WTE 6532 B0 - Lavatrice BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas WTE 6532 B0 BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth WTE 6532 B0 BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Lavatrice në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj WTE 6532 B0 - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. WTE 6532 B0 e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT WTE 6532 B0 BEKO
Udhëzim për përdorim

Udhëzim për përdorim

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë që do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga lëndimi i vetes apo dëmtimi i pronës. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve do të bëjë të pavlefshme çdo garanci.
1.1. Siguria e përgjithshme
- Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët në moshën 8 vjeçare ose më të mëdhenj dhe nga persona, aftësitë fizike, ndijore apo mendore të të cilëve, nuk janë të zhvilluara plotësisht apo që kanë mungesë ekpserience dhe njohurie me kusht që ata të jenë të mbikëqyrur dhe trajnuar për përdorimin e sigurt të produktit dhe rreziqeve që ai mbart. Fëmijët nuk duhet të luajnë me produktin. Nuk duhet të kryhen punë pastruese apo për mirëmbajtjen nga ana e fëmijëve përveç rasteve kur ata janë të mbikëqyrur nga dikush. Fëmijët e moshës nën 3 vjeç duhet të mbahen larg përveç nëse mbikëqyrren vazhdimisht.
- Mos e vendosni kurrë produktin në një dysheme të mbuluar me tapet. Përndryshe, mungesa e ajrit nën makineri do të shkaktojë mbinxehjen e pjesëve elektrike. Kjo do të shkaktojë probleme me produktin tuaj.
- Nëse produkti ka një defekt, nuk duhet të vihet në punë përveçse kur riparohet nga Agjenti i Autorizuar i Shërbimit. Ka rrezik të goditjes elektrike!
- Ky produkt është projektuar në mënyrë të tillë që të rifillojë punën pas një shkëputjeje të energjisë në rastin kur është në prizë. Nëse dëshironi të anuloni programin, shihni pjesën "Anulimi i programit".
- Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar të mbrojtur nga një siguresë 16 A. Mos e neglizhoni marrjen e një specialisti elektrik të kualifikuar për të bërë instalimin e tokëzuar. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë dëmtim që mund të kryhet kur produkti përdoret pa tokëzim në përputhje me rregulloret lokale.
- Furnizimi me ujë dhe tubat e shkarkimit duhet të jenë të lidhura në mënyrë të sigurt dhe të mos dëmtohen. Përndryshe, ka rrezik të rrjedhjes së ujit.
- Mos e hapni kurrë derën e ngarkimit apo hiqni filtrin kur ka ende ujë në kazan. Përndryshe, mund të ketë rrezik përmbytjeje apo lëndim nga uji i nxehtë.
- Mos e hapni me forcë derën e ngarkimit kur është e kyçur. Dera e ngarkimit do të jetë gati për t'u hapur disa minuta pasi të përfundojë cikli i larjes. Në rast se dera e ngarkimit hapet me forcë, dera dhe mekanizmi i kyçjes mund të dëmtohen.
- Higeni nga priza produktin kur nuk e përdorni.
- Mos e lani kurrë produktin duke shpërndarë apo derdhur ujë në të! Ka rrezik të goditjes elektrike!
- Mos e prekni kurrë prizën me duar të lagura! Mos e hiqni kurrë nga priza duke tërhequr kordonin, gjithmonë hiqeni duke kapur spinën.
- Përdorni detergjentë, zbutës apo suplemente të përshatshme vetëm për makinat larëse automatike.

- Ndiqni udhëzimet mbi etiketat e veshjeve tekstile dhe në paketimin e detergjentit.
- Produkti nuk duhet të jetë në prizë gjatë insalimit, mirëmbajtjes, pastrimit dhe procedurave të riparimit.
- Kryejini gjithmonë procedurat e instalimit dhe riparimit nga Agjenti i Autorizuar i Shërbimit. Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të bëhen nga procedura të kryera nga persona të paautorizuar.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, pas shërbimit të shitjes apo një person i ngjashëm i kualifikuar (mundësisht një specialist i energjisë) apo dikush i caktuar nga importuesi me qëllim shmangien e rrezigeve të mundshme.
- Vendoseni produktin në një sipërfage të sheshtë dhe të forte.
- Mos e vendosni në një tapet me qime të gjatë apo sipërfaqe të ngjashme.
- Mos e vendosni produktin mbi platformë të lartë ose pranë buzë në një sipërfaqe të pjerrët.
- Mos e vendosni produktin mbi kordonin elektrik.
- Mos përdorni asnjëherë sfungjer apo materiale për njollat. Kjo do të dëmtojë sipërfaqet e lyera dhe plastike ose me krom.
1.2 Qëllimi i përdorimit
- Ky produkt është projektuar për përdorim shtëpiak. Nuk është i përshtatshëm për përdorim tregtar dhe nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera përveçse atyre të përdorimit.
- Produkti duhet të përdoret vetëm për larjen dhe shpëlarjen e rrobave në përputhje me për-caktimet.
- Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi që rrjedh nga përdorimi apo transportimi jo i duhur.
13. Siguria për fëmijët
- Materialet paketuese janë të rrezikshme për fëmijët. Ruajini materialet paketuese në një vend të sigurt ku fëmijët nuk mund t'i kapin.
- Produktet elektrike janë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini fëmijët larg produktit kur ai është në punë. Mos i lejoni ata që ta ngacmojnë produktin. Përdorni kyçjen për fëmijët për t'i parandaluar fëmijët që të ndërhyjnë në punën e produktit.
- Mos harroni të mbyllni derën e ngarkimit kur largoheni nga dhoma ku ndodhet produkti.
- Ruajini të gjithë detergjentët dhe aditivët në një vend të sigurt ku fëmijët nuk mund t'i ka-pin duke mbyllur kapakun e enës së detergjentit apo duke mbyllur paketimin e detergjentit.

Ndërsa larja e rrobave në temperatura të larta, derë qelqi ngarkimit bëhet e nxehtë. Prandaj, mbani veçanërisht fëmijët larg nga dera e ngarkimit të makinës ndërsa operacioni larëse është në progres.
1.4 Informacion për paketimin
- Materialet paketuese të këtij produkti janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloren tonë Kombëtare të Mjedisit. Mos i hidhni materialet paketuese bashkë me mbeturinat shtëpiake apo të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve paketuese të parashikuara nga autoritetet lokale.
1.5 Hedhja e produktit si mbeturinë
- Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin me mbeturinat shtëpiake normale në fund të jetës së tij të shërbimit. Çojeni atë në një pikë grumbullimi të riciklimit të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutemi këshillohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, prisni kordonin elektrik dhe thyeni mekanizmin e kyçjes së derës së ngarkimit para se ta hidhni
produktin me qëllim që ai të mos funksionojë më.
1.6 Përputhshmëria me direktivën WEEE

Ky produkt përputhet me direktivën EU WEEE (2012/19/EU). Ky produkt mban një simbol të klasifikimit për mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin me mbeturinat shtëpiake normale në fund të jetës së tij të shërbimit. Çojeni atë në një qendër grumbullimi të riciklimit të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutemi këshillohuni me autoritetet lokale për të mësuar për këto qendrat më të afërt të grumbullimit.
Përputshmëria me direktivën RoHS:
Produkti ju keni blerë përputhet me direktivën EU RoHS (2011/65/EU). Ajo nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivën.
2 Instalimi
Referojuni Agjentit të Autorizuar më të afërt të Shërbimit për instalimin e produktit. Për ta bërë produktin gati për përdorim, shqyrtoni informacionin në manualin e përdorimit për t'u siguruar që elektriciteti, furnizimi me ujë dhe sistemet e kullimit të ujit janë ato të duhurat përpara se t'i telefononi Agjentit të Autorizuar të Shërbimit. Nëse nuk janë, telefonojini një tekniku të kualifikuar dhe hidraulikut që t'i rregullojnë në mënyrën e duhur.
![]() | Përgatitja e vendit dhe instalimeve elektrike, të furnizimit me ujë dhe largimit të ujit të përdorur në vendin e instalimit, është nën përgjegjësinë e blerësit. |
| Sigurohuni që tubat e ngakimit dhe shkarkimit të ujit dhe gjithashtu kordoni elektrik nuk janë të palosur, të shtypur ose të thërrmuar gjatë shtyrjes së produktit në vendin e tij pas procedurave të instalimit apo pastrimit. | |
![]() | PARALAJMËRIM: Instalimi dhe lidhjet elektrike të produktit duhet të kryhen nga Agjenti i Autorizuar i Shërbimit. Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të bëhen nga procedura të kryera nga persona të paautorizuar. |
![]() | PARALAJMËRIM: Përpara instalimit, kontrolloni me sy nëse produkti ka ndonje defekt të dukshëm. Nëse po, mos e instaloni. Produktet e dëmtuara shkaktojnë rreziqe për sigurinë tuaj. |
2.1 Vendi i përshtatshëm i instalimit
- Vendoseni makinerinë në një sipërfaqe të ngurtë. Mos e vendosni në një tapet me qime të gjatë apo sipërfaqe të ngjashme.
- Pesha e plotë e makinës larëse dhe tharëses -me ngarkesë të plotë- kur janë të vendosura mbi njëra-tjetrën arrin afërsisht 180 kilogramë. Vendoseni produktin në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë që ka kapacitet mbajtës të mjaftueshëm!
• Mos e vendosni produktin mbi kordonin elektrik. - Mos e instaloni produktin në vende ku temperatura mund të zbresë nën 0°C.
- Vendoseni produktin të paktën 1 cm larg nga skajet e pajisjeve të tjera.
2.2 Heqja e paketimeve përforcuese
Anoni makinerinë nga ana e pasme për të hequr paketimet përforcuese. Hiqini paketimet përforcuese duke tërhequr shiritin.

