RFSA240M41SN - Ngrirës BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RFSA240M41SN BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth RFSA240M41SN BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RFSA240M41SN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RFSA240M41SN e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT RFSA240M41SN BEKO
Frigorifer Drejtë / Udhëzimi i përdorimit
Për të siguruar një përdorim normal të frigoriferit tuaj, që përdor një mjet ftohës plotësisht ekologjik, R600a (i ndezshëm vetëm në kushte të veçanta), duhet të ndiqni rregullat vijuese:
Mos pengoni qarkullimin e lirë të ajrit përreth aparatit.
Mos përdorni sende mekanike që nuk janë rekomanduar nga prodhuesi, për ta përshpejtuar shkrirjen e akullit.
□ Mos e prishni qarkun ftohës.
Mos përdorni aparate elektrike të parekomanduara nga prodhuesi brenda dhomëzës për mbajtjen e ushqimeve.
ПРЕДУПРЕДУВАЊЕ!
Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës / 33
Para se ta vini në punë / 33
Funksioni Fast freeze / 34
Vendosja e ushqimeve të ngrira / 34
Ngrirja e ushqimeve të freskëta / 34
Bërja e kubave të akullit / 35
Njihuni me pajisjen tuaj / 35
Shkrirja / 35
Pastrimi dhe kujdesi / 35
Ripozicionimi i derës / 36
Bëj dhe mos bëj / 36
Zgjidhja e problemeve / 37
Informacione rreth zhurmave të punimit / 37
MK
Содржина
Urime për zgjedhjen tuaj në Pajisjen e Cilësisë BEKO, të ndërtuar për t'ju dhënë shumë vjet shërbim.
Siguria vjen e para!
Mos e lidhni pajisjen tuaj me energjinë derisa të gjitha paketimet dhe mbrojtëset e transportit të jenë hequr.
- Lëreni të rrijë të paktën 4 orë para se ta ndizni për të lejuar që kompresori të rregullohet, nëse transportohet horizontalisht.
- Nëse po hidhni një pajisje të vjetër me kyç ose shul të montuar në derë, sigurohuni që të lihet në një gjendje të sigurt për të mos lejuar që fëmijët të bllokohen brenda.
- Kjo pajisje mund të përdoret vetëm për qëllimin e synuar.
- Mos e hidhni pajisjen në zjarr. Pajisja juaj përmban substanca jo CFC në izolim të cilat janë të djegshme. Sugjerojmë që të kontaktoni me autoritetin lokal për informacione mbi hedhjen e duhur dhe vendet e përshtatshme.
- Nuk rekomandojmë që ta përdorni pajisjen në një ambient pa ngrohje, të ftohtë (p.sh. garazhd, depo, aneks, hangar, jashtë, etj.).
Për të arritur performancën më të mirë dhe punimin pa probleme të pajisjes tuaj, është shumë e rëndësishme që të lexoni këto udhëzime me kujdes. Mos zbatimi i këtyre udhëzimeve mudn ta bëjë të pavlefshme të drejtën tuaj për riparime falas gjatë periudhës të garancisë.
Ju lutem mbajini këto udhëzime në një vend të sigurt për t'iu referuar me lehtësi.
Originalni rezervni dijelovi biće obezbijedeni za narednih 10 godina počev od datuma kupovine proizvoda.

INFORMACIONE

ENERG

SUPPLIER'S NAME
MODEL IDENTIFIER
Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.


