X66264MD1 - Kapaku AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas X66264MD1 AEG në format PDF.
| Marka | AEG |
| Modeli | X66264MD1 |
| Lloji i produktit | Aspirator kuzhine |
| Dimensionet (G x Th x L) | 60 x 50 x 45 cm |
| Pesha neto | 12 kg |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V, 50 Hz |
| Fuqia e motorit | 150 W |
| Diametri i kanalit të shkarkimit | 150 mm |
| Nivelet e shpejtësisë | 3 shpejtësi + intensive |
| Lloji i ndriçimit | LED, 2 x 3 W |
| Rrjedha maksimale e ajrit | 450 m³/h |
| Filtri i yndyrës | Metalik i larë |
| Filtri i karbonit (opsional) | Nuk përfshihet, i rimbushshëm |
| Mënyra e instalimit | Shkarkim ose riciklim |
| Niveli maksimal i zërit | 65 dB(A) |
| Funksione të veçanta | Ndalim i vonuar, kohëmatës |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Filtri metalik i larë në pjatalarëse; sipërfaqja e jashtme pastrohet me një leckë të lagur |
| Siguria | Ndalim automatik sigurie, mbrojtje kundër kthimit |
| Riparueshmëria | Indeksi i riparueshmërisë: 7,9/10 |
| Pjesë këmbimi të disponueshme | Filtri i karbonit, llambë LED, motor, telekomandë (me kërkesë) |
Pyetjet më të shpeshta - X66264MD1 AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth X66264MD1 AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj X66264MD1 - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. X66264MD1 e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT X66264MD1 AEG
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin: www.aeg.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.aeg.com/productregistration

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi originale për pajisjen tuaj: www.aeg.com/shop
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve originale të këmbimit. Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme. Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1! UDHËZIME PËR SIGURINË
⚠️Kujdes! Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
⚠️ Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin. Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Gjatë të gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
!Kujdes! Kur supi është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen. Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me
përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual) Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
⚠️ Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.
2. PËRDORIMI
Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.
Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion mes variantit thithës me nxjerrje
jashtë të tymrave ose filtrues me riciklim të brendshëm
3. MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

4.2 Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Komandat gjenden në panelin ballor të pajisjes:

1 Çelësi ON/OFF/ulje e shpejtësisë (fuqia) e thithjes
2 Çelësi rritje e shpejtësisë (fuqi) e thithjes 1 - 2 - 3. - 4.
Shpejtësitë (fuqitë) e thithjes 3. dhe 4. kanë një kohëzgjatje të përkohshme, secila prej 10 dhe 5 minutash; më pas aktivizohet shpejtësia (fuqia) e thithjes 2.
Shënim: LED mbi ekran do të ndizet dhe fiket për të treguar kohëzimin e shpejtësisë.
3 Çelësi ON/OFF ndriçim
4 Çelësi i funksionit “Breeze” (Ventilim i ambientit)
Kapaku ndizet me shpejtësi të ulët (fuqi) thithjeje për një orë; më pas do të fiket.
5 Ekrani
Treguesi i bllokimit të filtrave
Në intervale të rregullta funksionimi, kapaku ndjen kur është e nevojshme kryerja e mirëmbajtjes së filtrave.
Treguesi i bllokimit të filtrit të yndyrave
Në ekran shfaqen në mënyrë alternative shpejtësia e vendosur dhe shkronja "F".
Treguesi i bllokimit të filtrit të karbonit
Në ekran shfaqen në mënyrë alternative shpejtësia e vendosur dhe shkronja "C".
Vendosja në funksionim të treguesit të mbushjes
Për të vënë në funksionim treguesin e mbushjes, ndizet aspiratori, shtypet dhe mbahet i shtypur butoni 1 për 3 sekonda. Mirëmbajtja e filtrit duhet bërë siç është shkruar në këtë manual. Në rast se të dy treguesit e mbushjes të filtrit "F" e "C" fillojnë të llambëxhojnë, duhet të bësh operacionin e vënies së treguesit 2 herë.
Treguesi i nivelit të mbushjes të filtrit prej karboni normalisht nuk është aktiv e se aspiratori përdoret në versionin filtrues duhet vënë në funksionim për herë të parë në mënyrë manuale.
Vendosja në funksionim të treguesit të nivelit të mbushjes me yndyrë të filtrit prej karboni.
Fiket aspiratori dhe shtypen njëkohësisht butonat 2 e 3 për 3 sekonda.
Në ekran llambëxhanë për 2 sekonda germat "F" e "C" ky veprim tregon që është vënë në funksionim treguesi i nivelit të mbushjes me yndyrë të filtrit.
Mos vënia në funksionim të treguesit të nivelit të mbushjes me yndyrë të filtrit prej karboni.
Fiket aspiratori dhe shtypen njëkohësisht butoni 2 e 3 për 3 sekonda. Në ekran llambëxha për 2 sekonda vetëm germa "F".
Alarm temperatura
Aspiratori është i pajisur me një sensor që vë në lëvizje motorin me shpejtësi 3 në rast se temperatura në zonën display është shumë e lartë.
Alarmi indikohet nga display me shkronjën "t" që llambëxhon.
Kjo gjendje vazhdon deri sa temperatura nuk ulet poshtë nivelit të alarmit.
Mund të mos përdoret ky modalitet duke shtypur pulsantin "2".
Çdo 30' sensori verifikon temperaturën e ambientit të zonës display.
5.1 Hob 2 Hood
Aspiratori eshte i pajisur me nje funksion "pa fije" (wireless) qe lidhet me soben me vatra per te rregulluar automatikisht shpejtesine e duhur. Lexoni librin e udhezimeve te sobes me vatra per te verifikuar se ky funksion eshte i pranishem dhe i duhur.
Ne rast te lidhjes per here o te nderprerjes te papritur te rrjetit elektrik pritet 1 minut per ti dhene mundesi aspiratorit te rivendosi lidhjen me soben me vatra.
6. NDRIÇIMI
Aspiratori ka nje sistem ndriçimi qe bazohet ne teknologjine LED.
LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri 10 here me shume se te llambave tradicionale dhe japin mundesine te kursehet 90% i energjise elektrike.

Kujdes: Mos shiko drejt ne sy driten LED.
Per nderrimin e llampave, kontaktoni qendren e autorizuar per pjese nderrimi.