WSA14000 - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WSA14000 BEKO në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WSA14000 - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WSA14000 e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT WSA14000 BEKO
Këshilla për riciklimin e frigoriferit tuaj të vjetër /39 Riciklimi i ambalazhit /39 Udhëzime transporti /39 Masa sigurie dhe këshilla të përgjithshme /39 Instalimi /40 Lidhja elektrike /40 Ndezja e pajisjes /40 Rregullimi i temperaturës /41 Përshkrimi i aparatit /41 Ndërrimi i llambës të brendshme /41 Ripozicionimi i derës /41 Shkrirja e pajisjes /41 Pastrimi dhe kujdesi /41 Udhzime për zgjidhjen e problemeve /42
SQ Udhëzime për përdorimin
Ky aparat nuk parashikohet për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie, përderisa nuk mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e aparatit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me aparatin.
Ky nuk është një produkt shtëpiak, ky është një produkt komercial për përdorim profesional.SQ Udhëzime për përdorimin Këshilla për riciklimin e frigoriferit tuaj të vjetër Nëse frigoriferi i ri 'dritare ekspozimi' zëvendëson një të vjetër, duhet t'i përmbaheni disa gjërave. Pajisjet e vjetra nuk janë mbeturina pa vlerë. Hedhja e tyre në përputhje me mbrojtjen e mjedisit lejon rikuperimin e disa lëndëve të para të rëndësishme. Çfarë mund të bëni që të hidhet pajisja juaj e vjetër: - shkëputeni njësinë nga energjia, - hiqeni kabllin e korrentit (priteni), - hiqni kyçet e mundshme në derë me qëllim që të mos lejoni që fëmijët të bllokohen brenda kur luajnë duke vënë jetën e tyre në rrezik. Frigoriferët dhe ngrirësit përmbajnë materiale izolimi dhe agjentë ftohës që kërkojnë një riciklim të përshtatshëm. Riciklimi i ambalazhit Paralajmërim! - Mos lejoni që fëmijë të luajnë me ambalazhin ose me pjesë të tij. Ekziston rreziku i asfiksisë me pjesë të kartonave të palosur dhe me fletët plastike. - Që të merret në gjendje të mirë, pajisja është e mbrojtur me ambalazh të përshtatshëm. Të gjitha materialet e mbështjelljes janë në përputhje me mjedisin dhe mund të riciklohen. Ju lutem na ndihmoni për ta ricikluar ambalazhin duke e mbrojtur mjedisin! E rëndësishme! Lexoni me kujdes të gjitha këto udhëziime para se ta vini në punë pajisjen. Këto udhëzime përmbajnë informacione të rëndësishme në lidhje me instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes. Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi nëse i përmbaheni udhëzimeve në këtë manual. Mbajeni këtë manual në një vend të sigurt për t'iu konsultuar nëse është e nevojshme. Për më tepër, mund të jetë i dobishëm për një përdorues tjetër. Paralajmërim! Pajisja duhet të përdoret vetëm për qëllimet për të cilat është prodhuar, në hapësira të përshtatshme, të mbahet larg nga shiu, lagështia dhe faktorët e tjerë atmosferikë. Udhëzime transporti Pajisja duhet të transportohet vetëm në pozicion vertikal. Ambalazhi duhet të jetë i paprekur gjatë transportit. Para se ta lidhni pajisjen në prizë, lëreni të paktën 4 orë. Nëse nuk i përmbaheni këtyre udhëzimeve, kjo mund të çojë në dëmtim të motorkompresorit dhe pajisja mund të dalë jashtë garancisë. Masa sigurie dhe këshilla të përgjithshme Nëse vini re ndonjë defekt ju lutem mos e vini pajisjen në punë. Mos i lini dyert të hapura më shumë nga sa është e nevojshme për të nxjerrë dhe vendosur brenda ushqime. Mos mbani brenda produkte që përmbajnë gazra të djegshme ose shpërthyese. Mos i lini fëmijët të luajnë ose të fshihen brenda pajisjes. Para çdo veprimi pastrimi, hiqeni pajisjen nga priza. Për ta hequr pajisjen nga priza, tërhiqni spinën, jo kabllin! Mos hipni mbi pajisje, mos u varni mbi derë, rafte. Mos e përdorni pajisjen pranë ngrohëseve, pajisjeve të gatimit ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Për të parandaluar çdo dëmtim ose aksident të mundshëm, mos vendosni mbi pajisje (sipër) asnjë objekt të lëvizshëm që përmban lëngje ose burime zjarri (vazo lulesh, poçe lulesh, qirinj, llamba, etj.) Mos e lini ushqimin në aparat në qoftë se ai nuk punon. 