SBS350 - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas SBS350 BEKO në format PDF.

BEKO SBS350 - Frigorifer
📄 541 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO SBS350 - page 271
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Frigorifer-ngrirës
Marka Beko
Modeli SBS350
Dimensionet (G x T x L) 910 x 670 x 1770 mm
Furnizimi me energji 230 V ~ 50 Hz
Klasa klimatike SN, N, ST, T (10 °C deri 43 °C)
Ftohës R600a (izobutani)
Kapaciteti i rezervuarit të ujit 3 L
Funksionet SMART, ECO, SUPER FTOHJE, SUPER NGRIRJE
Intervali i temperaturës së frigoriferit 2 °C deri 8 °C
Intervali i temperaturës së ngrirësit -14 °C deri -22 °C
Alarm për hapjen e derës Po, pas 90 sekondash
Bllokimi i fëmijëve Po, aktivizimi pas 25 sekondash
Ndriçimi i brendshëm LED, klasa G
Numri i dyerve 2
Shpërndarësi i ujit Po, me rezervuar të brendshëm
Aksesorët Rafte të lëvizshme, mbajtëse dere, enë për perime
Siguria Tokëzim, siguri për fëmijë, vulë magnetike
Mirëmbajtja Pastrim i rregullt i brendshëm, kontroll i vrimës së kullimit
Pjesët rezervë Të disponueshme për 10 vjet
Garancia 24 muaj

Pyetjet më të shpeshta - SBS350 BEKO

Si të rregulloni temperaturën e frigoriferit dhe ngrirësit?
Përdorni butonat në panelin e kontrollit. Shtypni butonin e majtë për të rregulluar temperaturën e ngrirësit midis -14 °C dhe -22 °C. Shtypni butonin e djathtë për të rregulluar temperaturën e frigoriferit midis 2 °C dhe 8 °C ose në OFF.
Çfarë të bëni nëse alarmi i hapjes së derës aktivizohet?
Alarmi zanor tregon se dera ka mbetur e hapur më shumë se 90 sekonda. Mbylleni menjëherë. Kontrolloni që asgjë të mos pengojë mbylljen e plotë.
Si të aktivizoni modalitetin SUPER NGRIRJE?
Shtypni disa herë butonin e përzgjedhjes së modalitetit derisa të shfaqet simboli SUPER NGRIRJE. Modaliteti çaktivizohet automatikisht pas rreth 50 orësh. Aktivizojeni 24 orë përpara ngrirjes së sasive të mëdha të ushqimit.
Si të pastroni brendësinë e frigoriferit?
Shkëputni pajisjen ose fikni rrymën. Hiqni ushqimet dhe aksesorët. Pastroni me një leckë të butë dhe ujë të ngrohtë me sapun neutral. Shpëlajeni dhe thajeni. Asnjëherë mos përdorni detergjentë gërryes.
Çfarë të bëni nëse uji grumbullohet në fund të frigoriferit?
Kjo tregon ndoshta një vrimë kullimi të bllokuar. Pastrojeni me një shtupë pambuku ose një tel të hollë. Kontrolloni rregullisht këtë vrimë për të shmangur grumbullimet.
Si të përdorni shpërndarësin e ujit?
Hapni kapakun e rezervuarit të ujit brenda frigoriferit. Mbushni me ujë të pijshëm deri në vijën 3 L. Mbyllni kapakun. Për të shpërndarë, shtypni butësisht grykën me një gotë.
A mund të ngrij ushqime të freskëta në këtë frigorifer?
Po, ndarja e ngrirësit është e destinuar për ngrirje. Mos ngrini më shumë se sasia maksimale e treguar në etiketë. Aktivizoni funksionin SUPER NGRIRJE 4 deri 6 orë përpara për ngrirje të shpejtë.
Çfarë të bëni në rast të ndërprerjes së zgjatur të rrymës?
Shmangni hapjen e dyerve. Pasi të rikthehet rryma, kontrolloni gjendjen e ushqimeve. Nëse ndërprerja zgjat më shumë se koha e specifikuar e rritjes, konsumoni shpejt ushqimet e shkrira ose ringrini ato pas gatimit.
Si të bllokoni butonat e panelit të kontrollit?
Mbajeni të shtypur butonin Lock (bllokim) për 3 sekonda. Simboli i bllokimit ndizet. Për të zhbllokuar, mbajeni të njëjtin buton të shtypur për 1 sekondë.
Cilat janë zhurmat normale të pajisjes?
Kompresori dhe qarku ftohës prodhojnë zhurma funksionimi ( gumëzhimë, gurgullimë). Nëse ndodhin zhurma të pazakonta, kontrolloni që pajisja të jetë e niveluar (rregulloni këmbët) dhe të mos prekë murin ose objekte të tjera.

Pyetjet e përdoruesve rreth SBS350 BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SBS350 - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SBS350 e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT SBS350 BEKO

Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.

Në interes të sigurisë suaj dhe për të siguruar përdorimin e duhur, përpara se ta instaloni dhe ta përdorni pajisjen për herë të parë, lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi, përfshirë sugjerimet dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabimet dhe aksidentet e panevojshme, është e rëndësishme të siguroheni që të gjithë personat që përdorin pajisjen të jenë plotësisht të njohur me funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë.

Ruani këtë udhëzim dhe sigurohuni që të mbetet me pajisjen nëse ajo zhvendoset ose shitet, në mënyrë që të gjithë që e përdorin atë gjatë gjithë jetëgjatësisë së saj të jenë të informuar siç duhet për përdorimin dhe sigurinë e pajisjes.

