8600 AA - Fryrë pastrues SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 8600 AA SKIL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth 8600 AA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fryrë pastrues në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 8600 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 8600 AA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 8600 AA SKIL
Pajisje për fryrje/thithje 8600
HYRJE
- Kjo vegël éshtë e projektuar për fryrjen dhe thithjen e materialeve që nuk janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve
- Kjo vegël nuk është e përshtatshme për fryrjen dhe thithjen e materialeve të djegshme, copëzave metalike dhe objekteve të mprehta (si vidhat ose gozhdët)
- Kjo vegël nuk është e projektuar për fryrjen e gjetheve apo për përdorim në ambiente të jashtme
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen ③
- Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëmtime të rënda
TË DHËNAT TEKNIKE ①
ELEMENTET E VEGËL ②
A Çelësi i ndezjes/fikjes
B Butoni për bllokimin e çelësit
C Hundëza
D Tubi i daljes së ajrit
E Tubi i hyrjes së ajrit
F Qesja e pluhurave
G Rregullatori i qarkullimit të ajrit
H Të çarat e ajrosjes
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PAJISJET ELEKTRIKE
A PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e paraqitura me këtë vegël pune. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëntime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për reference në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregulta ose të errëta janë një ftesë për aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar.
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i shpeshtë i veglave t'ju lejojë të tregoheni të vetëkënaqur dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bblokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta. Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t'u bblokuar dhe janë më të lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
SIGURIA PERSONALE
- Mos i fryni kurrë copat në drejtim të personave përreth
- Mos fryni e thithni materiale që janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve (si pluhurat nga druri i ahut ose lisit, pluhuri i betonit, asbesti)
- Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A); mbani mbrojtëse për veshët
- Mbani një maskë për pluhurat kur punoni në një mjedis me pluhura
- Hiqeni gjithmonë spinën nga priza elektrike gjatë pushimeve në punë ose para pastrimit, mirëmbajtjes, kryerjes së rregullimeve dhe ndryshimit të aksesorëve, për të minimizuar rrezikun e aktivizimit të veglës aksidentalisht
SIGURIA ELEKTRIKE
- Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
- Mos fryni ose thithni lëngje (depërtimi i lëngjeve rrit rrezikun e goditjeve elektrike)
- Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
- Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni kordonin para se të hiqni spinën)
- Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
PARA PËRDORIMIT
- Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
- Gjatë thithjes, mos e përdorni kurrë pajisjen pa vendosur gesen e pluhurave
- Kontrolloni rregullisht qesen e pluhurave për konsum ose dëmtime
GJATË PËRDORIMIT
- Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla
- Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të pastra nga copërat e mbetura
- Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Mbani syze mbrojtëse
⑤ Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
⑥ Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve familjare
PËRDORIMI
- Ndezje/Fikje
- ndizeni pajisjen duke tërhequr çelësin e aktivizimit A
- bllokojeni çelësin për një përdorim në vazhdim duke shtypur butonin B
- zhbllokoni çelësin duke tërhequr përsëri çelësin A dhe më pas lëshojeni atë
- fikeni pajisjen duke lëshuar çelësin e aktivizimit A
! para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që të mos jetë në kontakt me ndonjë objekt
! pas fikjes së pajisjes, motori vazhdon të punojë për disa sekonda
- Fryrja ⑦
- futni kapëset brenda hundëzës C në foletë e tubit të daljes së ajrit D dhe mbërthejeni hundëzën duke e rrotulluar në drejtim orar
! gjatë procesit të fryrjes, sigurohuni që tubi i hyrjes së ajrit E ② është i lirë nga copëzat/papastërtitë
- Procesi i thithjes ⑧
- futni kapëset brenda hundëzës C në foletë e tubit të hyrjes së ajrit E dhe mbërthejeni hundëzën duke e rrotulluar në drejtim orar
- mos thithni materiale me maja të mprehta ose materiale të nxehta (si copa xhami, hi të nxehtë ose copëza metalike)
! gjatë procesit të thithjes, montoni gjithmonë qesen e pluhurave F në tubin e daljes së ajrit D
- boshatisni rregullisht qesen e pluhurave F (kapaciteti i thithjes ulet shumë kur qesja e pluhurave është plot)
- Kontrolli i qarkullimit të ajrit (7 pozicione)
- rrotullojeni rrotëzën G lart për rritjen e vëllimit të ajrit
- rrotullojeni rrotëzën G poshtë për uljen e vëllimit të ajrit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes H ②)
! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke futur objekte me majë nëpërmjet të çarave
! shkëputni spinën para pastrimit
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
- Kordorni elektrik i dëmtuar duhet të zëvendësohet vetëm në një qendër të shërbimit të SKIL për të shmangur një rrezik
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑥ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
- E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 84,0 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 95,0 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi 3,4 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës
ManualiLehtë