BEKO B1RCNA364XB - Frigorifer

B1RCNA364XB - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas B1RCNA364XB BEKO në format PDF.

📄 92 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice BEKO B1RCNA364XB - page 47
Shiko manualin : Deutsch DE Română RO Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth B1RCNA364XB BEKO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj B1RCNA364XB - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. B1RCNA364XB e markës BEKO.

MANUAL I PËRDORUESIT B1RCNA364XB BEKO

Manual i përdoruesit

Frižider

Korisničko uputstvo

BEKO B1RCNA364XB - Frižider - 1

Ju lutemi që të lexoni këtë manual para se të përdorni produktin.

Faleminderit që keni zgjedhur këtë produkt. Dëshirojmë që të arrini efikasitetin optimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me teknologjinë e fundit.Për ta bërë këtë, lexoni me vëmendje këtë manual dhe çfarëdo dokumentacioni tjetër të ofruar para se të përdorni produktin dhe mbajeni si reference. Kushtojini vëmendje të gjitha informacioneve dhe paralajmërimeve në manualin e përdoruesit. Në këtë mënyrë, do ta mbroni vetën dhe produktin tuaj kundër rreziqeve që mund të ndodhin. Ruajeni manualin e përdoruesit. Përfshijeni ketë udhëzues me pajisjen nëse ia dorëzoni dikujt tjetër.

Simbolet në vijim përdoren në udhëzuesin e përdoruesit:

BEKO B1RCNA364XB - Ju lutemi që të lexoni këtë manual para se të përdorni produktin. - 1

Rrezik që mund të shkaktojë vdekje ose lëndim.

NJOFTIM Një rrezik që mund të shkaktojë dëme materiale te produkti ose përreth tij

BEKO B1RCNA364XB - Ju lutemi që të lexoni këtë manual para se të përdorni produktin. - 2

Informacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme.

BEKO B1RCNA364XB - Ju lutemi që të lexoni këtë manual para se të përdorni produktin. - 3

Ruajeni manualin e përdoruesit.

i INFORMACIONE ENERG SUPPLIER'S NAME MODEL IDENTIFIER (*) (*) A A Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë. https://eprel.ec.europa.eu/

1 Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 1

1.1 Qëllimi i përdorimit .... 3

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 2

1.2 Siguria e fëmijëve, personave dhe ëve të cenueshme.... 3

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 3

1.3 Siguria elektrike.... 4

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 4

1.4 Siguria gjatë manovrimit...... 4

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 5

1.5 Siguria gjatë instalimit .... 4

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 6

1.6 Siguria operacionale .... 5

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 7

1.7 Siguri gjatë mirëmbajtjes pastrimit.... 7

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 8

1.8HomeWhiz....7

BEKO B1RCNA364XB - Udhëzimet lidhur me sigurinë.. 3 - 9

1.9 Ndriçimi 7

2 Udhëzimet mjedisore...... 8

3 Frigoriferi juaj 9

4 Instalimi.... 10

4.1. Vendi i përshtatshëm për instalim .. 10
4.2. Rregullimi i këmbëve 11
4.3. Lidhja elektrike 11
4.4. Lidhja e pykave të plastikes ..... 11

5 Përgatitja 12

6 Përdorimi i produktit...... 15

6.1. Ndryshimi i llambës së ndriçimit ..... 16
6.2. Paralajmërimi për derën e hapur ... 16
6.3. Koshi i produkteve të qumështit (magazinimi i ftohtë) 16
6.4. Moduli i deodorantit 17

7 Mirëmbajtja dhe pastrimi...... 18

8 Zgjidhja e problemeve ..... 19

1 Udhëzimet lidhur me sigurinë

  • Kjo pjesë përmban udhëzimet e sigurisë së nevojshme për të parandaluar rrezikun e lëndimit personal ose dëmit material.
  • Kompania jonë nuk duhet të mbahet përgjegjëse për dëmet që mund të ndodhin në rast se nuk respektohen këto udhëzime.

⚠ Operacionet e instalimit dhe riparimit duhet gjithmonë të kryhen nga Shërbimet e Autorizuara.

⚠ Gjithmonë përdorni pjesë rezervë dhe aksesorë originale.

⚠️Pjesët rezervë originale do të ofrohen për 10 vjet pas datës së blerjes së produktit.

⚠ Mos riparoni ose zëvendësoni një pjesë të produktit përveç nëse specifikohet në mënyrë të veçantë në manualin e përdoruesit.

⚠ Mos bëni asnjë ndërhyrje në produkt.

⚠ 1.1 Qëllimi i përdorimit

  • Ky produkt nuk është destinuar për përdorim komercial dhe nuk duhet të përdoret jashtë qëllimit të synuar.
    Ky produkt është destinuar për funksionimin e ambienteve të brendshme, shtëpiake ose të ngjashme. Për shembull;
  • në kuzhina të dyqaneve, zyrave ose ambienteve të tjera pune,
    -- në shtëpi të fermave
  • Në njësitë të hoteleve, moteleve ose objekteve të tjera pushimi që përdoren nga klientët
  • në bujtina, ose ambiente të tjera të ngjashme,
  • Në shërbime të furnizimit të ushqimit dhe përdorime të ngjashme jo-shitëse. Ky produkt nuk duhet të përdorët në ambiente të hapura ose të mbyllura siç janë anijet, ballkonet ose tarracat. Ekspozimi i produktit në shi, borë, dritën e diellit dhe në erë mund të shkaktoj rrezik të zjarrit.

⚠ 1.2 Siguria e fëmijëve, personave dhe kafshëve të cenueshme

- Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pazhvilluara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie nëse atyre u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt të produktit si dhe rreziqet e përfshira.

- Fëmijët ndërmjet 3 dhe 8 vjeç lejohen të vendosin dhe nxjerrin ushqim në/nga produkti më i ftohtë.

- Produktet elektrike janë të rrezikshme për fëmijët dhe kafshët. Kafshët dhe fëmijët nuk duhet të luajnë, të ngrihen mbi ose të hynë në produkt.

- Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijët përveç nëse dikush i mbikëqyrë at.a

- Mbani materialet e paketimit larg nga fëmijët. Rrezik nga lëndimi dhe asfiksia.

- Para se të hidhni produktet e vjetra që nuk duhet të përdoren më:

  1. Hiqeni kordonin e rrymës nga priza.
  2. Prisni kordonin e rrymës dhe hiqeni nga pajisja së bashku me prizën.
  3. Mos i hiqni raftet dhe sirtarët nga produkti për të parandaluar që fëmijët të futen brenda pajisjes.
  4. Hiqni dyert.
  5. Ruajeni produktin në atë mënyrë që të mos përmbyset.
  6. Mos lejoni fëmijët të luajnë me produktin e copëzuar.
  7. Mos e largoni produktin duke e gjuajtur në zjarr. Rrezik nga eksplodimi

Udhëzimet lidhur me sigurinë

- Nëse ekziston një dry në derën e produktit, mbajeni çelësin jashtë përdorimit të fëmijëve.

1.3 Siguria elektrike

  • Produkti nuk duhet të futet në prizë gjatë operacioneve të instalimit, mirëmbajtjes, pastrimit, riparimit dhe transportimit.
  • Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga shërbimi i autorizuar për të evituar ndonjë rrezik gë mund të ndodhë.
  • Mos e futni kordonin e rrymës nën produkt ose në pjesën e pasme të produktit. Mos vendosni gjësende të rënda mbi kordonin e rrymës. Kordoni i rrymës nuk duhet të lakohet, të shtypet, dhe të bie në kontakt me ndonjë burim të nxehtësisë.
  • Mos përdorni kordon zgjatës, pajisje me shumë priza ose konvertor për të operuar produktin.
  • Pajisjet me shumë priza ose furnizimi portativ me energji elektrike mund të kenë nxehje të tepër dhe të shkaktojnë zjarr. Prandaj, mos të keni një pajisje me shumë priza prapa ose afër produktit.
  • Priza duhet të jetë e lehtë për t'u qasur. Nëse kjo nuk është e mundur, në instalimin elektrik duhet të ketë një mekanizëm i cili plotëson legjislacionin elektrik dhe që shkëput të gjitha terminalet nga rrjeti (siguresa, çelësi, çelësi kryesor etj.).
  • Mos prekni prizën me duar të lagura.
  • Kur e shkëputni pajisjen nga priza, mos e mbani kordonin e rrymës, por prizën.

1.4 Siguria gjatë manovrimit

  • Ky produkt është i rëndë, mos e bartni vetë.
  • Mos e mbani produktin nga dera e tij gjatë manovrimit me produkt.
  • Bëni kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe gypat gjatë manovrimit me produkt. Mos e vëni produktin në funksion nëse gypat janë të dëmtuar dhe kontaktoni një shërbim të autorizuar.

1.5 Siguria gjatë instalimit

  • Kontaktoni shërbimin e autorizuar për instalimin e produktit. Për të përgatitur produktin për instalim, shikoni informacionet në udhëzuesin për përdorues dhe sigurohuni që pajisjet elektrike dhe ato të ujit janë siç kërkohet. Nëse instalimi nuk është i përshtatshëm, thirreni një elektricist dhe hidraulik të kualifikuar në mënyrë që t'i kryejnë aranzhimet e nevojshme. Përndryshe, mund të shkaktohen shoku elektrik, zjarri, probleme me pajisje ose lëndime.
  • Kontrolloni për ndonjë dëmtim në produkt para se ta instaloni atë. Mos e instaloni produktin nëse është i dëmtuar.
  • Vendoseni produktin në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë dhe drejtpeshoni me këmbët rregulluese. Përndryshe, frigoriferi mund të përmbyset dhe shkaktojë dëmtime.
  • Produkti mund të instalohet në një ambient të thatë dhe të ajrosur. Mos mbani qilima, tepihë ose mbulesa të ngjashme për dysheme nën produktin. Kjo mund të shkaktojë rrezik të zjarrit si pasojë e ventilimit/ajrosjes të papërshtatshëm/së papërshtatshme.
  • Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e ventilimit. Përndryshe, konsumimi i energjisë elektrike mund të rritet dhe mund të ndodhin dëmtime ndaj produktit tuaj.

Udhëzimet lidhur me sigurinë

  • Mos lidhni produktin në sistemet e furnizimit siç janë pajisjet e furnizimit me energji diellore. Përndryshe, produkti juaj mund të dëmtohet si rezultat i luhatjeve të papritura të tensionit!
  • Sa më shumë ftohës të përmbajë një frigorifer, aq më e madhe do të jetë dhoma e instalimit të tij. Në dhoma shumë të vogla, mund të ndodhë një përzierje e ndezshme mes gazit dhe ajrit në rast të rrjedhjes së gazit në sistemin e ftohjes. Kërkohet të paktën 1 m3 vëllim për çdo 8 gram ftohës. Sasia e ftohësit në dispozicion në produktin tuaj specifikohet në „Type Label“ - Etiketën e llojit.
  • Vendi i instalimit të produktit nuk duhet të jetë i ekspozuar në dritën e drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të jetë në afërsi të një burimi të ngrohjes siç janë sobat, radiatorët etj...

Nëse nuk mund të parandaloni instalimin e produktit në afërsi të një burimi të nxehtësisë, mund të përdorni një pllakë të përshtatshme izoluese dhe distanca minimale nga burimi i nxehtësisë duhet të jetë siç specifikohet më poshtë.

Së paku 30 cm larg nga burimet e ngrohjes siç janë sobat, njësitë e ngrohjes dhe radiatorët, etj...

Së paku 5 cm larg nga furrat elektrike.