2.3 Heqja e kyçjeve të transportit

PARALAJMËRIM: Mos i hiqni kycjet e transportit përpara heqjes së materialeve përforcuese.
PARALAJMËRIM: Hiqini bulonat e sigurisë së transportit përpara vënies në punë të makinës larëse! Në rast të kundërt, produkti do të dëmtohet.
- Lironi të gjithë bulonat me një celës të përshtatshëm derisa të rrotullohen lirshëm (C).

- Hiqni bulonat e sigurisë të transportit duke i rrotulluar me kujdes.

- Montoni kapakët plastikë që ndodhen në çantën e Manualit të Përdorimit në vrimat në panelin e pasëm. (P)


Ruajini bulonat e sigurisë së transportit në një vend të sigurt që ti ripërdorni kur makina larëse duhet të lëvizet sërish në të ardhmen.
Mos e lëvizni asnjëherë produktin pa vendosur në vend siç duhen bulonat e sigurisë së transportit!
2.4 Lidhja e furnizimit me ujë

Presioni i furnizimit me ujë që kërkohet për të vënë në punë produktin është midis 1 dhe 10 (0.1 - 1 MPa). Eshtë e nevojshme që të keni 10 - 80 litra ujë të rrjedhshëm në një minutë nga rubineti i hapur plotësisht që makineria të punojë normalisht. Vendosni një valvul që ul presionin nëse presioni i ujit është i lartë.

PARALAJMËRIM: Modelet me një hyrje të vetme të ujit nuk duhet të lidhen me rubinetin e ujit të nxehtë. Në një rast të tillë rrobat do të dëmtohen ose produkti do të kalojë në metodën e mbrojtur dhe nuk do të punojë.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni tuba uji hyrës të vjetër apo të përdorur për produktin e ri. Mund të krijojë njolla mbi rrobat tuaja.
- Shtrëngojini me dorë të gjitha vidat e tubave. Mos përdorni asnjëherë mjet për të shtrënguar vidat.

- Hapini rubinetat plotësisht pasi të keni bërë lidhjen e tubave për të kontrolluar për rrjedhje të ujit në pikat e lidhjes. Nëse ka ndonjë rrjedhje, mbyllni rubinetin dhe hiqni vidën. Shtrëngoni sërish vidën me kujdes pasi të keni kontrolluar mbylljen. Për të parandaluar rrjedhjet e ujit dhe dëmtimet e shtaktuara prej tyre, mbajini rubinetat mbyllur kur makineria nuk është në punë.
2.5 Lidhja me shkarkuesin
- Fundi i tubit të shkarkimit duhet të lidhet direkt me tubin e shkarkimit të ujit të përdorur ose me lavamanin.

PARALAJMÈRIM: Shtëpia juaj do të mbytet me ujë nëse markuçi del nga vendi i tij gjatë shkarkimit të ujit. Për më tepër, ekziston rreziku i përvëlimit për shkak të temperaturave të larta të larjes. Për të parandaluar këto situata dhe për të siguruar marrjen dhe shkarkimit e qetë të ujit nga makineria, shtrëngojeni fort fundin e tubit të shkarkimit në mënyrë gë të mos dalë jashtë.
- Tubi duhet të instalohet në një lartësi të paktën 40 cm, dhe maksimumi 100 cm.
- Në rastin kur tubi ngrihet pasi ka qenë në nivelin e dyshemesë ose afër tokës (më pak se 40 cm mbi tokë), shkarkimi i ujit bëhet më i vështirë dhe rrobat mund të dalin shumë të njoma. Prandaj, merrni parasysh lartësitë
e treguara në figurë.

- Për të parandaluar kthimin pas të ujit të pistë në makineri dhe për të mundësuar një shkarkim të lehtë, mos e zhysni pjesën fundore të tubit në ujë të pistë ose mos e çoni në shkarkim më shumë se 15 cm. Nëse është shumë i gjatë, priteni.
- Fundi i tubit nuk duhet të jetë i palosur, nuk duhet të jetë i shtypur dhe tubi nuk duhet të jetë i bblokuar midis shkarkuesit dhe makinerisë.
- Nëse gjatësia e tubit është e pamjaftueshme, përdoreni duke i shtuar një tub shtesë origjinal. Gjatësia e tubit nuk mund të jetë më e gjatë se 3.2 m. Për të shmangur problemet me rrjedhjen e ujit, lidhja midis tubit të shtuar dhe tubit të shkarkimit duhet të mbërthehet mirë me një morsetë të përshtatshme që të mos rrjedhë.
2.6 Rregullimi i këmbëve

PARALAJMËRIM: Me qëllim që të sigurohemi që produkti punon pa zhurma dhe pa dridhje, ai duhet të qëndrojë në nivel dhe i balancuar me këmbët e tij. Balanconi makinerinë duke rregulluar këmbët. Përndryshe, produkti mund të lëvizë nga vendi i tij dhe të shkaktojë shtypje dhe probleme me dridhjen.

- Lironi me dorë vidat bllokuese të këmbëve.
- Rregulloni këmbët derisa produkti të qëndrojë në nivel dhe i balancuar.
- Shtrëngojini përsëri me dorë të gjitha dadot e bllokimit.

PARALAJMËRIM: Mos përdorni asnjë mjet për të liruar vidat bllokuese. Në të kundërt, ato do të dëmtohen.
2.7 Lidhja elektrike
Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar të mbrojtur nga një siguresë 16 A. Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë dëmtim që mund të kryhet kur produkti përdoret pa tokëzim në përputhje me rregulloret lokale.
- Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregulloret kombëtare.
-
Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet lehtësisht pas instalimit.
-
Nëse vlera aktuale e siguresës apo çelësit në shtëpi është më pak se 16 Amps, merrni një specialist elektrik të kualifikuar për të instaluar një siguresë 16 Amp.
- Voltazhi i përcaktuar në pjesën "Specifikimet teknike" duhet të jetë i barabartë me voltazhin e energjisë tuaj.
- Mos bëni lidhje nëpërmjet kordonëve zgjatues apo me shumë priza.

PARALAJMËRIM: Kordonët elektrikë të dëmtuar duhet të zëvendësohen nga Agjentët e Autorizuar të Shërbimit.
Transportimi i produktit
- Hiqeni nga priza produktin përpara se ta transportoni.
- Hiqini lidhjet e shkarkuesit të ujit dhe furnizimit me ujë.
- Zbrazeni të gjithë produktin që ka mbetur në produkt.
- Instaloni bulonat e sigurisë të transportit në rend të kundërt të procedurës të heqjes.

Mos e lëvizni asnjëherë produktin pa vendosur në vend siç duhen bulonat e sigurisë së transportit!

PARALAJMËRIM: Materialet paketuese janë të rrezikshme për fëmijët. Ruajini materialet paketuese në një vend të sigurt ku fëmijët nuk mund t'i kapin.
3 Përgatitja
3.1 Klasifikimi i rrobave
- Klasifikojini rrobat sipas llojit të materialit, ngjyrës dhe shkallës së ndotjes dhe temperaturës së lejuar të ujit.
- Ndiqni gjithmonë udhëzimet që jepen në etiketat e veshjeve.
3.2 Përgatitja e rrobave për larje
- Rrobat që kanë pjesë të tilla si të brendshme me pjesë metalike, tokëza të rripave apo kopsa metalike do ta dëmtojnë makinerinë. Hiqini pjesët metalike ose lajini rrobat duke i vendosur ato në një çantë për larje apo këllëf.
- Hiqini të gjitha substancat në xhepa të tilla si monedhat, stilolapsat dhe kapëset metalike të letrave, dhe kthejini xhepat së prapthi dhe pastrojini. Objekte të tilla mund ta dëmtojnë produktin ose të shkakojnë probleme me zhurmën.
- Vendosini rrobat me përmasa të vogla të tilla si çorapet e bebeve dhe çorapet e najlonit në një çantë për larje ose këllëf.
- Vendosini perdet brenda pa i shtypur. Hiqini pajisjet mbajtëse të perdeve.
- Mbërthejini zinxhirët, mbyllini kopsat e hapura dhe rregulloni të grisurat dhe të çarat.
- Lajini produktet me etiketat "lahet me makineri" ose "lahet me dorë" vetëm me një program të përshtatshëm.
- Mos i lani rrobat me ngjyrë dhe ato të bardha bashkë. Veshjet e reja, të errëta të pambukta lëshojnë shumë bojë. Lajini këto rroba më vete.
- Njollat e forta duhet të trajtohen siç duhet para larjes. Nëse jeni të pasigurt, verifikojeni me një pastrim kimik.
- Përdorni vetëm produkte të cilat janë të përshtatshme për larjen me makinën. Ndiqni gjithmonë udhëzimet mbi paketim.
- Lajini pantallonat dhe rrobat delikate të kthyera së prapthi.
- Ruajini artikujt e përbërë prej leshi angore në ngrirës për disa orë përpara larjes. Kjo do të ulë rënien e qimeve.
- Rrobat të cilat kanë sasi të madhe materialesh të tilla si miell, pluhur gëlqereje, qumësht pluhur etj. duhet të shkunden mirë përpara se të vendosen në makineri. Papastërti dhe pluhura të tillë në rroba mund të grumbullohen në pjesët e brendshme të makinerisë dhe mund të shkaktojnë dëmtime me kalimin e kohës.
3.3 Gjëra që duhen bërë për të kursyer energjinë
Informacioni në vijim do t'ju ndihmojë që ta përdorni produktin në një mënyrë ekologjike dhe efiçente në lidhje me energjinë.
- Përdoreni produktin me kapacitetin më të lartë të lejuar nga programi që keni përzgjedhur por mos e mbingarkoni; shihni "Tabela e programeve dhe konsumit".
- Ndiqni gjithmonë udhëzimet në paketimin e detergjentit.
- Lajini rrobat pak të ndotura me temperatura të ulëta.
- Përdorni programe më të shpejta për sasi të vogla rrobash pak të ndotura.
- Mos përdorni paralarjen dhe temperatura të larta për rroba që nuk janë shumë të ndotura apo me njolla.
- Nëse keni ndërmend t'i thani rrobat në makinë tharëse, zgjidhni shpejtësinë më të lartë të centrifugës të rekomanduar gjatë procesit të larjes.
- Mos përdorni më tepër detergjent sesa sasia e rekomanduar në paketimin e detergjentit.
3.4 Përdorimi fillestar
Përpara se të filloni të përdorni produktin, sigurohuni që të gjitha përgatitjet janë kryer në përputhje me udhëzimet në pjesët “Udhëzime të rëndësishme sigurie” dhe “Instalimi”. Për ta bërë gati produktin për të larë rroba, kryeni si punë të parë programin Pastrim Kazani. Nëse produkti juaj nuk është i pajisur me programin e Pastrimit të Kazanit, bëni një procedurë të Përdorimit Fillestar në përputhje me metodat e përshkruara në pjesën “5.2 Pastrimi derës të mbushjes dhe kazanit” të manualit të përdoruesit.

