BKS 9220 T - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas BKS 9220 T BEKO në format PDF.

BEKO BKS 9220 T - Frigorifer
📄 84 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BEKO BKS 9220 T - page 52
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitFshesë me korrent me filtrim uji
MarkaBeko
ModeliBKS 9220 T
Furnizimi me energji220-240 V~, 50 Hz
Fuqia maksimale2000 W
Pesha neto5.7 kg
Kapaciteti i rezervuarit të ujit600 ml
Sistemi i filtrimitFiltri HEPA dhe filtrat me sfungjer
Lloji i zorrësZorrë fleksibël me rrotullim 360°
Tubi zgjatuesTeleskopik, gjatësi e rregullueshme
Aksesorët e përfshirëFurça për parket dhe qilima, furçë turbo, prizë me gojë të gjerë, prizë me gojë të ngushtë
Gjatësia e kabllitPërafërsisht 6 m (me shenja të verdha dhe të kuqe)
Rregullimi i fuqisë së thithjesPo, në trup (MIN/MAX)
Kabllo me kthim automatikPo
RuajtjaHorizontale me vend parkimi
Përdorimi i synuarVetëm për përdorim shtëpiak
Pastrimi i filtrit të ujitZbrazni dhe pastroni enën e ujit pas përdorimit; lani filtrat HEPA dhe sfungjer
Mirëmbajtja e sfungjerit të shkarkimitPastroni çdo 6 muaj

Pyetjet më të shpeshta - BKS 9220 T BEKO

Si ta mbush enën e ujit?
Hiqeni enën e ujit duke shtypur butonin e kyçjes. Hiqeni njësinë e filtrit, mbushni me ujë rubineti deri në nivelin MAX (600 ml), më pas rilidhni filtrin dhe enën.
Çfarë duhet të bëj nëse fshesa me korrent humb fuqinë e thithjes?
Kontrolloni nëse ena e ujit është e mbushur (zbrazni nëse nevojitet), pastroni ose zëvendësoni filtrin HEPA dhe filtrat me sfungjer, dhe sigurohuni që zorra dhe zgjatuesit të mos jenë të bllokuara.
Si të pastroj filtrin HEPA?
Hiqeni njësinë e filtrit nga ena e ujit, shkëputni filtrin HEPA dhe lani nën ujë të rrjedhshëm. Lëreni të thahet plotësisht përpara se ta rifusni.
A mund të përdor fshesën në sipërfaqe të lagura?
Jo, kjo fshesë me korrent është projektuar vetëm për përdorim të thatë. Mos përdorni në dysheme të lagura ose jashtë.
Si ta kthej kabllon e energjisë?
Shtypni çelësin e kthimit të kabllit në pajisje. Mos shkelni mbi buton ose mos detyroni kthimin përtej shenjës së kuqe.
Për çfarë përdoret furça turbo?
Furça turbo është veçanërisht efektive për heqjen e qimeve të kafshëve shtëpiake dhe pastrimin e thellë të qilimave. Përdorni duke e tërhequr prapa mbi thekë.
Si të rregulloj fuqinë e thithjes?
Përdorni butonin e rregullimit të fuqisë së thithjes në trupin e fshesës me korrent midis cilësimeve MIN dhe MAX.
Si ta ruaj fshesën me korrent?
Fikeni dhe shkëputeni nga priza. Zbrazni enën e ujit. Furça mund të parkohet në vendin e pasmë për ruajtje horizontale.
A mund të përdorin fëmijët këtë fshesë me korrent?
Po, fëmijët e moshës 8 vjeç e lart mund ta përdorin nëse mbikëqyren dhe udhëzohen siç duhet. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Çfarë do të thotë shenja e kuqe në kabllon e energjisë?
Shenja e kuqe tregon gjatësinë maksimale të zgjatjes. Asnjëherë mos e tërhiqni kabllon përtej asaj pike për të shmangur dëmtimin e mbështjellësit të kabllit.

Pyetjet e përdoruesve rreth BKS 9220 T BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj BKS 9220 T - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. BKS 9220 T e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT BKS 9220 T BEKO

Ju lutemi, së pari lexojeni udhëzimin për përdorim!

