ELECTROLUX EW6D283YE - Tharëse

EW6D283YE - Tharëse ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EW6D283YE ELECTROLUX në format PDF.

📄 224 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX EW6D283YE - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth EW6D283YE ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Tharëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EW6D283YE - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EW6D283YE e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EW6D283YE ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Tharëse me Rrotullim 2

Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

ELECTROLUX EW6D283YE - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Në përpjekjet tona për të qenë ekologjikë, ne jemi duke reduktuar asetet e letrës dhe po ofrojmë manuale të plota përdorimi në internet. Aksesoni manualin tonë të plotë të përdorimit në electrolux.com/manuals

ELECTROLUX EW6D283YE - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 2

Merrni këshilla të përdorimit, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve, shërbimin dhe riparimin në electrolux.com/support

ELECTROLUX EW6D283YE - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë originale këmbimi për pajisjen tuaj në electrolux.com/shop

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. TË DHËNA PËR SIGURINË.... 2
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË....6
  3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT 8
  4. TË DHËNAT TEKNIKE....9
  5. PANELI KONTROLLIT....10
  6. TABELA E PROGRAMEVE.... 11
  7. OPSIONET 13
  8. CILEŠIMET....15
  9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË 16
  10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 18
  11. UDHËZIME DHE KËSHILLA 19
  12. KUJDESI DHE PASTRIMI 20
  13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 24
  14. VLERAT E KONSUMIT 26
  15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....28

Përpara fillimit të instalimit dhe përdorimit të kësaj pajisje, lexoni me kujdes udhëzimet e dhëna.

Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Mbajini gjithmonë udhëzimet në një vend të sigurtë dhe të arritshëm për referim në të ardhmen dhe shkarkoni versionin e plotë të disponueshëm në internet.

ELECTROLUX EW6D283YE - PËRMBAJTJA - 1

Paralajmërim: Rrezik zjarri / Materiale të ndezshme.

Pajisja përmban gaz të ndezshëm, propan (R290), një gaz me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Mbani burimet e zjarrit dhe ndezjes larg nga pajisja. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban propan.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël

PARALAJMËRIM!

Rrezik mbytjeje, plagosjeje ose gjymtimi të përhershëm.

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
  • Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
  • Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

- Kjo pajisje është vetëm për tharjen e rrobave të llojit shtëpiak që thanen në pajisje.

- Mos përdorni funksionin e tharësit nëse rrobat janë ndotur me kimikate industriale.

  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo pajisje mund të përdoret në zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Nëse tharësja është vendosur mbi një makinë larëse, përdorni kompletin e stivimit. Seti i stivimit, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar, mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin. Lexojeni me kujdes para instalimit (referojuni manualit të përdoruesit të takëmit).
  • Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një banaku kuzhine me hapësirën e duhur (referojuni broshurës së instalimit).
  • Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një dere rrëshqitëse apo një dere me menteshë në krahun e kundërt, e cila mund të pengojë hapjen e plotë të derës së pajisjes.
  • Siguroni qarkullimin e ajrit midis pajisjes dhe dyshemesë. Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë tjetër dyshemeje.
    • PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
  • Futeni spinën në prizë vetëm në fund të procesit të montimit. Sigurohuni që spina elektrike të jetë e arritshme mbas instalimit.
  • PARALAJMËRIM: Mos e instaloni pajisjen në një mjedis pa shkëmbim ajri.

Pajisja përmban gaz të ndezshëm, propan (R290), një gaz me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Mbani burimet e zjarrit dhe ndezjes larg nga pajisja. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban propan.

- PARALAJMËRIM: Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.

• PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

• PARALAJMËRIM: Mos i prekni me duar të zhveshura fletët metalike të kondensuesit të arritshëm. Rrezik plagosjeje. Vishni dorashka mbrojtëse.

- Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kabilloja e energjisë elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.

- Mos e tejkaloni ngarkesën maksimale prej 8,0 kg.

- Fshini pushin ose mbetjet e paketimit që janë grumbulluar përreth pajisjes.

- Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e pushit përpara ose pas çdo përdorimi.

- Mos thani artikuj të palarë në tharëse.

- Artikujt e ndotur me substanca të tilla si vaj gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash, terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të lahen në ujë të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të thahen në tharësen e rrobave.

- Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer lateks), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit, artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të thahet në tharësen e rrobave.

- Sigurohuni që rrobat të mos kapen mes derës së pajisjes dhe guarnicionit prej gome.

- Zbutësit e rrobave ose produkte të ngjashme duhet të përdoren vetëm sipas specifikimeve të udhëzimeve të prodhuesit të produktit.

- Hiqni të gjitha objektet nga artikujt që mund të bëhen burim zjarri, të tillë si çakmakët apo shkrepëset.

• PARALAJMËRIM: Mos e fikni asnjëherë tharësen përpara përfundimit të ciklit të tharjes, nëse të gjithë artikujt nuk

nxirren shpejt dhe nuk hapen në mënyrë që nxehtësia të shpërndahet.

- Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX EW6D283YE - Instalimi - 1

Paralajmërim: Rrezik zjarri / Materiale të ndezshme.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.

- Mos e instaloni pajisjen në një mjedis pa shkëmbim ajri Pajisja përmban gaz të ndezshëm, propan (R290), një gaz me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Mbani burimet e zjarrit dhe ndezjes larg nga pajisja. Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës që përmban propan.

- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

- Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen në vende ku temperatura mund të jetë më e ulët se 5°C ose më të lartë se 35°C.

- Zona e dyshemesë ku do të instalohet pajisja duhet të jetë e sheshtë, e qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë dhe e pastër.

- Gjithmonë mbajeni pajisjen vertikalisht kur e transportoni.

- Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin e saj të përhershëm të punës, kontrolloni që të jetë saktësisht e niveluar me ndihmën e një niveluesi. Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç duhet.

2.2 Lidhja elektrike

ELECTROLUX EW6D283YE - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • PARALAJMËRIM: Kjo pajisje është krijuar për t'u instaluar / lidhur me një lidhje tokëzimi në ndërtesë.
  • Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
  • Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kabilloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
  • Mos e prekni kabllon elektrike ose spinën e rrymës me duar të lagura.

2.3 Përdorimi

ELECTROLUX EW6D283YE - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
  • Mos thani artikuj të dëmtuar (të grisur, të çarë) që përmbajnë material mbushës.
  • Nëse rrobat janë larë me një heqës njollash, kryeni një cikël shtesë shpëlarjeje përpara se të filloni një cikël tharjeje.
  • Thani vetëm rroba që janë të përshtatshme për tharjen në pajisje. Ndiqni udhëzimet e pastrimit në etiketën e artikujve.

  • Mos pini ose përgatitni ushqim me ujin e kondensuar/distiluar. Mund të shkaktojë probleme shëndetësore për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

  • Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e hapur të pajisjes.
  • Mos i thani rrobat e njoma që pikojnë në pajisje.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

ELECTROLUX EW6D283YE - Kujdesi dhe pastrimi - 1

PARALAJMĚRIM!

Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.

  • Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar pajisjen.
  • Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
  • Bëni kujdes kur pastroni pajisjen, për të shmangur dëmtime të mundshme në sistemin e ftohjes.
  • Kur pastroni filtrat, hidhini mbetjet në koshin e plehrave për të parandaluar hyrjen e mikroplastikës në sistemin e ujit.

2.5 Kompresori

ELECTROLUX EW6D283YE - Kompresori - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik i dëmtimit të pajisjes.

- Kompresori dhe sistemi i tij në tharësen me rrotullim është i mbushur me një lëndë të veçantë, e cila nuk përmban hidrokarbure me fluor dhe klorur. Sistemi duhet të qëndrojë hermetik. Dëmtimi i sistemit mund të shkaktojë rrjedhje.

2.6 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.
  • Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose riparimi joprofesional mund të ketë pasoja sigurie dhe mund të zhvlerësojë garancinë.
  • Pjesët e mëposhtme të këmbimit janë të disponueshme për të paktën 10 vjet pas ndërprerjes së prodhimit të modeli: guarnicione dhe vula, çelësa dhe pulla,

pompë e kondensimit, brava të dyerve, motorë dhe furça të motorit, transmetime ndërmjet motorit dhe kazanit, ventilator dhe rrota të ventilatorit, bateri dhe kushineta, tubacione të ujit dhe pajisje të lidhura me to duke përfshirë zorrat, valvula dhe filtra, kabllo dhe priza, pllaka të qarkut të printuara, ekrane elektronike, termostate dhe sensorë të temperaturës, përditësime të softuerit (përfshirë softuer të rivendosjes), susta, ngrohës dhe elementë të ngrohjes, siguresa elektrike (veçmas ose të paketuara së bashku), rrotullë e tensionit, rul mbështetës, dyer, guarnicione dyersh, doreza dyersh, montime dhe mentesha të bravave të dyerve, filtra të pushit, filtra ajri, pajisje periferike plastike, depozitë kondensimi. Afati mund të jetë më i gjatë në vendin tuaj. Për informacion të mëtejshëm, vizitoni faqen tonë të internetit.

  • Ju lutemi vini re se disa nga këto pjesë këmbimi janë të disponueshme vetëm për riparuesit profesionistë, dhe se jo të gjitha pjesët e këmbimit u përshtaten të gjitha modeleve.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

ELECTROLUX EW6D283YE - Shërbimi - 1

Paralajmërim: Rrezik zjarri / Rrezik dëmtimi të materialeve dhe dëmtimi të pajisjes.

  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe ai me ujë.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

  • Pajisja përmban gaz të ndezshëm (R290). Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.

  • Hiqni kapësen e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.

- Hidheni pajisjen në përputhje me kërkesat lokale për hedhjen e pajisjeve mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).

3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

1 2 3 4 5 6 7 8 9

1 Rezervuari i ujit
2 Paneli i kontrollit
3 Dera e pajisjes
4 Filtri
5 Tabela e parametrave
6 Foletë e qarkullimit të ajrit
7 Kapaku i kondensatorit
8 Mbulesa e kondensatorit

9 Këmbët e rregullueshme

i

Për të ngarkuar me lehtësi rrobat ose për të lehtësuar instalimin, derës mund t'i ndryshohet krahu i hapjes (shihni fletëpalosjen shoqëruese).

Mod.xxxxxxxxxx Prod.No. 910000000 00 000V - 00Hz 0000 W COA Stat.No. 00000000 B C D EA

Pllaka e të dhënave raporton:

A. Kodi QR
B. emri i modelit
C. numri i produktit
D. specifikimet elektrike
E. numri serial

Skanoni kodin QR në pajisje për të regjistruar produktin tuaj dhe për të përfituar sa më shumë prej tij.

  • Shikoni hollësi, dokumentacionin dhe artikuj sesi të përdorni veçoritë më të mira (ofrohet dhe manuali i përdorimit te electrolux.com/manuals)
  • Merrni këshilla për përdorimin, zgjidhjen e problemeve, informacion për shërbimin dhe riparimin (gjithashtu të disponueshëm në electrolux.com/support)
  • Bīmāksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë këmbimi për pajisjen tuaj (gjithashtu të disponueshme në electrolux.com/shop)

3.1 Lidhja elektrike

Në fund të instalimit mund të futni spinën në prizë.

Pllaka e specifikimeve dhe kapitulli "Të dhënat teknike" tregojnë specifikimet e nevojshme elektrike. Sigurohuni që të jenë në pajtim me rrjetin kryesor elektrik.

Kontrolloni që instalimi elektrik i shtëpisë suaj mund ta përballojë ngarkesën maksimale të kërkuar, duke marrë parasysh çdo pajisje tjetër në përdorim.

Lidheni pajisjen me një prizë me tokëzim.
ELECTROLUX EW6D283YE - Lidhja elektrike - 1

Kablloja e rrjetit elektrik duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit të pajisjes.

Për punimet elektrike që nevojiten për instalimin e kësaj pajisjeje, kontaktoni me qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.

Prodhuesi nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmtimin ose lëndimin nga mosrespektimi i masave të mësipërme paraprake të sigurisë.

Lartësia x Gjerësia x Thellësia 85,0 x 59,6 x 66,2 cm
Thellësia maks.me derën e paisjes të hapur 110,7 cm
Gjerësia maks. me derën e paisjes të hapur 95,8 cm
Lartësia e përshtatshme 85,0 cm (+ 1,5 cm - rregullorja e këmbës)
Vëllimi i kazanit 118 l
Ngarkesa maksimale 8,0 kg
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
Emetimi i zhurmës akustike në ajër për ciklin e tharjes të programit Eco me ngarkesë maksimale66 dB(A)
Korrenti gjithsej: 800 W
Lloji i përdorimit Shtëpiak
Temperatura e lejuar e ambientit + 5°C në + 35°C
Niveli i mbrojtjes kundër hyrjes së grimcave të ngurta dhe lagështisë i siguruar prej mbulesës mbrojtëse, përveç rasteve kur pajisjet e voltazhit të ulët nuk kanë mbrojtje nga lagështiaIPX4
Emërtimi i gazit ftohës R290
Pesha e ftohësit 0,140 kg

5. PANELI I KONTROLLIT

1 2 3 4 5 89 6

1 Çelësi i programeve dhe çelësi ●RESET
2 Ekrani
3 Butoni me prekje Time Dry (Koha)
4 Butoni me prekje Start/Pause (Nisja/Pauza)
5 Butoni me prekje ⏻ Delay Start (Shtyrja)
6 Butoni me prekje Reverse Plus (Rikthim plus)
7 Butoni me prekje Extra Anticrease (Antirrudhë)

8 Butoni me prekje Dryness Level (Tharja)
9 Butoni Ndezur/Fikur

i

Shtypni blloqet e prekjes me gisht në zonën me simbolin ose emrin e opsonit. Mos mbani doreza veshur kur përdorni panelin e kontrollit. Sigurohuni që paneli i kontrollit të jetë gjithmonë i pastër dhe i thatë.