Përdorni një kundër-gëlqeror të përshtatshëm për makinat larëse.
Një sasi uji mund të ketë mbetur në produkt për shkak të proceseve të kontrollit të cilësisë në prodhim. Kjo nuk është e dëmshme për produktin.
3.5 Kapaciteti i duhur i ngarkesës
Kapaciteti makmimal i ngarkesës varet nga lloji i rrobave, niveli i ndojes dhe programi i larjes që dëshironi. Makineria e rregullon automatikisht sasinë e ujit sipas peshës së rrobave të ngarkuara.

PARALAJMËRİM: Ndiqni informacionin në "Tabelën e programit dhe konsumit". Në rast se mbingarkohet, performanca e larjes së makinerisë do të ulet. Për më tepër, mund të ketë probleme me zhurmën dhe dridhjet.
3.6 Ngarkimi i rrobave
- Hapni derën e ngarkimit.
- Vendosini rrobat lirshëm në makineri.
- Shtyjeni derën e ngarkesës për ta mbyllur derisa të dëgjoni tingullin e kyçjes. Sigurohuni që të mos kenë mbetur rroba të kapura te dera.

Dera e ngarkimit kyçet ndërsa një program është në punë. Dera mund të hapet pak pasi programi të përfundojë.

PARALAJMËRİM: Në rast se rrobat vendosen gabim, mund të shkaktohen probleme me zhurmat dhe dridhjet e makinerisë.
3.7 Përdormi i detergjentit dhe zbutësit

Kur përdorni detergjent, zbutës, sodë rrobash, bojë copash, zbardhues ose pastrues kripërash lexoni me kujdes udhëzimet e prodhuesit mbi paketim dhe ndiqni sasitë e rekomanduara të dozës. Përdorni gotën e masës nëse ka.
Sirtari i Detergjentit
Sirtari i detergjentit përbëhet nga tre ndarje:
– (1) për paralarjen
- (2) për larjen kryesore
- (3) për zbutjen
– (*) për më tepër ka një pjesë sifoni në ndarësen e zbutësit.

Detergjenti, zbutësi dhe agjentët e tjerë të pastrimit
- Shtoni detergjent dhe zbutës përpara nisjes së programit të larjes.
- Mos e lini asnjëherë sirtarin e detergjentit të hapur ndërsa është në punë programi i larjes!
- Kur përdorni një program pa paralarje, mos vendosni detergjent në ndarësen e paralarjes (ndarësja nr. "1").
- Në një program me paralarje, mos vendosni detergjent të lëngshëm në ndarësen e paralarjes (ndarësja nr. "1").
- Mos përzgjidhni një program me paralarje nëse do të përdorni një detergjent të paketuar ose tabletë të tretshme. Vendoseni detergjentin e paketuar ose tabletën e tretshme direkt midis rrobave në makineri.
- Nëse do të përdorni një detergjent të lëngshëm, mos harroni të vendosni mbajtësen e detergjentit të lëngshëm në ndarësen e larjes kryesore (ndarësja nr. "2").
Zgjedhja e llojit të detergjentit
Lloji i detergjentit që do të përdoret varet nga lloji dhe ngjyra e materialit.
- Përdorni detergjentë të ndryshëm për rrobat me ngjyra dhe të bardha.
- Lajini rrobat tuaja delikate vetëm me detergjentë të veçantë (detergjentë të lengshëm, shampo për të leshtat, etj.) që përdoren vetëm për rroba delikate.
- Kur lani rroba me ngjyra të errëta apo jorganë, rekomandohet që të përdoret detergjent i lengshëm.
- Lajini të leshtat me detergjentë të veçantë të prodhuar në
mënyrë specifike për të leshtat.

PARALAJMËRİM: Përdorni vetëm detergjente të prodhuar në mënyrë specifie për makina larëse automatike.
PARALAJMËRİM: Mos përdorni pluhur sapuni.
Rregullimi i sasisë së detergjentit
Sasia e detergjentit larës që duhet të përdoret varet nga sasia e rrobave, niveli i ndotjes dhe fortësia e ujit.
- Mos përdorni sasi që i tejkalojnë dozat e rekomanduara në paketimin e detergjentit për të shmangur problemet e shkumës së tepërt, shpëlarjes jo të mirë, kursimeve financiare dhe në fund, mbrojtjes së mjedisit.
- Përdorni më pak detergjent për sasi të vogla të rrobave pak të ndotura.
Përdorimi i zbutësve
Hidheni zbutësin në ndarësen e zbutësit të sirtarit të detergjentit.
- Mos e kaloni nivelin (>max<) të shënuar në ndarësen e zbutësit.
- Nëse zbutësi e ka humbur rrjedhshmërinë, hollojeni me ujë përpara se ta vendosni në sirtarin e detergjentit.
Përdorimi i detergjenteve të lëngshme.
Nëse produkti ka një gotë për detergjent të lëngshëm.
- Sigurohuni që ta keni vendosur gotën e detergjentit të lëngshëm në ndarjen nr. "2".
- Nëse detergjenti i lëngshëm e ka humbur rrjedhshmërinë, hollojeni me ujë përpara se ta vendosni në gotën e detergjentit.

(njolla të vështira të tilla si bari, kafeja, frutat dhe gjaku.)
Të Ndotura
Normalisht
(Për shembull, njolla të shkaktuara nga trupi në jaka dhe mëngë)
Pak të Ndotura
(Nuk ka njolla të dukshme.)
Mund të jetë e nevojshme që njollat të para-trajtohen ose të kryhet paralarja. Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat e bardha mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat shumë të ndotura. Rekomandohet që të përdoren detergjentë pluhur për të pastruar njollat e baltës dhe dheut dhe njollat që janë të ndjeshme ndaj zbardhuesve.
Detergjentët pluhur dhe të lèngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat e ndotura normalisht.
Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat pak të ndotura.
Rrobat
Ngjyra të lehta dhe të bardha
(Shkalla e temperaturës së rekomanduar në bazë të nivelit të ndotjes. 40-90 °C)
Mund të jetë e nevojshme që njollat të para-trajtohen ose të kryhet paralarja. Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat e bardha mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat shumë të ndotura. Rekomandohet që të përdoren detergjentë pluhur për të pastruar njollat e baltës dhe dheut dhe njollat që janë të ndjeshme ndaj zbardhuesve.
| Rrobat | ||
| Me ngjyra | ||
| (Intervali i rekomanduar i temperaturës në bazë të nivelit të njollave: ftohtë -40 °C) | ||
| Niveli i Ndotjes | Shumë të Ndotura | Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat shumë të ndotura. Rekomandohet që të përdoren detergjentë pluhur për të pastruar njollat e baltës dhe dheut dhe njollat që janë të ndjeshme ndaj zbardhuesve. Përdorini detergjentët pa zbardhje. |
| Të Ndotura Normalisht | Detergjentët pluhur dhe të lëngshëm të rekomanduar për rrobat me ngjyra mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat e ndotura normalisht. Përdorini detergjentët pa zbardhje. | |
| Pak të Ndotura | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat pak të ndotura. Përdorini detergjentët pa zbardhje. | |
| Ngjyra të errëta | ||
| (Intervali i rekomanduar i temperaturës në bazë të nivelit të njollave: ftohtë -40 °C) | ||
| Niveli i Ndotjes | Shumë të Ndotura | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat shumë të ndotura. |
| Të Ndotura Normalisht | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat e ndotura normalisht. | |
| Pak të Ndotura | Detergjentët e lëngshëm të përshtatshëm për rrobat me ngjyra dhe të errëta mund të përdoren në dozat e rekomanduara për rrobat pak të ndotura. | |
| Delikate/Lesh/Mëndafsh | ||
| (Intervali i rekomanduar i temperaturës në bazë të nivelit të njollave: ftohtë -30 °C) | ||
| Niveli i Ndotjes | Shumë të Ndotura | Parapëlqeni detergjentët e lëngshëm të prodhuar për rrobat delikate. Rrobat e leshta dhe të mëndafshta duhet të lahen me detergjente të veçanta për të leshtat. |
| Të Ndotura Normalisht | Parapëlqeni detergjentët e lëngshëm të prodhuar për rrobat delikate. Rrobat e leshta dhe të mëndafshta duhet të lahen me detergjente të veçanta për të leshtat. | |
| Pak të Ndotura | Parapëlqeni detergjentët e lëngshëm të prodhuar për rrobat delikate. Rrobat e leshta dhe të mëndafshta duhet të lahen me detergjente të veçanta për të leshtat. | |
Nëse produkti nuk ka një gotë për detergjent të lëngshëm.
- Mos përdorni detergjente të lengshme për paralarjen në një program me paralarje.
- Detergjenti i lèngshëm i njollos rrobat kur përdoret me funksionin e Nisjes të Vonuar. Nëse do të përdorni funksionin e Nisjes të Vonuar, mos përdorni detergjent të lèngshëm.
Përdorimi i detergjentit xhel dhe tablet.
Zbatoni udhëzimet e mëposhtme kur përdorni detergjente tablet, xhel dhe të ngjashme.
- Nëse trashësia e detergjentit xhel është e lëngshme dhe makineria juaj nuk ka një gotë të veçantë për detergjentin e lëngshëm, hidheni detergjentin xhel në ndarjen e detergjentit të larjes gjatë marrjes të parë të ujit. Nëse makineria juaj ka një gotë detergjenti të lëngshëm, hidheni detergjentin në këtë gotë para se të nisni programin.
- Nëse trashësia e detergjentit xhel nuk është e lëngshme ose është në formën e kapsulës të lëngshme, futeni direkt në kazan para larjes.
- Hidhini detergjentet tablet në ndarjen kryesore të larjes (ndarja nr. "2") ose direkt në kazan para larjes.

