METABO

WE 22-230 MVT Quick - Gdhendëse këndi METABO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas WE 22-230 MVT Quick METABO në format PDF.

📄 40 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice METABO WE 22-230 MVT Quick - page 23
Shiko manualin : Македонски MK Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth WE 22-230 MVT Quick METABO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Gdhendëse këndi në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WE 22-230 MVT Quick - METABO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WE 22-230 MVT Quick e markës METABO.

MANUAL I PËRDORUESIT WE 22-230 MVT Quick METABO

Manuali origjinal i përdorimit

1. Deklarata e konformitetit

Nën përgjegjësinë tonë të vetme, ne deklarojmë se: këta retifikues këndorë, të identifikuar përmes tipit dhe numrit të serisë *1), përputhen me të gjitha dispozitat e direktivave *2) dhe normave përkatëse *3). Dokumentacioni teknik nën *4) - shih faqen 3.

2. Përdorimi i destinuar

Makineritë të përdorura me aksesorët origjinalë Metabo përshntaten për smerilim, smerilim me letër smeril, punime me furçë teli dhe prerje abrazive metali, betoni, guri dhe materiale të tjera të ngjashme pa përdorur ujë.

Për dëmet e shkaktuara prej përdorimit në mënyrë jo të destinuar, e mban përgjegjësin vetëm përdoruesi.

Rregullat e përgjithshme për mbrojtjen ndaj aksidenteve si edhe udhëzimet e bashkangjitura të sigurisë duhet të respektohen.

3. Udhëzime të përgjithshme mbi sigurinë

METABO WE 22-230 MVT Quick - Udhëzime të përgjithshme mbi sigurinë - 1

Vini re pasazhet e shënuara në tekst me këtë simbol për sigurinë tuaj dhe për mbrojtjen e pajisjes tuaj elektrike!

METABO WE 22-230 MVT Quick - Udhëzime të përgjithshme mbi sigurinë - 2

KUJDES – Për të minimizuar rrezikun e lëndimit, lexoni manualin e përdorimit

METABO WE 22-230 MVT Quick - Udhëzime të përgjithshme mbi sigurinë - 3

KUJDES – Lexoni të gjitha paralajmërimet, udhëzimet e sigurisë, ilustrimet dhe të dhënat teknike, të ofruara së bashku me këtë pajisje elektrike. Mosrespektimi i informacioneve dhe udhëzimeve të sigurisë në vijim, mund të ketë për pasojë goditje elektrike, rënie zjarri dhe/ose lëndime të rënda.

Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë për të ardhmen.

Jepeni pajisjen elektrike vetëm të shoqëruar nga këto dokumente.

4. Udhëzime të veçanta për sigurinë

4.1 Udhëzime të përbashkëta mbi sigurinë gjatë smerilimit, smerilimit me letër smeril, punimeve me furçat e telit ose prerjeve abrazive:

a) Kjo vegël elektrike përdoret si smeriluese, smeriluese me letër smeril, furçë teli, prerëse vrimash ose makinë prerëse. Lexoni të gjitha udhëzimet mbi sigurinë, instruksionet, pamjet dhe të dhënat, që i keni marrë së bashku me këtë pajisje. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të mëposhtme mund të ketë për pasojë goditje elektrike, rënie zjarri dhe/ose lëndime të rënda.

b) Kjo vegël elektrike nuk është e përshtatshme për lustrim. Përdorimet për të cilat kjo vegël elektrike nuk është e parashikuar mund të shkaktojnë vënien në rrezik dhe plagosje.

c) Mos e përdorni veglën elektrike për një funksion për të cilën nuk është ndërtuar shprehimisht dhe nuk është parashikuar nga prodhuesi i saj. Një modifikim i tillë mund të çojë në humbje të kontrollit dhe lëndime fizike të rënda.

d) Mos përdorni asnjë aksesor, i cili nuk është projektuar dhe rekomanduar posaçërisht për këtë vegël elektrike nga prodhuesi. Vetëm fakti që mund të montoni një aksesorë në këtë vegël elektrike, nuk garanton përdorim të sigurt.

e) Numri i lejuar i rrotullimeve të aksesorit, duhet të jetë të paktën po aq i lartë, sa numri maksimal i rrotullimeve shënuar në veglën elektrike. Një aksesor, që rrotullohet më shpejt se sa është e lejuar, mund të thyhet dhe fluturojë përreth.

f) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit duhet përputhen me masat e të dhënave të veglës tuaj elektrike. Aksesorët e matur gabim nuk mund të mbrohen apo të kontrollohen mjaftueshëm.

g) Kalibrat për shtrëngimin e aksesorit duhet të përputhen me kalibrat e mjetit shtrëngues të veglës elektrike. Aksesorët që nuk shtrëngohen saktë në pajisjen elektrike, nuk rrotullohen rregullisht, vibrojnë tej mase dhe kjo mund të çojë në humbjen e kontrollit.

h) Mos përdorni asnjëherë aksesorë të dëmtuar. Përpara çdo përdorimi, kontrolloni aksesorët, të tilla si disqet smerilues, për ciflosje apo krisje, mbështetësen e diskut për krisje, gërryerje apo konsumim, furçat e telit për tela të liruar apo të thyer. Në rast se pajisja elektrike apo aksesorì ju rrëzohen, kontrolloni, nëse janë dëmtuar ose përdorni një aksesor të padëmtuar. Pasi të keni kontrolluar dhe vendosur aksesorin, si ju dhe personat që ndodhen aty afër, qëndroni larg trajektores së aksesorit rrotullues si dhe lëreni pajisjen të xhirojë me rrotullime maksimale për një minutë. Aksesorët e dëmtuar normalisht thyhen gjatë këtij testi.

i) Mbani veshje individuale të posaçme mbrojtëse. Sipas rastit, mbani mbrojtëse për gjithë fytyrën, mbrojtëse sysh apo syze mbrojtëse. Nëse është e nevojshme, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse për dëgjimin, doreza ose përparëse për t'u ruajtur nga grimcat abrazive apo të materialît. Sytë duhet të jenë të mbrojtur nga copëzat që mund të jenë duke fluturuar përreth, gjatë punimeve të ndryshme. Maska për mbrojtjen nga pluhuri apo për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes duhet ta filtrojnë pluhurin e krijuar gjatë përdorimit. Ekspozimi ndaj zhurmave të larta për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.

j) Bëni kujdes që personat e tjerë të jenë në distancë të sigurt nga vendi juaj i punës.

