WTV 7622 XCW - Makinë larëse BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WTV 7622 XCW BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth WTV 7622 XCW BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë larëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WTV 7622 XCW - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WTV 7622 XCW e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT WTV 7622 XCW BEKO
Udhëzim për përdorim

Udhëzim për përdorim

1 Udhëzimet e përgjithshme të sigurisë
Kjo pjesë përfshin udhëzimet e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë për të parandaluar dëmtimet dhe rreziqet e dëmtimeve materiale. Të gjitha llojet e garancive do të jenë të pavlefshme nëse nuk zbatohen këto udhëzime.
1.1 Siguria e jetës dhe pronës
▶ Mos e vendosni kurrë produktin në një dysheme të mbuluar me tapet. Pjesët elektrike do të nxehen tepër meqenëse ajri nuk mund të qarkullojë poshtë pajisjes. Kjo do të shkaktojë probleme me produktin tuaj.
▶ Hiqeni produktin nga priza nëse nuk përdoret.
Instalimin dhe procedurat e riparimit bëjini gjithmonë nga Agjenti i Autorizuar i Shërbimit. Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të bëhen nga procedura të kryera nga persona të paautorizuar.
▶ Furnizimi me ujë dhe tubat e shkarkimit duhet të jenë të lidhura në mënyrë të sigurt dhe të mos dëmtohen. Përndryshe mund të ndodhë rrjedhje uji.
▶ Ndërkohë që ka akoma ujë brenda produktit, mos e hapni asnjëherë derën e ngarkimit ose mos e hiqeni filtrin. Përndryshe, mund të ketë rrezik përmbytjeje apo lëndim nga uji i nxehtë.
▶ Mos e hapni me forcë derën e ngarkimit kur është e kyçur. Dera mund të hapet pak minuta pasi të ketë mbaruar cikli i larjes. Në rast se dera e ngarkimit hapet me forcë, dera dhe mekanizmi i kyçjes mund të dëmtohen.
▶ Përdorni detergjente, zbutës apo suplemente të përshtatshme vetëm për makinat larëse automatike.
▶ Ndiqni udhëzimet në etiketën e rrobave dhe në paketimin e detergjentit.
1.2 Siguria për fëmijët
Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët të cilët janë të moshës 8 e sipër dhe nga njerëzit aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të cilëve nuk janë të zhvilluara plotësisht ose që nuk kanë eksperiencën dhe njohurinë e nevojshme për sa kohë janë të mbikëqyrur ose të stërvitur për përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqet e tij. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Nuk duhet të kryhen punë pastruese apo për mirëmbajtjen nga ana e fëmijëve përveç rasteve kur ata janë të mbikëqyrur nga dikush. Fëmijët nën moshën 3 vjeç duhet të mbahen larg përveç nëse mbikëqyren vazhdimisht.

Ky produkt është prodhuar duke përdorur teknologjinë më të fundit në kushte të favorshme me mjedisin.
▶ Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Ruajini materialet paketuese në një vend të sigurt ku fëmijët nuk mund t'i kapin.
Produktet elektrike janë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini fëmijët larg produktit kur është në punë. Mos i lejoni të luajnë me produktin. Përdorni kyçjen për fëmijët për t'i parandaluar fëmijët që të ndërhyjnë në punën e produktit.
▶ Mos harroni të mbyllni derën e ngarkimit kur largoheni nga dhoma ku ndodhet produkti.
▶ Ruajini të gjithë detergjentet dhe aditivët në një vend të sigurt ku fëmijët nuk mund t'i kapin duke mbyllur kapakun e enës së detergjentit apo duke mbyllur paketimin e detergjentit.
1.3 Siguria ndaj rrymës elektrike
▶ Nëse produkti ka një defekt, nuk duhet të vihet në punë përveçse kur riparohet nga Agjenti i Autorizuar i Shërbimit. Rrezik i goditjes elektrike!
Ky produkt është projektuar në mënyrë të tillë që të rifillojë punën pas një shkëputjeje të energjisë në rastin kur është në prizë. Nëse dëshironi të anuloni programin, shihni pjesën "Anulimi i programit".
Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar të mbrojtur nga një siguresë 16 A. Mos e neglizhoni marrjen e një specialisti elektrik të kualifikuar për të bërë instalimin e tokëzuar. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë dëmtim që mund të kryhet kur produkti përdoret pa tokëzim në përputhje me rregulloret lokale.
▶ Mos e lani produktin duke spörkatur ose derdhur ujë mbi të. Rrezik i goditjes elektrike!
▶ Mos e prekni asnjëherë spinën e korrentit me duar të lagura! Mos e kapni kabllin e korrentit për ta hequr makinerinë nga priza, gjithmonë shkëputeni duke mbajtur prizën me një dorë dhe duke tërhequr spinën me dorën tjetër.
▶ Produkti duhet të jetë i hequr nga priza gjatë procedurave të instalimit, mirëmbajtjes dhe riparimit.
▶ Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, pas shërbimit të shitjes apo një person i ngjashëm i kualifikuar (mundësisht një specialist i energjisë) apo dikush i caktuar nga importuesi me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme.
1.4 Siguria ndaj sipërfaqeve të nxehta


Gjatë larjes të rrobave në temperatura të larta, dera e ngarkimit prej qelqi do të nxehet. Duke marrë parasysh këtë fakt, gjatë punës të larjes mbajini fëmijët larg nga dera e ngarkimit të produktit për të mos i lejuar ta prekin.
2 Udhëzime të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit
2.1 Përputhshmëria me direktivën WEEE

Ky produkt përputhet me direktivën EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt mban një simbol të klasifikimit për mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).
Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin me mbeturinat shtëpiake normale në fund të jetës së tij të shërbimit. Çojeni atë në një qendër grumbullimi të riciklimit të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutemi këshillohuni me autoritetet lokale për të mësuar për këto qendrat më të afërt të grumbullimit.
Përputhshmëria me direktivën RoHS:
Produkti ju keni blerë përputhet me direktivën EU RoHS (2011/65/EU). Ajo nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivën.
2.2 Informacion për paketimin
Materialet paketuese të këtij produkti janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloren tonë Kombëtare të Mjedisit. Mos i hidhni materialet paketuese bashkë me mbeturinat shtëpiake apo të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve paketuese të parashikuara nga autoritetet lokale.
3 Përdorimi i synuar
- Ky produkt është projektuar për përdorim shtëpiak. Nuk është për qëllime tregtare dhe as nuk duhet të përdoret jashtë përdorimit të synuar.
- Produkti duhet të përdoret vetëm për larjen dhe shpëlarjen e rrobave në përputhje me përcaktimet.
- Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi që rrjedh nga përdorimi apo transportimi jo i duhur.
- Jetëgjatësia e shërbimit të produktit tuaj është 10 vite. Gjatë kësaj periudhe, pjesët originale të këmbimit do të jenë në dispozicion për ta përdorur pajisjen mirë.
| Lartësi (cm) | 84 |
| Gjerësi (cm) | 60 |
| Thellësi (cm) | 49 |
| Peshë neto ( ± 4 kg) | 63 |
| Me një grykë uji / Me dy gryka uji | • / - |
| • Në dispozicion | |
| Elektriciteti (V/Hz) | 230 V / 50Hz |
| Rrymë elektrike totale (A) | 10 |
| Forca totale (W) | 2200 |
| Shifër për modeli kryesore | 9217 |
| Pajtimi me Rregulloren e Komisionit të Deleguar (BE) Nr 1061/2010 | |
| Emri i furnitorit ose marka e tregtisë | Beko |
| Emri i modelit | WTV 7622 XCW |
| 7147144100 | |
| Kapaciteti nominal (kg) | 7 |
| Klasa e energjisë / Shkalla nga A+++ (Efikasiteti më i lartë) deri në D Efikasiteti më i ulët) | A+++ |
| Konsumi vjetor i energjisë (kilovat-orë)(1) | 173 |
| Konsumi i energjisë së programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të plotë (kWh) | 0,810 |
| Konsumi i energjisë së programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (kWh) | 0,710 |
| Konsumi i energjisë së programit standard 40°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (kWh) | 0,750 |
| Konsumi i energjisë në “modalitet të fikur” (W) | 0,250 |
| Konsumi i energjisë në “modalitet të lënë ndezur” (W) | 1,000 |
| Konsumi vjetor i ujit (l)(2) | 9899 |
| Klasa e efikasitetit të tharjes me centrifugim / Shkalla nga A (Efikasiteti më i lartë) deri në G Efikasiteti më i ulët) | B |
| Shpejtësia maksimale e centrifugimit (rpm) | 1200 |
| Përmbajtja e lagështisë së mbetur (%) | 53 |
| Programi standard i pambukut(3) | Ekologjike për pambukun në 60°C dhe 40°C |
| Koha e programimit të programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të plotë (min) | 215 |
| Koha e programimit të programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (min) | 190 |
| Koha e programimit të programit standard 40°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (min) | 185 |
| Kohëzgjatja e modalitetit të lënë ndezur (min) | N/A |
| Emetimet e zhurmës akustike gjatë larjes/centrifugimit (dB) | 63/77 |
| E brendshme | Non |
| (1) Konsumi i energjisë së bazuar në 220 cikle standarde larjeje për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumi i modaliteteve me fuqi të ulët. Konsumi aktual i energjisë varet nga mënyra si përdoret pajisja. | |
| (2) Konsumi i ujit i bazuar në 220 ciklet standarde të larjes për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi aktual i ujit varet nga mënyra si përdoret pajisja. | |
| (3) „Programi standard 60°C i pambukut“ dhe „programi standard 40°C i pambukut“ janë programet standarde të larjes me të cilat lidhet informacioni në etiketë dhe këto programe janë të përshtatshme për të pastruar rrobat me ndotje normale dhe se janë programet më efikase për sa i përket konsumit të energjisë dhe ujit. | |
4.1 Instalimi
- Kërkojini agjentit më të afërt të autorizuar të shërbimit për instalimin e produktit tuaj.
- Përgatitja e vendit dhe instalimeve elektrike, të furnizimit me ujë dhe largimit të ujit të përdorur në vendin e instalimit, është nën përgjegjësinë e blerësit.
- Sigurohuni që tubat e ngakimit dhe shkarkimit të ujit dhe gjithashtu kordoni elektrik nuk janë të palosur, të shtypur ose të thërrmuar gjatë shtyrjes së produktit në vendin e tij pas procedurave të instalimit apo pastrimit.
- Sigurohuni që instalimi dhe lidhjet elektrike të produktit të bëhen nga shërbimi i autorizuar. Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të bëhen nga procedura të kryera nga persona të paautorizuar.
- Përpara instalimit, kontrolloni me sy nëse produkti ka ndonjë defekt të dukshëm. Nëse po, mos e instaloni. Produktet e dëmtuara shkaktojnë rrezige për sigurinë tuaj.
4.1.1 Vendi i përshtatshëm i instalimit
- Vendoseni produktin mbi një dysheme të fortë dhe të niveluar. Mos e vendosni mbi qilim të trashë ose sipërfage të ngjashme.
- Kur makina larëse dhe makina tharëse vendosen mbi njëra tjetrën, pesha e tyre totale - kur është e ngarkuar - shkon në 180 kilogram. Vendoseni produktin në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë që ka kapacitet mbajtës të mjaftueshëm!
- Mos e vendosni produktin mbi kordonin elektrik.
- Mos e instaloni produktin në mjedise ku temperatura bie nën 0 °C.
- Sugjerohet të lihet hapësirë anash pajisjes për të pakësuar dridhjet dhe zhurmën
- Mbi një dysheme të shkallëzuar, mos e vendosni produktin pranë cepit ose mbi një platformë.
- Mos vendosni burime nxehtësie si soba, hekura, furra, etj. mbi lavatriçe dhe mos i përdorni ato mbi pajisje.
4.1.2 Heqja e përforcimeve të paketimit

Anoni makinerinë nga ana e pasme për të hequr paketimet përforcuese. Hiqini paketimet përforcuese duke tërhequr shiritin. Mos e bëni vetëm këtë punë.
4.1.3 Heqja e kyçjeve të transportit
1 Lironi të gjitha vidat me një çelës të përshtatshëm derisa të rrotullohen lirshëm.
2 Hiqni vidat e sigurisë të transportit duke i rrotulluar pak.
3 Vendosni kapakët plastikë në gesen ku është manuali i përdoruesit në hapësirat në panelin e pasmë.

