TWIST II - Aspirator GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TWIST II GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Fshesë me korrent me kanister |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | TWIST II |
| Fuqia e motorit | 800 W |
| Sistemi i filtrimit | HEPA 13 |
| Kapaciteti i enës së pluhurit | 2.5 L |
| Pa qese | Po |
| Gjatësia e kabllit | 8 m |
| Rrezja e funksionimit | 12 m |
| Pesha | 5.5 kg |
| Dimensionet (Gjatësia x Gjerësia x Lartësia) | 40 x 28 x 32 cm |
| Niveli i zhurmës | 78 dB |
| Rikthimi i kabllit | Automatik |
| Aksesorët e përfshirë | Vegël për çarje, furçë për pluhur, grykë për tapiceri |
| Filtri i larë | Po |
| Treguesi i mirëmbajtjes | Treguesi i ndryshimit të filtrit |
| Klasa e energjisë | A |
| Konsumi vjetor i energjisë | 28 kWh |
| Garancia | 2 vjet |
| Vendi i origjinës | Slloveni |
Pyetjet më të shpeshta - TWIST II GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth TWIST II GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Aspirator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TWIST II - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TWIST II e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT TWIST II GORENJE
Kur përdorni fshesën me korrent, gjithmonë mbani parasysh masat paraprake themelore të sigurisë, si vijon: Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni pajisjen vetëm në përputhje me udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen, montoni me kujdes të gjitha pjesët e saj. Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara nga prodhuesi. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para se ta lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, sigurohuni që voltazhi i specifikuar të përputhet me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. // Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës, zëvendësojeni atë me një kordon elektrik të përshtatshëm ose një montim të mbështjellësit të kordonit të energjisë. Kordoni i rrymës ose montimi i mbështjellësit të kordonit të rrymës mund të zëvendësohen vetëm nga Gorenje, qendra e autorizuar e servisit dhe riparimit të Gorenjes, ose një profesionist i trajnuar në mënyrën e duhur. // Përdorni dhe mbajeni pajisjen vetëm në ambjente të brendshme të thata dhe larg fëmijëve. // Mos e përdorni pajisjen nëse ajo ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse është mbajtur në ambjente të jashtme, ose nëse është rrëzuar apo zhytur në ujë. // Mos e përdorni pajisjen me ndonjë shtojcë apo zgjatim të papërshtatshëm. // Për të parandaluar dëmtimin, sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lirshme të rrobave tuaja, gishtat ose pjesët e tjera të trupit të mos vijnë në kontakt me shfryrjet ose pjesët në lëvizje të pajisjes. // Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare ose më shumë dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyrren gjatë përdorimit të pajisjes ose nëse atyre u janë dhënë udhëzimet përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Mbani fëmijët nën mbikëqyrje, ndërkohë që ata përdorin pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje në pajisje, përveçse nëse janë të paktën 8 vjeç dhe e bëjnë këtë nën mbikëqyrje. // Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje ndërkohë që është e lidhur me rrjetin elektrik. Pas përdorimit ose gjatë mirëmbajtjes, pozicionojeni siç duhet pajisjen, fikeni atë dhe hiqni kabllon e rrymës nga priza elektrike. // Asnjëherë mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kordonin e rrymës. // Pajisja synohet vetëm për përdorim shtëpiak.
RREZIK
Mos e zhytni pajisjen në ujë ose në ndonjë lëng tjetër dhe mos e shpëlani nën ujë të rrjedhshëm. Gjithashtu, mos e prekni kordonin e rrymës ose spinën me duar të lagura.
PARALAJMËRIME TË VEÇANTA
Gjithmonë fikni pajisjen përpara se të lidhni ose zëvendësoni tubin thithës, zorrën thithëse ose pjesët e bashkëlidhura. // Asnjëherë mos përdorni fshesë me korrent pa një qese ose kosh pluhuri (në varësi të llojit të fshesës me korrent), ose pa filtra të hyrjes dhe shkarkimit. // Mbani vrimat pa pluhur, flokë ose ndonjë papastërti tjetër që
Mund të bllokojë vrimat, të zvogëlojë rrjedhën e ajrit dhe të zvogëlojë fuqinë thithëse. // Mos e zhvendosni fshesën me korrent nëpër dhomë duke tërhequr kordonin e rrymës ose zorrën e thithjes. Mbroni kordonin e rrymës nga sipërfaqet e nxehta dhe çdo dëmtim tjetër dhe shmangni përdredhjen e tij. Kur përdorni mbështjellësin automatik të kordonit të energjisë, përdorni dorën tuaj për të drejtuar kordonin e rrymës. // Në rast përdorimi të zgjatur, lëshoni të paktën 2/3 e kordonit të rrymës për të parandaluar mbinxehjen dhe dëmtimin. Kur përdorni fshesë me korrent për disa orë, lëshojeni plotësisht kordonin e rrymës. // Mbani tubin thithës, pjesën e hapur të pajisjes dhe elementet e bashkimit larg fytyrës dhe trupit. // Asnjëherë mos përdorni fshesë me korrent për të pastruar prushin ose mbushjet, bishtat e cigareve, shkrepëset, lëngjet (p.sh. shkumë për pastrimin e qilimave), ose sende të mprehta ose me majë (xhama të thyer etj.). Gjithashtu, mos përdorni fshesë me korrent për të marrë pluhurin e tonerit. Mos përdorni fshesë me korrent për të marrë materiale ndërtimore (të tilla: si rërë e imët, gëlqere, pluhur çimentoje etj.). Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes. // Bëni shumë kujdes kur pastroni shkallët.
Pajisja është në përputhje me direktivat evropiane që vijojnë: 2014/35/EU; 2014/30/EU; 2009/125/ES; 2011/65/EU. 666/2013/EU (Modeli i BE-së)
MJEDISI

