RCNE365K20W - Frigorifer-ngrirës BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RCNE365K20W BEKO në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer-ngrirës |
| Marka | BEKO |
| Modeli | RCNE365K20W |
| Sistemi i ftohjes | Dual (dy qarqe të ndara për frigoriferin dhe ngrirësin) |
| Kapaciteti i ngrirjes | Të paktën 4,5 kg/24h për 100 litra (sipas normës TSE) |
| Shkrirje | Automatike në ndarjen e frigoriferit |
| Ndriçimi i brendshëm | Po, me llambë rezistente ndaj të ftohtit (-20°C) |
| Rafte të rregullueshme | Po |
| Kuti për perime | Po |
| Ndarja e produkteve të qumështit | Po (opsionale) |
| Raft për shishe | Po |
| Ventilator | Po, në ngrirës |
| Këmbë të rregullueshme | Po, përpara |
| Temperatura maksimale e ambientit | 43°C |
| Temperatura minimale e ambientit | -15°C (por ndarja e frigoriferit mund të ngrijë, nuk rekomandohet nën 0°C) |
| Furnizimi me energji elektrike | 220-240 V, siguresë e përshtatshme |
| Tokëzim | I detyrueshëm |
| Ftohës | R600a (i ndezshëm) ose R134a sipas pllakës së të dhënave |
| Jetëgjatësia | 10 vjet, pjesë origjinale të disponueshme |
| Mirëmbajtja | Pastrimi me ujë të ngrohtë dhe sodë buke |
Pyetjet më të shpeshta - RCNE365K20W BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth RCNE365K20W BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer-ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RCNE365K20W - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RCNE365K20W e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT RCNE365K20W BEKO
Ju lutem lexoni këtë manual më parë.
I nderuar klient,
Shpresojmë që produkti juaj, i cili është prodhuar në fabrika moderne dhe është kontrolluar në procedurat më të rrepta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim të efektshëm.
Prandaj, lexoni të gjithë këtë manual me kujdes para se ta përdorni këtë produkt dhe ruajeni si referencë. Nëse ia dorëzoni produktin dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe këtë manual.
Manuali i përdoruesit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
- Lexoni manualin para se të instaloni dhe përdorni produktin.
- Sigurohuni që t'i lexoni udhëzimet e sigurisë.
- Mbajeni manualin në një vend që ta arrini me lehtësi pasi mund t'ju duhet më vonë.
- Lexoni dokumentet e tjera të dhëna me produktin.
Mos harroni që ky manual përdoruesi vlen gjithashtu edhe për disa modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve do të tregohen në manual.
Shpjegim i simboleve
Gjatë këtij manuali përdoruesi janë përdorur simbolet e mëposhtme:
Informacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme. Paralajmërim kundrejt situatave të rrezikshme për jetën dhe pronën. Paralajmërim kundrejt tensionit elektrik.
1 Frigoriferi juaj 3
2 Paralajmërime të Rëndësishme
Siguria 4
Përdorimi i synuar 4
Siguria e përgjithshme. 4
Për produktin me dispenser uji ....6
Siguria për fëmijët 6
Pajtueshmëria me Rregulloren WEEE dhe Hedhja e Produktit si Mbeturina... ...6
Informacione për paketimin. 7
Paralajmërim HCA. 7
Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë. 7
3 Instalimi 8
Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin.... 8
Para se ta vini frigoriferin në punë......8
Hedhja e paketimit. 9
Hedhja e frigoriferit të vjetër.9
Vendosja dhe Instalimi. 9
Rregullimi i këmbëve. 10
Ndërrimi i llambës. 10
4 Përgatitja 12 5 Përdorimi i frigoriferit tuaj 13 Butoni i konfigurimit të termostatit......13 Përdorimi i ndarjeve të brendshme......13 Ngrirja e ushqimeve të freskëta .14 Rekomandime për ruajtjen e ushqimeve të ngrira. 14 Vendosja e ushqimeve. 15 Informacione për ngrirjen e thellë.15 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi 16 Mbrojtja e sipërfaqeve plastike......16 7 Zgjidhja e problemeve 17

- Vendosja e çelësit dhe të lehtat e brendshme
- Ventilatori
- Raftet e rregullueshme të pjesës kryesore
- Kapaku i krisperit
- Krisperi
- Tabakaja e akullit
- Pjesa për ngrirjen e shpejtë
- Ndarja për ngrirjen e shpejtë
- Këmbët e përparme të rregullueshme
- Ndarja e baxhos*
- Raft për vazo
- Raft për shishe
- Ventilatori i ngrirësit
- Opsional
Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë ato vlejnë për modele të tjera.
