RDNE505K30XPN - Frigorifer BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RDNE505K30XPN BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth RDNE505K30XPN BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RDNE505K30XPN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RDNE505K30XPN e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT RDNE505K30XPN BEKO
Ju lutemi të lexoni më parë manualin e përdoruesit!
I nderuar klient,
Ne shpresojmë se produkti juaj, i cili është prodhuar në impiante moderne dhe është kontrolluar sipas procedurave më të përpikta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim efektiv.
Për këtë arsye, lexojeni me kujdes të gjithë këtë manual përdorimi para se të përdorni produktin dhe mbajeni atë si referencë. Nëse ia jepni produktin dikujt tjetër, jepini edhe këtë manual përdorimi.
Manuali i përdorimit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
- Lexoni manualin para instalimit dhe përdorimit të produktit.
- Sigurohuni që të lexoni udhëzimet e sigurisë.
- Mbajeni manualin në një vend lehtësisht të arritshëm pasi mund t'ju duhet më vonë.
- Lexoni dokumentet e tjera që keni marrë me produktin.
Mos harroni se ky manual përdorimi është po ashtu i vlefshëm për disa modele të tjera. Ndryshimet mes modeleve do të identifikohen në manual.
Shpjegimi i simboleve
Në të gjithë manualin e përdorimit janë përdorur simbolet e mëposhtme:
![]() | Informacione të rëndësishme ose sugjerime të dobishme. |
![]() | Rrezik lëndimi ose dëmtimi të pronës. |
![]() | Rrezik i goditjes elektrike. |
![]() | Materialet e paketimit të produktit prodhohen nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona kombëtare për mjedisin. |