SHQIPsq

Çdokush që hyn në zonën e punës duhet të mbajë veshje mbrojtëse personale. Copëza të thyera të materialit të punimeve apo të aksesorëve mund të fluturojnë gjithandej dhe të shkaktojnë plagosje edhe jashtë zonës ku kryhen punimet.

k) Mbajeni pajisjen në pjesët e izoluara të dorezës gjatë punimeve, në të cilat aksesori prerës mund të bjerë në kontakt me kabillo elektrike të fshehura apo me kabllon e vet ushqyese. Kontakti me një kabillo përcjellëse të elektricitetit mund të vendosë edhe pjesë të pajisjes nën tension elektrik dhe të çojë në goditje elektrike.
l) Mbajeni kabllon ushqyese larg aksesorëve rrotullues. Në rast se ju humbisni kontrollin mbi pajisjen, kablloja ushqyese mund të pritet apo të ngecë dhe dora apo krahu juaj të përfshihet në drejtim të aksesorit rrotullues.
m) Mos e lèshoni veglën elektrike asnjëherë nga dora, derisa aksesori të ketë ndaluar së rrotulluari plotësisht. Aksesori rrotullues mund të bjerë në kontakt me sipërfaqen dhe mund të shkaktojë humbjen e kontrollit mbi veglën elektrike.
n) Mos e lini ndezur veglën elektrike, kur jeni duke e mbajtur afër vetes. Rrobat tuaja mund të bien aksidentalisht në kontakt dhe përfshihet nga aksesori rrotullues dhe aksesori mund të depërtojë në trupin tuaj.
o) Pastroni rregullisht ndarjet e ajrosjes së veglës elektrike. Ventilatori i motorit tërheq pluhur brenda pajisjes dhe një grumbullim i tepërt i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
p) Mos e përdorni veglën elektrike në afërsi të materialeve të djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin këto materiale.
q) Mos përdorni aksesorë, të cilët kërkojnë ftohës të lëngshëm. Përdorimi i ujit apo i lëndëve të tjera të lëngshme ftohëse mund të shkaktojë goditje elektrike.

4.2 Kundërgoditja dhe udhëzimet përkatëse për sigurinë

Kundërgoditja është një reaksion i beftë si pasojë e bllokimit ose ngecjes të aksesorit rrotullues, si diskut smerilues, mbështetëses së diskut, furçës së telit etj. Ngecja apo bllokimi çon në ndalimin të menjëhershëm të aksesorit rrotullues. Si rezultat, vegla elektrike e dalë nga kontrolli, imponohet në drejtim të kundërt të rrotullimeve të aksesorit në pikën e bllokimit.

Për shembull, në rast se një disk abraziv ngec apo bllokohet në materialin e punës, buza e diskut abraziv, që ka hyrë në materialin e punës ngec brenda dhe si pasojë disku abraziv thyhet ose shkakton një kundërgoditje. Kështu, në varësi të drejtimit të rrotullimit të diskut në pikën e bllokimit, disku abraziv kërcen në drejtim të operatorit ose larg tij. Në këto kushte, disqet abrazive mund të thyhen.

Kundërgoditja është pasojë e përdorimit të gabuar të veglës elektrike. dhe/ose të kushte pune të gabuara. Ajo mund të shmanget duke marrë masat e duhura parandaluese, të përshkruara si më poshtë.

a) Shträngoni mirë në duar veglën elektrike dhe poziciononi trupin dhe duart tuaja në mënyrë të tillë, që të amortizoni kundërgoditjet e mundshme. Përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse, nëse disponohet, për të arritur kontroll maksimal mbi forcat e kundërgoditjes apo momentet e reagimit gjatë ndezjes.
Përdoruesi mund t'i kontrollojë forcat e kundërgoditjes dhe të reagimit duke marrë masat e duhura të sigurisë.
b) Mos e afroni kurrë dorën tuaj në afërsi aksesorit rrotullues. Gjatë kundërgoditjes aksesori mund të hidhet mbi dorën tuaj.
c) Shmangni me trupin tuaj zonën, në drejtimin e së cilës do të lëvizte vegla elektrike në rast kundërgoditje. Kundërgoditja e drejton veglën elektrike në drejtim të kundërt me lëvizjen e diskut në pikën e bllokimit.
d) Punoni veçanërisht me kujdes në zonat e cepave, anëve të mprehta etj. Shmangni kërcimet mbrapsht të aksesorëve ndaj materialit të punës dhe ngecjen e tyre në to. Aksesori rrotullues ka tendencën të ngecet nëpër cepa të mprehtë, anë të mprehta apo kur përplaset. Kjo shkakton humbjen e kontrollit ose kundërgoditje.
e) Mos përdorni fletë sharre me zinxhir për të prerë dru, disqe prerëse diamanti të segmentuar me një distancë segmenti mbi 10 mm dhe as fletë sharre të dhëmbëzuar.

Aksesorë të tillë shkaktojnë shpesh kundërgoditje ose humbjen e kontrollit.

4.3 Udhëzime të veçanta mbi sigurinë gjatë punimeve të smerilimit dhe prerjeve abrazive:

a) Përdorni vetëm tipat e disqeve të lejuar për veglën tuaj elektrike, si edhe kapakun mbrojtës përkatës sipas tipit të diskut. Disqet abraziv të cilët nuk janë projektuar për këtë vegël elektrike, nuk mund të mbrohen mjaftueshëm dhe nuk janë të sigurt.
b) Disqet abraziv, me qendër të mysët, duhet të vendosen në mënyrë të tillë, që sipërfaqja smeriluese të ndodhet brenda bordurës së kapakut mbrojtës. Disku i vendosur jo në përputhje me udhëzimet, që del mbi bordurën e kapakut mbrojtës, nuk mund të mbrohet siç duhet.
c) Kapaku mbrojtës duhet të montohet mirë në veglën elektrike dhe të pozicionohet në masën më të lartë të sigurisë, në mënyrë, që pjesa më e vogël e mundshme e diskut të jetë e zbuluar në anën e përdoruesit. Kapaku mbrojtës e ruan përdoruesin nga copëzat e thyera, kontaktin aksidental me diskun si edhe nga shkëndijat, të cilat mund të shkaktojnë vënie zjarri në rrobat e tij.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për aplikimet e rekomanduara. Për shembull: Mos kryeni kurrë smerilim me sipërfaqen anësore të një disku prerës. Disqet prerës janë të destinuara për të bartur materialin me anët e diskut. Ushtrimi i forcave në anësoret e këtij disku, mund të shkaktoj thyerjen e tij.

