Lemo 3-in-1 - Karrige e lartë CYBEX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Lemo 3-in-1 CYBEX në format PDF.
| Marka | Cybex |
| Modeli | Lemo 3-in-1 |
| Lloji i produktit | Karrige e lartë 3 në 1 (karrige e lartë, karrige, stol) |
| Mosha e rekomanduar (karrige e lartë) | 6 deri 36 muaj (me Baby Set) |
| Mosha e rekomanduar (karrige) | Nga 3 vjeç |
| Pesha maksimale e mbajtur (karrige e lartë) | 15 kg (me Baby Set) |
| Standardet e sigurisë | Në përputhje me standardet EN17191:2021 dhe EN14988:2017+A2:2024 |
| Materialet | Dru |
| Funksionet | 3 mënyra: karrige e lartë me Baby Set, karrige pa Baby Set, stol (ose karrige ndihmëse) |
| Sistemi i mbajtjes | Parzmore sigurie e integruar |
| Tabaka e lëvizshme | Po, tabaka me shufër sigurie |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastroni me një leckë të lagur dhe detergjent të butë; mos përdorni produkte gërryese; thaheni mirë; shmangni ekspozimin e zgjatur në diell |
| Siguria e përdorimit | Gjithmonë përdorni parzmoren; mos e lini kurrë fëmijën pa mbikëqyrje; vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë; shmangni burimet e nxehtësisë dhe dritaret |
| Pjesë këmbimi | Përdorni ekskluzivisht pjesë këmbimi Cybex |
| Garancia | 2 vjet (garanci prodhuesi) nga data e blerjes; mbulon defektet e prodhimit |
| Riciklimi | Hidheni në përputhje me rregulloret lokale |
| Përmbajtja e kutisë | Karrige e lartë, Baby Set (nëse përfshihet), tabaka, parzmore |
| Ngjyrat e disponueshme | Disa ngjyra (në varësi të disponueshmërisë) |
Pyetjet më të shpeshta - Lemo 3-in-1 CYBEX
Pyetjet e përdoruesve rreth Lemo 3-in-1 CYBEX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Karrige e lartë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Lemo 3-in-1 - CYBEX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Lemo 3-in-1 e markës CYBEX.
MANUAL I PËRDORUESIT Lemo 3-in-1 CYBEX
Jemi të kënaqur që keni zgjedhur një karrige të lartë CYBEX. Keni blerë një produkt të dobishëm, praktik, me cilësi të lartë. CYBEX ju uron më të mirën juve dhe fëmijës suaj si dhe shumë momente magjike me produktin tuaj të ri. Lexoni të gjitha udhëzimet para se ta montoni dhe përdorni karrigen e lartë CYBEX. Siguria e fëmijës suaj është përgjegjësia juaj.
PËRDORENI SI KARRIGE PARALAJMËRIM
- Mos e vendosni këtë produkt pranë një dritareje sepse mund të përdoret si një
shkallë nga fëmija dhe të bëjë që fëmija të rreżohet nga dritarja.
- Mos e vendosni këtë produkt pranë një dritareje ku kordonët nga grilat ose perdet mund të mbytin një fëmijë.
- Kini kujdes nga rreziku i zjarrit dhe burimeve të tjera të nxehtësisë së fortë pranë produktit.
•Kjo karrige nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 3 vjeç.
Karrigia CYBEX éshtë në përputhje me standardin evropian për Mobiliet për fëmijë EN17191:2021.
PËRDORENI SI KARRIGE TË LARTË PARALAJMËRIM
- Asnjëherë mos e lini asnjëherë fëmijën të pambikqyrur.
•Përdorni gjithnjë sistemin e lidhjes.
•Rrezik rrëzimi: Mos lejoni që fëmija juaj të hipë mbi produktin. -
Mos e përdorni produktin nëse nuk janë montuar dhe rregulluar saktë të gjitha pjesët përbërëse.
-
Kini kujdes nga rreziku i zjarrit dhe burimeve të tjera të nxehtësisë së fortë pranë produktit.
- Mbani parasysh rrezikun e animit kur fëmija juaj mund t'i shtyjë këmbët e saj pas tavolinës ose ndonjë strukture tjetër.
- Kur përdoret si karrige e lartë kombinuar me Kompletin për bebe, ky produkt është synuar për fëmijët që janë në gjendje të qëndrojnë ulur drejt pa ndihmë dhe janë deri në 3 vjeç ose me peshë maksimale 15 kg.
- Përdoreni këtë karrige të lartë pasi fëmija të jetë në gjendje të qëndrojë ulur drejt pa ndihmë në mënyrë të besueshme dhe të vazhdueshme.
Karrigia e lartë CYBEX është në përputhje me standardin evropian për karriget e larta EN14988:2017+A2:2024.
PËRDORIMI I PRODUKTIT
- Mbani parasysh rrezikun se një fëmijë mund të tentojë të varet te shufra e sigurisë ose tabakaja dhe ta rrëzojë karrigen.
-
Mos vendosni asnjëherë ushqime ose pije të nxehta mbi tabaka.