KUJDES: Hiqini bulonat e sigurisë së transportit përpara vënies në punë të makinës larëse! Në rast të kundërt, produkti do të dëmtohet.

Ruajini bulonat e sigurisë së transportit në një vend të sigurt që ti ripërdorni kur makina larëse duhet të lëvizet sërish në të ardhmen.
Instaloni vidat e sigurisë të transportit në rend të kundërt të procedurës të çmontimit.
Mos e lëvizni asnjëherë produktin pa vendosur në vend siç duhen bulonat e sigurisë së transportit!
4.1.4 Lidhja e furnizimit me ujë

Presioni i furnizimit me ujë që kärkohet për të vënë në punë produktin është midis 1 dhe 10 (0.1 – 1 MPa). është e nevojshme që të keni 10 - 80 litra ujë të rrjedhshëm në një minutë nga rubineti i hapur plotësisht që makineria të punojë normalisht. Vendosni një valvul që ul presionin nëse presioni i ujit është i lartë.

KUJDES: Modelet me një hyrje të vetme të ujit nuk duhet të lidhen me rubinetin e ujit të nxehtë. Në një rast të tillë rrobat do të dëmtohen ose produkti do të kalojë në metodën e mbrojtur dhe nuk do të punojë.
KUJDES: Mos përdorni tuba uji hyrës të vjetër apo të përdorur për produktin e ri. Mund të krijojë njolla mbi rrobat tuaja.

1 Shtrëngoni vidat e tubit me dorë. Mos përdorni asnjëherë mjet për të shtrënguar vidat.
2 Kur të jetë bërë lidhja e tubit, kontrolloni nëse ka probleme rrjedhjeje në pikat e lidhjes duke i hapur rubinetet plotësisht. Nëse ka ndonjë rrjedhje, mbyllni rubinetin dhe hiqni vidën. Shträngoni sërish vidën me kujdes pasi të keni kontrolluar mbylljen. Për të mos lejuar rrjedhje uji dhe dëmtimet që vijnë si rezultat, mbajini rubinetet të mbyllur kur nuk e përdorni produktin.
4.1.5 Lidhja e tubacionit të kullimit
- Lidheni fundin e tubit të shkarkimit direkt me direkt me shkarkimin e ujërave, lavamanin ose vaskën.

KUJDES: Shtëpia juaj do të përmbytet nëse markuçi del nga vendi gjatë shkarkimit të ujit. Për më tepër, ekziston rreziku i përvëlimit për shkak të temperaturave të larta të larjes. Për të mos lejuar situata të tilla dhe për t'u siguruar që makineria të kryejë pa probleme proceset e futjes dhe shkarkimit të ujit, shtrëngojeni fort tubin e shkarkimit.

- Lidheni tubin e kullimit në një lartësi minimale prej 40 cm dhe një lartësi maksimale prej 100 cm. - Në rastin kur tubi i kullimit ngrihet pasi ka qenë në nivelin e dyshemesë ose afër tokës (më pak se 40 cm mbi tokë), shkarkimi i ujit bëhet më i vështirë dhe rrobat mund të dalin shumë të njoma. Prandaj, merrni parasysh lartësitë e treguara në figurë.
- Për të mos lejuar ujin e përdorur të kthehet përsëri në makineri dhe për të siguruar shkarkim të lehtë, mos e zhytni fundin e tubit në ujin e shkarkuar ose mos e futni në shkarkim më thellë se 15 cm. Nëse është shumë i gjatë, priteni.
- Fundi i tubit nuk duhet të jetë i palosur, nuk duhet të jetë i shtypur dhe tubi nuk duhet të jetë i bllokuar midis shkarkuesit dhe makinerisë.
- Nëse gjatësia e tubit është e pamjaftueshme, përdoreni duke i shtuar një tub shtesë origjinal. Gjatësia e tubit nuk mund të jetë më e gjatë se 3.2 m. Për të shmangur problemet me rrjedhjen e ujit, lidhja midis tubit të shtuar dhe tubit të shkarkimit duhet të mbërthehet mirë me një morsetë të përshtatshme që të mos rrjedhë.
4.1.6 Rregullimi i shputave

KUJDES: Me qëllim që të sigurohemi që produkti punon pa zhurma dhe pa dridhje, ai duhet të qëndrojë në nivel dhe i balancuar me këmbët e tij. Balanconi makinerinë duke rregulluar këmbët. Përndryshe, produkti mund të lëvizë nga vendi i tij dhe të shkaktojë shtypje dhe probleme me dridhjen.
KUJDES: Mos përdorni asnjë mjet për të liruar vidat blokuese. Në të kundërt, ato do të dëmtohen.
1 Lironi me dorë vidat bllokuese të këmbëve.
2 Rregulloni këmbët derisa produkti të gëndrojë në një mënyrë të gëndrueshme dhe të balancuar.
3. Shtrëngoni përsëri me dorë të gjitha vidat e bllokimit.

Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar të mbrojtur nga një siguresë 16 A. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë dëmtim që mund të kryhet kur produkti përdoret pa tokëzim në përputhje me rregulloret lokale.
- Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregulloret kombëtare.
- Lidhjet për qarkun e prizës elektrike duhet të jenë të mjaftueshme sa të plotësojnë kërkesat e pajisjes. Rekomandohet përdorimi i një automati GFCI.
- Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet lehtësisht pas instalimit.
- Nëse vlera aktuale e siguresës apo çelësit në shtëpi është më pak se 16 Amps, merrni një specialist elektrik të kualifikuar për të instaluar një siguresë 16 Amp.
- Voltazhi i përcaktuar në pjesën "Specifikimet teknike" duhet të jetë i barabartë me voltazhin e energjisë tuaj.
- Mos bëni lidhje nëpërmjet kordonëve zgjatues apo me shumë priza.

KUJDES: Kordonët elektrikë të dëmtuar duhet të zëvendësohen nga Agjentët e Autorizuar të Shërbimit.
4.1.8 Përdorimi fillestar

Para se të filloni ta përdorni produktin sigurohuni që të jenë bërë përgatitjet të cilat janë në përputhje me "Udhëzimet e Rëndësishme të Sigurisë dhe Mjedisit" dhe udhëzimet në pjesën "Instalimi".
Për ta bërë gati produktin për të larë rroba, kryeni si punë të parë programin Pastrim Kazani. Nëse ky program nuk është i disponueshëm në makinerinë tuaj, përdorni metodën që përshkruhet në pjesën 4.4.2.

Përdorni një kundër-gëlgeror të përshtatshëm për makinat larëse.
Një sasi uji mund të ketë mbetur në produkt për shkak të proceseve të kontrollit të cilësisë në prodhim. Kjo nuk është e dëmshme për produktin.
4.2 Përgatitja
4.2.1 Klasifikimi i rrobave për larje
* Klasifikojini rrobat sipas Ilojit të materialit, ngjyrës dhe shkallës së ndotjes dhe temperaturës së lejuar të ujit.
* Ndiqni gjithmonë udhëzimet që jepen në etiketat e veshjeve.
4.2.2 Përgatitja e rrobave për larje
- Rrobat që kanë pjesë të tilla si të brendshme me pjesë metalike, tokëza të rripave apo kopsa metalike do ta dëmtojnë makinerinë. Hiqini pjesët metalike ose lajini rrobat duke i vendosur ato në një çantë për larje apo këllëf.
- Hiqini të gjitha substancat në xhepa të tilla si monedhat, stilolapsat dhe kapëset metalike të letrave, dhe kthejini xhepat së prapthi dhe pastrojini. Objekte të tilla mund ta dëmtojnë produktin ose të shkakojnë probleme me zhurmën.
- Vendosini rrobat me përmasa të vogla të tilla si çorapet e bebeve dhe çorapet e najlonit në një çantë për larje ose këllëf.
- Vendosini perdet brenda pa i shtypur. Hiqini pajisjet mbajtëse të perdeve.
- Mbërthejini zinxhirët, mbyllini kopsat e hapura dhe rregulloni të grisurat dhe të çarat.
- Lajini produktet me etiketat "lahet me makineri" ose "lahet me dorë" vetëm me një program të përshtatshëm.
- Mos i lani rrobat me ngjyrë dhe ato të bardha bashkë. Veshjet e reja, të errëta të pambukta lëshojnë shumë bojë. Lajini këto rroba më vete.
- Njollat e forta duhet të trajtohen siç duhet para larjes. Nëse jeni të pasigurt, verifikojeni me një pastrim kimik.
- Përdorni vetëm bojëra / ndryshues ngjyre dhe agjentë të pastrimit të kripërave të cilat janë të përshtatshme për makina larëse. Ndiqni gjithmonë udhëzimet mbi paketim.
- Lajini pantallonat dhe rrobat delikate të kthyera së prapthi.
- Ruajini artikujt e përbërë prej leshi angore në ngrirës për disa orë përpara larjes. Kjo do të ulë rënien e qimeve.
- Rrobat të cilat kanë sasi të madhe materialesh të tilla si miell, pluhur gëlqereje, qumësht pluhur etj. duhet të shkunden mirë përpara se të vendosen në makineri. Papastërti dhe pluhura të tillë në rroba mund të grumbullohen në pjesët e brendshme të makinerisë dhe mund të shkaktojnë dëmtime me kalimin e kohës.
4.2.3 Gjëra që duhen bërë për të kursyer energjinë
Informacioni në vijim do t'ju ndihmojë që ta përdorni produktin në një mënyrë ekologjike dhe efiçente në lidhje me energjinë.
- Përdoreni produktin me kapacitetin më të lartë të lejuar nga programi që keni përzgjedhur por mos e mbingarkoni; shihni "Tabela e programeve dhe konsumit". Shihni "Tabela e programeve dhe konsumit"
- Ndiqni gjithmonë udhëzimet në paketimin e detergjentit.
- Lajini rrobat pak të ndotura me temperatura të ulëta.
- Përdorni programe më të shpejta për sasi të vogla rrobash pak të ndotura.
- Mos përdorni paralarjen dhe temperatura të larta për rroba që nuk janë shumë të ndotura apo me njolla.
- Nëse keni ndërmend t'i thani rrobat në makinë tharëse, zgjidhni shpejtësinë më të lartë të centrifugës të rekomanduar gjatë procesit të larjes.
- Mos përdorni më shumë detergjent se sasia e rekomanduar e treguar në paketimin e tij.
4.2.4 Futja e rrobave për larje
- Hapni kapakun e rrobave.
- Vendosini rrobat në makineri në mënyrë të lirshme.
- Shtyjeni dhe mbylleni kapakun e ngarkimit derisa të dëgjoni një zhurmë billokimi. Sigurohuni që të mos kenë mbetur rroba të kapura te dera. Dera e ngarkimit kyçet ndërsa një program është në punë. Dera mund të hapet pak pasi programi të përfundojë.
4.2.5 Kapaciteti i duhur
Kapaciteti makmimal i ngarkesës varet nga lloji i rrobave, niveli i ndojes dhe programi i larjes që dëshironi. Makineria rregullon automatikisht sasinë e ujit sipas peshës të rrobave të futura në të.

