EAL6141WOX - Frigorifer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EAL6141WOX ELECTROLUX në format PDF.
| Marka | Electrolux |
| Modeli | EAL6141WOX |
| Lloji i produktit | Frigorifer Side by Side |
| Lloji i kontrollit | Panel elektronik kontrolli me ekran dixhital |
| Kontrolli i temperaturës | Cilësime të veçanta për ndarjen e ngrirësit dhe frigoriferit |
| Funksioni Super Ngrirje | Po, aktivizon ngrirjen më të shpejtë duke mbajtur butonin FRZ.SET |
| Funksioni Super Ftohje | Po, aktivizon ftohjen më të shpejtë duke mbajtur butonin REF.SET |
| Makinë akulli automatike | Po, prodhon afërsisht 10 kuba akulli për cikël |
| Shpërndarës uji | Po, me filtër uji të integruar |
| Zëvendësimi i filtrit të ujit | Çdo 6 muaj, tregohet nga ikona LIGHT/FILTER që pulson |
| Ndriçimi i brendshëm | Dritë LED, e zëvendësueshme nga agjenti i shërbimit |
| Raftet | Raftet prej xhami të kalitur në ngrirës dhe frigorifer |
| Kutitë e perimeve dhe frutave | Kuti të veçanta për perime dhe fruta |
| Kuti e vezëve | Të përfshira, jo për kuba akulli |
| Zona Multi Plus | Për ruajtjen e ilaçeve ose produkteve kozmetike |
| Ftohës i shpejtë i kanaçeve | Ndarje e shpejtë ftohëse për pije |
| Alarmi i derës së hapur | Alarm akustik pas 1 minute, ndalon pas 5 minutash ose kur dera mbyllet |
| Alarmi i temperaturës së lartë | Alarm vizual (ikona që pulson) dhe shfaqje e temperaturës maksimale të arritur |
| Bllokimi i panelit të kontrollit | Po, shtypni butonin LOCK për 3 sekonda |
| Ftohës | R600a (izobutan), i ndezshëm |
| Klasa klimatike | SN (10°C deri në 32°C), N (16°C deri në 32°C), ST (16°C deri në 38°C), T (16°C deri në 43°C) |
| Udhëzimet e pastrimit | Përdorni detergjent të butë dhe leckë të butë; shmangni gërryesit dhe pastruesit me avull |
Pyetjet më të shpeshta - EAL6141WOX ELECTROLUX
Pyetjet e përdoruesve rreth EAL6141WOX ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EAL6141WOX - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EAL6141WOX e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT EAL6141WOX ELECTROLUX
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera. Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin: www.electrolux.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.electrolux.com/productregistration

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj: www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme. Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.
⚠️ Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.
i Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyr-je ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
— Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune — Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
- Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
- Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përsh-pejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prod-huesi.
- Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
- Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
- Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si p.sh. kuti aerosoli me lëndë të ndezshme.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.


4 www.electrolux.com
- Nëse pajisja është e pajisur me prodhues akulli ose rubinet uji, mbushini vetëm me ujë të pijshëm.
- Nëse pajisja kërkon lidhje me rrjetin e ujit, lidheni atë vetëm me rrjetin e ujit të pijshëm.
- Presioni i ujit në hyrje (minimumi dhe maksimumi) duhet të jetë ndërmjet 1 bar (0,1 MPa) dhe 10 bar (1 MPa)
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instaloj këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Žbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
- Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë përreth pajisjes.
- Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te kompresori.
- Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve, sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
- Pjesa e pasme e pajisjes duhet të mbështetet pas murit.
- Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të drejtpërdrejtë dielli.
- Mos e instaloni pajisjen në zona me shumë lagështi ose shumë të ftohta, si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë vere.
- Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i përparmë për të shmangur gërvishtjen e dyshemesë.
Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Pajisja duhet tokëzuar.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhet të kry-
hen nga një elektricist i kualifikuar.
- Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
- Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabëll zgjatues.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët elektrike (p.sh. spinën elektrike, kabllon elektrike, kompresorin). Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit ose një elektricist për të ndërruar pjesët elektrike.
- Kabilloja elektrike duhet të qëndrojë nën nivelin e spinës elektrike.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje elektrike ose zjarri.
- Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
- Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur është shënuar nga prodhuesi se mund të vendosen.
- Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës. Ai përmban izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr flakë.

- Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni dhomën.
- Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët plastike të pajisjes.
- Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë në pajisje.
- Mos vendosni produkte që mar-rin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
- Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Drita e brendshme
- Lloji i llambës që përdoret për këtë pajisje nuk është i përshtatshëm për ndriçimin e dhomave në shtëpi.
Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i pajisjes.
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
- Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e njësisë.
- Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të pajisjes dhe nëse është e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i bblokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Hedhja e mbeturinave

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
- Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë.
- Hiqni kapësen e derës për të parandaluar blokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
- Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
- Shkuma izoluese përmban gaz të ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
- Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë së ftohjes që është afër shkëmbyesit të nxehtësisë.
6 www.electrolux.com
1 Prodhuesi i akullit akullit dhe ruajtja
2 Ftohësi Xpress i kanoçeve (ndarja e ftohjes së shpejtë) Për të ruajtur pije.
3 Zona Multi Plus
Për të ruajtur medikamente të përgjithshme ose produkte kozmetike. Ruajtja e sigurt nuk garantohet për produkte të tilla si kampione akademike ose medikamente që kërkojnë një gamë temperature specifike.
4 Mbajtësja e vezëve
Mos e përdorni këtë mbajtëse për të ruajturkubaakullidheasmose vendosni në ndarjen e ngrirësit.
5 Rafti i frigoriferit (xham i kalitur) Për ruajtjen e ushqimeve të zakonshme.
6 Ndarja e freskimit
(vetëm në modele të caktuara)
Për artikuj që përdoren shpesh,
kanoçe, ujë i pijshëm, pije.
7 Xhepi i freskimit
Për ruajtjen e ushqimeve për ftohje,
qumësht, lengje, shishe birre, etj.
8 Kutia e zarzavateve
9 Kutia e frutave
10 Zona ekstra e ftohjes (vetëm në modele të caktuara)
11 Kutiaengrirjes
Përtëruajturmishosepeshktëthatë për periudhë më të gjatë kohe.
12 Ndarjaederëspërruajtje (ndarje me 2 yje) Për ruajtjen afatshkurtër të ushqimit dhe akulloreve.
13 Ndarjaederëspërruajtje
Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira.
14 Raftiingrirësit (xhamikalitur)
Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
siç është mishi, peshku, akulloret.
SHQIP
MODELI PA SHPËRNDARËS

1 Tabakaja e kubave të akullit
2 Ftohësi Xpress i kanoçeve (ndarja e ftohjes së shpejtë) Për të ruajtur pije.
3 Zona Multi Plus
Për të ruajtur medikamente të përgjithshme ose produkte kozmetike. Ruajtja e sigurt nuk garantohet për produkte të tilla si kampione akademike ose medikamente që kërkojnë një gamë temperature speci ke.
4 Mbajtësja e vezëve
Mos e përdorni këtë mbajtëse për të ruajtur kuba akulli dhe as mos e vendosni në ndarjen e ngrirësit.
5 Rafti i frigoriferit (xham i kalitur)
Për ruajtjen e ushqimeve
të zakonshme.
6 Xhepi i freskimit
Për ruajtjen e ushqimeve për ftohje, qumësht, lëngje, shishe birre, etj.
7 Kutia e zarzavateve
8 Kutia e frutave
9 Kutia e ngrirjes
Për të ruajtur mish ose peshk të
thatë për periudhë më të gjatë kohe.
10 Ndarja e derës për ruajtje (ndarje me 2 yje) Për ruajtjen afatshkurtër të ushqimit dhe akulloreve.
11 Ndarja e derës për ruajtje Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira.
12 Rafti i ngrirësit (xhamikalitur) Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira siç është mishi, peshku, akulloret.
8 www.electrolux.com
PANELI I KONTROLLIT
MODELI ME SHPËRNDARËS
![graph TD A["1"] --> B["FRZ. SET"] B --> C["Light (FILTER: Hold 3 sec)"] C --> D["6"] E["2"] --> F["REF. SET"] F --> G["5"] H["3"] --> I["LOCK (Hold 3 sec)"] I --> J["4"] K["4"] --> L["ICE"] M["5"] --> N["WATER"] O["6"] --> P["H"] Q["7"] --> R["G"] S["8"] --> T["F"] U["9"] --> V["E"] W["10"] --> X["H…](/content/2026/05/875259/images/903fd0931fb7d699e497ebfae7bede876cd825d77284978dff889bbc4034e0a6.jpg)

FRZ.SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së ngrirësit.