INFORMACION

ENERGJI

EMRI I FURNIZUESIT

IDENTIFIKUESI I MODELIT

Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.
1 Udhëzimet për sigurinë 3
1.1 Qëllimi i përdorimit....3 1.2 Siguria e fëmijëve, personave të cenueshëm dhe kafshëve shtëpiake. . . . . . 3 1.3 Siguria elektrike....4 1.4 Siguria gjatë manovrimit.... 4 1.5 Siguria gjatë montimit 4 1.6 Siguria funksionale....6
Për produktet me një aparat për nxjerrjen e ujit/akullit. 7
1.7 Siguria gjatë mirëmbajtjes dhe pastrimit 7 1.8 HomeWhiz. 8 1.9 Ndriçimi 8
2 Pajisja juaj 9
3 Instalimi 10
3.1. Vendndodhja e përshtatshme për instalimin 10 3.2. Montimi i kunjave plastike ..... 10 3.3. Rregullimi i këmbëve. 10 3.4. Lidhja elektrike....11 3.5. Kthimi i dyerve në të kundërt. . . . . . . . 12 3.6. Kthimi i dyerve në të kundërt. . . . . . . . . 13
4 Përgatitja 14
4.1. Gjërat që duhet të bëni për kursimin e energjisë 14 4.2. Përdorimi fillestar ..... 14
5 Vënia në punë e produktit 15
5.1. Butoni i përcaktimit të temperaturës .... 15 5.2. Ngrirja e shpejtë 15 5.3. Funksioni i pushimeve.....16 5.4. Paneli i treguesve ..... 17 5.5. Paneli i treguesve ..... 19
5.6. Icematic me rrotullim 24 5.7. Kontejneri i akullit ..... 25 5.8. Mbajtësja e vezëve ..... 25 5.9. Ventilatori....25 5.10. Ndarja e perimeve ..... 25 5.11. Ndarja e freskuesit ..... 25 5.12. Rafti i lëvizshëm i derës. 26 5.13. Kontejneri i ruajtjes me rrëshqitje ..... 26 5.14. Drita blu/HarvestFresh 26 5.15. Ndarja e perimeve me kontroll të lagështisë 27 5.16. Auto Icematic 27 5.17. Përshkrimi dhe pastrimi i filtrit të aromave 28 5.18. HerbBox/HerbFresh.....28 5.19. Përdorimi i aparatit të ujit ..... 29 5.20. Përdorimi i aparatit të ujit ..... 29 5.21. Mbushja e depozitës së aparatit të ujit . . . 30 5.22. Pastrimi i depozitës së ujit ..... 31 5.23. Tabakaja e derdhjes 31 5.24. Ngrirja e ushqimeve të freskëta . . . . . . . 32 5.25. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira....33 5.26. Informacionet për ngrirjen e thellë ..... 33 5.27. Vendosja e ushqimeve ..... 33 5.28. Paralajmërimi i hapjes së derës. . . . . . . 33 5.29. Ndërrimi i drejtimit të hapjes së derës . . . 33 5.30. Llamba e ndriçimit ..... 34 5.31. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira.... 34 5.32. Informacionet për ngrirjen e thellë . . . . . 34 5.33. Vendosja e ushqimeve ..... 34 5.34. Paralajmërimi i hapjes së derës. . . . . . . 34 5.35. Ndërrimi i drejtimit të hapjes së derës . . . 34 5.36. Llamba e ndriçimit 35
6 Mirëmbajtja dhe pastrimi 36
6.1. Shmangia e aromave të këqija. . . . . . . . 36 6.2. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike ..... 36 6.3. Xhamat e derës 36
7 Zgjidhja e problemeve 37
1 Udhëzimet për sigurinë
- Ky paragraf përfshin udhëzime për sigurinë të nevojshme për të parandaluar rrezikun e lëndimeve personale dhe të dëmeve materiale.
- Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet që mund të ndodhin nëse nuk respektohen këto udhëzime.
! Veprimet e montimit dhe të riparimit duhet të kryhen gjithmonë nga shërbimi i autorizuar.
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë.
Pjesët originale të këmbimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit.
⚠ Mos riparoni dhe mos zëvendësoni asnjë pjesë të produktit nëse nuk është specifikuar qartësisht në manualin e përdorimit.
Mos bëni ndonjë modifikim në produkt.
1.1 Qëllimi i përdorimit
- Ky produkt nuk është planifikuar për përdorim tregtar dhe nuk duhet të përdoret jashtë sferës së përdorimit të synuar.
- Ky produkt është planifikuar për përdorim në ambiente të brendshme, si p.sh. shtëpi ose ambiente të ngjashme.
- Për shembull;
- Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune,
- Në shtëpi në ferma,
- Në njësi hotelesh, motelesh ose objekte të tjera pushimi që përdoren nga klientët,
- Në hostele ose ambiente të ngjashme,
- Në shërbimet e kateringut dhe përdorime të ngjashme jotregtare.
- Ky produkt nuk duhet të përdoret në ambiente të jashtme të hapura ose të mbyllura, si p.sh. në anije, ballkone ose tarraca. Ekspozimi i produktit ndaj shiut, borës, dritës së diellit dhe erës mund të shkaktojë rrezik zjarri.
1.2 Siguria e fëmijëve, personave të cenueshëm dhe kafshëve shtëpiake
- Ky produkt mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore apo me mungesë eksperience dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt, si dhe për rreziqet e përfshira.
- Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç lejohen të vendosin dhe të nxjerrin ushqime nga produkti i ftohësit.
- Produktet elektrike janë të rrezikshme për fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Fëmijët dhe kafshët shtëpiake nuk duhet të luajnë me produktin, të ngjiten mbi të ose të hyjnë në të.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët përveç rastit kur po i mbikëqyr dikush.
- Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve. Rrezik lëndimi dhe mbytjeje.
- Para se t'i hidhni produktet e vjetra që nuk do të përdoren më:
- Shkëputeni kordonin elektrik nga priza në mur.
- Priteni kordonin elektrik dhe hiqeni nga pajisja bashkë me spinën.
- Mos i hiqni raftet dhe sirtarët nga produkti për të parandaluar hyrjen e fëmijëve brenda në pajisje.
- Hiqni dyert.
- Vendoseni produktin në mënyrë që të mos rrëzohet.
- Mos i lejoni fëmijët të luajnë me produktin e hedhur.
- Mos e asgjësoni produktin duke i vënë zjarrin. Rrezik shpërthimi.
Udhëzime për sigurinë dhe mjedisin
- Nëse ka një kyç te dera e produktit, mbajeni çelësin larg fëmijëve.

1.3 Siguria elektrike
- Produkti nuk duhet të vihet në prizë gjatë operacioneve të montimit, mirëmbajtjes, pastrimit, riparimit dhe transportit.
- Nëse kordoni elektrik dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet vetëm nga shërbimi i autorizuar për të shmangur çdo rrezik që mund të ndodhë.
- Mos e futni kordonin elektrik poshtë produktit ose në pjesën e pasme të produktit. Mos vendosni objekte të rënda mbi kordonin elektrik. Kordoni elektrik nuk duhet lakuar ose shtypur dhe nuk duhet të vihet në kontakt me ndonjë burim nxehtësie.
- Mos përdorni një kordon zgjatues, me shumë priza ose një adaptor për përdorimin e produktit.
- Pajisjet me priza portative ose burimet elektrike portative mund të shkaktojnë mbinxehje dhe zjarr. Për këtë arsye, mos mbani një kordon me shumë priza prapa ose në afërsi të produktit.
- Spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme. Nëse kjo gjë nuk është e mundur, në instalimin elektrik duhet të ketë një mekanizëm që është në përputhje me legjislacionin për energjinë elektrike dhe që i shkëput të gjitha terminalet nga rrjeti elektrik (siguresë, automat, automat kryesor etj.)
- Mos e prekni spinën me duar të lagura.
- Kur e hiqni pajisjen nga priza, mos e kapni te kordoni elektrik, por te spina.

