BS 14.4 Quick - Shpuese METABO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas BS 14.4 Quick METABO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth BS 14.4 Quick METABO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Shpuese në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BS 14.4 Quick - METABO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BS 14.4 Quick e markës METABO.
MANUAL I PËRDORUESIT BS 14.4 Quick METABO
Ne deklarojmë nën përgjegjësinë tonë të vetme: Këto pajisje me bateri, trapanët vidatorë dhe trapanët me goditje, të identifikuara përmes tipit dhe numrit të serisë *1), përputhen me të gjitha dispozitat përkatëse të direktivave *2) dhe normave *3). Dokumentacioni teknik nën *4) - shih faqen 3.
2. Përdorimi i destinuar
Pajisjet e trapanit dhe trapanit goditës shpues janë të përshtatur të për shpimin pa goditje në metal, dru, plastik dhe material të ngjashëm si edhe për vidhosje dhe hapje vjaskash.
Pajisja e trapanit goditës dhe shpues është gjithashtu i përshtatshëm për shpimin me goditje në mur, tullë dhe gur.
Për dëmet e shkaktuara prej përdorimit në mënyrë jo të destinuar, e mban përgjegjësin vetëm përdoruesi.
Rregullat e përgjithshme për mbrojtjen ndaj aksidenteve si edhe udhëzimet e bashkangjitura të sigurisë duhet të respektohen.
3. Udhëzime të përgjithshme mbi sigurinë

Vini re pasazhet e shënuara në tekst me këtë simbol për sigurinë tuaj dhe për mbrojtjen e pajisjes tuaj elektrike!

KUJDES – Për të minimizuar rrezikun e lëndimit, lexoni manualin e përdorimit

KUJDES Lexoni të gjitha informacionet dhe udhëzimet mbi sigurinë.Mosrespektimi
i paralajmërimeve dhe instruksioneve të sigurisë mund të ketë për pasojë goditje elektrike, rënie zjarri dhe/ose lëndime të rënda.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë për të ardhmen.
Jepeni pajisjen elektrike vetëm të shoqëruar nga këto dokumente.
4. Udhëzime të veçanta për sigurinë
Mbani mbrojtje për veshët gjatë përdorimit të trapanëve me goditje (pajisjet me shënimin SB...). Efekti i zhurmës mund të shkaktoj humbjen e dëgjimit.
Gjatë punëve, në të cilat puntoja e pajisjes mund të takoj në rrjetin e padukshëm elektrik, mbajeni pajisjen në pjesët e izoluara të dorezës. Kontakti me një kabllo përcjellëse të elektriciteti mund të vendos edhe pjesë të pajisjes nën tension elektrik dhe të çoj në goditje elektrike. Sigurohuni mirë, që në vendet ku do të punohet, të mos ndodhen linja të rrymës eklektike, ujit ose të gazit (p.sh. me anë të një detektori metalik).

Nga bateritë litium-jon të dëmtuara mund të rrjedh një lëng paksa acid, i ndezshëm!

Në rast se bateria rrjedh dhe lëngu bie në kontakt me lëkurën, shpëlaheni lëkurën menjëherë me ujë të bollshëm. Në rast se
lëngu i baterisë bie në kontakt me sytë, lajini këta me ujë të pastër dhe shkoni menjëherë për trajtim mjekësor!

Ruajini bateritë nga lagështira!
Mos përdorin asnjëherë bateri defekte apo të deformuara!

