ELECTROLUX EOF5C70X - Furrë

EOF5C70X - Furrë ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EOF5C70X ELECTROLUX në format PDF.

📄 212 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice ELECTROLUX EOF5C70X - page 2
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i pajisjes Furrë për ndërtim
Burimi i energjisë Elektrike
Klasa e efikasitetit energjetik A
Kapaciteti 72 l
Lartësia (përpara/prapa) 594 mm / 576 mm
Gjerësia (përpara/prapa) 595 mm / 559 mm
Thellësia (total/për ndërtim) 569 mm / 548 mm
Thellësia me derën e hapur 1022 mm
Pesha 30,2 kg
Funksionet e pjekjes Rrotullim ajri, Rrotullim ajri i lagësht, Grill, Turbo grill, Pica, Ngrohje sipërme/poshtme, Ngrohje poshtme, Pjekje e shpejtë
Ndriçimi Llambë halogjene (klasa G)
Sistemi i pastrimit Katalitik (panele katalitike)
Pajisjet në komplet Rafti, tepsi pjekjeje, tepsi e thellë, shina teleskopike
Siguria Bllokimi i fillimit, termostat sigurie, ventilator ftohës
Kontrolli Çelësa të fshehur, butona prekjeje
Ekrani Digital
Ora Ora aktuale, kohëzgjatja, minutieri
Shinat udhëzuese Të shkëputshme, teleskopike
Dera Xham i dyfishtë
Materiali Emal, çelik inox

Pyetjet më të shpeshta - EOF5C70X ELECTROLUX

Si të vendosni orën aktuale në furrën Electrolux EOF5C70X?
Shtypni disa herë butonin ⚠️ derisa simboli i orës aktuale të fillojë të pulsojë. Më pas përdorni butonat + dhe - për të vendosur kohën e duhur. Pas rreth 5 sekondash pulsimi do të ndalet dhe ora do të ruhet.
Çfarë të bëni nëse furra nuk nxehet?
Kontrolloni nëse siguresa në instalimin shtëpiak ka rënë. Nëse siguresa është në rregull, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit. Sigurohuni gjithashtu që furra të jetë e lidhur siç duhet me energjinë elektrike.
Si ta pastroni furrën me funksionin e pastrimit katalitik?
Vendosni funksionin Ngrohje sipërme/poshtme ose Katalizë në temperaturë 250°C për 1 orë. Panelet katalitike do të thithin yndyrën. Pasi të ftohet, pastroni dhomën me një leckë të butë dhe të lagur. Mos përdorni detergjentë në panelet katalitike.
Si të ndërroni llambën e ndriçimit të brendshëm?
Fikni furrën dhe shkëputeni nga energjia. Zhvidhosni kapakun e qelqit, nxirrni llambën e vjetër dhe vendosni një të re, rezistente ndaj temperaturës 300°C (halogjene). Vendosni kapakun. Përdorni doreza për të mos ndotur llambën me yndyrë.
Si të çmontoni derën e furrës për pastrim?
Hapni derën plotësisht, ngrini kapëset në mentesha derisa të dëgjoni një klikim. Mbyllni derën në pozicionin e parë, ngrini atë dhe tërhiqeni drejt jush për ta nxjerrë nga montimi. Vendoseni derën në një sipërfaqe të qëndrueshme për të hequr xhamin.
Pse në ekran shfaqet '12.00'?
Kjo tregon një ndërprerje në furnizimin me energji. Duhet të vendosni orën aktuale – shtypni disa herë butonin ⚠️, më pas përdorni + dhe - për të vendosur kohën.
Si të aktivizoni funksionin e bllokimit të fillimit (bllokimi i fëmijëve)?
Rekomandohet të aktivizoni bllokimin e fillimit për të parandaluar ndezjen aksidentale të furrës nga fëmijët. Për ta aktivizuar, shtypni dhe mbani butonin ⚠️ për disa sekonda derisa të shfaqet simboli i bllokimit. Për ta çaktivizuar, përsërisni veprimin.
A mund të përdoret letër alumini në fund të furrës?
Jo. Mos vendosni letër alumini direkt në fund të dhomës, pasi kjo mund të dëmtojë smaltin dhe të shkaktojë ngjyra të përhershme. Përdorni tepsitë e pjekjes ose tepsitë e thella.
Si të vendosni kohën (timer) pa ndezur furrën?
Shtypni disa herë butonin ⚠️ derisa simboli ⚙️ të fillojë të pulsojë. Vendosni kohën me + dhe -. Pas 5 sekondash, koha do të fillojë. Pas përfundimit të kohës, do të dëgjoni një tingull. Funksioni funksionon pavarësisht nga furra.
Cilët aksesorë janë të përfshirë me furrën?
Në komplet përfshihen: rafti, tepsi për pjekje byreku, tepsi e thellë dhe shina teleskopike për të lehtësuar nxjerrjen e ushqimeve.