REF. SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së frigoriferit.

LOCK
(Hold 3 sec)
Shtypni këtë buton për të paradaluar që cilësimet të ndryshohen aksidentalisht. Për ta lëshuar butonin, shtypeni për më shumë se 3 sekonda. Ekrani do të fiket.
4 Butoni i përzgjedhjes për shpërndarësin e akullit 📁the Bllokimi për prodhuesin e akullit 📁
5 Butoni i pérzgjedhjes për shpërndarjen e ujit

LIGHT
(FILTER: Hold 3 sec)
Butoni i DRITËS/FILTRIT:
-
Butoni për të ndezur një dritë të shpërndarësit.
-
Butoni për zëvendësimin ose rivendosjen filtrit. Pas zëvendësimit të filtrit ose për ta rivendosur, shtypni këtë buton për 3 sekonda.
| Treguesit (A-H) | Përshkrimi |
| A. Super | Treguesi i temperaturës së ngrirësit |
| B. | Ekrani i alarmit (pa tingull) Klientët mund të informohen për gjendjen e temperaturës kur ngrihet normalisht për shkak të aksidenteve (p.sh. ndërpre- rjeve të energjisë)1. Ikona e alarmit pulson duke treguar temperaturën më të lartë të brend- shme2. Alarmi ndalon kur butoni shtypet dhe ekrani shfaq vlerën e kontrollit të temperaturës |
SHQIP
9
| Treguesit (A-H) Përshkrimi | ||
| C. | [A4X5] | Treguesi i bllokimit |
| D. | ![]() | Treguesi i temperaturës së frigoriferit |
| E. | ![]() | Bllokimi për treguesin e prodhuesit të akullit |
| F. | ![]() | Treguesi i shpërndarësit të akullit |
| G. | ![]() | Treguesi i daljes së ujit |
| H. | [trezi] | Ekrani i zëvendësimit të filtritPas 6 muajsh nga kontakti i parë me energjinë, ikona do të pulsojë. |
MODELI PA SHPËRNDARËS

1 FRZ. SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së ngrirësit
2 REF. SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së frigoriferit
3 LOCK (Hold 3 Sec.)
Butoni i blokimit
Shtypni këtë buton për të parandaluar që cilësimet të ndryshohen aksidentalisht.
Për ta lëshuar butonin, shtypeni për më shumë se 3 sekonda.
| Treguesit (A-E) Përshkrimi | |
| A. -88 °C | Treguesi i temperaturës së ngrirësit |
| B. * | Treguesi “super” për ngrirësin |
| C. 📋 | Treguesi i bllokimit |
| D. * | Treguesi “super” për frigoriferin |
| E. -88 °C | Treguesi i temperaturës së frigoriferit |

PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
INSTALIMI I LINJËS SË UJIT
1. Për modelet me prodhuesin automatik të akullit
– Presioni i ujit duhet të jetë 2.0\~12.5 kgf/cm2 ose më shumë që prodhuesi automatik i akullit të funksionojë.
– Kontrolloni presionin e ujit të rubinetit. Nëse një gotë prej 180 cc mbushet për 10 sekonda, presioni është i përshtatshëm.
– Nëse presioni i ujit nuk është aq i lartë sa për të vënë në punë prodhuesin automatik të akul-lit, telefononi hidraulikun për të vendosur një pompë shtesë për presionin e ujit.
-
Kur instaloni tubat e ujit, sigurohuni që ato të mos jenë pranë sipër-fageve të nxehta.
-
Filtri i ujit "filtron" vetëm ujë. Ai nuk eliminon bakteret ose mikrobet.
-
Jetëgjatësia e filtrit varet nga koha e përdorimit. Ne ju rekomandojmë që të zëvendësoni filtrin të paktën çdo 6 muaj. Kur vendosni filtrin, vendoseni në mënyrë që të keni akses të lehtë tek ai (për heqje dhe zëvendësim).