Ky aparat nuk parashikohet për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie, përderisa nuk mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e aparatit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me aparatin.
Kërkesat elektrike
Para se ta vendosni spinën në prizën në mur sigurohuni që tensioni dhe frekuenca e treguar në etiketën e vlerave të përkasë me atë të rrjetit tuaj elektrik.
Rekomandojmë që kjo pajisje të lidhet me energjinë elektrike me një prizë të përshtatshme me çelës dhe siguresë në një pozicion që arrihet me lehtësi.
Spina duhet të arrihet me lehtësi pas instalimit me qëllim që të lejojë shkëputjen e pajisjes nga energjia pas instalimit.
Paralajmërim! Kjo pajisje duhet të jetë e tokëzuar.
Riparimet në pajisjet elektrike mund të bëhen vetëm nga ekspertë të kualifikuar. Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, prodhuesi ose kujdesi ndaj klientit duhet ta ndërrojë për të shmangur rreziqet.
KUJDES!
Kjo pajisje punon me R600a i cili është një gaz i padëmshëm për mjedisin por i djegshëm. Gjatë transportit dhe fiksimit të produktit, duhet të tregohet kujdes të mos dëmtohet sistemi i ftohjes. Nëse sistemi i ftohjes është dëmtuar dhe ka rrjedhje gazi nga sistemi, mbajeni produktin larg nga burimet e flakëve dhe ajroseni dhomën për njëfarë kohe.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni aparate elektrike brenda vendeve të pajisjes për mbajtjen e ushqimeve të parekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Udhëzime transporti
- Pajisja duhet të transportohet vetëm në pozicion vertikal në këmbë. Ambalazhi duhet të jetë i paprekur gjatë transportit.
- Nëse gjatë transportit pajisja është pozicionuar horizontalisht, nuk duhet të vihet në punë për të paktën 4 orë që ta lini sistemin të rregullohet.
- Mos ndjekja e udhëzimeve të mësipërme mund të çojë në dëmtime të pajisjes, për të cilat prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës.
- Pajisja duhet të jetë e mbrojtur nga shiu, lagështia dhe ndikimet e tjera atmosferike.
E rëndësishme!
- Duhet të tregohet kujdes kur pastroni/ transportoni pajisjen që të mos prekni fundin e lidhjeve metalike të kondensatorit në pjesën e pasme të pajisjes pasi kjo mund të shkaktojë lëndime në gishta dhe duar.
- Mos u mundoni të uleni ose hipni sipër pajisjes pasi nuk është bërë për përdorim të tillë. Mund të lëndoni veten ose të dëmtoni pajisjen.
- Sigurohuni që kablli i energjisë të mos bblokohet poshtë pajisjes gjatë dhe pas lëvizjes pasi kjo mund të dëmtojë kabllin.
- Mos lejoni që fëmijë të luajnë me pajisjen ose të ngacmojnë kontrollet.
Udhëzime instalimi
- Mos e mbani pajisjen në një dhomë ku temperatura ka mundësi të bjerë nën 10 gradë C (50 gradë F) natën dhe/ose

Udhëzime për përdorimin
veçanërisht në dimër pasi është bërë që të punojë në temperatura ambiendi midis -15 dhe +43 gradë C (5 dhe 109 gradë F). Në temperatura më të ulëta pajisja mund të mos punojë duke çuar në ulje të jetëgjatësisë të ruajtjes të ushqimit.
-
Mos e vendosni pajisjen pranë sobave ose radiatorëve ose në dritën direkte të diellit pasi kjo do të shkaktojë një sforcim shtesë në funksionet e pajisjes. Nëse instalohet pranë një burimi nxehtësie ose ngrirësi tjetër, ruani hapësirat minimale të mëposhtme: Nga Sobat 30 mm Nga Radiatorët 300 mm Nga Ngrirësit 25 mm
-
Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme rrotull pajisjes për të garantuar qarkullim të lirë të ajrit (Artikulli 2).
- Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
-
Pajisja duhet të mbahet mbi një sipërfaqe të lëmuar. Dy këmbët e para mund të rregullohen sipas nevojës. Për të garantuar që pajisja juaj të qëndrojë drejt në këmbë rregulloni dy këmbët e para duke i rrotulluar në drejtim orar ose anti-orar, derisa produkti të jetë pa lëvizur në kontakt me dyshemenë. Rregullimi i mirë i këmbëve shmang dridhjet dhe zhurmën (Artikulli 4).
-
Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi" për ta përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.
Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës
Temperatura e ngrirësit ndikohet nga butoni i vendosjes të temperaturës të ngrirësit (të rekomanduara janë pozicioni 2 ose 3).
Në përgjithësi, kjo temperaturë është nën -18°C. Temperatura më të ulëta mund të arrihen duke rregulluar rrotullën e termostatit drejt pozicionit MAX.
Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën me një termometër për t»u siguruar që ndarjet e vendosjes të ushqimeve të mbahen në temperaturën e dëshiruar. Mos harroni ta shikoni leximin menjëherë pasi temperatura e termostatit do të rritet shumë shpejt pasi ta hiqni nga ngrirësi.
Ju lutem mos harroni se çdo herë që hapet dera ajri i ftohtë del jashtë dhe temperatura e brendshme rritet. Prandaj mos e lini asnjëherë derën të hapur dhe sigurohuni që të mbyllet menjëherë pasi të jenë vendosur ose hequr ushqimet.
Para se ta vini në punë
Kontrolli Final
Para se të filloni të përdorni ngrirësin kontrolloni që:
- Këmbët të jenë rregulluar për nivelim perfekt.
- Pjesa e brendshme të jetë e thatë dhe ajri të qarkullojë lirshëm prapa.
- Pjesa e brendshme të jetë e pastër siç rekomandohet në "PASTRIMI DHE KUJDESI".
- Spina është e futur në prizë në mur dhe energjia është e ndezur.Shmangni shkëputjen e padashur duke mos ngacmuar çelësin.
Dhe vini re se:
- Do të dëgjoni një zhurmë ndërsa kompresori ndizet. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori është në punë ose jo. Kjo është krejt normale.