1.4 Siguria gjatë novrimit
- Ky produkt është i rëndë, mos e manovroni vetëm.
- Mos e mbani produktin nga dera gjatë manovrimit të produktit.
- Tregoni kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubat gjatë manovrimit të produktit. Mos e përdorni produktin nëse tubat janë të dëmtuar dhe kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

1.5 Siguria gjatë montimit
- Kontaktoni me Shërbimin e autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për montim, shikoni informacionet në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që shërbimet elektrike dhe të ujit të jenë siç kërkohet. Nëse montimi nuk është i përshtatshëm, thirrni një elektricist dhe hidraulik që të bëjnë rregullimet e nevojshme. Në rast të kundërt, mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime personale.
- Kontrolloni për çdo dëmtim në produkt para montimit të tij. Mos e montoni produktin nëse është i dëmtuar.
- Vendoseni produktin në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë dhe nivelojeni me anë të këmbëve të rregullueshme. Në rast të kundërt, frigoriferi mund të
Udhëzime për sigurinë dhe mjedisin
përmbyset dhe të shkaktojë lëndime personale.
- Produkti duhet të montohet në një ambient të thatë dhe të ajrosur. Mos mbani tapete, qilima ose mbulesa të ngjashme nën produkt. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri si rezultat i një ajrosjeje të papërshtatshme!
- Mos i bllokoni ose mbuloni vrimat e ajrimit. Në rast të kundërt, konsumi i energjisë mund të rritet dhe mund të ndodhin dëmtime të produktit tuaj.
- Mos e lidhni produktin me sistemet e furnizimit me energji si ato të energjisë diellore. Në rast të kundërt, mund të ndodhin dëmtime të produktit tuaj si rezultat i lëkundjeve të menjëhershme të voltazhit!
- Sa më shumë lëng ftohës të ketë në një frigorifer, aq më e madhe duhet të jetë dhoma e montimit. Në dhoma shumë të vogla, në rast të një rrjedhjeje të gazit në sistemin e ftohjes mund të shfaqet një përzierje e djegshme e gazit me ajrin. Për çdo 8 gramë lëng ftohës kërkohet të paktën 1 m³ vëllim. Sasia e lëngut ftohës të disponueshëm në produktin tuaj është e specifikuar në etiketën e tipit të produktit.
- Vendi i montimit të produktit nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të jetë në afërsi të burimeve të nxehtësisë si furrat, radiatorët etj.
Nëse nuk mund ta parandaloni montimin e produktit në afërsi të një burimi nxehtësie,
duhet të përdorni një pllakë të përshtatshme izolimi dhe distanca minimale me burimin e nxehtësisë duhet të jetë siç specifikohet më poshtë.
- Të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si furrat, njësitë ngrohëse dhe kaloriferët etj.
- Dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
- Produkti juaj ka klasën e mbrojtjes I. Vendoseni produktin në një prizë me tokëzim që është në përputhje me vlerat e voltazhit, rrymës elektrike dhe frekuencës të specifikuara në etiketën e tipit të produktit. Priza duhet të jetë e pajisur me një siguresë me masë 10 A - 16 A. Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet që do të shkaktohen si rezultat i përdorimit të produktit pa u siguruar që lidhjet elektrike dhe të tokëzimit të jenë kryer sipas rregulloreve lokale ose kombëtare.
- Kablloja elektrike e produktit duhet të hiqet nga priza gjatë montimit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i goditjeve elektrike dhe i lëndimeve personale!
- Mos e vendosni produktin në priza të liruara, të thyera, të papastra, me yndyrë, në priza që kanë dalë nga vendi ose priza që rrezikojnë të bien në kontakt me ujin.
- Vendosini kordonin elektrik dhe tubat e produktit (nëse ka) në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik për t'u penguar.
- Depërtimi i lagështisë te pjesët që kanë elektricitet ose te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër. Për këtë arsye, mos e përdorni produktin në ambiente me lagështi ose në zona ku mund të ketë spërkatje uji (p.sh. garazhe, dhoma për larjen e rrobave etj.). Nëse frigoriferi laget
Udhëzime për sigurinë dhe mjedisin
me ujë, hiqeni nga priza dhe kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
- Mos e lidhni frigoriferin me pajisje për kursimin e energjisë. Këto sisteme janë të dëmshme për produktin.

