BU1203N - Ngrirës BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BU1203N BEKO në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BU1203N - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BU1203N e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT BU1203N BEKO
Ju lutem lexoni këtë manual më parë. I nderuar klient, Shpresojmë që produkti juaj, i cili është prodhuar në fabrika moderne dhe është kontrolluar nën procedurat më të rrepta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim të efektshëm. Prandaj, lexoni të gjithë këtë manual me kujdes para se ta përdorni këtë produkt dhe ruajeni si referencë. Nëse ia dorëzoni produktin dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe këtë manual. Manuali i përdoruesit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Lexoni manualin para se të instaloni dhe përdorni produktin. Sigurohuni që t'i lexoni udhëzimet e sigurisë. Mbajeni manualin në një vend që ta arrini merrni me lehtësi pasi mund t'ju duhet më vonë. Lexoni dokumentet e tjera të dhëna me produktin. Mos harroni që ky manual përdoruesi vlen gjithashtu edhe për disa modele të tjera. Ndryshimet midis modeleve do të tregohen në manual. Shpjegim i simboleve Gjatë këtij manuali përdoruesi janë përdorur simbolet e mëposhtme: CInformacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme. AParalajmërim kundrejt situatave të rrezikshme për jetën dhe pronën. BParalajmërim kundrejt tensionit elektrik. PËRMBAJTJA 1 Frigoriferi juaj 2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie
- Përdorimi i synuar p. 4
- Siguria e përgjithshme p. 4
- Për produktet me dispenser uji; p. 8
- Siguria për fëmijët p. 8
- Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: p. 8
- Informacione të paketimit p. 8
- Paralajmërim HC p. 9
- Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë p. 9
- 3 Instalimi 4 Përgatitja 5 Përdorimi i frigoriferit tuaj Vendosja e temperaturës të punimit15 Ngrirja p. 15
- Shkrirja Treguesit LED dhe paneli i kontrollit17 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi p. 16
Mbrojtja e sipërfaqeve plastike ... 18 7 Zgjidhja e problemeve 19
- Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin10 Para se ta vini frigoriferin në punë,10 Lidhja elektrike p. 10
- Hedhja e paketimit p. 11
- Hedhja e frigoriferit të vjetër p. 11
- Vendosja dhe Instalimi p. 11
- Vendosja e frigoriferit poshtë banakut dhe rregullimi i këmbëve p. 12
1- Paneli i kontrollit
2- Ndarja e ngrirjes të shpejtë
3- Ndarja e vendosjes të ushqimeve të
4- Kapaku i ventlimit
5- Këmbë regullueshme
C Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera.
2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie Ju lutem shikoni informacionet e mëposhtme. Nëse nuk i përmbaheni këtyre informacioneve mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime materiale. Përndryshe, të gjitha angazhimet e garancisë dhe besueshmërisë do të bëhen të pavlefshme. Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit. Përdorimi i synuar
PARALAJMËRIM: Mbajini të hapura dhe të lira nga pengesat vrimat e ajrimit, në kasën e pajisjes si dhe në strukturën e integruar. PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi. PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e lëngut ftohës. PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve të ushqimeve në pajisje, përveçse kur janë të tipit të rekomanduar nga prodhuesi.