2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie
Ju lutem shikoni informacionet e mëposhtme. Nëse nuk u përmbaheni këtyre informacioneve mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime materiale. Përndryshe, të gjitha angazhimet e garancisë dhe besueshmërisë do të bëhen të pavlefshme.
Jetëgjatësia e shërbimit të produktit tuaj është 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe, do të ketë në dispozicion pjesë këmbimi origjinale për ta përdorur mirë produktin.
Përdorimi i synuar
Ky produkt është synuar që të përdoret
- brenda dhe në ambiente të mbyllura si për shembull në shtëpi;
- në ambiente pune të mbyllura si për shembull dyqane dhe zyra;
- në vende akomodimi të mbyllura si për shembull në shtëpi fermash, hotele, shtëpi me qira.
- Nuk duhet të përdoret jashtë.
Siguria e përgjithshme
- Kur doni ta hidhni/çoni produktin për skrap, rekomandojmë që të konsultoheni me shërbimin e autorizuar me qëllim që të mësoni informacionet që duhen dhe organet e autorizuara.
- Konsultohuni me shërbimin e autorizuar për të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me frigoriferin tuaj. Mos ndërhyni ose mos lejoni asnjë që të ndërhyjë në frigorifer pa njoftuar shërbimet e autorizuara.
- Për produktet me një ndarje ngrirësi: Mos hani kone akulloresh dhe kuba akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ndarja e ngrirësit! (Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice në gojë.)
- Për produktet me ndarje ngrirësi: Mos vendosni pije në shishe dhe kanaçe në ndarjen e ngrirësit. Përndryshe ato mund të çahen.
- Mos i prekni ushqimet e ngrira me duar; ato mund t'ju ngjiten në dorë.
- Hiqeni frigoriferin nga priza para se ta pastroni ose shkrini.
- Avulli dhe materialet e pastrimit që avullojnë nuk duhet të përdoren asnjëherë në pastrim dhe proceset e shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste, avulli mund të bjerë në kontakt me pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje elektrike.
- Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u mbështetur ose si shkallë derën ose pjesët e frigoriferit.
- Mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit.
- Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje. Lëngu ftohës që mund të dalë kur shpohen kanalet e evaporatorit, zgjatimet e tubit ose shtresat e sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë dhe dëmtime në sy.
- Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e ventilimit në frigorifer me asnjë lloj materiali.
- Pajisjet elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar. Riparimet e bëra nga persona jo kompetente krijojnë rrezik për përdoruesin.
- Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një pune mirëmbajtjeje ose riparimi, shkëputeni frigoriferin nga rryma, qoftë duke fikur siguresën përkatëse ose duke e hequr pajisjen nga priza.
- Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni spinën.
- Vendosini pijet e larta të mbyllura fort dhe në pozicion vertikal.
- Mos vendosni asnjëherë kanaçe spërkatëse që përmbajnë substanca të djegshme dhe shpërthyese në frigorifer.
- Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
- Ky produkt nuk është synuar të përdoret nga persona me çrregullime fizike, ndjesore ose mendore apo nga njerëz që nuk janë mësuar ose pa përvojë (përfshirë fëmijët) përveç nëse mbikëqyren nga një person i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e produktit.
- Mos e vini në punë një frigorifer të dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e shërbimit nëse keni ndonjë merak.
- Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.
- Ekspozimi ndaj shiut, borës, diellit dhe erës është i rrezikshëm në lidhje me sigurinë elektrike.
- Kontaktoni shërbimin e autorizuar kur ka një dëmtim të kabllit të energjisë për të shmangur rrezikun.
- Asnjëherë mos e vini frigoriferin në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze.
- Ky frigorifer është synuar vetëm për të mbajtur ushqime. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër.
- Etiketa e të dhënave teknike ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit.
- Asnjëherë mos e lidhni frigoriferin me sistemet e kursimit të energjisë; ato mund ta dëmtojnë frigoriferin.
- Nëse ka një dritë blu mbi frigorifer, mos e shikoni dritën blu me mjete optike.
- Për frigoriferët me kontroll manual, prisni të paktën 5 minuta para se ta vini frigoriferin në punë pas një ndërprerjeje energjie.