Detergjentet tablet mund të lënë njolla në ndarjen e detergjentit. Nëse ju ndodh kështu, vendoseni detergjentin tablet midis rrobave, pranë pjesës të poshtme të kazanit në larjet e tjera.
Përdorni detergjent tablet ose xhel pa zgjedhur funksionin e paralarjes.
Përdorimi i sodës të rrobave
- Shtoni sodë rrobash të lengshme, sodë rrobash pluhur ose bojë rrobash në ndarjen e zbutësit.
- Mos përdorni zbutës dhe sodë rrobash së bashku në një cikël larjeje.
- Fshijeni pjesën e brendshme të makinerisë me një leckë të njomë dhe të pastër pasi të keni përdorur sodë rrobash.
Përdorimi i zbardhuesve
- Përzgjidhni një program me paralarje dhe shtoni agjentin zbardhues në fillim të paralarjes. Mos vendosni detergjent në ndarësen e paralarjes. Si aplikim alternativ, zgjidhni një program me shpëlarje ekstra dhe shtoni agjent zbardhues ndërsa makineria merr ujë nga ndarja e detergjentit gjatë hapit të shpëlarjes.
- Mos përdorni agjent zbardhues dhe detergjent duke i përzier ata.
- Përdorni një sasi të vogël (afërsisht 50 ml) të agjentit zbardhues dhe shpëlajini rrobat mirë sepse shkakton acarim të lëkurës. Mos e hidhni agjentin zbardhues në rroba dhe mos e përdorni për rrobat me ngjyra.
- Kur përdorni zbardhues me bazë oksigjeni, zgjidhni një program që lan në temperaturë më të ulët.
- Zbardhuesit me bazë oksigjeni mund të përdoren bashkë me detergjentët; megjithatë, nëse trashësia e tij nuk është e njëjtë me të detergjentit, vendosni me parë detergjentin në ndarësen nr. "2" në sirtarin e detergjentit dhe prisni derisa detergjenti të rrjedhë ndërsa makineria po merr ujë. Shtojeni agjentin zbardhues nga e njëjta ndarëse ndërsa makineria po merr ende ujë.
Përdorimi i kundër-gëlqerorit
- Kur nevojitet, përdorni kundër-gëlqerorët e prodhuar në mënyrë specifike vetëm për makinat larëse.
4 Përdorimi i produktit
4.1 Paneli i kontrollit

1 - Çelësi i Përzgjedhjes së programit (Pozicioni më i sipërm Ndezur/Fikur)
2 - Ekran
3 - Treguesi i Nisjes të Vonuar
4 - Treguesi i Ndjekjes së programit
5 - Butoni Nisje / Pushim
6 - Butonat e Funksioneve ndihmëse
7 - Butoni i rregullimit të Shpejtësisë së Centrifugimit
8 - Butoni i Rregullimit të temperaturës

| Vlerat treguese për sintetike programeve | ||||||
| Ngarkesa (kg) | Konsumi i Ujit (l) | Konsumi i Energisë (kilovat-ore) | Kohëzgjatja e Programit (min)* | Përmbajtja lagështi mbetur (%) ** | Përmbajtja lagështi mbetur (%) ** | |
| ≤ 1000 rpm > 1000 | rpm | |||||
| Sintetike 60 | 2.5 45 0 | 90 100/120 4 | 5 40 | |||
| Sintetike 40 | 2.5 45 0 | 42 90/110 45 | 40 | |||
| * Ju mund të shihni kohën e larjes së programit që keni përzgjedhur në ekranin e makinerisë. Êshtë normale që të ketë diferenca të vogla midis kohës që tregohet në ekran dhe kohës reale të larjes. | ||||||
| ** Vlerat e mbetura të përmbajtjes së lagështisë mund të ndryshojnë sipas shpejtësisë përzgjedhur tjerr. | ||||||
4.2 Përgatitja e makinerisë
- Sigurohuni që tubat të jenë puthitur mirë.
- Vendoseni në prizë makinerinë.
- Hapeni plotësisht rubinetin.
- Vendosini rrobat në makineri.
- Shtoni detergjent dhe zbutës rrobash..
4.3 Zgjedhja e programit dhe këshillat për larjen e efektshme
- Përzgjidhni programin e përshtatshëm për Ilojin, sasinë dhe shkallën e ndotjes së rrobave në përputhje me "Tabelën e programit dhe konsumit" dhe tabelën e temperaturës më poshtë.
- Përzgjidhni programin e dëshiruar nëpërmjet butonit të Përzgjedhjes së Programit.
4.4 Programet kryesore
Në varësi të llojit të materialit, përdorni programet kryesore në vijim.
- Cottons (Pambuk)
Përdorni këtë program për rrobat tuaja prej pambuku (të tilla si çarçafë, komplete këllëfësh dhe me pupla, peshqirë, peshqirë banjo, të brendshme, etj.). Rrobat tuaja do të lahen me veprim të fuqishëm larjeje për një cikël larjeje më të qjatë.
• Synthetics (Sintetike)
Përdorni këtë program për të larë rrobat tuaja sintetike (këmisha, bluza, sintetike/pambuk të përziera, etj.). Ai lan me një veprim më të butë dhe ka një cikël larje më të shkurtër krahasuar me programin për të Pambuktat.
Për perde dhe tyl, përdorni programin për sintetiket 40°C me funksionin e paralarjes dhe kundër rrudhave të përzgjedhur. Meqë struktura e tyre në formë rrjete shkakton shumë shkumë, lani vellot/tylet duke vendosur një sasi të vogël detergjenti në ndarësen kryesore të larjes. Mos vendosni detergjent në ndarësen e paralarjes.
- Woollens (Lesh)
Përdorni këtë program për të larë rrobat tuaja të leshta. Përzgjidhni temperaturën e përshtatshme në përputhje me etiketat e veshjeve tuaja. Përdorni detergjente të përshtatshme për të leshtat.
4.5 Programe shtesë
Për raste të veçanta, në makineri ka programe shtesë.

Programet shtesë mund të ndryshojnë sipas modelit të makinerisë.
• Cottons Eco (Pambuk Ekonomik)
Duke larë rrobat prej pambuku dhe ndërresat me njolla normale në këtë program, ju mund të siguroni efikasitet më të lartë energjie dhe uji sesa programet e tjera të pambukut. Temperatura aktuale e ujit mund të jetë e ndryshëm nga temperatura e treguar e larjes. Kur lari rroba me sasi më të vogla (p.sh. kapacitet përgjysmë ose më pak) kohëzgjatja e programit mund të ulet automatikisht në fazat e mëvonshme të programit. Në këtë rast, konsumi i energjisë dhe ujit do të ulet për një larje më ekonomike. Kjo veçori ofrohet në modelet me treguesin e kohës të mbetur.
• Gentle Care 20° (Delikate 20°)
Mund të lani rrobat tuaja delikate në këtë program. Ai lan me një veprim të butë pa ndonjë centrifugim të brendshëm krahasuar me programin për Sintetiket. Duhet të përdoret për rrobat për të cilat rekomandohet larja delikate.
- Hand Wash 20° (Larje me dorë 20°)
Përdorni këtë program për të larë rrobat tuaja të leshta/delikate që mbajnë etiketa "të mos lahet me makinë" dhe për të cilat rekomandohet larja me dorë. Ai i lan rrobat me një veprim larje shumë të butë që të mos i dëmtojë ato.
• Daily Xpress (Mini)
Përdorni këtë program për të larë sasinë e vogël të veshjeve tuaja prej pambuku pak të ndotura për një kohë të shkurtër.
- Xpress Super Short (Ekspres super i shkurtër)
Përdorni këtë program për të larë sasinë e vogël të veshjeve tuaja prej pambuku pak të ndotura për një kohë të shkurtër. Rrobat tuaja do të lahen në 30 °C në një kohë të shkurtër si 14 minuta.
• Dark Care (Larja e rrobave të errët)
Këtë programi përdoret për larjen e rrobave me ngjyra të errëta ose rrobat të cilat nuk doni që t'ju zbehen. Larja kryhet me më pak lëvizje mekanike në temperaturë të ulët. Rekomandohet që të përdoret detergjent i lëngshëm ose shampo për të leshtat për rrobat me ngjyrë të errët.
• Mix 40 (Të përziera 40)
Përdorni këtë program për të larë rrobat tuaja prej pambuku dhe sintetike së bashku pa i ndarë.
- Shirts (Këmisha)
Përdorni këtë program për të larë këmishat prej pambuku, sintetike dhe pëlhurat e përziera sintetike së bashku.
- Fashion care (Kujdes për veshje mode)
Mund ta përdorni këtë program për të larë rrobat që kanë etiketa “viskoze dhe përzierje viskoze” ose të cilat këshillohen të lahen me programet delikate. I pastron rrobat tuaja pa shkaktuar ndonjë deformim në to. P.sh.: Bluza, fustane, këmisha, etj.
- Sports (Sportive)
Përdorni këtë program për të larë veshjet tuaja që mbahen për një kohë të shkurtër të tilla si veshjet sportive. Ešhtë i përshtatshëm për të larë sasi të vogla veshjesh pambuku / sintetike të përziera.
4.6 Programet e veçanta
Për aplikime të veçanta, përzgjidhni një nga programet në vijim.
- Rinse (Shpëlarje)
Përdorni këtë program kur doni të shpëlani ose të hekurosni në mënyrë të veçantë.
- Spin + Drain (Rrotullim + Pompim)
Përdorni këtë program për të zbatuar një cikël shtesë centrifugimi për rrobat tuaja ose për të shkarkuar ujin nga makineria.
Përpara përzgjedhjes së këtij programi, përzgjidhni shpejtësinë e dëshiruar të rrotullimit dhe shtypni butonin Nisje / Pushim. Fillimisht, makineria do të thajë ujin brenda saj. Pastaj, do ti rrotullojë rrobat me shpejtësinë e përcaktuar të rrotullimit dhe do të thajë ujin që del prej tyre. Nëse dëshironi të thani vetëm ujin pa rrotulluar rrobat, përzgjidhni programin Pompo+Rrotullo dhe pastaj përzgjidhni funksionin Pa Rrotullim me ndihmën e butonit të Rregullimit të Shpejtësisë së Rrotullimit. Shtypni butonin Nisje / Pushim.