Pyetjet e përdoruesve rreth EOF5C70X ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furrë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EOF5C70X - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EOF5C70X e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EOF5C70X ELECTROLUX

SQ Udhëzimet për përdorim | Furrë 2

HR Upute za uporabu | Pećnica 23

ET Kasutusjuhend | Ahi 44

Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë.

ELECTROLUX EOF5C70X - Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen tonë. - 1

Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit

www.electrolux.com/support

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

PËRMBAJTJA

  1. INFORMACIONI I SIGURISË....2
  2. UDHËZIMET PËR SIGURINË......4
  3. INSTALIMI....7
  4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT....9
  5. PANELI KONTROLLIT....9
  6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË 10
  7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.... 10
  8. FUNKSIONET E ORËS....12
  9. PËRDORIMI I AKSESOREVE.... 13
  10. FUNKSIONET SHTESË....14
  11. UDHËZIME DHE KËSHILLA....14
  12. KUJDESI DHE PASTRIMI....17
  13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....21
  14. EFIKASITETI ENERGJETIK....21
  15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....22

1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e

përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

  • Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
  • Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
    • PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim dhe kur ftohet.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
  • Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
  • Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të brendshëm.
  • Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit shtëpiak.
  • Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
  • Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
  • Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
  • Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur një rrezik elektrik.

• PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni llambën.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes së brendësisë së pajisjes.
- Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur aksesorët ose enët për furrë.
- Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë krisjen e xhamit.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX EOF5C70X - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM!

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
  • Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
  • Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.
  • Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
  • Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.

  • Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza.

Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë minimale të suprinës)590 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes594 mm
Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes576 mm
Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes595 mm
Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes559 mm
Thellësia e pajisjes 569 mm

Thellësia inkaso e pajisjes 548 mm
Gjerësia me derën të hapur 1022 mm

Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e vendosur në pjesën e pasme poshtë560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së pasme1500 mm

Vidat e montimit 4x25 mm

2.2 Lidhja elektrike

ELECTROLUX EOF5C70X - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMĚRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.

• Pajisja duhet tokëzuar.

- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.

- Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.

- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

- Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.

- Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë.

- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos higet pa vegla.

- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.

- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.

- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.

- Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.

- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.

- Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.

Llojet e kabllove të përshtatshme për instalim ose zëvendësim për Evropën:

H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-F

Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni edhe tabelës:

Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit (mm²)

maksimumi 1380 3x0.75

maksimumi 2300 3x1

maksimumi 3680 3x1.5

Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë) duhet të jetë 2 cm më i gjatë sesa kabllot kafe të fazës dhe blu të nulit.

2.3 Përdorimi

ELECTROLUX EOF5C70X - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.

  • Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
  • Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bblokuar.
  • Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
  • Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
  • Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet avull i nxehtë.
  • Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
  • Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
  • Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.

  • Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.

  • Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë pajisjes ose mbi të.

ELECTROLUX EOF5C70X - PARALAJMËRIM! - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik i dëmtimit të pajisjes.

- Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit:

  • mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund.
    – mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes.
  • mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
    – mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
    – bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët.

  • Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.

  • Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të mbesin përgjithmonë.
  • Gjithmonë gatuani me derën e pajisjes të mbyllur.
  • Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje, banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht pas përdorimit.

2.4 Kujdesi dhe pastrimi

ELECTROLUX EOF5C70X - Kujdesi dhe pastrimi - 1

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.

  • Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza.
  • Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.

  • Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni gendrën e autorizuar të shërbimit.

  • Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
  • Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
  • Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
  • Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
  • Mos e pastroni smaltin katalitik me detergjent.
  • Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
  • Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë.
  • Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifieke.

2.6 Shërbimi

  • Për të riparuar pajisjen kontaktoni me gendrën e autorizuar të shërbimit.
  • Përdorni vetëm pjesë rezervë originale.