Të nderuar klient,

Ju falënderojmë për blerjen e kësaj pajisje Beko. Ne shpresojmë se Ju do të merrni më të mirë nga pajisja Juaj, e prodhuar duke përdorur teknologjinë më të fundit të kualitetit të lartë. Ju lutemi lexojeni me kujdes tërë udhëzimin për përdorim dhe të gjitha dokumentet shoqëruese para se ta përdorni produktin dhe mbajeni atë në rast se do të keni nevojë për atë në të ardhmen. Në qoftë se ia jepni pajisjen Tuaj dikujt tjetër, jepeni edhe udhëzimin për përdorim me pajisjen. Ndiqini të gjitha paralajmërimet dhe informacionet nga udhëzimi.

Shpjegimi i shenjave

Në udhëzimin për përdorim përdoren shenjat e mëposhtme:

BEKO BKS 9220 T - Shpjegimi i shenjave - 1

Informacione të rëndësishme dhe këshilla të dobishme për t'u përdorur.

BEKO BKS 9220 T - Shpjegimi i shenjave - 2

Paralajmërimi i rrezikut për jetën ose dëmtimin e pronës

BEKO BKS 9220 T - Shpjegimi i shenjave - 3

Kategoria e mbrojtjes për goditjet elektrike.

BEKO BKS 9220 T - Shpjegimi i shenjave - 4

Kjo pajisje është prodhuar në fabrika moderne në kushte që nuk janë të dëmshme për mjedisin.

PËRMBAJTJA

1 Udhëzimet e rëndësishme dhe paralajmërimet për sigurinë dhe mjedisin 54-56

1.1 Siguria e përgjithshme 54 1.2 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve....56 1.3 Pajtimi me direktivën RoHS 56 1.4 Informacione për paketimin 56

2 Fshesa me korrent Juaj 57

2.1 Vështrimi....57 2.2 Të dhënat teknike....57

3 Përdorimi i pajisjes 58-60

3.1 Përdorimi i gypit zgjatues 59 3.2 Përdorimi i furçës për parket dhe tapet...59 3.3 Përdorimi i furçës Turbo .....60 3.3.1 Fikja dhe ruajtja e fshesës me korrent ..60

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja 61

4.1 Zbrazje dhe pastrimi i enës për ujë ..... 61 4.2 Ruajtja....61

1

Udhëzimet e rëndësishme dhe paralajmërimet për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzimet për sigurinë që do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga lëndimi i vetes apo dëmtimi i pronës. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve do të bëjë të pavlefshme çdo garanci.

Mosndjekja e këtyre udhëzimeve për përdorim do të bëjë të pavlefshme çdo garanci.

1.1 Siguria e përgjithshme

  • Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
  • Mund të përdorni fshesën tuaj me korrent vetëm nëse vlerat e rrjetit tuaj janë të njëjta si informacionet për pajisjen në pllakën e specifikimeve në pjesën e poshtme të pajisjes. Përndryshe motori mund të dëmtohet.

- Kurrë mos e lini fshesën me korrent të ndezur me rrymë. Fikeni fshesën me korrent kur nuk përdoret ose kur ndonjë riparim është i nevojshëm.

  • Mos e përdorni fshesën me korrent në dysheme të lagura ose jashtë.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët në moshën 8 vjeçare dhe më të mëdhenj, dhe nga persona me aftësi fizike, ndijore apo mendore që nuk janë të zhvilluara plotësisht apo që kanë mungesë njohurie dhe eksperience me përdorimin e pajisjes vetëm me kusht që ata të jenë të mbikëqyrur nga ana e personit që është përgjegjës për sigurinë e tyre dhe i cili po ua shpjegon atyre mënyrën e sigurt për përdorimin e pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet që përdorimi i pajisjes mbart. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Nuk duhet të kryhen punë pastruese apo mirëmbajtje nga ana e fëmijëve përveç rasteve kur ata janë të mbikëqyrur nga dikush.

1

Udhëzimet e rëndësishme dhe paralajmërimet për sigurinë dhe mjedisin

  • Kontaktoni shërbimin e autorizuar nëse kablloja elektrike, spina ose pajisja nuk funksionojnë për shkak të rënies, nëse janë të dëmtuara, të ekspozuara ndaj ndikimeve të jashtme ose të lagura.
  • Mos e tërhiqni kabllon elektrike për të transportuar fshesën me korrent. Kablloja elektrike duhet të jetë larg teheve të mprehta, sipërfaqeve të nxehta dhe veçanërisht kini kujdes që kablloja të mos mbetet e shtypur midis derës dhe kornizës.
  • Mos e tërhiqni kabllon kur e shkëputni pajisjen nga rryma. Gjithmonë hiqeni duke kapur spinën.
  • Mos e prekni pajisjen ose spinën kur duart tuaja janë të lagura.
  • Mos vendosni objekte në pjesët e ekspozuara të fshesës me korrent. Kini kujdes që hapjet për qarkullimin e ajrit dhe hapjet e ventilimit të jenë gjithmonë të lira.