5.1 Ekrani

1:50

Simboli në ekran Përshkrimi i simbolit
opsioni i kohës së tharjes është i aktivizuar
opsioni i shtyrjes së programit është i aktivizuar
treguesi: kontrolloni shkëmbyesin e nxehtësisë
treguesi: pastroni filtrin
treguesi: zbrazni depozitën e ujit
bllokimi për fëmijët është i aktivizuar
përzgjedhje ose çelës i gabuar në pozicionin "Reset" (Rivendos).
2 : 0 0kohëzgjatja e programit
: 1.0 2:00kohëzgjatja e Time Drying (Tharje e programuar)
1 h 20hkohëzgjatja e Delay Start (Shtyrja)
  1. TABELA E PROGRAMEVE
ProgrametNgarkesa 1)Veçoritë / Lloji i tekstilit2)
Eco 3) 4)8,0 kgProgram i përshtatshëm për tharjen e rrobave të lagura të pambukut dhe ai është programi më efikas për sa i përket konsumit të energjisë për tharjen e rrobave të lagura të pambukut.Niveli i tharjes nuk është i rregullueshëm dhe vendoset në mënyrë të paracaktuar në Cupboard (Tharje për dollap) / gati për t'u ruajtur./ [IMAGE]
MixCare (I shpejtë për rroba të përziera)5,0 kgKrijuar për tharjen rutinë të atyre që lani pa seleksionim. Than njësoj rrobat e bëra prej pambuku, përzierje pambuk-sintetike dhe sintetike./ [IMAGE]
Cottons (Të pambukta) 8,0 kgProgrami i pëlhurave të bardha dhe me ngjyra prej pambuku. Cilësimi i paracaktuar është niveli i tharjes gati për t'u vendosur në dollap.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 2
Synthetics (Sintetike) 4,0 kgRrobat e përziera që përmbajnë kryesisht fibra sintetike si poliestër, poliamid, etj.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 3
Delicate (Delikate) 2,0 kgRekomanduar për pëlhura të përgjithshme delikate si viskoza, najloni, akriliku dhe përzierjet e tyre.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 4
Wool (Të leshta) 1,0 kgTekstile leshi. Tharje delikate e rrobave të leshta që mund të lahen. Nxirrini menjëherë artikujt kur programi të ketë përfunduar.
Refresh (Rifreskim) 1,0 kgCikël i shkurtër me temperaturë të ulët që ndihmon në heqjen e erërave nga një sasi e vogël rrobash. I treguar gjithashtu për rroba të thara që ishin në dollap për një kohë të gjatë.
Easy Iron (Hekurosje e lehtë) 2,0 kgKufizon rrudhat në ngarkesat e vogla të rrobave prej pambuku, sintetike dhe me pëlhura të përziera për hekurojse të lehtë. Paraqet dy nivele të tharjes: Hekuri i lë rrobat pak të lagështa për hekurosje ose varje; Dollapi i than plotësisht artikujt.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 5
Sport (Sportive) 4,0 kgThan veshje sportive të përgjithshme të bëra me fibra sintetike përfshirë poliestër, përzierje elastani dhe poliamide.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 6
Denim (Xhinse) 4,0 kgThan thellësisht xhinset dhe rrobat e tjera prej xhinsi, edhe në pjesët e trasha si xhepa, qepjet dhe manshetat duke pakësuar përdredhjet.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 7
Duvet (Jorgan) 3,0 kgSiguron tharrjen e duhur të pjesëve të brendshme në jorganë tek ose dysh, jastëkë dhe batanije të mbushura.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 8
Bedlinen (Shtrat) XL 4,5 kgThan deri në tre takëme çarcafësh të krevatit në të njëjtën kohë. Pakëson përdredhje dhe koklavitje të artikujve të mëdhenj për të siguruar se çdo çarçaf i krevatit arrin një tharje uniforme pa pjesë të lagura.ELECTROLUX EW6D283YE - Ekrani - 9

1) Pesha maksimale i referohet artikujve të thatë.
2) Për kuptimin e shenjës së tekstilit, shikoni kapitullin UDHËZIME DHE KËSHILLA: Përgatitja e rrobave.
3) Ky është programi i referimit i përdorur për të vlerësuar pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së për ekodizajnin dhe etiketimin e energjisë, Rreg. (BE) 2023/2533 dhe Rreg. (BE) 2023/2534. Ky program është i aftë të thajë rroba prej pambuku nga një përmbajtje e lagështirës fillestare e ngarkesës prej 60% në një përmbajtje përfundimtare të synuar të lagështirës të ngarkesës prej 0%.
4) Programi Eco është ekuivalent me "Cottons (Të pambukta)Eco" që është "Programi standard i pambukut" sipas Rregullores së Komisionit të BE-së Nr. 392/2012. është i përshtatshëm për tharjen e rrobave normale të lagura të pambukut.

7. OPSIONET

7.1 Dryness Level (Tharja)

Ky funksion ndihmon në përmirësimin e tharjes së rrobave. Ka 3 opsione:

  • Extra Dry (Tharje ekstra)
    • Cupboard (Tharje për dollap)
  • Iron Dry (Tharje për hekurosje)

Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar

A B C ... - - - F E D

i

Kjo mund të jetë e nevojshme meqenëse rezultatet e tharjes ndikohen nga shumë kushte, p.sh. Iloji i ujit, tensioni i furnizimit me energji ose temperatura e ambientit, etj.

SI TË MERRNI NJË THARJE TE PERSOSUR:

  1. Provoni të rregulloni opsonet e nivelit të thatësisë (shihni opsonin Niveli i thatësisë më sipër).
  2. Nëse dëshironi të rritni më tej rezultatet e thatësisë së rrobave, mund të modifikoni cilësimin e paracaktuar të thatësisë së paracaktuar (shihni më poshtë). Ky rregullim do të veprojë në shumicën e programeve, me përjashtim të programeve Eco, Wool (Të leshta), Duvet (Jorgan), Down Jacket (Xhup me pupla), Refresh (Rifreskim) nëse janë të disponueshëm në makinë.

i

Sa herë që hyni në regjimin "Rregullimi i nivelit përfundimtar të synuar të lagështirës", niveli i vendosur më parë i lagështirës së mbetur do të ndryshojë në vlerën e ardhshme (p.sh. e vendosur më parë - dë ndryshojë në - 1 - ).

Për të ndryshuar shkallën e parazgjedhur të lagështisë së mbetur:

  1. Shtypni butonin e ndezur/fikur për të aktivizuar pajisjen.
  2. Përdorni diskun e programit për të vendosur cilindo program.
  3. Prisni rreth 8 sekonda.
  4. Shtypni dhe mbani butonat (F) dhe (E) në të njëjtën kohë.