Pas skadimit të jetëgjatësisë së parashikuar të pajisjes, mos e hidhni pajisjen me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Përkundrazi, çojeni atë në një qendër të autorizuar riciklimi. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me direktivën evropiane 2012/19/EC për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike - WEEE. Direktiva specifikon kërkesat për mbledhjen dhe administrimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, të cilat janë në fuqi në të gjithë Bashkimin Evropian.
Për më shumë informacione ose në rast problemesh, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Telefonisë Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit i shënuar në Fletën e Garancisë Ndërkombëtare). Nëse nuk ka një qendër të tillë në vendin tuaj, ju lutemi kontaktoni shitësin lokal të Gorenje-s ose departamentin e pajisjeve të vogla shtëpiake të Gorenje-s.
Vetëm për përdorim personal!
GORENJE JU URON SHUMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E FSHESËS SUAJ ME KORENT
Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të pajisjes paketohen veçmas dhe vendosem në mënyrë të sigurt në njësinë kryesore të paketimit. // Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhëzimet për montimin dhe përdorimin e sigurt. // Pajisja është e paraparë për fshirje të thatë në mjedis shtëpiak.

PJESËT
- Kutia me motorin 2 Tubi thithës 3 Tubi teleskopik 4 Furça
- Bashkëngjitjet shtesë

MONTIMI
Për të lidhur tubin thithës: futni tubin thithës në hapje.
Për të shkëputur tubin thithës: shtypni butonat në të dyja anët e tubit thithës dhe nxirreni tubin.
Lidhni tubin me dorezën
Futni furçën e dyshemesë në tub
Montoni aksesorët në dorezë dhe montoni dorezën në tubin teleskopik.

FUNKSIONIMI
- Butoni on/off (i ndezjes/fikjes).
- Butoni për mbështjellësin e kabllos
- Çelësi për rregullimin e shpejtësisë

PËRDORIMI
- Rregulloni gjatësinë e tubit teleskopik dhe lartësinë sipas nevojave tuaja // rregulloni rregullatorin e ajrit në dorezë sipas nevojave tuaja.
- Fshirjen e sipërfaqeve të ndryshme të dyshemesë mund ta rregulloni me butonin në furçën e dyshemesë. – Bashkëngjitje të ndryshme për nevoja të ndryshme

KUTIA E PLUHURIT DHE FILTRAT
1 Kutia e pluhurit dhe filtrat
Përdorni butonin në anën e pasme të dorezës për të hequr koshin e pluhurit. Ngrini kapakun dhe hiqni skajin e brendshëm plastik të filtrit nga kutia. //Shkundni filtrin dhe përdorni furçën për të hequr butësisht çdo pluhur të mbetur në filtër.
Hiqni pluhurin nga kutia duke shtypur butonin në pjesën e pasme të kutisë... hapni kapakun dhe zbrazni kutinë e pluhurit. //Pjesët plastike të kutisë së pluhurit mund të lahen, por sigurohuni që të jenë plotësisht të thata para se të ripërdoren.
Ka një filter të jashtëm në pjesën e pasme të fshesës me korrent, sigurohuni që të jetë i pastër, pasi kjo siguron një jetëgjatësi më të madhe të fshesës me korrent.
2 Zëvendësimi i filtrit
Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, ju rekomandojmë që të zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të fshesës me korrent.