  • Produkti juaj ka nivelin e mbrojtjes I. Vendoseni produktin në rrymë në një prizë të vendosur në mur e cila përputhet me vlerat e tensionit, korrentit dhe frekuencës të cilat specifikohen në etiketën e llojit. Priza duhet të jetë e pajisur me një siguresë me një shkallë prej 10 A - 16 A. Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet që do të shkaktohen si rezultat i përdorimit të produktit pa u siguruar lidhjet e tokës dhe elektrike të kryera sipas rregullave lokale ose rregulloret kombëtare.
  • Kordoni i rrymës së produktit duhet të jetë i ç'kyçur gjatë instalimit. Përndryshe mund të ndodhë një rrezik i shokut elektrik ose lëndimit.
  • Mos e vendosni produktin në priza të lirshme, të thyera, të ndotura, të yndyrshme ose priza që kanë dalë nga instalimet e tyre me rrezik të kontaktit me ujin.
  • Vendoseni kordonin e rrymës dhe plastikeve ndihmëse (nëse ekzistojnë) të produktit në mënyrë që të mos shkaktojnë rrezik të rrëzimit.

  • Depërtimi i lagështisë në pjesët e ndezura ose në kordonin e rrymës mund të shkaktojë lidhje të shkurtër. Prandaj, mos e përdorni produktin në ambiente me lagështi ose në zona ku uji mund të spërkat (p.sh. garazh, dhomë e larjes së rrobave, etj.) Nëse frigoriferi është i lagur me ujë, largojeni nga priza dhe kontaktoni një shërbim të autorizuar.

  • Mos e lidhni frigoriferin tuaj me pajisje të kursimit të energjisë. Këto sisteme janë të dëmshme për produktin tuaj.

1.6 Siguria operacionale

  • Mos përdorni tretës kimikë në produkt. Këto materiale përmbajnë rreziqe të eksplodimit.
  • Në rast të një defekti të produktit, hiqeni nga priza dhe mos e përdorni derisa të riparohet nga shërbimi i autorizuar. Ekziston rreziku i shokut elektrik.
  • Mos vendosni një burim flake (p.sh. qirinj, cigare, etj.) mbi produktin ose në afërsi të tij.
  • Mos hipni mbi produkt. Rrezik i rrëzimit dhe lëndimit!
  • Mos shkaktoni dëme në gypat e sistemit të ftohjes duke përdorur mjete të mprehta dhe shpuese. Ftohësi që spërkat në rast të shpimit të gypave të gazit, zgjatimeve të gypave ose veshjeve të sipërme të sipërfaqes mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe lëndime të syve.
  • Mos vendosni dhe mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferëve/frigoriferit të thellë, përveç rasteve kur rekomandohet nga prodhuesi.

Udhëzimet lidhur me sigurinë

  • Mos bllokoni asnjë pjesë të duarve ose të trupit tuaj në pjesët lëvizëse brenda produktit. Kini kujdes që të mos bllokoni gishtërinjtë në mes të frigoriferit dhe derës së tij. Kujdes gjatë hapjes ose mbylljes së derës nëse ka fëmijë përreth.
  • Mos vendosni akullore, kuba akulli apo ushqime të ngrira në gojë sapo t'i keni nxjerrë nga ngrirja. Rrezik nga morthi!
  • Mos i prekni me duar të lagura muret e brendshme, pjesët metalike të ngrirësit ose ushqimet e ruajtura brenda frigoriferit. Rrezik nga worthi!
  • Mos vendosni kanaçe me gaz ose kanaçe dhe shishe që përmbajnë lëngje që mund të ngrihen në dhomëzën e ngrirësit. Kanaçet ose shishet mund të eksplodojnë. Rrezik lëndimi dhe dëmtimi material!
  • Mos përdorni ose vendosni materiale të ndjeshme ndaj temperaturës siç janë spreji i ndezshëm, objekte të ndezshme, akull të thatë ose agjentë të tjerë kimikë në afërsi të frigoriferit. Rrezik zjarri dhe shpërthimi!
  • Mos ruani materiale shpërthyese si kanaçe aerosol me materiale të ndezshme brenda produktit.
  • Mos vendosni mbi produkt kanaçe që përmbajnë lëngje. Spërkatja e ujit në një pjesë elektrike mund të shkaktojë rrezikun e shokut elektrik ose zjarrit.
  • Ky produkt nuk është i destinuar për ruajtjen dhe ftohjen e barnave, plazmës së gjakut, preparateve laboratorike ose materialeve dhe produkteve të ngjashme që i nënshtrohen Direktivës për Produkte Mjekësore.
  • Nëse produkti përdoret kundër qëllimit të tij të synuar, mund të shkaktojë dëmtim ose përkeqësim të produkteve të mbajtura brenda.
    • Nëse frigoriferi juaj është i pajisur me

dritë të kaltër, mos e shikoni këtë dritë me pajisje optike. Mos shikoni drejtpërdrejt në dritën UV LED për një kohë të gjatë. Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë tendosje të syve.

- Mos e mbushni produktin me më shumë ushqim sesa kapaciteti i tij. Mund të ndodhin lëndime ose dëmtime nëse përmbajtja e frigoriferit bie kur hapet dera. Probleme të ngjashme mund të ndodhin kur një objekt vendoset mbi produkt.

- Sigur ohuni që të keni hequr çfarëdo akulli ose uji që mund të ketë rënë në dysheme për të parandaluar lëndimet.

- Ndry shoni vendndodhjet e rafteve/rafteve të shisheve në derën e frigoriferit tuaj vetëm kur raftet janë bosh. Rrezik nga lëndimi fizik!

- Mos vendosni mbi produkt objekte që mund të bien/të përmbysen. Këto objekte mund të bien gjatë hapjes ose mbylljes së derës dhe të shkaktojnë lëndime dhe/ose dëme materiale.

- Mos goditni ose ushtroni presion të tepërt në sipërfaqet e qelqit. Xhami i thyer mund të shkaktojë lëndime dhe/ose dëme materiale.

- Sis temi i ftohjes në produktin tuaj përmban ngrirës R600a. Lloji i ngrirësit të përdorur në produkt specifikohet në etiketën e llojit. Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe gypat gjatë manovrimit me produkt. - Në rast të dëmtimi të gypave;

- Mos e prekni produktin ose kordonin e rrymës. - Mbajeni produktin larg burimeve të mundshme të zjarrit që mund të shkaktojnë që produkti të marrë flakë.