Një nga këta tregues ndizet:

  • thatësî maksimale
  • 1 rrōba më të thata
    • rroba me thatësi standarde

  • Shtypni dhe mbani butonat (F) dhe (E) përsëri derisa të ndizet treguesi i nivelit të duhur.

i

Nëse ekrani kthehet në regjimin normal (do të shfaqet koha e programit të zgjedhur nga hapi 2), ndërsa vendosni nivelin e lagështirës së mbetur, shtypni dhe mbani butonat (F) dhe (E) përsëri për të hyrë në regjimin "Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar" (niveli i vendosur më parë i lagështirës së mbetur do të ndryshojë në vlerën e ardhshme).

  1. Pas 5 sekondash ekrani kthehet në regjimin normal.

7.2 Extra Anticrease (Antirrudhë)

E zgjat me 60 minuta fazën kundër rrudhave në përfundim të ciklit të tharjes. Ky funksion redukton rrudhat. Rrobat mund të nxirren nga pajisja gjatë fazës kundër rrudhave.

7.3 Reverse Plus (Rikthim plus)

Rrisni shpeshtësinë e rrotullimit të kazanit për të reduktuar përdredhjen dhe ngecjen e rrobave. Për të rritur uniformitetin e rezultatit të tharjes dhe për të ndihmuar në reduktimin e rrudhave. Rekomandohet për artikuj të mëdhenj ose të gjatë (p.sh. çarçafë, pantallona, fustane të gjata).

7.4 Time Dry (Koha)

Kohëzgjatjen e programit mund ta caktoni nga një minimum prej 10 minutash në një maksimum prej 2 orësh. Kohëzgjatja e kërkuar lidhet me sasinë e rrobave në pajisje.

ELECTROLUX EW6D283YE - Time Dry (Koha) - 1

Ne ju rekomandojmë që të caktoni një kohëzgjatje të shkurtër për sasi të vogla rrobash ose vetëm për një artikull.

REKOMANDIMI PËR THARJEN E PROGRAMUAR

deri në 10 minutavetëm veprim me ajër të ftohtë (pa ngrohëse).
10 - 40 minutatharje shtesë për të përmirësuar tharjen pas ciklit të mëparshëm të tharjes.
>40 mintharje e plotë e ngarkesave të vogla me rroba deri në 4 kg, të centrifuguara mirë (>1200 rpm).

7.5 Time Dry (Koha) në programin Wool (Të leshta)

Opsioni i përshtatshëm për programin Wool (Të leshta) për të rregulluar nivelin përfundimtar të tharjes.

1) Bashkë me programin mund të caktoni 1 ose më shumë opsione. Për t'i aktivizuar ose çaktivizuar ato, shtypni butonin përkatës me prekje.
2) Shikoni kapitullin OPSIONET: Time Drying (Tharje e programuar) në programin Wool (Të leshta)

8. CILËSIMET

A B C F E D

A. Butoni me prekje
Time Dry (Koha)
B. Butoni me prekje Pauza)
Start/Pause (Nisja/
C. Butoni me prekje
Delay Start (Shtyrja)
D. Butoni me prekje (Rikthim plus)
Reverse Plus
E. Butoni me prekje (Antirrudhë)
Extra Anticrease
F. Butoni me prekje (Tharja)
Dryness Level

8.1 Funksioni i bllokimit për fëmijët

Ky opson nuk lejon që fëmijët të luajnë me pajisjen gjatë kohës që ajo është në punë. Butonat me prekje bblokohen.

Zhbllokohet vetëm butoni ndezje/fikje.

Aktivizimi i opsonit të bllokimit për fëmijët:

  1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të aktivizuar pajisjen.
  2. Mbani shtypur butonin e prekjes (D) për pak sekonda.

Treguesi i bllokimit për fëmijët ndizet.

i

Opsioni i bllokimit për fëmijët mund të çaktivizohet ndërkohë që është në punë një program. Prekni dhe mbani prekur të njëjtat butona prekjeje derisa treguesi i bllokimit për fëmijët të fiket. Funksioni i bllokimit për fëmijët nuk është i disponueshëm për 8 sekonda pas ndezjes së pajisjes.

8.2 Treguesi i depozitës së ujit

Si parazgjedhje, treguesi i depozitës së ujit është aktiv. Ai ndizet kur programi ka përfunduar ose kur nevojitet zbrazja e depozitës së ujit.

i

Nëse është instaluar kompleti i zbrazjes (aksesor shtesë), pajisja e zbraz automatikisht ujin nga depozita e ujit. Në këtë rast, ne rekomandojmë që ta çaktivizoni treguesin e depozitës së ujit.

Çaktivizimi i treguesit të depozitës së ujit:

  1. Shtypni butonin e ndezur/fikur për të aktivizuar pajisjen.
  2. Prisni rreth 8 sekonda.
  3. Prekni dhe mbani shtypur butonat me prekje (E) dhe (D) në të njëjtën kohë. Ekrani tregon "Off" dhe treguesi i depozitës së ujit çaktivizohet. Pas 5 sekondash ekrani kthehet në regjimin normal.

ELECTROLUX EW6D283YE - Treguesi i depozitës së ujit - 1

Për të aktivizuar përsëri treguesin e depozitës së ujit, ndiqni sërish procedurën më sipër. Ekrani tregon "On" dhe treguesi i depozitës së ujit aktivizohet.

8.3 Zilja aktive/jo aktive

Për të çaktivizuar ose aktivizuar sinjalet akustike, shtypni dhe mbani shtypur për rreth 2 sekonda butonat me prekje (A) dhe (C) në të njëjtën kohë.

8.4 Matësi i orëve të punës

Ky funksion jep një mundësi për të shfaqur kohën gjithsej të përdorimit të pajisjes në orë, që matet nga momenti që është ndezur. Tregohet koha aktuale e përdorimit e cikleve (nuk përfshin ndalesa ose kohën e fillimit të shtyrë).

Për të parë këtë vlerë, veproni si vijon:

  1. Ndizeni pajisjes duke shtypur butonin Ndezur/Fikur.
  2. Shtypni dhe mbani shtypur butonat F dhe D për disa sekonda.
  3. Pas 3 sekondash, në ekran shfaqen orët gjithsej të përdorimit të pajisjes: p.sh. nëse koha e përdorimit është 1276 orë, ekrani tregon tekstin Hr për 2 sekonda

pastaj 12 për 2 sekonda pasuar nga 76. Kjo vlerë shfaqet me një renditje të dy shifrave në të njëjtën kohë: dy shifrat e para tregojnë mijëra dhe qindra, dy shifrat e dyta tregojnë dhjetëshet dhe njësitë.

Për të dalë nga ky regjim, ose shtypni ndonjë buton, ktheni dorezën e zgjedhjes ose fikni pajisjen.

8.5 Parazgjedhjet e fabrikës

Ky funksion lejon rikthimin e cilësimeve të paracaktuara të fabrikës. Opsionet dhe regjimet e funksionimit të ruajtura do të ricilësohen.

Për të aktivizuar këtë opson ndiqni hapat më poshtë:

  1. Ndizeni pajisjes duke shtypur butonin Ndezur/Fikur.
  2. Prisni rreth 8 sekonda.
  3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat D dhe C për disa sekonda.
  4. Pajisja do të njohë përdorimin duke shfaqur ---.

