DPK5950B - Kapaku AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas DPK5950B AEG në format PDF.

AEG DPK5950B - Kapaku
📄 272 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice AEG DPK5950B - page 220
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Kapuç dekorativ i oxhakut
Marka AEG
Modeli DPK5950B
Përmasat (G x T x L) 90 cm x 50 cm x 60-120 cm
Pesha Rreth 15 kg
Furnizimi me energji 230 V / 50 Hz
Fuqia e lidhjes 220 W
Niveli maksimal i zërit 65 dB(A)
Kapaciteti maksimal i nxjerrjes 600 m³/h
Numri i shpejtësive 3 + intensive
Ndriçimi LED i integruar, 2 x 3 W
Lloji i filtrit Filtër metali i larë
Klasa energjetike A+
Funksionimi Shkarkim i jashtëm ose riciklim
Kontrollet Shtypës elektronikë
Pastrimi i filtrave Në pjatalarëse ose me dorë
Treguesi i ngopjes Jo
Siguria Ndalim automatik në rast mbinxehjeje
Pjesë të këmbimit Të disponueshme në faqen e AEG
Riparueshmëria Indeksi i riparueshmërisë: 7.5/10
Garancia 2 vjet
Aksesorët e përfshirë Kompleti i montimit, manuali i përdorimit
Ngjyra E zezë

Pyetjet më të shpeshta - DPK5950B AEG

Si të instaloni kapuçin AEG DPK5950B?
Instalimi duhet të kryhet nga një profesionist i kualifikuar. Ndiqni udhëzimet e manualit: fiksoni mbështetësin në mur, lidhni kanalin e shkarkimit (nëse është modaliteti i nxjerrjes) dhe lidhni pajisjen në një prizë 230 V.
Si të pastroni filtrat e kapuçit?
Filtrat metalikë pastrohen në pjatalarëse (program intensiv) ose me dorë me ujë me sapun. Lërini të thahen plotësisht para se t'i vendosni përsëri në vend.
Cili është kapaciteti maksimal i nxjerrjes?
Kapuçi AEG DPK5950B ofron një kapacitet maksimal nxjerrjeje prej 600 m³/h, ideal për një kuzhinë të hapur.
A mund ta përdor kapuçin në modalitetin e riciklimit?
Po, kapuçi mund të funksionojë në modalitetin e riciklimit me një filtër karboni aktiv (opsional). Kjo lejon pastrimin e ajrit pa shkarkim të jashtëm.
Si të ndryshoj llambën LED?
Ndriçimi LED është i integruar dhe duhet të zëvendësohet nga një teknik i autorizuar. Kontaktoni shërbimin e pas-shitjes së AEG.
Kapuçi bën zhurmë, a është normale?
Niveli i zërit mund të arrijë 65 dB(A) në shpejtësinë maksimale. Nëse zhurma është e pazakontë, kontrolloni që filtrat janë të pastër dhe kanali nuk është i bllokuar.
Si të rregulloni shpejtësitë e kapuçit?
Përdorni butonat shtytës: shtypni një herë për shpejtësinë 1, dy herë për 2, tre herë për 3. Mbani të shtypur për shpejtësinë intensive (10 minuta).
Ku mund të gjej pjesë këmbimi?
Pjesët e këmbimit janë të disponueshme në faqen zyrtare të AEG ose te shitësit e autorizuar. Tregoni modelin DPK5950B.
Çfarë të bëni nëse kapuçi nuk ndizet?
Kontrolloni furnizimin me energji elektrike dhe siguresën. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e klientit të AEG.
Si të mirëmbani pjesën e jashtme të kapuçit?
Pastroni me një leckë të butë të lagur dhe një detergjent të butë. Shmangni produktet gërryese që mund të gërvishtin sipërfaqen e zezë.

Pyetjet e përdoruesve rreth DPK5950B AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DPK5950B - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DPK5950B e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT DPK5950B AEG

SQ Udhëzimet për përdorim | Aspirator 220

Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

AEG DPK5950B - Mirë se vini në AEG! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve,

shërbimin dhe riparimin:

www.aeg.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....220
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....223
  3. INSTALIMI 224
  4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 224
  5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM 224
  6. KUJDESI DHE PASTRIMI 225
  7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 226
  8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....227

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

- Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.