Për sigurinë e jetës dhe pronës ruajini masat paraprake të këtyre udhëzimeve të përdoruesit pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga pakujdesia.

Siguria e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara fizike

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurishë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira.

- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë me pajisjen.

- Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes nuk duhet të bëhen nga fëmijët përveç nëse janë të moshës 8 vjeç e lart dhe me mbikëqyrje.

- Mbajeni të gjithë paketimin larg fëmijëve. Ekziston rreziku nga mbytja.

- Nëse shkëputni pajisjen, hiqeni kabllon nga priza, shkëputni kabllon lidhëse (sa më afër pajisjes që mundeni) dhe largoni derën që të parandaloni fëmijët të pësojnë goditje elektrike ose të mbyllen në të.

- Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta hiqni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

BEKO SBS350 - Siguria e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara fizike - 1

Informacion sigurie

Siguri e përgjithshme

⚠️ PARALAJMËRIM! Mbani hapjet e ventilimit, në kabinën e pajisjes ose në strukturën e integruar, pa pengesa.

PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që janë të rekomanduara nga prodhuesi.

PARALAJMËRIM! Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

⚠️ PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje të tjera elektronike (siç janë prodhuesit e akullores) brenda pajisjeve të frigoriferit, përveç nëse janë aprovuar për këtë qëllim nga prodhuesi.

PARALAJMËRIM! Mos e prekni llambën e ndriçimit nëse ka qenë e ndezur për një kohë të gjatë, pasi që mund të jetë shumë e nxehtë.¹)

PARALAJMËRIM! Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që priza të mos jetë shtypur ose dëmtuar.

PARALAJMËRIM! Mos vendosni priza të shumëfishta ose kabllo furnizimi të lëvizshme në pjesën e pasme të pajisjes.

  • Mos futni substanca eksplozive siç janë kanaçet aerosol me shtytëse të ndezshme në këtë pajisje.
  • Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm.

- Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohës të mos dëmtohet.

- Shmangni zjarret e hapura dhe burimet ndezëse.

- Ajroseni tërësisht dhomën në të cilën është vendosur pajisja.

- Ēshtë e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

- Kjo pajisje është e destinuar të përdoret në shtëpi dhe përdorime të ngjashme, si:

- Zonat me gjësende të kuzhinave në dyqane, zyra dhe mjedise punimi të tjera;

- Shtëpi farmash.

- Nga klientët në hotele, motele dhe mjedise banimi të tjera;

  • Ambiente të tipit fjetje me mëngjes;
  • në katering dhe përdorime të ngjashme jo për shitje.

⚠️ PARALAJMËRIM! Çdo komponentë elektrike (prizë, kabllo e energjisë, kompresor dhe të tjera.) duhet të zëvendësohen nga një agjent i çertifikuar shërbimi ose personeli i kualifikuar i shërbimit.

PARALAJMËRIM! Llamba ndriçuese e furnizuar me këtë pajisje është “llambë ndriçuese për përdorim special”. Kjo “llambë për përdorim special” nuk përdoret për ndriçime shtëpiake.¹)

  • Kabllo e energjisë nuk duhet të zgjatet.
  • Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet dhe mund të shkaktojë zjarr.
  • Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
  • Mos e tërhiqni kabllon e rrjetit.
  • Nëse priza elektrike është e lirshme, mos e futni në rrymë. Ekziston rrezik nga goditja elektrike ose zjarri.
  • Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa llambë.
  • Pajisja është e rëndë. Duhet pasur kujdes gjatë lëvizjes së pajisjes.
  • Mos hiqni dhe mos prekni gjësende nga ndarja e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
  • Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

Përdorim i përditshëm

  • Mos futni gjësende të nxehta në pjesën plastike të pajisjes.
  • Mos vendosni produkte ushqimore direkt kundër murit të pasmë.
  • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
  • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
  • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.

⚠️ Informacion sigurie

- Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në pjesën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.

- Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.

- Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, luteni që të respektoni udhëzimet në vijim.

- Hapja e derës për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme të temperaturës në pjesë të pajisjes.

- Pastrojini rregullisht sipërfaqet që kanë kontakt me ushqimin dhe sistemin e aksesueshëm të kullimit.

- Pastrojini rezervarët e ujit nëse nuk janë përdorur për 48h; shpëlajeni sistemin e ujit të lidhur me ujësjellësin nëse uji nuk është nxjerrë për 5 ditë.

- Mishin dhe peshkun e papërpunuar ruajini në enë të përshtatshme në frigorifer, që të mos vijnë në kontakt me ose të kullojnë në ushqime të tjera.

- Ndarjet e ushqimeve të ngrira me dy-yje (nëse janë prezente në pajisje) janë të përshtatshme për të ruajtur ushqime të ngrira paraprakisht, ruajtjen dhe përgatitjen e akullores si dhe përgatitjen e kubeve të akullit.

- Ndarjet me një-, dy-dhe tre-yje (nëse janë prezent në pajisje) nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.

- Nëse pajisja është bosh për një kohë të gjatë, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe mbajeni derën të hapur për të parandaluar krijimin e mykut brenda pajisjes.

Mirëmbajtja dhe pastrimi

- Para veprimeve të mirëmbajtjes, fikeni pajisjen dhe higeni nga priza.

- Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.

- Mos përdorni objekte të mprehta për të hequr akull nga pajisja. Përdorni gërvues plastikë. 1)

- Rregullisht kontrolloni kulluesen në frigorifer për ujë të shkrirë. Nëse është e nevojshme, pastrojeni kulluesen.

Nëse kulluesja është e bllokuar, uji do të mblidhet në fund të pajisjes. 2)

Instalimi

E rëndësishme! Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.