KUJDES! Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me gaz shtytës brenda kësaj pajisjeje. Kjo pajisje është projektuar për përdorim familjar dhe në aktivitete të ngjashme, si p.sh. – zona të kuzhinës së personelit në dyqane, zyra e ambiente të tjera pune; – shtëpi në fermë dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi; Siguria e përgjithshme Kur doni ta hidhni/flakni produktin, rekomandojmë që të konsultoheni me shërbimin e autorizuar me qëllim që të mësoni informacionet që duhen dhe organet e autorizuara. Konsultohuni me shërbimin e autorizuar për të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me frigoriferin tuaj. Mos ndërhyni ose mos lejoni asnjë që të ndërhyjë në frigorifer pa njoftuar shërbimet e autorizuara. Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mos hani kone akulloresh dhe kuba akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ndarja e ngrirësit! (Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice në gojë.) Për produktet me ndarje ngrirësi; Mos vendosni pije në shishe dhe kanaçe në ndarjen e ngrirësit. Përndryshe ato
mund të çahen. Mos i prekni ushqimet e ngrira me dorë; ato mund t'ju ngjiten në dorë. Hiqeni frigoriferin nga priza para se ta pastroni ose shkrini. Avulli dhe materialet e pastrimit që avullojnë nuk duhet të përdoren asnjëherë në pastrim dhe proceset e shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste, avulli mund të bjerë në kontakt me pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje elektrike. Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u mbështetur ose si shkallë derën ose pjesët e frigoriferit. Mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit. Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje. Lëngu ftohës që mund të dalë kur shpohen kanalet e evaporatorit, zgjatimeve të tubit ose shtresave të sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë dhe dëmtime në sy. Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e ventilimit në frigorifer me asnjë lloj materiali. Pajisjet elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar. Riparimet e bëra nga persona jo kompetentë krijojnë rreziqe për përdoruesin. Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një pune mirëmbajtjeje ose riparimi, shkëputeni
frigoriferin nga korrenti qoftë duke fikur siguresën përkatëse ose duke e hequr pajisjen nga priza. Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni spinën. Vendosini pijet e larta të mbyllura fort dhe në pozicion vertikal. Sigurohuni që pijet alkoolike të forta të mbahen të siguruara me tapë të mbyllur dhe të vendosen në pozicion vertikal. Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ky produkt nuk është synuar të përdoret nga persona me çrregullime fizike, ndjesore ose mendore apo nga njerëz që nuk janë mësuar ose pa përvojë (përfshirë fëmijët) përveç nëse mbikëqyren nga një person i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e produktit. Mos e vini në punë një frigorifer të dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e shërbimit nëse keni ndonjë merak. Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet. Ekspozimi ndaj shiut, borës, diellit dhe erës është i rrezikshëm në lidhje me sigurinë elektrike.
Kontaktoni shërbimin e autorizuar kur ka një dëmtim të kabllit të energjisë për të shmangur rrezikun. Asnjëherë mos e vini frigoriferin në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze. Ky frigorifer është synuar vetëm për të mbajtur ushqime. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër. Etiketa e të dhënave teknike ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. Asnjëherë mos e lidhni frigoriferin me sistemet e kursimit të energjisë; ato mund ta dëmtojnë frigoriferin. Nëse ka një dritë blu mbi frigorifer, mos e shikoni dritën blu me mjete optike. Për frigoriferët me kontroll manual, prisni të paktën 5 minuta para se ta vini frigoriferin në punë pas një ndërperje energjie. Ky manual përdorimi duhet t'i jepet pronarit të ri të produktit kur i jepet të tjerëve. Bëni kujdes të mos e dëmtoni kabllin e energjisë kur transportoni frigoriferin. Përkulja e kabllit mund të shkaktojë zjarr. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllin e energjisë. Mos e preni spinën me duar të lagura kur e hiqni produktin nga priza.
Kur vendosni aparatit, sigurohuni që kordoni i furnizimit të mos jetë i bllokuar ose dëmtuar. Mos vendosni priza të shumta portative ose furnizime të lëvizshme në pjesën e pasme të aparatit. Fëmijët të moshës prej 3 deri 8 ju lejohet të mbushin dhe të boshatisin pajisjet frigoriferike. Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet e mëposhtme: - Hapja e derës për kohë të gjatë mund të shkakton rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesët e pajisjes. - Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të vinë në kontakt më ushqim dhe akseset e sistemit për kullimit. - Pastroni tanket e ujit nëse ato nuk janë përdorur për 48 orë;lishoni sistemin e ujit të lidhur me ujësjellës nëse uji nuk është shterur për 5 ditë. - Ruani mishin e thatë dhe peshkun në kontejnerë të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt me ose të mos piket në ushqime të tjera.