39SQ Udhëzime për përdorimin Nuk rekomandohet që ta ndaloni pajisjen nëse nuk do ta përdorni për pak ditë. Nëse nuk do ta përdorni për një periudhë më të gjatë, ju lutem veproni si më poshtë: - hiqeni aparatin nga priza; - zbrazeni frigoriferin dhe ngrirësin; - shkrijeni dhe pastrojeni pajisjen; - lërini dyert të hapura për të shmangur erërat e pakëndshme. Kablloja elektrike mund të zëvendësohet vetëm nga një person i autorizuar. Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rreziqet. Instalimi Kjo pajisje është bërë për përdorim në temperatura ambienti deri në 25°C dhe lagështi 60%, Kategoria klimaterike 3 (në përputhje me Reg EU 1095-2005), e cila duhet të mbahet relativisht konstante. Montojeni pajisjen larg nga burimet e nxehtësisë. Vendosja e pajisjes në një dhomë të ngrohtë, ekspozimi direkt në dritën e diellit ose vendosja pranë një burimi nxehtësie (ngrohëse, sobë, furrë) çon në rritje të konsumit të energjisë dhe ulje të jetëgjatësisë të pajisjes. Ju lutem zbatoni distancat minimale të mëposhtme: - 100 cm nga sobat me qymyr ose naftë; - 150 cm nga sobat elektrike dhe/ose me gaz; Siguroni qarkullim të lirë të ajrit rrotull pajisjes, duke zbatuar distancat e përmendura në vizatime (Artikujt 2). Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis frigoriferit dhe murit (Artikulli 3). Vendoseni pajisjen në një vend të thatë dhe të ajrosur mirë, në nivel perfekt duke rregulluar këmbët e para nëse është e nevojshme (Artikulli 4). Çdo mobile “e varur” do të montohet në një distancë minimale 10 cm mbi pajisje. E njëjta distancë do të sigurohet në rast të një qosheje ose elementi tjetër ndërtimi. Pajisja nuk është bërë që të integrohet në mobilie. Ju lutem montoni aksesorët. Lidhja elektrike Pajisja juaj është ndërtuar që të punojë në tension mono-fazë prej 220-240V, 50Hz. Para se ta lidhni pajisjen me energjinë, sigurohuni që parametrat e energjisë të shtëpisë (tensioni, lloji i rrymës dhe frekuenca) të jenë në përputhje me parametrat e punimit të pajisjes. Informacionet në lidhje me tensionin e energjisë dhe energjinë e tërhequr janë dhënë në etiketën e vlerave të vendosur anash, të cilat mund të shihen pasi të keni tërhequr krisperin. Instalimi elektrik duhet të përputhet me kërkesat ligjore. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për problemet e mundshme që u ndodhin personave, kafshëve ose pronave për shkak të mos zbatimit të kushteve të përmendura më sipër. Pajisja ka një kabëll energjie dhe një spinë (tipi Europian, i shënuar 10/16A), me tokëzim dysh. Në qoftë se spina nuk është e të njëjtit tip me prizën, kërkojini një elektriçisti ta ndërrojë. Mos përdorni adaptorë. Ndezja e pajisjes Para se ta ndizni pajisjen, pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes. (Shiko “Pastrimi dhe kujdesi”). Pasi të bëni këtë, lidheni pajisjen me energjinë. Rregulloni butonat e termostatit në një pozicion mesatar. Për ndriçim brenda, rregulloni butonin e bllokut të sinjalizimit në pozicionin mesatar. Lëreni pajisjen të punojë rreth 2 orë para se të vendosni brenda ushqime ose pije. 40SQ Udhëzime për përdorimin Rregullimi i temperaturës Temperatura e brendshme duhet të rregullohet me anë të butonit nga termostati. Temperaturat e arritura brenda pajisjes mund të luhatin në varësi të kushteve të përdorimit: vendi, temperatura e ambientit, shpeshtësia e hapjes së dyerve, sasia e ushqimeve. Pozicioni i butonit të termostatit do të ndryshojë në varësi të këtyre kushteve. Në përgjithësi, për një temperaturë ambienti prej
C, butoni i termostatit do të vendoset në pozicion mesatar. Ky pozicion mund të rregullohet me radhë drejt plusit ose minusit sipas dëshirës të përdoruesit Termostati (i vendosur në pjesën e pasme të pajisjes, në grilën e ajrimit) garanton gjithashtu shkrirjen automatike të frigoriferit. Gjatë periudhës të shkrirjes, temperatura brenda frigoriferit mund të arrijë deri në +12
C, por ulet deri në 2-3