e) Përdorni gjithmonë flanxha disqesh të padëmtuara, në madhësinë dhe formën e diskut të zgjedhur. Flanxhat e përshtatshme e mbështesin diskun, duke ulur kështu rrezikun e thyerjes së ti. Flanxhat për disqet abrazive prerës mund të ndryshojnë nga flanxhat e disqeve të tjerë.
f) Mos përdorni disqe të përdorur të veglave elektrike më të mëdha. Disqet e veglave elektrike më të mëdha nuk janë ndërtuar për rrotullimet e larta të veglave elektrike të vogla dhe mund të thyhen.
g) Në rastin e përdorimit të disqeve për një qëllim të dyfishtë, përdorni gjithmonë kapakun mbrojtës të përshtatshëm për përdorimin e kryer. Mospërdorimi i kapakut të duhur mbrojtës mund të dështojë në mbrojtjen e duhur dhe të çojë në lëndime të renda.

4.4 Udhëzime të tjera të veçanta mbi sigurinë gjatë prerjeve abrazive:

a) Shmangni bllokimin e diskut prerës ose ushtrimin e tepërt të presionit mbi të. Mos kryeni prerje tejet të thella. Ushtrimi i forcës mbi disk, rrit ngarkesën dhe tendencën e ngecjes ose bllokimit të diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e kundërgoditjes ose thyerjes së diskut.
b) Shmangni zonën përpara dhe pas diskut rrotullues. Kur ju largoni nga vetja diskun prerës në materialin e punimit, në rastin e një kundërgoditjeje mund të ndodh që vegla elektrike me gjithë diskun në rrotullim e sipër, të kërcej direkt në drejtimin tuaj.
c) Në rastin kur disku prerës ngec ose ju ndërpritni punën për çfarëdo lloj arsyeje, fikeni më parë veglën elektrike, mbajeni atë qetësisht deri sa disku të ketë pushuar plotësisht së rrotulluari. Mos tentoni kurrë të tërhiqni diskun nga prerja ndërsa ai rrotullohet, ndryshe mund të pasojë kundërgoditja. Hetoni dhe korrigjoni shkakun për ngecjen e diskut.
d) Mos e rindizni veglën elektrike, për sa kohë ajo ndodhet ende në materialin e punës. Lëreni diskun të arrijë rrotullimet maksimale, përpara se të vijoni prerjen me kujdes. Përndryshe disku mund të ngecet, të kërcej jashtë materialit të punimit apo të shkaktoj një kundërgoditje.
e) Siguroni pllakat apo objektet e mädha të punimeve, për të minimizuar rrezikun kundërgoditjes nga bllokimi diskut prerës. Objektet e mädha të punimeve mund të përkulen nën peshën e vet. Objekti i punimit duhet të mbështetet në të dyja anët e diskut, dhe pikërisht në afërsi të vijës prerëse si edhe në skajet.
f) Jini veçanërisht të kujdesshëm gjatë "prerjeve me zhytje" në muret ekzistuese apo në zona të tjera qorre. Gjatë prerjes disku mund të has në tubacionin e rrjetit të gazit, ujit, në rrjetin elektrik apo në objekte të tjera dhe të shkaktoj një kundërgoditje.
g) Mos bëni prerje në kthesa. Ushtrimi i forcës mbi disk rrit ngarkesën dhe tendencën e ngecjes ose bllokimit të diskut gjatë prerjes dhe mundësinë e kundërgoditjes ose thyerjes së diskut, gjë që mund të çojë në lëndime të rënda.

4.5 Udhëzime të tjera të veçanta mbi sigurinë gjatë punimeve me letër smeril:

a) Përdorni letra smerile të madhësisë së duhur dhe ndiqni udhëzimet e prodhuesit për zgjedhjen e letrave smerile. Letrat smerile që janë më të mëdha se mbështetësja e diskut, mund të shkaktojnë plagosje si edhe ngecje, grisjen e letrave smeril apo edhe kundërgoditje.

4.6 Udhëzime të tjera të veçanta mbi sigurinë gjatë punimeve me furçë teli:

a) Mbani parasysh, që furçat e telit edhe gjatë përdorimit normal humbasin copa teli. Mos i mbingarkoni telat duke ushtruar forcë mbi furçën. Copat e telit mund të depërtojnë lehtësisht veshjet e holla dhe /ose lëkurën.
b) Nëse rekomandohet kapaku mbrojtës, shmangni kontaktin e kapakut mbrojtës me furçën e telit. Disku apo furça e telit mund të rrisin diametrin e tyre si pasojë e ushtrimit të forcës dhe forcave centrifugale.

4.7 Udhëzime të mëtejme mbi sigurinë:

METABO WE 22-230 MVT Quick - Udhëzime të mëtejme mbi sigurinë: - 1

KUJDES – Mbani gjithmonë syze mbrojtëse.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Udhëzime të mëtejme mbi sigurinë: - 2

Vishni kufje mbrojtëse.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Udhëzime të mëtejme mbi sigurinë: - 3

PARALAJMËRIM – Përdoreni gjithmonë pajisjen elektrike me të dyja duart.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Udhëzime të mëtejme mbi sigurinë: - 4

Mos e përdorni kapakun mbrojtës abraziv për punime të prerjeve abrazive Për arsye sigurie në punimet me disqet prerës përdorni mbrojtës për disqe prerës.

Mos përdorni disqe prerës prej diamanti me brazda segmenti >10 mm. Lejohen vetëm kënde prerëse segmenti negative.

Përdorni disqe prerës të lidhur vetëm kur ato janë të forcuar.

Përdorni shtresa elastike amortizuese, nëse janë vënë në dispozicion së bashku me mjetin abraziv dhe nëse kërkohet.