- Ky manual përdorimi duhet t'i kalohet pronarit të ri të produktit kur i kalohet të tjerëve.
- Bëni kujdes të mos e dëmtoni kabllon e energjisë kur transportoni frigoriferin. Përkulja e kabllit mund të shkaktojë zjarr. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllon e energjisë.
- Mos e preni spinën me duar të lagura kur e hiqni produktin nga priza.

- Mos e vendosni frigoriferin nëse priza në mur është e lirë.
- Nuk duhet të spërkatet ujë në pjesët e brendshme ose të jashtme të produktit për arsye sigurie.
- Mos spërkatni substanca që përmbajnë gazra të djegshme si për shembull gaz propan pranë frigoriferit për të shmangur rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit.
- Mos vendosni asnjëherë enë të mbushura me ujë mbi frigorifer; në rast spërkatjesh kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin me ushqime. Nëse ngarkohet tepër, ushqimet mund të bien dhe t'ju lëndojnë dhe të dëmtojnë frigoriferin kur hapni derën.
- Mos vendosni asnjëherë objekte mbi frigorifer; përndryshe, këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e frigoriferit.
- Meqenëse kërkojnë një temperaturë shumë të saktë, vaksinat, ilaçet e ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe materialet shkencore, etj. nuk duhet të mbahen në frigorifer.
- Nëse nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Një problem i mundshëm në kabllin e energjisë mund të shkaktojë zjarr. Koka e spinës duhet të pastrohet rregullisht me një leckë të thatë; përndryshe mund të shkaktojë zjarr.
- Frigoriferi mund të lëvizë nëse këmbët e rregullueshme nuk janë siguruar mirë mbi dysheme. Sigurimi mirë i këmbëve të rregullueshme mbi dysheme mund të mos lejojë që frigoriferi të lëvizë.
- Kur lëvizni frigoriferin, mos e kapni nga doreza e derës. Përndryshe, mund të thyhet.
- Kur duhet ta lëvizni produktin pas një frigoriferi ose ngrirësi tjetër, distanca midis pajisjeve duhet të jetë të paktën 8 cm. Përndryshe, muret anësore pranë mund të krijojnë lagështi.
Presioni i linjës së ujit duhet të jetë minimumi 1 bar. Presioni i linjës së ujit duhet të jetë maksimumi 8 bar.
Përdorni vetëm ujë të pijshëm.
Siguria për fëmijët
- Nëse dera ka kyç, çelësi duhet të mbahet larg fëmijëve.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos lejuar që të ngacmojnë produktin.
Pajtueshmëria me Rregulloren WEEE dhe Hedhja e Produkteve Mbeturina
Ky produkt është prodhuar me pjesë që

mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin së bashku me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e energjisë dhe thyeni mekanizmin e kyçjes së derës, nëse ka, kështu do të jetë jo-funksional para se ta hidhni produktin.
Informacionet e paketimit
Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit të përziera me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale.
Mos harroni...
Çdo substancë e ricikluar është një çështje e domosdoshme për natyrën dhe pasuritë tona kombëtare.
Nëse doni të kontribuoni në ri-vlerësimin e materialeve të paketimit, mund të konsultoheni me organizatat ambientaliste ose komunat ku ndodheni.
Paralajmërim HCA
Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R600a:
Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni produktin larg nga substancat e dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto produkte të marrin zjarr dhe ajroseni dhomën në të cilën është vendosur njësia.
Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R134a.
Lloji i gazit i përdorur në produkt është treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit.
Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr për ta hedhur.
Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë
- Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë.
- Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda frigoriferit.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit.
- Mos e instaloni frigoriferin nën dritën direkte të diellit ose pranë pajisjeve që çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat, lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni frigoriferin të paktën 30 cm larg burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5 cm nga furrat elektrike.
- Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në enë të mbyllura.
- Për produktet me një ndarje ngrirëse: Mund të mbani më shumë ushqime në ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e treguar për frigoriferin tuaj është përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë problem të përdorni një raft ose sirtar sipas formave dhe madhësisë së ushqimeve që do të ngrihen.
- Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit.
Në rastin se nuk merren parasysh informacionet që janë dhënë në këtë manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.
Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin
- Frigoriferi juaj duhet të hiqet nga priza. Para se të transportoni frigoriferin, duhet të zbrazet dhe të pastrohet.