Përdorni shpejtësi të ulëta centrifuge për rrobat delikate.
4.7. Përzgjedhja e temperaturës
Kur përzgjidhet një program i ri, temperatura maksimale për programin e përzgjedhur shfaqet në treguesin e temperaturës.
Për të ulur temperaturën, shtypni butonin e Rregullimit të Temperaturës. Temperatura do të ulet ngadalë.

Nëse programi nuk e ka arritur akoma fazën e nxehjes, mund ta ndryshoni temperaturën pa e kaluar makinerinë në mënyrën e Pushimit.
4.8 Përzgjedhja e shpejtësisë
Kur përzgjidhet një program i ri, shpejtësia e rrotullimit që rekomandohet për programin e përzgjedhur shfaqet në treguesin e shpejtësisë së rrotullimit.
Për të ulur shpejtësinë e rrotullimit, shtypni butonin e Rregullimit të Shpejtësisë së Rrotullimit. Shpejtësia e centrifugimit bie ngadalë. Pastaj, në varësi të modelit të produktit, opsonet "Mbaj në Shpëlarje" dhe "Pa rrotullim" shfaqen në ekran. Shihni pjesën "Përzgjedhja e funksioneve ndihmëse" për shpjegime të këtyre opsioneve.
Shpëlarje e Shtyrë
Nëse nuk do ti zbrazni rrobat menjëherë pasi programi të përfundojë, mund të përdorni funksionin e mbajtjes në shpëlarje për ti mbajtur rrobat tuaja në ujin e shpëlarjes së fundit me qëllim që të parandalojë që ato të zhubrosen kur në makineri nuk ka ujë. Shtypni butonin Nisje / Pushim pas këtij procesi nëse doni të thani ujin pa rrotulluar rrobat tuaja. Programi do të rifillojë dhe do të përfundojë pas shkarkimit të ujit.
Nëse doni të rrotulloni rrobat që gjenden në ujë, rregulloni Shpejtësinë e Rrotullimit dhe shtypni butonin Nisje / Pushim. Programi vazhdon. Uji thahet, rrobat rrotullohen dhe programi përfundon.

Nëse programi nuk e ka arritur akoma fazën e centrifugës, mund ta ndryshoni shpejtësinë pa e kaluar makinerinë në mënyrën e Pushimit.
4.9 Tabela e programit dhe konsumit
| SQ | Funksione Ndihmëse | ||||||||
| Programi | Ngarkesa Maksimale (kg) | Konsumi i Ujit (l) | Konsumi i Energisë (kilovat-orë) | Shpejtësia maks. *** | Prewash | Quick Wash | Pet Hair Removal | Temperatura | |
| Cottons Eco | 60** | 6 45 0 | 94 1000 | 40-60 | |||||
| 60** | 3 34 | 0.63 | 1000 | 40-60 | |||||
| 40** | 3 34 | 0.63 | 1000 | 40-60 | |||||
| Cottons | 90 6 | 66 2.25 | 1000 • | • • | Ftohtë-90 | ||||
| 60 6 | 66 1.45 | 1000 • | • • | Ftohtë-90 | |||||
| 40 6 | 66 0.85 | 1000 • | • • | Ftohtë-90 | |||||
| Synthetics | 60 2.5 | 5 45 0.9 | 90 800 • | • • | Ftohtë-60 | ||||
| 40 2.5 | 5 45 0.4 | 2 800 • | • • | Ftohtë-60 | |||||
| Daily Xpress | 90 6 | 55 1.90 | 1000 Ftohtë-90 | ||||||
| 60 6 | 55 1.00 | 1000 Ftohtë-90 | |||||||
| 30 | 6 55 0.2 | 1000 Ftohtë-90 | |||||||
| Xpress Super Short 30 2 40 0.11 1000 Ftohtë-30 | |||||||||
| Sports 40 3 48 0.45 800 • • | Ftohtë-40 | ||||||||
| Hand Wash 20° | 20 | 1 | 30 | 0.15 | 600 | 20 | |||
| Woollens | 40 | 1.5 | 40 | 0.30 | 600 | Ftohtë-40 | |||
| Dark Care | 40 2.5 | 5 58 0.4 | 5 800 | Ftohtë-40 | |||||
| Shirts | 60 2.5 | 5 55 0.9 | 600 • | • | Ftohtë-60 | ||||
| Mix 40 | 40 3 | 45 0.5 | 800 • | • • | Ftohtë-40 | ||||
| Fashion care | 40 2 | 30 0.4 | 5 600 | 40 | |||||
| Gentle Care 20° | 20 2.5 | 45 0.1 | 5 600 | 20 | |||||
• : I Përzgjedhshëm
* : Zgjedhür në mënyrë automatike, nuk mund të anulohet
** : Program me Etiketë Energjie (EN 60456 Ed. 3)
*** : Nëse shpejtësia maksimale e centrifugimit të makinerisë është më poshtë se kjo vlerë, mund të përzgjidhni vetëm deri në shpejtësinë maksimale të centrifugimit.
- : Shikoni përshkrimin e programit për ngarkesën maksimale.
| ** “Pambuk eko 40°C dhe Pambuk eko 60°C janë programe standarde.” Këto programe njihen si 'program standard pambuku 40°C' dhe 'program standard pambuku 60°C' dhe tregohen në panelme simbolet [IMAGE] | |
| i | Konsumi i ujit dhe energjisë mund të variojë si pasojë e ndryshimeve në presionin e ujit, fortësisë së ujit dhe temperaturës, temperaturës së mjedisit, Ilojit dhe sasisë së rrobave, përzgjedhjes së funksioneve ndihmëse dhe shpejtësisë së centrifugimit, dhe ndryshimeve në tensionin elektrik. |
| Ju mund të shihni kohën e larjes së programit që keni përzgjedhur në ekranin e makinerisë. Êshtë normale që të ketë diferenca të vogla midis kohës që tregohet në ekran dhe kohës reale të larjes. | |
| Funksionet ndihmëse në tabelë mund të variojnë sipas modelit të makinerisë tuaj.""Mundësia e përzgjedhjes së funksioneve ndihmëse mund të ndryshohet nga prodhuesi. Mund të shtohen mundësi të rejapërzgjedhjeje ose mund të hiqen ato ekzistuese.""Shpejtësia e centrifugimit të makinerisë tuaj mund të ndryshojë në varësi të programeve, megjithatë shpejtësia nuk mund takalojë shpejtësinë maksimale të makinerisë tuaj." |
4.10 Përzgjedhja e funksioneve ndihmëse
Zgjidhini funksionet plotësuese të nevojshme para se të ndizni programin. Për më tepër, mund të përzgjidhni apo anuloni funksionet ndihmëse që janë të pështatshme për programin që është në punë pa shtypur butonin Nisje / Pushim kur makineria po punon. Për këtë, makineria duhet të jetë një fazë më përpara sesa funksioni ndihmës që do të përzgjidhni apo anuloni.
Nëse funksioni ndihmës nuk mund të përzgjidhet apo anulohet, drita e funksionit ndihmës përkatës do të pulsojë 3 herë që ta paralajmërojë përdoruesin.

