AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Frigorifer

ECN40108W - Frigorifer AEG-ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ECN40108W AEG-ELECTROLUX në format PDF.

📄 84 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice AEG-ELECTROLUX ECN40108W - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ECN40108W AEG-ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ECN40108W - AEG-ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ECN40108W e markës AEG-ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT ECN40108W AEG-ELECTROLUX

udhëzimet për përdorim

gebruiksaanwijzing

Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në

www.electrolux.com

PËRMBAJTJA

Të dhëna për sigurinë2
Funksionimi4
Paneli I kontrollit4
Përdorimi i parë5
Përdorimi I përditshëm5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme6
Kujdesi dhe pastrimi7
Si të veprojmë nëse...8
Të dhëna teknike10
Instalimi10
Probleme që lidhen me mjedisin11

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - 1

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.

Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.

Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

  • Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
    Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
  • Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.

  • Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.

  • Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

Siguria e përgjithshme

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Siguria e përgjithshme - 1

Kujdes Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit.

  • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
  • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.
  • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
  • Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
  • Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm.
    Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.

Nëse qarku ftohtës dëmtohet:

  • shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
  • ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja

- Eshtë e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

⚠️ Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit.

  1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
  2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
  3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
  4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
  5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
  6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës 1) për ndriçimin e brendshëm.

- Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.

- Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.

- Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.

- Llambushkat ^2) në këtë pajisje përdoren llama të posaçme të përzgjedhura vetëm për përdorim në pajisje elektroshtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për ndriçim dhome.

Përdorimi i përditshëm

  • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
  • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
  • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë. 3)
  • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
  • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
  • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
  • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
  • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.

Kujdesi dhe pastrimi

  • Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
  • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
  • Mos përdorni objekte të mprehta për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike.

Instalimi

E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët përkatës.

  • Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.
  • Ešhtë e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
  • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij

do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.

  • Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
  • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.

Shërbimi

  • Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
  • Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.

FUNKSIONIMI

Ndezja

Futni spinën në prizën e murit.

Rrotulloni çelësin e Temperaturës në drejtim orar.

Drita treguese do të ndizet.

Drita e Alarmit do të ndizet.

Fikja

Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin OFF.

Rregullimi i temperaturës

Temperatura rregullohet automatikisht.

Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:

  • rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin ✝ për të përftuar minimumin e ftohtësisë.
  • rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin ✝ për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.

PANELI I KONTROLLIT

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - PANELI I KONTROLLIT - 1

text_image 1 2 3 △ ○ * □ 4

1 Drita e alarmit ndaj temperaturës së lartë

Mbrojtja e Mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin janë të riciklueshme.

i Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Mbrojtja e Mjedisit - 1

Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura brenda në pajisje varet nga:

• temperatura e dhomës
- shpeshtësia e hapjes së kapakut
- sasia e ushqimit të depozituar
- vendndodhja e pajisjes.

2 Drita treguese 3 Drita Action Freeze 4 Çelësi Action Freeze dhe Riaktivizimi i alarmit

Action Freeze funksioni

Ju mund të aktivizoni funksionin Action Freeze duke shtypur çelësin Action Freeze . Drita Action Freeze do të ndizet. Ky funksion ndalon automatikisht pas 52 orësh.

Ešhtë e mundur të çaktivizoni funksionin në çdo kohë duke shtypur butonin Action Freeze . Drita Action Freeze do të fiket.

Alarm ndaj temperaturës së lartë

Rritja e temperaturës në ngrirës (për shembull si pasojë e ikjes së dritave) tregohet nëpërmjet:

- ndezjes së dritës së Alarmit

PËRDORIMI I PARË

Pastrimi i brendësisë së pajisjes

Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

Ngrirja e ushqimeve të freskëta

Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.

Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin Action Freeze të paktën 24 orë përpara se të fusni ushqimin në dhomëzën e ngrirjes.

Sasinë maksimale të ushqimit që mund të ngrijë për 24 orë, e gjeni mbi etiketën e

parametrave 4)

Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj periudhe mos shtoni ushqime të tjera për të ngrirë.

Depozitimi i ushqimeve të ngrira

Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.

E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas

- tingëllimit të ziles.

Gjatë fazës së alarmit, zilja mund të fiket duke shtypur çelësin e riaktivizimit të Alarmit. Gjatë fazës së alarmit, mos vendosni ushqime brenda në ngrirës.

Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet, drita e Alarmit do të fiket automatikisht.

E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.

të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).

Kalendari i Ngrirjes

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Kalendari i Ngrirjes - 1

text_image 1 - 2 3 - 4 3 - 6 3 - 6 3 - 6 3 - 6 10 - 12 10 - 12 10 - 12 10 - 12

Simbolet tregojnë lloje të ndryshme ushqimesh të ngrira.

Numrat tregojnë kohëzgjatjen e ruajtjes në muaj për llojet e përshtatshme të ushqimeve të ngiraa. Koha e ruajtjes në pajisje ka vlerë më të lartë apo më të ulët në varësi të cilësisë së ushqimit dhe trajtimit para ngrirjes.

Hapja dhe mbyllja e kapakut

Duke qenë se kapaku është i pajisur me një guarnicion puthitës, nuk është e lehtë ta rihapni atë menjëherë pasi e keni mbyllur (për shkak të vakumit të formuar brenda). Prisni disa minuta përpara se ta rihapni kapakun e pajisjes. Valvuli i vakumit do t'ju ndihmojë të hapni kapakun.

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Hapja dhe mbyllja e kapakut - 1

Paralajmërim Mos e tërhiqni asnjëherë dorezën me shumë forcë.

Koshat mbajtës

Varini koshat në skajin e sipërm të frigoriferit (X) ose vendosini ato brenda frigoriferit (Y). Rrotulloni dhe fiksoni dorezat për këto dy pozicione, siç tregohet në figurë.

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Koshat mbajtës - 1

Koshat do të rrëshqasin brenda njëri-tjetrit. Figurat e mëposhtme tregojnë se si shumë kosha mund të vendosen brenda modeleve të ndryshme të frigoriferëve.

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Koshat mbajtës - 2

Gjithashtu ju mund të blini kosha të tjerë shtesë pranë Qendrës së Shërbimit.

Bblokimi i sigurisë

Frigoriferi është i pajisur me një sistem të posaçëm bllokimi për të shmangur bllokimin aksidental. Sistemi i bllokimit është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund të rrotulloni çelësin e posaçëm e më pas të mbyllni kapakun vetëm pasi ta keni futur paraprakisht çelësin në sistemin bllokues. Për të mbyllur frigoriferin, ndiqni këta hapa:

  1. fusni çelësin në sistemin billokues me kujdes.
  2. rrotullojeni çelësin në drejtim orar drejt simbolit ☐.

Për të hapur frigoriferin, ndiqni këta hapa:

  1. fusni çelësin në sistemin billokues me kujdes.

  2. rrotullojeni çelësin në drejtim kunderorar drejt simbolit ☐.

E rëndësishme Çelësa rezervë gjeni pranë Qendrës lokale të Shërbimit.

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Bblokimi i sigurisë - 1

Paralajmërim Mbajini çelësat larg fëmijëve.

Sigurohuni që të nxirrni çelësin nga sistemi bllokuar përpara se të skartoni pajisjen e vjetër.

Këshilla për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme:

  • sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave;
  • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj periudhe;
  • ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
  • përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
  • mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë hermetik;

  • mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;

  • ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
  • akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
  • është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.

Këshilla për vendosjen e ushqimeve të ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:

  • të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
  • të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë sa më të shkurtër;

  • të mos e hapni shpesh kapakun apo ta lini hapur më gjatë se ç'duhet.

  • Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish.
  • Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

⚠️ Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.

Pastrimi periodik

  1. Fikni pajisjen.
  2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
  3. Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe sapun neutral. Pastrojeni me kujdes guarnicionin e kapakut.
  4. Thajeni plotësisht pajisjen.
  5. Futeni sërish në prizë pajisjen.
  6. Ndizni pajisjen.

⚠️ Kujdes Mos përdorni detergjentë, produkte gërryes, produkte pastrues me shumë parfum ose pastrues me përmbajtje dylli për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes. Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.

E rëndësishme Nuk është nevoja të pastroni zonën e kompresorit.

Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.

Shkrirja e ngrirësit

Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 10-15 mm.

Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin kur brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime. Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  1. Fikni pajisjen.
  2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend të freskët.
  3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën nga tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe mblidheni ujin e shkrirë në një kovë. Përdorni një kruese për të hequr shpejt akullin.
  4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar, thani pjesët e brendshme të pajisjes tërësisht dhe rivendoseni tapën.
  5. Ndizni pajisjen.
  6. Vendoseni çelësin e temperaturës në pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
  7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët më parë.

E rëndësishme Mos përdorni kurrë mjete të mprehta metalike për të kruar akullin pasi mund të dëmtoni pajisjen. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.

Kohë të gjata mos-përdorimi

Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:

  1. Fikni pajisjen.
  2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
  3. Nxirrini të gjithë ushqimet nga pajisja.

  4. Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj.

  5. Lëreni kapakun hapur për të parandaluar erërat e pakëndshme.

E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë

pas herë për të shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike.

SI TË VEPROJMË NËSE...

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - SI TË VEPROJMË NËSE... - 1

Kujdes Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.

Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.

E rëndësishme Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).

ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Pajisja bën zhurmë.Pajisja nuk është mbështetur mirë në dysheme.Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa lëvizur (të katër këmbët e saj duhet të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa ndërprerje.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Dera është hapur shumë shpesh.Mos e mbani kapakun hapur më shumë se ç'duhet.
Kapaku nuk është mbyllur mirë.Kontrolloni nëse kapaku është mbyllur mirë dhe që rondelet janë të padëmtuara dhe të pastra.
Sasi të mëdha ushqimi janë futur brenda njëkohësisht për t'u ftohur.Prisni disa orë dhe më pas kontrollojeni temperaturën sërish.
Ushqimi i vendosur në pajisje ka qenë shumë i ngrohtë.Lëreni ushqimin të ftohet deri në temperaturën e dhomës përpara se ta fusni në pajisje.
Temperatura e dhomës ku është vendosur pajisja është shumë e lartë për një funksionim të efektshëm të pajisjes.Përpiquni të ulni temperaturën në dhomën ku qëndron pajisja.
Drita e alarmit ndaj temperaturës së Lartë ndizet.Brenda në ngrirës është shumë ngrohtë.Referojuni kapitullit "Alarmi i Temperaturës së Lartë.
Ngrirësi është ndezur së fundi dhe temperatura është ende shumë e lartë.Referojuni kapitullit "Alarmi i Temperaturës së Lartë.
Ka shumë brymë dhe akull.Produktet nuk janë mbështjellë siç duhet.Mbështillini ushqimet më mirë.
Kapaku nuk është mbyllur mirë ose bëni kujdes të mos e mbyllni shumë fort.Kontrolloni nëse kapaku është mbyllur mirë dhe që rondelet janë të padëmtuara dhe të pastra.
Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Tapa e tubit të kullimit të ujit nuk është vendosur siç duhet.Vendoseni mirë tapën e tubit të kullimit të ujit.
Kapaku nuk mbyllet plotësisht.Ka shumë brymë dhe akull.Mënjanoni ngricën e tepërt.
Rondelet e kapakut janë të ndotura ose ngjisin.Pastroni rondelet e derës.
Paketimet e ushqimeve bllokojnë kapakun.Vendosni paketimet në mënyrën e duhur, shihni etiketën e ngjitur në pajisje.
Kapaku është i vështirë për t'u hapur.Rondelet e kapakut janë të ndotura ose ngjisin.Pastroni rondelet e derës.
Valvuli është i bllokuar.Kontrolloni valvulin.
Llambushka nuk punon.Llambushka është me defekt.Shihni kapitullin "Zëvendësimi i llambushkës.
Në ngrirës është shumë ngrohtë.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të ulët.
Kapaku nuk puthitet mirë ose nuk është mbyllur mirë.Kontrolloni nëse kapaku është mbyllur mirë dhe që rondelet janë të padëmtuara dhe të pastra.
Përpara ngrirjes, pajisja nuk ishte ftohur paraprakisht sa duhet.Ftoheni pajisjen paraprakisht për një kohë të mjaftueshme.
Sasi të mëdha ushqimi janë futur brenda njëkohësisht për t'u ftohur.Prisni disa orë dhe më pas kontrollojeni temperaturën sërish. Herën tjetër futni sasi më të vogla ushqimi për t'u ngrirë në çdo kohë.
Ushqimi i vendosur në pajisje ka qenë shumë i ngrohtë.Lëreni ushqimin të ftohet deri në temperaturën e dhomës përpara se ta fusni në pajisje.
Produktet për t'u ngrirë janë vendosur shumë ngjitur me njëra-tjetrën.Vendosini produktet në mënyrë të tillë që ajri i ftohtë të qarkullojë midis tyre.
Dera është hapur shumë shpesh.Përpiquni të mos e hapni shumë shpesh kapakun.
Kapaku është lënë hapur për një kohë të gjatë.Mos e mbani kapakun hapur më shumë se ç'duhet.
Në ngrirës është shumë ftohtë.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Pajisja nuk punon. As ftohja apo ndriçimi nuk punojnë.Spina nuk është futur mirë në prizë.Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk furnizohet me energji.Provoni të lidhni një tjetër pajisje elektrike në spinën e rrymës elektrike.
Pajisja nuk është ndezur.Ndizni pajisjen.
Në spinë nuk ka voltazh (përpiquni të lidhni një pajisje tjetër në të).Thërrisni një elektricist.