- Para se të ripaketohet, raftet, aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me një ngjitës të trashë ose litarë të shtrënguar dhe duhet të zbatohen me përpikëri rregullat e transportit mbi paketim.
- Paketimi dhe materialet e shkumës origjinale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen.
Para se ta vini frigoriferin në punë,
Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në punë se përdorni frigoriferin tuaj:
- Ngjitni 2 pyka plastike siç tregohet në figurën më poshtë. Pykat plastike janë synuar për të mbajtur distancën që do të garantojë qarkullimin e ajrit midis frigoriferit dhe murit. (Figura është vizatuar vetëm si prezantim dhe nuk është identike me produktin tuaj.)
- Pastrojeni pjesën e brendshme të frigoriferit siç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja dhe pastrimi".

- Futeni spinën e frigoriferit në prizën në mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e brendshme do të ndizet.
- Kur fillon të punojë kompresori, do të dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është normale.
- Anët e para të frigoriferit mund të ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta për të shmangur kondensimin.
6. Lidhja elektrike
Lidheni produktin tuaj me një prizë të tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë me kapacitetin e duhur. E rëndësishme:
Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregullat kombëtare.
- Spina e rrymës duhet të jetë e arritshme me lehtësi pas instalimit.
- Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet. Tensioni që tregohet në etiketën që ndodhet në anën e brendshme të produktit tuaj duhet të përputhet me tensionin e rrjetit.
- Nuk duhet të përdoren kabllo zgjatimi dhe shumë priza për lidhjen. Një dëmtim në kabllon e energjisë duhet të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar. Produkti nuk duhet të vihet në punë para se të riparohet! Ekziston rreziku i goditjes elektrike!
Hedhja e paketimit
Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat të treguara nga autoritetet vendase. Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet vendase.
Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej materialesh të riciklueshme.
Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa dëmtuar mjedisin.
Mund të konsultoheni me shitësin e autorizuar ose qendrën e grumbullimit të mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e frigoriferit.
Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyçës të derës, bëjini të papërdorshme me qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik.
Vendosja dhe Instalimi
Nëse dera e hyrjes së dhomës ku do të instalohet frigoriferi nuk është mjaft e gjerë që të kalojë frigoriferi, atëherë thirrni shërbimin e autorizuar që të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni anash përmes derës.
- Montojeni frigoriferin në një vend që përdoret me lehtësi.
- Mbajeni frigoriferin larg burimeve të nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe dritës direkte të diellit.
- Duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm me qëllim që frigoriferi të punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi do të vendoset në një pjesë të futur në mur, duhet të ketë një distancë të paktën 5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi materiale si për shembull tapet ose qilim.
- Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe të sheshtë për të parandaluar lëkundjet.
Ndryshimi i llambës
Për të ndërruar një llambë/LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit tuaj, telefononi Shërbimin e Autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë.
Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturë nën -20°C.
Rregullimi i këmbëve
Nëse frigoriferi juaj nuk është në nivel; mund ta vendosni frigoriferin në nivel duke rrotulluar këmbët e para siç tregohet në figurë. Cepi ku ndodhet këmba ulet kur e rrotulloni në drejtim të shigjetës së zezë dhe ngrihet kur e rrotulloni në drejtim të kundërt. Marrja e ndihmës nga dikush për ta ngritur pak frigoriferin do ta bëjë më të lehtë këtë proces.

Përmbysur dyert
Të vazhdojë në mënyrë numerike

4 Përgatitja
- Frigoriferi juaj duhet të montohet të paktën 30 cm larg burimeve të nxehtësisë si sobat, furrat, ngrohjet qendrore dhe stofat, dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike, dhe nuk duhet të vendoset nën dritën direkte të diellit.
- Ju lutem sigurohuni që pjesa e brendshme e frigoriferit të pastrohet plotësisht.
- Nëse do të montohen dy pajisje ftohjeje njëra pas tjetrës, duhet të ketë një distancë të paktën 2 cm midis tyre.
- Kur e vini frigoriferin në punë për herë të parë, ju lutem përmbajuni udhëzimeve të mëposhtme gjatë gjashtë orëve të para.
- Dera e tij nuk duhet të hapet shpesh.
- Duhet të vihet në punë bosh pa vendosur ushqime në të.
- Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Nëse ndodh një ndërprerje energjie që nuk e keni ju në dorë, ju lutem shikoni paralajmërimet në pjesën “Zgjidhjet e rekomanduara për problemet”.
- Ky produkt është ndërtuar që të funksionojë në temperatura ambienti deri në 43°C (110°F).
Butoni i konfigurimit të termostatit
Temperatura e brendshme e frigoriferit tuaj ndryshon për arsyet e mëposhtme:
- Temperaturat sezonale, hapja e shpeshtë e derës dhe lënia e derës hapur për periudha të gjata,
- Ushqimet që vendosen në frigorifer pa u ftohur në temperaturë ambienti, vendndodhja e frigoriferit në dhomë (p.sh. ekspozimi në dritën e diellit). Mund ta rregulloni temperaturën e brendshme që ndryshon për shkak të këtyre arsyeve duke përdorur termostatin. Numrat rrotull butonit të termostatit tregojnë shkallët e ftohjes.
- Nëse temperatura e ambientit është më e lartë se 32°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin maksimal.
- Nëse temperatura e ambientit është më e ulët se 25°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin minimal.

Përdorimi i ndarjeve të brendshme
Raftet e trupit: Distanca midis rafteve mund të rregullohet kur është e nevojshme.
Krisperi: Perimet dhe frutat mund të mbahen për periudha të gjata pa u prishur.
Rafti i shisheve: Shishet, kavanozët dhe kanaçet mund të vendosen në këto rafte.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
- Preferohet që t'i mbështillni ose mbuloni ushqimet para se t'i vendosni në frigorifer.
- Ushqimet e nxehta duhet të ftohen në temperaturë ambienti para se të vendosen në frigorifer.
- Ushqimet që doni të ngrini duhet të jenë të freskëta dhe me cilësi të mirë.
- Ushqimet mund të ndahen në racione sipas nevojave ditore të familjes ose në bazë të konsumit për vakt.
- Ushqimet duhet të jenë të paketuara dhe në mënyrë të izoluar për të mos lejuar tharjen e tyre edhe nëse do të mbahen për kohë të shkurtër.
- Materialet që do të përdoren për ngrirjen e ushqimeve duhet të mos grisen lehtë dhe rezistente ndaj të ftohtit, lagështisë, erës, vajrave dhe acideve dhe duhet të jenë gjithashtu izoluese. Për më tepër, ato duhet të jenë të mbyllura mirë dhe të jenë bërë prej materialesh të përdorshme lehtë të cilat janë të përshtatshme për përdorim në ngrirje të thellë.
- Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të jenë shkrirë dhe nuk duhet të ngrihen përsëri asnjëherë.
- Ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të arritur rezultatet më të mira.
- Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimi njëherësh. Cilësia e ushqimit ruhet më mirë kur ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt të jetë e mundur.
- Vendosja e ushqimeve të ngrohta në pjesën e ngrirësit bën që sistemi i ftohjes të punojë vazhdimisht derisa ushqimi të ngrijë plotësisht.
- Bëni kujdes të veçantë që të mos përzieni ushqimet tashmë të ngrira me ushqimet e freskëta.
Rekomandime për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
- Ushqimet e ngrira në dyqan duhet të mbahen në përputhje me udhëzimet e prodhuesit të ushqimeve të ngrira për një ( * ) (4 yje) ndarjen e mbajtjes të ushqimeve të ngrira.
- Për të garantuar që të ruhet cilësia e lartë e arritur nga prodhuesi i ushqimeve të ngrira dhe shitësi i ushqimeve duhet të mbahen mend të mëposhtmet:
- Vendosni pakot në ngrirës sa më shpejt të jetë e mundur pas blerjes.
- Sigurohuni që enët të jenë me etiketë dhe datë.
- Mos i kaloni datat «Të përdoret deri», «Më mirë para» në ambalazh.
Shkrirja
Ndarja e ngrirësit shkrihet automatikisht.
Vendosja e ushqimeve
| Raftet e pjesës tëngrirësit | Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akulloret, perimet, etj. |
| Tabakaja e vezëve | Vezë |
| Raftet e pjesës tëfrigoriferit | Ushqime në tenxhere, pjata të mbuluara dhe enë të mbyllura |
| Raftet e derës së dhomëzës sëngrirjes | Ushqime të vogla dhe të paketuara osë pije (si qumësht, leng frutash dhe birrë) |
| Krisperi | Perime dhe fruta |
| Ndarja Freshzone | Produkte gjysmë të gatshme (djathë, gjalpë, sallam, etj.) |
Informacione për ngrirjen e thellë
Ushqimet duhet të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur kur vendosen në frigorifer, me qëllim që të mbahen në cilësi të mirë.