- Shpaketojeni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku e keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.

- Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.

- Duhet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajri, pasi mungesa e ajrit do të shkaktojë mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.

- Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit) dhe për të shmangur djegiet e mundshme.

- Pajisja nuk duhet të vendoset pranë radiatorëve apo sobave.

- Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas instalimit të pajisjes.

Servisimi

- Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.

- Servisimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar servisi dhe duhen të përdoren vetëm pjesë originale për zëvendësim.

Kursimi i energjisë

- Mos futni ushqim të nxehtë në pajisje;

- Mos e paketoni ushqimin afër me njëri tjetrin, pasi që kjo pengon qarkullimin e ajrit;

- Sigurohuni që ushqimi nuk prek pjesën e pasme të ndarësit;

BEKO SBS350 - Kursimi i energjisë - 1

Informacion sigurie

  • Nëse fiket rryma, mos e hapni derën (dyert);
  • Mos e hapni derën (dyert) shpeshherë;
  • Mos e mbani të hapur derën (dyert) për një kohë shumë të gjatë;
  • Mos e vendosni termostatin në temperatura shumë të ftohta;
  • Të gjithë aksesorët, si sirtarët, raftet e ballkoneve, duhet të mbahen aty për konsumim më të ulët të energjisë.

Mbrojtja e mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet lokale. Shmangni dëmtimet në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin 🏠 janë të riciklueshme.

BEKO SBS350 - Mbrojtja e mjedisit - 1

Simboli në produkt apo në paketimin e tij tregon që ky produkt nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj duhet të dërgohet në pika të përshtatshme grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Duke u siguruar që ky produkt është asgjësuar në mënyrë korrekte, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat përndryshe mund të shkaktohen nga trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të këtij produkti. Për më shumë informacione të detajuara për riciklimin e këtij produkti, lutemi të kontaktoni autoritetet tuaja lokale, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku e keni blerë produktin.

BEKO SBS350 - Mbrojtja e mjedisit - 2

Informacion sigurie

Materialet e paketimit

Materialet me simbolin janë të riciklueshme. Hidheni paketimin në një enë të përshtatshme grumbullimi për ta ricikluar.

Asgjësimi i pajisjes

  1. Shkëputeni spinën nga priza.
  2. Prisni kabllon e rrjetit dhe hidheni atë.

BEKO SBS350 - Asgjësimi i pajisjes - 1

PARALAJMËRIM!

Gjatë përdorimit, shërbimit dhe asgjësimit të pajisjes, luteni t'i kushtoni vëmendje simbolit të ngjashëm me anën e majtë, i cili gjendet në pjesën e pasme të pajisjes (panelit të pasmë ose kompresorit) dhe me ngjyrë të verdhë ose portokalli.

Ky është simboli i paralajmërimit të rrezikut nga zjarri. Ka materiale të ndezshme brenda tubave të frigoriferit dhe kompresorit. Luteni që t'i rrini larg burimeve të zjarrit gjatë përdorimit, shërbimit dhe asgjësimit.

Raftet e frigoriferit Raftet e frigoriferit Raftet e frigoriferit në derë Raftet e frigoriferit në derë Kapakët e sirtarëve të frigoriferit Sirtarët e frigoriferit Këmbëzat e nivelimit Kapakët e ndarjes për perime në frigorifer Ndarjet për perime në frigorifer

Shënimet fotografike të mësipërme janë vetëm për informacion në lidhje me pjesët e pajisjes. Pajisja aktuale mund të ndryshojë.

Heqja e derës

Veglat e nevojshme: Kaçavidë Phillips, kaçavidë me tehe të sheshtë.

  • Sigurohuni që pajisja është shkëputur nga priza dhe është bosh.
  • Për të hequr derën, është e nevojshme të anoni njësinë prapa. Duhet ta lini njësinë të pushojë në diçka të ngurtë për të mos rrëshqitur gjatë procesit të kthimit.
  • Të gjitha pjesët e hequra duhet të ruhen për të bërë riinstalimin e derës.
  • Mos e vendosni njësinë e sheshtë pasi kjo mund të dëmtojë sistemin e ftohësit.
  • Është e preferueshme që 2 persona të trajtojnë njësinë gjatë montimit.
  • Zhvidhosni kapakun e menteshës duke përdorur një kaçavidë Philips.

BEKO SBS350 - Heqja e derës - 1

  1. Shkëputni mbrojtësin.

BEKO SBS350 - Heqja e derës - 2

  1. Zhvidhosni menteshën e sipërme.

BEKO SBS350 - Heqja e derës - 3

  1. Ngrini derën dhe vendoseni në një sipërfaqe të butë. Pastaj hiqni derën nga menteshat e poshtme.

BEKO SBS350 - Heqja e derës - 4

  1. Pasi të jetë instaluar njësia, instaloni derën në menteshat e kundërta.

Instalimi

Ambienti i duhur

• Zgjidhni një vend pa ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit; • Zgjidhni një vend me hapësirë të mjaftueshme që dera e frigoriferit të hapet lehtësisht; • Zgjidhni një vend me sipërfaqe të sheshtë (ose pothuajse të sheshtë); • Lini hapësirë të mjaftueshme për ta vendosur frigoriferin në një sipërfaqe të sheshtë; • Lini hapësirë të lirë në anën e djathtë, të majtë, të pasme dhe të sipërme gjatë instalimit. Kjo do të ndihmojë në uljen e konsumit të energjisë dhe uljen e faturave të energjisë elektrike.

E C D B A

G F

A910
B670
C1770
Dmin=50
Emin=50
F1800
G1560
H135°

Nivelimi i njësisë

Derë

BEKO SBS350 - Nivelimi i njësisë - 2

Niveloni dhe sigurojeni frigoriferin duke rregulluar këmbët.