1.6 Siguria funksionale
- Mos përdorni hollues kimikë mbi produkt. Këto materiale përbëjnë rrezik shpërthimi.
- Në rast defekti të produktit, hiqeni nga priza dhe mos e përdorni derisa të riparohet nga shërbimi i autorizuar. Ekziston rreziku i goditjes elektrike!
- Mos vendosni një burim flakësh (p.sh. qirinj, cigare etj.) mbi produkt ose në afërsi të tij.
- Mos qëndroni mbi produkt. Rrezik rrëzimi dhe lëndimi personal!
- Mos shkaktoni dëmtime të tubave të sistemit të ftohjes me mjete të mprehta ose shpuese. Lëngu ftohës që del në rast se shpohen tubat e gazit, tubat zgjatues ose veshjet e sipërme të sipërfaqes mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe lëndime të syve.
- Mos i vendosni dhe mos i përdorni pajisjet elektrike brenda në frigoriferë/ngrirës përveçse kur këshillohet nga prodhuesi.
- Mos kapni pjesë të duarve ose trupit me pjesët e lëvizshme brenda në produkt. Kini kujdes që të parandaloni kapjen e gishtave mes frigoriferit dhe derës së tij. Kini kujdes gjatë hapjes ose mbylljes së derës nëse ka fëmijë përreth.
- Mos e futni në gojë akulloren, kubat e akullit ose ushqimet e ngrira menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi. Rrezik djegie nga akulli!
- Mos i prekni muret e brendshme, pjesët metalike të ngrirësit ose ushqimet e vendosura brenda në frigorifer me duar të lagura. Rrezik djegie nga akulli!
- Mos vendosni kanaçe me pije me gaz ose kanaçe dhe shishe që kanë lëngje që mund të ngrijnë në ndarjen e ngrirësit. Kanaçet ose shishet mund të shpërthejnë. Rrezik lëndimi personal ose dëmtimi material!
- Mos përdorni ose vendosni materiale të ndjeshme ndaj temperaturës si spërkatës të djegshëm, objekte të djegshme, akull të thatë ose agjentë të tjerë kimikë në afërsi të frigoriferit. Rrezik zjarri dhe shpërthimi!
- Mos mbani materiale shpërthyese si kanaçe me presion me materiale të djegshme brenda në produkt.
- Mos vendosni kanaçe me lëngje mbi produkt. Spërkatja e ujit në një pjesë elektrike mund të shkaktojë rrezik nga goditjet elektrike ose zjarri.
- Ky produkt nuk është planifikuar për ruajtjen dhe ftohjen e barnave, plazmës së gjakut, preparateve laboratorike ose materialeve dhe produkteve të ngjashme që janë objekt i Direktivës për produktet mjekësore.
- Nëse produkti përdoret ndryshe nga qëllimi i planifikuar, ai mund të shkaktojë përkeqësim ose dëmtim të produkteve të mbajtura në të.
- Nëse frigoriferi juaj është i pajisur me një dritë blu, mos e shikoni këtë dritë me pajisje optike. Mos shikoni drejtpërdrejt te drita LED ultravjollcë për një kohë të gjatë. Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë sforcim të syrit.
- Mos e mbushni produktin me më shumë ushqime nga sa është
Udhëzime për sigurinë dhe mjedisin
kapaciteti i tij. Mund të ndodhin dëmtime ose lëndime personale nëse artikujt në frigorifer bien kur hapni derën. Mund të ndodhin probleme të ngjashme kur një objekt vendoset mbi produkt.
- Sigurohuni që të largoni akullin ose ujin që mund të bjerë në dysheme për të parandaluar lëndimet personale.
- Ndryshoni vendet e rafteve/rafteve të shisheve në derën e frigoriferit vetëm kur raftet janë bosh. Rrezik për lëndime fizike!
- Mos vendosni objekte që mund të bien/të përmbysen mbi produkt. Këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën dhe të shkaktojnë lëndime personale dhe/ose dëmtime materiale.
- Mos goditni ose ushtroni shumë presion mbi sipërfaqet e xhamit. Xhami i thyer mund të shkaktojë lëndime personale dhe/ose dëmtime materiale.
- Sistemi ftohës në produktin tuaj përmban lëng ftohës R600a. Lloji i lëngut ftohës të përdorur në produkt specifikohet në etiketën e tipit të produktit. Ky gaz është i djegshëm. Për këtë arsye, kini kujdes që të mos e dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubat gjatë përdorimit të produktit. Në rast të dëmtimit të tubave;
- mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike,
- mbajeni produktin larg nga burimet e mundshme të zjarrit që mund të shkaktojnë zjarr në produkt.
- ajrosni zonën ku është vendosur produkti. Mos përdorni një ventilator.
- Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
- Nëse produkti dëmtohet dhe vini re rrjedhje gazi, qëndroni larg nga gazi. Gazi mund të shkaktojë djegie nëse bie në kontakt me lëkurën.
Për produktet me një aparat për nxjerrjen e ujit/akullit
- Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje, si p.sh. lëng frutash, qumësht, pije të gazuara ose pije alkoolike, të cilat nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur në aparatin e nxjerrjes së ujit.
- Ekziston rreziku për shëndetin dhe sigurinë!
- Mos lejoni që fëmijët të luajnë me aparatin e nxjerrjes së ujit ose të akullit (Icematic) për të parandaluar aksidente ose lëndime.
- Mos i fusni gishtat ose objektet e tjera në vrimën e aparatit të nxjerrjes së ujit, në kanalin e ujit ose kontejneri i aparatit të akullit. Ekziston rreziku i lëndimeve ose dëmtimit të materialeve!
1.7 Siguria gjatë mirëmbajtjes dhe pastrimit
- Mos e tërhiqni produktin nga doreza e derës nëse duhet ta lëvizni produktin për të pastruar. Doreza mund të shkaktojë lëndime personale nëse e tërhiqni shumë fort.
- Mos e pastroni produktin duke spërkatur ujë ose duke hedhur ujë mbi produkt dhe brenda në produkt. Rrezik për goditje elektrike dhe zjarr.
- Mos përdorni mjete të mprehta ose gërryese për pastrimin e produktit. Mos përdorni materiale si p.sh. substanca pastrimi shtëpiake, detergjentë, gaz, benzinë, alkool, dyllë etj.
Udhëzime për sigurinë dhe mjedisin
- Përdorni vetëm substanca pastrimi dhe mirëmbajtjeje që nuk janë të dëmshme për ushqimet brenda në produkt.
- Mos përdorni avull ose materiale pastrimi me avull për pastrimin e produktit dhe për shkrirjen e akullit brenda. Avulli bie në kontakt me zonat me elektricitet në frigorifer dhe shkakton qark të shkurtër ose goditje elektrike!
- Tregoni kujdes që të mos lejoni ujin te qarqet elektrike ose dritat e produktit.
- Përdorni një pecetë të pastër dhe të thatë për të fshirë pluhurat ose materialet e huaja në kunjat e spinës. Mos përdorni një pecetë të njomë ose të lagur për pastrimin e spinës. Në rast të kundërt, mund të ketë rrezik për goditje elektrike ose zjarr.
1.8 HomeWhiz
(Mund të mos jetë e zbatueshme për të gjitha modelet)
- Ndiqni paralajmërimet e sigurisë edhe nëse jeni larg nga produkti kur e përdorni produktin nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz. Tregoni vëmendje po ashtu për paralajmërimet në aplikacion.
1.9 Ndriçimi
(Mund të mos jetë e zbatueshme për të gjitha modelet)
- Kontaktoni me shërbimin e autorizuar kur duhet të zëvendësoni dritën LED/llambën e përdorur për ndriçimin.
2 Pajisja juaj