Shënim: Ikona pulson 6 muaj pas furnizimit me energji për herë të parë. Për të eliminon pulsimin e ikonës, shtypni butonin e dritës për 3 sekonda pas ndërrimit të filtrit të ujit.
- Pas instalimit të frigoriferit dhe sistemit të linjës së ujit, zgjidhni WATER në panelin e kontrollit dhe shtypeni për 2 - 3 minuta për të mbushur me ujë rezervuarin e ujit dhe për të shpërndarë ujë.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
KONTROLLI I TEMPERA- TURËS
Kur pajisja është vendosur në prizë për herë të parë, modaliteti i temperaturës është vendosur në Mes.
MODELI ME SHPËRNDARËS Ndarja e ngrirësit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin FRZ, SET, derisa të shfaqet vlera e dëshiruar.
Për funksionin e ngrirjes së shpejtë mbani shtypur butonin FRZ SET derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.
Ndarja e frigoriferit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin [REF.SET], derisa të shfaqet vlera e dëshiruar.
Për funksionin e ftohjes më të shpejtë mbani shtypur butonin DER SET derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.

Funksioni i konvertimit të treguesit të temperaturës (Fahrenajt - Celsius) Cilësimi i fabrikës është Celsius. Shtypni butonin e bllokimit për të hyrë në modalitetin e bllokimit. Te modaliteti i bllokimit, shtypni butonin dhe WATER në të njëjtën kohë për 10 sekonda për të ndryshuar shkallën e temperaturës.
MODELI PA SHPËRNDARËS Ndarja e ngrirësit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin FRZ. SET, derisa të shfaqet temperatura e dëshiruar.
Për funksionin e ngrirjes së shpejtë mbani shtypur butonin FRZ. SET derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.
Ndarja e frigoriferit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin REF. SET, derisa të shfaqet temperatura e dëshiruar.
Për funksionin e ftohjes më të shpejtë mbani shtypur butonin REF. SET derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.

KUJDES
Ushqimet në frigorifer mund të ngrijnë nëse temperatura e frigor- iferit është nën 5°.
MODALITETI I TEMPERA- TURËS SË LARTË
MODELI ME SHPËRNDARËS
Një rritje në temperaturën e ndarjes së ngrirësit ose frigoriferit tregohet me:
- pulsimin e ikonës së alarmit (nuk bie zilja)
- sistemi elektronik tregon temperaturën maksimale të arritur brenda ndarjeve

Edhe pse është rikuperuar funksionimi normal i pajisjes dhe temperatura e brendshme arrin nivelin normal, ikona e alarmit përsëri pulson dhe ekrani shfaq temperaturën më të lartë të arritur.

Kur shtypni butonin e bllokimit, modaliteti i alarmit ndërpritet dhe ikona e alarmit fiket. Në ekran shfaqet vlera e vendosur e rregulluar.
MODELI PA SHPËRNDARËS
Një rritje në temperaturën e ndarjes së ngrirësit ose frigoriferit tregohet me:
- pulsimin e një treguesit të ndarjes së ngrirësit ose / dhe frigoriferit
- sistemi elektronik tregon temperaturën maksimale të arritur brenda ndarjeve

Edhe pse është rikuperuar funksionimi normal i pajisjes dhe temperatura e brendshme arrin nivelin normal, treguesi përsëri pulson dhe tregohet temperatura më e lartë e arritur.