Udhëzimet lidhur me sigurinë

  • Ajroseni zonën ku vendoset produkti. Mos përdorni ventilator.
  • Kontak toni shërbimin e autorizuar.
  • Nëse pr odukti është i dëmtuar dhe vëreni rrjedhje gazi, ju lutemi qëndroni larg gazit. Gazi mund të shkaktojë morth nëse bie në kontakt me lëkurën tuaj.

⚠ 1.7 Siguria e mirëmbajtjes dhe pastrimit

  • Nëse duhet ta lëvizni produktin për qëllime pastrimi, mos e tërhiqni nga doreza e derës. Doreza mund të shkaktojë lëndime nëse tërhiqet shumë fort.
  • Mos e pastroni produktin duke spörkatur ose derdhur ujë mbi produkt dhe brenda produktit. Rrezik shoku elektrik dhe zjarr.
  • Mos përdorni mjete të mprehta ose gërryese për të pastruar produktin. Mos përdorni materiale si agjentë pastrimi shtëpiake, detergjente, gaz, benzinë, alkool, dyll, etj.
  • Përdor ni mjete pastrimi dhe mirëmbajtjeje që nuk janë të dëmshme për ushqimin vetëm brenda produktit.
  • Mos përdorni avull materiale pastrimi me avull për pastrimin e produktit dhe shkrirjen e akullit brenda tij. Avulli kontakton zonat e ndezura në frigoriferin tuaj dhe shkakton qark të shkurtër ose goditje elektrike!
  • Kujdes uni të mbani ujin larg qarqeve elektronike ose ndriçimit të produktit.
  • Përdorni një leckë të pastër dhe të thatë për të fshirë pluhurin ose materialin e huaj në majat e prizave. Mos përdorni një copë leckë të lagur për të pastruar prizën. Përndryshe mund të ndodhë një rrezik i shokut elektrik ose lëndimit.

1.8HomeWhiz

(Mund të mos jetë i zbatueshëm për të gjitha modelet)

- Ndiqni paralajmërimet e sigurisë edhe nëse jeni larg produktit gjatë përdorimit të produktit nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz. Gjithashtu, kushtojini vëmendje paralajmërimeve në aplikacion.

1.9 Ndriçimi

(Mund të mos jetë i zbatueshëm për të gjitha modelet)

- Kontaktoni një shërbim të autorizuar kur do të zëvendësoni LED / Ilambën e ndriçimit.

2 Udhëzimet mjedisore

2.1 Pajtueshmëria me Direktivën e WEEE dhe asgjësimi i produkteve të mbeturinave:

Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU WEEE (2012/19EU). Ky produkt mbart simbolin e klasifikimit për pajisjet mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).

BEKO B1RCNA364XB - Pajtueshmëria me Direktivën e WEEE dhe asgjësimi i produkteve të mbeturinave: - 1

Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të përdorimit të tij.

Pajisja e përdorur duhet të kthehet të pika zyrtare e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për të gjetur këto sisteme grumbullimi, ju lutemi kontaktoni autoritetet lokale ose shitësin ku është blerë produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm në rikuperimin dhe riciklimin e pajisjes së vjetër. Hedhja e duhur e pajisjes së përdorur ndihmon në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

2.2 Pajtueshmëria me Direktivën RoHS

Produktin që keni blerë përputhet me Direktivën EU RoHS (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.

2.3 Informacione për paketimin

BEKO B1RCNA364XB - Informacione për paketimin - 1

Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të reciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare

për Mjedisin.

Mos i hidhni materialet e paketimit së bashku me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale.

10* 9* 8 7* 6* 5* 5* 4

  1. Raftet e rregullueshme të derës
  2. Tabakierja e vezëve
  3. Rafti i shisheve
  4. Këmbëza të përparme të rregullueshme
  5. Dhomëza e ngrirësit
  6. Raftet

  7. Koshi për (ruajtjen e ftohtë)
    produktet e qumështit

  8. Raftet e lëvizshme:
  9. Ventilatori
  10. Llamba ndriçuese

*Mund të mos jetë i disponueshëm për të gjitha modelet

BEKO B1RCNA364XB - Informacione për paketimin - 3

Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera.

⚠ Sigurohuni që së pari t'i lexoni „udhëzimet e sigurisë“!

4.1. Vendndodhja e përshtatshme për instalim

Kontaktoni shërbimin e autorizuar për instalimin e produktit. Për të përgatitur produktin për përdorim, referojuni informacionit në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që instalimi elektrik dhe instalimi i ujit janë të përshtatshëm. Nëse jo, telefononi një elektricist dhe teknik të kualifikuar për të kryer çdo rregullim të nevojshëm.

PARALAJMËRIM: Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmet që mund të lindin nga procedurat e kryera nga persona të paautorizuar.
WARNING Produkt i nuk duhet të futet në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze!
PARALAJMËRIM:Nëse hapësira e derës së dhomës ku do të vendoset produkti është aq e ngushtë sa që pamundëson kalimin e produktit, hiqeni derën e dhomës dhe kaloni produktin përmes derës duke e kthyer anash; nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni shërbimin e autorizuar.

- Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe të sheshtë për t'i parandaluar lëkundjet.

- Instaloni produktin të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë, siç janë pianurat, furrat, ngrohësit dhe sobat, si dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.

- Produkti nuk duhet t'i ekspozohet dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe të mbahet në vende me lagështi.

- Për të arritur një funksionim efikas duhet të sigurohet ventilimi i

përshtatshëm i ajrit rreth produktit tuaj. Nëse produkti do të vendoset në një çarje brenda murit, kujdesuni të lini të paktën 5 cm distancë me tavanin dhe muret anësore.

- Siguroni të paktën 5 cm distancë për qarkullimin e ajrit midis pjesës së pasme të produktit tuaj dhe murit për të shmangur kondensimin në panelin e pasmë të produktit.