Udhëzime për përdorimin
- Për të ngrirë ushqimet e freskëta përdorni pjesën e shënuar me 4 yje (rafti i dytë i rekomanduar).
- Mos futni në ngrirës sasi të mëdha ushqimesh njëkohësisht. Ushqimet mbahen më së miri nëse ngrihen thellë në periudhën sa më të shkurtër të mundshme. Prandaj preferohet që të mos e tejkaloni kapacitetin e ngrirjes të pajisjes të treguar në “Rekordi i pajisjes”. Rrotulla e termostatit do të rregullohet me qëllim që të arrihet temperatura më e ulët brenda ngrirësit, me funksionin e ngrirjes të shpejtë të aktivizuar dhe dritën portokalli të ndezur.
- Mos e ngarkoni pajisjen menjëherë pasi ta keni ndezur. Prisni derisa të arrihet temperatura e dëshiruar e ruajtjes. Rekomandojmë që të kontrolloni temperaturën me një termometër të saktë (shiko: Kontrolli dhe Rregullimi i Temperaturës).
Shänim i Rëndësishëm:
Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni derën. Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken nëse ndërprerja zgjat më pak se 16 orë. Nëse ndërprerja është e gjatë, atëherë ushqimet duhet të kontrollohen dhe të hahen menjëherë ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Funksioni Fast freeze
Për të aktivizuar funksionin FAST
FREEZING, ju lutem rregulloni rrotullën e vendosjes të temperaturës në pozicionin „FAST FREEZE”.
Këshillohet që t'i vendosni ushqimet që doni t'i ngrini më shpejt në ngrirës 24 orë para se të aktivizoni funksionin e ngrirjes të shpejtë. Ndërkohë që ngrirja e shpejtë është e aktivizuar, frigoriferi punon në temperaturë më të ulët për ngrirësin.
Funksioni Fast freeze zgjat për 50 orë. Pasi të mbarojë, frigoriferi kthehet në kushtet normale të punimit me një rregullim temperature prej 3 edhe nëse rrotulla është përsëri e vendosur në pozicionin “FAST FREEZE”. Veçoria ‘ecodesign’ ofron kursim energjie kur funksioni i ngrirjes të shpejtë nuk anulohet për asnjë arsyе. Kapaciteti i ngrirjes të frigoriferit tuaj është matur dhe deklaruar me funksionin e ngrirjes të shpejtë të aktivizuar.
Vendosja e ushqimeve të ngrira
Ngrirësi juaj është i përshtatshëm për të ruajtur për kohë të gjatë ushqimet që shiten të ngrira dhe mund të përdoret për të mbajtur ushqime të freskëta.
Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni derën. Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken nëse defekti zgjat më pak se 16 orë.
Nëse ndërprerja është e gjatë, atëherë ushqimet duhet të kontrollohen dhe të hahen menjëherë ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të arritur rezultatet më të mira.
Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimi njëherësh. Cilësia e ushqimit ruhet më mirë kur ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse do të ngrihen sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, rregulloni çelësin e kontrollit në pozicionin “FAST FREEZE” 24 orë para se të vendosni ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirjes të shpejtë. Rekomendohet fort të mbani rregulluesin në pozicionin “FAST FREEZE” në periudhën jo më pak se 24 orë për të ngrirni sasinë maksimale e artikujve ushqimore të freskët të cila është

