ZANUSSI ZWQ35121 - Lavatrice

ZWQ35121 - Lavatrice ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ZWQ35121 ZANUSSI në format PDF.

📄 60 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ZANUSSI ZWQ35121 - page 2
Shiko manualin : Български BG Čeština CS Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ZWQ35121 ZANUSSI

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Lavatrice në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZWQ35121 - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZWQ35121 e markës ZANUSSI.

MANUAL I PËRDORUESIT ZWQ35121 ZANUSSI

SQ Udhëzimet për përdorim 2

Të dhëna për sigurinë ____ 2
Udhëzime për sigurinë 3
Përshkrim i produktit ____ 4
Si të vini në punë në cikël larjeje? _ _ _ _ 6
Përdorimi I përditshëm 6
Programet e larjes 8
Kujdesi dhe pastrimi ____ 9

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

Të dhëna për sigurinë

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.

Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

⚠️ Paralajmërim Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të përhershëm.

  • Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të reduktuara ose mungesë përvoje dhe njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
  • Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
  • Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
  • Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.

Siguria e përgjithshme

  • Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
  • Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6 kg (referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
  • Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur rreziqet.
  • Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi) duhet të jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa)
  • Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të mos bllokohen nga tapeti.
  • Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.

ZANUSSI ZWQ35121 - Siguria e përgjithshme - 1

Udhëzime për sigurinë

Instalimi

  • Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
  • Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni pajisjen sërish duhet ta bblokoni kazanin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Mos e instaloni ose mos e përdorni pajisjen kur temperatura është më e ulët se 0 °C ose kur ekspozohet ndaj kushteve atmosferike.
  • Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e pastër e ta durojë nxehtësinë.
  • Mos e instaloni pajisjen në një vend ku dera e pajisjes nuk mund të hapet plotësisht.

  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.

  • Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe dyshemesë të qarkullojë ajër.
  • Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të mjaftueshme.

Lidhja elektrike

ZANUSSI ZWQ35121 - Lidhja elektrike - 1

Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Pajisja duhet tokëzuar.
  • Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
  • Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.

  • Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.

  • Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose një elektricist për ndërimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
  • Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
  • Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën e rrymës me duar të lagura.
  • Kjo pajisje është në përputhje me direktivat E.E.C.

Lidhja e ujit

  • Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e ujit.
  • Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
  • Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të rinj ose në tuba që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, lëreni ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
  • Herën e parë që do të përdorni pajisjen, sigurohuni që të mos ketë asnjë rrjedhje.

Përdorimi

ZANUSSI ZWQ35121 - Përdorimi - 1

Paralajmërim Rrezik lëndimi, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

  • Përdoreni këtë pajisje vetëm në mjedis shtëpiak.
  • Zbatoni udhëzimet e sigurisë në ambalazhin e detergjentit.

Përshkrim i produktit

  • Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
  • Sigurohuni që të keni hequr të gjitha objektet metalike nga rrobat.
  • Mos vendosni një enë për të grumbulluar ujin që mund të rrjedhë nën pajisje. Kontaktoni me shërbimin për t'u siguruar se cilët aksesorë mund të përdoren.

Kujdesi dhe pastrimi

ZANUSSI ZWQ35121 - Kujdesi dhe pastrimi - 1

Paralajmërim Rrezik lëndimi ose dëmtim i pajisjes.

  • Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
  • Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.

Hedhja e pajisjes

ZANUSSI ZWQ35121 - Hedhja e pajisjes - 1

Paralajmërim Rrezik lëndimi ose mbytjeje.

  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
  • Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë.
  • Hiqni kapësen e derës për të parandaluar blokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.

Servisi

- Kontaktoni me Shërbimin për të riparuar pajisjen. Rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve originale të këmbimit.

ZANUSSI ZWQ35121 - Servisi - 1

1 Përzgjedhësi i programeve
2 Butoni SHTYRJA E FILLIMIT
3 Dritat e progresit të ciklit
4 Butoni NISJE/NDËRPRERJE

Kutia e shkarkimit
ZANUSSI ZWQ35121 - Servisi - 2

Paralarje
Larja
Zbutësi (mos e mbushni përtej simbolit MAX M)

Përdorimi për herë të parë

ZANUSSI ZWQ35121 - Përdorimi për herë të parë - 1

- Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e instalimit.