2.7 Hedhja

ELECTROLUX EOF5C70X - Hedhja - 1

PARALAJMËRIM!

Rreziku i lëndimit ose mbytjes.

- Kontaktoni me autoritetin tuaj komunal për informacion se si ta hidhni pajisjen.

  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
  • Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

- Hiqni kapësen e derës për të parandaluar që fëmijët kafshët shtëpiake të ngecin brenda pajisjes.

3. INSTALIMI

ELECTROLUX EOF5C70X - INSTALIMI - 1

PARALAJMĚRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Montimi inkaso

ELECTROLUX EOF5C70X - Montimi inkaso - 1

YouTube

www.youtube.com/electrolux www.youtube.com/aeg

3.2 Sigurimi i furrës në kabinet

ELECTROLUX EOF5C70X - Sigurimi i furrës në kabinet - 1

4.1 Pasqyra e përgjithshme

3 1 52 7 8 9 10 11 ⑤ ④ ③ ② ①

4.2 Aksesorët

  • Rafti me rrjetë
    Për enë gatimi, forma keku, rosto.
    • Tava e pjekjes
    Për kekë dhe kuleçë.
    • Tava e skarës/pjekjes

1 Paneli i kontrollit
2 Çelësi i funksioneve të ngrohjes
3 Llamba e fuqisë / simboli
4 Ekrani
5 Çelësi i kontrollit (për temperaturën)
6 Treguesi / simboli i temperaturës
7 Elementi i ngrohjes
8 Llamba
9 Ventilimi
10 Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
11 Poyicioni i raftit

Për pjekje dhe rosto ose si tavë për mbledhjen e yndyrës.

- Korridori teleskopik

Me shinat teleskopike mund t'i vendosni dhe hiqni raftet më lehtë.

5. PANELI I KONTROLLIT

5.1 Dorezat e palosshme

Për të përdorur pajisjen shtypni çelësin.

Çelësi del jashtë.

5.2 Butonat / fushat e sensorit

Për vendosjen e orës.
Për të vendosur funksionin e orës.
+Për vendosjen e orës.

5.3 Ekrani

A B 08:08 →

A. Funksionet e orës
B. Kohëmatësi

6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

ELECTROLUX EOF5C70X - PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

6.1 Përpara përdorimit të parë

Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të jetë e ajrosur mirë.

ELECTROLUX EOF5C70X - Përpara përdorimit të parë - 1
Hapi 1 Hapi 2

ELECTROLUX EOF5C70X - Përpara përdorimit të parë - 2

ELECTROLUX EOF5C70X - Përpara përdorimit të parë - 3
Hapi 3

Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh

ELECTROLUX EOF5C70X - Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh - 1

ELECTROLUX EOF5C70X - Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh - 2

caktuar kohën. Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.

  1. Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra.
  2. Pastroni furrën dhe aksesorët vetëm me një copë me mikrofibra, me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.

  3. Vendosni temperaturën
    maksimale për funksionin:
    Koha: 1 orë.

  4. Vendosni temperaturën
    maksimale për funksionin:
    Koha: 15 min.
  5. Vendosni temperaturën
    maksimale për funksionin:
    Koha: 15 min.

ELECTROLUX EOF5C70X - Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh - 3

ELECTROLUX EOF5C70X - Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh - 4

ELECTROLUX EOF5C70X - Vendosja e orës Pastrimi i furrës Nxehni paraprakisht furrën bosh - 5

Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet. Vendosni në furrë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen.

7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

ELECTROLUX EOF5C70X - PËRDORIMI I PËRDITSHËM - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

7.1 Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes

Hapi 1 Kthejeni çelësin e funksioneve të furrës për të përzgjedhur një funksion ngrohjeje.

Hapi 2 Rrotullojeni çelësin e kontrollit për të zgjedhur temperaturën.
Hapi 3 Kur të përfundojë gatimi, kthejini çelësat në pozicionin e fikjes për të fikur furrën.