  • Kthejini këmbët në drejtim të akrepave të orës për t'i ngritur me dorë.
  • Kthejini këmbët në drejtim të kundërt të akrepave të orës për t'i ulur me dorë.

Pozicionimi

Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës të treguar në tabelën e karakteristikave në pajisje:

për pajisjet frigoriferike me klasën e klimës:

  • Temperaturë e zgjatur: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 10 °C deri 32 °C; (SN)
  • E butë: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 16 °C deri 32 °C; (N)
  • Subtropikale: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 16 °C deri 38 °C; (ST)
  • Tropikale: kjo pajisje frigoriferike është destinuar të përdoret në ambient me temperaturë nga 16 °C deri 43 °C; (T)

Lokacioni

Pajisja duhet të montohet larg nga burimet e nxehtësisë siç janë: radiatorët, bojlerët, drita direkte e diellit etj. Sigurohuni që ajri mund të qarkullojë lirshëm rreth pjesës së pasme të kabinetit. Për të siguruar performancë më të mirë, nëse pajisja është e vendosur poshtë murit të varur, distanca minimale mes kabinetit të epërm dhe murit duhet të jetë të paktën 50mm. Megjithatë do të ishte ideale që pajisja të mos vendoset poshtë murit të varur. Nivelizimi i saktë duhet të sigurohet me një ose më shumë këmbëza që mund të rregullohen në bazamentin e kabinetit.

Kjo pajisje ftohëse nuk është destinuar për përdorim si pajisje montuese.

BEKO SBS350 - Lokacioni - 1

PARALAJMËRIM! Duhet të jetë e mundur shkëputja e pajisjes nga furnizimi me energji elektrike; prandaj priza duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas montimit.

Lidhja elektrike

Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave të përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj. Pajisja duhet të tokëzohet. Spina e kabllos së ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e furnizimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçist. Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme. Kjo pajisje është në përputhje me Direktivën E.E.C.

Përdorimi i tabelës së kontrollit

ProSmart Inverter 88 °C OFF -88 °C 6 4 3 1 A B C 1 3" 1 3" D 7 5 2 B D

Tastierët

A Shtypni për të vendosur temperaturën e ngrirësit nga -14°C në -22°C. Shtypni për të vendosur temperaturat e frigoriferit (në anën e djathtë) nga 2°C në 8°C dhe "OFF". Shtypni për të zgjedhur modalitetin e funksionimit SMART, ECO, SUPER COOLING, SUPER FREEZING dhe cilësimet e përdoruesit (nuk ka simbole në ekran). D Shtypni butonin 3sec dhe mbajeni për 3 sekonda për të kyçur butonat e tjerë. Duke shtypur një herë dhe duke mbajtur për 1 sekondë, funksionet do të shkyçen.

Ekrani

SUPER COOLING ftoh ndarjen e frigoriferit në temperaturën më të ulët siç është projektuar. Pas përafërsisht. 2.5 orë, cilësimi i temperaturës do të kthehet në modalitetin e mëparshëm të cilësimit të përdoruesit. 2 SUPER FREEZING ftoh ndarjen e frigoriferit në temperaturën më të ulët siç është projektuar. Pas përafërsisht. 50 orë, cilësimi i temperaturës do të kthehet në modalitetin e mëparshëm të cilësimit të përdoruesit. Këshilla: Êshtë më mirë të aktivizoni modalitetin SUPER FREEZING 24 orë më herët, përpara se të vendosni një sasi të madhe ushqimi në ndarjen e ngrirjes. 3 Simboli LOCK (Kyçja)i ndizet nëse butonat janë të kyçur. 4 Në modalitetin SMART, frigoriferi rregullon automatikisht temperaturën e të dy ndarjeve sipas temperaturës së ambientit dhe temperaturës së brendshme. 5 Në modalitetin ECO, frigoriferi është në cilësimin me konsumin më të ulët të energjisë elektrike. 6 Shfaqja e temperaturës në ndarjen e ngrirësit. 7 Shfaqja e temperaturës në ndarjen e frigoriferit. 8 Kyçja prindërore do të anulohet pas ndërprerjes së energjisë. Kyçja prindërore do të jetë automatikisht e vlefshme 25 sekonda pas operacionit të fundit. Ekrani do të fiket automatikisht 2 minuta pas operacionit të fundit. 9 Disa veçori mund të mos jenë të zbatueshme në këtë model.

Alarmi i derës së hapur

Nëse dera është e hapur për 90 sekonda, bie një alarm periodik derisa dera të mbyllet.

Përdorimi ditor

Para se të përdorni dispenserin e ujit për herë të parë, hiqeni depozitën me ujë të pastër që ndodhet brenda frigoriferit.

  1. Ngrijeni dhe hiqeni ballkonin e depozitës në fillim, më pas hiqeni depozitën e ujit me kapak. Hiqeni kapakun për ta larë dhe pastruar depozitën dhe kapakun.

BEKO SBS350 - Përdorimi ditor - 1

  1. Pasi ta keni pastruar, vendoseni përsëri depozitën e ujit, kapakun dhe ballkonin e depozitës siç tregohet më poshtë.

BEKO SBS350 - Përdorimi ditor - 2

  1. Pastrojeni levën e dispenserit jashtë derës së frigoriferit.

BEKO SBS350 - Përdorimi ditor - 3

Mbushja e depozitës së ujit me ujë

  1. Hapni kapakun e vogël

BEKO SBS350 - Mbushja e depozitës së ujit me ujë - 1

  1. Mbusheni depozitën e ujit me ujë të pijshëm deri te vija 3 L.
  2. Mbylleni kapakun e vogël mbi kapak

Nxjerrja e ujit

Për të nxjerrë ujë, shtyjeni me kujdes levën e dispenserit, duke përdorur një gotë ose enë. Për ta ndaluar nxjerrjen e ujit, largojeni gotën nga leva e dispenserit.