• Mbani duart, flokët dhe veshjet larg pjesëve të pajisjes së ndezur. - Mos thithni materiale të djegshme siç janë cigaret, shkrepëset ose hiri i ngrohtë. Gjithmonë fikeni pajisjen duke përdorur butonat para se të shkëputni spinën nga rryma. - Mos thithni lëngje të ndezshme dhe shpërthyese. Mos e përdorni fshesën me korrent në vende ku ka lëngje të tilla. Gjithmonë shkëputeni pajisjen nga rryma para se të vendosni ose zëvendësoni pjesët për pastrim. - Mos e ndizni fshesën me korrent nëse është në pozicion vertikal. • Mos e përdorni fshesën me korrent kur filtrat janë hequr ose pa derdhur ujë në to.

Udhëzimet e rëndësishme dhe paralajmërimet për sigurinë dhe mjedisin

1.2 Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve

Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

BEKO BKS 9220 T - Pajtueshmëria me direktivën WEEE dhe hedhja e mbetjeve - 1

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.

1.3 Pajtimi me direktivën RoHS

Produkti që keni blerë i përmbahet Direktivës RoHS të BE (2011/65/EU). Nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të përcaktuara në Direktivë.

1.4 Informacione për paketimin

BEKO BKS 9220 T - Informacione për paketimin - 1

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar prej materialesh të riciklueshme sipas rregullave tona kombëtare për mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose të tjera. Çojini ato në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet vendase.

2 Fshesa me korrent Juaj

2.1 Vështrimi

BEKO BKS 9220 T - Vështrimi - 1

  1. Kablloja elektrike me spinë
  2. Mbajtësi e furçës për tapete
  3. Çelësi për mbështjelljen e kabllos
  4. Butoni On/Off
  5. Butoni për rregullimin e fuqisë se thithjes
  6. Doreza për transportim
  7. Butoni për heqjen e enës për ujë
  8. Dorezë e enës për ujë
  9. Ena për ujë
  10. Kompleti i filtrave të enës për ujë
  11. Shtojca për thithjen
  12. Butona për hapjen e kompletit të filtrave
  13. Rrotat e pasme
  14. Konektori i gypeve
  15. Zorra fleksibile
  16. Gryka
  17. Rrëshqetësi mekanik
  18. Gypi zgjerues teleskopik
  19. Leva për rregullimin e teleskopit
  20. Grepi për varjen e furçës për tapet
  21. Leva për rregullimin e furçës për tapet
  22. Furça për parket dhe tapet
  23. Shtojca me hapjen e gjerë
  24. Shtojca me hapjen e ngushtë

2.2 Të dhënat teknike

Vlera e rrymës :220-240 V~, 50 Hz
Max fuqia :2000 W
Neto masa :5,7 kg

Prodhuesi mban të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe ndryshime të dizajnit.

Shenjat në pajisjen ose vlerat e përcaktuara në dokumentacionin që keni marrë me pajisjen janë vlerat e fituara në kushte laboratorike dhe me standardet relevante. Këto vlera mund të dallojnë në varësi të përdorimit të pajisjes dhe kushteve mjedisore

3 Përdorimi i pajisjes

Qëllimi i përdorimit të pajisjes

Pajisja është projektuar për përdorim shtëpiak dhe nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.

Shtypni butonin e kyçjes për të nxjerrë enën e ujit (Foto 1) nga pajisja, duke e mbajtur atë për dorezë.

Shtyp butonin e kyçjes Doreza

Foto 1

Hiqeni kompletin e filtrave me dy butona të futur në enën e ujit dhe mbajeni horizontalisht (Foto 2).

BEKO BKS 9220 T - Qëllimi i përdorimit të pajisjes - 2

Mbushni rezervuarin me ujë nga rubineti deri në nivelin e shënuar me MAX, siç tregohet në foton 2.

Sasia e nevojshme e ujit është 600 ml. Kthejeni filtrin në vend dhe vendoseni me kujdes në mënyrë që të jetë i sheshtë. Kthejeni përsëri enën e ujit në fshesën me korrent.