- Rafti i derës së ndarjes së frigoriferit
- Butoni i përcaktimit të temperaturës
- Depozita e mbushjes së aparatit të ujit
- Seksioni i vezëve
- Rezervuari i aparatit të ujit
- Kontejneri i ruajtjes nën raftin e derës
- Rafti i lëvizshëm i derës
- Këmbët e rregullueshme
- Ndarja e perimeve
- Ndarja e freskuesit
- Kyçi dhe çelësi
- Rafti i shisheve
- Rafti i xhamit i ndarjes së frigoriferit
- Ventilatori
- Rafti i ndarjes së ngrirësit
- Kutia e akullit / ndarja e akullit
- Ndarja e ngrirësit
- Ndarja e frigoriferit

*opsionale: Figurat në këtë manual përdorimi janë dhënë si një shembull dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të disponueshme në produktin që keni blerë, figura është e vlefshme për modelet e tjera.
3 Instalimi
3.1. Vendndodhja e përshtatshme për instalimin
Kontaktoni një shërbim të autorizuar për montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin për përdorim, referojuni informacioneve në manualin e përdorimit dhe sigurohuni që instalimi elektrik dhe i ujit të jenë të përshtatshëm. Nëse nuk janë, telefononi një elektricist dhe teknik të kualifikuar për të kryer përgatitjet e duhura.
![]() | KUJDES: Prodhuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të rrjedhin nga procedurat e kryera nga një person i paautorizuar. |
![]() | KUJDES: Produkti nuk duhet të jetë në prizë gjatë instalimit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i vdekjes ose i lëndimeve të rënda! |
![]() | KUJDES: Nëse dera e dhomës ku do të vendoset produkti është shumë e ngushtë për kalimin e produktit, hiqeni derën e dhomës dhe kalojeni produktin duke e kthyer në anë. Nëse kjo nuk funksionon, kontaktoni me shërbimin e autorizuar. |
- Vendoseni produktin në një sipërfaqe të rrafshët për të parandaluar tundjet.
- Instalojeni produktin të paktën 30 cm larg nga burimet e nxehtësisë si pllakat e sobës, rezistencat e ngrohësve dhe sobat, dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
- Produkti nuk duhet të jetë nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të mbahet në vende me lagështi.
- Rreth produktit duhet të ketë ajrim të përshtatshëm për të siguruar përdorim efikas. Nëse produkti vendoset në një pjesë të futur në mur, sigurohuni që të lini të paktën 5 cm distancë nga tavani dhe muret anësore.
- Mos e montoni produktin në vende ku temperatura bie nën -5°C.
3.2. Montimi i kunjave plastike
Kunjat plastike që keni marrë me produktin përdoren për të krijuar distancën për qarkullimin e ajrit midis produktit dhe murit të pasmë.
- Për të montuar kunjat, hiqni vidhat në produkt dhe përdorni vidhat që keni marrë bashkë me kunjat.
- Futni 2 kunja plastike në kapakun e pasmë të ventilimit siç tregohet në figurë.
3.3. Rregullimi i këmbëve
Nëse produkti nuk është në ekuilibër pas instalimit, rregulloni këmbët e përparme duke i rrotulluar në të djathtë ose në të majtë.