BEKO SBS350 - Nxjerrja e ujit - 1

Përdorimi i parë

Pastrimi i pjesës së brendshme

Përpara se të përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e saj të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, dhe më pas thajeni tërësisht.

E rëndësishme! Mos përdorni detergjentë apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.

Përdorimi i përditshëm

Lloji i ushqimitVendi në frigorifer
VezëtNdarësët ë der
Produktet e quën ëshëit (gjalp , djath )Nëse disponohet me një ndarje ose seksion biofresh për qse ën t fresk t. Raftet e poshtme
Frutat, perimet dhe sallataKuti frutash dhe perimesh, sirtar frutash dhe perimesh ose ndarje EverFresh+ (nëse është e disponueshme)
Mish i freskët,ëshëez , peshk i fresk t, salci e,quët ime t gatuaraNëse disponohet me një ndarje ose seksion biofresh për qse ën t fresk t. Raftet e poshtme
Ushqinëe ë p rgatitura, produkëe t paketuara, ushqime të konservuara, produkte turshiRaftet e sipërneëose ndarja n der
Pije, shishe, erëza, ushqimeNdarje në derë
MbetjetRafti i mesëm

Udhëzim për ruajtjen e ushqimit të freskët:

Ruajtja në ndarjen e ushqimit të freskët:

  • Mbajeni frigoriferin në temperaturën e rekomanduar deri në 4°C.
  • Ushqimi i ruajtur duhet të mbështillet mirë për të shmangur ndryshimet në erë ose shije.
  • Mos mbani sasi të tepërta ushqimesh në frigorifer. Lini hapësira midis ushqimeve për të lejuar

që ajri i ftohtë të qarkullojë rreth ushqimeve për të arritur ftohje të mirë dhe më homogjene.

  • Për të lejuar kohë të shkurtra hapjeje të derës, ushqimi që hahet çdo ditë duhet të ruhet në pjesën e përparme të raftit.
  • Lini një hapësirë midis ushqimit dhe mureve të brendshme, duke lejuar rrjedhjen e ajrit. Nëse e mbani ushqimin në murin e pasmë, ushqimi mund të ngrijë në murin e pasmë.
  • Ushqimi i nxehtë dhe i gatuar duhet të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se të vendoset në pajisje. Më pas, mund të ruani ushqim të nxehtë në raftet e poshtme të frigoriferit tuaj. Mos vendosni ushqim të nxehtë pranë ushqimeve që prishen.
  • Shkrini ushqimet e ngrira në ndarjen e ushqimeve të freskëta. Në këtë mënyrë ju mund të përdorni ushqime të ngrira për të ftohur ndarjen e ushqimit të freskët dhe për të kursyer energji.
  • Nëse frutat tropikale të papjekura (mango, pjepër, papaja, banane, ananasi) ruhen në frigorifer, procesi i plakjes mund të përshpejtohet dhe nuk rekomandohet sepse shkakton një kohë më të shkurtër ruajtjeje. Megjithatë, pjekja e frutave shumë jeshile (mollë, dardhë) mund të avancohet për një periudhë të caktuar në ndarjen e frigoriferit. • Qepët, hudhrat, xhenxhefili dhe perimet e tjera me rrënjë duhet të ruhen në ambiente të errëta dhe të freskëta, jo në frigorifer.
  • Kur ushqimi i prishur gjendet në frigorifer, ai duhet të hidhet. Kur vëreni ushqim të prishur, pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit ose aksesorët që kanë qenë në kontakt për të parandaluar kontaminimin.

- Enët e mëdha me ushqime, si supat ose zierjet, mund të ndahen në enë më të cekëta për t'u ftohur shpejt në frigorifer.

Për të shmangur lëndimin, copat e mëdha të mishit të zier dhe shpendëve të plota duhet të ndahen në copa më të vogla.

  • Mos ruani ushqime të pa ambalazhuara pranë vezëve.
  • Mbajini frutat dhe perimet të ndara dhe ruajini në të njëjtën mënyrë: mollë me mollë, karrota me karrota. Frutat dhe perimet lëshojnë gazra të ndryshëm që mund të bëjnë që të tjerët të përkeqësohen.
  • Hiqni zarzavatet me gjethe nga qeset plastike, mbështillini me letër ose peshqir kuzhine përpara se t'i ruani në frigorifer. Mos harroni t'i thani ato nëse janë larë ose lagur përpara se t'i ruani.
  • Ruani frutat dhe perimet që mund të thahen në qese plastike të shpuara ose të shkrifëta për të mbajtur një mjedis të lagësht duke lejuar ende ajrin të qarkullojë.
  • Ushqime të ndryshme duhet të vendosen në zona të ndryshme sipas vetive të tyre:

"Ju lutemi kontrolloni klasën e duhur të klimës së pajisjes tuaj të vlerësuar në pllakën e të dhënave." Një nga informacionet më poshtë zbatohen për pajisjen tuaj sipas klasës së vlerësuar të klimës.