- Produkti juaj kërkon qarkullim të përshtatshëm të ajrit për të funksionuar në mënyrë efikase. Nëse produkti do të vendoset brenda një kthine, mos harroni të lini të paktën 5 cm hapësirë midis produktit dhe tavanit, murit të pasmë dhe mureve anësore.

- Nëse produkti do të vendoset brenda një kthine, mos harroni të lini të paktën 5 cm hapësirë midis produktit dhe tavanit, murit të pasmë dhe mureve anësore. Kontrolloni nëse komponenti mbrojtës i hapësirës së pasme të murit është i pranishëm në vendndodhjen e tij (nëse sigurohet me produktin). Nëse komponenti nuk është i disponueshëm, ose nëse humbet ose ka rënë, poziciononi produktin në mënyrë që të lihet të paktën 5 cm hapësirë midis sipërfaqes së pasme të produktit dhe murit të dhomës. Hapësira në pjesën e pasme është e rëndësishme për funksionimin efikas të produktit.

4.2. Rregullimi i këmbëve

Nëse produkti qëndron i çekuilibruar pas instalimit, rregulloni këmbët në pjesën e përparme duke i rrotulluar djathtas ose majtas.

BEKO B1RCNA364XB - Rregullimi i këmbëve - 1

PARALAJMËRIM: Mos bëni lidhje me anë të kabllove zgjatuese ose pajisjeve me shumë priza.

BEKO B1RCNA364XB - Rregullimi i këmbëve - 2

PARALAJMËRIM: Kordoni i dëmtuar i rrymës duhet të zëvendësohet nga agjenti i autorizuar i shërbimit.

BEKO B1RCNA364XB - Rregullimi i këmbëve - 3

Nëse instalohen dy pajisje ftohëse pranë njëra-tjetrës, duhet të ketë një distancë të paktën 4 cm midis tyre.

  • Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëmtim që do të ndodhë kur produkti përdoret pa tokëzim dhe lidhje elektrike në përputhje me rregulloret kombëtare.
  • Priza e kordonëve të rrymës duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
  • Mos lidhni kabllo zgjatuese ose pajisje me priza të shumëfishta pa tela ndërmjet produktit tuaj dhe prizës në mur.

BEKO B1RCNA364XB - Rregullimi i këmbëve - 4

Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë! Muret anësore të produktit tuaj janë të pajisura me gypa ftohës për të përmirësuar sistemin e ftohjes. Ftohësi me temperatura të larta mund të rrjedhë nëpër këto zona, duke shkaktuar sipërfaqe të nxehta në muret anësore. Kjo është normale dhe nuk ka nevojë për ndonjë shërbim. Ju lutemi kushtojini vëmendje kur prekni këto zona.

4.4. Lidhja e pykave të plastikes

Përdorni pykat plastike në pajisjen e sjellë me produktin për të siguruar hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit midis produktit dhe murit.

  1. Për të ngjitur pykat, hiqni vidhat në produkt dhe përdorni vidhat e dhëna me pykat.
  2. Ngjitni 2 pyka plastike në kapakun e ventilimit siç tregohet në figurë.

BEKO B1RCNA364XB - Lidhja e pykave të plastikes - 1

⚠ Sigurohuni që së pari t'i lexoni „udhëzimet e sigurisë“!

  • Për një pajisje me qëndrim te lirë; "Kjo pajisje ftohëse nuk është menduar për t'u përdorur si një pajisje e integruar.
  • Frigoriferi juaj duhet të montohet të paktën 30 cm larg burimeve të nxehtësisë si sobat, furrat, ngrohjet qendrore dhe stofat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike dhe nuk duhet të vendoset nën dritën direkte të diellit.

- Temperatura e ambientit të dhomës ku do të instaloni produktin duhet të jetë të paktën +5°C. Përdorimi i frigoriferit në kushte më të ftohta nuk rekomandohet për sa i përket efikasitetit të tij.

- Ju lutem sigurohuni që pjesa e brendshme e frigorifeirt të pastrohet plotësisht.

- Nëse do të montohen dy frigoriferë njëri pas tjetrit, duhet të ketë një distancë të paktën 2 cm midis tyre.

- Kur e vini frigoriferin në punë për herë të parë, ju lutem përmbajuni udhëzimeve të mëposhtme gjatë gjashtë orëve të para.

- Dera nuk duhet të hapet shpesh.

- Duhet të vihet në punë bosh pa ushqime në të.

- Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Nëse ndodh një ndërprerje energjie që nuk e keni ju në dorë, ju lutem shikoni paralajmërimet në pjesën “Zgjidhjet e rekomanduara për problemet”.

- Paketimi dhe materialet e shkumës origjinale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen.

- Shportat/sirtarët që vijnë me dhomëzën e ftohjes duhet të jenë gjithmonë në përdorim, për konsum të ulët të energjisë dhe për kushte më të mira ruajtjeje.

- Kontakti i ushqimit me sensorin e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit mund të rrisë konsumin e energjisë së pajisjes. Kështu që çdo kontakt me

sensorin (sensorët) duhet të shmanget.

- Në disa modele, paneli i mjeteve fiket automatikisht 1 minutë pasi dera të jetë mbyllur. Do të riaktivizohet kur dera të hapet ose të shtypet ndonjë pullë.

- Për shkak të ndryshimit të temperaturës si rezultat i hapjes/mbylljes së derës së produktit gjatë përdorimit, kondensimi në raftet e derës/trupit dhe në kontejnerët e qelqit është normal.

- Pasi ajri dhe lagështia nuk do të depërtojnë direkt në produkt kur dyert nuk janë të hapura, produkti juaj do të optimalizohet në kushte të mjaftueshme për ta mbrojtur ushqim tuaj. Funksionet dhe pjesët si kompresori, erashka, nxehja, shkrirja, ndriçimi, ekrani dhe kështu me radhë do të funksionojnë sipas nevojave për të konsumuar energji minimale në këto rrethana.

- Në rast se ekzistojnë opsione të shumta, raftet e qelqit duhet të vendosen në mënyrë që daljet e ajrit në pjesën e pasme të mos bllokohen, mundësisht daljet e ajrit të mbeten poshtë raftit të xhamit. Ky kombinim mund të ndihmojë në përmirësimin e shpërndarjes së ajrit dhe efikasitetit të energjisë.