  • Hiqni ambalazhin prej polistireni dhe gjithë materialet e tjera brenda kazanit.
  • Realizoni një cikël larjeje me 90°C, pa tesha brenda por me detergjent, për të pastruar depozitën e ujit.

Përdorimi I përditshëm

Futja e teshave në pajisje

• Hapni kapakun e pajisjes.
- Hapeni derën e lavatriçes duke shtypur butonin A: Dy mbërthyeset zhbllokohen automatikisht.

A

- Futni brenda teshat, mbyllni derën dhe kapakun e lavatriçes.

ZANUSSI ZWQ35121 - Futja e teshave në pajisje - 2

Paralajmërim Përpara se të mbyllni kapakun e pajisjes, sigurohuni që dera e anit të jetë mbyllur mirë:

  • Kur dy mbërthyeset janë mbyllur,
  • butoni mbërthyes A lëshohet.

Sasitë e detergjentëve

Hidhni sasinë e lëndës larëse në foletë e larjes [ ] dhe paralarjes [nëse keni zgjedhur përzgjedhjen “paralarja”. Hidhni zbutës rrobash në folenë e posaçme ✿ nëse është nevoja.

Përzgjedhja e programit të dëshiruar

Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së programeve në programin e dëshiruar. Butoni me shtypje "Fillo/Ndërprit" ▷|| pulson i gjelbër. Nëse rrotulloni butonin e zgjedhjes së programeve në një program tjetër në kohën kur një cikël është në punë, pajisja do ta injorojë programin e ri të zgjedhur. Butoni me shtypje "Fillo/Ndërprit" ▷|| pulson i kuq për pak sekonda.

Përzgjedhja e shpejtësisë së centrifugimit

Shtypni butonin "Centrifugim" Ⓤër të ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve, nëse dëshironi që teshat tuaja të shtrydhen me një shpejtësi të ndryshme nga ajo e zgjedhur nga vetë lavatriçja. Ju mund të zgjidhni edhe opsonin "Shpëlarje me pushim" □.

Për shpejtësitë maksimale të centrifugimit shihni "Programet e larjes".

Shpëlarje me pushim

Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes së fundit nuk zbrazet për të parandaluar zhubrosjen e rrobave.

Në përfundim të programit, nëse keni zgjedhur "Shpëlarje me pushim" ☐, ju duhet të zgjidhni më pas programin "Centrifugim"

ose programin "Kullim" tör të përfunduar ciklin dhe për të zbrazur ujin.

Përzgjedhja e opsioneve √

Duhet të zgjidhni opsonet e ndryshme mbas zgjedhjes së programit dhe para se të shtypni butonin "Fillo/Ndërprit" ▷∥ (shihni "Tabela e programeve"). Shtypni butonin(at) e dëshiruar: dritat përkatëse ndizen. Kur shtypen përsëri, dritat fiken. Nëse një nga opsonet nuk është i pajtueshëm me programin e zgjedhur, butoni me shtypje "Fillo/Ndërprit" ▷∥ pulson i kuq.

Opsioni 'Paralarja'

Pajisja kryen një proces paralarjeje me 30°C.

Opsioni 'E shpejtë'

Koha e larjes do të reduktohet në varësi të programit të përzgjedhur.

Opsioni "Shpëlarje shtesë"

Makina larëse do të shtojë një ose më shumë shpëlarje gjatë ciklit. Ky opson rekomandohet për njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe në zona me ujë të butë.

Ky opson ju mundëson ta shtyni fillimin e programit të larjes me 3, 6 ose 9 orë duke shtypur butonin "Shtyrja e programit" 📋. Ju mund të ndryshoni apo anuloni shtyrjen e programit në çdo kohë, përpara se të shtypni butonin "Fillo/Ndërprit" ▷‖ ” duke shtypur përsëri butonin "Shtyrja e programit" 🔒 ” (kur të gjithë treguesit të jenë fikur, programi i larjes do të fillojë menjëherë).

Nëse e keni shtypur tashmë butonin "Nis/Ndërprit" ▷|| dhe dëshironi të ndryshoni apo të anuloni shtyrjen e programit, veproni si më poshtë:

- Për ta anuluar shtyrjen e programit dhe për ta filluar menjëherë ciklin e larjes, shtypni "Nis/Ndërprit" ▷ || dhe më pas "Shtyrja e programit" ⏻. Shtypni "Nis/Ndërprit" ▷ || për të filluar ciklin.