Nxirreni kabllon nga pjesa e pasme e pajisjes dhe futeni në prizën e murit. Ndaloni tërheqjen e kabllos kur të shihni shenjën e verdhë në kabllo; pas shenjës së verdhë ndodhet shenja e kuqe; kurrë mos e tërhiqni kabllon kur të shihni shenjën e kuqe. Përndryshe mund të dëmtoni mekanizmin e mbështjelljes së kabllos.

Vendoseni zorrën në fshesën me korrent. Shtypni butonin On/Off për të ndezur fshesën me korrent. (Foto 3).

BEKO BKS 9220 T - Qëllimi i përdorimit të pajisjes - 3

Shtypni butonin e mbështjelljes së kabllos në pajisjen tuaj për të mbështjellë kabllon pas thithjes. (Foto 4) Mos e shtypni butonin e mbështjelljes së kabllos me këmbë. Mekanizmi mund të dëmtohet nëse shtypet me forcë me këmbë.

BEKO BKS 9220 T - Qëllimi i përdorimit të pajisjes - 4

Mund ta rregulloni fuqinë e thithjes gjatë thithjes me butonin e rregullimit të fuqisë së thithjes që ndodhet në kutinë e pajisjes. (Foto 5).

MIN MAX

Foto 5

3 Përdorimi i pajisjes

Mund të bashkëngjitni konektorin e zorrës me kutinë e fshesës me korrent duke shtypur butonat anësorë të konektorit dhe duke e vendosur konektorin në drejtim të shigjetës në foton 6.

BEKO BKS 9220 T - Përdorimi i pajisjes - 1

Zorra e pajisjes suaj mund të rrotullohet 360°. Në këtë mënyrë mundësohet përdorimi ergonomik gjatë pastrimit. (Foto 7).

BEKO BKS 9220 T - Përdorimi i pajisjes - 2

Kontrolloni që butonat në konektorin janë të vendosur në vendin e tyre si në foto 7. Për ta hequr gypin nga fshesë me korrent, shtypini butonat në konektorin dhe tërhiqeni atë me lëvizje prapa.

Mund ta transportoni pajisjen tuaj duke e mbajtur për dorezën në anën e sipërme. (Foto 8).

BEKO BKS 9220 T - Përdorimi i pajisjes - 3

3.1 Përdorimi i gypit zgjatues

Gypi i fshesës me korrent tuaj mund të zgjatohet në sajë të sistemit teleskopik. Për ta zgjatur gypin, shtypeni levën në drejtim të shigjetës dhe tërhiqeni fundin e gypit. Mund të vendosni gjatësinë që ju nevojitet. (Foto 9).

Shul

Foto 9

Foto 10

Shtojca e ngushtë

BEKO BKS 9220 T - Shtojca e ngushtë - 1

Mund të përdoret për hapjet në mobilje dhe kolltukë që janë të vështira për t'u arritur.

Foto 11

BEKO BKS 9220 T - Shtojca e ngushtë - 2

Shtojca me hapjen e gjerë

Përdoret për pastrimin e dyshemeve, shkallëve, brendësisë së makinave, divaneve, kolltukëve etj.

3.2 Përdorimi i furçës për parket dhe tapet

Në furçën për parket dhe tapet ndodhet mekanizmi për rregullimin.

Furça i përshtatet sipërfaqës së dyshemes me ndihmën e mekanizmit për rregullimin. (Foto 13)

BEKO BKS 9220 T - Përdorimi i furçës për parket dhe tapet - 1

3 Përdorimi i pajisjes

a) Përdoreni furçën në pozicion normal (furça e vogël është tërhequr) për tapete dhe rrecka. b) Kur thithni sipërfaqe të forta si parket, pllaka, linoleum dhe sipërfaqe të sheshta si mure, për të mos i gërvishtur ato, ndryshoni pozicionin dhe nxirreni furçën e vogël me mekanizmin për rregullim.

3.3 Përdorimi i furçës Turbo

BEKO BKS 9220 T - Përdorimi i furçës Turbo - 1

Është veçanërisht efikase për heqjen e qimeve të kafshëve shtëpiake. Tapetet i pastron thellë. Kur thithni thekët në tapet, përdoreni furçën duke e tërhequr prapa në drejtim të shigjetës. Qimet dhe flokët e grumbulluar pastrojini nga furça duke i prerë me gërshërë.