Mos e vendosni bllokun e baterisë në zjarr!
Mos e hapni bllokun e baterisë!
Mos i prekni ose mos i lidhni në qark të shkurtër kontaktet e bllokut të baterisë!
Hiqeni bllokun e baterisë nga një pajisje defekte.
Hiqini bateritë nga pajisja para kryerjes së çdo rregullimi apo mirëmbajtjeje.
Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur para se të vendosni bateritë.
Mos prekni në pjesën rrotulluese!
Cifla dhe të ngjashme të largohen vetëm kur pajisja është në gjendje pushimi.
Sigurohuni që materiali i punës të mos rrëshqas apo të bashkë-rrotullohet (p.sh. duke e fiksuar me kanxha).
Drita LED (10): Mos shiko drejtpërdrejtë në rrezatimin LED, as me instrumente optikë.
Reduktimi i ndotjes shkaktuar nga pluhuri:

Grimcat, të cilat prodhohen gjatë punës, mund të përmbajnë materiale, të cilat
shkaktojnë kancer, reaksione alergjike, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, defekte të lindura apo dëme të tjera në organet e riprodhimit. Disa shembuj të këtyre materialeve janë: plumbi (që mund të jetë në bojë), pluhuri mineral (prej mureve prej guri, betonit ose të ngjashme), metale, asbesti. Ky rrezik varet nga, sa gjatë përdoruesi ose personat në afërsi i janë ekspozuar ndotjes.
Mos lejoni që grimcat të bien në kontakt me trupin. Për të reduktuar ndotjen me këto materiale:
Siguroni ajrosjen e mirë të vendit të punës dhe mbathni veshje të posaçme mbrojtëse, si p.sh. maska frymëmarrjeje, të cilat të jenë në gjendje të filtrojnë edhe grimca të vogla mikroskopike.
Respektoni direktivat në fuqi për materialin, personelin, rastin dhe vendin e përdorimit (p. sh. dispozitat e mbrojtjes në punë, asgjësimin).
Mblidhni grimcat e prodhuara në vendin e krijimit, evitoni depozitimin e tyre në ambient.
SHQIPsq
Përdorni për punime të posaçme, mjetet e përshtatshme. Në këtë mënyrë do të depozitohen më pak grimca në mjedis.
Përdorni një thithëse pluhurash të përshtatshme.
Minimizoni ndotjen nga pluhuri duke:
- mos e drejtuar daljen e grimcave dhe rrymën e daljes së ajrit nga pajisja nga vetja apo nga personat që ndodhen afër apo në nga pluhuri i grumbulluar,
- përdorur një pajisje thithëse dhe/ose një filtruese ajri,
- ajrosur bollshëm dhe duke e mbajtur pastër nga pluhurat vendin e punës. Fshirja apo shfryrja krijon vorbulla pluhuri.
- Thitheni ose lajeni veshjen mbrojtëse. Mos i fryni, shkundni apo furçosni.
Transporti i baterive li-jon:
Transporti i baterive li-jon i nënshtrohet ligjit për mallrat e rrezikshme (UN 3480 dhe UN 3481). Sigurohuni mbi dispozitat aktuale në fuqi për dërgesën e baterive li-jon. Në rast se është e nevojshme, informohuni pranë kompanisë suaj të transportit. Metabo ofron paketim të certifikuar.
Dërgojini blloqet e baterisë, vetëm në rast se kutia e baterisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka rrjedhje lëngjesh. Për ta dërguar, nxirreni baterinë nga pajisja. Siguroni kontaktet nga një qark i shkurtër i mundshëm (p. sh. izolojini me shirit ngjitës).
5. Përmbledhje
Shih faqen 2.
1 Mandrinë / mbajtëse e mandrinos
2 Sumbull rregulluese (kufizues i rrotullimit, rrotullim maksimal)*
3 Sumbull rregulluese
(vidhosje, shpim, shpim me goditje) *
4 Sumbull rregulluese (kufizues i rrotullimit) *
5 Çelësi rrëshqitës (1./2. shpejtësia)
6 Unaza e rripit
7 Çelësi për drejtimin e rrotullimit (rregullatori i drejtimit të rrotullimit, siguresa për transportin)
8 Këmbëza
9 Doreza
10 Dritë LED
11 Shkyçja e bllokut të baterisë
12 Bbloku i baterisë *
13 Treguesi i kapacitetit dhe sinjaleve *
14 Butoni i treguesit të kapacitetit *
* në varësi të paketës së pajisjes
6. Përdorimi
6.1 Sistemi multifunksional i mbikëqyrjes së makinës

Nëse pajisja fiket në mënyrë automatike, atëherë sistemi ka aktivizuar mënyrën vetë- mbrojtëse. Dëgjohet në sinjal alarmues (pip e
vazhduar). Ky fiket normalisht pas maksimalisht 30 sekondash ose pasi të jetë lëshuar këmbëza (8).