7.2 Funksionet e nxehjes

Funksioni e ngrohjesAplikimi
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 1Pajisja është e fikur.
Pozicioni fikur
[5008]Për të ndezur llambën.
Drita
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 2Për të pjekur në deri në tre pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë ushqimin. Vendosni temperaturën 20 - 40°C më të ulët se për Gatim tradicional.
Ventilator i plotë
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 3Ky funksion është projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur përdorni këtë funksion, temperatura brenda pajisjes mund të ndryshojë nga temperatura e vendosur. Fuqia e ngrohjes mund të jetë e ulët. Për më shumë informacion, referojuni kapitullit "Përdorimi i përeditshëm", "Shënime mbi": Pjekje vent. me lagështirë.
Pjekje vent. me lagështirë
[0006]Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit.
Nxehtësia e poshtme
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 4Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë.
Skarë
Funksioni e ngrohjesAplikimi
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 5Skarë e shpejtëPër të pjekur në skarë ushqime të sheshta në sasi të mëdha dhe për të thekur bukë.
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 6Pjekje turbo në skarëPër të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një pozicion rafti. Për të pjekur gratina dhe për të karamelizuar.
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 7Funksioni i picësPër të pjekur pica. Për karamelizim intensiv dhe një fund kërcitës.
ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e vendosjes: Funksioni e ngrohjes - 8Gatim tradicional / KatalizëPër të pjekur ushqimin në një nivel furre.Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi” për më shumë informacion rreth Pastrimit katalitik.

7.3 Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë

Ky funksion ishte përdorur për të qenë në pajtim me kategorinë e efikasitetit energjetik dhe kërkesat e ekodizajnit (sipas EU 65/2014 dhe EU 66/2014). Testimet sipas: IEC/EN 60350-1.

Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë të mundshëm të energjisë.

Për udhëzimet e gatimit, referojuni kapitullit "Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me lagështirë. Për rekomandime të përgjithshme rreth kursimit të energjisë, shikoni kapitullin "Efikasiteti i energjisë", "Kursimi i energjisë".

8. FUNKSIONET E ORËS

8.1 Funksionet e orës

Funksioni i orës Aplikimi
OraPër të vendosur, ndryshuar ose kontrolluar orën ditore.
|→|KohëzgjatjaPër të vendosur sa kohë do të jetë në punë furra.
Kujtuesi i minutavePër vendosjen e numërimit mbrapsht. Ky funksion nuk ndikon në punën e furrës. Ju mund ta vendosni këtë funksion në çdo kohë, edhe kur furra është e fikur.

8.2 Si ta programoni: Funksionet e orës

Si ta programoni: Ora
- pulson kur lidhni furrën me prizën, nëse ka pasur shkëputje energjie ose kur kohëmatësi nuk është vendosur.
+, - shtypeni për të caktuar kohën.Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.
Mënyra e ndryshimit: Ora
Hapi 1- shtypeni në mënyrë të përsëritur për të ndryshuar orën ditore. fillon të pulsojë.
Hapi 2+, - shtypeni për të caktuar kohën.Pas rreth 5 sekondash, pulsimi do të ndalet dhe në ekran do të afishohet ora.
Si ta programoni: Kohëzgjatja
Hapi 1 Regjistruar një funksion të furrës dhe temperaturën.
Hapi 2 ⚠️ - shtypeni në mënyrë të përsëritur. |→| - fillon të pulsojë.
Hapi 3 + , — shtypeni për të caktuar kohëzgjatjen.Ekrani shfaq: |→| |→| - pulson kur përfundon koha e caktuar. Sinjali bie dhe furra fiket.
Hapi 4 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin.
Hapi 5 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes.
Si ta programoni: Kujtuesi i minutave
Hapi 1 ⚠️ - shtypeni në mënyrë të përsëritur. ⚠️ fillon të pulsojë.

Si ta programoni: Kujtuesi i minutave

Hapi 2

+ , - shtypeni për të caktuar kohën. Funksioni nis automatikisht pas 5 sekondash. Kur koha e vendosur përfundon, bie sinjali.

Hapi 3 Shtypni një buton çfarëdo për të ndaluar sinjalin.

Hapi 4 Kthejini çelësat në pozicionin e fikjes.

Si të anuloni: Funksionet e orës

Hapi 1

- shtypeni në mënyrë të përsëritur derisa simboli i funksionit të orës fillon të pulsojë.

Hapi 2

Shtypni dhe mbani shtypur: . Funksioni i orës fiket pas pak sekondash.