BEKO B1RCNA364XB - Lidhja e pykave të plastikes - 2

Veproni në rend numerik.

BEKO B1RCNA364XB - Lidhja e pykave të plastikes - 3

Veproni në rend numerik.

BEKO B1RCNA364XB - Lidhja e pykave të plastikes - 4

Përdorimi i produktit

BEKO B1RCNA364XB - Përdorimi i produktit - 1

Sigurohuni që së pari t'i lexoni

„udhëzimet e sigurisë“!

BEKO B1RCNA364XB - Përdorimi i produktit - 2

Temperatura e përdorimit rregullohet nga kontrolli i temperaturës.

Warm←●●●●●→Cold 1 2 3 4 5

1=Konfigurimi më i ulët i ftohjes (Konfigurimi më i ngrohtë).

4=Konfigurimi më i lartë i ftohjes (Konfigurimi më i ftohtë).

Temperatura mesatare brenda frigoriferit duhet të jetë afërsisht +5°C.

Ju lutem zgjidhni konfigurimin sipas temperaturës të dëshiruar.

Ju lutem vini re se do të ketë ndryshime temperature në zonën e ftohjes.

Vendi më i ftohtë është menjëherë sipër dhomëzës së perimeve.

Temperatura e brendshme varet gjithashtu nga temperatura e ambientit, shpeshtësia me të cilën hapet dera dhe sasia e ushqimeve që mbahet brenda.

Shpeshtësia e hapjes të derës bën që temperatura e brendshme të rritet.

Për këtë arsye, rekomandohet që ta mbyllni derën menjëherë pasi përdorimit.

Butoni i konfigurimit të termostatit

Temperatura e brendshme e frigoriferit tuaj ndryshon për arsyet e mëposhtme;

• Temperaturat sezonale,
- Hapja e shpeshtë e derës dhe lënia e derës hapur për periudha të gjata,
- Ushqimet që vendosen në frigorifer pa u ftohur në temperaturë ambienti,
- Vendndodhja e frigoriferit në dhomë (p.sh. ekspozimi në dritën e diellit).

- Mund t a rregulloni temperaturën e brendshme që ndryshon për shkak të këtyre arsyeve duke përdorur termostatin. Numrat rrotull butonit të termostatit tregojnë shkallët e ftohjes.

- Nëse temperatura e ambientit është më e lartë se 32°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin maksimal.

- Nëse temperatura e ambientit është më e ulët se 25°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin minimal.

*Mund të mos jetë i disponueshëm për të gjitha modelet

BEKO B1RCNA364XB - Butoni i konfigurimit të termostatit - 1

Numrat në këtë manual të përdoruesit janë skematike dhe mund të mos përputhen saktësisht me produktin. Nëse pjesët e subjektit nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato pjesë janë të vlefshme për modelet e tjera.

Përdorimi i produktit

Shkrirja

Dhomëza e frigoriferit

Dhomëza e frigoriferit bën shkrirje të plotë automatike. Pikat e ujit dhe një shkrirje deri në 7-8 mm mund të ndodhë në muret e brendshme të dhomëzës së frigoriferit ndërsa frigoriferi juaj ftohet. Këto formime janë normale si rezultat i sistemit të ftohjes. Formimi i ngricës shkrihet duke bërë shkrirjen automatike me intervale të caktuara falë sistemit automatik të shkrirjes të murit të pasmë. Nuk kërkohet nga përdoruesi që të krruajë ngricën ose të heqë pikat e ujit. Uji që vjen nga shkrirja kalon në zgavrën e kullimit të ujit dhe derdhet në evaporator përmes tubit të kullimit dhe këtu avullon vetë.

Dhomëza e ngrirjes të thellë nuk bën shkrirjen automatike me qëllim që të parandalohet prishja e ushqimeve të ngrira. Ndarja e dhomëzës shkrihet automatikisht.

Kontrolloni rregullisht për të parë nëse tubi i kullimit është bblokuar apo jo dhe pastrojeni me kunjën në vrimë kur është e nevojshme.

BEKO B1RCNA364XB - Dhomëza e frigoriferit - 1

6.1. Ndryshimi i llambës së ndriçimit

Për të ndërruar një Llambë/LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit tuaj, telefononi Shërbimin e Autorizuar.

Llambat e përdorura në këtë pajisje nuk janë të përshtatshme për ndriçimin e dhomës shtëpiake. Qëllimi i synuar i kësaj llambë është të ndihmojë përdoruesin që të vendosë produktet ushqimore në frigorifer/frigorifer me ngrirje të thellë në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme.

Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturat nën -20 °C.

(vetëm kraharori dhe ngrirësi i pjesës së sipërme)

6.2. Paralajmërimi për derën e hapur

Një paralajmërim audio do të dëgjohet kur dera e dhomëzës së frigoriferit ose ngrirësit të produktit tuaj të lihet e hapur për një periudhë të caktuar kohore. Ky sinjal paralajmërues audio do të ndalet kur shtypet ndonjë buton në tregues ose kur dera është e mbyllur.

6.3. Koshi i produkteve të qumështit (magazinimi i ftohtë)

Sjellë temperaturë të ulët brenda dhomëzës së frigoriferit. Përdoreni këtë kosh për të ruajtur delikatesën (sallame, salsiçe, produkte qumështi etj.) që kërkojnë temperaturë më të ulët të ruajtjes ose produkte mishi, pule ose peshku për konsum të menjëhershëm. Mos ruani fruta dhe perime brenda këtij koshi.

6.4. Moduli i deodorantit (FreshGuard)

Moduli i deodorantit eliminon shpejt erërat e këqija në frigorifer përpara se të depërtojnë në sipërfaqe. Falë këtij moduli, i cili vendoset në pjesën e sipërme të dhomëzës së ushqimit të freskët, erërat e këqija shpërndahen derisa ajri kalon në mënyrë aktive në filtrin e erërave, pastaj ajri që është pastruar nga filtri lëshohet sërish në dhomëzën e ushqimit të freskët. Në këtë mënyrë, erërat e padëshiruara që mund të shfaqen gjatë ruajtjes së ushqimeve në frigorifer eliminohen para se të depërtojnë në sipërfaqe.