Shërbimi i Klientit

Nëse pajisja juaj ende nuk po punon mirë pasi keni kryer kontrollet e mësipërme, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. Për të përftuar një shërbim të shpejtë, është e rëndësishme që kur aplikoni për këtë, të specifikoni modelin dhe numrin serial të pajisjes tuaj, që mund t'i gjeni në certifikatën e garancisë ose në etiketën e parametrave që ndodhet në të djathtë të pjesës së jashtme të pajisjes.

Zëvendësimi i llambushkës

  1. Shkëputeni pajisjen nga priza.
  2. Zëvendësojeni llambushkën e përdorur me një llambushkë të re të së njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas për pajisjet elektro-shtëpiake. (fuqia maksimale tregohet në kapakun e llambushkës)

  3. Futeni në prizë pajisjen.

  4. Hapni kapakun. Sigurohuni që llambushka të ndizet.

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Zëvendësimi i llambushkës - 1

⚠️ Paralajmërim Mos e hiqni mbështjellën e llambës në momentin që kryeni zëvendësimin. Mos e vini në punë ngrirësin, nëse mbështjella e llambës është e dëmtuar apo nuk është e pranishme.

TË DHËNA TEKNIKE

Vëllimi (bruto)Litra404Lartësiamm876Koha e rritjesorë31
Vëllimi (neto)Litra400Gjerësiamm1336Konsumi i Energjisëkah/24h0,879
Fuqia elektrikeVAT100Thellësiamm665Kapaciteti ngrirëskg/24 orë19
TensioniVolt230Peshakg56Kategoria klimatikeSN-T

Të dhënat e tjera teknike i gjeni në etiketën e parametrave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në etiketën e energjisë.

INSTALIMI

Pozicionimi

AEG-ELECTROLUX ECN40108W - Pozicionimi - 1

Paralajmërim Nëse po mënjanoni një pajisje të vjetër që ka një kyç apo gremç mbi kapak, duhet të siguroheni që kjo pajisje është bërë e papërdorshme, duke shmangur rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda duke luajtur.

E rëndësishme Pajisja duhet ta ketë spinën të arritshme pas instalimit.

Kjo pajisje mund të instalohet në një ambient të mbyllur, të thatë e të ajrosur mirë (garazh ose qilar), por për rendiment optimal instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit i korrespondon klasit të klimës të shënuar në etiketën e parametrave të pajisjes:

Klasi i klimësTemperatura e ambientit
SN+10°C deri + 32°C
N+16°C deri + 32°C
ST+16°C deri + 38°C
T+16°C deri + 43°C

Lidhja elektrike

Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj. Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një

prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçistelektricist.

Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme.

Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat

qëndrueshme. Ngrirësi duhet të gëndrojë mbi të katërta këmbët e tij.

  1. Sigurohuni që boshllëku midis pajisjes dhe murit të pasmë të jetë 5 cm.
  2. Sigurohuni që boshllëku midis pajisjes dhe mureve anësore të jetë 5 cm.

Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të jetë i mjaftueshëm.

Nevojat për ventilim

  1. Vendoseni ngrirësin në pozicion horizontal mbi një sipërfaqe të

PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG-ELECTROLUX

Modeli : ECN40108W

Kategori : Frigorifer