Respektoni udhëzimet e prodhuesit të veglës së punës ose të aksesorëve. Mbroni disqet nga yndyra dhe goditjet!

Aksesorët duhet të ruhen dhe përdoren me kujdes, sipas udhëzimeve të prodhuesit.

Mos i përdorni kurrë disqet prerës për smerilim pastrimi ose kruarje! Mos ushtroni presion anësor në anët e disqeve prerës.

Objekti i punës duhet qëndroj stabil dhe të jetë i siguruar ndaj rrëshqitjes, p. sh. me ndihmën e pajisjeve fiksuese. Objektet e mëdha të punimeve duhet të sigurohen mirë.

Nëse përdoren aksesorë me vjaska, fundi i boshtit nuk duhet të prek fundin e vrimës të veglës smeriluese. Sigurohuni, që vjaskat e aksesorit të jenë mjaftueshëm të gjata për të pranuar gjatësinë e boshtit. Vjaskat e aksesorit duhet të përputhen me vjaskat e boshtit. Gjatësia e boshtit dhe vjaskat

SHQIPsq

e boshtit shih faqen 3 dhe kapitullin 14. të dhënat teknike.

Rekomandohet përdorimi i një pajisjeje të përshtatshme stacionare për thithjen. Përdorni gjithmonë një stakues për rrymën dëmtuese (RCD) me një intensitet rryme prej maksimumi 30 mA. Nëse retifika ose smeriluesja këndore fiket prej stakuesit të rrymës dëmtuese atëherë makina duhet të kontrollohet dhe pastrohet. Shih kapitullin 9. pastrimi.

Nuk lejohet përdorimi i veglave të dëmtuara, jo të plota apo vibruese.

Shmangni dëmet në tubacionet e gazit, ujit, rrjetin elektrik dhe muret mbajtëse (statikë).

Hiqeni spinën nga priza përpara se të ndërmerrni ndonjë rregullim, modifikim apo punime mirëmbajtjeje.

Nëse doreza ndihmëse është e dëmtuar apo e plasaritur, ajo duhet të zëvendësohet. Makina me dorezë ndihmëse defekt, nuk duhet të përdoret.

Nëse kapaku mbrojtës është i dëmtuar apo i plasaritur, ai duhet të zëvendësohet. Makina me kapak mbrojtës defekt, nuk duhet të përdoret.

Mos e ndizni makinën, nëse mungojnë pjesë të pajisjes apo pjesë mbrojtëse të saj ose nëse këto janë defekt.

Makinat me start të butë (të dallueshme nga "WE..." në përshkrimin e tipit): Nëse makina sapo ndizet arrin shumë shpejt rrotullimet maksimale, atëherë bëhet fjalë për një defekt elektronik. Funksione të mëtejme elektronike të rëndësishme për sigurinë, nuk janë më në dispozicion. Çojeni makinën menjëherë për riparim (Shih kapitullin 12.).

Fiksoni objektet e vegjël të punës. P. sh. fiksojini në një morsë.

Kur përdoren disqe të montuar me flanxhë për një qëllim të dyfishtë (disqe të kombinuara abrazive dhe të prerjeve abrazive) duhet të përdoren vetëm këto tipa të kapakëve mbrojtës: Tip A, tip C. Shih kapitullin 11.

Përdorni kapakun mbrojtës të duhur.

Kapaku i gabuar mbrojtës mund të çojë në humbje kontrolli dhe lëndime të rënda. Shembuj për përdorim të gabuar:

  • në rastin e përdorimit të një kapaku mbrojtës të tipit A për smerilim të anëve kapaku mbrojtës dhe detali mund të takojnë me njëri-tjetrin, gjë që çon në një kontroll të pamjaftueshëm.
  • në rastin e përdorimit të një kapaku mbrojtës të tipit B për prerje abrazive me disqe prerëse të lidhur ekziston një rrezik i lartë që të ekspozoheni ndaj shkëndijave të nxjerra dhe grimcat e abrazimit si dhe copa të diskut prerës në rastin e thyerjes së tij.
  • në rastin e përdorimit të një kapaku mbrojtës të tipit A, B, C për prerje abrazive ose smerilim të anëve në beton ose mur ekziston një rrezik i lartë nga ekspozimi i pluhurit si dhe ka si pasojë humbjen e kontrollit me kundërgoditje.
  • në rastin e përdorimit të një kapaku mbrojtës të tipit A, B, C me një furçë me disk rrotullues, ku trashësia është e lejuar, telat mund të takojnë

kapakun mbrojtës dhe ai të çojë në këputje të telave.

Përdorni gjithmonë kapakun mbrojtës të përshtatshëm me aksesorin. Shih kapitullin 11.

Reduktimi i ndotjes shkaktuar nga pluhuri:

KUJDES - Disa lloje pluhuri, të cilët krijohen nga punimet me letër smeril, sharrimi, smerilimi, shpimi e të tjera, përmbajnë lëndë kimike, mbi të cilat është e ditur se shkaktojnë kancer, defekte në lindje apo edhe dëmtime të tjera të riprodhimit. Disa shembuj të këtyre kimikateve janë:

  • Plumbi në bojërat, që përmbajnë plumb,
  • pluhur mineral në muret prej guri, çimento dhe të tjera materiale përbërëse të murit, dhe
  • arsen dhe krom nga druri i trajtuar me kimikate. Rreziku juaj ndaj kétyre materialeve ndryshon në varësi të faktit, sa shpesh ju kryeni të tilla lloj punësh. Për të reduktuar ekspozimin tuaj ndaj kétyre kimikateve: punoni në një ambient të ajrosur mirë dhe mbathni veshje të posaçme mbrojtëse, si p.sh. maska frymëmarrjeje, të cilat të jenë në gjendje të filtrojnë edhe grimca të vogla mikroskopike.

Kjo vlen gjithashtu edhe për pluhura të materialeve të tjera, si p. sh. disa lloje drurësh (si pluhur lisi, ahu), metalesh, asbest. Sëmundje të tjera të njohura janë p. sh. reaksione alergjike, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. Mos lejoni që pluhuri të depërtojë në trupin tuaj.