9. PËRDORIMI I AKSESORËVE

ELECTROLUX EOF5C70X - PËRDORIMI I AKSESORËVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

9.1 Futja e aksesorëve

Një dhëmbëzim i vogël në pjesën e sipërme rrit sigurinë. Dhëmbëzimet janë gjithashtu

pajisje kundër animit. Buzët e ngritura përreth skarës parandalojnë rrëshqitjen nga rafti.

Rafti me rrjetë:

Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që këmbët të jenë me drejtim poshtë.

ELECTROLUX EOF5C70X - Rafti me rrjetë: - 1

Tava e pjekjes / Tigan i thellë:

Shtyjeni tavën midis shufrave drejtuese të mbajtëses së raftit.

ELECTROLUX EOF5C70X - Rafti me rrjetë: - 2

Kur pajisja është në punë, ventilatori i ftohjes ndizet automatikisht për t'i mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta. Nëse fikni pajisjen, ventilatori ftohës mund të vazhdojë të punojë derisa të ftohet pajisja.

10.2 Termostati i sigurisë

Përdorimi i pasaktë i furrës ose pjesët me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë, furra ka një termostat sigurie që ndërpret furnizimin me energji. Furra ndizet aktivizohet përsëri automatikisht kur bie temperatura.

Referojuni kapitujve për sigurinë.

11.1 Rekomandimet e gatimit

Furra ka pesë pozicione raftesh.

Numërojini pozicionet e rafteve të furrës nga poshtë.

Furra juaj mund të pjekë ndryshe nga furra që keni pasur më parë.

Gatimi i kekëve

Mos e hapni derën e furrës para se të mbarojnë 3/4 e kohës së caktuar të gatimit.

Nëse përdorni dy tava për pjekje në të njëjtën kohë, mbani një nivel bosh mes tyre.

Gatimi i mishit dhe peshkut

Përdorni një tigan të thellë për ushqim shumë të yndyrshëm për të parandaluar njollat e furrës që mund të jenë të përhershme.

Lëreni mishin për afërsisht 15 minuta para se ta prisni në mënyrë që lëngu të mos dalë jashtë.

Për të parandaluar shumë tym në furrë gjatë pjekjes, shtoni pak ujë në enën e thellë. Për të parandaluar kondensimin e tymit, shtoni ujë çdo herë pasi të thahet.

Koha e gatimit

Koha e gatimit varet nga lloji i ushqimit, qëndrueshmëria e tij dhe vëllimi.

Fillimisht, monitoroni performancën kur gatuani. Gjeni cilësimet më të mira (vendosja e nxehtësisë, koha e gatimit, etj.) për enët tuaja të gatimit, recetat dhe sasitë kur përdorni këtë pajisje.

11.2 Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar

Përdorni tava dhe enë të errëta dhe joreflektuese. Ato e thithin më mirë nxehtësinë se enët me ngjyrë të çelur dhe reflektuese.

ELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar - 1Tavë piceELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar - 2Tavë gatimiELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar - 3Tasa qeramikeELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - aksesorët e rekomanduar - 4Tavë për bazë pandispanje
E errët, joreflektuese 28 cm diametërE errët, joreflektuese 26 cm diametërQeramikë 8 cm diametër, 5 cm lartësiE errët, joreflektuese 28 cm diametër

11.3 Pjekje vent. me lagështirë

Për rezultate optimale ndiqni sugjerimet e listuara në tabelën më poshtë.

ELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - 1ELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - 2ELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - 3ELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - 4ELECTROLUX EOF5C70X - Pjekje vent. me lagështirë - 5
(°C) (min)
Role të ëmbla, 12 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë175 3 40 - 50
Simite, 9 copë tavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 35 - 45
Picë, e ngrirë, 0,35 kg rafti rrjetë 180 2 45 - 55
Role biskotash tavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 30 - 40
Kekë Brownie tavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 45 - 50
Sufle, 6 copë tasa qeramike në raftin e telit 190 3 45 - 55
Bazë pudingu pandispanjetavë baze pandispanje në raft teli180 2 35 - 45
Sandviç Viktoria tavë pjekjeje mbi raft me rrjetë 170 2 35 - 50
Peshk i zier, 0,3 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 35 - 45
Peshk i plotë, 0,2 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë180 3 25 - 35
Fileta peshku, 0,3 kg tavë pice mbi raft teli 170 3 30 - 40
Mish i zier, 0,25 kg tavë për pjekje ose tavë e thellë180 3 35 - 45
Shashlik, 0,5 kgtavë për pjekje ose tavë e thellë180 3 40 - 50
Biskota, 16 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë150 2 30 - 45
Amareta, 20 copë tavëpër pjekje ose tavë e thellë180 2 45 - 55
Kek me kupa, 12 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 30 - 40
Pasta me kripë, 16 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 35 - 45
Biskota me kore të shkrifët, 20 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë150 2 40 - 50
Tarta të vogla, 8 copëtavë për pjekje ose tavë e thellë170 2 30 - 40
Perime, të ziera, 0,4 kgtavë për pjekje ose tavë e thellë180 2 35 - 45
Omëletë vegetarianetavë pice mbi raft teli 180 3 35 - 45
Perime mesdhetare, 0,7 kgtavë për pjekje ose tavë e thellë180 4 35 - 45