Pavarësisht këtij funksioni mbrojtës, gjatë përdorimeve të caktuara mund të ndodh një garkesë dhe si pasojë e kësaj mund të shfaqet ëmtim i pajisjes.
Shkaqet dhe zgjidhjet:
- Bbloku i baterisë thuajse bosh (sistemi elektronik ruan bblokun e baterisë nga dëmtimet duke e shkarkuar plotësisht).
Nëse një dritë LED (13) pulson, bbloku i baterisë është thuajse bosh. Nëse është e nevojshme shtypni butonin (14) dhe kontrolloni gjendjen e karikimit përmes dritës LED (13). Nëse bbloku i baterisë është thuajse bosh, duhet të karikohet.
- Mbingarkesa e tej zgjatur e pajisjes çon në ndalesë të temperaturës.
Lëreni pajisjen ose bllokun e baterisë të ftohet.
Shënim: Pajisja ftohet më shpejt, nëse kryen rrotullime bosh.
- Në rrymë shumë të lartë (si p. sh. në rastin e një bllokimi të zgjatur) pajisja do të fiket.
Fikeni pajisjen përmes këmbëzës (8). Pas kësaj rifilloni punën normalisht. Evitoni billokime të mëtejshme.
6.2 Bbloku i baterisë
Karikojeni bllokun e baterisë para përdorimit.
Në rastin e rënies së fuqisë, karikojeni sërish bllokun e baterisë.
Temperatura optimale për ruajtjen éshtë ndërmjet 10°C dhe 30°C.
Te billoqet e baterive li-jon me tregues kapaciteti dhe sinjalesh (13) (në varësi të paketës së pajisjes):
- shtypni butonin (14) dhe gjendja e karikimit do të shfaqet përmes dritave LED.
- Nëse një dritë LED pulson, bbloku i baterisë është thuajse bosh dhe duhet të rikarikohet.
Heqja dhe futja e bllokut të baterisë
Heqja: shtypni butonin për shkyçjen e bllokut të baterisë (11) dhe tërhiqeni përpara bllokun e baterisë (12).
Vendosja: rrëshqitni bllokun e baterisë (12) deri sa të ketë hyrë mirë.
6.3 Vendosja e drejtimit të rrotullimit, siguresa për transportin (mbrojtja kundër ndezjes aksidentale)