Respektoni direktivat në fuqi dhe dispozitat kombëtare tuja për materialin, personelin, rastin dhe vendin e përdorimit (p.sh. dispozitat e mbrojtjes në punë, asgjësimin).

Mblidhni grimcat e prodhuara në vendin ku ato janë krijuar, evitoni depozitimin e tyre në ambient.

Përdorni për punime të posaçme, mjetet e përshtatshme. Në këtë mënyrë do të depozitohen më pak grimca në mjedis.

Përdorni një thithëse pluhurash të përshtatshme.

Minimizoni ndotjen nga pluhuri duke:

  • mos e drejtuar daljen e grimcave dhe rrymën e daljes së ajrit nga pajisja nga vetja apo nga personat që ndodhen afër apo në nga pluhuri i grumbulluar,
  • përdorur një pajisje thithëse dhe/ose një filtruese ajri,
  • ajrosur bollshëm dhe duke e mbajtur pastër nga pluhurat vendin e punës. Fshirja apo shfryrja krijon vorbulla pluhuri.
  • Thitheni ose lajeni veshjen mbrojtëse. Mos i fryni, shkundni apo furçosni.

5. Përmbledhje

Shih faqen 2.

1 Quick dado shtrënguese *
2 Flanxha mbështetëse *
3 Boshti
4 W .A...:Flanxha mbështetëse autobalancuese (e pa çmontueshme) *
5 Butoni i bllokimit të boshtit
6 Indikatori elektronik i sinjalit

7 Doreza
8 Buton bblokues (kundër ndezjes të padëshiruar apo sipas rastit, për ndezje të vazhduar) *
9 Çelës (për ndezjen/fikjen)
10 Buton (për rrotullimin e dorezës kryesore)
11 Doreza kryesore
12 Dorezë ndihmëse / dorezë ndihmëse me amortizim-dridhjesh
13 Kapak mbrojtës
14 Dado shtrënguese *
15 Çelës për dy vrima *
16 Levë fiksuese (për rregullimin e kapakut mbrojtës, pa vegël)
17 Vidë (për rregullimin e forcës fiksuese të levës fiksuese)

*në varësi të pajisjes / nuk përfshihet në volumin e ofertës

6. Vënia në funksionim

METABO WE 22-230 MVT Quick - Vënia në funksionim - 1

Përpara vënies në funksionim, kontrolloni nëse tensioni dhe frekuenca e rrjetit shënuar në tabelën e produktit, përkon me të dhënat e rrjetit tuaj elektrik.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Vënia në funksionim - 2

Përdorni gjithmonë një stakues për rrymën dëmtuese (RCD) me një intensitet rryme prej simumi 30 mA.

Përdorni kabllo zgjatuese me një seksion tërthor prej të paktën 1,5 mm². Kabllot zgjatuese duhet të jenë të përshtatshme me konsumin e energjisë së makinës (krahaso të dhënat teknike). Në rastin e përdorimit të një shtjelle kabllore, gjithmonë shpështilleni kabllon tërësisht.

6.1 Montimi i dorezës ndihmëse

METABO WE 22-230 MVT Quick - Montimi i dorezës ndihmëse - 1

Punoni gjithmonë me dorezën ndihmëse (12) të montuar! Fiksoni me vidë, në krahun e majtë apo të djathtë të makinës, dorezën ndihmëse.

6.2 Montimi i kapakut mbrojtës

METABO WE 22-230 MVT Quick - Montimi i kapakut mbrojtës - 1

Përpara vënies në funksionim: vendosni kapakun mbrojtës.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Montimi i kapakut mbrojtës - 2

Për arsye sigurie, montoni për secilin Iloj aksesori kapakun mbrojtës përkatës! Kapaku i gabuar mbrojtës mund të çojë në humbje kontrolli dhe lëndime të rënda. Shih edhe kapitullin 11. aksesorë!

Shih faqen 2, figura F.

  • Hapni levën fiksuese (16). Vendoseni kapakun mbrojtës (13) në pozicionin e treguar.
  • Rrotulloni kapakun mbrojtës, në mënyrë që pjesa e mbyllur të jetë në anën e përdoruesit.
  • Mbyllni levën fiksuese.
  • Nëse është e nevojshme, rriteni forcën fiksuese duke shtrënguar vidën (17) (kur leva fiksuese të jetë e hapur).

METABO WE 22-230 MVT Quick - Montimi i kapakut mbrojtës - 3

Përdorni vetëm aksesorë, të cilët kapaku mbrojtës i tejkalon në mbulim me të paktën 3,4 mm.

6.3 Dorezë kryesore e rrotullueshme

METABO WE 22-230 MVT Quick - Dorezë kryesore e rrotullueshme - 1

Punoni vetëm kur doreza kryesore (11) të jetë kyçur mirë.

Shih faqen 2, figura C.

  • Shtypni butonin (10).
  • Doreza kryesore (11) tani mund të rrotullohet në të dy anët deri në 90° dhe të kyçet.
  • Kontrolloni nëse ka zënë vend mirë: doreza kryesore (11) duhet të kyçet mirë dhe të mos rrotullohet/lëvizë më.

6.4 Kablloja ushqyese

Prizat e rrjetit duhet të jenë të mbrojtura nga siguresa shkrirëse me vonesë ose siguresa automatike të ndërprerjes së rrymës.

Makinat me "WE..." në përshkrimin e tipit: (Me kufizues automatik të integruar për vërshimin e rrymës (me start të butë).) Prizat e rrjetit mund të mbrohen edhe me siguresa shkrirëse të shpejta ose siguresa automatike të ndërprerjes së rrymës.

7. Montimi i diskut

METABO WE 22-230 MVT Quick - Montimi i diskut - 1

Përpara të gjitha ndërrimeve të aksesorëve: Hiqeni spinën nga priza. Makina duhet të jetë ar dhe boshti i ndalur.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Montimi i diskut - 2

Për arsye sigurie në punimet me disqet prerës përdorni kapak mbrojtës për disqe prerës kapitullin 11. Aksesorë).

7.1 Bblokimi i boshtit

METABO WE 22-230 MVT Quick - Bblokimi i boshtit - 1

Shtypeni butonin për bllokimin e boshtit (5) vetëm kur boshti të jetë në gjendje krejt të ir.