Norma TSE kërkon (sipas disa kushteve të caktuara të matjes) që frigoriferi të ngrijë të paktën 4,5 kg ushqime në temperaturë ambienti 32°C deri -18°C ose më poshtë brenda 24 orëve për çdo 100 litra volum të ngrirësit.
Është e mundur që të mbahen ushqimet për kohë të gjatë vetëm në temperatura -18°C ose më të ulëta.
Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë muaj (në temperatura -18°C ose më të ulëta në ngrirjen e thellë).
PARALAJMËRIM!
- Ushqimet duhet të ndahen në racione sipas nevojave ditore të familjes ose në bazë të konsumit për vakt.
- Ushqimet duhet të jenë të paketuara në mënyrë të izoluar për të mos lejuar tharjen e tyre edhe nëse do të mbahen për kohë të shkurtër.
- Materialet e nevojshme për paketim:
- Ngjitës adeziv rezistent ndaj të ftohtit
- Etiketë adezive
- Unaza gome, laps
Materialet që do të përdoren për paketimin e ushqimeve duhet të mos grisen lehtë dhe të jenë rezistente ndaj të ftohtit, lagështisë, erës, vajrave dhe acideve.
Ushqimet që do të ngrihen nuk duhet të lejohen të bien në kontakt me gjërat e ngrira më parë për të parandaluar shkrirjen e tyre pjesërisht.
Mos përdorni asnjëherë benzinë, benzen ose substanca të ngjashme për të pastruar. Ne rekomandojmë që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni. Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergent dhe dyll lustrues për pastrim. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një tretësirë me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kasën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike. Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e rrymës, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur. Kontrolloni guarnicionet e derës rregullisht për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa mbeturina ushqimesh. Për të hequr raftet e derës, hiqni të gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza. Mos përdorni asnjëherë agjentë pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e lyera me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike.
Mbrojtja e sipërfaqeve plastike
Mos vendosni vajra të lëngshëm ose ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura, pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes së vajit mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.
Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat e përshkruara këtu mundësisht nuk
| Frigoriferi nuk punon. |
| · Spina nuk éshte futur mirenézzle. >>>Vendoseni spinën mirenézzle. · Siguresa e prizës né tícilën éshte lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund tékenë rëne. >>>Kontrolloni siguresën. |
| Kondensim né muret anësore të ndarjes të frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE). |
| · Ambienti éshte shumë i ftohtë. >>>Mos e montoni frigoriferin né vende ku temperatura bie něn 10 °C. · Dera éshte hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh. · Ambienti éshte shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin né vende me shumëlagështi. · Ushqime që kanë lengje janë vendosur né enë të hapura. >>>Mos e vendosni ushqimin me përmbjtje të lengshme né enë të hapura. · Dera e frigoriferit éshte lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit. · Termostati éshte vendosur né një nival shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin né një nival të përshtatshëm. |
| Kompresori nuk punon. |
| · Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë nderprerjve të papritura të energjise ose heqjes dhe vënies nézzle pasipresioni i lengut fthöës né sistemin e fthojés të frigoriferit nuk éshte balancuar akoma. Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem thërrisni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet né fund të kësaj peruidhe. · Frigoriferi éshte né ciklin e shkrirjes. >>>Kjo éshte normale për një shkrirje të plotë automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht. · Frigoriferi nuk éshte futur nézzle. >>>Sigurohuni që spina éshte futur nézzle. · Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mire. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të temperaturës. · Ka një nderprerjve energjie. >>>Frigoriferi kthehet né punimin normal kur kthehet energia. |
| Zhumæe punimit rritet kur frigoriferi éshte né punë. |
| · Performanca e punimit të frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve né temperaturën e ambientit. Kjo éshte normale dhe nuk éshte |
| Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë. |
| • Produktivi ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët të të medhenj punojnë për një kohë më të gjatë. |
| • Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Eshitënormale që produkti të punojë për peruidha të të gjata né ambient të ngrohtë. |
| • Frigoriferi mund të jetë vënë në prisë së fundi osi mund të jetë i mbushur me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet të prisë ose eshtë mbushur të fundi me ushqime, do të kërkoë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo eshtë normale. |