  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është prodhuar për përdorim shtëpiak mbi pianura, soba dhe pajisje të ngjashme gatimi.
  • Kjo pajisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • KUJDES: Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit me pajisjet e gatimit.
  • Përdorni vetëm vidat fiksuese të marra me pajisjen, nëse nuk keni marrë përdorni vidat e rekomanduara në udhëzimet e instalimit. Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mosinstalimi i vidave apo pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime mund të rezultojë në rreziqe elektrike.
  • Mos përdorni adezivë për të fiksuar pajisjen.
  • Distanca minimale mes sipërfaqes së pianurës në të cilin qëndrojnë tiganët dhe pjesës së poshtme të pajisjes duhet të jetë të paktën 65 cm, përveçse kur specifikohet ndryshe në udhëzimet e instalimit për pajisjen ose pianurën.
  • Shkarkimi i ajrit duhet të jetë në pajtim me rregulloret e autoriteteve lokale.
  • Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve që lëshojnë

pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

- Sigurohuni që daljet e ventilimit të mos jenë të bllokuara dhe ajri i grumbulluar nga pajisja të mos kalojë në një tub të përdorur për shkarkimin e tymit dhe avullit nga pajisje të tjera (sistemet e ngrohjes qendrore, termosifonët, bojlerët etj.).

- Kur pajisja përdoret me pajisje të tjera, vakumi maksimal i gjeneruar në dhomë nuk duhet të tejkalojë 0,04 mbar.

- Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

- Nëse takëmi i kordonit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një takëm special të kordonit të disponueshëm nga prodhuesi ose qendra e autorizuar e shërbimit e tij.

- Nëse pajisja është e lidhur direkt me furnizimin me energji, instalimi elektrik duhet të pajiset me një pajisje izoluese që lejon shkëputjen e pajisjes nga linja kryesore në të gjitha polet. Shkëputja e plotë duhet të jetë në pajtim me kushtet e specifikuara të mbitensionit të kategorisë III. Mjetet e shkëputjes duhet të përfshihen në rrjetin elektrik sipas rregullave të instalimeve elektrike.

- Mos gatuani me flakë nën pajisje:

- Mos e përdorni për materiale të rrezikshme ose shpërthyese dhe avuj.

- Pastrojeni pajisjen rregullisht me një leckë të butë për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.

- Mos përdorni një pastrues me avull, spërkatës me ujë, pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar sipërfaqen e pajisjes. Përdorni vetëm detergjente neutrale.

- Pastrojini rregullisht filtrat e yndyrës (të paktën çdo 2 muaj) dhe hiqni depozitimet e yndyrës nga pajisja për të parandaluar rrezikun e zjarrit.

- Përdorni një pëlhurë për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

AEG DPK5950B - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Përpara instalimit të pajisjes, hiqni gjithë pjesët ambalazhuese, etiketat reklamuese dhe gesen mbrojtëse.
  • Mos e instaloni pjesën e shkarkimin e ajrit në një vrimë muri, përveçse kur vrima është projektuar për atë qëllim.

2.2 Lidhja elektrike

AEG DPK5950B - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Nëse simboli ( ) Euk është i printuar në pllakëzën e specifikimeve, pajisja duhet të tokëzohet.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
  • Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë

tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

  • Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja elektrike e lirë dhe e papërshtatshme mund ta nxehë shumë terminalin.
  • Lidheni pajisjen në fund të instalimit. Sigurohuni që rrjeti elektrik të jetë i arritshëm pas montimit.

2.3 Përdorimi

AEG DPK5950B - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për qëllime gatimi. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Përdorni vetëm aksesorët që vijnë me pajisjen.
  • Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat gjatë gatimit dhe skuqjes.
  • Mos përdorni skara elektrike të pambuluara.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe mbështetëse.
  • Mos përdorni xhama zmadhues, dylbi ose pajisje të ngjashme optike për të parë direkt te drita e pajisjes.
  • Nëse pajisja funksionon me pajisje të tjera, presioni maksimal i krijuar nuk duhet të kapërcejë 4 Pa (4x10-5 bar).

2.4 Shërbimi

- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.

- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

3. INSTALIMI

AEG DPK5950B - INSTALIMI - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

2.5 Hedhja

AEG DPK5950B - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

  • Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.
  • Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

3.1 Udhëzime të instalimit

AEG DPK5950B - Udhëzime të instalimit - 1

Për informacion të plotë rreth instalimit të pajisjes, referojuni një manuali tjetër instalimi.

4. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

4.1 Përmbledhje e panelit të kontrollit

graph TD A["1"] --> B["0|1"] C["2"] --> D["?"] E["3"] --> F["2"] G["4"] --> H["3"]

Funksioni Përshkrimi

1

Niveli i parë / Fikur Ventilatori kalon në nivelin e parë të shpejtësisë. Shtypja e dytë e fik pajisjen.