- Shtypeni butonin për bllokimin e boshtit (5) dhe rrotulloni boshtin (3) me dorë deri sa të vini re që butoni i bllokimit të boshtit është kyçur.

7.2 Vendosja e diskut

Shih faqen 2, figura D.

Pajisjet me shënimet W 2..., WE 2...:

  • Vendosni flanxhën mbështetëse (2) mbi bosht. Ajo është montuar saktë, nëse nuk rrotullohet në bosht.
  • Vendoseni diskun smerilues mbi flanxhën mbështetëse (2), siç tregohet në figurën D. Disku duhet të puthitet njëtrajtësisht mbi flanxhën mbështetëse.

Pajisjet me shënimin W...A 2...:

METABO WE 22-230 MVT Quick - Pajisjet me shënimin W...A 2...: - 1

Flanxha mbështetëse auto-balancuese (4) është montuar permanent në bosht. Si edhe tek retifikuesit e tjerë këndorë rëndom, nuk është e nevojshme një flanxhë mbështetëse e lëvizshme.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Pajisjet me shënimin W...A 2...: - 2

Sipërfaqet e kontaktit të flanxhës mbështetëse auto-balancuese (4) të diskut smerilues dhe të dados shtrënguese Quick (1) apo

SHQIPsq

dados shtrënguese (14) duhet të jenë të pastra. Nëse është e nevojshme pastrojini.

- Vendosni diskun mbi flanxhën mbështetëse auto-balancuese (4). Disku duhet të puthitet njëtrajtësisht mbi flanxhën mbështetëse auto-balancuese.

7.3 Shtrëngimi/lirimi i dados shtrënguese Quick (në varësi të paketës së pajisjes)

METABO WE 22-230 MVT Quick - Shtrëngimi/lirimi i dados shtrënguese Quick (në varësi të paketës së pajisjes) - 1

Shtrëngimi i dados shtrënguese Quick (1):

METABO WE 22-230 MVT Quick - Shtrëngimi/lirimi i dados shtrënguese Quick (në varësi të paketës së pajisjes) - 2

Nuk lejohet përdorimi i dados shtrënguese Quick, nëse aksesori në pjesën fiksuese

është më i trash se 8 mm. Në këtë rast përdorni dadon shtrënguese (14) me çelësin për dy vrima (15).

METABO WE 22-230 MVT Quick - Shtrëngimi/lirimi i dados shtrënguese Quick (në varësi të paketës së pajisjes) - 3

Përdorni vetëm një dado shtrënguese Quick të padëmtuar dhe në kushte perfekte

funksionimi: Shigjeta duhet të tregoj në prerjen e unazës së jashtme (shih figurën, faqja 2).

  • Bllokimi i boshtit (shih kapitullin 7.1).
  • Vendoseni dadon shtrënguese Quick (1) mbi bosht (3). Shih figurën, faqja 2.
  • Shträngoni dadon shtränguese Quick me dorë në sensin orar.
  • Shtrëngoni dadon shtrënguese Quick, duke rrotulluar fuqishëm diskun smerilues në sensin orar.

Tek makinat me shënimin W...B...ndihet qartë një rritje e rezistencës në 180° e fundit.

Lirimi i dados shtrënguese Quick (1):

  • Bllokimi i boshtit (shih kapitullin 7.1).
  • Zhvidhoseni dadon shtrënguese Quick (1) me dorë, në sens të kundërt orar.

7.4 Shtrëngimi/lirimi i dados shtrënguese (në varësi të pajisjes)

METABO WE 22-230 MVT Quick - Shtrëngimi/lirimi i dados shtrënguese (në varësi të pajisjes) - 1

Shtrëngimi dados shtrënguese (14):

Të 2 anët e dados shtrënguese janë të ndryshme. Vidhosni dadon shtrënguese si vijon në bosht:

Shih faqen 2, figura E.

- A) Për disqet e hollë:

Buza e dados shtrënguese (14) shikon sipër, në mënyrë që disku i hollë të mund të fiksohet mirë.

B) Për disqet e trashë:

Buza e dados shtrënguese (14) shikon poshtë, në mënyrë që dadoja shtrënguese të montohet në mënyrë të sigurt në bosht.

- Bllokimi i boshtit Shträngoni mirë dadon shtränguese (14), në sens orar, me çelësin për dy vrima (15).

Tek makinat me shënimin W...B...ndihet qartë një rritje e rezistencës në 180° e fundit.

Lirimi i dados shtrënguese:

- Bllokimi i boshtit (shih kapitullin 7.1). Zhvidhoseni dadon shtrënguese (14), në sens të kundërt orar, me çelësin për dy vrima (15).

8. Përdorimi

8.1 Ndezja/fikja

METABO WE 22-230 MVT Quick - Ndezja/fikja - 1

Përdoreni makinën gjithmonë me të dyja duart.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Ndezja/fikja - 2

Së pari ndizni makinën, pastaj çoni aksesorin në objektin e punës.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Ndezja/fikja - 3

Shmangni ndezjen aksidentale: fikeni gjithmonë makinën, kur ndodh të hiqet spina priza ose kur ndodh ndërprerja e rrymësrike.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Ndezja/fikja - 4

Në ndezjen e vazhduar makina vazhdon të punoj, nëse j’u hiqet me forcë nga duart. Për arsye, mbajeni makinën fort me të dyja duart brezat e parashikuara, mbani qëndrim të sigurt punoni të përgendruar.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Ndezja/fikja - 5

Shmangni ngritjen apo thithjen e pluhurave dhe ciflave nga makina. Deponojeni makinën

vetëm pasi ta keni fikur atë dhe kur motori të ketë ndaluar plotësisht.

Shih faqen 2, figura A.

Ndezja për një moment:

Ndezja: Shtyni bblokuesin (8) në drejtim të shigjetës dhe pastaj shtypni butonin për ndezje/fikjen (9).

Fikja: Lëshoni butonin për ndezje/fikjen (9).

Ndezja e vazhduar (në varësi të pajisjes):

Ndezja: Shtyni bllokuesin (8) në drejtim të shigjetës dhe pastaj shtypni butonin për ndezje/fikjen (9) dhe mbajeni të shtypur. Makina është tani e ndezur. Tani shtyni edhe një herë butonin bllokues (8) në drejtim të shigjetës për të bllokuar butonin për ndezjen/fikjen (9) (Ndezje/aktivitet i vazhduar).