Disa funksione nuk mund të përzgjidhen së bashku. Për shembull, Paralarje dhe Larje e Shpejtë.
Nëse një funksion ndihmës i dytë gë bie në konflikt me të parin përzgjidhet para vënies në punë të makinerisë, funksioni i përzgjedhur i pari do të anulohet dhe funksioni ndihmës i dytë do të mbetet aktiv. Për shembull, nëse doni të përzgjidhni Larjen e Shpejtë pasi keni përzgjedhur Paralarjen, Paralarja do të anulohet dhe Larja e Shpejtë do të mbetet aktive.
Nuk mund zgjidhni funksion plotësuesi cili nuk është kompatibël me programin. (Shihni "Programin dhe tabelën e konsumit")
Butonat e Funksioneve Ndihmëse mund të variojnë sipas modelit të makinerisë.
- Prewash (Paralarje)
Paralarja ia vlen të përdoret vetëm për rroba shumë të ndotura. Mospërdorimi i Paralarjes do të kursejë energji, ujë, detergjent dhe kohë.

Paralarja pa detergjent rekomandohet për tyle dhe perde.
- Quick Wash (Larje e Shpejtë)
Ky funksion mund të përdoret në programet e të Pambuktave dhe Sintetikeve. Ul kohët e larjes për rrobat me pak njolla dhe gjithashtu numrin e hapave të shpëlarjes.

Kur përzgjidhni këtë funksion, mbusheni makinerinë tuaj me gjysmën e maksimumit të rrobave të përcaktuara në tabelën e programit.
- Pet Hair Removal (Heqja e Qimeve të Kafshëve)
Ky funksion ndihmon për të hequr qimet e kafshëve shtëpiake që mbeten në veshjet tuaja në mënyrë më efektive.
Kur përzgjidhni këtë funksion, Paralarja dhe Shpëlarja Shtesë i shtohen programit normal. Kështu, larja kryhet me më shumë ujë (30%) dhe qimet e kafshëve shtëpiake hiqen në mënyrë më efektive.

PARALAJMËRIM: Mos i lani kurrë kafshët tuaja shtëpiake në makinën larëse.
Nisje e Vonuar
Me funksionin e Nisjes të Vonuar nisja e programit mund të shtyhet deri 19 orë. Koha e nisjes të vonuar mund të rritet me shkallëzime prej 1 ore.

Mos përdorni detergjentë të lëngshëm kur përzgjidhni Nisjen e Shtyrë. Ka rrezik që rrobat të bëhen me njolla.
- Hapeni derën e mbushjes, vendosni rrobat dhe hidhni detergjent, etj.
- Zgjidhni programin e larjes, temperaturën, shpejtësinë e centrifugës, nëse kërkohet, dhe funksionet ndihmëse.
- Vendosni kohën e dëshiruar duke shtypur butonin e Nisjes së Shtyrë.
- Shtypni butonin Nisje / Pushim. Tregohet koha e nisjes të vonuar që keni vendosur. Fillon numërimi mbrapsht i nisjes të vonuar. Simboli “_” pas kohës të nisjes të vonuar lëviz lart e poshtë në ekran.

Mund të shtohen rroba të tjera gjatë periudhës së nisjes së shtyrë.
- Në fund të numërimit mbrapsht do të tregohet programi i zgjedhur. Simboli “_” do të shfaqet dhe do të fillojë programi i zgjedhur.
Ndryshimi i periudhës së Nisjes së Shtyrë
Nëse doni ta ndryshoni kohën gjatë numërimit mbrapsht:
- Shtypni butonin e Nisjes të Vonuar Koha do të rritet me 1 orë çdo herë që shtypni butonin.
- Nëse doni ta ulni kohën e nisjes të vonuar, shtypni butonin e Nisjes të Vonuar vazhdimisht derisa të shfaqet koha e dëshiruar e nisjes të vonuar në ekran.
Anulimi i funksionit të Nisjes së Shtyrë
Nëse doni të anuloni numërimin mbrapsht të nisjes së shtyrë dhe të nisni menjëherë programin:
- Vendoseni periudhën e Nisjes të Vonuar në zero ose rrotulloni çelësin e Zgjedhjes të Programit në çfarëdo programi. Kështu, funksioni i Nisjes së Shtyrë do të anulohet. Drita Përfundim/Anulim shkëlgen vazhdimisht.
- Pastaj, përzgjidhni programin që doni të rivendosni sërish në punë.
- Shtypni butonin Nisje / Pushim për të nisur programin.
4.11 Nisja e programit
- Shtypni butonin Nisje / Pushim për të nisur programin.
- Drita e ndjekjes së programit që tregon nisjen e programit do të ndizet.

Nëse nuk niset ndonjë program ose nuk shtypet ndonjë çelës brenda 1 minute gjatë procesit të përzgjedhjes së programit, makineria do të kalojë në mënyrën e Pushimit dhe dritat treguese të nivelit të ndriçimit të temperaturës, shpejtësisë dhe derës së mbushjes do të zbehen. Dritat e treguesve të tjerë dhe treguesit do të fiken. Pasi çelësi i Përzgjedhjes së Programit rrotullohet apo shtypet ndonjë buton, dritat e treguesve dhe treguesit do të ndizen sërish
4.12 Kyçja për Fëmijët
Përdorni funksionin e Kyçit të Fëmijës për të mos i lejuar të ngacmojnë makinerinë. Kështu mund të shmangni ndonjë ndryshim të programit që është në punë.

Nëse çelësi i Përzgjedhjes së Programit është i ndezur kur Kyçja për Fëmijët është në punë, "Con" shfaqet në ekran. Kyçja për fëmijët nuk lejon ndryshime në programe dhe temperaturën e përzgjedhur, shpejtësinë dhe funksionet ndihmëse.
Edhe nëse përzgjidhet një program tjetër me çelësin e Përzgjedhjes së Programit kur Kyçja për Fëmijët është në punë, programi i përzgjedhur më parë do të vazhdojë punën.
Për të aktivizuar Kyçjen për Fëmijët:
- dhe 2. Butonat e Funksioneve Ndihmëse shtypen dhe mbahen shtypur për 3 sekonda. Dritat në butonin e 1 ^re dhe të 2 ^te të Funksioneve Ndihmëse, dhe "C03", "C02", "C01" do të shfaqen në ekran përkatësisht kur mbani shtypur butonat për 3 sekonda. Pastaj, "Con" do të shfaqet në ekran duke treguar që Kyçi i Fëmijës është aktivizuar. Nëse shtypni çfarëdo butoni ose e ktheni çelësin e Zgjedhjes të Programit kur Kyçi i Fëmijës është aktiv, e njëjta frazë do të shfaqet në ekran. Dritat në butonat e 1 rë dhe të 2të të funksionit ndihmës që përdoren për të çaktivizuar Kyçin e Fëmijës do të pulsojnë 3 herë.
Për të çaktivizuar Kycjen për Fëmijët:
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e 1 ^rë dhe të 2 ^të të funksionit ndihmës për 3 sekonda ndërsa programi është në punë. Dritat në butonin e 1 ^rë dhe të 2 ^ë të Funksioneve Ndihmëse, dhe "C03", "C02", "C01" do të shfaqen në ekran përkatësisht kur mbani shtypur butonat për 3 sekonda. Pastaj, "COFF" do të shfaqet në ekran duke treguar që Kyçi i Fëmijës është çaktivizuar.

Përveç metodës së mësipërme, për të çaktivizuar Kyçjen për Fëmijët, kalojeni çelësin e Përzgjedhjes së Programit në pozicionin Ndezur / Fikur kur nuk ka program në punë, dhe përzgjidhni një program tjetër.
Kyçi i Fëmijës nuk çaktivizohet pas ndërprerjeve të energjisë ose kur makineria hiqet nga priza.
4.13 Progresi i programit
Progresi i një programi në punë mund të ndiqet nga treguesi i Ndjekjes së Programit. Në fillim të çdo faze të programit, drita e treguesit përkatës do të ndizet dhe drita e fazës së përfunduar do të fiket.
Mund të ndryshoni përcaktimet e funksioneve ndihmëse, shpejtësisë dhe temperaturës pa ndaluar rrjedhën e programit ndërkohë që programi është në punë. Për të bërë këtë, ndryshimi që do të bëni duhet të jetë në një fazë pas fazës së programit në punë. Nëse ndryshimi nuk ka përputhje, dritat përkatëse do të shkëlqejnë 3 herë.

Nëse makineria nuk kalon në fazën e rrotullimit, funksioni i Mbajtjes në Shpëlarje mund të jetë në punë ose sistemi i zbulimit të mbushjes së pabalancuar automatike mund të aktivizohet për shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në makineri.
4.14 Kyçja e derës së ngarkimit
Ekziston një sistem në derën e ngarkimit së makinerisë që parandalon hapjen e derës në rastet kur niveli i ujit është i papërshtatshëm.
Drita e derës së mbushjes do të fillojë të shkëlqejë kur makineria të kalojë në mënyrën e Pushimit. Makineria kontrollon nivelin e ujit brenda. Nëse niveli është i përshtatshëm, drita e Derës së Mbushjes ndriçon në mënyrë të vazhdueshme brenda 1-2 minutave dhe dera e mbushjes mund të hapet.
Nëse niveli është i papërshtatshëm, drita e Derës së Mbushjes fiket dhe dera e mbushjes nuk mund të hapet. Nëse jeni i detyruar që të hapni Derën e Mbushjes ndërkohë që drita e Derës së Mbushjes është e fikur, duhet të anuloni programin aktual; shihni: "Anulimi i programit".
4.15 Ndryshimi i përzgjedhjeve pasi programi të ketë nisur
Kalimi i makinerisë në mënyrën e pushimit
Shtypni butonin Nisje / Pushim për ta kaluar makinerinë në mënyrën e pushimit ndërsa një program është në punë. Drita e fazës në të cilën është makineria fillon të shkëlqejë në treguesin e Ndjekjes së Programit për të treguar që makineria ka kaluar në mënyrën e pushimit. Gjithashtu, kur dera e mbushjes është gati për t'u hapur, edhe drita e Derës së Mbushjes do të ndriçojë në mënyrë të vazhdueshme përveç dritës së fazës së programit.
Ndryshimi i funksionit ndihmës, shpejtësisë dhe temperaturës
Në varësi të fazës në të cilën ka arritur programi, mund të anuloni apo aktivizoni funksionet ndihmëse; shihni, "përzgjedhja e funksioneve ndihmëse"
Mund të ndryshoni gjithashtu dhe përcaktimet për shpejtësinë dhe temperaturën; shihni, "Përzgjedhja e shpejtësisë së rrotullimit" dhe "Përzgjedhja e temperaturës".