- Ndarjet për - dy - yje - ushqim i ngrirë janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve paraprakisht të ngrira, ruajtje ose bërjen e akullores dhe bërjen e kubeve të akullit. - Ndarjet një-dy dhe tre- yjeve nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët. - Nëse pajisja frigoriferike është lënë bosh për një kohë të gjatë, fikeni, shkrini, pastroni, thani, dhe leni derën të hapur të parandaloni zhvillimin e mykut në pajisje. Mos e vendosni frigoriferin nëse priza në mur është e lirë. Nuk duhet të spërkatet ujë në pjesët e brendshme ose të jashtme të produktit për arsye sigurie. Mos spërkatni substanca që përmbajnë gazra të djegshme si për shembull gaz propan pranë frigoriferit për të shmangur rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit. Mos vendosni asnjëherë enë të mbushura me ujë mbi frigorifer; në rast spërkatjesh kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Mos e mbingarkoni frigoriferin me ushqime. Nëse ngarkohet tepër, ushqimet mund të bien dhe t'ju lëndojnë dhe të dëmtojnë frigoriferin kur hapni derën. Mos vendosni asnjëherë objekte mbi frigorifer; përndryshe, këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e frigoriferit. Meqenëse kërkojnë një temperaturë shumë të saktë, vaksinat, ilaçet të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe materialet shkencore, etj. nuk duhet të mbahen në frigorifer. Nëse nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Një problem i mundshëm në kabllin e energjisë mund të shkaktojë zjarr. Frigoriferi mund të lëvizë nëse këmbët e rregullueshme nuk janë siguruar mirë mbi dysheme. Sigurimi mirë i këmbëve të rregullueshme mbi dysheme mund të mos lejojë që frigoriferi të lëvizë. Kur lëvizni frigoriferin, mos e kapni nga doreza e derës. Përndryshe, mund të thyhet. Kur duhet ta lëvizni produktin pas një frigoriferi ose ngrirësi tjetër, distanca midis pajisjeve duhet të jetë të paktën 8 cm. Përndryshe, muret anësore pranë mund të krijojnë lagështi. Produkti nuk duhet të përdoret asnjëherë ndërkohë që ndarja që ndodhet sipër ose prapa produktit dhe në të cilin ndodhen qarqet elektronike (kapaku i kutisë të qarkut elektrik) (1) është i hapur.
Për produktet me dispenser uji; Presioni nga vendi i hyrjes së ujit të ftohtë duhet të jetë maksimumi 90 psi (620 kPa). Nëse presioni i ujit e kalon 80 psi (550 kPa), përdorni një valvulë kufizuese të presionit në sistemin tuaj kryesor. Nëse nuk dini se si ta kontrolloni presionin e ujit, kërkoni ndihmën e një hidrauliku profesionist. Nëse ekziston rreziku i efektit të goditjes çekiç nga uji në instalimin tuaj, përdorni gjithmonë një pajisje për parandalimin e këtij efekti në instalimin tuaj. Këshillohuni me një hidraulik profesionist nëse nuk jeni të sigurt se nuk ka një efekt të goditjes çekiç nga uji në instalimin tuaj. Mos e instaloni te vendi i hyrjes së ujit të nxehtë. Tregoni kujdes ndaj rrezikut të ngrirjes së tubave. Intervali operativ i temperaturave të ujit duhet të jetë minimumi 0,6°C (33°F) dhe maksimumi 38°C (100°F). Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Siguria për fëmijët Nëse dera ka një kyç, çelësi duhet të mbahet larg fëmijëve. Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos lejuar që të ngacmojnë produktin.
Pajtueshmëria me Direktivën WEEE dhe Hedhjen e Produkteve Mbeturina: Ky produkt i përmbahet Direktivës EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt mbart simbolin e klasifikimit për pajisjet mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin së bashku me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e energjisë dhe thyejeni mekanizmin e kyçjes të derës, nëse ka, kështu do të jetë jo-funksional para se ta hidhni produktin. Informacione të paketimit Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit së bashku me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale.