Fikja: Shtypni dhe lèshoni butonin për ndezjen/fikjen (9).

Pajisjet me shënimin W...B:

Ndezja për një moment (në funksionin “dead mann”):

Shih faqen 2, figura B.

Ndezja: Shtyni përpara butonin për ndezjen/fikjen (9) dhe pastaj shtyjeni sipër butonin për ndezje/fikjen (9).

Fikja: Lëshoni butonin për ndezje/fikjen (9).

8.2 Udhëzime pune

Smerilim:

Ushtroni presion mesatar, të njëtrajtshëm mbi makinën dhe lëvizeni atë para-mbrapa mbi sipërfaqen, me qëllim që sipërfaqja e punës të mos nxehet shumë.

Smerilim pastrimi: Për një rezultat të mirë, punoni me një kënd prej 30° - 40°.

Prerjet abrazive:

METABO WE 22-230 MVT Quick - Prerjet abrazive: - 1

Punoni gjithmonë në drejtim të kundërt të diskut (shih ilustrimin). Përndryshe ekziston rreziku, që makina të kërcej nga vija e prerjes në mënyrë të pakontrolluar. Punoni me

presion të njëtrajtshëm dhe të shpejtësi të

përshtatshme për materialin e punës. Mos përthyeni, mos ushtroni presion, mos u lëkundni.

Smerilim me letër smeril:

Ushtroni presion mesatar, të njëtrajtshëm mbi makinën dhe lëvizeni atë para-mbrapa mbi sipërfaqen, me qëllim që sipërfaqja e punës të mos nxehet shumë.

Punimet me furçat e telit:

Ushtroni presion të njëtrajtshëm mbi makinë.

9. Pastrimi

Gjatë përpunimeve mund të grumbullohen grimca pluhuri në brendësi të veglës elektrike. Kjo mund të dëmtoj funksionin ftohës të veglës elektrike. Grumbullimet me aftësi përcjellëse elektrike mund të përkeqësojnë mbrojtjen izoluese të veglës elektrike si edhe të shkaktojnë rreziqe elektrike.

Vegla elektrike duhet pastruar rregullisht, shpesh dhe tërësisht përmes të gjitha ndarjeve të ajrosje së përparme dhe të pasme përmes thithjes apo shfryrjes me ajër të thatë. Përpara se të bëni këtë, shkëputeni veglën elektrike nga rryma dhe gjatë kësaj pune mbani syze mbrojtëse dhe maskë pluhuri të përshtatshme. Respektoni rregullat teknike për thithjen gjatë shfryrjes me ajër të kompresuar.

Butoni (10) për rregullimin e dorezës: butoni duhet herë pas here të pastrohet nga pluhurat me thithje apo me shfryrje me ajër të thatë (në pozicion të shtypur, në të 3 pozicionet e dorezës). Përpara se të bëni këtë, shkëputeni veglën elektrike nga rryma dhe gjatë kësaj pune mbani syze mbrojtëse dhe maskë pluhuri.

10. Eliminimi i problemeve

Makinat me "WE..." në përshkrimin e tipit:

  • Mbrojtje nga mbingarkesa: Indikatori elektronik i sinjalit (6) ndriçon dhe shpejtësia e ngarkesës bie FORT. Temperatura e motori është tepër e lartë! Lëreni makinën të xhiroj bosh deri sa makina të ftohet dhe sinjali në indikatorin elektronik të shuhet.
  • Mbrojtje nga mbingarkesa: Indikatori elektronik i sinjalit (6) ndriçon dhe shpejtësia e ngarkesës ulet LEHTE. Makina është e mbingarkuar. Vazhdoni të punoni me ngarkesë të reduktuar, deri sa sinjali në indikatorin elektronik të shuhet.
  • Mbrojtje nga mbingarkesa: Indikatori elektronik i sinjalit (6) ndriçon dhe makina FIKET automatikisht. Nëse norma rrymës në nisje është shumë të lartë (siç shfaqet p. sh. në rastin e një bllokimi të beftë apo kundërgoditjeje) pajisja do të fiket. Fikeni pajisjen përmes çelësit për ndezjen/fikjen (9). Pastaj rindizeni sërish dhe vijoni punën normalisht. Evitoni bllokime të mëtejshme. Shih kapitullin 4.2.
  • Mbrojtje nga mbingarkesa: Indikatori elektronik i sinjalit (6) PULSON dhe makina nuk punon. Mbrojtja nga rindezja është aktivizuar. Në rast se makina është e ndezur dhe kur spina vendoset në prizë apo rryma elektrike rikthehet prapë pas një ndërprerjeje, atëherë

makina nuk do të ndizet. Fikeni dhe ndizeni makinën sërish.

- Sapo ndizet, makina përshejton rrotullimet dhe arrin shumë shpejt maksimumin e rrotullimeve, kjo do të thotë se kufizuesi automatik i rrymës (start i butë) nuk funksionon. Ekziston një gabim elektronik. Funksione të mëtejme elektronike të rëndësishme për sigurinë, nuk janë më në dispozicion. Çojeni makinën menjëherë për riparim (Shih kapitullin 12.).

- Ndezja e makinës shkakton ulje të tensionit elektrik për një kohë të shkurtër. Në kushtet të pafavorshme të rrjetit elektrik, kjo mund të shkaktojnë dëme në pajisjet e tjera. Nëse impedanca rrjetit është më e vogël se 0,2 Ohm, nuk pritet të ketë çrregullime.

11. Aksesorët

Përdorni vetëm aksesorë origjinal Metabo.

Përdorni vetëm aksesorë, të cilët përmbushin kërkesat dhe të dhënat e përmbajtura në këtë manual përdorimi.

Montoni aksesorët në mënyrë të sigurt. Nëse makina vihet në punë në një mbajtës: Fiksojeni makinën në mënyrë të sigurt. Humbja e kontrollit mund të çoj në lëndime.

Shih faqen 4.

Përdorni gjithmonë aksesorin e përshtatshëm për detyrën e punës dhe kapakun mbrojtës të parashikuar. Shih faqen 5. (Figurat jepen si shembuj).

