimisht.
  • Emri i rrjetit me valë (SSID) duhet të jetë një kombinim i shkronjave dhe numrave anglisht. (Mos përdorni karaktere speciale) Frekuenca e ruter-it nuk është
  • Mbështetet vetëm një frekuencë ruteri prej 2.4 GHz. Konfiguroni ruterin valor ( në wireless) në 2.4 GHz dhe e lidhni pajisjen me ruterin me valë ( në wireless). Për të kontrolluar frekuencën e ruter-it, kontrolloni me ofruesin tuaj të shërbimit të internetit apo prodhuesin e ruterit. Distanca ndërmjet pajisjes dhe ruter-it është tepër e madhe.
  • Nëse distanca ndërmjet pajisjes dhe ruter-it është shumë e madhe, sinjali mund të jetë i dobët dhe lidhja mund të mos jetë e konfiguruar në mënyrën e duhur. Lëvizni vendndodhjen e ruter-it në mënyrë që të jetë sa më afër pajisjes. Kujdesi dhe Shërbimi ndaj Klientit

Kontaktoni një qendër informacioni për klientin të LG Electronics. Për të gjetur informacion për qendrën e autorizuar të shërbimit të LG, vizitoni faqen tonë të internetit në faqen www.lg.com.

  • Vetëm personeli i kualifikuar i shërbimit nga qendra e autorizuar e shërbimit të LG duhet të bëjë çmontimin, riparimin apo modifikimin e pajisjes.
  • Për të blerë pjesë rezervë, kontaktoni me qendrën e informacionit për klientin të LG Electronics në faqen tonë të internetit www.lg.com.
  • Pjesët rezervë të përmendura në Rregulloren BE 2019/2019 janë të disponueshme për 7 vjet (vetëm gominat e dyerve janë të disponueshme për 10 vjet).
  • Për më shumë informacion rreth efiçencës së energjisë së kësaj pajisje, vizitoni faqen https://ec.europa.eu dhe kërkoni duke përdorur emrin e modelit (e vlefshme nga 1 mars 2021).
  • Rregullorja BE 2019/2019, e vlefshme nga 1 mars 2021, lidhet me klasat e Efiçencës së Energjisë sipas Rregullores BE 2019/2016.
  • Skanoni kodin QR në etiketën e energjisë të dhënë bashkë me pajisjen, ku është shënuar një link në internet për informacionin që lidhet me performancën e pajisjes në bazën e të dhënave të EPREL të BE-së. Ruajeni për referencë etiketën e energjisë së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të dhëna me pajisjen (e vlefshme nga 1 mars 2021).
  • Emri i modelit mund të gjendet në etiketën e vlerësimit të pajisjes. SHËNIMShënimewww.lg.com Autorsko pravo © 2018-2020 LG Electronics. Sva prava zadržana