PARALAJMËRIM: Ndiqni informacionin në "Tabelën e programit dhe konsumit". Në rast se mbingarkohet, performancea e larjes së makinerisë do të ulet. Për më tepër, mund të ketë probleme me zhurmën dhe dridhjet.
4.2.6 Përdormi i detergjentit dhe zbutësit

Kur përdorni detergjent, zbutës, sodë, bojë cope, zbardhues dhe dekolorant, agjentë kripërash; lexoni udhëzimet e prodhuesit të shkruara mbi paketim dhe ndigni dozat e përcaktuara. Përdorni gotën e masës nëse ka.


Sirtari i detergjentit përbëhet nga tre ndarje:
– (1) për paralarjen
– (2) për larjen kryesore
– (3) për zbutjen
– (§në vazhdim, për më tepër ka një pjesë sifoni në ndarësen e zbutësit.
Detergjenti, zbutësi dhe agjentët e tjerë të pastrimit
- Shtoni detergjent dhe zbutës përpara nisjes së programit të larjes.
- Ndërkohë që cikli i larjes është në progres, mos e lini dispenserin e detergjentit të hapur!
- Kur përdorni një program pa paralarje, mos vendosni detergjent në ndarësen e paralarjes (ndarësja nr. "1").
- Në një program me paralarje, mos vendosni detergjent të lëngshëm në ndarësen e paralarjes (ndarësja nr. "1").
- Mos përzgjidhni një program me paralarje nëse do të përdorni një detergjent të paketuar ose tabletë të tretshme. Vendoseni detergjentin e paketuar ose tabletën e tretshme direkt midis rrobave në makineri.
Nëse do të përdorni një detergjent të lëngshëm, mos harroni të vendosni mbajtësin e detergjentit të lëngshëm në ndarësen e larjes kryesore (ndarësja numër “2”).
Zgjedhja e llojit të detergjentit
Lloji i detergjentit që do të përdoret varet nga lloji dhe ngjyra e copës.
- Përdorni detergjentë të ndryshëm për rrobat me ngjyra dhe të bardha.
- Lajini rrobat tuaja delikate vetëm me detergjentë të veçantë (detergjentë të lengshëm, shampo për të leshtat, etj.) që përdoren vetëm për rroba delikate.
- Kur lani rroba me ngjyra të errëta apo jorganë, rekomandohet që të përdoret detergjent i lëngshëm.
- Lajini të leshtat me detergjentë të veçantë të prodhuar në mënyrë specifieke për të leshtat.

KUJDES: Përdorni vetëm detergjente të prodhuar në mënyrë specifike për makina larëse automatike.
KUJDES: Mos përdorni pluhur sapuni.
Rregullimi i sasisë së detergjentit
Sasia e detergjentit larës që duhet të përdoret varet nga sasia e rrobave, niveli i ndotjes dhe fortësia e ujit.
- Mos përdorni sasi që i tejkalojnë dozat e rekomanduara në paketimin e detergjentit për të shmangur problemet e shkumës së tepërt, shpëlarjes jo të mirë, kursimeve financiare dhe në fund, mbrojtjes së mjedisit.
- Përdorni më pak detergjent për sasi të vogla të rrobave pak të ndotura.
Përdorimi i zbutësve
Hidheni zbutësin në ndarësen e zbutësit të sirtarit të detergjentit.
- Mos e kaloni shenjën e nivelit (>max<) në ndarjen e zbutësit.
- Nëse zbutësi e ka humbur rrjedhshmërinë, hollojeni me ujë përpara se ta vendosni në sirtarin e detergjentit.
Përdorimi i detergjenteve të lëngshme.
Nëse produkti ka një gotë për detergjent të lëngshëm.

- Hidheni mbajtësin e detergjentit të lëngshëm në ndarjen nr "2".
- Nëse detergjenti i lëngshëm e ka humbur fluiditetin, hollojeni me ujë para se ta vendosni në mbajtësin e detergjentit.
Nëse produkti është i pajisur me një pjesë detergjente të lëngshme:

- Kur doni të përdorni detergjent lëng, tërhiqeni aparatin drejt vetes. Pjesa që bie poshtë do të shërbejë si barrierë për detergjentin e lëngshëm.
- Nëse është e nevojshme, pastrojeni aparatin me uijë kur është në vend ose duke e hegur.
- Nëse do të përdorni detergjent pluhur, aparati duhet të sigurohet në pozicionin e sipërm.
Nëse produkti nuk ka një gotë për detergjent të lëngshëm.
- Mos përdorni detergiente të lëngshme për paralarien në nië program me paralarie.
- Detergjenti i lengshëm i njollos rrobat kur përdoret me funksionin e Nisjes të Vonuar. Nëse do të përdorni funksionin e Nisjes të Vonuar, mos përdorni detergjent të lengshëm.
Përdorimi i detergjentit xhel dhe tablet.
- Nëse trashësia e detergjentit xhel është e lëngshme dhe makineria juaj nuk ka një gotë të veçantë për detergjentin e lëngshëm, hidheni detergjentin xhel në ndarjen e detergjentit të larjes gjatë marrjes të parë të ujit. Nëse makineria juaj ka një gotë detergjenti të lëngshëm, hidheni detergjentin në këtë gotë para se të nisni programin.
- Nëse trashësia e detergjentit xhel nuk është e längshme ose është në formën e kapsulës të längshme, futeni direkt në kazan para laries.
- Hidhini detergentet tablet në ndarjen kryesore të larjes (ndarja nr. "2") ose direkt në kazan para larjes.
Përdorimi i sodës të rrobave
- Vendoseni sodën e lëngshme, sodën pluhur ose bojën e copës në ndarien e zbutësit.
Mos përdorni zbutës dhe sodë rrobash së bashku në nië cikël larieje.
Fshijeni pjesën e brendshme të makinerisë me një leckë të njomë dhe të pastër pasi të keni përdorur sodë rrobash.
Përdorimi i kundër-gëlqerorit
- Kur nevojitet, përdorni kundër-gëlgerorët e prodhuar në mënyrë specifike vetëm për makinat larëse.
Përdorimi i zbardhuesve
Shtoni zbardhues në fillim të ciklit të larjes duke zgjedhur një program paralarjeje. Mos vendosni detergjent në ndarësen e paralarjes. Si aplikim alternativ, zgjidhni një program me shpëlarje ekstra dhe shtoni agjent zbardhues ndërsa makineria merr uijë nga ndaria e detergjentit giatë hapit të shpëlaries.
- Mos përdorni agient zbardhues dhe detergent duke i përzier ata.
- Përdorni një sasi të vogël (afërsisht 50 ml) të agjentit zbardhues dhe shpëlajini rrobat mirë sepse shkakton acarim të lëkurës. Mos hidhni zbardhues në rroba dhe mos e përdorni me rroba me ngivra.
- Kur përdorni dekolorant me bazë oksigjeni, zgjidhni nië program i cili i lan rrobat në temperaturë të ulët.
- Dekoloranti me bazë oksigjeni mund të përdoret me detergjent; sidoqoftë, nëse nuk është me të njëjtën konsistencë, më parë hidhni detergjentin në ndarjen numër "2" në dispenser dhe prisni që makineria ta marrë detergjentin kur merr ujin. Kur makineria vazhdon marrjen e ujit, shtoni dekolorant në të njëjtën ndarie.
4.2.7 Këshilla për larje efikase
| Rrobat | |||||
| Ngjyra të lehta dhe të bardha | Me ngjyra | Ngyra të zeza/errëta | Delikate/Të leshta/Të mëndafshta | ||
| (Shkalla e temperaturës së rekomanduar në bazë të nivelit të ndotjes. 40-90 oC) | (Intervali i rekomanduar i temperaturës në bazë të nivelit të njollave: ftohtë -40 oC) | (Intervali i rekomanduar i temperaturës në bazë të nivelit të njollave: ftohtë -40 oC) | (Shkalla e temperaturës së rekomanduar në bazë të nivelit të ndotjes. e ftohtë -30 oC) | ||
| (COKS) | Shumë të Ndotura(njolla të vështira të tilla si bari, kafeja, frutat dhe gjaku.) | Mund të jetë e nevojshme që njollat të para-trajtohen ose të kryhet paralarja. Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat e bardha mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat shumë të ndotura. Rekomandohet që të përdoren detergjentë pluhur për të pastruar njollat e baltës dhe dheut dhe njollat që janë të ndjeshme ndaj zbardhuesve. | Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat shumë të ndotura. Rekomandohet që të përdoren detergjentë pluhur për të pastruar njollat e baltës dhe dheut dhe njollat që janë të ndjeshme ndaj zbardhuesve. Përdorini detergjentët pa zbardhje. | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat shumë të ndotura. | Parapëlqeni detergjentët e lëngshëm të prodhuar për rrobat delikate. Rrobat e leshta dhe të mëndafshta duhet të lahen me detergjentë të veçantë për të leshtat. |
| Të Ndotura Normalisht(Për shembull, njolla të shkaktuara nga trupi në jaka dhe mëngë) | Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat e ndotura normalisht. | Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat e ndotura normalisht. Detergjentët që nuk përmbajnë zbardhues nuk duhet të përdoren. | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat e ndotura normalisht. | Parapëlqeni detergjentët e lëngshëm të prodhuar për rrobat delikate. Rrobat e leshta dhe të mëndafshta duhet të lahen me detergjentë të veçantë për të leshtat. | |
| Pak të Ndotura(Nuk ka njolla të dukshme.) | Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat pak të ndotura. | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat pak të ndotura. Detergjentët që nuk përmbajnë zbardhues nuk duhet të përdoren. | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat pak të ndotura. | Parapëlqeni detergjentët e lëngshëm të prodhuar për rrobat delikate. Rrobat e leshta dhe të mëndafshta duhet të lahen me detergjentë të veçantë për të leshtat. | |
4.3 Përdorimi i produktit
4.3.1 Paneli i kontrollit