- Për të ndryshuar kohën e shtyrjes së programit, duhet të shkoni në pozicionin "Ndalo" ○ dhe të riprogramoni ciklin tuaj. Kapaku do të bblokohet gjatë kohës së shtyrjes së programit. Nëse ju duhet ta hapni atë, duhet ta ndërpritni fillimisht pajisjen duke shtypur butonin "Nis/Ndërprit" ▷∥ . Pasi të mbyllni sërish kapakun, shtypni butonin "Nis/ Ndërprit" ▷∥ .

Fillimi i programit

Shtypni butonin me shtypje "Nis/Ndërprit" ▷|| për të nisur ciklin. Drita përkatëse do të ndizet ngjyrë jeshile. Āshtë normale që çelësi i programeve të qëndrojë i palëvizshëm gjatë ciklit. Drita që i përket ciklit aktual ndriçohet.

∪ + ∪ Paralarje + Larje
+ Shpëlarje + Centrifugim
→I: Fundi i ciklit

Pompa e shkarkimit mund të punojë për një kohë të shkurtër kur pajisja mbushet me ujë.

Ndërprerja e një programi

Futja e teshave të tjera gjatë 10 minutave të para

Shtypni butonin "Fillo/Ndërprit" ▷∥ : drita përkatëse do të pulsojë ngjyrë jeshile ndërsa pajisja është ndërprerë. Kapaku mund të hapet vetëm pas afro 2 minutash pasi lavatriçja të ketë ndaluar procesin. Shtypni butonin me shtypje "Fillo /Ndërprit" ▷∥ sërish për të vazhduar programin.

Modifikimi i programit në proces e sipër Përpara se të bëni ndryshime në programin aktual, duhet të ndërpritni punën e lavatriçes duke shtypur butonin "Fillo/Ndërprit" ▷∥. Nëse modifikimi nuk është i mundur, butoni me shtypje "Fillo/Ndërprit" ▷∥ pulson i kuq për pak sekonda. Nëse doni ende të ndryshoni programin, duhet të anuloni programin aktual (shihni më poshtë).

Anulimi i programit

Nëse dëshironi të anuloni programin, rrotulloni çelësin e programit në pozicionin "Ndalo" ○.

Fundi i programit

Lavatriçja ndalon automatikisht, butoni me shtypje "Fillo/Ndërprit" ▷|| fiket dhe drita "Mbarimi i ciklit" →|ndizet. Kapaku mund të hapet vetëm pas afro 2 minutash pasi lavatriçja të ketë ndaluar procesin. Rrotullojeni çelësin e programeve në pozicionin "Ndalo" ○ . Nxirrni rrobat nga pajisja. Stakojeni dhe mbyllni rubinetin e hyrjes së ujit.

Programi / Lloji i larjes Ngarkesa Opsionet e disponueshme
Të pambuktat (30° - 90°) :Rroba të bardha ose me ngjyra, p.sh. të ndotura normalisht, çarçafë krevati, mbulesa tavoline, të brendshme, peshqirë.Shpejtësia maks. e centrifugimit: 1200 rpm6 kg Ndërprerje e shpëlarjes, I shpejtë, Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Të pambukta Eco (the) 60°C 1):Rroba të bardha ose me ngjyra, p.sh. të ndotura normalisht, çarçafë krevati, mbulesa tavoline, të brendshme, peshqirë.Shpejtësia maks. e centrifugimit: 1200 rpm6 kg Ndërprerje e shpëlarjes, Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Sintetike (30° - 60°) : Rrobat sintetike, të brendshmet, rrobat me ngjyra, bluzat që nuk hekurosen, këmishët.Shpejtësia maks. e centrifugimit: 900 rpm2,5 kg Ndërprerje e shpëlarjes, I shpejtë, Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Hekurosje e lehtë (40°) : Për të pambuktat dhe sintetiket. Redukton zhubrosjen dhe lehtëson hekurosjen.Shpejtësia maks. e centrifugimit: 900 rpm1,0 kg Ndërprerje e shpëlarjes, Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Programe të posaçme
Delikate (30° - 40°): Për të gjitha materialet delikate, për shembull, perdet.Shpejtësia maks. e centrifugimit: 700 rpm2,5 kg Ndërprerje e shpëlarjes, I shpejtë, Paralarje, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Larje me dorë (30° - 40°): Rrobat shumë delikate që mbajnë etiketën "larje me dorë".Shpejtësia maks. e centrifugimit: 900 rpm1,0 kg Ndërprerje e shpëlarjes, Shtyrje programi
Të leshta (40°): Të leshta që mund të lahen në lavatriçe me etiketën "lesh i ri i pastër, lahet në lavatriçe, nuk mblidhet".Shpejtësia maks. e centrifugimit: 900 rpm1,0 kg Ndërprerje e shpëlarjes, Shtyrje programi
Intensiv për sportivet (40°) : Për rroba sportive me ndotje normale dhe ndotje të fortë, pajisja do të shtojë automatikisht një fazë paralarjeje pa detergjent, përpara larjes kryesore për të eliminuar njollat e baltës.2)Shpejtësia maks. e centrifugimit: 900 rpm2,5 kg Ndërprerje e shpëlarjes, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Perdet (40°) : Për larjen e perdeve.Opsioni i paralarjes është aktivizuar.Shpejtësia maks. e centrifugimit: 700 rpm2,5 kg Ndërprerje e shpëlarjes, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Shpëlarje : Rrobat e lara me dorë mund të shpëlahen me këtë program.Shpejtësia maks. e centrifugimit: 1200 rpm6 kg Ndërprerje e shpëlarjes, Shpëlarje shtesë, Shtyrje programi
Shkarkimi : Kryen një cikël bosh pas një opsioni Ndërprerje e shpëlarjes.6 kg

