RB41R7839S9 - Frigorifer SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RB41R7839S9 SAMSUNG në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth RB41R7839S9 SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RB41R7839S9 - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RB41R7839S9 e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT RB41R7839S9 SAMSUNG
Udhëzimet e sigurisë
- Për përdorim sa më të efektshëm të energjisë, mbajini të gjitha mjetet e brendshme si koshat, sirtarët, raftet dhe enët e kubave të akullit në pozicionin e përcaktuar nga prodhuesi.
- Kjo pajisje frigoriferike nuk synohet të përdoret si pajisje e integruar.
Udhëzimet e instalimit
Për pajisjet frigoriferike me kategori klime
Në varësi të kategorisë së klimës, kjo pajisje frigoriferike synohet të përdoret në diapazonin e temperaturave të ambientit, siç specifikohet në tabelën e mëposhtme.
Kategoria e klimës mund të gjendet në etiketën e specifikimeve. Produkti mund të mos funksionojë si duhet në temperatura jashtë diapazonit të specifikuar.
Kategorinë e klimës mund ta gjeni në etiketën brenda frigoriferit
Diapazoni i temperaturës efektive
Frigoriferi është projektuar të funksionojë normalisht në diapazonin e temperaturës të specifikuar nga klasifikimi i kategorise së tij.
| Kategoria Simboli | Diapazoni i temperaturës së ambientit (°C) | ||
| IEC 62552 (ISO 15502) ISO 8561 | |||
| Temperaturë e rritur SN +10 deri në +32 | +10 deri në +32 | ||
| Temperatura N +16 deri në +32 +16 | deri në +32 | ||
| Nëntropikale ST +16 deri në +38 +18 | deri në +38 | ||
| Tropikale T +16 deri në +43 +18 deri në +43 | |||

SHËNIM
Rendimenti në ftohje dhe konsumi i energjisë së frigoriferit mund të ndikohet nga temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së derës dhe vendndodhja e frigoriferit. Rekomandojmë t'i rregulloni parametrat e temperaturës si duhet.
Udhëzimet për temperaturat
Temperatura e rekomanduar
Cilësimet e temperaturës optimale për ruajtjen e ushqimeve:
- Frigoriferi: 3 °C
- Ngrirësi: -19 °C
Ftohja me fuqi
Ftohja me fuqi përshejton procesin e ftohjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Frigoriferi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për dy orë e gjysmë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme.
Ngrirja me fuqi
Ngrirja me fuqi përshejton procesin e ngrirjes me shpejtësinë maksimale të ventilatorit. Ngrirësi vazhdon të punojë me shpejtësi të plotë për 50 orë dhe më pas kthehet në temperaturën e mëparshme. Për të ngrirë sasi të mëdha ushqimi, aktivizoni Ngrirja me fuqi të paktën 20 orë përpara se të vendosni ushqime në ngrirës.
SHËNIM
Kur përdorni këtë funksion, konsumi i energjisë së frigoriferit do të rritet. Mos harroni ta fikni atë kur nuk ju duhet dhe të vendosni temperaturën e ngrirësit në konfigurimin fillestar.
Mënyra e ruajtjes për konservim maksimal (vetëm modelet përkatëse)
Mbulojini ushqimet për të ruajtur lagështinë dhe që ato të mos marrin aromat nga ushqimet e tjera. Një tenxhere e madhe me ushqim, si për shembull supë ose lëng mishi, duhet të ndahet në pjesë të vogla dhe të vendosen në enë të cekëta përpara se ti futni në frigorifer. Një copë e madhe mishi ose një pulë e plotë duhet të ndahet në pjesë më të vogla ose të vendosen në enë të cekëta përpara se ti futni në frigorifer.