1 - Çelësi i Përzgjedhjes së programit (Pozicioni më i sipërm Ndezur/Fikur)
2 - Ekran
3 - Butoni i nisjes të vonuar
4 - Treguesi i Ndjekjes së programit
5 - Butoni Nisje / Pushim
6 - Butoni i funksionit ndihmës 3
7 - Butoni i funksionit ndihmës 2
8 - Butoni i funksionit ndihmës 1
9 - Butoni i rregullimit të Shpejtësisë së Centrifugimit
10 - Butoni i rregullimit të temperaturës

- Sigurohuni që tubat të jenë puthitur mirë.
- Vendoseni në prizë makinerinë.
3.Hapeni rubinetin komplet.
4.Vendosni rrobat në lavatriçe. - Shtoni detergjent dhe zbutës rrobash..
4.3.3 Zgjedhja e programit dhe këshillat për larjen e efektshme
- Përzgjidhni programin e përshtatshëm për llojin, sasinë dhe shkallën e ndotjes së rrobave në përputhje me "Tabelën e programit dhe konsumit" dhe tabelën e temperaturës më poshtë.
2.Zgjidhni programin e dëshiruar me çelësin e zgjedhjes së programit.
4.3.4 Tabela e programit dhe konsumit
| SQ | Funksione Ndihmëse | ||||||||
| Programi | Ngarkesa Maksimale (kg) | Konsumi i Ujit (l) | Konsumi i Energjisë (kilovat-orë) | Shpejtësia maks. *** | Paralarje | Larje e Shpejtë+ | Shpëlarje shtesë | Shtrirja e temperatures të zgjedhur °C | |
| Cottons | 90 7 | 92 2,25 | 1200 ● | ● ● Ftohtë-90 | |||||
| 60 7 | 92 1,70 | 1200 ● | ● ● Ftohtë-90 | ||||||
| 40 7 | 89 1,05 | 1200 ● | ● ● Ftohtë-90 | ||||||
| Cottons Eco | 60** 7 | 51 0,8 | 10 1200 | Ftohtë-60 | |||||
| 60** 3 | 5 40,5 | 0,710 1 | 200 Ftohtë-60 | ||||||
| 40** 3 | 5 40,5 | 0,750 1 | 200 Ftohtë-60 | ||||||
| Synthetics | 60 3 | 65 1,20 | 1200 ● | ● ● Ftohtë-60 | |||||
| 40 3 | 63 0,75 | 1200 ● | ● ● Ftohtë-60 | ||||||
| Daily Xpress / Xpress Super Short | 90 7 | 62 2,00 | 1200 ● | ● Ftohtë-90 | |||||
| 60 7 | 62 1,10 | 1200 ● | ● Ftohtë-90 | ||||||
| 30 7 | 60 0,20 | 1200 ● | ● Ftohtë-90 | ||||||
| Daily Xpress / Xpress Super Short + Fast+ 30 2 41 | 0,15 1 | 200 ● ● | Ftohtë-90 | ||||||
| Mix 40 | 40 | 3 | 65 | 0,75 | 800 | ● | ● | Ftohtë-40 | |
| Woollens / Hand Wash | 40 | 1,5 | 55 | 0,55 | 1200 | ● | Ftohtë-40 | ||
| GentleCare | 40 3 | 51 0,65 | 1200 | ● Ftohtë-40 | |||||
| Down Wear | 60 | 1,5 | 70 | 1,25 | 1000 | ● | Ftohtë-60 | ||
| Outdoor / Sports | 40 | 3 | 44 | 0,45 | 1200 | ● | Ftohtë-40 | ||
| Dark Care / Jeans | 40 | 2,5 | 82 | 0,85 | 1200 | ● | * | Ftohtë-40 | |
| Lingerie | 30 | 1 | 65 | 0,30 | 600 | * | Ftohtë-30 | ||
| Shirts | 60 3 | 55 1,20 | 800 | ● ● ● Ftohtë-60 | |||||
| Hygiene | 90 | 7 | 119 | 2,40 | 1200 | * | 20-90 | ||
| Pastrimi i kazanit | 90 | - | 73 | 2,10 | 600 | 90 | |||
• : I përzgjedhshëm
* : Përzgjedhur në mënyrë automatike, nuk mund të anulohet.
** : Programi i emërtimit të energjisë (EN 60456 Ed.3)
***: Nëse shpejtësia maksimale e centrifugimit të makinerisë është më poshtë se kjo vlerë, mund të përzgjidhni vetëm deri në shpejtësinë maksimale të centrifugimit.
- : Shikoni përshkrimin e programit për ngarkesën maksimale.

** "Cotton Economic 40°C" dhe "Cotton Economic 60°C" janë programe standarde. Këto programe niihen si 'program standard pambuku 40°C' dhe 'program standard pambuku 60°C' dhe tregohen në panel me simbolet . 40° 60°

Konsumi i ujit dhe energjisë mund të variojë si pasojë e ndryshimeve në presionin e ujit, fortësisë së ujit dhe temperaturës, temperaturës së mjedisit, llojit dhe sasisë së rrobave, përzgjedhjes së funksioneve ndihmëse dhe shpejtësisë së centrifugimit, dhe ndryshimeve në tensionin elektrik.
Mund të shikoni kohëzgjatjen e larjes në ekranin e lavatriçes ndërsa zgjidhni një program. Në varësi të sasisë së rrobave që keni futur në lavatriçe, mund të ketë një ndryshim prej 1-1,5 orësh midis kohëzgjatjes të treguar në ekran dhe kohëzgjatjes reale të ciklit të larjes. Kohëzgjatja do të përditësohet shpejt sapo të fillojë larja.
Funksionet ndihmëse në tabelë mund të variojnë sipas modelit të makinerisë tuaj.
| Vlerat treguese për programet Sintetike (SQ) | ||||||
| Ngarkesa (kg) | Konsumi i Ujit (l) | Konsumi i Energijse (kilovat-orë) | Kohëzgjatja e programit (min)* | Përmbajtja e lagështisë së mbetur (%) ** | Përmbajtja e lagështisë së mbetur (%) ** | |
| ≤ 1000 rpm > 1000 rpm | ||||||
| Sintetike 60 3 65 1,20 1 | 15/140 | 45 40 | ||||
| Sintetike 40 3 63 0,75 1 | 15/140 | 45 40 | ||||
| * Ju mund të shihni kohën e larjes së programit që keni përzgjedhur në ekranin e makinerisë. Éshtë normale që të ketë diferenca të vogla midis kohës që tregohet në ekran dhe kohës reale të larjes. | ||||||
| ** Vlerat e përmbajtjes të lagështisë të mbetur mund të ndryshojnë sipas shpejtësisë të zgjedhur të centrifugës. | ||||||
4.3.5 Programet kryesore
Në varësi të Ilojit të materialit, përdorni programet kryesore në vijim.
• Cottons (Pambuk)
Mund të lani rrobat tuaja rezistente prej pambuku (çarçafë, mbulesa, peshqirë, rroba dushi, të brendshme, etj.) në këtë program. Kur shtypet butoni i funksionit të larjes së shpejtë, kohëzgjatja e programit bëhet mjaft më e shkurtër por performanca efektive e larjes garantohet me lëvizje larjeje intensive. Nëse nuk zgjidhet funksioni i larjes së shpejtë, sigurohet performancë larjeje dhe shpëlarjeje superiore për rrobat tuaja të ndotura shumë.
• Synthetics (Sintetike)
Mund të lani rrobat tuaja (si këmishat, bluzat, copat me përzierje sintetike/pambuku, etj.) në këtë program. Kohëzgjatja e programit bëhet shumë më e shkurtër dhe sigurohet performancë e lartë. Nëse nuk zgjidhet funksioni i larjes së shpejtë, sigurohet performancë larjeje dhe shpëlarjeje superiore për rrobat tuaja të ndotura shumë.
- Woollens / Hand Wash (Të leshta / Larje me dorë)
Përdoreni për të larë rrobat e leshta/delikate. Zgjidhni temperaturën e duhur duke iu përmbajtur etiketave të rrobave tuaja. Rrobat tuaja do të lahen me një veprim shumë të butë për të mos i dëmtuar rrobat.
![]() | „Programi për të leshtat në këtë pajisje është aprovuar nga The Woolmark Company për produkte të leshta që mund të lahen në lavatriçe me kusht që produktet të lahen sipas udhëzimeve në etiketën e produkteve dhe udhëzimet e botuara nga prodhuesi i kësaj pajisjeje. M1520" |
| APPAREL CARE | Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Hong Kong dhe Indi, marka tregtare Woolmark është markë tregtare Certifikimi. |
4.3.6 Programe shtesë
Për raste të veçanta, në makineri ka programe shtesë.