Shmangni disa pozicione të butonit të termostatit të cilat mund të përfshijnë një punim të vazhdueshëm të pajisjes. Përshkrim i pajisjes (Artikulli 1)
1 - Çelësi i llambës
5 - Ruli mbajtës i derës
6 - Këmbë e rregullueshme
Ndërrimi i llambës të brendshme Për të ndërruar një Llambë/LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit tuaj, telefononi Shërbimin e Autorizuar. Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë. Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t’i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturat nën -20°C. Ripozicionimi i derës Veproni në rend numerik. (Artikulli 7). Shkrirja e pajisjes Shkrirja është plotësisht automatike dhe bëhet në periudha të caktuara përpara. Nuk ka nevojë për asnjë ndërhyrje nga ju. Uji që del grumbullohet në një enë kullimi që ndodhet mbi kompresor. Uji avullon për shkak se ka nxehtësi që del nga punimi (Artikulli 5). E rëndësishme! Mbajeni kolektorin dhe tubin e shkarkimit të pastër për derdhjen e ujit që vjen nga shkrirja. Për të bërë këtë, përdorni pjesën e kanalit. Kontrolloni tubin që të jetë përfundimisht me fundin brenda enës të kullimit mbi kompresor me qëllim që të mos lejoni ujin të derdhet mbi lidhjet elektrike ose mbi dysheme (Artikulli 6). Pastrimi dhe kujdesi
1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë
dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta
ose substanca gërryese, sapun, pastrues shtëpike, detergjent ose dyll lustrues për pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë me një lugë çaji
bikarbonat sode me një masë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe fshujeni me leckë të thatë.
5. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e
kontrollit të temperaturës dhe kutinë e llambës.
6. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët
metalike të produktit (p.sh. pjesën e jashtme të derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues makine) për të mbrojtur lustrën e bojës të jashtme me cilësi të lartë.
7. Ushqimi prek tavanin e sirtarit.
>>>Rivendosni ushqimet në sirtar.
- Mos e pastroni pajisjen me materiale të papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë nafte. - Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në asnjë mënyrë. - Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale gërryese. Asnjëherë mos përdorni benzinë ose materiale të ngjashme për qëllime pastrimi. 41SQ Udhëzime për përdorimin
9. Pastroni pjesën e jashtme të qarkut të ftohjes
(kompresori, kondensatori, lidhja, tubat) me një furçë të butë ose me fshesë me korrent. Gjatë këtij veprimi, ju lutem bëni kudjes të mos ngacmoni tubat ose të hiqni kabllot.
10. Kur të mbaroni pastrimin, vendosni aksesorët
në vendet e tyre dhe lidheni pajisjen me energjinë. Udhëzime për zgjidhjen e problemeve Pajisja nuk punon Ka një ndërprerje energjie. Spina e kabllit të energjisë nuk është vendosur mirë në prizë. Siguresa është djegur. Termostati është në pozicionin Stop (O). Pajisja nuk ftoh Ka pasur një ndërprerje energjie për një kohë më të gjatë. Janë vendosur brenda ushqime të freskëta për t'u ngrirë. Aparati nuk u vendos në mënyrë të saktë. Pajisja është shumë pranë një burimi nxehtësie. Butoni i termostatit nuk është në pozicionin e duhur. Temperatura e ambientit është shumë e lartë. Ndriçimi i brendshëm nuk punon kur kompresori është në punë Çelësi është në pozicionin e fikur ose është dëmtuar. Çelësi nuk punon. Llamba është djegur. Telefononi Shërbimin e Autorizuar. Pajisja bën shumë zhurmë Pajisja nuk është instaluar mirë. Tubat e pasmë prekin ose dridhen. Ka një kontakt midis shisheve ose enëve të tjera brenda. Ka ujë në pjesën e brendshme të kabinetit. Kanali i kullimit të ujit është bllokuar. Nëse keni ndjekur informacionet e treguara më sipër dhe nuk e keni gjetur defektin, ju lutem kontaktoni me kujdesin ndaj klientit. Paralajmërim! Mos u mundoni në asnjë moment të riparoni pajisjen ose pjesët elektrike vetë. Çdo riparim i bërë nga një person jo i aftë është i rrezikshëm për përdoruesin dhe mund të çojë në humbje të garancisë.
Notice-Facile