Kjo arrihet falë ventilatorit, dritës LED dhe filtrit të erërave të integruar në modul. Në përdorim të përditshëm, moduli i deodorantit ndizet automatikisht në baza të herëpashershme. Për të ruajtur performancën efikase, rekomandohet që filtri të vendoset në modulin e deodorantit nga ofruesi i shërbimit të autorizuar çdo 5 vjet. Për shkak të ventilatorit të integruar në modul, zhurma që do të dëgjoni gjatë përdorimit është normale. Nëse hapni derën e dhomëzës së ushqimeve të freskëta, ndërsa moduli është aktiv, ventilatori do të ndalojë përkohësisht dhe do të rifillojë aty ku është ndërprerë pas njëfarë kohe, kur dera të mbyllet përsëri. Në rast të ndërprerjes së rrymës, moduli i deodorantit do të rifillojë aty ku ka ndërprerë kohëzgjatjen totale të operimit sapo të kthehet rryma.

BEKO B1RCNA364XB - Moduli i deodorantit (FreshGuard) - 1

Rekomandohet ruajtja e ushqimeve aromatike (si djathi, ullinjtë dhe ushqimet gjysmë të gatshme) në paketimin e tyre dhe të sigurohen për të shmangur erërat e këqija që mund të rezultojnë kur erërat e ushqimeve të ndryshme të përzihen. Përveç kësaj, rekomandohet që ushqimet e

prishura të nxirren shpejt nga frigoriferi për të parandaluar që ushqimet e tjera të prishen dhe të shmangen aromat e këqija.

7 Mirëmbajtja dhe pastrimi

⚠ Sigurohuni që së pari t'i lexoni „udhëzimet e sigurisë“!

⚠ Mos përdorni asnjëherë gazolinë, benzinë ose substanca të ngjashme për të pastruar.

⚠️ Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni.

Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergjent dhe dyll lustrues për pastrim.

Për produktet jo non-Frost, pikat e ujit dhe ngrirja deri në gjerësinë e gishtit ndodh në dhomëzën e pasme të frigoriferit. Mos e pastroni; asnjëherë mos përdorni vaj ose agjentë të ngjashëm mbi të.

Përdorni vetëm lecka mikrofibër pak të njoma për të pastruar sipërfaqen e jashtme të produktit. Sfungjerët dhe llojet e tjera të leckave të pastrimit mund ta gërvishtin sipërfaqen.

Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë.

Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë.

Sigurohuni që të mos hyjë ujë në pjesën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike.

Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kordonin e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.

i Kontrolloni gomat e vogla të derës rregullisht për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa mbeturina ushqimesh.

⚠️ Për të hequr raftet e derës, hiqni të gjitha gjërat që gjenden në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza.

⚠ Mos përdorni asnjëherë agjentë pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e Iyer me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike.

⚠ Mos përdorni mjete të mprehta, gërryese, sapun, agjentë pastrimi shtëpiake, detergjente, vajguri, vaj karburanti, llak etj. për të parandaluar heqjen dhe deformimin e stampave në pjesën plastike. Përdorni ujë të vakët dhe një leckë të butë për pastrim dhe më pas fshijeni të thatë.

Mbrojtja e sipërfaqeve plastike

Mos vendosni vajra të lëngshme ose ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.

8 Zgjidhja e problemeve

Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat të përshkruar këtu mundësish nuk ekzistojnë në prodhimin juaj.

Frigoriferi nuk punon.

  • Spina nuk është futur mirë në prizë.

    Vendoseni spinën mirë në prizë.

  • Siguresa e prizës në të cilën është lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund të kenë rënë. >>>Kontrolloni siguresën.

Kondensim në muret anësore të dhomëzës së frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE).

  • Dera është hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh.
  • Ambienti éshtë shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin në vende me shumë lagështi.
  • Ushqime që kanë lëngje janë vendosur në enë të hapura. >>>Mos e vendosni ushqimin me përmbajtje të lëngshme në enë të hapura.
  • Dera e frigoriferit éshtë lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit.
  • Termostati është vendosur në një nivel shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin në një nivel të përshtatshëm.
  • Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë ndërprerjeve të papritura të energjisë ose heqjes dhe vënies në prizë pasi presioni i lëngut ftohës në sistemin e ftohjes të frigoriferit nuk është balancuar akoma.
    Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem të thirrni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet në fund të kësaj periudhe.

- Frigoriferi është në ciklin e shkrirjes. >>>Kjo është normale për një shkrirje të plotë automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht.

  • Frigoriferi nuk është futur në prizë.

    Sigurohuni që spina është futur në prizë.

  • Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mirë. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të temperaturës.
  • Ka një ndërprerje energjie. >>>Frigoriferi kthehet në punimin normal kur kthehet energjia.

Zhurma e punimit rritet kur frigoriferi është në punë.

  • Performanca e frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve në temperaturën e ambientit. Kjo është normale dhe nuk është defekt.

Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë.

Zgjidhja e problemeve

  • Produkt i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj punojnë për një kohë më të gjatë.
  • Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë.
  • Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale.
  • Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
  • Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh.
  • Dera e dhomëzës së frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur. >>>Kontrollon nëse dyert janë mbyllur plotësisht.
  • Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura.
  • Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale.
    Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e mjaftueshme.
  • Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni.

Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e mjaftueshme.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni.
Ushqimet që mbahen në sirtarët e dhomëzës së frigoriferit janë ngrirë.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.
Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë.
- Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës se dhomëzës së frigoriferit ka një efekt në temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa dhomëzat përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme.
- Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh.
- Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
- Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar.
- Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
- Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tunde kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel.
- Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit.

Dridhje ose zhurmë.