Nëse nuk lejohet ndryshimi, drita përkatëse do të shkëlqejë 3 herë.
Shtimi apo nxjerrja e rrobave
- Shtypni butonin Nisje / Pushim për ta kaluar makinerinë në mënyrën e pushimit. Drita e programit të ndjekjes së fazës përkatëse gjatë të cilës makineria ka kaluar në mënyrën e pushimit do të shkëlgejë.
- Prisni derisa Dera e Ngarkimit të mund të hapet.
- Hapni Derën e Ngarkimit dhe shtoni ose nxirrni rroba.
- Mbylleni Derën e Ngarkimit.
- Bëni ndryshime në përcaktimet e funksioneve ndihmëse, temperaturës dhe shpejtësisë nëse duhet.
- Shtypni butonin Nisje / Pushim për të nisur programin.
4.16 Anulimi i programit
Për ta anuluar programin, rrotullojeni çelësin e Përzgjedhjes së Programit duke përzgjedhur një program tjetër. Programi i mëparshëm do të anulohet. Drita Përfundim / Anulim do të shkëlqejë vazhdimisht për të njoftuar që programi u anulua. Funksioni i Pompës aktivizohet për 1-2 minuta pavarësisht hapit të programit, dhe qoftë nëse ka ujë në makineri ose jo. Pas kësaj periudhe, makineria juaj do të jetë gati për të filluar me hapin e parë të programit të ri.

Në varësi të fazës ku u anulua programi, mund t'ju duhet që të vendosni detergjent dhe zbutës sërish për programin e ri që zgjidhët.
4.17 Përfundimi i programit
"End" shfaqet në ekran në fund të programit.
- Prisni derisa drita e derës të ngarkimit të qëndrojë ndezur.
- Shtypni butonin On / Off për ta fikur makinerinë.
- Nxirrni rrobat dhe mbylleni derën e ngarkimit. Makineria juaj është gati për ciklin tjetër të larjes.
4.18 Makineria juaj është e pajisur me një "Metodë Gatishmërie"
Në rastin e mosnisjes së asnjë programi apo pritjes pa bërë ndonjë veprim tjetër kur makineria është ndezur nëpërmjet butonit "Ndezur/Fikur" dhe ndërsa është në fazën e përzgjedhjes ose nëse nuk kryhet ndonjë veprim tjetër afërsisht 2 minuta pasi programi që ju keni përzgjedhur ka përfunduar, makineria juaj do të kalojë automatikisht
në metodën e kursimit të energjisë. Shkëlqimi i treguesit të dritave do të ulet. Gjithashtu, nëse produkti juaj është i pajisur me një ekran që tregon kohëzgjatjen e programit, ekrani do të fiket tërësisht. Në rastin e rrotullimit të çelësit të Përzgjedhjes së Programit apo shtypjes së ndonjë butoni, dritat dhe ekrani do të kthehen në kushtet e tyre të mëparshme. Përzgjedhjet tuaja të bëra gjatë daljes nga metoda e kursimit të energjisë mund të ndryshojnë. Kontrolloni përshtatshmërinë e përzgjedhjes tuaj përpara nisjes së programit. Rregullojeni sërish nëse është e nevojshme. Ky nuk është një defekt.
5 Mirëmbajtja dhe pastrimi
Jeta e shërbimit të produktit zgjatet dhe problemet e hasura shpesh ulen nëse pastrohet në intervale të rregullta.
5.1 Pastrimi i sirtarit të detergjentit
Pastroni sirtarin e detergjentit në intervale të rregulita (çdo 4-5 cikle larjeje) siç tregohen më poshtë me qëllim që të parandaloni grumbullimin e pluhurit të detergjentit me kalimin e kohës.

Ngrite pjesën e pasme të sifonit për ta hequr ashtu siç është ilustruar.

Nëse fillon të grumbullohet përzierje uji dhe zbutësi më shumë se sasia normale në ndarjen e zbutësit, pastroni sifonin.
2 Pastroni sirtarin e detergjentit dhe sifonin me shumë ujë të vakët në një lavaman. Vishni doreza mbrojtëse ose përdorni furçë të përshtatshme për të shmangur prekjen e mbetjeve në sirtar me lëkurën tuaj kur pastroni.
3 Pas pastrimit, vendoseni përsëri sifonin në vendin e tij dhe shtyjeni pjesën e tij të parme poshtë për t'u siguruar që të kapet kllapa e bllokimit.
5.2 Pastrimi i derës së ngarkesës dhe kazanit
Për produktet me program për pastrimin e kazanit, ju lutem shikoni Përdorimi i produktit – Programet.
Për produktet pa pastrim kazani, ndiqni hapat më poshtë për të pastruar kazanin:
Zgjidhni funksionet ndihmëse Ujë Shtesë ose Shpëlarje Ekstra. Përdorni një program Pambuk pa para-larje.
Vendosni temperaturën në nivelin e rekomanduar në agjentin e pastrimit të kazanit i cili mund të ofrohet nga shërbimet e autorizuara. Përdoreni këtë procedurë pa rroba në produkt. Para se të filloni programin, vendosni 1 pako me agjent special për pastrim kazani (nëse nuk gjendet agjenti special, vendosni maks.
100 g pluhur anti-kalkar) në ndarjen kryesore të detergjentit të larjes (ndarja nr. “2”). Nëse anti-kalkari është në formë tableti, vendosni vetëm një tablet në ndarjen kryesore të larjes nr. “2”. Thajeni pjesën e brendshme të gominës me një leckë të pastër pasi programi të ketë mbaruar.

Përsëriteni procesin e Pastrimit të Kazanit çdo 2 muaj,
Përdorni një kundër-gëlqeror të përshtatshëm për makinat larëse.
Pas çdo larjeje kontrolloni që të mos lini asnjë substancë të huaj në kazan.

Nëse vrimat në fryrësin e treguar në figurë janë të bllokuara, hapini duke përdorur një kruajtëse dhëmbësh.

Substancat e metaleve të huaja do të shkaktojnë njolla ndryshku në kazan. Pastrojini njollat në sipërfaqen e kazanit duke përdorur agjentë pastrues për çelik inoksi. Mos përdorni asnjëherë lesh çeliku apo tel leshi.

PARALAJMËRIM: Mos përdorni asnjëherë sfungjer apo materiale fërkimi. Kjo do të dëmtojë sipërfaqet e lyera dhe plastike.
5.3 Pastrimi i trupit dhe panelit të kontrollit
Fshijeni trupin e makinerisë me ujë me sapun ose detergjentë xhel të butë siç duhet, dhe thajeni me një copë të butë.
Përdorni vetëm një copë të butë të thatë për të pastruar panelin e kontrollit.
5.4 Pastrimi i filtrave të marrjes së ujit
Ka një filtër në fund të çdo valvule për marrjen e ujit në pjesën e pasme të makinerisë dhe gjithashtu në të fund të çdo tubi të marrjes së ujit çë janë të lidhur me rubinetin. Këta filtra parandalojnë hyrjen e substancave të huaja dhe papastërtive të ujit në makinën larëse. Filtrat duhet të pastrohen sepse bëhen pis.

1 Mbyllni rubinetet.
2 Hiqni vidat nga tubat e shkarkimit të ujit për të arritur filtrat në valvulat e marrjes së ujit. Fshijni ata me një furçë të përshtatshme. Nëse filtrat janë shumë pis, hiqini me anë të pincave dhe pastrojini.
3 Hiqini filtrat në pjesët fundore të sheshta të tubave të marrjes së ujit bashkë me rondelet dhe pastrojini tëresisht me ujë të rrjedhshëm.
4 Rivendosni rondelet dhe filtrat me kujdes në vendet e tyre dhe shtrëngojini vidat e tubit me dorë.
5.5 Shkarkimi i ujit të mbetur dhe pastrimi i filtrit të pompës.
Sistemi i filtrimit në makinerinë tuaj parandalon artikujt e ngurtë të tilla si kopsat, monedhat dhe fibrat e materialeve që të bllokojnë rrotullimin e pompës gjatë shkarkimit të ujit. Në këtë mënyrë, uji do të shkarkohet pa ndonjë problem dhe jeta e shërbimit të pompës do të zgjatet.
Nëse makineria nuk e bën shkarkimin e ujit, filtri i pompës është i bllokuar. Filtri duhet të pastrohet kur ai bllokohet ose çdo 3 muaj. Uji duhet të shkarkohet paraprakisht për të pastruar filtrin e pompës.
Përveç kësaj, para se të transportoni makinerinë (p.sh. kur lëvizni në një shtëpi tjetër) dhe në rastin e ujit të ngrirë, uji mund të duhet që të shkarkohet plotësisht.