Kur shtypni butonin e bllokimit LOCK (Hold 3 Sec.), modaliteti i temperaturës së lartë ndalohet dhe treguesi shfaq vlerën e rregulluar të temperaturës.
FUNKSIONET E "FIKJES"
- Dritat e brendshme të pajisje fiken kur dera hapet për më shumë se 10 minuta
- Funksioni i fikjes së ekranit:
- 5 minuta pasi butonat dhe dyert nuk janë hapur, të gjitha dritat LED të ekranit fiken përveç ikonës WATER, ICE dhe
– Pas modalitetit të dritës LED të fikur, pajisja kthehet në modalitetin e ekranit normal kur shtypni çdo buton ose hapni derën. - Funksioni i fikjes së sistemit (Funk-
sioni i energjisë së fikur):
– ju mund ta ndaloni funksionimin e pajisjes pa e hequr nga priza, veçanërisht gjatë pushimeve
- duke shtypur butonir FRZ. SET
dhe REF. SET në të njëjtën kohë për 5 sekonda pajisja fiket
– gjatë modalitetit “FIKUR” temperatura e ngrirësit dhe e frigoriferit tregon “— — “. Dritat e tjera LED fiken dhe i gjithë funksionimi i pajisjes suaj ndalon.
– në të kundërt, mbani shty-
pur butonin FRZ. SET dhe
REF. SET së bashku për 5 sekonda për të larguar funksionin "FIKUR"
ALARMI I HAPJES SË DERËS
Një alarm akustik do të tingëllojë nëse dera e frigoriferit ose ngrirësit lihet hapur për 1 minutë. Alarmi do të ndalojë pas 5 minutash. Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet normale (dera të jetë mbyllur), alarmi ndalon.

OPSIONET
ZONA EKSTRA E FTOHJES

Kur e vini në prizë për herë të parë pajisjen drita LED FRESH është e ndezur. Për të ndryshuar cilësimet hap pas hapi përdorni butonin SELECT.
Zgjidhni butonin WATER ose ICE dhe shtyni lehtë levën me gotën tuaj, pas 2 sekondash:
- Nëse shtypni butoninWATER, ikona 🏠 do të ndizet

- Nëse shtypni butonin ICE, ikona do të ndizet.

Kur pastroni folenë e kutisë së kubave të akullit ose kur nuk e përdorni për një kohë të gjatë, hiqini kubat e akullit nga kutia e ruajtjes së akullit dhe bllokoni prodhuesin e akullit duke shtypur butonin ICE për 3 sekonda. do të ndizet.

KUJDES
Shmangni përdorimin e kupave të holla të brishta ose gotave të kristalit gjatë marrjes së kubave të akullit.

KUJDES
Nëse akulli është i çngjyro-sur, ndërprisni përdorimin e shpërndarësit dhe telefononi një agjent shërbimi.

Nga kjo pajisje përdorni vetëm akullin.
PRODHUESI AUTOMATIK I AKULLIT
- Prodhohen rreth 10 kuba akulli në një herë, 14-15 herë në ditë. Nëse kutia e ruajtjes është plot, prodhimi i akullit ndërpritet.
- Êshtë normale që prodhuesi i akullit të bëjë zhurma përplasjeje kur kubat e akullit bien në kutinë e ruajtjes së akullit.
- Për të parandaluar aromat ose erërät e këqija, pastrojeni rregullisht kutinë e ruajtjes së kubave të akullit.
- Nëse sasia e akullit në kutinë e ruajtjes nuk mjafton, akulli nuk mund të shpërndahet. Prisni një ose dy ditë për të prodhuar më shumë akull.
- Nëse akulli nuk shpërndahet lehtë, sigurohuni që të mos jetë e bblokuar dalja e shpërndarësit.
14 www.electrolux.com
- Nëse kubat e akullit ngecin dhe nuk dalin, tërhiqni jashtë kutinë e ruajtjes së akullit dhe ndani kubat e akullit që mund të jenë ngjitur bashkë.

KUJDES
Nëse duhet përshtatur sasia e ujit që ka shkuar te prodhuesi i akullit, thërrisni një agjent shërbimit.