Programi / Lloji i larjes Ngarkesa Opsionet e disponueshme

ZANUSSI ZWQ35121 - Programi / Lloji i larjes Ngarkesa Opsionet e disponueshme - 1

Centrifugimi : Një cikël rrotullimi nga 500 i në 1200 rpm mbas një opsioni Ndërprerje hpëlarjes.

6 kg Shtyrja e programit

1) Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së Energjisë.

Sipas rregullores 1061/2010, këto programe janë përkatësisht "Programi standard i pambukut me 60 °C" dhe "Programi standard i pambukut me 40 °C". Ato janë programet më efikase për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me ndotje normale.

ZANUSSI ZWQ35121 - Programi / Lloji i larjes Ngarkesa Opsionet e disponueshme - 2

Temperatura aktuale e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar për programin e përzgjedhur.

2) Rekomandojmë të mos shtoni detergjent për fazën e paralarjes.

Kujdesi dhe pastrimi

Shkëputeni pajisjen nga korrenti përpara se ta pastroni.

Heqja e smërçit nga pajisja

Për të hequr smërçin nga pajisja, përdorni një produkt të posaçëm jo-gërryes të përshtatshëm për lavatriçet. Lexoni etiketën e produktit për sasitë e këshilluara dhe shpeshtësinë e procesit të heqjes së smërçit.

Pjesa e jashtme

Përdorni ujë të ngrohtë me sapun për të pastruar pjesët e jashtme të pajisjes. Mos përdorni alkool, tretës ose produkte të ngjashme.

Kutia e shkarkimit

Për ta pastruar, vazhdoni si më poshtë:

ZANUSSI ZWQ35121 - Kutia e shkarkimit - 1

Pastroni rregullisht filtrin e shkarkimit i cili ndodhet në fund të kazanit:

ZANUSSI ZWQ35121 - Kutia e shkarkimit - 2

Filtrat e hyrjes së ujit

Për t'i pastruar, veproni si vijon më poshtë:

ZANUSSI ZWQ35121 - Filtrat e hyrjes së ujit - 1

Masa paraprake që duhen marrë kundër ngricës

Nëse pajisja është e vendosur në ambiente me temperatura më të ulëta se 0°C, duhet të ndërmerrni masat e mëposhtme:

  • Mbyllni rubinetin dhe zbërtheni zorrën e hyrjes së ujit.
  • Vendoseni skajin fundor të zorrës së hyrjes së ujit dhe atë të shkarkimit mbi një enë të vendosur në dysheme.

  • Zgjidhni programin e Shkarkimit dhe lëreni të punojë deri në fund të ciklit.

  • Shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike duke rrotulluar çelësin e programeve në "Stop" ○.
    • Hiqni spinën nga priza.
  • Zëvendësoni zorrën e shkarkimit dhe të hyrjes së ujit.