-
Përdoreni këtë karrige të lartë vetëm në sipërfaqe të rrafshëta, të njëtrajtshme dhe horizontale. Mos e ngrini kurrë karrigen e lartë mbi asnjë strukturë ose tavolinë.
- Pakësoni rrezikun e dëntimeve! Pozicionojeni karrigen e lartë larg nga mobiljet, muret, sipërfaqet dhe lëngjet e nxehta, kordonët e dritareve dhe kordonët elektrikë.
- Ju lutemi vendoseni karrigen e lartë larg mobiljeve kur a.) karrigia nuk përdoret në një tavolinë, dhe b.) tabakaja është hequr.
- Mos e përdorni karrigen e lartë nëse ndonjë prej pjesëve të produktit është thyer, shqyer, mungon ose nëse produkti vetë nuk punon siç duhet. Përpiquni t'a riparoni nëse ndodh ndonjë nga këto raste.
- Shtrëngoni vidat fort por jo tepër për të shmangur dëmtimin e drurit.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
Përdoruesi është përgjegjës për mirëmbajtjen e rregullt të produktit.
- Kontrollojeni dhe mirëmbajeni rregullisht këtë karrige.
- Të gjitha pjesët bashkuese duhet të jenë të shtrënguara dhe të fiksuara mirë.
•Rishträngoni rregullisht vidat. - Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale CYBEX. Mund të jetë e rrezikshme të përdorni pjesë të tjera.
- Mos bëni asnjë modifikim në produkt.
-
Mos e ruani kurrë në një ambient të lagësht.
-
Nëse keni ndonjë ankesë ose problem, ju lutemi të kontaktoni furnitorin ose importuesin tuaj.
- Pastrojeni karrigen e lartë CYBEX me një leckë të njomë e detergjent të butë dhe thajeni mirë.
- Mos përdorni mjete gërryese për ta pastruar karrigen.
- Ju lutemi kontrolloni etiketën e kujdesit në produkt për udhëzime të hollësishme lidhur me larjen.
- Hiqni ujin ose lengjet e tjera menjëherë me një leckë të thatë.
- Mos e ekspozoni ndaj dritës direkte të diellit për ta tharë.
GARANCIA
Garancia e mëposhtme vlen vetëm në vendin ku ky produkt iu shih ffillimisht nga një shitës me pakisë një klienti.
- Garancia mbulon të gjitha defektet në prodhim dhe materiale, ekzistuese dhe që shfaqen, në datën e blerjes ose që shfaqen brenda një afati prej dy (2) vitesh nga data e blerjes te shitësi me pakicë i cili ia ka shitur fillimisht produktin një konsumatori (garancia e prodhuesit). Ju lutemi të kontrolloni produktin për të parë nëse përmban gjithçka dhe nëse ka defekte në prodhim ose material menjëherë në datën e blerjes ose menjëherë pas marrjes. Ju lutemi ta ruani gjithnjë dokumentin me datë të blerjes.
- Në rast se ka ndonjë defekt, mos e përdorni më produktin. Për të marrë garancinë, ju lutemi çojeni ose dërgojeni produktin te shitësi fillestar, i cili jua ka shitur fillimisht produktin, në gjendje të pastër e të plotë dhe paraqitni një dokument origjinal të blerjes (kuponi ose fatura e shitjes). Ju lutemi mos e çoni ose dërgoni produktin direkt te prodhuesi.
- Kjo garanci nuk mbulon dëmtimet që vijnë nga keqpërdorimi, ndikimi i mjedisit (uji, zjarri, aksidentet etj.), konsumi dhe vjetërimi normal ose moszbatimi i udhëzimeve që gjenden në këtë manual të përdoruesit. Garancia nuk zbatohet nëse modifikimet dhe shërbimet janë kryer nga persona të pa-autorizuar ose nëse janë përdorur pjesë dhe aksesorë jo-origjinalë.
- Kjo garanci nuk prek asnjë të drejtë ligjore të konsumatorit, duke përfshirë pretendimet për delikt ose pretendimet që lidhen me një shkelje të kontratës, të cilat blerësi mund t'i ketë kundrejt shitësit ose prodhuesit të produktit. Garancia nuk mund t'i transferohet asikujt tjetër që merr në posedim ose pronësi produktin përveç blerësit fillestar.
HEDHJA
Për të mbrojtur mjedisin, mbani mend ta hidhni siç duhet produktin tuaj. Kur nuk e përdorni më produktin tuaj, ju lutemi sigurohuni që ta hidhni në përputhje me rregullat tuaja vendase për menaxhimin e mbetjeve për ta hedhur siç duhet.
VAŽNO! PAŽLJIVO PROČITATI I SAČUVATI ZA BUDUĆE KORIŠTENJE
HVALA VAM!
Drago nam je što ste se opredijelili za CYBEX hranilicu. Kupili ste koristan, višenamjenski, visoko kvalitetan proizvod. CYBEX želi vama i vašem djetetu sve najbolje i puno čarobnih trenutaka s vašim novim proizvodom. Pročitajte sva uputstva za upotrebu prije sastavljanja i korištenja CYBEX hranilice. Sigurnost vašeg djeteta je vaša odgovornost.