ELECTROLUX EW6D283YE - Parazgjedhjet e fabrikës - 1

Nëse procedura nuk funksionon (kjo mund të jetë për shkak të ndërprerjes ose kombinimit të gabuar të tasteve), fikeni pajisje dhe përsëriteni sekuencën nga fillimi.

9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

ELECTROLUX EW6D283YE - PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË - 1

Bblokueset e pasme të kazanit hiqen automatikisht kur tharësja aktivizohet për herë të parë. Mund të dëgjoni pak zhurmë.

ELECTROLUX EW6D283YE - PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË - 2

Rekomandohet shumë që të niset çdo program për herë të parë pa ngarkesë për pak sekonda për t'u siguruar që bllokueset e pasme të kazanit janë hequr mirë.

Për të zhbllokuar blllokueset e pasme të kazanit:

  1. Ndizni pajisjen.
  2. Vendosni një program.
  3. Shtypni butonin Start/Pauzë. Kazani fillon të rrotullohet. Bllokueset e pasme të kazanit çaktivizohen automatikisht.

ELECTROLUX EW6D283YE - PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË - 3

Nëse kazani vazhdon të mos rrotullohet, lirojini bllokueset e pasme të kazanit manualisht (për ta bërë këtë, përdorni çelësin e dhënë).

A B ?

A

B

Përpara se të përdorni pajisjen për të tharë artikuj:

  • Pastroni me një leckë të njomë kazanin e tharëses së rrobave.
  • Nisni një program 1 orësh me rroba të njoma.

i

Në fillim të ciklit të tharjes (3 - 5 minuta) niveli i zhurmës mund të jetë paksa më i lartë. Kjo ndodh për shkak të ndezjes së kompresorit. Kjo është normale për pajisjet me kompresor të tilla si frigoriferët dhe ngrirësit.

9.1 Aromë e pazakontë

Pajisja është e paketuar fort.

Pas shpaketimit të produktit, mund të ndieni një aromë të pazakontë. Kjo është normale për produktet e reja.

Pajisja është e ndërtuar me disa lloje të ndryshme materialesh që të gjitha së bashku mund të krijojnë një aromë të pazakontë.

Me kalimin e kohës, pas disa cikleve tharjeje aroma e pazakontë gradualisht zhduket.

9.2 Zhurma

i

Mund të dëgjohen zhurma të ndryshme në momente të ndryshme gjatë ciklit të tharjes. Ato janë zhurma funksionimi krejtësisht normale.

Kompresori që punon.

Brrrr

Kazani që rrotullohet.

ELECTROLUX EW6D283YE - Kazani që rrotullohet. - 1

Ventilatorët që punojnë.

ELECTROLUX EW6D283YE - Ventilatorët që punojnë. - 1

Pompa që punon dhe transferimi i kondensimit në depozitë.

ELECTROLUX EW6D283YE - Ventilatorët që punojnë. - 2

10.1 Nisja e një programi

  1. Përgatisni rrobat dhe ngarkoni pajisjen.

ELECTROLUX EW6D283YE - Nisja e një programi - 1

Sigurohuni që kur të mbyllni derën, rrobat të mos ngecin mes derës së pajisjes dhe guarnicionit prej gome.

  1. Shtypni butonin e ndezur/fikur për të aktivizuar pajisjen.
  2. Vendosni programin dhe opsonet e sakta për llojin e ngarkesës.
    Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.

ELECTROLUX EW6D283YE - Nisja e një programi - 2

Koha reale e tharjes do të varet nga lloji i ngarkesës (sasia dhe përbërja), temperatura e dhomës dhe lagështira fillestare pas fazës së centrifugimit të rrobave tuaja.

  1. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/Pauza) me prekje. Programi fillon.

10.2 Nisja e programit me shtyrjen e programit

  1. Vendosni programin dhe opsonet e sakta për llojin e ngarkesës.

  2. Shtypni butonin shtyrje e programit vazhdimisht derisa ekrani të tregojë kohën e vonesës që dëshironi të vendosni.

ELECTROLUX EW6D283YE - Nisja e programit me shtyrjen e programit - 1

Ju mund të shtyni fillimin e një programi nga minimumi 1 orë deri maksimumi në 20 orë.

  1. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/Pauza) me prekje. Ekrani tregon numërimin mbrapsht të shtyrjes së programit. Programi fillon kur përfundon numërimi mbrapsht.

10.3 Ndryshimi i një programi

  1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të çaktivizuar pajisjen
  2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të aktivizuar pajisjen.
  3. Caktoni programin.

Ose:

  1. Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në pozicionin "Reset" (Rivendos).
  2. Pritni për 1 sekondë. Ekrani shfaq
  3. Caktoni programin.

ELECTROLUX EW6D283YE - Ose: - 1

10.4 Në fund të programit

Kur programi ka përfunduar:

  • Bie një sinjal akustik i ndërprerë.
    • Ekrani tregon 0 : 00
  • Ndizen treguesit Filter (Filtri) dhe Tank (Depozita).

ELECTROLUX EW6D283YE - Në fund të programit - 1

- Treguesi Start/Pause (Nisja/Pauza) është i ndezur.

Pajisja vazhdon të funksionojë me fazën kundër rrudhave për rreth 30 minuta ose më shumë nëse u vendos opsioni Extra Anticrease (Antirrudhë) (shihni kapitullin Opsioni - Extra Anticrease (Antirrudhë)).

Faza kundër rrudhave redukton rrudhat.

Mund t'i hiqni rrobat përpara përfundimit të fazës kundër rrudhave. Për rezultate më të mira, rekomandojmë t'i hiqni rrobat kur faza pothuajse të ketë përfunduar ose ka përfunduar.

Kur faza kundër rrudhave ka përfunduar:

- Ekrani ende shfaq

ELECTROLUX EW6D283YE - Në fund të programit - 2

- Ndizen treguesit Filter (Filtri) dhe Tank (Depozita).

ELECTROLUX EW6D283YE - Në fund të programit - 3

• Treguesi Start/Pause (Nisja/Pauza) fiket.

  1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të çaktivizuar pajisjen.
  2. Hapni derën e pajisjes.
  3. Hiqni rrobat.
  4. Mbyllni derën e pajisjes. Shkaqet e mundshme të rezultateve të pakënaqshme të tharjes:
  5. Cilësime të papërshtatshme të nivelit të parazgjedhur i tharjes. Shihni kapitullin OPSIONET: Niveli i tharjes - Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar

- Temperatura është tepër e ulët ose tepër e lartë. Temperatura optimale e dhomës është mes 18°-25°C.

ELECTROLUX EW6D283YE - Në fund të programit - 4

Pastroni gjithmonë filtrin dhe zbrazni enën e ujit kur përfundon programi.

ELECTROLUX EW6D283YE - Në fund të programit - 5

Lëreni derën pak të hapur pas çdo cikli për të shmangur lagështirën.