Në këtë mënyrë, uji i mbetur në tuba do të shkarkohet jashtë, duke shmangur çdo formim akulli, çka mund të dëmtojë pajisjen tuaj.

Përpara se ta ndizni sërish pajisjen, sigurohuni që të jetë instaluar në një zonë ku temperatura të mos bjerë nën vlerat e ngrirjes.

SHËNIM! Kjo pajisje është prodhuar për përdorim në temperaturë të brendshme normale. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime për shkak të ngricës.

Probleme të funksionimit

Përpara se të dilte nga fabrika, pajisja juaj u është nënshtruar kontrolleve të shumta.

Gjithsesi, nëse vini re diçka që nuk shkon, ju

lutemi referojuni paragrafëve të mëposhtëm përpara se të kontaktoni me shërbimin e klientit.

Problemet Shkaqet
Pajisja nuk fillon punë ose nuk mbushet me ujë:• pajisja nuk është lidhur si duhet, instalimi elektrik nuk funksionon, ka shkëputje të energjisë elektrike,• kapaku i pajisjes tuaj dhe mbërthyeset e kazanit nuk janë mbyllur mirë,• nuk është zgjedhur mirë komanda e fillimit të programit,• është ndërprerë furnizimi me ujë, rubineti i hyrjes së ujit është i mbyllur,• filtrat e hyrjes së ujit janë me papastërti (shihni seksionin "Kujdesi dhe pastrimi").
Pajisja mbushet me ujë, por zbrazet menjëherë:• elementi në formë U-je i shkarkimit është fiksuar shumë poshtë (shihni seksionin "Instalimi").
Pajisja nuk bën shpëlarje ose nuk zbrazet:• tubi i shkarkimit të ujit është bllokuar ose është përthyer,• filtri i shkarkimit të ujit është i bllokuar (shihni "Kujdesi dhe pastrimi"),• është aktivizuar detektori i çekuilibrimit: rrobat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan,• është zgjedhur programi "Shkarkimi" ose opsioni "Cikli i natës" ose "Ndërprerje e shpëlarjes",• lartësia e elementit të shkarkimit në formë U-je është e papërshtatshme.
Pajisja nuk bën centrifugim:• ka problem ekuilibri me ngarkesën e rrobave: shtoni më shumë rroba ose rregulloni me dorë rrobat brenda kazanit.
Keni vënë re ujë rrotull pajisjes:· sasia e tepër e madhe e detergjentit ka shkaktuar derdhjen e shkumës,· detergjenti është i papërshtatshëm për larje me lavatriçe,· elementi i shkarkimit në formë U-je nuk është mbërthyer mirë,· tubi i hyrjes së ujit rrjedh.
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme :· detergjenti është i papërshtatshëm për larje me lavatriçe,· brenda në lavatriçe ka shumë rroba,· cikli i larjes është i papërshtatshëm,· nuk është përdorur detergjent i mjaftueshëm.
Pajisja dridhet dhe bën zhurmë:· nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni "Instalimi"),· pajisja nuk është në nivel dhe në ekuilibër (shihni "Instalimi"),· pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,· rrobat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan, ngarkesa është tepër e vogël,· pajisja është në fillim të procesit, zhurma do të zhduket me kalimin e kohës.
Cikli i larjes është tepër i gjatë:· filtrat e hyrjes së ujit janë me papastërti (shihni "Kujdesi dhe pastrimi"),· është shkëputur rryma elektrike ose furnizimi me ujë,· është aktivizuar detektori i mbinxehjes së motorit,· temperatura e hyrjes së ujit është më e ulët se zakonisht,· është aktivizuar sistemi i sigurisë së detektimit të shkumës (shumë detergjent) dhe lavatriçja ka filluar të shkarkojë shkumën,· është aktivizuar detektori i çekuilibrimit: është shtuar një fazë shtesë për të shpërndarë rrobat në mënyrë më të njëtrajtshme në kazan.
Pajisja ndalon gjatë një cikli larjeje:· ka probleme në furnizimin me ujë ose energji elektrike,· është përzgjedhur "Ndërprerja e shpëlarjes",· kapakët e kazanit janë të hapur.
Kapaku nuk hapet në përfundim të ciklit:· temperatura brenda në kazan është tepër e lartë,· kapaku zhllokohet 1 - 2 minuta pas përfundimit të ciklit.
Zbutësi shkon direkt në kazan, kur mbushet sirtari i detergjenteve:· keni tejkaluar shenjën treguese MAX.
Butoni "Nis/Ndërprit" 1) pulson i kuq 2):· kapaku nuk është mbyllur mirë,· filtri i shkarkimit është bllokuar,· tubi i shkarkimit të ujit është bllokuar ose është përthyer,· tubi i shkarkimit të ujit është montuar shumë lart (shihni seksionin "Instalimi"),· pompa e shkarkimit të ujit është bllokuar,· tubat vertikalë janë të bllokuar,· rubineti i ujit është i mbyllur, është ndërprerë furnizimi me ujë.