Programet shtesë mund të ndryshojnë sipas modelit të makinerisë.
• Cottons Eco (Pambuk Eco
Përdoreni për të larë rrobat prej pambuku dhe liri të ndotura normalisht dhe rezistente. Megjithëse lan më gjatë se të gjitha programet e tjera, ajo siguron kursime të larta të energjisë dhe ujit. Temperatura aktuale e ujit mund të jetë e ndryshëm nga temperatura e treguar e larjes. Kur e mbushni lavatriçen me më pak rroba (p.sh. kapacitet ½ ose më pak), periudhat në fazat e programit mund të bëhen më të shkurtra. Në këtë rast, konsumi i energjisë dhe ujit do të ulet akoma më shumë, duke siguruar një larje më ekonomike.
• Hygiene (Higjienë)
Ky është një program i gjatë që mund ta përdorni për rrobat që kanë nevojë për larje higjienike në temperatura të larta me cikël larjeje intensiv dhe të gjatë. Niveli i lartë i higjienës garantohet falë kohëzgjatjes së madhe të nxehjes dhe shpëlarjes ekstra.
- GentleCare (Delikate)
Mund të lani rrobat tuaja delikate të tilla si trikotazhet ose çorapet me përzierje pambuku/sintetike në këtë program. Lan me veprim larjeje më delikat. Lani rrobat të cilave doni t'u mbroni ngjyrat qoftë në 20 gradë ose duke zgjedhur opsonin e larjes së ftohtë.
Përdoreni këtë program për të larë rrobat tuaja prej pambuku të ndotura lehtë ose pa njolla në një kohë të shkurtër. Kohëzgjatja e programit mund të reduktohet deri në 14 minuta kur zgjidhet funksioni i larjes të shpejtë. Kur zgjidhet funksioni i larjes së shpejtë, mund të lahen deri në maksimumi 2 (dy) kg rroba.
• Dark Care / Jeans (Të errëta / Xhinse)
Përdoreni këtë program për të mbrojtur ngjyrat e rrobave tuaja me ngjyrë të errët ose xhinseve. Bën larje me performancë të lartë me lëvizje të veçantë të kazanit edhe nëse temperatura është e ulët. Rekomandohet të përdorni detergjent të lëngshëm ose shampo për të leshtat për rrobat me ngjyra të errëta. Mos i lani rrobat delikate që përmbajnë lesh ose të tjera.
- Mix 40
Përdoreni për të larë rrobat tuaja prej pambuku dhe sintetike së bashku pa i radhitur.
- Shirts (Këmisha)
Ky program përdoret për të larë këmisha prej pambuku, copa sintetike dhe me përzierje sintetike së bashku. Pakëson rrudhat. Kur zgjidhet funksioni i larjes të shpejtë, ekzekutohet algoritmi i para-trajtimit.
- Aplikoni lëndën kimike të para-trajtimit në copa direkt ose shtojeni së bashku me detergjentin kur lavatriçja fillon të marrë ujë nga ndarja kryesore e larjes. Kështu mund të keni të njëjtën performancë si me larjen normale në periudhë shumë më të shkurtër. Jetëgjatësia e përdorimit të këmishave tuaja rritet.
Mund ta përdorni këtë program për të larë rrobat tuaja sportive dhe ato për jashtë që përmbajnë përzierje pambuk/sintetike dhe mbulesa kundër ujit si gore-tex, etj. Sigurohet që rrobat tuaja të lahen me delikatesë falë lëvizjeve rrotulluese të veçanta.
• Lingerie (Të brendshme grash)
Mund ta përdorni këtë program për të larë rrobat delikate që janë të përshtatshme për larje me dorë dhe të brendshmet delikate të grave. Sasitë e vogla të rrobave duhet të lahen në rrjetë larjeje. Çengelët, kopsat dhe zinxhirët duhet të mbyllen.
- Down Wear (Xhupa)
Përdoreni këtë program për të larë palltot, jelekët, xhaketat, etj. që përmbajnë pupla me etiketë "lahet në lavatriçe" në to. Falë profileve të veçanta të centrifugës, sigurohet që uji të arrijë në boshllëqet e ajrit mes puplave.
4.3.7 Programet e veçanta
Për aplikime të veçanta, përzgjidhni një nga programet në vijim.
- Rinse (Shpëlarje)
Përdoreni kur doni të shpëlani ose zbardhni veç.
- Spin+Drain (Centrifugë + Shkarkim)
Mund ta përdorni këtë funksion për të hequr ujin nga lavatriçja.
Përpara përzgjedhjes së këtij programi, përzgjidhni shpejtësinë e dëshiruar të rrotullimit dhe shtypni butonin Nisje / Pushim. Fillimisht, makineria do të thajë ujin brenda saj. Pastaj, do ti rrotullojë rrobat me shpejtësinë e përcaktuar të rrotullimit dhe do të thajë ujin që del prej tyre.
Nëse dëshironi të thani vetëm ujin pa rrotulluar rrobat, përzgjidhni programin Pompo+Rrotullo dhe pastaj përzgjidhni funksionin Pa Rrotullim me ndihmën e butonit të Rregullimit të Shpejtësisë së Rrotullimit. Shtypni butonin Nisje / Pushim.

Përdorni një shpejtësi më të vogël rrotullimi për rrobat delikate.
4.3.8 Zgjedhja e temperaturës
Kur përzgjidhet një program i ri, temperatura e rekomanduar për programin e përzgjedhur shfaqet në treguesin e temperaturës.
Për të ulur temperaturën, shtypni butonin e Rregullimit të Temperaturës. Temperatura do të ulet gradualisht. Dritat e nivelit të temperaturës nuk ndizen kur zgjidhet niveli i ftohtë.

Nëse programi nuk e ka arritur fazën e nxehjes, mund ta ndryshoni temperaturën pa e kaluar makinerinë në mënyrën e Pushimit.
4.3.9 Zgjedhja e shpejtësisë të centrifugës
Kur përzgjidhet një program i ri, shpejtësia e rrotullimit që rekomandohet për programin e përzgjedhur shfaqet në treguesin e shpejtësisë së rrotullimit.
Për të ulur shpejtësinë e rrotullimit, shtypni butonin e Rregullimit të Shpejtësisë së Rrotullimit. Shpejtësia e centrifugimit bie ngadalë. Pastaj, në varësi të modelit të produktit, opsonet "Mbaj në Shpëlarje" dhe "Pa rrotullim" shfaqen në ekran. Kur zgjidhet "Pa centrifugë", treguesi i nivelit të shpëlarjes nuk ndizet.
Ndalimi i shpëlarjes
Nëse nuk do t'i zbrazni rrobat menjëherë pasi programi të përfundojë, mund të përdorni funksionin e ndalimit të shpëlarjes për t'i mbajtur rrobat tuaja në ujin e shpëlarjes së fundit me qëllim që të parandalojë që ato të zhubrosen kur në makineri nuk ka ujë. Shtypni butonin Nisje / Pushim pas këtij procesi nëse doni të thani ujin pa rrotulluar rrobat tuaja. Programi do të rifillojë dhe do të përfundojë pas shkarkimit të ujit.
Nëse doni të rrotulloni rrobat që gjenden në ujë, rregulloni Shpejtësinë e Rrotullimit dhe shtypni butonin Nisje / Pushim.
Programi do të vazhdojë. Uji thahet, rrobat rrotullohen dhe programi përfundon.

Nëse programi nuk e ka arritur fazën e rrotullimit, mund ta ndryshoni shpejtësinë pa e kaluar makinerinë në mënyrën e Pushimit.
4.3.10 Zgjedhja e funksionit ndihmës
Përzgjidhni funksionet ndihmëse të nevojshme para se të nisni programin. Për më tepër, mund të përzgjidhni apo anuloni funksionet ndihmëse që janë të përshtatshme për programin që është në punë pa shtypur butonin Nisje / Pushim kur makineria po punon. Për këtë, makineria duhet të jetë një fazë më përpara sesa funksioni ndihmës që do të përzgjidhni apo anuloni. Nëse funksioni ndihmës nuk mund të përzgjidhet apo anulohet, drita e funksionit ndihmës përkatës do të pulsojë 3 herë që ta paralajmërojë përdoruesin.

Nëse një funksion ndihmës i dytë që bie në konflikt me të parin përzgjidhet para vënies në punë të makinerisë, funksioni i përzgjedhur i pari do të anulohet dhe funksioni ndihmës i dytë do të mbetet aktiv.
Nuk mund të përzgjidhet një funksion ndihmës që nuk ka përputhje me programin. (Shiko "Tabela e programeve dhe konsumit")
Butonat e Funksioneve Ndihmëse mund të variojnë sipas modelit të makinerisë.
4.3.10.1 Funksionet ndihmëse
- Paralarje
Paralarja ia vlen të përdoret vetëm për rroba shumë të ndotura. Mospërdorimi i Paralarjes do të kursejë energji, ujë, detergjent dhe kohë.

Paralarja pa detergjent rekomandohet për tyle dhe perde.
- Larje e Shpejtë+
Kur zgjidhet ky funksion, kohëzgjatjet e programeve shkurtohen me 50%.
Falë hapave të larjes së optimizuar, aktivitetit të lartë mekanik dhe konsumit optimal të ujit, arrihet performancë e lartë larjeje pavarësisht kohëzgjatjes së shkurtër.
- Shpëlarje shtesë
Ky funksion bën të mundur që produkti të bëjë një shpëlarje tjetër përveç atij të bërë tashmë pas larjes kryesore. Prandaj, rreziku që lëkurat e ndjeshme (bebet, lëkurat alergjike, etj.) të ndikohen nga mbetjet minimale të detergjentit mbi rroba mund të pakësohet.
4.3.10.2 Funksionet/programet e zgjedhura duke shtypur butonat e funksioneve për 3 sekonda
- Pastrimi i kazanit

Shtypni dhe mbani shtypur butonin e funksionit ndihmës 1 për 3 sekonda për të zgjedhur programin.
Përdoreni rregullisht (njëherë çdo 1-2 muaj) për të pastruar kazanin dhe për të siguruar higjienën e kërkuar. Vëreni programin në punë kur pajisja është komplet bosh. Për të arritur rezultate më të mira, futni anti-kalkar për lavatriçe në ndarjen e detergjentit nr. “2”. Kur programi të ketë mbaruar, lëreni derën e ngarkimit të hapur në mënyrë që pjesa e brendshme të thahet.

Ky nuk është një program larjeje. Êshtë një program mirëmbajtjeje.
Mos e vini programin në punë kur ka diçka në makineri. Nëse përpiqeni të bëni këtë, pajisja dallon që ka ngarkesë brenda dhe e ndërpret programin.
- Kyçi për fëmijët
Përdorni funksionin e Kyçit të Fëmijës për të mos i lejuar të ngacmojnë makinerinë. Kështu mund të shmangni ndonjë ndryshim të programit që është në punë.

Nëse çelësi i Përzgjedhjes së Programit është i ndezur kur Kyçja për Fëmijët është në punë, "Con" shfaqet në ekran. Kyçja për fëmijët nuk lejon ndryshime në programe dhe temperaturën e përzgjedhur, shpejtësinë dhe funksionet ndihmëse.
Edhe nëse përzgjidhet një program tjetër me çelësin e Përzgjedhjes së Programit kur Kycja për Fëmijët është në punë, programi i përzgjedhur më parë do të vazhdojë punën.
Për të aktivizuar Kyçjen për Fëmijët:
- Shtypni dhe mbani shtypur butonin e funksionit ndihmës për 3 sekonda. C03, C02, C01 do të shfaqen përkatësisht në ekran ndërsa mbani butonin të shtypur për 3 sekonda. Pastaj, drita e butonit të funksionit ndihmës 2 pulson, do të shfaqet "Con" në ekran që tregon se kyçi i fëmijëve është aktivizuar. Nëse shtypni çfarëdo butoni ose e ktheni çelësin e Zgjedhjes të Programit kur Kyçi i Fëmijës është aktiv, e njëjta frazë do të shfaqet në ekran.
Për të aktivizuar kyçin e fëmijëve:
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e funksionit ndihmës 2 për 3 sekonda ndërsa një program është në punë. C03, C02, C01 do të shfaqen përkatësisht në ekran ndërsa mbani butonin të shtypur për 3 sekonda. Pastaj, ndërkohë që drita e funksionit ndihmës 2 pulson, "COF" do të shfaqet në ekran duke treguar se kyçi i fëmijëve është çaktivizuar.

Përveç metodës së mësipërme, për të çaktivizuar Kyçjen për Fëmijët, kalojeni çelësin e Përzgjedhjes së Programit në pozicionin Ndezur / Fikur kur nuk ka program në punë, dhe përzgjidhni një program tjetër.
Kyçi i Fëmijës nuk çaktivizohet pas ndërprerjeve të energjisë ose kur makineria hiqet nga priza.
Me funksionin e Nisjes të Vonuar nisja e programit mund të shtyhet deri 19 orë. Koha e nisjes të vonuar mund të rritet me shkallëzime prej 1 ore.