10.5 Regjimi me fuqi të ulët

Për të ulur konsumin e energjisë, ky funksion çaktivizon automatikisht pajisjen:

  • Pas 5 minutash nëse nuk filloni programin.
  • Pas 5 minutash nga përfundimi i programit ose faza kunder rrudhave.

ELECTROLUX EW6D283YE - Regjimi me fuqi të ulët - 1

Koha reduktohet në 30 sekonda nëse çelësi përzgjedhës tregon pozicionin "Reset" (Rivendos).

ELECTROLUX EW6D283YE - Regjimi me fuqi të ulët - 2

Kur pajisja kalon në regjimin me fuqi të ulët, ekrani dhe ikonat fiken. Mund ta riaktivizoni duke shtypur butonin ndezja/ fikja.

11.1 Përgatitja e rrobave për t'u larë

ELECTROLUX EW6D283YE - Përgatitja e rrobave për t'u larë - 1

Ngarkimi i kazanit deri në kapacitetin maksimal të treguar për programet përkatëse do të kontribuojë për kursimin e energjisë.

ELECTROLUX EW6D283YE - Përgatitja e rrobave për t'u larë - 2

Shumë shpesh rrobat pas ciklit të larjes janë të ngatërruara me njëra-tjetrën.

Tharja e rrobave të ngatërruara nuk është efikase.

Për të siguruar qarkullimin e duhur të ajrit dhe tharje të njëtrajtshme, rekomandohet që t'i shkundni dhe t'i ngarkoni rrobat një nga një në tharësen me rrotullim.

Për të garantuar proces të mirë tharjeje:

• Mbyllni zinxhirët.
- Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të jorganëve.

  • Mos i thani të palidhura kollaret ose rripat (p.sh. rripat e përparëseve). Lidhini përpara sesa të filloni një program.
  • Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
  • Kthejini nga ana tjetër artikujt me shtresën e brendshme prej pambuku. Shtresa e pambukut duhet të jetë jashtë.
  • Vendosni gjithmonë programin e përshtatshëm për llojin e rrobave.
  • Mos i vendosni ngjyrat e errëta së bashku me ngjyrat e çelura.
  • Përdorni një programin të përshtatshëm për fanella pambuku dhe trikotazhe për të reduktuar hyrjen në ujë.
  • Mos tejkaloni ngarkesën maksimale të treguar në kapitullin e programeve ose që tregohet në ekran.

  • Thani vetëm rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Referojuni etiketës së pëlhurës në artikuj.

  • Mos thani së bashku artikuj shumë të mëdhenj dhe artikuj shumë të vegjël. Artikujt e vegjël mund të ngecin brenda artikujve të mëdhenj dhe mbeten të lagur.
  • Shkundni rrobat dhe pëlhurat e mädha përpara se t'i fusni në tharësen me rrotullim. Kjo bëhet për të shmangur vendet të lagura brenda pëlhurës pas ciklit të tharjes.
Etiketa e pëlhurësPërshkrimi
Rrobat janë të përshtatshme për tharjen.
Rrobat janë të përshtatshme për tharjen në tharëse me temperatura të larta.
Rrobat janë të përshtatshme për tharjen në tharëse vetëm me temperatura të ulëta.
Rrobat nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.

Pastrimi periodik ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së pajisjes.

Nëse pajisja nuk do të përdoret për një kohë të gjatë shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik.

Programi tregues i pastrimit periodik:

Pastrimi i filtritKur treguesi pulson
Zbrazni depozitën e ujitKur treguesi pulson
Pastroni shkëmbyesin e nxehtësisëKur treguesi pulson
Pastroni sensorin e lagështirës Të paktën 3 ose 4 herë në vit
Pastrimi i kazanit Çdo dy muaj
Pastroni panelin e kontrollin dhe mbajtësen Çdo dy muaj
Pastroni foletë e rrjedhës së ajrit Çdo dy muaj

Paragrafët e mëposhtëm shpjegojnë se si duhet ta pastroni secilën pjesë.

12.2 Heqja e elementëve të huaj

ELECTROLUX EW6D283YE - Heqja e elementëve të huaj - 1

Sigurohuni që xhepat të jenë bosh dhe të gjitha elementet e lira të jenë lidhur përpara se ta vini në punë ciklin e tharjes. Referojuni pjesës "Përgatitja e rrobave për t'u larë".

Hiqni të gjithë elementët e huaj që mund të gjeni në kazan pas ciklit të tharjes (p.sh. karfica prej metali, kopsa, monedha, etj.).

12.3 Pastrimi i filtrit

Në fund të çdo cikli treguesi i filtrit ìdizet dhe duhet ta pastroni filtrin.

ELECTROLUX EW6D283YE - Pastrimi i filtrit - 1

Filtri mbledh të gjithë pushin gjatë tharjes.

ELECTROLUX EW6D283YE - Pastrimi i filtrit - 2

Për të arritur performancën më të mirë të tharjes, pastroni rregullisht filtrin e ajrit. Filtri i bllokuar shkakton ciklin më të gjatë të tharjes dhe si pasojë rritet konsumi i energjisë. Pastrojeni filtrin me dorë. Përdorni një fshesë me korrent nëse është e nevojshme.

ELECTROLUX EW6D283YE - Pastrimi i filtrit - 3

KUJDES!

Kur pastroni filtrat, pushi duhet të hidhet në koshin e plehrave dhe jo të shkarkohet përmes tubacionit kullues për të shmangur përhapjen e mikroplastikës në sistemin e ujit të përdorur.

  1. Hapeni derën. Tërhiqni filtrin lart.

ELECTROLUX EW6D283YE - KUJDES! - 1

  1. Shtyni kapësen për të hapur filtrin.

ELECTROLUX EW6D283YE - KUJDES! - 2

  1. Mblidheni pushin me dorë nga pjesët e brendshme të filtrit.

ELECTROLUX EW6D283YE - KUJDES! - 3

Hidheni pushin në koshin e plehrave.

  1. Nëse është e nevojshme, pastrojeni filtrin me fshesë me korrent. Mbyllni filtrin.

  2. Nëse është e nevojshme hiqni pushin nga filtri dhe guarnicioni. Mund të përdorni një fshesë me korrent. Vendoseni filtrin përsëri brenda në folenë e filtrit.

ELECTROLUX EW6D283YE - KUJDES! - 4

12.4 Zbrazja e depozitës së ujit

Zbrazni depozitën e ujit të kondensuar pas çdo cikli tharjeje.

Nëse depozita e ujit të kondensuar është plot, programi ndalon automatikisht. Simboli i depozitës së ujit ûndizet në ekran dhe duhet ta zbrazni depozitën e ujit.

Për të zbrazur depozitën e ujit:

  1. Tërhiqeni depozitën e ujit duke e mbajtur në pozicion horizontal.

ELECTROLUX EW6D283YE - Zbrazja e depozitës së ujit - 1

  1. Shkarkojeni ujin në një legen ose enë të barasvlefshme.

ELECTROLUX EW6D283YE - Zbrazja e depozitës së ujit - 2

  1. Vendosni depozitën e ujit përsëri në vend.

ELECTROLUX EW6D283YE - Zbrazja e depozitës së ujit - 3

  1. Për të vazhduar programin, shtypni butonin Ndezja/Pauza.

12.5 Pastrimi i kondensatorit

Nëse simboli kondensatorit pulson në ekran, inspektoni kondensatorin dhe ndarjen e tij. Nëse është i papastër, pastrojeni. Mos e kontrolloni më pak se një herë në 6 muaj.