1) Në disa modele, mund të bien sinjalet akustike
2) Pas zgjidhjes së problemit, shtypni butonin "Nis/Ndërprit" për të rifilluar programin e ndërprerë.

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme

Ngarkesa e rrobave

  • Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra, sintetike, delikate dhe të leshta.
  • Zbatoni udhëzimet e larjes që ndodhen në etiketat e kujdesit te rrobat.
  • Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë gjatë larjes së parë. Rekomandojmë që ato të lahen më vete herën e parë.

- Kopsitni kellëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini rripat.

• Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.

- Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa, të leshtat dhe veshjet me stampa.

- Lajini njollat e vështira me detergjent të veçantë.

- Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e tyre dhe futini perdet në një qese për larje apo këllëf jastëku.

- Mos lani në pajisje :

– Veshje pa bordurë të kthyer apo me të çara
- Sytjena me tel.

- Përdorni një qese për larje për të larë sendet e vogla.

- Një ngarkesë shumë e vogël mund të shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës së centrifugimit. Nëse ndodh kjo, rregulloni manualisht artikujt brenda tamburit dhe startojeni sërish fazën e centrifugimit.

Njollat e vështira

Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe detergjenti.

Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni përpara se të vendosni rrobat në pajisje.

Specifikimet teknike

PËRMASAT Lartësia850 mm
Gjerësia400 mm
Thellësia600 mm
TENSIONI / FREKUENCA E LINJËS230 V / 50 Hz
KONSUMI I ENERGJISË2300 W

Për këtë ka heqës të veçantë njollash. Përdorni heqës të veçantë njollash që i përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.

Detergjentet dhe produktet suplementare

  • Përdorni vetëm detergjente dhe substanca shtesë të prodhuara posaçërisht për lavatriçen.
  • Mos i përzieni llojet e ndryshme të detergjenteve.
  • Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni më shumë detergjent sesa sasia e caktuar.
  • Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i këtyre produkteve.
  • Përdorni produktet e duhura për llojin dhe ngjyrën e pëlhurës, programin, temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
  • Nëse pajisja juaj nuk ka fole detergjenti me ndarëse, shtoni detergjentet e lëngshme me një pajisje dozuese (të dhënë nga prodhuesi i detergjentit) ose derdheni detergjentin e lëngshëm direkt në kazan.

Fortësia e ujit

Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në zonat ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi i zbutësit të ujit.

Kontaktoni me autoritetet lokale të ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.

Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të ujit.

Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.

PRESIONI I UJIT MinimumiMaksimumi0,05 MPa (0,5 bar)0,8 MPa (8 bar)
Lidhja me furnizimin me ujë Lloji 20/27

Vlerat e konsumit

Të dhënat në këtë tabelë janë të përafërta. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia e llojit të rrobave për larje, temperatura e ujit dhe e ambientit.

Programet Ngarke sa (kg)Konsumi i energjisë (kWh)Konsumi i ujit (litra)Kohëzgjatja e përafërt e programit (minuta)Lagështira e mbetur (%)1)
Të pambukta 60 °C6 1.20 56 150 53
Të pambukta 40 °C6 0.70 54 150 53
Sintetike 40 °C2,5 0.504610535
Delikate 40 °C2,5 0.55469035
Të leshta/Larje me dorë 30 °C1 0.36 50 65 30
Programet standarde të pambukut
Program standard për pambukun 60 °C6 1.03 48 224 53
Program standard për pambukun 60 °C3 0.78 41 150 53
Program standard për pambukun 40 °C3 0.60 42 138 53

1) Në fund të fazës së centrifugës.