Zgjidhja e problemeve

Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj.
• Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo është normale dhe nuk është defekt.
Vjen një fishkëllimë nga frigoriferi.
• Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është defekt.
Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit.
• Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe nuk është defekt.• Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur.• Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve.
• Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur lagështia është më e ulët, do të shfaqet kondensimi.
Erë e keqe brenda frigoriferit.
• Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë.• Dis a enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të tjera ose materiale paketimi originale.• Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme.• Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi.
Dera nuk mbyllet.
Paketimet e ushqimeve nuk lejojnë derën të mbyllet. >>>Lëvizni paketimet që pengojnë derën.Frigoriferi nuk është plotësisht shesh mbi dysheme. >>>Rregulloni këmbët për të balancuar frigoriferin.Dyshemeja nuk është në nivel ose nuk është e fortë. >>>Sigurohuni që dyshemeja është në nivel dhe është në gjendje të mbajë frigoriferin.
Krisperët kanë ngecur.
Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>>Rivendosn ushqimet në sirtar.
Nëse sipërfaqja e produktit është e nxehtë.
Mund të vërehen temperatura të larta midis dy dyerve, në panelet anësore dhe në grilën e pasme ndërsa produkti është në punë. Kjo është normale dhe nuk kërkon shërbim mirëmbajtjeje!

MOHIM I PËRGJEGJËSISË / PARALAJMËRIM

Disa defekte (të thjeshta) mund të trajtohen në mënyrë adekuate nga përdoruesi i fundit ndonjë problem sigurie ose përdorim të pasigurt, duke qenë që ato të kryhen brenda kufijve dhe në përputhje me udhëzimet e mëposhtme (shih seksionin "Vetë-riparimi").

Prandaj, përveç rasteve kur autorizohet ndryshe në seksionin "Vetë-riparimi" më poshtë, riparimet duhet t'u drejtohen riparuesve profesionistë të regjistruar në mënyrë që të shmangen çështjet e sigurisë. Një riparues profesionist i regjistruar konsiderohet një riparues profesionist të cilit i është dhënë qasje në udhëzimet dhe listën e pjesëve të këmbimit të këtij produkti nga prodhuesi sipas metodave të përshkruara në aktet legjislative në përputhje me Direktivën 2009/125/EC.

Megjithatë, vetëm agjenti i shërbimit (d.m.th. riparues profesionistë të autorizuar) që mund të kontaktoni përmes numrit të telefonit të dhënë në manualin e përdorimit/kartën e garancisë ose nëpërmjet tregtarit tuaj të autorizuar mund të ofrojë shërbim sipas kushteve të garancisë. Prandaj, ju lutemi kini parasysh gë riparimet nga riparues profesionistë (të cilët nuk janë të autorizuar nga Beko) do të anulojnë garancinë.

vetë-riparimi

Vetë-riparimi mund të kryhet nga përdoruesi i fundit lidhur me pjesët e mëposhtme të këmbimit: dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, tabaka, shporta dhe rondelat e dyerve (një listë e përditësuar është gjithashtu e disponueshme në support.beko.com që nga 1 mars 2021).

Për më tepër, për të garantuar sigurinë e produktit dhe për të parandaluar rrezikun e lëndimeve serioze, vetë-riparimi i përmendur duhet të bëhet duke ndjekur udhëzimet në manualin e përdorimit për vetë-riparim ose që janë të disponueshme në support.beko.com. Për sigurinë tuaj, hiqni produktin nga priza përpara se të provoni ndonjë vetë-riparim.

Pörpjekjet për riparim dhe riparim nga përdoruesit e fundit për pjesët që nuk përfshihen në këtë listë dhe/ose mosndjekja e udhëzimeve në manualet e përdoruesit për vetë-riparim ose që janë të disponueshme në support.beko.com, mund të ngrenë çështje sigurie për të cilat Beko nuk mund të mbahet përgjegjës, dhe do të anulojë garancinë e produktit.

Prandaj, rekomandohet fuqishëm që përdoruesit e fundit të përmbahen nga përpjekjet për të kryer riparime që janë jashtë listës së përmendur të pjesëve rezervë, duke kontaktuar në raste të tilla riparues profesionistë të autorizuar ose riparues profesionistë të regjistruar. Në rastin e kundërt, përpjekje të tilla nga përdoruesit e fundit mund të shkaktojnë probleme sigurie dhe të dëmtojnë produktin dhe më pas të shkaktojnë zjarr, përmbytje, shok elektrik dhe lëndime të rënda personale.

Për shembull, por pa u kufizuar në të, riparimet e mëposhtme duhet t'u drejtohen riparuesve profesionistë të autorizuar ose riparuesve profesionistë të regjistruar: kompresori, qarku ftohës, bordi kryesor, bordi i inverterit, paneli i ekranit, etj.

Prodhuesi/shitësi nuk mund të mbahet përgjegjës në asnjë rast kur përdoruesit përfundimtarë nuk respektojnë sa më sipër.

Disponueshmëria e pjesëve rezervë të frigoriferit që keni blerë është 10 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, do të jenë në dispozicion pjesë këmbimi origjinale për ta përdorur mirë produktin.

Kohëzgjatja minimale e garancisë së frigoriferit që keni blerë është 24 muaj.

Ky produkt éshtë i pajisur me një burim ndriçimi të klasës energjetike «G».

Burim i ndriçimit në këtë produkt duhet të zëvendësohet vetëm nga riparues profesionistë.

Poštovani korisniče,

Pročitajte ovo korisničko uputstvo pre korištenja proizvoda.

Hvala što ste izabrali ovaj proizvod. Želimo da postignete optimalnu efikasnost ovog visoko kvalitetnog proizvoda koji je proizveden pomoću najnovije tehnologije. Da biste to postigli, pročitajte ovo korisničko uputstvo i svu priloženu dokumentaciju prije korištenja proizvoda i sačuvajte za buduće korištenje. Obratite pažnju na sve informacije i upozorenja u korisničkom uputstvu. Tako ćete zaštititi sebe i svoj proizvod od opasnosti do kojih može doći.

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BEKO

Modeli : B1RCNA364XB

Kategori : Frigorifer