Mos harroni... Çdo substancë e ricikluar është një çështje e domosdoshme për natyrën dhe pasuritë tona kombëtare. Nëse doni të kontribuoni në rivlerësimin e materialeve të paketimit, mund të konsultoheni me organizatat ambientaliste ose komunat ku ndodheni. lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni frigoriferin të paktën 30cm larg burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5cm nga furrat elektrike. Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në enë të mbyllura. Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mund të mbani më shumë ushqime në ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e treguar për frigoriferin tuaj është përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë problem të përdorni një raft ose sirtar sipas formave dhe madhësisë që ushqimeve që do të ngrihen. Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit. Paralajmërim HC Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R600a: Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni produktin larg nga substancat e dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto produkte të marrin zjarr dhe ajroseni dhomën në të cilën është vendosur njësia. Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R134a. Lloji i gazit i përdorur në produkt është treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr për ta hedhur. Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë. Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda frigoriferit. Mos e mbingarkoni frigoriferin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit. Mos e instaloni frigoriferin nën dritën direkte të diellit ose pranë pajisjeve që çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat,
3 Instalimi B Në rastin se nuk merren parasysh informacionet që janë dhënë në këtë manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë. Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin
1. Frigoriferi duhet të hiqet nga
priza. Para transportit të frigoriferit, ai duhet të zbrazet dhe të pastrohet.
2. Para se të ripaketohet, raftet,
aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me një ngjitës të trashë ose litarë të shtrënguar dhe duhet të zbatohen me përpikëri rregullat e transportit mbi paketim.
3. Paketimi dhe materialet e
shkumës origjinale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen. Para se ta vini frigoriferin në punë, Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në punë se përdorni frigoriferin tuaj:
1. Ngjitni 2 pyka plastike siç
tregohet në figurë më poshtë. Pykat plastike janë synuar për të mbajtur distancën që do të garantojë qarkullimin e ajrit midis frigoriferit dhe murit. (Figura është vizatuar vetëm si prezantim dhe nuk është identike me produktin tuaj.)
2. Pastrojeni pjesën e brendshme
të frigoriferit siç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja dhe pastrimi".
3. Futeni spinën e frigoriferit në
prizën në mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e brendshme do të ndizet.
4. Kur fillon të punojë kompresori,
do të dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është normale.
5. Anët e para të frigoriferit
mund të ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta për të shmangur kondensimin. Lidhja elektrike Lidheni produktin tuaj me një prizë të tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë me kapacitetin e duhur. E rëndësishme: Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregullat kombëtare. Spina e korrentit duhet të jetë e arritshme me lehtësi pas instalimit. Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet. Tensioni që tregohet në etiketën që ndodhet në anën e brendshme të produktit tuaj duhet të jetë e njëjtë me tensionin e rrjetit.
Nuk duhet të përdoren kabllo zgjatimi dhe multi spina për lidhjen. B Një dëmtim në kabllin e energjisë duhet të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar. B Produktet nuk duhet të vihen në punë para se të riparohen! Ekziston rreziku i goditjes elektrike! Hedhja e paketimit Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat të treguara nga autoritetet vendase. Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet vendase. Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej materialesh të riciklueshme. Hedhja e frigoriferit të vjetër Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa dëmtuar mjedisin. Mund të konsultoheni me shitësin e autorizuar ose qendrën e grumbullimit të mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e frigoriferit. Vendosja dhe Instalimi A Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi, atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni anash përmes derës. Montojeni frigoriferin në një vend që përdoret me lehtësi.
2. Mbajeni frigoriferin larg burimeve
të nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe dritës direkte të diellit.
3. Duhet të ketë ventilim të
mjaftueshëm me qëllim që frigoriferi të punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi do të vendoset në një pjesë të futur në mur, duhet të ketë një distancë të paktën 5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi materiale si për shembull tapet ose qilim.
4. Vendoseni frigoriferin mbi
një sipërfaqe të sheshtë për të parandaluar lëkundjet. Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç në derë, bëjini të papërdorshme me qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik.