• SN: Zgjeruar mesatarisht: Ky ftohës është menduar për përdorim në temperaturat e ambientit që variojnë nga 10°C deri në 32°C • N: E moderuar: Ky ftohës është menduar për përdorim në temperaturat e ambientit nga 16°C deri në 32°C • ST: Subtropikale: Ky ftohës është menduar për përdorim në temperaturat e ambientit nga 16°C deri në 38°C • T: Tropikale: Ky ftohës është menduar për përdorim në temperaturat e ambientit nga 16°C deri në 43°C

Ruajtja e ushqimit në frigorifer:

- Rekomandohet që ngrirja të vendoset në -20°C me përjashtim të kushteve ekstreme mjedisore.

• 4-6 orë para ngrirjes, aktivizoni funksionin e ngrirjes së shpejtë për të mundësuar ngrirje më të shpejtë.

- Ushqimi i ngrirë duhet të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se të vendoset në ndarjen e ngrirjes.

- Ushqimi i prerë në pjesë të vogla do të ngrijë më shpejt dhe do të jetë më i lehtë për t'u shkrirë dhe gatuar.

- Etiketat i mbani mend: paketoni ushqimin përpara se ta vendosni në ngrirje.

- Për të shmangur skadimin e periudhës së ruajtjes, kushtojini vëmendje datës së ngrirjes, afatit kohor dhe emrit të ushqimit në paketim, në përputhje me periudhat e ruajtjes së ushqimeve të ndryshme.

- Mos e tejkaloni kohën e ruajtjes së ushqimit të rekomanduar nga prodhuesit. Hiqni nga ngrirja vetëm atë sasi të ushqimit që ju nevojitet.

- Konsumoni shpejt ushqimin e shkrirë. Ushqimi i shkrirë nuk mund të ngrihet përsëri nëse nuk është gatuar. Nuk është i sigurt për të konsumuar ushqime të freskëta të papjekura të ngrira.

- Kur ngrini ushqime të freskëta, shmangni kontaktin e tyre me ushqime tashmë të ngrira. Mund të shkaktojë shkrirjen e ushqimeve tashmë të ngrira.

Kur ruani ushqime të ngrira komerciale, ndiqni këto udhëzime:

Ndiqni gjithmonë udhëzimet e prodhuesit për sa kohë duhet të ruani ushqimin. Mos i anashkaloni këto udhëzime:

- Përpiquni ta mbani sa më të shkurtër kohën ndërmjet blerjes dhe ruajtjes, për të ruajtur cilësinë e ushqimit.

- Blini ushqime të ngrira që janë ruajtur në -18°C ose më të ulët.

- Shmangni blerjen e ushqimeve që kanë akull ose ngrica në paketim - Kjo tregon se produktet mund të jenë shkrirë pjesërisht dhe të ngrihen përsëri në një moment - rritja e temperaturës ndikon në cilësinë e ushqimit.

- Ju rekomandojmë një cilësim të temperaturës prej 4°C për ndarjen e ushqimeve të freskëta dhe -20°C për ndarjen e ngrirësit për të arritur ruajtje më të mirë të ushqimit.

- Me përjashtim të kushteve ekstreme të ambientit, nëse temperatura është vendosur në vlerat e rekomanduara si +4°C/-20°C, freskia totale do të zgjerohet në ndarjet e ushqimeve të freskëta dhe në frigorifer. Nëse temperatura e ndarjes për ushqimet e freskëta është vendosur në një nivel më të ulët, frutat dhe perimet e freskëta mund të jenë pjesërisht të ngrira ose të ekspozuara ndaj të ftohtit, ndërsa një nivel më i lartë i temperaturës mund të çojë që ushqimet që prishen (produktet e qumështit, produktet e mishit) të prishen më shpejt.

Ngrirja e ushqimit të freskët

  • Pjesa e ngrirjes është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe për të ruajtur ushqime të ngrira dhe të ngrira thellë për një kohë të gjatë.
  • Vendoseni ushqimin e freskët për ta ngrirë në pjesën ngrirëse.
  • Shuma maksimale e ushqimeve të cilat mund të ngrihen në 24 orë, është e specifikuar në tabelën e vlerave.
  • Procesi i ngrirjes zgjatë 24 orë: gjatë kësaj kohe mos shtoni ushqime tjera për t'i ngrirë.

Ruajtja e ushqimeve të ngrira

Kur e ndezni fillimisht ose pas një periudhe mospërdorimi, lejoni pajisjen të funksionojë për 2 orë në cilësimet më të larta para se të vendosni produktin në pjesën ngrirëse.

E rëndësishme! Në rastin e shkrirjes aksidentale, për shembull rryma është ndalur më gjatë se sa vlera e treguar në tabelën e karakteristikave teknike në 'koha në rritje', ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të ri-ngrihet (pas gatimit).

Shkrirja

Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në ndarësin e ftohjes ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.

Aksesorët

Raftet e lëvizshme

Muret e frigoriferit janë të pajisura me disa shina, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës.

BEKO SBS350 - Raftet e lëvizshme - 1

Vendosja e rafteve të derës

Për të lehtësuar vendosjen e pakove të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e derës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të shigjetave derisa të lirohet dhe më pas rivendoseni siç kërkohet.

Këshilla të dobishme:

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme

Për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga procesi i ngrirjes, këtu janë disa sugjerime të rëndësishme:

  • Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë është e shfaqur në tabelën e vlerave;
  • Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Ushqime të tjera nuk duhet të shtohen për t'u ngrirë gjatë kësaj kohe;
  • Vetëm ngrini ushqime me cilësi të lartë, të freskëta dhe të pastruara tërësisht;
  • Përgatitni ushqimin në porcione të vogla për të mundësuar ngrirje të shpejtë dhe të plotë dhe për ta bërë të mundur shkrirjen në sasinë e kërkuar;
  • Mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë i papërshkueshëm nga ajri;
  • Mos lejoni që ushqimi i freskët, i pangrirë, të prekë ushqimin e ngrirë, duke shmangur kështu rritjen e temperaturës së ushqimit të ngrirë;
  • Ushqimet pa yndyrë ruhen më mirë dhe më gjatë se ato me yndyrë; kripa zvogëlon jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
  • Akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë nga frigoriferi, mund të shkaktojnë djegie në lëkurë;
  • Është e këshillueshme që të shënoni datën e ngrirjes në çdo paketë individuale për të mundësuar mbajtjen shënim të kohës së ruajtjes.