ELECTROLUX EW6D283YE - Pastrimi i kondensatorit - 1

PARALAJMËRIM!

Mos prekni sipërfaqet metalike me duar të zhveshura. Rrezik plagosjeje. Vishni dorashka mbrojtëse. Pastroni me kujdes që të shmangni dëmtimin e sipërfaqes metalike.

ELECTROLUX EW6D283YE - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Mos përdorni fshesë me korrent me një lidhje të fortë për të hequr pushin nga kondensatori, mund të dëmtojë të ngriturat e kondensatorit, që çon në rendiment më të ulët të pajisjes dhe kohë të gjatë tharjeje.

ELECTROLUX EW6D283YE - PARALAJMËRIM! - 1

  1. Hapeni derën. Tërhiqni filtrin lart.

1 2

  1. Hapni kapakun e kondensatorit.

ELECTROLUX EW6D283YE - PARALAJMËRIM! - 3

  1. Rrotulloni levat për të shkyçur kapakun e kondensatorit dhe ulni kapakun e kondensatorit.

1 22

  1. Nëse është e nevojshme, hiqni pushin nga kondensuesi dhe ndarja e tij. Mund të përdorni një fshesë me korrent me aksesorin e furçës.

ELECTROLUX EW6D283YE - PARALAJMËRIM! - 5

  1. Rrotulloni levat derisa të klikojë në vend.

ELECTROLUX EW6D283YE - PARALAJMËRIM! - 6

12.6 Pastrimi i sensorit të lagështirës

ELECTROLUX EW6D283YE - Pastrimi i sensorit të lagështirës - 1

KUJDES!

Rrezik dëmtimi i sensorit të lagështirës. Mos përdorni materiale gërryese apo lesh teli për të pastruar sensorin.

Për të siguruar rezultatet më të mira në tharje, pajisja është e pajisur me sensor lagështire prej metali. Ai është i vendosur në pjesën e brendshme të zonës së derës.

Me kalimin e kohës së përdorimit, sipërfaqja e sensorit mund të ndotet, që ndikon negativisht në performancën e tharjes.

Rekomandojmë ta pastroni sensorin të paktën 3 ose 4 herë në vit, ose nëse vëreni rënie të rendimentit të tharjes.

Për ta pastruar mund të përdorni anën e fortë të sfungjerit të enëve dhe pak uthull ose detergjent enësh.

Për të pastruar sensorin:

  1. Hapni derën e ngarkesës.
  2. Pastroni sipërfaqet e sensorit të lagështirës duke fshirë sipërfaqen e metalit disa herë.

ELECTROLUX EW6D283YE - KUJDES! - 1

Shkëputeni pajisjen nga korrenti përpara se ta pastroni.

Përdorni një sapun larës neutral standard për të pastruar sipërfaqen e brendshme të kazanit dhe filtrat e kazanit. Thajini sipërfaqet e pastruara me një leckë të butë.

ELECTROLUX EW6D283YE - KUJDES! - 2

KUJDES!

Mos përdorni materiale gërryese apo lesh teli për të pastruar kazanin.

12.8 Pastrimi i panelit të kontrollit dhe karkasës

Përdorni një sapun larës neutral standard për të pastruar panelin e kontrollit dhe karakasën.

Pastrojeni me një pëlhurë të njomë. Thajini sipërfaqet e pastruara me një leckë të butë.

ELECTROLUX EW6D283YE - Pastrimi i panelit të kontrollit dhe karkasës - 1

KUJDES!

Mos përdorni agjentë për pastrimin e mobilieve ose agjentë pastrues të cilët mund të shkaktojnë gërryerje.

12.9 Pastrimi i vrimave të qarkullimit të ajrit

Përdorni një fshesë me korrent për të hequr pushin nga vrimat e qarkullimit të ajrit.

13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

ELECTROLUX EW6D283YE - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitullit Siguria

13.1 Kodet e gabimeve

Pajisja nuk fillon ose ndalon gjatë punës.

Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (shikoni tabelën). Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

ELECTROLUX EW6D283YE - Kodet e gabimeve - 1

PARALAJMËRIM!

Çaktivizojeni pajisjen përpara se të kryeni ndonjë kontroll.

Në rast problemesh të mëdha, bien sinjalet akustike, ekrani tregon një kod alarmi dhe butoni ▶ Start/Pause (Nisja/Pauza)mund të pulsojë në mënyrë të vazhdueshme:

Kodi i gabimit Shkaku i mundshëm Ndreqja

E50Motori i pajisjes është i mbingarkuar.Shumë rroba për t’u larë ose të bllokuara në kazan.Programi nuk ishte përfunduar. Hiqni rrobat nga kazani, vendosni programin dhe rifilloni ciklin.
E90 ose E91Avari e brendshme. Nuk ka komunikim ndërmjet elementeve elektronike të pajisjes.Programi nuk kishte përfunduar siç duhet ose pajisja ka ndaluar shumë herët. Fikeni dhe rindizeni pajisjen.Nëse shfaqet sërish kodi i gabimit, kontaktoni Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
EH0Furnizimi me energji është i paqëndrueshëm.Kur pajisja shfaq EH0, prisni derisa linja kryesore të jetë e qëndrueshme pastaj shtypni nisjen. Nëse pajisja e ndërpret ciklin pa ndonjë tregues, atëherë shtypni fillimin e ciklit. Nëse ndodh paralajmërimi përsëri, kontrolloni kabllin/prizën ose linjën elektrike.

Nëse ekrani shfaq kode të tjera gabimi, çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.

Në rast problemi tjetër me tharësen, kontrolloni tabelën e mëposhtme për zgjidhjet e mundshme.

13.2 Zgjidhja e problemeve

Problemi Zgjidhja e mundshme

Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që spina të jetë e lidhur me prizën e rrjetit.

Problemi Zgjidhja e mundshme
Kontrolloni siguresën në kutinë e siguresave (instalimin shtëpiak).
Kazani nuk rrotullohet. Lironi manualisht bllokuesit e pasmë të kazanit (shikoni kapitullin Përpara përdorimit të parê).
Programi nuk fillon. Shtypni Start/Pause (Nisja/Pauza).
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë mbyllur mirë.
Dera e pajisjes nuk mbyllet. Sigurohuni që instalimi i filtrit të jetë i saktë.
Sigurohuni që rrobat të mos ngecin mes derës së pajisjes dhe guarnicionit prej gome.
Pajisja ndalon gjatë punës. Sigurohuni që depozita e ujit të jetë bosh. Shtypni Start/ Pause (Nisja/Pauza) për të filluar programin sërish.
Ngarkesa është tepër e vogël, rritni ngarkesën ose përdorni programin Time Drying (Tharje e programuar).
Koha e ciklit është tepër e gjatë ose ka rezultate të pakënaqshme në tharje.1)Sigurohuni që pesha e rrobave të jetë e për shtatshme për kohëzgjatjen e programit.
Sigurohuni që filtri të jetë i pastër.
Rrobat janë shumë të njoma. Centrifugojini rrobat përsëri në makinën larëse.
Sigurohuni që temperatura e dhomës të jetë më e lartë se +5°C dhe më e ulët se +35°C. Temperatura optimale e dhomës është 18°C deri në 25°C.
Vendosni programin Time Drying (Tharje e programuar) ose Extra Dry (Tharje ekstra).2)
Ekrani tregon — — —Nëse doni të vendosni një program të ri, çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen.
Sigurohuni që opsonet të jenë të për shtatshme për programin.