Vendosja e ushqimeve
| Raftet | Raftet duhet të rregullohen në mënyrë që të nxënë një shumëllojshméri paketimesh. |
| Ndarja e specializuar (vetëm modelet që e kanë) | Sirtarët e poshtëm hermetik ofrojnë një mjedis optimal për ruajtjen e frutave dhe perimeve. Perimet kërkojnë një ambient me më shumë lagështi ndërsa frutat kërkojnë një ambient me më pak lagështi.Koshat e poshtëm janë të pajisura me pajisje kontrolli për të kontrolluar nivelin e lagështisë. (*Në varësi të modelin dhe opsioneve) Temperatura me rregullim e sirtarit të mishit rrit në maksimum kohën e ruajtjes së mishit dhe djathit. |
| E ruajtur te dera | Mos i ruani ushqimet që prishen te dera. Vezët duhet të ruhen në karton në një raft. Temperatura në koshat e derës mund të luhatet më shumë se sa temperatura brenda frigoriferit. Mbajeni derë mbyllur sa më shumë të jetë e mundur. |
| Ndarja e ngrirësit | Mund të ruani ushqime të ngrira, të prodhoni kuba akulli dhe të ngrini ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirësit. |
SHËNIM
Vendosni në ngrirje vetëm ushqime të freskëta dhe të paprishura. Ushqimet që dëshironi t'i ngrini, mbajini larg ushqimeve që janë të ngrira. Për të shmangur humbjen e shijes ose tharjen e ushqimeve, vendosini ato në enë hermetike.
Shtojcë
Tabela e ruajtjes së frigoriferit dhe ngrirësit
Jetëgjatësia e freskisë është në varësi të temperaturës dhe ekspozimit ndaj lagështisë. Meqenëse datat te produktet nuk tregojnë përdorimin e sigurt të produktit, këshillohuni me këtë tabelë dhe ndiqni këto hapa.
Produktet e qumështit
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Qumësht 1 javë 1 muaj | ||
| Gjalpë 2 javë 12 muaj | ||
| Akullore - 2-3 javë | ||
| Djathë natyralë 1 muaj 4-6 muaj | ||
| Djathë i shkrirë 2 javë Nuk rekomandohet | ||
| Kos 1 muaj - |
Mishi
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Rosto e pjekur, biftekë, bërxollë | 3-4 ditë | 2-3 muaj |
| Mish i grirë i freskët, mish i zier | 1-2 ditë | 3-4 muaj |
| Proshutë | 7 ditë | 1 muaj |
| Salsiçe, mish derri i pa gatuar, mish viçi, gjel deti | 1-2 ditë | 1-2 muaj |
Pulë / Vezë
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Pulë e freskët | 2 ditë | 6-8 muaj |
| Sallatë me pulë | 1 ditë | - |
| Vezë të freskëta me lëvozhgë | 2-4 javë | Nuk rekomandohet |
Peshk / Fruta deti
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Peshk i freskët | 1-2 ditë | 3-6 muaj |
| Peshk i gatuar | 3-4 ditë | 1 muaj |
| Sallatë me peshk | 1 ditë | Nuk rekomandohet |
| Peshk i tharë ose turshi | 3-4 javë - |
Fruta
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Mollë 1 muaj - | ||
| Pjeshka 2-3 javë - | ||
| Ananas 1 javë - | ||
| Fruta të tjera të freskëta 3-5 ditë 9-12 muaj |
Perime
| Produkti Frigoriferi Ngrirësi | ||
| Shparg 2-3 ditë - | ||
| Brokoli, lakër Brukseli, bizele jeshile, kërpedha | 3-5 ditë - | |
| Lakër, lulelakër, selino, tranguj, marule 1 | javë - | |
| Karota, panxhar, rrepka 2 javë - |
Informacion për modelin dhe porositjen e pjesëve rezervë
Informacion për modelin
Për të pasur të drejtë hyrjeje në regjistrimin EPREL të modelit:
- Shkoni në https://eprel.ec.europa.eu
- Gjeni identifikuesin e modelit në etiketën e energjisë së produktit dhe shkruajeni në kutinë e kërkimit
- Shfaqen të dhënat e etiketimit të energjisë së modelit
Informacion për pjesët
- Periudha minimale gjatë së cilës disponohen pjesë këmbimi, të nevojshme për riparimin e pajisjes
-7 vite për termostatet, sensorët e temperaturës, panelet e qarqeve të stampuara dhe burimet e dritës, dorezat dhe menteshat e dyerve, enët, koshat (kutitë ose sirtarët)
-10 vite për gominat e dyerve
- Kohëzgjatja minimale e garancisë së pajisjes frigoriferike e ofruar nga prodhuesi është 24 muaj.
- Informacion përkatës për porositjen e pjesëve të këmbimit, drejtpërdrejt ose përmes kanaleve të tjera të ofruara nga prodhuesi, importuesi ose përfaqësuesi i autorizuar
- Informacionet lidhur me riparimin nga persona të kualifikuar mund t'i gjeni në http://samsung.com/support. Manualin për kryerjen e shërbimeve nga përdoruesi mund ta gjeni në http://samsung.com/support.
ManualiLehtë