Vendosja e frigoriferit poshtë banakut dhe rregullimi i këmbëve Kur e vendosni frigoriferin, distanca midis produktit dhe murit duhet të jetë të paktën 30 cm, siç shihet në figurë. Kanalet e ventilimit të ajrit nuk duhet të bllokohen në mënyrë që të mos ulet performanca e frigoriferit tuaj. (140 cm2) Nëse frigoriferi juaj është i paqëndrueshëm; Mund të rrotulloni këmbët e para të frigoriferit siç shihet në figurë për ta balancuar. Cepi i këmbës ulet kur këmba rrotullohet në drejtim të shigjetës; ngrihet kur këmba rrotullohet në drejtimin e kundërt. Do të jetë më e lehtë për ju nëse kërkoni ndihmë nga dikush tjetër nga ngrejë njësinë pak gjatë këtij procesi. 40 mm 30 mm 30 mm
40 mm 4 Përgatitja C Frigoriferi duhet të montohet të
paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si pllakat e gatimit, furrat, ngrohësit qendrorë dhe sobat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike dhe nuk duhet të ndodhet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Temperatura e ambientit e dhomës ku montoni frigoriferin duhet të jetë të paktën 10°C. Nuk rekomandohet përdorimi i frigoriferit në kushte më të ftohta, për sa i përket efikasitetit të tij. Sigurohuni që pjesa e brendshme e frigoriferit të jetë plotësisht e pastruar. Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri-tjetri, duhet të ketë të paktën 2 cm distancë mes tyre. Kur e përdorni frigoriferin për herë të parë, kini parasysh udhëzimet e mëposhtme gjatë gjashtë orëve të para. - Dera nuk duhet të hapet shpesh. - Pajisja duhet të përdoret bosh pa ushqime në të. - Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Në rast se ndodh një defekt elektrik jashtë kontrollit tuaj, shikoni paralajmërimet në paragrafin “Zgjidhjet e rekomanduara për problemet”. Paketimi origjinal dhe materialet e shkumës duhet të mbahen për transporte ose lëvizje në të ardhmen.
Kthimi i dyerve Veproni në rend numerik,
5 Përdorimi i frigoriferit tuaj Vendosja e temperaturës të punimit Ngrirja Temperatura e përdorimit rregullohet nga kontrolli i temperaturës. Warm Cold Ju lutem zgjidhni konfigurimin sipas temperaturës të dëshiruar. Temperatura e brendshme varet gjithashtu nga temperatura e ambientit, shpeshtësia me të cilën hapet dera dhe sasia e ushqimeve që mbahet brenda. Shpeshtësia e hapjes të derës bën që temperatura e brendshme të rritet. Për këtë arsye, rekomandohet që ta mbyllni derën menjëherë pasi përdorimit. Temperatura normale e ruajtjes brenda pajisjes tuaj duhet të jetë -18 °C (0 °F). Temperaturat më të ulëta mund të arrihen duke rregulluar çelësin e termostatit drejt Pozicionit 4 (ose Max). Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën me një termometër për t›u siguruar që ndarjet e vendosjes të ushqimeve të mbahen në temperaturën e dëshiruar. Mos harroni ta shikoni leximin menjëherë pasi temperatura e termostatit do të rritet shumë shpejt pasi ta hiqni nga ngrirësi.
Ngrirja e ushqimeve Ndarja e ngrirjes është shënuar me këtë simbol Mund ta përdorni pajisjen për të ngrirë ushqime të freskëta si edhe për të ruajtur ushqime tashmë të ngrira. Ju lutem shikoni rekomandimet e dhëna në paketimin e ushqimeve. A Kujdes Mos i ngrini pijet me gaz, pasi shishja mund të çahet kur ngrihet lëngu. Bëni kujdes me produktet e ngrira si kubat e akullit me ngjyrë. Mos e tejkaloni kapacitetin e pajisjes tuaj në 24 orë. Shikoni etiketën e vlerave. Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, ngrirja duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, kapaciteti i ngrirjes nuk duhet të tejkalohet, dhe temperatura brenda ngrirësit nuk duhet të rritet. A Kujdes Mbani ushqimet e ngrira tashmë gjithmonë veç nga ushqimet e sapo vendosura. Kur ngrini ushqime të ngrohta, kokmpresori i ftohjes do të punojë derisa ushqimi të ngrihet plotësisht. Kjo mund të shkaktojë ftohje të tepërt të ndarjes të frigoriferit.