PARALAJMËRIM: Mos i kryeni lidhjet me anë të kabllove zgjatuese ose me shumë priza.

KUJDES: Kablloja elektrike e dëmtuar duhet të zëvendësohet nga agjenti i autorizuar i shërbimit.

Nëse montohen dy frigoriferë krah njëri-tjetrit, duhet të ketë të paktën 4 cm distancë midis tyre.

Paralajmërim për sipërfaqe të nxehtë Muret anësore të produktit tuaj janë të pajisura me tuba ftohës për të përmirësuar sistemin e ftohjes. Lëngu ftohës me temperatura të larta mund të qarkullojë në këto zona, duke shkaktuar nxehje të sipërfaqes në muret anësore. Kjo është normale dhe nuk kërkon asnjë shërbim. Tregoni kujdes kur i prekni këto zona.
- Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtime që mund të shkaktohen kur produkti përdoret pa tokëzim dhe lidhjen elektrike sipas rregulloreve kombëtare.
- Priza e kabllos elektrike duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
- Lidheni frigoriferin me një prizë me tokëzim me një vlerë voltazhi 220-240V /50 Hz. Priza duhet të ketë një siguresë 10 deri në 16A.
- Mos përdorni kordonë zgjatues ose priza të shumëfishta mes produktit dhe prizës së murit.
Instalimi
3.5. Kthimi i dyerve në të kundërt
Vazhdoni në rend numerik.
![graph TD A["1"] --> B["2"] B --> C["3"] C --> D["4"] D --> E["5"] E --> F["6"] F --> G["7"] G --> H["8"] H --> I["9"] I --> J["10"] J --> K["11"] K --> L["12"] L --> M["13"] M --> N["14"] N --> O["15"] O --> P["16"] P --> Q["17"] Q --> R["18"] R --> S["19"] S --> T["20"] T --> U["21"] U --> V["22"]…](/content/2026/05/1102987/images/cfa2805fa827af5198d7083e77411daab456128a78895a0406ff885ba6a3e444.jpg)
Instalimi
3.6. Kthimi i dyerve në të kundërt
Vazhdoni në rend numerik.

4.1. Gjërat që duhet të bëni për kursimin e energjisë

Lidhja e produktit me sistemet elektrike të kursimit të energjisë është e rrezikshme pasi mund të shkaktojë dëmtime të produktit.
- për një pajisje kolonë; "ky frigorifer nuk është planifikuar të përdoret si pajisje inkaso";
- Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë.
- Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në frigorifer.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin, pasi kapaciteti i ftohjes do të ulet kur pengohet qarkullimi i ajrit brenda tij.
- Për të ruajtur sasinë maksimale të ushqimeve në ndarjen e ngrirësit, duhet të hiqni ndarjen e akullit icematic, e cila gjendet në ndarjen e ngrirësit dhe hiqet me lehtësi me dorë. Vlerat e vëllimit neto dhe të konsumit të energjisë të deklaruara në pllakën e të dhënave të energjisë për frigoriferin maten dhe testohen pas heqjes së ndarjes së akullit icematic. Mos i hiqni raftet brenda ndarjes së ngrirësit dhe në derën e ndarjes së ngrirësit - ato nuk duhet të hiqen dhe duhet të përdoren gjithmonë pasi sigurojnë lehtësi në përdorim dhe efikasitet në konsumin e energjisë.
- Fluksi i ajrit nuk duhet të bllokohet nga ushqimet e vendosura në anë të ventilatorit të ndarjes së ngrirësit. Duhet të ruani një distancë minimale prej 3 cm në anë të kapakut mbrojtës të ventilatorit.
- Shportat/raftet e përfshira me ndarjen e freskisë duhet të përdoren gjithmonë për një konsum të ulët të energjisë dhe për kushte më të mira të ruajtjes.
- Kontakti i ushqimeve me sensorin e temperaturës në ndarjen e ngrirësit mund të rritë konsumin e energjisë të pajisjes. Për këtë arsye duhet të shmangni çdo kontakt me sensorin(ët).
- Duke qenë se ajri dhe lagështia nuk do të depërtojnë direkt në produkt kur dyert nuk janë të hapura, produkti juaj do të optimalizohet në kushte të mjaftueshme për ta mbrojtur ushqimin. Në këtë funksion të kursimit të energjisë, funksionet dhe komponentët si kompresori, ventilatori, ngrohësi, shkrirja, ndriçimi, ekrani etj. do të punojnë sipas nevojave për të konsumuar minimumin e energjisë, ndërkohë që ruhet freskia e ushqimeve tuaja.
- Në varësi të veçorive të produktit tuaj, shkrirja e ushqimeve të ngrira në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë një kursim të energjisë si dhe do të ruajë cilësinë e ushqimeve.