1) Pas maksimumi 5 orësh, programi përfundon automatikisht.
2) Mund të ndodhë që disa zona të mbeten të lagështa kur thani artikuj të mëdhenj (p.sh. çarçafë krevati).

Nëse rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme

  • Programi i vendosur nuk ishte i saktë.
  • Filtri është i bblokuar.
  • Shkëmbyesi i nxehtësisë është bblokuar.
  • Kishte shumë rroba për t'u larë në pajisje.
  • Kazani është pis.
  • Cilësim i pasaktë i sensorit të përçueshmërisë (Shihni kapitullin

"OPSIONE: Niveli i tharjes - Rregullimi i lagështirës përfundimtare të synuar" për cilësim më të mirë).

  • Janë bblokuar vrimat e ajrimit.
  • Temperatura e dhomës është tepër e ulët ose tepër e lartë (temperatura optimale e dhomës është 18°C deri 25°C)

14. VLERAT E KONSUMIT

14.1 Hyrje

i

Manuali i përdoruesit njofton dy referime të ndryshme për etiketën e energjisë së BE-së dhe rregulloret e ekodizajnit.

  • Rreg. (BE) 932/2012 dhe Rreg. (BE) 392/2012 të vlefshme deri në 30 qershor 2025 është e lidhur me kategoritë e eficencës së energjisë nga A+++ deri në D.
  • Rreg. (BE) 2023/2534 e vlefshme nga 1 korrik 2025 është e lidhur me kategoritë e efiçencës së energjisë nga A deri në G.

i

Kodi QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen jep një lidhje interneti tek informacioni që lidhet me performancën e pajisjes në databazën e EU EPREL. Ruajeni etiketën e energjisë për referencë së bashku me manualin e përdorimit dhe të gjitha dokumentet e tjera që ofrohen me këtë pajisje.

Të njëjtin informacion mund ta gjeni gjithashtu në EPREL duke përdorur lidhjen https://eprel.ec.europa.eu, emrin e modelit dhe numrin e produktit që gjeni në pllakëzën e specifikimeve të pajisjes. Shikoni kapitullin “Përshkrim i produktit” për pozicionin e pllakëzës së specifikimeve.

14.2 Legjenda

kg Ngarkesa me rroba. rpm Centrifugim në

kWh Konsumi i energjisë.

hh:mm Kohëzgjatja e programit.

% Lagështira fillestare në fund të fazës së centrifugimit dhe lagështira përfundimtare e synuar në fund të programit të tharjes. Sa më i lartë të jetë centrifugimi, aq më e lartë është zhurma në centrifugim, por më e ulët është lagështira fillestare dhe konsumi i energjisë kur thani rrobat.

14.3 Sipas Rregullores së Komisionit Rreg. (BE) 2023/2533, Rreg. (BE) 2023/2534 dhe Rreg. (BE) 392/2012.

i

Vlerat e mëposhtme janë marrë në kushte laboratorike sipas standardeve përkatëse. Parametra të ndryshëm mund të ndryshojnë të dhënat, për shembull: sasia e rrobave, Iloji i rrobave dhe kushtet e ambientit. Përmbajtja fillestare e lagështisë së rrobave, Iloji i ujit, tensioni i furnizimit me energji dhe nëse ndryshoni cilësimin e paracaktuar të një programi mund të ndikojnë gjithashtu në përdorimin e energjisë, kohëzgjatjen e programit të tharjes dhe lagështirën përfundimtare.

ProgramiNgarkesa (kg)Centrifug im në (rpm)Lagështira fillestar e (%)Koha e tharjes (orë:min)Konsumi i energjisë (kWh)Lagështira përfundimt are e synuar (%)
Eco 1) 2)8,0 1000 60 2:58 1,93 0,0
Eco 1) 2)4,0 1000 60 1:44 1,08 0,0

1) Ky është programi i referimit i përdorur për të vlerësuar pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së për ekodizajnin dhe etiketimin e energjisë, Rreg. (BE) 2023/2533 dhe Rreg. (BE) 2023/2534. Ky program është i aftë të thajë rroba prej pambuku nga një përmbajtje e lagështirës fillestare e ngarkesës prej 60% në një përmbajtje përfundimtare të synuar të lagështirës të ngarkesës prej 0%.
2) Programi Eco është ekuivalent me "Cottons (Të pambukta)Eco" që është "Programi standard i pambukut" sipas Rregullores së Komisionit të BE-së Nr. 392/2012. është i përshtatshëm për tharjen e rrobave normale të lagura të pambukut.

Konsumi i energjisë në regjime të ndryshme

Konsumi i energjisë në regjimin fikur (W)Konsumi i energjisë në regimin e gatishmërisë (W)Shtyrja e programit (W)

0,50 0,50 4,00
Koha deri në fikje/Regjimi i gatishmërisë është maksimumi 15 minuta.

14.4 Programet e zakonshme

ELECTROLUX EW6D283YE - Programet e zakonshme - 1

Këto vlera janë vetëm për qëllim informativ.

ProgramiNgarkesa (kg)Centrifug im në (rpm)Lagështira fillestar e (%)Koha e tharjes (orë:min)Konsumi i energjisë (kWh)Lagështira përfundimt are e synuar (%)
Cottons (Të pambukta)Extra Dry (Tharje ekstra)8,0 1000 60 4:02 2,49 -3,0
Cottons (Të pambukta)Extra Dry (Tharje ekstra)4,0 1000 60 2:42 1,60 -3,0
Cottons (Të pambukta)Iron Dry (Tharje për hekurosje)8,0 1000 60 2:20 1,45 12,0
Cottons (Të pambukta)Iron Dry (Tharje për hekurosje)4,0 1000 60 1:24 0,92 12,0
Synthetics (Sintetike)Extra Dry (Tharje ekstra)4,0 1200 40 1:23 0,83 0,0
Synthetics (Sintetike) Cupboard (Tharje për dollap)4,0 1200 40 1:06 0,68 1,0
Synthetics (Sintetike) Iron Dry (Tharje për hekurosje)4,0 1200 40 0:51 0,46 12,0
Wool (Të leshta) 1,0 1200 35 1:01 0,57 5,0

15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EW6D283YE

Kategori : Tharëse