ZHC 7131 X ZANUSSI

ZHC 7131 X - Kapuçina kuzhine ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ZHC 7131 X ZANUSSI në format PDF.

Page 77
Asistenti i manualit
Mundësuar nga ChatGPT
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ZANUSSI

Modeli : ZHC 7131 X

Kategori : Kapuçina kuzhine

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapuçina kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZHC 7131 X - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZHC 7131 X e markës ZANUSSI.

MANUAL I PËRDORUESIT ZHC 7131 X ZANUSSI

SQ Udhëzime përdorimi 77

UDHËZIME PËR SIGURINË

Kujdes! Zbatoni me përpikmëri udhëzimet

e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk

mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo

zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave

të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është

projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me

rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje,

shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke

hequr spinën ose duke ulur siguresës e

përgjithshme të banesës.

Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të

mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.

Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose

nga persona që nuk janë në gjendje nga

pikëpamja fizike, shqisore apo mendore,

dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për

përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të

mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj

nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me

qëllim që të mos luajnë me pajisjen.

Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i

filtrave nuk është montuar siç duhet!

Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si

mbështetëse për të vendosur sende, veç në

rast se janë të këshilluara posaçërisht.

Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje

të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse,

ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në

një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit

të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera

djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani

me flakë poshtë oxhakut thithës.

Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat

dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të

mënjanohet patjetër.

Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të

bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin

në rast tejnxehjeje të vajit.

Kujdes! Kur suprina është duke punuar pjesët

e oxhakut mund të nxehen.

Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë

që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit,

duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e

ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda

ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË

MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara

Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së

oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të

yndyrës përbën rrezik zjarri.

Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë

të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu

rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi,

dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i

rregullave të përshkruara në këtë manual.

PROBLEME QË LIDHEN ME MJE-

DISIN Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni

ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të

njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve

elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e

shënuara me simbolin e mbeturinës shtëpiake.

Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose

kontaktoni me zyrën komunale.

PËRDORIMI Oxhaku është realizuar për t’u përdorur në variantin

thithës me shkarkim të jashtë

qarkullim të brendshëm

MONTIMI Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin

e treguar në etiketën e vendosur nga ana e

brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë

lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave

në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe

pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje

direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina

nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas

instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton

shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike

në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të

rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e

oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni

funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që

kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.78

Kujdes! Për të parandaluar çdo rrezik

zëvendësimi i kabllos ushqyese duhet të bëhet

nga shërbimi i autorizuar i asistencës teknike.

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse

të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të

poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak

se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më

pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të

përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të

gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe,

duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

MIRËMBAJTJA Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose

mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma

elektrike duke hequr spinën ose duke ulur

siguresës e përgjithshme të banesës.

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën

me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e

fi ltrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga

jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me

ilaç larës të lëngët jogërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese.

Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të

pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të

filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të

zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk mban

përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri,

për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja

apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet

të pastrohet një herë në muaj me detergjentë

jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me

temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur

lahet në makinë larëse, fi ltri antiyndyrë metalik mund

të çngjyroset, por karakteristikat e tij të fi ltrimit nuk

Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet

Bllokimi i fi ltrit të karbonit vërehet pas një përdorimi

pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe

rregullsisë së pastrimit të fi ltrit të yndyrës. Sidoqoftë

është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo

NUK mund të lahet dhe të rivendoset.79

KOMANDIMET Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me

kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të

ndjezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

3 Fuqia thithëse minimale

4 Fuqia thithëse e mesme

5 Fuqia thithëse maksimale

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi

të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta

ndizni thithësin 5 minuta para se të fi lloni të gatuani

dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas

përfundimit të gatimit.

NDRIÇIMI Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.

Kujdes! Përpara se t’i prekni llambat

sigurohuni që të jenë ftohur.

Zëvendësoni llambën e dëmtuar.

Përdorni vetëm llambë alogjene me kandelë