Aktivizoni çelësin për drejtimin e rrotullimit (7) vetëm kur motori të jetë i fikur!
Aktivizoni çelësin për drejtimin e rrotullimit (rregullatori i drejtimit të rrotullimit, siguresa për transportin) (7).
Shih faqen 2:
R = parametri djathtas aktivizuar
L = parametri majtas aktivizuar
0 = pozicioni i mesit: siguresa për transportin (mbrojtja kundër ndezjes aksidentale)
6.4 Përzgjedhja e marshit
- Marshi (numër i ulët i rrotullimeve veçanërisht moment i lartë rrotullues, i parapëlqyer për vidhosje)
2 2. Marshi (numër i lartë i rrotullimeve, i parapëlqyer për shpim)
6.5 Përzgjedhja e parametrave të kufizimit të momentit të rrotullimit, vidhosje, shpim, shpim me goditje
Pajisjet me shënimin BS...:
1...20 = zgjidh momentin e rrotullimit (me kufizim të momentit të rrotullimit) me anë të rrotullimit të sumbullës (2) - parametra të ndërmjetëm janë gjithashtu të mundshëm.
= zgjidh shpimin me anë të rrotullimit të sumbullès (2) (maks. momenti i rrotullimit, pa kufizimin e momentit të rrotullimit) Mos e bblokoni shpindelin, për të evituar kështu mbingarkesën e motorit.
Pajisjet me shënimin SB...:
= zgjidh vidhosjen përmes rrotullimit të
sumbullës (3)
DHE
zgjidh momentin e rrotullimit (me
kufizim të momentit të rrotullimit) me anë
të rrotullimit të sumbullës (4) - parametra
të ndërmjetëm janë gjithashtu të
mundshëm.
= zgjidh shpimin me anë të rrotullimit të sumbullës (3) (maks. momenti i rrotullimit, pa kufizimin e momentit të rrotullimit) Mos e bblokoni shpindelin, për të evituar kështu mbingarkesën e motorit.
= zgjidh shpimin me goditje me anë të rrotullimit të sumbullës (3) (maks. moment rrotullimi, pa kufizimin e momentit të rrotullimit)
Mos e bllokoni shpindelin, për të evituar kështu mbingarkesën e motorit.
6.6 Ndërrimi i puntove
Hapja e mandrinos:
Rrotulloni mbajtësen e mandrinos (1) në sensin e orës.
Shtrëngimi i puntove:
Hapni mandrinon dhe vendosni puntot sa më thellë të jetë e mundur. Rrotulloni mbajtësen e mandrions (1) në sensin e kundërt të orës, derisa puntoja të jetë shtrënguar mirë. Në rastet kur boshti i puntos është i butë, pas një kohe të shkurtër shpimi duhet të rishtrëngohet mbajtësja e mandrinos.
6.7 Vendosja në punë, ndezja, fikja dhe zgjedhja e numrit të rrotullimit
Për ndezjen e pajisjes shtypni (8) këmbëzën. Numri i rrotullimit mund të ndryshohet duke shtypur këmbëzën.
6.8 Mandrino me sistem të shpejtë ndryshimi "Quick" (bei BS 18 Quick, BS 14.4 Quick)
Heqja: shih faqen 2 fig. A. shtyje përpara unazën e bllokimit (a) dhe tërhiq nga përpara mandrinon (b). Montimi: shtyje përpara unazën e bllokimit dhe shtyje mandrinon deri në fund të shpindelit të trapanit
6.9 Mandrino (për BS 14.4, BS 18, SB 18)
Shih faqen 2, fig. B.
Zhvidhoseni vidhën e sigurisë. Kujdes vjaska majtas!
Vendosni çelësin gjashtëfaqësh në mandrino dhe goditeni lehtë me një çekiç gome për ta liruar dhe zhvidhosni mandrinon.
Për vidhosjen e mandrinos ndiqni të njëjtën procedurë, por në sens të kundërt.
7. Aksesorë
Përdorni vetëm blloqet e baterive dhe aksesorët Metabo ose CAS (Cordless Alliance System). Shih faqen 4.
Përdorni vetëm aksesorë, të cilët përmbushin kërkesat dhe të dhënat e përmbajtura në këtë manual përdorimi.
A Mandrino me shtrëngim të shpejtë.
B Blloqe baterish me kapacitete të ndryshme. Blini vetëm blloqe baterish, me tension të përshtatshëm me pajisjet tuaja elektrike.
C Kaçavida për kënde
D Karikuesi
E Mbajtëse e majave me sistemin e ndërrimit të shpejtë Quick
F Kutia e majave për vidhosje
Për programin e plotë të aksesorëve shiko www.metabo.com ose Katalog.
8. Riparimi
Riparimi i pajisjeve elektrike duhet të kryhen vetëm nga një elektricist i kualifikuar!
Me pajisjet elektrike Metabo, të cilat kanë nevojë për riparim, ju lutemi të drejtoheni te përfaqësuesi juaj i Metabo-s. Për adresat shiko www.metabo.com.
Listat për pjesët e këmbimit mund t'i shkarkoni këtu www.metabo.com.
9. Mbrojtja e mjedisit
Për asgjësimin në mënyrë miqësore me mjedisin dhe për riciklimin e pajisjeve, paketimeve dhe aksesorëve të përdorura, ndiqni rregulloret kombëtare.
Bbloqet e baterive nuk lejohen të depozitohen në plehrat shtëpiake. Dorëzoni bloqet e baterive defekt ose të përdorura te tregtare i Metabo-s.
Mos i hidhni në ujë blloqet e baterive.
Mbrojeni mjedisin dhe mos i hidhni pajisjet elektrike dhe blloqet e baterive në mbeturinat shtëpiake. Për asgjësimin dhe për riciklimin e pajisjeve, paketimeve dhe akse-sorëve të përdorur ndiqni rregullat kombëtar për mbledhjen e veçantë të tyre.
SHQIPsq
Para asgjësimit shkarkojeni bllokun e baterisë në pajisjen elektrike. Siguroni kontaktet nga një qark i shkurtër i mundshëm (p. sh. izolojini me shirit ngjitës).
10. Të dhëna teknike
Shpjegime mbi të dhënat në faqen 3.
Ndryshimet për shkak të progresit teknik, janë të rezervuara.
U = Tensioni i bllokut të baterisë
n = Numri i rrotullimeve bosh
Momenti i tërheqjes gjatë vidhosjes:
M_A = vidhosje në material të butë (dru)
M_B^* = vidhosje në material të fortë (metal)
M_C = Moment i tërheqjes i rregullueshëm (me kufizim moment rrotullimi)
Diametri maks. shpimit:
D_1 max=n çelik
D_2 max=n dru të butë
D_3=n m u r
s = maks. i numrit të goditjeve
m = pesha (me bllokun e baterisë)
G = fileto e shpindelit
Vlerat matëse sipas EN 60745.
--- Rrymë e vazhduar
Vlerat e dhëna teknike janë varësi të tolerancave (sipas standardeve përkatëse të aplikueshme).