3.3.1 Fikja dhe ruajtja e fshesës me korrent

Shtypeni butonin On/Off në kutinë për të ndaluar veprimin e fshesës me korrent. Mos e nxirrni spinën nga priza për të ndaluar veprimin e fshesës me korrent; së pari shtypeni butonin On/Off dhe ashtu ndalojeni veprimin e fshesës me korrent (Foto 3).

Mund ta ruani fshesën me korrent tuaj në pozicion horizontal në mënyrë që të vendosni shtojcën për varje në anën e pasme të fshesës me korrent (Foto 14).

BEKO BKS 9220 T - Fikja dhe ruajtja e fshesës me korrent - 1

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Fikeni pajisjen dhe nxirreni spinën nga priza para pastrimit.

BEKO BKS 9220 T - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

KUJDES: Mos e përdorni kurrë benzinë, tretës, pastrues abraziv, objekte metalike ose furça të forta për pastrimin e pajisjes.

4.1 Zbrazja dhe pastrimi i enës për ujë

Fikeni fshesën me korrent duke shtypur butonin On/Off dhe nxirreni spinën nga rryma. Hiqeni tankun për ujë duke e mbajtur për dorezën (Foto 2). Hiqeni kompletin e filtrave dhe kthejeni kokëposhtë, me hapjen kokëposhtë, dhe zbrazeni atë (Foto 15).

Foto 15BEKO BKS 9220 T - Zbrazja dhe pastrimi i enës për ujë - 1

Kompletin e filtrave mund ta nxirrni nga ena (Foto 16) dhe ta lani me ujë.

BEKO BKS 9220 T - Zbrazja dhe pastrimi i enës për ujë - 2

Filtrin HEPA dhe filtrin shkumëzor mund t'i hiqni nga pajisja dhe t'i lani (Fotot 17 e 18). Përveç kësaj, sfungjeri në dalje duhet të lahet çdo 6 muaj; të hapet kapaku i filtrit në anën e pasme të pajisjes dhe të nxirret filtri. Nëse dëshironi të vazhdoni me thithjen, mbusheni enën për ujë deri në nivelin e shënuar dhe prisni që të thahen kompleti i filtrave dhe filtri HEPA para se t'i ktheni në pajisje. Vendosini pjesët e përshtatshme në kompletin e filtrave dhe vendoseni atë në vendin e tij në fshesën me korrent. Tani fshesa me korrent është gati dhe mund ta përdorni.

BEKO BKS 9220 T - Zbrazja dhe pastrimi i enës për ujë - 3

Uji në enën për ujë nuk e dëmton fshesën me korrent; megjithatë, është e rekomandueshme të zbrazet ena para se të ruani fshesën me korrent deri në përdorimin e ardhshëm. Një nga përparësitë kryesore të kësaj pajisjeje, në krahasim me fshesat me korrent që duhet të mbahen me pluhur në qese, është që ajo mund të pastrohet dhe të mbahet e pastër deri në përdorimin tjetër.

4.2 Ruajtja

  • Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të zgjatur, me kujdes e vendosni atë mënjanë.
  • Nxirreni spinën nga rryma elektrike.
  • Mbajeni pajisjen ku fëmijët nuk mund ta kapin.

Ju lutemi, së pari lexoni udhëzimet e përdorimit!

I nderuar përdorues,

Ju falënderojmë për blerjen e kësaj pajisjeje Beko. Shpresojmë që të merrni rezultatet më të mira nga pajisja juaj, e prodhuar me teknologjinë më të fundit të cilësisë së lartë. Ju lutemi, lexoni me kujdes të gjithë udhëzuesin e përdorimit dhe të gjitha dokumentet shoqëruese përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni atë në rast se ju nevojitet në të ardhmen. Nëse ia jepni pajisjen dikujt tjetër, jepni edhe udhëzuesin e përdorimit së bashku me pajisjen. Respektoni të gjitha paralajmërimet dhe informacionet në udhëzues.

Shpjegimi i simboleve

Në udhëzuesin e përdorimit përdoren simbolet e mëposhtme:

BEKO BKS 9220 T - Shpjegimi i simboleve - 1

Informacione të rëndësishme dhe këshilla të dobishme për përdorim

BEKO BKS 9220 T - Shpjegimi i simboleve - 2

Paralajmërim për rrezik për jetën ose dëmtim të pronës.

BEKO BKS 9220 T - Shpjegimi i simboleve - 3

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : BKS 9220 T

Kategori : Frigorifer