Nëse e shihni që dera e ngrirësit është e vështirë të hapet menjëherë pasi e keni mbyllur, mos u shqetësoni. Kjo ndodh për shkak të diferencave të presionit të cilat do të barazohen dhe lini pak kohë që dera të hapet normalisht pas pak minutash. Do të dëgjoni një zhurmë vakumi menjëherë pasi të keni mbyllur derën. Kjo është krejt normale. deri në 3 muaj në temperatura të zakonshme nën -18°C. Periudhat e ruajtjes mund të ndryshojnë sipas llojit të ushqimit. Periudhat e ruajtjes të datave të skadimit të këtyre ushqimeve janë treguar në ambalazhin e ushqimit nga prodhuesit e tyre. të vendosen në ngrirës para se të shkrijnë. në ndarjet me sirtarë. Për të garantuar që të ruhet cilësia e lartë e arritur nga prodhuesi i ushqimeve të ngrira dhe shitësi i ushqimeve duhet të mbahen mend të mëposhtmet:
1. Vendosni pakot në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur pas blerjes.
2. Mos i kaloni datat «Të përdoret
deri», «Më mirë para» në ambalazh.
3. Ju lutem vini re se sirtarët, koshet,
flapat, tabakatë janë të gjitha të heqshme. Rekomandohet që ta shkrini akullin kur frigoriferi nuk mbushet shumë ose është bosh. Mbështilleni ushqimin në frigorifer me disa fletë letre dhe mbajeni në vendin më të ftohtë të mundshëm ose në një frigorifer tjetër. Rrotullojeni termostatin në pozicionin «off» ose hiqeni kabllin e energjisë nga priza për të bërë shkrirjen. Hiqni sirtarët e frigoriferit tuaj (nuk kërkohet të hiqet kapaku i ndarjeve të pajisura me kapak). Pas njëfarë kohe, uji që shkrin do të grumbullohet në enën që ndodhet në pjesën e pasme të frigoriferit. Hiqeni ujin e grumbulluar me një sfungjer të butë, etj. dhe thajeni plotësisht. Mos harroni të rrotulloni butonin e termostatit në një pozicion tjetër përveç «off» që ta rindizni frigoriferin. Vëreni frigoriferin në punë për 2 orë ndërsa është bosh dhe me dyer të mbyllura para se të vendosni përsëri ushqim në të. Shkrirja Rritja në trashësinë e akulilt që formohet në evaporatorin e frigoriferit tuaj do të ulë efikasitetin e ftohjes të tij. Prandaj, duhet ta shkrini akullin kur trashësia e shtresës të akullit në evaporator të arrijë afërisisht 5 mm.
Treguesit LED dhe paneli i kontrollit Treguesit LED në pjesën përpara të frigoriferit tuaj janë synuar për t›ju ndihmuar në kontrollimin e punimit të pajisjes tuaj Mbajeni ushqimin në frigorifer në një mënyrë të sigurt duke kontrolluar dhe përdorur këto drita LED dhe kontrolle siç shpjegohet më poshtë: Butoni Fast Freeze (1): Përdoret për të ngrirë ushqimet shpejt. Kompresori mund të mos punojë menjëherë por pas njëfarë kohe kur shtypet butoni dhe kjo është normale. Butoni i Konfigurimit të Termostatit (2): Përdoret për të vendosur frigoriferin tuaj midis vlerave minimale dhe maksimale. Pajisja mund të shkojë në pozicionin OFF kur çelësi rregullohet nën MIN Kur drita treguese jeshile është e fikur, pajisja fiket gjithashtu. Pasi fiket (edhe për shkrirje), ju lutem rregulloni çelësin diku tjetër mbi MIN për t›u siguruar që të ndizet përsëri. Kur pajisja ndizet, treguesi me dritën jeshile do të ndizet.
LED Portokalli (3): Ndizet kur butoni i ngrirjes të shpejtë në panelin e dritave LED shtypet. Në këtë rast frigoriferi juaj punon pa pushim. Shtypeni butonin përsëri kur ushqimi që doni të ngrini shpejt arrin në temperaturën e dëshiruar dhe drita LED portokalli do të fiket. LED Jeshile (4): Qëndron ndezur pasi e lidhni në prizë frigoriferin. LED e Kuqe (5): Ju paralajmëron duke qëndruar ndezur kur frigoriferët tuaj fillojnë të punojnë, nëse nuk arrihet efekt ftohjeje i mjaftueshëm, kur dera qëndron hapur për një kohë të gjatë dhe kur është vendosur sasi e tepërt ushqimi. Nëse LED e kuqe qëndron ndezur kur kushtet e treguara në kolonën ngjitur nuk ekzistojnë, atëherë thërrisni Shërbimin e Autorizuar tonë.