Vlerat e emetimeve
Këto vlera bëjnë të mundur llogaritjen e emetimeve të pajisjes elektrike dhe krahasimin e pajisjeve elektrike të ndryshme. Në varësi të kushteve të përdorimit, gjendjes së pajisjes apo pajisjeve elektrike, ndotja mund të jetë më e madhe ose më e vogël. Për vlerësimin merrni parasysh edhe pushimet e punës dhe fazat me ngarkesë të ulët. Në bazë të përvojës, vlerave të përshtatura, vendosni masa mbrojtëse fikse për përdoruesin, si për shembull masa organizative.
Vlera e përgjithshme e dridhjeve (shuma e vektorëve në tre drejtime) nxjerrë në bazë të EN 60745:
a_h, ID = Vlera e emetimit të vibrimit (shpim me goditje në beton)
a_h,D = Vlera e emetimit të vibrimit (shpim në metal)
a_h,S = Vlera e emetimit të vibrimit (vida pa goditje)
K_h, = e pasigurt (vibrim)
Niveli tipik i tingullit në ponderim A:
L_pA = presioni akustik
L_WA^pr = niveli i fuqisë akustike
K_pA, K_WA = i pasigurt (niveli tingullit)
Gjatë punës niveli i zhurmave mund të tejkalojë 80 dB(A).

Vishni mbrojtje për veshët!
Originalno uputstvo za upotrebu
1. Deklaracija o usaglašenosti
Izjavljujemo pod potpunom odgovornošću: Ove akumulatorske bušilice-odvrtači i akumulatorske bušilice-čekići, identifikovane pomoću tipa i serijskog broja *1), odgovaraju svim relevantnim odredbama smernica *2) i standarda *3). Tehnička dokumentacija kod *4) - vidi stranu 3.
2. Upotreba u skladu sa namenom
Bušilice-odvrtači i bušilice-čekići su pogodne za bušenje bez udaranja u metal, drvo, plastiku i slične materijale kao i za odvijanje i bušenje navoja.
Bušilice-čekići su dodatno podesne za bušenje čekićem u zidove, ciglu i kamen.
Za štete nastale upotrebom koja nije u skladu sa namenom odgovornost snosi samo korisnik.