PARALAJMËRIM: Substancat e huaja të lëna në filtrin e pompës mund të dëmtojnë makinerinë tuaj ose mund të shkaktojnë probleme të zhurmës.
PARALAJMËRIM: Nëse produkti nuk përdoret, mbylleni rubinetin, shkëputeni tubin e furnizimit dhe zbrazeni ujin brenda makinës larëse për të mos lejuar mundësinë e ngrirjes në vendin e instalimit.
PARALAJMËRIM: Pas çdo përdorimi mbylleni rubinetin e tubit të furnizimit të produktit.
Me qëllim që të pastroni filtrin e pistë dhe të shkarkoni ujin:
1 Hiqeni nga priza makinën larëse për të ndalin furnizimin me uji.

PARALAJMËRIM: Temperatura e ujit brenda makinerisë mund të ngrihet deri në 90 °C. Për të shmangur rrezikun e djegies, pastroni filtrin pasi makina larëse të ftohet.
2 Hapni kapakun i filtrit.

3 Disa nga produktet tona kanë tub të shkarkimit emergjent dhe disa nuk kanë. Ndiqni hapat më poshtë për të shkarkuar ujin.
Shkarkimi i ujit kur produkti nuk ka një tub të shkarkimit emergjent.

a Vendosni një enë të madhe përballë filtrit për të kapur ujin nga filtri.
b Lironi filtrin e pompës (në drejtim të kundërt të akrepave të orës) derisa uji të fillojë të rrjedhë. Futeni ujin që rrjedh në enën që vendosët përballë filtrit. Mbani gjithmonë një copë leckë të dobishme për të thithur ujin që del jashtë.
c Kur uji brenda makinerisë mbaron, hiqeni filtrin tërësisht duke e rrotulluar.
4 Pastroni ndonjë mbetje brenda filtrit dhe gjithashtu fibrat, nëse ka, rrotull zonës së rrotulluesit të pompës.
5 Montoni filtrin.
6 Nëse kapaku i filtrit është i përbërë nga dy pjesë, mbylleni kapakun e filtrit duke shtypur mbi kllapë. Nëse është me një pjesë, në fillim vendosni kllapat në pjesën e poshtme në vendet e tyre, pastaj shtypeni pjesën e sipërme për ta mbyllur.
6 Specifikimeve teknike
| Pajtimi me Rregulloren e Komisionit të Deleguar (BE) Nr 1061/2010 | |
| Emri i furnitorit ose marka e tregtisë | Beko |
| Emri i modelit | WTE 6532 B0 |
| Kapaciteti nominal (kg) | 6 |
| Klasa e energjisë / Shkalla nga A+++ (Efikasiteti më i lartë) deri në D Efikasiteti më i ulët) | A++ |
| Konsumi vjetor i energjisë (kilovat-orë)(1) | 173 |
| Konsumi i energjisë së programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të plotë (kWh) | 0.940 |
| Konsumi i energjisë së programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (kWh) | 0.630 |
| Konsumi i energjisë së programit standard 40°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (kWh) | 0.630 |
| Konsumi i energjisë në “modalitet të fikur” (W) | 0.250 |
| Konsumi i energjisë në “modalitet të lënë ndezur” (W) | 1.000 |
| Konsumi vjetor i ujit (l)(2) | 8580 |
| Klasa e efikasitetit të tharjes me centrifugim / Shkalla nga A (Efikasiteti më i lartë) deri në G Efikasiteti më i ulët) | C |
| Shpejtësia maksimale e centrifugimit (rpm) | 1000 |
| Përmbajtja e lagështisë së mbetur (%) | 62 |
| Programi standard i pambukut(3) | Ekologjike për pambukun në 60°C dhe 40°C |
| Koha e programimit të programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të plotë (min) | 196 |
| Koha e programimit të programit standard 60°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (min) | 176 |
| Koha e programimit të programit standard 40°C të pambukut me ngarkesë të pjesshme (min) | 166 |
| Kohëzgjatja e modalitetit të lënë ndezur (min) | N/A |
| Emetimet e zhurmës akustike gjatë larjes/centrifugimit (dB) | 60/78 |
| E brendshme | Non |
| Lartësi (cm) | 84 |
| Gjerësi (cm) | 60 |
| Thellësi (cm) | 41.5 |
| Peshë neto (±4 kg) | 56 |
| Me një grykë uji / Me dy gryka uji | • / - |
| • Në dispozicion | |
| Elektriciteti (V/Hz) | 230 V / 50Hz |
| Rrymë elektrike totale (A) | 10 |
| Forca totale (W) | 1550 |
| Shifër për modeli kryesore | 9213 |
| (1) Konsumi i energjisë së bazuar në 220 cikle standarde larjeje për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumi i modaliteteve me fuqi të ulët. Konsumi aktual i energjisë varet nga mënyra si përdoret pajisja. | |
| (2) Konsumi i ujit i bazuar në 220 ciklet standarde të larjes për programet e pambukut në 60°C dhe 40°C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi aktual i ujit varet nga mënyra si përdoret pajisja. | |
| (3) “Programi standard 60°C i pambukut” dhe “programi standard 40°C i pambukut” janë programet standarde të larjes me të cilat lidhet informacioni në etiketë dhe këto programe janë të përshtatshme për të pastruar rrobat me ndotje normale dhe se janë programet më efikase për sa i përket konsumit të energjisë dhe ujit. | |
| Specifikimet teknike mund të ndryshohen pa paralajmërim për të përmirësuar cilësinë e produktit. | |
7 Zgjidhja e defekteve
| Programi nuk fillon pas mbylljes të derës. |
| Butoni Nisje / Pushim / Anulim nuk është shtypur. >>> *Shtypni butonin Nisje / Pushim / Ndalim. |
| Programi nuk mund të niset apo përzgjidhet. |
| Makina larëse ka kaluar në metodën e mbrojtjes së vetes për shkak të një problemi furnizimi (tensioni i rrjetit, presioni i ujit etj.) >>> Për ta anuluar programin, rrotullojeni çelësin e Përzgjedhjes së Programit duke përzgjedhur një program tjetër. Programi i mëparshëm do të anulohet. (Shihni "Anulimi i programit") |
| Ujë në makineri. |
| Një sasi uji mund të ketë mbetur në produkt për shkak të proceseve të kontrollit të cilësisë në prodhim. >>> Ky nuk është një defekt; uji nuk është i dëmshëm për makinerinë. |
| Makineria dridhet ose bën zhurmë. |
| Makineria mund të mos jetë e balancuar. >>> Bregulloni këmbët që të vendosni në nivel makinerinë.Një substancë e fortë mund të ketë hyrë në filtrin e pompës. >>> Pastro filtrin e pompës.Bulonat e sigurisë së transportit nuk janë hequr. >>> Hiqni bulonat e sigurisë së transportit.Sasia e rrobave në makineri mund të jetë shumë e vogël. >>> Shtoni më shumë rroba në makineri.Makina mund të jetë mbingarkuar me rroba. >>> Hiqni disa nga rrobat nga makineria ose shpërndajeni me dorë ngarkesën për ta balancuar në mënyrë homogjene në makineri.Makineria mund të jetë mbështetur mbi një send të ngurtë. >>> Sigurohuni që makineria të mos mbështetet në ndonjë gjë. |
| Makineria ndaloi pak pasi programi nisi. |
| Makineria mund të ketë ndaluar përkohësisht për shkak të një tensioni të ulët. >>> Ajo do të rifillojë punën kur tensioni të shkojë në nivelin normal. |
| Koha e programit nuk numëron së prapthi. (Në modelet me ekran) |
| Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë marrjes së ujit. >>> Treguesi i kohëmatësit nuk do të numërojë së prapthi derisa makineria të marrë sasinë e përshtatshme të ujit. Makineria do të presë derisa të ketë sasi të mjaftueshme uji për të shmangur rezultatet e dobëta të larjes për shkak të mungesës së ujit. Pas kësaj treguesi i kohëmatësit do të rifillojë numërimin së prapthi.Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë marrjes së ujit. >>> Treguesi i kohëmatësit nuk do të numërojë së prapthi derisa makineria të ketë arritur temperaturën e përzgjedhur.Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë fazës së rrotullimit. >>> Sistemi i gjurmimit automatik të ngarkesës së pabalancuar mund të vihet në punë për shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në kazan. |
INFORMACIONE |
| Makineria nuk kalon në fazën e rrotullimit kur rrobat nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në kazan për të parandaluar ndonjë dëmtim të makinerisë dhe mjedisit rrethues. Rrobat duhet të rregullohen sërish dhe të rrotullohen sërish. |
Po del shkumë nga sirtari i detergjentit
- Êshtë përdorur më tepër detergjent sesa duhet. >>Përzjeni 1 lugë gjelle zbutës dhe ½ l ujë dhe derdheni në ndarësen e larjes kryesore të sirtarit të detergjentit.

INFORMACIÓN
Vendosni detergjent në makineri në përshtatje me programet dhe ngarkesat maksimale të treguara në "Tabelën e programit dhe konsumit". Kur përdorni kimikate shtesë (heqës njollash, zbardhues e kështu me radhë), ulni sasinë e detergjentit.
Rrobat ngelen të lagura në fund të programit
- Mund të ketë patur shkumë të tepërt dhe sistemi i thithje automatike të shkumës mund të jetë aktivizuar për shkak të përdorimit të një sasie të madhe detergjenti. >>> Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit.

INFORMACIÓN
Makineria nuk kalon në fazën e rrotullimit kur rrobat nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në kazan për të parandaluar ndonjë dëmtim të makinerisë dhe mjedisit rrethues. Rrobat duhet të rregullohen sërish dhe të rrotullohen sërish.

KUjDES
Nëse nuk arrini ti zgjidhni problemet megjithëse i keni ndjekur udhëzimet në këtë pjesë, këshillohuni me shitësin tuaj apo Agjentin e Autorizuar të Shërbimit. Mos u përpiqni asnjëherë të rregulloni vetë një produkt që nuk funksionon.




INFORMACIONE