11.4 Informacion për institutet e testimit

Testet sipas IEC 60350-1.

ELECTROLUX EOF5C70X - Informacion për institutet e testimit - 1ELECTROLUX EOF5C70X - Informacion për institutet e testimit - 2ELECTROLUX EOF5C70X - Informacion për institutet e testimit - 3ELECTROLUX EOF5C70X - Informacion për institutet e testimit - 4ELECTROLUX EOF5C70X - Informacion për institutet e testimit - 5ELECTROLUX EOF5C70X - Informacion për institutet e testimit - 6ELECTROLUX EOF5C70X - Informacion për institutet e testimit - 7
(°C) (min)
Kekë të vegjël, 20 për tepsiGatim tradicionalTava e pjekjes3 170 20 - 35 -
Kekë të vegjël, 20 për tepsiVentilator i plotëTava e pjekjes3 150 - 160 20 - 35 -
Kekë të vegjël, 20 për tepsiVentilator i plotëTava e pjekjes2 dhe 4 150 - 160 20 - 35 -
Ëmbëlsirë me mollë, 2 tava ∅20 cmGatim tradicionalRafti me rrjetë2 180 70 - 90 -
Ëmbëlsirë me mollë, 2 tava ∅20 cmVentilator i plotëRafti me rrjetë2 160 70 - 90 -
(°C) (min)
Pandispanjë pa yndyrë, formë keku ∅ 26 cmGatim tradicionalRafti me rrjetë2 170 40 - 50 Ngroheni furrënparaprakisht për 10 min.
Pandispanjë pa yndyrë, formë keku ∅ 26 cmVentilator i plotëRafti me rrjetë2 160 40 - 50 Ngroheni furrënparaprakisht për 10 min.
Pandispanjë pa yndyrë, formë keku ∅ 26 cmVentilator i plotëRafti me rrjetë2 dhe 4 160 40 - 60 Ngroheni furrënparaprakisht për 10 min.
Amareta Ventilator i plotëTava e pjekjes3 140 - 150 20 - 40 -
Amareta Ventilator i plotëTava e pjekjes2 dhe 4 140 - 150 25 - 45 -
Amareta Gatim tradicionalTava e pjekjes3 140 - 150 25 - 45 -
Bukë e thekur, 4 - 6 copëSkarë Rafti merrjetë4 maks. 1 - 5 Ngroheni furrënparaprakisht për 10 min.
Qofte prejmish lope, 6 copë, 0.6 kgSkarë Rafti merrjetë, tavë kullimi4 maks. 20 - 30 Vendosni raftin merrjetë në nivelin e katërt dhe tavën e kullimit në nivelin e tretë të furrës.Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së gatimit.Ngroheni furrën paraprakisht për 10 min.

Referojuni kapitujve për sigurinë.

12.1 Shënime për pastrimin

ELECTROLUX EOF5C70X - Shënime për pastrimin - 1
Agjentët e pastrimit

Pastroni vetëm me një copë me mikrofibra pjesën ballore të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë. Pastroni dhe kontrolloni guarnicionin e derës rrotull kornizës së hapësirës së brendshme.

Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike.

Pastroni njollat me një detergjent të butë. Mos e aplikoni mbi sipërfaqet katalitike.

ELECTROLUX EOF5C70X - Shënime për pastrimin - 2
Përdorimi i përditshëm

Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.