- Mos lejoni që ushqimet të bien në kontakt me sensorin e temperaturës së ndarjes së frigoriferit që shfaqet në figurën më poshtë.
4.2. Përdorimi fillestar
Para se të filloni të përdorni frigoriferin tuaj, sigurohuni që të gjitha përgatitjet të jenë bërë në përputhje me udhëzimet në paragrafët "Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin" dhe "Instalimi".
- Vendoseni produktin në punë pa vendosur ushqime në të për 6 orë dhe mos e hapni derën nëse nuk është vërtet e nevojshme.

Do të dëgjoni një zhurmë kur të ndizet kompresori. Lëngjet dhe gazet e izoluara në sistemin e frigoriferit mund të shkaktojnë po ashtu zhurmë, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është tërësisht normale.

Anët e përparme të produktit mund të jenë të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë të projektuara të qëndrojnë të ngrohta për të shmangur kondensimin.

Në disa modele, paneli i instrumenteve fiket automatikisht 5 minuta pas mbylljes së derës. Ai do të riaktivizohet kur të hapet dera ose kur të shtypet një buton.
5 Vënia në punë e produktit
5.1. Butoni i përcaktimit të temperaturës
Temperatura e brendshme e frigoriferit ndryshon për arsyet e mëposhtme:
• Temperaturat sezonale, - Hapja e shpeshtë e derës dhe lënia e saj hapur për periudha të gjata, - Ushqimet e vendosura në frigorifer pa e ftohur në temperaturën e dhomës, - Vendndodhja e frigoriferit në dhomë (p.sh. ekspozimi ndaj dritës së diellit). - Mund ta rregulloni temperaturën e brendshme të ndryshuar për këto arsye duke përdorur butonin e përcaktimit. - Numrat rreth çelësit të kontrollit tregojnë vlerat e temperaturës në “°C”. - Nëse temperatura e ambientit është 25°C, ne rekomandojmë që të përdorni çelësin e kontrollit të temperaturës së frigoriferit në 4°C. Kjo vlerë mund të rritet ose të ulet siç duhet në temperatura të tjera të ambientit.

5.2. Ngrirja e shpejtë
Nëse do të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, rregulloni çelësin e kontrollit të temperaturës në ( ) për maksimumi 24 orë para se të vendosni ushqime të freskëta në ndarjen e ngrirjes së shpejtë.
Rekomandohet shumë që ta mbani çelësin në këtë pozicion për të paktën 24 orë për të ngrirë sasinë maksimale të ushqimeve të freskëta të cilësuara si kapacitet i ngrirjes. Tregoni shumë kujdes që të mos i përzieni ushqimet e ngrira me ushqimet e freskëta.
Mos harroni që ta ktheni çelësin e kontrollit të temperaturës përsëri te pozicioni i mëparshëm pas ngrirjes së ushqimeve.

*Opsional: Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato janë të vlefshme për modelet e tjera.
Vënia në punë e produktit
5.3. Funksioni i pushimeve
Nëse dyert e produktit nuk hapen për 12 orë pasi çelësi i kontrollit të temperaturës të vendoset në pozicionin më të ngrohtë, atëherë do të aktivizohet automatikisht funksioni i pushimeve.
Për ta anuluar funksionin, ndryshoni përcaktimin e çelësit.

Rekomandohet që t'i ruani ushqimet në ndarjen më të freskët kur aktivizohet funksioni i pushimeve.

- Kur funksionimi i përcaktimit të përfundojë, mund të shtypni çelësin e kontrollit të temperaturës dhe ta fshihni atë.
5.4. Paneli i treguesve
Panelet e treguesve mund të ndryshojnë në varësi të modelit të produktit.
Funksionet zanore dhe vizuale të panelit të treguesve ju ndihmojnë në përdorimin e produktit tuaj.