Mos përdorni detergjente të lëngshme kur përzgjidhni Nisjen e Shtyrë! Ekziston rreziku i njollosjes të rrobave.
- Hapeni derën e mbushjes, vendosni rrobat dhe hidhni detergjent, etj.
- Zgjidhni programin e larjes, temperaturën, shpejtësinë e centrifugës, nëse kërkohet, dhe funksionet ndihmëse.
- Vendosni kohën e dëshiruar duke shtypur butonin e Nisjes së Shtyrë.
- Shtypni butonin Nisje / Pushim. Tregohet koha e nisjes të vonuar që keni vendosur. Fillon numërimi mbrapsht i nisjes të vonuar. Simboli “_” pas kohës të nisjes të vonuar lëviz lart e poshtë në ekran.

Mund të shtohen rroba të tjera gjatë periudhës së nisjes së vonuar.
- Në fund të numërimit mbrapsht do të tregohet programi i zgjedhur. Do të shfaqet “_” dhe do të fillojë programi i zgjedhur.
Ndryshimi i periudhës të nisjes së vonuar
Nëse doni ta ndryshoni kohën gjatë numërimit mbrapsht:
- Shtypni butonin e nisjes së vonuar. Koha do të rritet me 1 orë çdo herë që shtypni butonin.
- Nëse doni ta ulni kohën e nisjes të vonuar, shtypni butonin e Nisjes të Vonuar vazhdimisht derisa të shfaqet koha e dëshiruar e nisjes të vonuar në ekran.
Anulimi i funksionit të Nisjes së Shtyrë
Nëse doni të anuloni numërimin mbrapsht të nisjes së shtyrë dhe të nisni menjëherë programin:
- Vendoseni periudhën e Nisjes të Vonuar në zero ose rrotulloni çelësin e Zgjedhjes të Programit në çfarëdo programi. Kështu, funksioni i Nisjes së Shtyrë do të anulohet. Drita Përfundim/Anulim shkëlqen vazhdimisht.
- Pastaj, përzgjidhni programin që doni të rivendosni sërish në punë.
- Shtypni butonin Nisje / Pushim për të nisur programin.
4.3.12 Nisja e programit
- Shtypni butonin Nisje / Pushim për të nisur programin.
- Drita e ndjekjes së programit që tregon nisjen e programit do të ndizet.

Nëse nuk niset ndonjë program ose nuk shtypet ndonjë çelës brenda 1 minute gjatë procesit të përzgjedhjes së programit, makineria do të kalojë në gjendjen e pauzës dhe dritat treguese të nivelit të ndriçimit të temperaturës, shpejtësisë dhe derës së mbushjes do të zbehen. Dritat e treguesve të tjerë dhe treguesit do të fiken. Pasi çelësi i Përzgjedhjes së Programit rrotullohet apo shtypet ndonjë buton, dritat e treguesve dhe treguesit do të ndizen sërish.
4.3.13 Progresi i programit
Progresi i një programi në punë mund të ndiqet nga treguesi i Ndjekjes së Programit. Në fillim të çdo faze të programit, drita e treguesit përkatës do të ndizet dhe drita e fazës së përfunduar do të fiket.
Mund të ndryshoni përcaktimet e funksioneve ndihmëse, shpejtësisë dhe temperaturës pa ndaluar rrjedhën e programit ndërkohë që programi është në punë. Për të bërë këtë, ndryshimi që do të bëni duhet të jetë në një fazë pas fazës së programit në punë. Nëse ndryshimi nuk ka përputhje, dritat përkatëse do të shkëlqejnë 3 herë.

Nëse makineria nuk kalon në fazën e rrotullimit, funksioni i Mbajtjes në Shpëlarje mund të jetë në punë ose sistemi i zbulimit të mbushjes së pabalancuar automatike mund të aktivizohet për shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në makineri.
4.3.14 Kyçja e derës
Ka një sistem kyçi në derën e ngarkimit të lavatriçes që parandalon hapjen e derës të ngarkimit në rastet kur niveli i ujit është i papërshtatshëm.
Drita e derës së mbushjes do të fillojë të shkëlqejë kur makineria të kalojë në mënyrën e Pushimit. Makineria kontrollon nivelin e ujit brenda. Nëse niveli është i përshtatshëm, drita e Derës së Mbushjes ndriçon në mënyrë të vazhdueshme brenda 1-2 minutave dhe dera e mbushjes mund të hapet.
Nëse niveli është i papërshtatshëm, drita e Derës së Mbushjes fiket dhe dera e mbushjes nuk mund të hapet.
Nëse jeni të detyruar që ta hapni derën e mbushjes ndërkohë që drita e derës së mbushjes është e ndezur, duhet ta anuloni programin aktual. Shikoni. “Anulimi i programit”
4.3.15 Ndryshimi i përzgjedhjeve pasi programi të ketë nisur
Kalimi i makinerisë në gjendjen e pauzës
Shtypni butonin Nisje / Pauzë për ta kaluar makinerinë në mënyrën e pushimit ndërsa një program është në punë. Drita e fazës në të cilën është makineria fillon të shkëlqejë në treguesin e Ndjekjes së Programit për të treguar që makineria ka kaluar në mënyrën e pushimit.
Gjithashtu, kur dera e mbushjes është gati për t'u hapur, edhe drita e Derës së Mbushjes do të ndriçojë në mënyrë të vazhdueshme përveç dritës së fazës së programit.
Ndryshimi i funksionit ndihmës, shpejtësisë dhe temperaturës
Në varësi të fazës në të cilën ka arritur programi, mund të anuloni ose zgjidhni funksionet ndihmëse. Shikoni, "Përzgjedhja e funksioneve ndihmëse".
Gjithashtu mund të ndryshoni parametrat e shpejtësisë dhe temperaturës. Shikoni, "Zgjedhja e shpejtësisë të centrifugës" dhe "Zgjedhja e temperaturës".

Nëse nuk lejohet ndryshimi, drita përkatëse do të pulsojë 3 herë.
Shtimi apo nxjerrja e rrobave
- Shtypni butonin Nisje / Pushim për ta kaluar makinerinë në mënyrën e pushimit. Drita e programit të ndjekjes së fazës përkatëse gjatë të cilës makineria ka kaluar në mënyrën e pushimit do të shkëlqejë.
- Prisni derisa Dera e Ngarkimit të mund të hapet.
- Hapni Derën e Ngarkimit dhe shtoni ose nxirrni rroba.
- Mbyllni Derën e Ngarkimit.
- Bëni ndryshime në përcaktimet e funksioneve ndihmëse, temperaturës dhe shpejtësisë nëse duhet.
- Shtypni butonin Nisje / Pauzë për të nisur programin.
4.3.16 Anulimi i programit
Për ta anuluar programin, rrotullojeni çelësin e Përzgjedhjes së Programit duke përzgjedhur një program tjetër. Programi i mëparshëm do të anulohet. Drita Përfundim / Anulim do të shkëlqejë vazhdimisht për të njoftuar që programi u anulua.
Makineria do ta përfundojë programin kur rrotulloni çelësin e Përzgjedhjes së Programit: megjithatë, nuk e than ujin brenda. Kur zgjidhni dhe filloni një program të ri, programi i sapo zgjedhur do të fillojë në varësi të hapit ku është anuluar programi i mëparshëm. Për shembull, mund të marrë më shumë ujë ose të vazhdojë larjen me ujin brenda.

Në varësi të fazës ku u anulua programi, mund t'ju duhet që të vendosni detergjent dhe zbutës sërish për programin e ri që zgjidhët.
4.3.17 Përfundimi i programit
"End" shfaqet në ekran në fund të programit.
- Prisni derisa drita e derës të ngarkimit të qëndrojë ndezur.
- Shtypni butonin On / Off për ta fikur lavatriçen.
- Nxirrni rrobat dhe mbylleni derën e ngarkimit. Makineria juaj është gati për ciklin tjetër të larjes.
4.3.18 Makineria juaj ka "Metodë Gatishmërie".
Pasi ta ndizni lavatriçen me butonin On-Off, nëse nuk fillohet asnjë program ose nuk bëhet asnjë procedurë në hapin e zgjedhjes ose nuk bëhet asnjë veprim për rreth 2 minuta pasi ka mbaruar programi i zgjedhur, lavatriçja do të kalojë automatikisht në gjendjen e kursimit të energjisë. Ndriçimi i dritave treguese do të ulet. Gjithashtu, nëse produkti juaj ka një ekran që tregon kohën e programit, ekrani do të fiket plotësisht. Nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes të programit ose prekni ndonjë buton, dritat dhe ekrani do të kalojnë në gjendjen e mëparshme. Zgjedhjet që bëni kur dilni nga efikasiteti i energjisë mund të ndryshojnë. Ju lutem kontrolloni që keni bërë zgjedhjet mirë para se të filloni programin. Nëse është e nevojshme, ju lutem bëni rregullimet përsëri. Ky nuk është një gabim.
4.4 Mirëmbajtja dhe pastrimi
Jetëgjatësia e shërbimit të produktit zgjatet dhe problemet e hasura shpesh pakësohen nëse pastrohet në intervale të rregullta.
4.4.1 Pastrimi i sirtarit të detergjentit

Pastroni sirtarin e detergjentit në intervale të rregullta (çdo 4-5 cikle larjeje) siç tregohen më poshtë me qëllim që të parandaloni grumbullimin e pluhurit të detergjentit me kalimin e kohës.
Ngrite pjesën e pasme të sifonit për ta hequr ashtu siç është ilustruar.
Nëse fillon të mblidhet një sasi më e madhe se normalja përzierje uji dhe zbutësi në ndarësen e zbutësit, sifoni duhet të pastrohet.
1 Shtypni pikën të shënjuar të cila gjendet në sifoni brenda pjesës për zbutuesve dhe tërheqni në drejtimin juaj deri sa pjesa është jashtë makinës larëse.
2. Pastroni sirtarin e detergjentit dhe sifonin me shumë ujë të vakët në një lavaman. Për të mos lejuar mbetjet të bien në kontakt me lëkurën, pastrojeni me një furçë të përshtatshme duke veshur një palë doreza.
3 Vendosni sirtarin në vendin e tij pas pastrimit dhe sigurohuni që të mbyllet plotësisht.
4.4.2 Pastrimi i derës së ngarkesës dhe kazanit
Për produktet me program për pastrimin e kazanit, ju lutem shikoni Përdorimi i produktit – Programet.

Përsëriteni procesin e Pastrimit të Kazanit çdo 2 muaj,
Përdorni një kunder-gëlqeror të përshtatshëm për makinat larëse.