Këshilla për ruajtjen e ushqimeve të ngrira

Për të përfituar performancën më të mirë nga kjo pajisje, ju duhet:

  • Sigurohuni që produktet ushqimore të ngrira komerciale të ruhen në mënyrë adekuate nga shitësi;
  • Sigurohuni që produktet ushqimore të ngrira të transferohen nga dyqani ushqimor në frigorifer në kohën më të shkurtër të mundshme;
  • Mos e hapni derën shpesh dhe mos e lini të hapur më shumë se sa është e nevojshme.
  • Pasi që ushqimi i shkrirë të prishet shumë shpejt dhe nuk mund të ringrihet.
  • Të mos e kalojë periudhën e ruajtjes së treguar nga prodhuesi i ushqimit.

Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta

Për të përfituar performancën më të mirë:

  • Mos vendosni ushqime të ngrohta apo pije me avull në frigorifer.
  • Mos e mbuloni apo mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një shije të fortë.

Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta

Këshilla të dobishme:

  • Mishi (të gjitha llojet) mbështilleni në një qese polietileni dhe vendoseni në raftin prej qelqi mbi sirtarin e perimeve. Për siguri, ruajeni në një ose dy ditë më së shumti.
  • Ushqimet e gatuara, enët e ftohta, etj.: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në cilindo sirtar.
  • Pemët dhe perimet: këto duhet të pastrohen tërësisht dhe të vendosen në sirtarët specialë të pajisur. Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në enë speciale të papërshkueshme nga ajri ose të mbështillen me letër alumini ose qese polietileni për të lënë jashtë sa më shumë ajër që është e mundur.
  • Shishet me qumësht duhet të kenë kapak dhe duhet të ruhen në raftet në derë.
  • Bananet, patatet, qepa dhe hudhra, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të ruhen në frigorifer.

Pastrimi

Për arsye higjienike, pajisja elektroshtëpiake (duke përfshirë aksesorët e jashtëm dhe të brendshëm) duhet të pastrohet rregullisht.

BEKO SBS350 - Pastrimi - 1

Kujdes! Gjatë pastrimit, pajisja nuk duhet të lidhet me rrjetin elektrik pasi ka rrezik nga goditja elektrike! Përpara pastrimit, fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza, ose fikeni dhe hiqeni qarkun apo siguresën. Asnjëherë mos e pastroni pajisjen me pastrues avulli. Lagështia mund të grumbullohet në komponentët elektrikë dhe të shkaktojë goditje elektrike! Avujt e nxehtë mund të çojnë në dëmtimin e pjesëve plastike. Pajisja duhet të jetë e thatë para se të kthehet në shërbim.

E rëndësishme! Vajrat eterikë dhe tretësit organikë mund të sulmojnë pjesët plastike, dmth. lëngu i limonit ose lëngu nga lëvozhga e portokallit, acidi butirik, pastruesit që përmbajnë acid acetik.

  • Mos lejoni substanca të tilla të vijnë në kontakt me pjesët e pajisjes.
  • Mos përdorni pastrues të ashpër.
  • Hiqeni ushqimin nga pjesa e ngrirjes. Ruajini ato në një vend të ftohtë, të mbuluar mirë.
  • Fikeni pajisjen dhe shkëputeni nga priza, ose fikeni ose largojeni nga qarku elektrik.
  • Pastrojeni pajisjen dhe aksesorët e jashtëm me një leckë dhe ujë të vakët. Pas pastrimit, fshijeni me ujë të freskët dhe fërkojeni duke e tharë.
  • Pasi çdo gjë është tharë, kthejeni pajisjen në shërbim.

Zgjidhja e problemeve

Paralajmërim! Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza. Vetëm elektricistë të kualifikuar ose persona kompetent duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë të përshkruara në manual.

E rëndësishme! Gjatë funksionimit normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).

ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Pajisja nuk funksiononSpina nuk është futur në prizë ose është e lirshmeFutni spinën e rrjetit në prizë.
Siguresa është fryrë ose ka defekteKontrollojeni siguresën, zëvërëd soje nëse ka nevojë.
Priza ka defekteMosfunksionimet e rrjetit duhet të korrigjohen nga një elektricist.
Ushqimi është shumë i ngrohtë.Temperatura nuk është rregulluar sïç duhet.Luteni të shikoni seksionin fillestar të cilësimit të temperaturës.
Dera ka qæn e hapurë r ëj kohë të gjatë.Hape derën vetëm nëse është e nevojshme.
Një sasi e madhe e ushqimit të ngrohtë është vendosur në pajisje brenda 24 orëve.Kthejeni përkohë sisht rregullimin e temperaturës në një cilësim më të ftohtë.
Pajisja është ñf r ndoëj burimit të x elë .Luteni të shikoni seksionin e lokacionit së montimit të pajisjes.
Pajsija ftohë shumëTemperatura e vendosur është shumë e ftohtë.Kthejeni përkohë sisht spinën e rregullimit të temperaturës në një cilësim më të ngrohtë.
Tinguj të pazakonshëmPajisja nuk është nivelizuar.Rirregulloji kë mbët e pajisjes.
Pajisja e prek murin apo objektet e tjera.Lëvizeni pajisjen në mënyrë të lehtë.
Një pjesë, psh. një tub, në pjesën e pasme të pajisjes është duke prekur një pjesë tjetër të pajisjes ose murit.Nëse është e nevojshme, përkulni me kujdes komponentin nga rruga.
Ujë ë yd shemeVrima e kullimit të ujit është bllokuar.Shikoni seksionin e pastrimit.
Paneli anësor është i nxehtëKjo është normale. Shkëmbimi i nxehtësisë krijohet në panelet anësore.Vishni doreza për të prekur pjesët anash nëse është e nevojshme.