Në pajisje ose në panelet e dyerve prej xhami mund të kondensohet lagështi. Për të ulur kondensimin, lëreni pajisjen të punojë për 10 minuta para gatimit. Mos e ruani ushqimin në pajisje për më shumë se 20 minuta. Thani brendësinë vetëm me një copë me mikrofibra pas çdo përdorimi.

ELECTROLUX EOF5C70X - Shënime për pastrimin - 3
Aksesorët

Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni vetëm një leckë me mikrofibra me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në pjatalarëse.

Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues gërryes ose objekte me majë të mprehtë.

12.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e rafteve / panelet katalitike

Hiqni mbajtëset e rafteve / panelet katalitike për të pastruar furrën.

Hapi 1 Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet.

Hapi 2 Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses nga pareti anësor. Mbajeni pjesën e pasme të mbajtëses së rafteve dhe panelit katalitik në vend. Panelet katalitike nuk janë ngjitur me paretet e furrës. Ata mund të bihen kur hiqni mbajtëset e rafteve.

ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e heqjes: Mbajtëset e rafteve / panelet katalitike - 1

Hapi 3 Tërhiqni pjesën e pasme të mbajtëses së rafteve jashtë murit anësor dhe hiqeni.

Hapi 4 Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt. Kunjat mbajtës në treguesit teleskopikë duhet të drejtohen përpara.

1 2

12.3 Si ta përdorni: Pastrimi katalitik

Në hapësirën e brendshme ka panele katalitike. Panelet katalitike absorbojnë yndyrën gjatë procesit të katalizës.

Njollat ose çngjyrosja e veshjes katalitike nuk kanë asnjë ndikim në pastrim.

Përpara pastrimit katalitik

Fikni furrën dhe prisni derisa tëftohet.Hiqni të gjithë aksesorët. Pastroni dyshemenë e furrës dhexamin e brendshëm të derës meujë të ngrohtë, leckë të butë dhedetergjent të butë.

Pastroni furrën me pastrimin katalitik

Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Vendosni funksionin dhetemperaturën e furrës: -250°CKohëzgjatja: 1 orëPas pastrimit, rrotullojeni çelësin efunksioneve të furrës në pozicionin eçaktivizimit.Kur furra të ftohet, pastrojenipjesën e brendshme me një copëtë njomë dhe të butë.

12.4 Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera

Dera e furrës ka dy panele xhami. Mund të hiqni derën e furrës dhe panelin e brendshëm prej xhami për ta pastruar. Lexoni të gjithë udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës" përpara se të hiqni panelet prej xhami.

ELECTROLUX EOF5C70X - Mënyra e heqjes dhe e instalimit: Dera - 1

KUJDES!

Mos e përdorni furrën pa panelet prej xhami.

Hapi 1 Hapeni derën plotësisht dhe mbani të dyja menteshat.

ELECTROLUX EOF5C70X - KUJDES! - 1

Hapi 2 Ngrini dhe tërhiqni shulat derisa të klikojnë.

ELECTROLUX EOF5C70X - KUJDES! - 2

Hapi 3 Mbylleni derën e furrës në pozicionin e parë të hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni per ta hequr derën nga vendi.ELECTROLUX EOF5C70X - KUJDES! - 3
Hapi 4 Vëreni derën mbi një pëlhurë të butë mbi një sipërfaqe të qëndrueshme.
Hapi 5 Mbani shtrënguar në të dy anët kornizën (B) e sipërme të derës dhe shtyjeni nga brenda për ta çliruar nga kllapa.ELECTROLUX EOF5C70X - KUJDES! - 4
Hapi 6 Tërhiqeni kornizën e derës drejt vetes për ta hequr.
Hapi 7 Mbajeni panelin prej xhami të derës nga pjesa e sipërme dhe nxirreni jashtë me kujdes. Sigurohuni që xhami të rrëshqasë jashtë mbështetëseve krejtësisht.ELECTROLUX EOF5C70X - KUJDES! - 5
Hapi 8Pastrojini panelet prej xhami me ujë dhe sapun. Thajini me kujdes panelet prej xhami. Mos i pastroni panelet prej xhami në pjatalarëse.
Hapi 9 Pas pastrimit, montoni panelin prej xhamit dhe derën e furrës.
Nëse dera është montuar saktë, do të dëgjoni një klikim kur mbyllni shulat.