Modaliteti fikur (W) Modaliteti lënë ndezur (W)
0.101.60
Informacionet e dhëna në tabelat më lart janë në përputhje me rregulloren 2015/2010 të Komisionit të BE-së, direktivën implementuese 2009/125/EC.

Instalimi

Përpara se të përdorni furrën për herë të parë, hiqni gjithë ambalazhet mbrojtëse. Mbajini ato në rast se do ta transportoni pajisjen sërish: Transportimi i një pajisjeje të pasiguruar mund të dëmtojë elementët e

brendshëm dhe mund të shkaktojë rrjedhje dhe keqfunksionime. Pajisja mund të dëmtohet gjithashtu edhe nëpërmjet një kontakti fizik.

Shpaketimi

ZANUSSI ZWQ35121 - Shpaketimi - 1

Shpaketimi

A B C

ZANUSSI ZWQ35121 - Shpaketimi - 2

Për të instaluar pajisjen në të njëjtin nivel me mobiliet pranë, pritini këto copa plastike.

Furnizimi me ujë

90°

ZANUSSI ZWQ35121 - Furnizimi me ujë - 2

Në rast nevoje lëvizni tubin e hyrjes në drejtimin që tregohet në figurë. Për ta bërë këtë lironi dadon e unazës së tubit të hyrjes dhe poziciononi tubin e hyrjes me drejtim poshtë ashtu si tregohet në figurë. Shtrëngoni përsëri dadon e unazës dhe sigurohuni që të mos ketë rrjedhje.

Hapni rubinetin e ujit. Kontrolloni që të mos ketë rrjedhje. Zorra e hyrjes së ujit nuk mund të zgjatet. Nëse zorra është shumë e shkurtër, ju lutemi kontaktoni shërbimin e klientit.

Kullimi

Vendoseni elementin në formë U-je në zorrën e kullimit.

Vendosini të gjitha në një pikë kullimi (ose lavaman) në një lartësi prej 70 dhe 100 cm.

Sigurohuni që është pozicionuar në

min 70 cm max 100 cm

mënyrë të sigurt. Ajri duhet të hyjë në fund të zorrës, për të shmangur rrezikun e kthimit në një sifon.

Zorra e kullimit nuk duhet të tendoset kurrë. Nëse zorra është shumë e shkurtër, kontaktoni një inxhinier.

Lidhja elektrike

Kjo lavatriçe duhet të lidhet vetëm me një mono-fazë 230 V. Kontrolloni vlerat e siguresës: 10 A për 230 V. Pajisja nuk duhet lidhur me një prizë zgjatuese ose me një përshtatës me shumë hyrje. Sigurohuni që priza të jetë tokëzuar dhe që kjo të jetë në përputhje me rregulloret aktuale.

Pozicionimi i pajisjes

Vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të ngurtë të sheshtë në një vend të ajrosur.

Probleme që lidhen me mjedisin

Hedhja e pajisjes

ZANUSSI ZWQ35121 - Hedhja e pajisjes - 1

Gjithë materialet që përmbajnë simbolin

janë të riciklueshme. Hidhini ato në

një vend-grumbullimi plehrash (pyesni pranë autoriteteve lokale) për grumbullimin dhe riciklimin. Kur e hidhni pajisjen, hiqni gjithë pjesët që mund të jenë të rrezikshme për të tjerët: hiqni kabllin e ushqimit me energji elektrike nga bazamenti i pajisjes.

Mbrojtja e ambientit

Sigurohuni që pajisja të mos bjerë në kontakt me murin ose me mobilitet e tjera. Nivelimi i saktë shmang dridhjet, zhurmën dhe nuk lejon që pajisja të lëvizë gjatë punës.

ZANUSSI ZWQ35121 - Mbrojtja e ambientit - 1

Për të kursyer ujin dhe energjinë si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e

ambientit, ju këshillojmë si më poshtë:

  • Sa herë të jetë e mundur, përdoreni pajisjen me kapacitetin e saj të plotë dhe shmangni ngarkesa të pjesshme.
  • Përdorni vetëm programet e paralarjes dhe njomjes për teshat shumë të ndotura.
  • Përdorni një sasi të përshtatshme detergjenti për fortësinë e ujit, sasinë e ngarkesës dhe nivelin e ndotjes së teshave.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ZANUSSI

Modeli : ZWQ35121

Kategori : Lavatrice