Detyra e punës:

1 = smerilim me sipërfaqen
2 = prerje abrazive
3 = hapje vrime
4 = fshirje me furçë teli
5 = smerilim me letër smeril

Aksesorë:

1.1 = disk për kruarje abrazive
1.2 = kupë smeriluese (qeramike)
2.1 = disk prerës "metal"
2.2 = disk prerës "mur/beton"
2.3 = disk prerës prej diamanti "mur/beton"
2.4 = disk prerës për një qëllim të dyfishtë (disqe të kombinuara abrazive dhe të prerjeve abrazive)
3.1 = koronë shpuese diamanti
4.1 = furçë e rrumbullakët
4.2 = furçë kupe
5.1 = disk polirues
5.2 = disk abraziv për letrat smerile

kapaku mbrojtës i përshkruar:

Tip A =_Kapak mbrojtës për prerje
Tip B = kapak mbrojtës për smerilim
Tip C = Kapak mbrojtës për smerilim dhe prerje abrazive (kombinim)

Tip D = kapak mbrojtës për kupë smeriluese

Tip F= Kapaku mbrojtës thithës për prerje abrazive

SHQIPsq

Aksesorë të tjere: (shih edhe www.metabo.com)

A Prerëse metali

B Dado shtrënguese (14)

C Dado shtrënguese Quick (1)

Për programin e plotë të aksesorëve shiko www.metabo.com ose në katalogun kryesor.

12. Riparimi

METABO WE 22-230 MVT Quick - Riparimi - 1

Riparimi i pajisjeve elektrike duhet të kryhen vetëm nga një elektricist i kualifikuar!

Nëse kabilloja e furnizimit me energji është defekt, ajo duhet të zëvendësohet vetëm nga një kabllo speciale, origjinale Metabo, e cila ofrohet nga Metabo Service.

Tek makinat me shänimin W...B...kur ndërrohet grupi i karbonit duhet të ndërrohen edhe jastëkët e frenave.

Me pajisjet elektrike Metabo, të cilat kanë nevojë për riparim, ju lutemi të drejtoheni te përfaqësuesi juaj i Metabo-s. Për adresat shiko www.metabo.com.

Listat për pjesët e këmbimit mund t'i shkarkoni këtu www.metabo.com.

Pluhuri i krijuar nga smerilimi mund të përmbaj lëndë të dëmshme: asgjësojeni sipas standardeve në fuqi.

Për asgjësimin në mënyrë miqësore me mjedisin dhe për riciklimin e pajisjeve, paketimeve dhe aksesorëve të përdorura, ndiqni rregulloret kombëtare.

METABO WE 22-230 MVT Quick - Riparimi - 2

Vetëm për vendet e BE-së: Mos hidhni pajisjet elektrike në mbeturinat shtëpiake! Në përputhje me direktivat e 2012/19/BE mbi mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe zbatimin e tij në legjislacionin nacional duhet që pajisjet e përdoruara elektrike të grumbullohen veçmas dhe t'i nënshtrohen riciklimit në përputhje me respektimin e mjedisit.

14. Të dhëna teknike

Shpjegime mbi të dhënat në faqen 3. Ndryshimet për shkak të progresit teknik, janë të rezervuara.

D_max =diametri maks. i aksesorit

t_max,1^max =trashësia maks. e lejuar për aksesorin në pjesën e fiksuese në kur përdoret dadoja shtrënguese (14)

t_max,1 =trashësia maks. e lejuar për aksesorin në pjesën e fiksuese kur përdoret dadoja shtrënguese Quick (1)

t_max,3 =disk gërryes/disk prerës: trashësia maks. e lejuar për aksesorin

t_max,4 =trashësia maks. e lejuar për furçat e diskut

M =vjaskat e boshtit

I = gjatësia e boshtit smerilues

n_0 =numri i rrotullimeve bosh (numri maksimal i rrotullimeve)

P_1 =energjia në hyrje

P_2 =energjia në dalje

m = pesha pa kabllon ushqyese

Vlerat matëse sipas EN 60745.

\~ Rrymë alternative

Vlerat e dhëna teknike janë varësi të tolerancave (sipas standardeve përkatëse të aplikueshme).

Vlerat e emetimeve

Këto vlera bëjnë të mundur llogaritjen e emetimeve të pajisjes elektrike dhe krahasimin e pajisjeve elektrike të ndryshme. Në varësi të kushteve të përdorimit, gjendjes së pajisjes apo pajisjeve elektrike, ndotja mund të jetë më e madhe ose më e vogël. Për vlerësimin merrni parasysh edhe pushimet e punës dhe fazat me ngarkesë të ulët. Në bazë të përvojës, vlerave të përshtatura, vendosni masa mbrojtëse fikse për përdoruesin, si për shembull masa organizational.

Smerilimi i llamarinave të holla ose materialeve të tjera që vibrojnë lehtë me sipërfaqe të madhe mund të çojë në një emission zhurme qenësisht më të lartë (deri në 15 dB) sesa vlera e specifikuar e emisionit të zhurmave. Materiale të tilla duhet të pengohen sa më shumë të jetë e mundur në rrezatimin e zhurmës nëpërmjet masave të përshtatshme, të tilla si p.sh. vendosja e tapetave amortizues të rëndë dhe fleksibël. Edhe gjatë vlerësimi të rrezikut të ngarkesës së zhurmës dhe zgjedhjes së një kufjeje të përshtatshme duhet të merret parasysh emisioni i lartë i zhurmës.

Vlera e përgjithshme e dridhjeve (shuma e vektorëve në tre drejtime) nxjerrë në bazë të EN 60745:

a_h, SG =vlera e emetimit të vibrimit (smerilimi i sipërfaqeve)

a_h,DS =vlera e emetimit të vibrimit (smerilimi me disk smerilues)

K_h,SG/DS = i pasigurt (vibrim)

Niveli tipik i tingullit në ponderim A:

L_nA = presioni akustik

L_WA^pr = niveli i fuqisë akustike

K_pA, K_WA = i pasigurt (niveli tingullit)

Vishni mbrojtje për veshët!

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : METABO

Modeli : WE 22-230 MVT Quick

Kategori : Gdhendëse këndi