| • Sasi tëMEDha ushqimesh të nxhta mund tëjenë vendosur të frigorifer të fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxhta në frigorifer. |
| • Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i negrothead që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për peruidha të të gjata. Mos i hapni dyert shpesh. |
| • Dera e ndarjes të frigoriferit ose nigrësit mund të jetë lenë pak hapur. >>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht. |
| • Frigoriferi eshtë rregulluar të në temperature shumë të ulët. >>>Regulloni temperaturën e frigoriferit të një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura. |
| • Gomina e derës të frigoriferit ose nigrësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çare ose të mositet izoluar mire. >>>Pastroni ose nderroni gominën. Gominat e demtuara/çara bënjë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuae. |
| Temperatura e nigrësit èshtë shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit èshtë e mjaftueshme. |
| • Temperatura e nigrësit èshtë rregulluar të në vlerë shumë të ulët. >>>Regulloni temperaturën e nigrësit të një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. |
| Temperatura e frigoriferit èshtë shumë e ulët ndërsa temperatura e nigrësit èshtë e mjaftueshme. |
| • Temperatura e frigoriferit èshtë rregulluar të në vlerë shumë të lartë. >>>Regulloni temperaturën e frigoriferit të një vlerë më të ulët dhe kontrolloni. |
| Ushqimet qëmbahen të sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë nigrë. |
| • Temperatura e frigoriferit èshtë rregulluar të në vlerë shumë të lartë. >>>Regulloni temperaturën e frigoriferit të një vlerë më të ulët dhe kontrolloni. |
| Temperatura në frigorifer ose nigrës èshtë shumë e lartë. |
| • Temperatura e frigoriferit èshtë rregulluar të në vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në temperaturën e nigrësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose nigrësit dhe prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme. |
| • Dyert hapen shpesh ose janë lenë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. |
| • Dera èshtë pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht. |
| • Frigoriferi èshtë vënë në prisë ose èshtë mbushur me ushqime të fundi. >>>Kjo èshtënormale. Kur frigoriferi vihet të prisë ose èshtë mbushur të fundi me ushqime, do të kërkoë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. |
| • Sasi të medha ushqimesh të nxhta mund të jenë vendosur të frigorifer të fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxhta në frigorifer. |
| Dridhje ose zhurmë. |
| • Dyshemeja nuk ùshte në nival ose ùshte e paqëndrueshme. >> Nëse frigoriferi tundet kur lëvizet ngadale, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jegë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jegë në nivel. |
| • Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojne zhurmë. > >>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit. |
| Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lengjesh, |
| • Rrjedha e lengut dhe gazit ùshte sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo ështe(normale dhe nuk ùshte defekt. |
| Bilbil vjen nga frigorifer |
| • Përdoren ventilatorë për të fthur frigoriferin. Kjo ùshte normale dhe nuk ùshte defekt. |
| Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit. |
| • Moti ingrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo ùshte normale dhe nuk ùshte defekt. |
| • Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>Mos i hapni dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur. |
| • Dera ùshte pak hapur. >>Mbylleni derën plotësisht. |
| Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve. |
| • Mund të ketë la gështi në ajë; kjo ùshte normale në mot me lagështi. Kur lagështia ështe më e ulët, do të shfaqet kondensimi. |
| Erë e keqe brenda frigoriferit. |
| • Nuk ùshte bëre pastrimi rregullisht. >>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit rregullisht me një sfungjer, uët ùsgrohtë ose karbonat të tretur në uë. |
| • Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojne erë. >>Përdorni enë të tjera ose materiale paketimi të një marke tjeter. |
| • Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambulara. >>Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambulara mund të shkaktojne erë rëtøpåndshme. |
| • Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi. |
| Dera nuk mbyllet. |
| • Paketimet e ushqimeve nuk lejojne d erën të mbylllet. >>Lëvizni paketimet që pengojnë derën. |
| • Frigoriferi nuk ùshte plotësisht shesh mbi dysheme. >>Regulloni këmbët për të balancuar frigoriferin. |
| • Dyshemeja nuk ùshte në nival ose nuk ùshte e fortë. >>Sigurohuni që dyshemeja ùshte në nival dhe ùshte në gjendje të mbajë frigoriferin. |
| Krisperët kanë ngecur. |
| • Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>Rivendosni ushqimet në sirtar. |