KUJDES
Në rast të ndërprerjes së energjisë, kubat e akullit mund të shkrijnë dhe uji mund të rrëshqasë poshtë në dysheme. Nëse prisni që kjo situatë të zgjasë për orë të tëra, tërhiqni kutinë jashtë dhe hiqni kubat e akullit, pastaj vendoseni përsëri.
- Lajini ushqimet përpara se t'i ruani.
- Ndajini ushqimet në pjesë të vogla.
- Vendosni ushqimet që përmbajnë ujë ose ushqimet me shumë lagështirë, në pjesën e përparme të rafteve (pranë anës së derës). Nëse vendosen pranë tubit të daljes së ajrit të ftohtë, ato mund të ngrijnë.
- Ushqimet e ngrohta ose të nxehta duhet të ftohen mjaftueshëm përpara se të ruhen për të ulur konsumimin e rrymës elektrike dhe për të rritur rendimentin e ftohjes.
- Kini kujdes gjatë ruajtjes së frutave tropikale, si banane, ananase, domate, sepse ato mund të prishen lehtë në temperaturë të ulët.
- Mes ushqimeve ruani sa më shumë hapësirë që të jetë e mundur. Nëse hapësira është tepër e ngushtë apo janë tepër afër njëra-tjetrës, pengohet qarkullimi i ajrit të ftohtë, duke rezultuar kështu në ftohje të pamjaftueshme.
- Mos harroni asnjëherë të mbuloni ose mbështillni ushqimet për të paranda-luar daljen e aromave të ushqimeve.
- Mos ruani zarzavate në vendin e ftohjes sepse ato mund të ngrijnë.
- Mbajtësja e vezëve mund të vendoset në një raft frigoriferit sipas dëshirës.


Për të pastruar përdorni një pëlhurë me ujë dhe lëndë larëse të butë (neutrale).
1. Rafti i shpërndarësit të ujit
Hiqni grilën e rrjedhjeve dhe pastroni rregullisht raftin e ujit (rafti i rrjedhjeve nuk shkarkohet vetë).

2. Kutia e ruajtjes së kubave të akullit
– Heqja: ngrini përpara folenë e kutisë për ta hequr.
– Rivendosja: vendosni në vend ulluqet anësore dhe futini deri në fund. Nëse është e vështirë të fusni kutinë, hiqeni, rrotulloni bobinën në kuti ose mekanizmin rrotullues një çerek rrotullimi dhe futeni sërish.
- Mos i ruani kubat e akullit për një kohë tepër të gjatë.

3. Xhepat e ngrirësit dhe të frigor- iferit
Kapni të dy fundet dhe tërhiqini lart.

4. Raftet e ngrirësit dhe të frigoriferit
Hapni plotësisht dyert, më pas tërhiqni përpara raftet për t'i hequr.

5. Mbajtësja e zarzavateve dhe e frutave
Tërhiqeni përpara dhe ngrijeni pak për ta hequr.

Përdorni një pëlhurë me lëndë larëse të butë (neutrale).
PASTRIMI I PJESËS MBRAPA TË PAJISJES (PJESA E MAKI- NERISE)
Hiqni pluhurin në grilë me fshesë me korrent të paktën një herë në vit.

Llamba LED duhet të zëvendëso- het vetëm nga një agjent i shërbi- mit ose një person me kualifikim të ngjashëm.

KUJDES
Sigurohuni që ta hiqni nga priza pajisjen në fillim!
Ndërrimi i dritës LED të ngrirësit dhe frigoriferit
- Hiqni një anë të pasme të mbulesës së dritës LED duke përdorur një kaçavidë.

- Hiqni kapakun e dritës LED dhe lironi 2 vidat shtrënguese për një fletë drite LED.

- Shkëpusni një rrip të fletës së dritës LED dhe ndërroni dritën LED.

Metoda e montimit është e kundërta e sekuencës së çmon- timit.
SI TË VEPROJMË NËSE...