6 Mirëmbajtja dhe pastrimi A Mos përdorni asnjëherë benzinë, benzen ose substanca të ngjashme për të pastruar. B Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni. B Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergjent dhe dyll lustrues për pastrim. B Për produktet jo non-Frost, pikat e ujit dhe ngrirja deri në gjerësinë e gishtit ndodh në murin e pasmë të frigoriferit. Mos e pastroni; asnjëherë mos përdorni vaj ose agjentë të ngjashëm mbi të. B Përdorni vetëm lecka mikrofibër pak të njoma për të pastruar sipërfaqen e jashtme të produktit. Sfungjerët dhe llojet e tjera të leckave të pastrimit mund ta gërvishtin sipërfaqen. C Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë. C Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë. B Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kasën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike. B Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojueni dhe lëreni derën pak të hapur.
C Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimva ushqimesh. A Për të hequr raftet e derës, hiqni të gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza. AMos përdorni asnjëherë agjentë pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e lyer me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike C Mos vendosni vajra të lëngshme ose ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.
7 Zgjidhja e problemeve Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat të përshkruar këtu mundësish nuk ekzistojnë në prodhimin juaj. Frigoriferi nuk punon. Spina nuk është futur mirë në prizë. >>>Vendoseni spinën mirë në prizë. Siguresa e prizës në të cilën është lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund të kenë rënë. >>>Kontrolloni siguresën. Kondensim në muret anësore të ndarjes të frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE). Dera është hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh. Ambienti është shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin në vende me shumë lagështi. Ushqime që kanë lëngje janë vendosur në enë të hapura. >>>Mos e vendosni ushqimin me përmbajtje të lëngshme në enë të hapura. Dera e frigoriferit është lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit. Termostati është vendosur në një nivel shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin në një nivel të përshtatshëm.
Kompresori nuk punon. Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë ndërprerjeve të papritura të energjisë ose heqjes dhe vënies në prizë pasi presioni i lëngut ftohës në sistemin e ftohjes të frigoriferit nuk është balancuar akoma. Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem thërrisni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet në fund të kësaj periudhe. Frigoriferi është në ciklin e shkrirjes. >>>Kjo është normale për një shkrirje të plotë automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht. Frigoriferi nuk është futur në prizë. >>>Sigurohuni që spina është futur në prizë. Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mirë. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të temperaturës. Ka një ndërprerje energjie. >>>Frigoriferi kthehet në punimin normal kur kthehet energjia. Zhurma e punimit rritet kur frigoriferi është në punë. Performanca e punimit të frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve në temperaturën e ambientit. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë.
Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj punojnë për një kohë më të gjatë. Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë. Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale. Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer. Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh. Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur. >>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht. Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura. Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale.
Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e mjaftueshme. Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e mjaftueshme. Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni. Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë. Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni. Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë. Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme. Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht. Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer. Dridhje ose zhurmë. Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel. Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit. Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj. Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi. Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit. Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është defekt. Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur. Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht. Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve. Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi.
Erë e keqe brenda frigoriferit. Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë. Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të tjera ose materiale paketimi origjinale. Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme. Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi. Dera nuk mbyllet. Paketimet e ushqimeve nuk lejojnë derën të mbyllet. >>>Lëvizni paketimet që pengojnë derën. Frigoriferi nuk është plotësisht shesh mbi dysheme. >>>Rregulloni këmbët për të balancuar frigoriferin. Dyshemeja nuk është në nivel ose nuk është e fortë. >>>Sigurohuni që dyshemeja është në nivel dhe është në gjendje të mbajë frigoriferin. Krisperët kanë ngecur. Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>>Rivendosni ushqimet në sirtar. Nëse Sıpërfaqja E Produktıt Është E Nxehtë. Mund të vërehen temperatura të larta midis dy dyerve, në panelet anësore dhe në grilën e pasme ndërsa produkti është në punë. Kjo është normale dhe nuk kërkon shërbim mirëmbajtjeje!Bëni kujdes kur prekni këto zona.
Notice-Facile