Udhëzime për përdorimin
deklaruar si kapaciteti të ngrirjes. Duhet të keni kujdes nuk të përzierni artikujve ushqimore të ngrirë me artikujve ushqimore të freskët.
Sasi të vogla ushqimi deri në 1/2 kg. (1 lb) mund të ngrihen pa funksionin e ngrirjes të shpejtë. Bëni kujdes të veçantë të mos përzieni ushqimet tashmë të ngrira me ushqimet e freskëta.
Bërja e kubave të akullit (Artikulli 6)
Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me ujë dhe vendoseni në ngrirës. Lironi tabakatë e ngrira me një dorezë luge ose mjet të ngjashëm; asnjëherë mos përdorni objekte të mprehta si thika ose pirunë.
Njihuni me pajisjen tuaj (Artikulli 1)
1 - Paneli i kontrollit dhe rregullimi ;
2 - Mbajtësia e tabakasë të akullit & tabakaja e akullit ;
3 - Pjesa për ngrirjen e shpejtë ;
4 - Ndarjet për mbajtjen e ushqimeve të ngrira ;
5 - Këmbët e para të rregullueshmet ;
Shkrirja
Ju lutem shkrini pjesën e ngrirësit të paktën dy herë në vit ose kur shktesa e akullit të jetë tepër e trashë.
- Grumbullimi i akullit është një dukuri normale.
- Grumbullimi i akullit, veçanërisht në anën e sipërme të dhomëzës është një dukuri natyrale dhe nuk ndikon në funksionimin e mirë të pajisjes.
-
Rekomandohet që ta shkrini pajisjen kur sasia e ushqimeve që mbahen është shumë e madhe.
-
Para se ta shkrini vendoseni butonin e rregullimit të termostatit në pozicionin maksimal me qëllim që të ngrini ushqimet fort. Gjatë kësaj kohe, temperatura në frigorifer nuk duhet të jetë shumë e ulët.
• Hiqeni pajisjen nga priza. - Nxirrini ushqimet e ngrira, mbështillini në disa shtresa letre dhe vendosini në një vend të freskët.
- Lëreni derën të hapur për të shkrirë shpejt dhe vendosni brenda enë me ujë të ngrohtë (maks. 80°C).
Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta si për shembull thika ose pirunë për të hequr akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh, ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike për shkrirje.
Kur shkrirja të ketë mbaruar, mbylleni pjesën e shkrirjes dhe thajeni pjesën e brendshme plotësisht (Artikulli 7 & 8).
Pastrimi dhe kujdesi
- Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta pastroni.
- Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta ose substanca gërryese, sapun, pastrues shtëpie, detergjent
- Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
- Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë.
- Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
- Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët metalike të produktit (p.sh. pjesën e

Udhëzime për përdorimin
jashtme të derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues makine) për të mbrojtur lustrën e bojës të jashtme me cilësi të lartë.
- Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, duhet të pastrohet njëherë në vit me fshesë me korrent.
- Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimca ushqimesh.
-
Asnjëherë:
-
Mos e pastroni pajisjen me materiale të papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë nafte.
- Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në asnjë mënyrë.,
- Mos e krruani, färkoni, etj me materiale gërryese.
- Grumbullimi i akullit të tepërt duhet të pastrohet rregullisht. Grumbullimi i madh i akullit do të pengojë performancën e ngrirësit.
- Për të pastruar një sirtar, tërhiqeni sa më shumë të jetë e mundur, ngrijeni lart dhe pastaj nxirreni jashtë plotësisht.
Ripozicionimi i derës
Veproni në rend numerik (Artikulli 1)
Bëj dhe mos bëj
Bëj - Kontrolloni rregullisht përmbajtjet e ngrirësit.
Bëj - Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen rregullisht (Shiko “Shkrirja”).
Bëj - Mbani ushqimet për kohë sa më të shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së miri para" dhe "Përdoreni deri".
Bëj - Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas udhëzimeve të dhëna në paketim.
Bëj - Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta me cilësi të lartë dhe sigurohuni që të jenë të pastra para se t'i ngrini.
Bëj - Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje në racione të vogla për të garantuar ngrirje të shpejtë.
Bëj - Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë pas blerjes dhe vendos- ini në ngrirës sa më shpejt të jetë e mundur.
Bëj - Ndani ushqimet në ndarje dhe plotësoni letrën e përmbajtjeve. Kjo do t'ju lejojë që të gjeni ushqimet shpejt dhe të shmangni hapjen e tepërt të derës, e cila do t'ju kursejë energji.
Mos - E lini derën të hapur për periudha të gjata, pasi kjo do ta bëjë pajisjen më të kushtueshme në punim dhe mund të shkaktojë formim të tepërt të akullit.
Mos - Përdorni objekte të mprehta si thika ose pirunë për të hequr akullin.
Mos - Vendosni ushqime të nxehta në pajisje. Lërini të ftohen më parë.
Mos - Vendosni shishe të mbushura ose kanaçe të mbyllura që përmbajnë lëngje të karbonuara brenda ngrirësit pasi mund të pëlcasin.
Mos - Mbani substanca helmuese ose të rrezikshme në pajisjen tuaj. është bërë vetëm për mbajtjen e ushqimeve të ngrënshme.
Mos - E tejkaloni ngarkesën maksimale të ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta.
Mos - Konsumoni akullore dhe kuba akulli direkt nga ngrirësi. Temperatura e ulët mund të shkaktojë djegie ngrice në buzë.
Mos - I ngrini pijet me gaz.
Mos - I hiqni gjërat nga ngrirësi me duar të lagura.