Nëse prishjet paraqiten përsëri, kontaktoni Qendrën e Shërbimit.

Hedhja e produktit të vjetër

BEKO SBS350 - Hedhja e produktit të vjetër - 1

Ky simbol në produkt nuk duhet të hidhet me mbetjet e tjera shtëpiake. Në fund të jetës së tij, produkti duhet të kthehet në një pikë të autorizuar grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për të gjetur vendndodhjen e këtyre sistemeve të grumbullimit, ju lutemi të kontaktoni autoritetet tuaja lokale ose shitësin ku është blerë produkti. Çdo familje kryen një rol të rëndësishëm në rikuperimin dhe riciklimin e pajisjes së vjetër. Mënjanimi i duhur i pajisjes së përdorur ndihmon në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

MOHIMI I PËRGJEGJËSISË / PARALAJMËRIM

Disa prishje (të thjeshta) mund të zgjidhen në mënyrë adekuate nga përdoruesi përfundimtar pa ndonjë problem sigurie ose përdorim të pasigurt, me kusht që ato të kryhen brenda kufijve dhe në përputhje me udhëzimet e mëposhtme (shihni seksionin "Vetë-riparimi").

Prandaj, nëse nuk autorizohet ndryshe në seksionin e Vetë-riparimit më poshtë, riparimet do t'u adresohen riparuesve profesionistë të regjistruar për të shmangur problemet e sigurisë. Një riparues profesionist i regjistruar është i autorizuar nga prodhuesi për të pasur akses në udhëzimet dhe listën e pjesëve të këmbimit të këtij produkti sipas metodave të përshkruara në aktet legislative në përputhje me Direktivën 2009/125/EC.

Megjithatë, vetëm një agjent shërbimi (dmth. një riparues profesionist i autorizuar) i cili mund të kontaktohet nëpërmjet numrit të telefonit të specifikuar në manualin e përdorimit/kartën e garancisë ose nëpërmjet tregtarit tuaj të autorizuar mund të ofrojë shërbimin sipas kushteve të garancisë. Prandaj, kini parasysh se riparimet nga personeli profesional i shërbimit (të paautorizuar nga Beko) do të anulojnë garancinë.

Vetë riparimi

Përdoruesi përfundimtar mund të kryejë vetë-riparim për pjesët e mëposhtme të këmbimit: dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, sirtarët, shportat dhe vulat e dyerve (lista e përditësuar është e disponueshme gjithashtu në support.beko.com që nga 1 mars 2021).

Përveç kësaj, për të garantuar sigurinë e produktit dhe për të parandaluar rrezikun e dëmtimit të rëndë, vetë-riparimi i përmendur duhet të kryhet sipas udhëzimeve në manualin e përdorimit të vetë-riparimit ose në dispozicion në support.beko.com. Për sigurinë tuaj, fikeni produktin përpara se të provoni vetë-riparimin.

Përpjekjet për riparime dhe riparime nga përdoruesit përfundimtar për pjesët që nuk përfshihen në një listë të tillë dhe/ose mosndjekja e udhëzimeve në manualet e përdorimit të vetë-riparimit ose të disponueshme në support.beko.com mund të çojnë në probleme sigurie që nuk mund t'i atribuohen Beko-s dhe bëjnë të pavlefshme garancinë e produktit.

Prandaj, përdoruesit përfundimtarë këshillohen të përmbahen nga përpjekjet për riparime që nuk përfshihen në listën e përmendur të pjesëve rezervë, duke kontaktuar në raste të tilla riparues profesionistë të autorizuar ose riparues profesionistë të regjistruar. Përkundrazi, përpjekje të tilla nga përdoruesit përfundimtarë mund të shkaktojnë probleme sigurie dhe të dëmtojnë produktin dhe më pas të shkaktojnë zjarr, përmbytje, goditje elektrike dhe lëndime të rënda personale.

Për shembull, por pa u kufizuar në, riparimet e mëposhtme duhet t'u referohen profesionistëve të autorizuar të shërbimit ose profesionistëve të regjistruar të shërbimit: kompresori, qarku i ftohjes, bordi kryesor, bordi i inverterit, paneli i ekranit, etj.

Prodhuesi/shitësi nuk mund të mbajë përgjegjësi në asnjë rast kur përdoruesit përfundimtarë nuk respektojnë sa më sipër.

Disponueshmëria e pjesëve rezervë për frigoriferin që keni blerë është 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të disponueshme pjesët rezervë originale për funksionimin e duhur të frigoriferit. Periudha minimale e garancisë për frigoriferin që keni blerë është 24 muaj.

Informacioni mbi klasifikimin e paketimit. Skanoni kodin QR që ndodhet në paketimin e jashtëm të produktit për të gjetur të gjithë informacionin në lidhje me paketimin dhe mënyrën e menaxhimit me ambalazhin e paketimit.

BEKO SBS350 - Vetë riparimi - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : SBS350

Kategori : Frigorifer