Pas çdo larjeje sigurohuni që të mos lini asnjë substancë të huaj në kazan.
Nëse vrimat në fryrësin e treguar në figurë janë të bblokuara, hapini duke përdorur një kruajtëse dhëmbësh.
Substancat e metaleve të huaja do të shkaktojnë njolla ndryshku në kazan. Pastroni njollat mbi sipërfaqen e kazanit duke përdorur agjentë pastrues për çelikun e pandryshkshëm.
Kurrë mos përdorni lesh çeliku ose lesh teli. Kjo do të dëmtojë sipërfaqet e lyera, të kromuara dhe plastike.
4.4.3 Pastrimi i trupit dhe panelit të kontrollit
Fshijeni trupin e makinerisë me ujë me sapun ose detergjentë xhel të butë siç duhet, dhe thajeni me një copë të butë.
Përdorni vetëm një copë të butë të thatë për të pastruar panelin e kontrollit.
4.4.4 Pastrimi i filtrave të marrjes së ujit
Ka një filtër në fund të çdo valvule për marrjen e ujit në pjesën e pasme të makinerisë dhe gjithashtu në të fund të çdo tubi të marrjes së ujit që janë të lidhur me rubinetin. Këta filtra parandalojnë hyrjen e substancave të huaja dhe papastërtive të ujit në makinën larëse. Filtrat duhet të pastrohen sepse bëhen pis.

- Mbyllni rubinetet.
- Hiqni vidat nga tubat e shkarkimit të ujit për të arritur filtrat në valvulat e marrjes së ujit. Fshijni ata me një furçë të përshtatshme. Nëse filtrat janë shumë të pistë, hiqini nga vendet me një pincë dhe pastrojini në këtë mënyrë.
3 Hiqini filtrat në pjesët fundore të sheshta të tubave të marrjes së ujit bashkë me rondelet dhe pastrojini tërësisht me ujë të rrjedhshëm. - Vendosini përsëri izoluesit dhe filtrat me kujdes dhe shtrëngojini vidat me dorë.
4.4.5 Shkarkimi i ujit të mbetur dhe pastrimi i filtrit të pompës
Sistemi i filtrimit në makinerinë tuaj parandalon artikujt e ngurtë të tilla si kopsat, monedhat dhe fibrat e materialeve që të bllokojnë rrotullimin e pompës gjatë shkarkimit të ujit. Në këtë mënyrë, uji do të shkarkohet pa ndonjë problem dhe jeta e shërbimit të pompës do të zgjatet.
Nëse makineria nuk e bën shkarkimin e ujit, filtri i pompës është i bllokuar. Filtri duhet të pastrohet kur ai bllokohet ose çdo 3 muaj. Uji duhet të shkarkohet paraprakisht për të pastruar filtrin e pompës.
Përveç kësaj, para se të transportoni makinerinë (p.sh. kur lëvizni në një shtëpi tjetër) dhe në rastin e ujit të ngrirë, uji mund të duhet që të shkarkohet plotësisht.

KUJDES: Substancat e huaja të lëna në filtrin e pompës mund të dëmtojnë makinerinë tuaj ose mund të shkaktojnë probleme të zhurmës.
KUJDES: Nëse produkti nuk përdoret, mbylleni rubinetin, hiqni tubin e hyrjes të ujit dhe shkarkoni ujin brenda makinës larëse për të mos lejuar ngrirjen.
KUJDES: Pas çdo përdorimi, mbyllni rubinetin e ujit me të cilin lidhet tubacioni i ujit.
Me qëllim që të pastroni filtrin e pistë dhe të shkarkoni ujin:
1 Hiqeni nga priza makinën larëse për të ndalin furnizimin me uji.

KUJDES: Temperatura e ujit brenda makinerisë mund të ngrihet deri në 90 °C. Për të shmangur rrezikun e djegies, pastroni filtrin pasi uji brenda makinës larëse të jetë ftohur.
- Hapni kapakun e filtrit.

3 Ndiqni procedurat e mëposhtme për të zbrazur ujin.
Nëse produkti nuk ka një tub të shkarkimit emergjent, atëherë për të shkarkuar ujin:

a. Për të grumbulluar ujin që të dalë nga filtri, vendosni një enë të madhe përballë filtrit.
b. Rrotulloni dhe lironi filtrin e pompës derisa të fillojë të dalë uji (kundërorar). Futeni ujin që rrjedh në enën që vendosët përballë filtrit. Mbani gjithmonë një copë leckë të dobishme për të thithur ujin që del jashtë.
c Kur uji brenda makinerisë mbaron, hiqeni filtrin tërësisht duke e rrotulluar.
4 Pastroni ndonjë mbetje brenda filtrit dhe gjithashtu fibrat, nëse ka, rrotull zonës së rrotulluesit të pompës.
5. Vendosni filtrin.
6. Nëse kapaku i filtrit është i përbërë nga dy pjesë, mbylleni kapakun e filtrit duke shtypur mbi kllapë. Nëse është me një pjesë, në fillim vendosni kllapat në pjesën e poshtme në vendet e tyre, pastaj shtypeni pjesën e sipërme për ta mbyllur.
5 Zgjidhja e problemeve
| Problemi Arsyeja Zgjidhja | ||
| Programi nuk fillon pas mbylljes të derës. | Butoni Nisje / Pushim / Anulim nuk është shtypur. | • *Shtypni butonin Nisje / Pushim / Ndalim. |
| Mund të jetë e vështirë ta mbyllni derën e ngarkimit në rast të një ngarkese të tepërt. | • Zvogëloni sasinë e rrobave dhe sigurohuni që dera e ngarkimit të mbyllet si duhet. | |
| Programi nuk mund të niset apo përzgjidhet. | Makina larëse ka kaluar në metodën e mbrojtjes së vetes për shkak të një problemi furnizimi (tensioni i rrjetit, presioni i ujit etj.) | • Për ta anuluar programin, rrotullojeni çelësin e Përzgjedhjes së Programit duke përzgjedhur një program tjetër. Programi i mëparshëm do të anulohet. (Shihni “Anulimi i programit”) |
| Ujë në makineri. Një sasi uji mund të | ketë mbetur në produkt për shkak të proceseve të kontrollit të cilësisë në prodhim. | • Ky nuk është një defekt; uji nuk është i dëmshëm për makinerinë. |
| Pajisja hyn në gjendjen në pritje pasi fillon programi ose nuk merr ujë. | Rubineti është i mbyllur. • Hapni rubinetet. | |
| Tubi i furnizimit të ujit është i përthyer. • Shtrijeni tubin. | ||
| Filtri i hyrjes të ujit është bilokuar. • Pastrojeni filtrin. | ||
| Dera e ngarkimit mund të jetë e hapur. • Mbylleni derën | ||
| Lidhja e ujit mund të jetë e gabuar ose mund të ketë ndërprerje të ujit (Kur ka ndërprerje uji, pulsojnë dritat LED të larjes ose shpëlarjes). | • Kontrolloni lidhjen e ujit. Nëse ka ndërprerje uji, shtypni butonin Start/Pauzë pasi të vijë uji përsëri për të vazhduar punimin nga gjendja në pritje. | |
| Makina larëse nuk shkarkon ujin. Tubi i shkarkimit të ujit mund të jetë bilokuar ose përdredhur. | • Pastrojeni ose shtrijeni tubin. | |
| Makineria dridhet ose bën zhumë. | Makineria mund të mos jetë e balancuar. | • Rregulloni këmbët që të vendosni në nivel makinerinë. |
| Një substancë e fortë mund të ketë hyrë në filtrin e pompës. | • Pastroni filtrin e pompës. | |
| Bulonat e sigurisë së transportit nuk janë hequr. | • Hiqní bulonat e sigurisë së transportit. | |
| Sasia e rrobave në makineri mund të jetë shumë e vogël. | • Shtoni më shumë rroba në makineri. | |
| Makina mund të jetë mbingarkuar me rroba. | • Hiqní disa nga rrobat nga makineria ose shpërndajeni me dorë ngarkesën për ta balancuar në mënyrë homogjene në makineri. | |
| Makineria mund të jetë mbështetur mbi një send të ngurtë. | • Sigurohuni që makineria të mos mbështetet në ndonjë gjë. | |
| Ka rrjedhje uji nga fundi i makinës larëse. | Tubi i shkarkimit të ujit mund të jetë bilokuar ose përdredhur. | • Pastrojeni ose shtrijeni tubin. |
| Filtri i pompës është bilokuar. • Pastroni filtrin e pompës | ||
| Makineria ndaloi pak pasi programi nisi. | Makineria mund të ketë ndaluar përkohësisht për shkak të një tensioni të ulët. | • Ajo do të rifillojë punën kur tensioni të shkojë në nivelin normal. |
| Makina larëse shkarkon direkt ujin që merr brenda. | Tubi i shkarkimit mund të mos jetë në lartësinë e duhur. | • Lidh zorrën e tharrjes sic përshkruhet në doracakun e përdorimit. |
| Nuk shihet ujë në lavatriçe gjatë larjes. | Niveli i ujit nuk është i dukshëm nga jashtë makinës larëse. | • Ky nuk është defekt. |
| Dera e ngarkimit nuk mund të hapet. | Blokimi i derës është aktivizuar për shkak të nivelit të ujit në makinën larëse. | • Zbrazeni ujin duke vënë në punë programin e Pompës ose Centrifugës. |
| Makina larëse po ngroh ujë ose është në ciklin e centrifugës. | • Prisni derisa programi të mbarojë. | |
| Kyçi i fëmijës është aktivizuar. Blokimi i derës do të caktivizohet për pak minuta pasi programi të ketë mbaruar. | • Prisni disa minuta për çaktivizimin e bilokimit të derës. | |
| Dera e ngarkimit mund të ngecë për shkak të presionit të ushtruar mbi të. | • Kapeni dorezën dhe shtyjeni dhe tërhiqeni derën e ngarkimit për ta liruar dhe për ta hapur. | |
| Larja zgjat më shumë se ç'tregohet në manual.(*) | Presioni i ujit është i ulët. | • Makina larëse pret derisa të marrë sasinë e duhur të ujit për të parandaluar cilësinë e dobët të larjes për shkak të sasisë të pakët të ujit. Prandaj, koha e larjes zgjat më shumë. |
| Tensioni mund të jetë i ulët. | • Koha e larjes zgjatet për të shmangur rezultate të dobêta të larjes kur voltazhi është i ulët. | |
| Temperatura e ujit që hyn mund të jetë e ulët. | • Koha që kërkohet për të ngrohur ujin zgjat më shumë në stinat e ftohta. Gjithashtu, koha e larjes mund të zgjatet ashtu që të shmangen rezultatet e dobêta larëse. | |
| Numri i shpëlarjeve dhe/ose sasia e ujit për shpëlarje mund të jetë rritur. | • Makina larëse rrit sasinë e ujit të shpëlarjes kur nevojitet shpëlarje e mirë dhe shton një hap ekstra shpëlarjeje nëse është e nevojshme. | |
| Mund të ketë patur shkumë të tepërt dhe sistemi i thithje automatike të shkumës mund të jetë aktivizuar për shkak të përdorimit të një sasie të madhe detergjenti. | • Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit. | |
| Koha e programit nuk numëron së prapthi. (Në modelet me ekran) (*) | Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë marrjes së ujit. | Treguesi i kohëmatësit nuk do të numërojë së praphi derisa makineria të marrë sasinë e përshtatshme të ujit. Makineria do të presë derisa të ketë sasi të mjaftueshme uji për të shmangur rezultatet e dobëta të larjes për shkak të mungesës së ujit. Pas kësaj treguesi i kohëmatësit do të rifillojë numërimin së prapthi. |
| Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë marrjes së ujit. | Treguesi i kohëmatësit nuk do të numërojë së praphi derisa makineria të ketë arritur temperaturën e përzgjedhur. | |
| Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë fazës së rrotullimit. | Sistemi i gjurmimit automatik të ngarkesës së pabalancuar mund të vihet në punë për shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në kazan. | |
| Koha e programit nuk numëron së prapthi. (*) | Mund të ketë ngarkesë të pabalancuar në makinën larëse. | Sistemi i gjurmimit automatik të ngarkesës së pabalancuar mund të vihet në punë për shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në kazan. |
| Makina larëse nuk kalon në hapin e centrifugës. (*) | Mund të ketë ngarkesë të pabalancuar në makinën larëse. | Sistemi i gjurmimit automatik të ngarkesës së pabalancuar mund të vihet në punë për shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në kazan. |
| Makina larëse nuk bën centrifugën nëse uji nuk zbrazet plotësisht. | Kontrolloni filtrin dhe tubin e shkarkimit. | |
| Mund të ketë patur shkumë të tepërt dhe sistemi i thithje automatike të shkumës mund të jetë aktivizuar për shkak të përdorimit të një sasie të madhe detergjentit. | Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit. | |
| Larja është e dobët/ keqe: Rrobat bëhen gri. (**) | Ešhtë përdorur sasi e pamjaftueshme detergjenti për një kohë të gjatë. | Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit për kripërat e ujit dhe llojin e rrobave. |
| Larja bëhet në temperatura të ulëta për një kohë të gjatë. | Zgjidhni temperaturën e duhur për larjen e rrobave. | |
| Ešhtë përdorur sasi e pamjaftueshme detergjenti me ujë me kripëra. | Përdorimi i sasisë të pamjaftueshme të detergjentit me ujëra me kripëra bën që njollat të ngjiten në rroba dhe kjo i bën rrobat gri me kalimin e kohës. Éshtë e vështirë të eliminohet ngjyra gri pasi ka ndodhur. Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit për kripërat e ujit dhe llojin e rrobave. | |
| Ešhtë përdorur më tepër detergjent sesa duhet. | Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit për kripërat e ujit dhe llojin e rrobave. | |
| Larja është e dobët/ keqe: Njollat nuk hiqen ose rrobat nuk zbardhen. (**) | Ešhtë përdorur sasi e pamjaftueshme detergjenti. | Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit për kripërat e ujit dhe llojin e rrobave. |
| Janë ngarkuar tepër rroba. | Mos e ngarkoni me tepri makinën larëse. Ngarkoni sasitë e rekomanduara në "Tabela e programeve dhe konsumit". | |
| Ešhtë zgjedhur programi dhe temperatura e gabuar. | Zgjidhni programin dhe temperaturën e duhur për rrobat që do të lahen. | |
| Ešhtë përdorur lloji i gabuar i detergjentit. | Përdorni detergent original të përshtatshëm për makinë larëse. | |
| Ešhtë përdorur më tepër detergjent sesa duhet. | Vendoseni detergentin në ndarjen e duhur. Mos e përzieni agentin zbardhues dhe detergentin me njëri tjetrin. | |
| Larja është e dobët/ keqe: Shfaqen njolla yndyre në rroba. (**) | Nuk është bërë pastrimi i zakonshëm i kazanit. | Pastrojeni kazanin rregullisht. Për këtë, ju lutem shikoni 4.4.2. |
| Larja është e dobët/ keqe: Rrobat vijnë erë të pakëndshme. (**) | Erëra dhe shtresa të tilla bakteresh formohen në kazan si rezultat i larjes së vazhdueshme në temperatura të ulëta dhe/ose programe të shkurtra. | Lëreni sirtarin e detergentit si dhe derën për mbushje hapur pas çdo larje. Kështu, një ambient i lagësht i favorshëm për bakteret nuk mund të ndodhë në makinën larëse. |
| Zbehet ngjyra e rrobave. (**) | Janë ngarkuar tepër rroba. | Mos e ngarkoni me tepri makinën larëse. |
| Detergjenti është i lagur. | Mbajini detergentet në ambiente pa lagështi dhe mos i ekspozoni në temperatura ekstreme. | |
| Ešhtë zgjedhur një temperaturë më e lartë. | Zgjidhni programin dhe temperaturën e duhur sipas llojit dhe shkallës të njollave të rrobave. | |
| Nuk shpërlan mirë. | Sasia, marka dhe kushtet e ruajtjes të detergentit të përdorur janë të papërsshtatshme. | Përdorni një detergent të përshtatshëm për larje në makinën larëse dhe për llojin e rrobave. Mbajini detergentet në ambiente pa lagështi dhe mos i ekspozoni në temperatura ekstreme. |
| Detergjenti është vendosur në ndarjen e gabuar. | Nëse detergenti është futur në ndarjen e paralarjes, edhe pse nuk është përzgjedhur cikli i paralarjes, makina larëse mund ta marrë këtë detergentent gjatë hapit të shpëlarjes ose zbutjes. Vendoseni detergentin në ndarjen e duhur. | |
| Filtri i pompës është bilokuuar. | Kontrolloni filtrin. | |
| Tubi i shkarkimit është palosur. | Kontrolloni tubin e shkarkimit. | |
| Rrobat bëhen të ngurta pas larjes. (**) | Eshtë përdorur sasi e pamjaftueshme detergjenti. | Përdorimi i sasisë të pamjaftueshme të detergentit për kripërat e ujit mund të shkaktojë që rrobat të bëhen të ngurta me kalimin e kohës. Përdor sasi të duhur të detergentit sipas fortësisë së ujit. |
| Detergjenti është vendosur në ndarjen e gabuar. | Nëse detergenti është futur në ndarjen e paralarjes, edhe pse nuk është përgjedhur cikli i paralarjes, makina larëse mund ta marrë këtë detergent gjatë hapit të shpëlarjes ose zbutjes. Vendoseni detergentin në ndarjen e duhur. | |
| Detergjenti mund të jetë përzier me zbutës. | Mos e përzieni zbutësin me detergentin. Lajeni dhe pastrojeni dispenserin me ujë të nxehtë. | |
| Rrobat nuk vijnë erë si zbutësi. (**) | Detergjenti është vendosur në ndarjen e gabuar. | Nëse detergenti është futur në ndarjen e paralarjes, edhe pse nuk është përgjedhur cikli i paralarjes, makina larëse mund ta marrë këtë detergent gjatë hapit të shpëlarjes ose izutjes. Lajeni dhe pastrojeni dispenserin me ujë të nxehtë. Vendoseni detergentin në ndarjen e duhur. |
| Detergjenti mund të jetë përzier me zbutës. | Mos e përzieni zbutësin me detergentin. Lajeni dhe pastrojeni dispenserin me ujë të nxehtë. | |
| Mbetet detergent në sirtarin e detergentit. (**) | Detergjenti është vendosur në sirtar të njomë. | Thajeni sirtarin e detergentit para se të hidhni detergent. |
| Detergjenti është njomur. | Mbajini detergentet në ambiente pa lagështi dhe mos i ekspozoni në temperatura ekstreme. | |
| Presioni i ujit është i ulët. • Kontrolloni presionin e ujit. | ||
| Detergjenti në ndarjen kryesore të larjes është njomur kur ka marrë ujin për paralarje. Vrimat në ndarjen e detergentit janë bilokuar. | Kontrolloni vrimat dhe pastrojini nëse janë bilokuar. | |
| Ka një problem me valvulat e sirtarit të detergentit. | Thërritni Agjentin e Shërbimit të Autorizuar. | |
| Detergjenti mund të jetë përzier me zbutës. | Mos e përzieni zbutësin me detergentin. Lajeni dhe pastrojeni dispenserin me ujë të nxehtë. | |
| Nuk është bërë pastrimi i zakonshëm i kazanit. | Pastrojeni kazanin rregullisht. Për këtë, ju lutem shikoni 4.4.2. | |
| Formohet tepër shkumë në makinën larëse. (**) | Janë përdorur detergente të papërshtatshme për makina larëse. | Përdorni detergente të përshtatshme për makina larëse. |
| Éshtë përdorur sasi e tepërt detergenti. | Përdorni vetëm sasinë e mjafteshme të detergentit. | |
| Detergjenti është ruajtur nën kushte të papërshtatshme. | Ruajeni detergentin në vend të mbyllur dhe të thatë. Mos e ruani në vende tepër të nxehta. | |
| Disa rroba me rrjetë si tylet mund të shkaktojnë shumë shkumë për shkak të përbërjes së tyre. | Përdorni sasi më të vogla detergenti për këto lloj artikujsh. | |
| Detergjenti është vendosur në ndarjen e gabuar. | Vendoseni detergentin në ndarjen e duhur. | |
| Zbutësi është marrë herët. | Mund të ketë një problem në valvulat ose në dispenserin e detergentit. Thërritni Agjentin e Shërbimit të Autorizuar. | |
| Po del shkumë nga sirtari i detergentit | Éshtë përdorur më tepër detergent sesa duhet. | Përzjeni 1 lugë gjelle zbutës dhe 1⁄2 l ujë dhe derdheni në ndarësen e larjes kryesore të sirtarit të detergentit. |
| Vendosni detergentin në makineri në përshtatje me programet dhe ngarkesat maksimale të treguara në "Tabelën e programit dhe konsumit". Kur përdorni kimikate shtesë (heqës njollash, zbardhues e kështu me radhë), ulni sasinë e detergentit. | ||
| Rrobat ngelen të lagura në fund të programit. (*) | Mund të ketë patur shkumë të tepërt dhe sistemi i thithje automatike të shkumës mund të jetë aktivizuar për shkak të përdorimit të një sasie të madhe detergenti. | Përdorni sasinë e rekomanduar të detergentit. |
| (*) Makineria nuk kalon në fazën e centrifugës kur rrobat nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në kazan për të parandaluar ndonjë dëmtim të makinerisë dhe mjedisit rethues. Rrobat duhet të rregullohen sërish dhe të rrotullohen sërish. | ||
| (**) Nuk është bërë pastrimi i zakonshëm i kazanit. Pastrojeni kazanin rregullisht. Shikoni 4.4.2 | ||
![]() | KUJDES: Nëse nuk arrini ti zgjidhni problemet megjithëse i keni ndjekur udhëzimet në këtë pjesë, këshillohuni me shitësin tuaj apo Agjentin e Autorizuar të Shërbimit. Mos u përipiqni asnjëherë të rregulloni vetë një produkt që nuk funksionon. | |