Udhëzime për përdorimin
Mos - U mundoni t'i mbani ushqimet e ngrira që janë shkrirë; duhet të hahen brenda 24 orësh ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Mos - E mbyllni derën para se të vendosni kapakun e ndarjes të ngrirjes të shpejtë.
Zgjidhja e problemeve
Pajisja nuk punon kur ndizet, kontrolloni;
- Që spina është futur mirë në prizë dhe që ka energji. (Për të kontrolluar energjinë në prizë, vendosni një pajisje tjetër).
- Nëse ka rënë siguresa/automati ose çelësi i shpërndarjes të rrymës është fikur.
- Që kontrolli i temperaturës të jetë vendosur mirë.
- Që spina e re të jetë lidhur mirë, nëse e keni ndryshuar atë originale.
Nëse pajisja përsëri nuk punon pas kontrolleve të mësipërme, kontaktoni shitësin nga ku e keni blerë njësinë. Ju lutem sigurohuni që të jenë bërë kontrollet e mësipërme pasi do të ketë një tarifë nëse nuk gjendet asnjë defekt.
Informacione rreth zhurmave të punimit
Për ta mbajtur temperaturën e zgjedhur konstante, pajisja juaj ndez me raste kompresorin.
Zhurmat që vijnë si rezultat janë normale. Sapo pajisja të arrijë temperaturën e punimit, zhurma ulet automatikisht në volum.
Zhurma e gumëzhimit lëshohet nga motori (kompresori). Kur ndizet motori, zhurma mund të rritet në volum për pak kohë. Zhurma e fluskave, gurgullimës ose gumëzhitjes lëshohet nga lënda ftohëse ndërsa qarkullon përmes tubave.
Zhurma e klikimit mund të dëgjohet gjithmonë kur termostati ndez/fik motorin.
Mund të ndodhë një zhurmë klikimi kur - sistemi automatik i shkrirjes është aktiv. - pajisja po ftohet ose po ngrohet (zgjerim material).
Nëse këto zhurma janë shumë të larta, shkaqet ka mundësi të mos jenë serioze dhe zakonisht eliminohen lehtë.
Pajisja nuk është në nivel
Përdorni këmbët e rregullimit të lartësisë ose vendosni diçka poshtë këmbëve.
Pajisja nuk qëndron e lirë
Ju lutem largojeni pajisjen nga gjërat e tjera të kuzhinës ose pajisjet e tjera.
Raftet janë të lira ose ngjitin
Ju lutem kontrolloni pjesët e lëvizshme, nëse është e nevojshme, montojini përsëri.
Paralajmërim!
Mos u mundoni në asnjë moment të riparoni pajisjen ose pjesët elektrike vetë. Çdo riparim i bërë nga një person jo i aftë është i rrezikshëm për përdoruesin dhe mund të çojë në humbje të garancisë.

Simboli mbi produktin ose mbi ambalazhin tregon që ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj duhet të dorëzohet në pikën e për shtatshme mbledhëse për riciklimin e aparateve elektrike dhe elektronike. Duke siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ndihmoni të parandalohen pasoja të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen ndryshe nga hedhja e papërshtatshme e këtij produkti. Për informacione më të hollësishme për riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni zyrën lokale të qytetit tuaj, shërbimin tuaj të mënjanimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin në të cilin e keni blerë produktin.