Zona e afishimit të ekranit duhet të jetë e kthyer nga ana e brendshme e derës. Sigurohuni që pas montimit sipërfaqja e kornizës së panelit prej xhami në zonat e afishimit të mos jetë e ashpër kur e prekni. Kur instalohet saktë korniza e derës kërcet. Sigurohuni që ta montoni saktë në vend panelin e brendshëm prej xhami.

ELECTROLUX EOF5C70X - KUJDES! - 6

Rrezik goditjeje elektrike. Llamba mund të jetë e nxehtë.

Llambën halogjene kapeni gjithmonë me një pecetë për të evituar djegien e mbetjeve të yndyrshme mbi llambë.

Përpara se të zëvendësoni llambën e furrës:

Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Fikni furrën. Prisni derisa furra të jetë ftohur.Shkëputeni furrën nga priza e korrentit.Vendosni një pëlhurë në fund të zgavrës.

Llamba e pasme

Hapi 1 Rrotullojeni kapakun e llambës për ta hequr.
Hapi 2 Pastroni kapakun prej xhami.
Hapi 3 Ndërroni llambën me një llambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300 °C.
Hapi 4 Instaloni kapakun prej xhami.

13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

ELECTROLUX EOF5C70X - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

13.1 Çfarë duhet bërë nëse...

Në çdo rast që nuk përfshihet në këtë tabelë, ju lutemi kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.

Problemi Kontrolloni nëse...

Furra nuk nxhet. është djegur siguresa.
Guarnicioni i derës është i dëmtuar.Mos e përdorni furrën.Kontaktoni një Qendër të Autorizuar të Shërbimit.
Ekrani tregon "12.00". Pati një ndërprerje të energjisë. Caktimi i periudhës së ditës.
Llamba nuk punon. Llamba është djegur.

13.2 Të dhënat e shërbimit

Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni me shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar.

Të dhënat e nevojshme për qendrën e shërbimit ndodhen në pllakën e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve është në kornizën e përparme të brendësisë së pajisjes. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve nga pjesa e brendshme e pajisjes.

Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu:

Modeli (MOD.) ......
Numri i produktit (PNC) ......
Numri i serisë (S.N.) ......

14. EFIKASITETI ENERGJETIK

14.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e informacionit të produktit sipas Rregulloreve të ekodizajnit dhe etiketimit për energjinë të BE-së

Emri i furnizuesit Electrolux

Identifikimi i modelit EOF5C70X 949496947

Indeksi i Eficiencës së Energjisë 95.3
Klasi i efikasitetit energjetik A
Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi tradicional 0.95 kWh/cikël
Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde, regjimi me ventilim të 0.81 kWh/cikël detyruar
Numri i zgavrave 1
Burimi i nxehtësisë Elektriciteti
Volumi 72 l
Lloji i furrës Furrë e integruar
Sasi 30.2 kg

IEC/EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 1: Gama, furrat, furrat me avull dhe skarat - Metodat për matjen e performancës.

14.2 Kursimi i energjisë

ELECTROLUX EOF5C70X - Kursimi i energjisë - 1

Pajisja ka disa karakteristika që ju ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm.

Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur mirë kur pajisja është në punë. Mos e hapni derën e pajisjes shumë shpesh gjatë gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në vend.

Përdorni enë metalike për të përmirësuar kursimin e energjisë.

Kur është e mundur, mos e ngrohni pajisjen përpara gatimit.

Mbajini periudhat e pushimit mes gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e mundur kur përgatisni pak gatime njëkohësisht.

Gatimi me ventilator

Kur është e mundur, përdorni funksionet e gatimit me ventilator për të kursyer energji.

Nxehtësia e mbetur

Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta, reduktoni temperaturën e pajisjes minimalisht 3 - 10 minuta përpara përfundimit të gatimit. Nxehtësia e mbetur brenda pajisjes do të vazhdojë të gatuajë.

Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të ngrohur gatimet e tjera.

Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë

Zgjidhni cilësimin më të ulët të mundshëm të temperaturës për të përdorur nxehtësinë e mbetur dhe për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.

Pjekje vent. me lagështirë

Funksion i projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit.

15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Dobro došli u Electrolux! Hvala vam što ste odabrali naš uređaj.

ELECTROLUX EOF5C70X - Dobro došli u Electrolux! Hvala vam što ste odabrali naš uređaj. - 1

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EOF5C70X

Kategori : Furrë