Ju lutemi kontrolloni këshillat e mëposhtme për zgjidhjen e problemeve përpara se të telefononi shërbimin!
| Problemi Pika e kontrollit Zgjidhja | ||
| Nuk ftohet asn-jëherë brenda.Ngrirja dhe ftohjanuk është emjaftueshme. | A është pajisja eshkëputur nga priza?A është vendosur tem-peratura në modalitetin e ULËT?A është pajisja nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit ose a është vendosur pranë saj ndonjë pajisje ngrohëse?A është tepër e vogël hapësira ndërmjet pjesës së pasme të pajisjes dhe murit? | Vendoseni pajisjen në prizë.Vendoseni modalitetin e temperaturës në TË MESME ose TË ULËT.Lëvizeni në një vend ku nuk ka as rreze të drejt-përdrejta dielli dhe as pajisje ngrohëse pranë.Ruani hapësirë të mjaftueshme (më shumë se 10 cm) ndërmjet pjesës së pasme të pajisjes dhe murit. |
| Ushqimet në pajisje ngrijnë. | A është vendosur tem-peratura në modalitetin e FORTË?A është temperatura e mjedisit tepër e ulët?A është ruajtur ushqimi me shumë lagështirë pranë daljes së ajrit të ftohtë? | Vendoseni temperaturën në modalitetin e MESËM ose të ULËT.Ushqimet mund të ngri-jnë nëse temperatura e ambientit është nën 5 °C.Lëvizeni në një vend ku temperatura është mbi 5 °C.Vendosni ushqimet me lagështirë në raftet pranë dyerve. |
| Pajisja bën një zhurmë të çudit-shme. | A është e paniveluar dyshemeja poshtë pajisjes?A është tepër e vogël hapësira ndërmjet pjesës së pasme të pajisjes dhe murit?A prek ndonjë objekt ose diçka tjetër pajisja? | Lëvizeni pajisjen në dys-heme të niveluar.Ruani hapësirë të mjaftueshme.Largoni çdo objekt që prek pajisjen. |
| Zhurma të çudit-shme: kërcitje, klikime, ujë që rrjedh, zukatje ose gumëzhimë. | Është normale (nëse pajisja nuk është e niveluar, zhurma mund të jetë më e madhe). | |
| Problem Possible cause Solution | ||
| Nga brenda dalin aroma ose erëra të këqija. | A është ruajtur ushqimi i pambuluar dhe i pam-bështjellë?A janë raftet dhe xhepat të ndotura me mbetje ushqimesh?A është ruajtur ushqimi për një kohë tepër të gjatë? | Sigurohuni që t'i mbuloni dhe mbështillni ushqimet.Pastroni pjesët e brend-shme të pajisjes rregullisht.Kur aromat depërtojnë në ato pjesë, nuk është e lehtë të hiqen.Mos i ruani ushqimet për një kohë tepër të gjatë.Pajisja nuk është as ruajtës i përkryer dhe as i përher-shëm ushqimi. |
| Dera nuk hapet lehtë. | A është mbyllur dhe hapur sërish dera menjëherë? | Në këtë rast, prisni për një minutë, më pas dera do të hapet me lehtësi. |
| Brymë dhe vesë brenda pajisjes dhe te sipërfaqja e karkasës. | A ka qenë dera hapur për një kohë tepër të gjatë?A janë ruajtur ushqimet me shumë lagështirë pa u mbuluar ose mbështjellë?A është e lartë temperatura dhe/ose lagështirë e lartë rreth pajisjes? | Mos e lini derën hapur për një kohë të gjatë.Sigurohuni që t'i mbuloni dhe mbështillni ushqimet.Instaloni pajisjen në një vend më të thatë dhe më të freskët. |
| Pjesa e përparmedhe anësore e pajisjes është engrohtë ose enxehtë. | Është normale. | |
TEMPERATURA E AMBIENTIT
Kjo pajisje është krijuar për të funksionuar në temperaturën e mjedisit të specifikuar nga kategoria e saj e shënuar në etiketën e klasifikimit.
| Kategoria e klimës | Temperatura e ambientit (nga... deri...) |
| SN +10°C deri + 32°C | |
| N +16°C deri + 32°C | |
| ST +16°C deri + 38°C | |
| T +16°C deri + 43°C |

Temperatura e brendshme mund të ndikohet nga faktorë të tillë si vendndodhja e pajisjes, temperatura e ambientit ose shpeshtësia e hapjes së derës.
AKSESORËT
- Kutia e filtrit
- Seti i furnizimit me ujë
- Manuali i përdorimit
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin 📊. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbo-
lin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.