2

Llamba Ndez dhe fik dritat.

Shpejtësia e tretë: Ventilatori kalon në nivelin e tretë të shpejtësisë.

Shpejtësia e dytë: Ventilatori kalon në nivelin e dytë të shpejtësisë.

5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

5.1 Përdorimi i aspiratorit

Kontrolloni shpejtësinë e rekomanduar sipas tabelës më poshtë.

1. Gjatë ngrohjes së ushqimit, gatimit me tenxhere të mbuluara.

2. Gjatë gatimit me tenxhere të mbuluara në disa zona ose vatra gatimi, skuqjes së lehtë.

3. Gjatë zierjes dhe skuqjes së sasive të mëdha të ushqimit pa kapak, gatimit në disa zona ose vatra gatimi.

Rekomandohet që ta lini aspiratorin në punë për rreth 15 minuta para dhe pas gatimit.

Aktivizimi i pajisjes

Për të përdorur aspiratorin:

  1. Tërhiqeni sirtarin e kapakut më shumë se 5 cm.

AEG DPK5950B - Për të përdorur aspiratorin: - 1

Paneli i kontrollit është i ekspozuar.

  1. Për të aktivizuar funksionin, shtypni butonin.
  2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni shpejtësinë duke shtypur butonin e dëshiruar.

Çaktivizimi i pajisjes

Për të fikur shtypësin e ventilatorit ose mbyllni sirtarin e kapakut.

Kur mbyllet sirtari, do të ruhet cilësimi i fundit i shpejtësisë së ventilatorit. Kur sirtari tërhiqet sërish, aspiratori do të funksionojë me shpejtësinë e fundit të zgjedhur të ventilatorit.

Ndriçimi

Drita e aspiratorit punon në mënyrë të pavarur nga funksionet e tjera të aspiratorit.

Aktivizimi dhe çaktivizimi i ndriçimit

Për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit shtypni butonin e dritës. Mbyllja e sirtarit nuk ka asnjë ndikim tek drita e aspiratorit.

6.1 Shënime për pastrimin

Agjentët e pastrimit

Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.

Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

Pas pastrimit, disa pjesë të pajisjes mund të nxehen. Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet dhe të thahet me një leckë ose peshqirë letre të pastër.

Pastroni njollat me një detergjent të butë.

Mbajeni aspiratorin të pastër.

Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Filtri i karbonit.

Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me aksesorin.

6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës.

Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe kunjave në anën e kundërt.

Për të hequr filtrin:

  1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit në panelin e filtrit poshtë aspiratorit.

1 2

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni. Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
  2. Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke përdorur një sfungjer me detergjentë jo gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse. Rekomandojmë pastrimin e filtrave të yndyrës me dorë.

AEG DPK5950B - Për të hequr filtrin: - 2

Lavastovilja duhet të vendoset në temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër. Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.

  1. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy hapat e parë në rendin e kundërt. Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse aplikohet.

6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional

AEG DPK5950B - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 1

Në varësi të llojit, filtri mund të rigjenerohet ose jo. Referojuni broshurës që shoqëron filtrin.

Për të ndërruar filtrin:

  1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja. Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës" në këtë kapitull.
  2. Tërhiqni gjuhëzat drejt pjesës së poshtme të filtrit.

AEG DPK5950B - Ndërrimi i filtrit të karbonit - opsional - 2

  1. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit poshtë, më pas tërhiqeni.
  2. Për të instaluar një filtër, kryeni të njëjtat hapa në rend të kundërt.

6.4 Ndërrimi i llambës

Kjo pajisje është e pajisur me një llambë LED. Kjo pjesë mund të ndërrohet vetëm nga një teknik. Në rast keqfunksionimi referojuni pjesës "Shërbimi" te kapitulli "Udhëzimet e sigurisë".

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AEG DPK5950B - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me furnizimin me energji ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse furra është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Mungesa e furnizimit me energji elektrike.Kontrolloni siguresën ose çelësin kryesor. Nëse siguresa ose çelësi vazhdojnë të prishin qarkun, kontaktoni një elektriçist të kualifikuar.
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Dyert e kabinetit nuk janë të bashkërenditura me kornizën e kabinetit.Bashkërenditni dyert e kabinetit.
Llamba nuk punon. Llamba është me defekt. Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Pajisja nuk i thith mjaftueshëm avujt.Shpejtësia e motorit nuk është e për shtatshme për avujt që shfaqen.Rriteni shpejtësinë e motorit.

8. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : DPK5950B

Kategori : Kapaku