- Treguesi i ndarjes së frigoriferit
- Treguesi i statusit të gabimit
- Treguesi i temperaturës
- Butoni i funksionit të pushimeve
- Butoni i përcaktimit të temperaturës
- Butoni i zgjedhjes së ndarjes
- Treguesi i ndarjes së ngrirësit
- Treguesi i modalitetit ekonomik
- Treguesi i funksionit të pushimeve
*opsionale

*Opsional: Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato janë të vlefshme për modelet e tjera.
Vënia në punë e produktit
1. Treguesi i ndarjes së frigoriferit
Drita e ndarjes së frigoriferit ndriçohet kur caktohet temperatura e ndarjes së frigoriferit.
2. Treguesi i statusit të gabimit
Nëse frigoriferi juaj nuk kryen një ftohje të mjaftueshme ose në rast të një defekti të sensorit, do të aktivizohet ky tregues. Kur aktivizohet ky tregues, në treguesin e temperaturës së ndarjes së ngrirësit shfaqet "E" dhe numrat si "1,2,3..." shfaqen në treguesin e temperaturës së ndarjes së frigoriferit. Këta numra në tregues e informojnë personelin e shërbimit për gabimin.
3. Treguesi i temperaturës
Tregon temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe frigoriferit.
4. Butoni i funksionit të pushimeve
Shtypni Butonin e pushimeve për 3 sekonda për të aktivizuar këtë funksion. Kur aktivizohet funksioni i pushimeve, në treguesin e temperaturës së ndarjes së frigoriferit shfaqet “- -” dhe në ndarjen e frigoriferit nuk kryhet ftohja aktive. Nuk është e përshtatshme që të mbani ushqime në ndarjen e frigoriferit kur ky funksion është i aktivizuar. Ndarjet e tjera do të vazhdojnë të ftohen sipas temperaturës së tyre të përcaktuar.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e Pushimeve.
5. Butoni i përcaktimit të temperaturës
Ndryshon temperaturën e ndarjes përkatëse mes -24°C... -18°C dhe 8°C...1°C.
6. Butoni i zgjedhjes së ndarjes
Butoni i zgjedhjes: Shtypni butonin e zgjedhjes së ndarjes për të ndërruar mes ndarjes së frigoriferit dhe të ngrirësit.
7. Treguesi i ndarjes së ngrirësit
Drita e ndarjes së frigoriferit ndriçohet kur caktohet temperatura e ndarjes së ngrirësit.
8. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon në modalitetin e kursimit të energjisë. Ky ekran do të aktivizohet nëse temperatura e ndarjes së ngrirësit caktohet në -18°C.
9. Treguesi i funksionit të pushimeve
Tregon se funksioni i pushimeve është i aktivizuar.
Vënia në punë e produktit
5.5. Paneli i treguesve
Paneli i treguesve ju lejon të caktoni temperaturën dhe të kontrolloni funksionet e tjera në lidhje me produktin pa e hapur derën e produktit. Thjesht shtypni te mbishkrimet në butonat përkatës për parametrat e funksionit.

1. Treguesi i ndërprerjes së energjisë/temperaturës së lartë/paralajmërimeve për gabimet
Ky tregues ndriçohet gjatë ndërprerjes së energjisë, defekteve të temperaturës së lartë dhe gjatë paralajmërimeve të gabimeve. Gjatë ndërprerjeve të gjata të energjisë, temperatura më e lartë e arritur në ndarjen e ngrirësit do të pulsojë në ekranin dixhital. Pasi të kontrolloni ushqimet që ndodhen në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e çaktivizimit të alarmit për ta hequr paralajmërimin.
2. Funksioni i kursimit të energjisë (ekrani joaktiv)
Nëse dyert e produktit mbahen të mbyllura për një kohë të gjatë, funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet automatikisht dhe do të ndriçohet simboli i kursimit të energjisë.

Kur funksioni i kursimit të energjisë është i aktivizuar, të gjitha simbolet në ekran përveç simbolit të kursimit të energjisë do të çaktivizohen. Kur funksioni i kursimit të energjisë është i aktivizuar, nëse shtypet një buton ose nëse hapet dera, funksioni i kursimit të energjisë do të anulohet dhe simbolet në ekran do të kthehen në normale.
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet gjatë dorëzimit të produktit nga fabrika dhe nuk mund të anulohet.
3. Funksioni i ftohjes së shpejtë
Ky buton ka dy funksione. Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë, shtypeni atë për pak kohë. Treguesi i ftohjes së shpejtë do të çaktivizohet dhe produkti do të

*Opsionale: Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato janë të vlefshme për modelet e tjera.
Vënia në punë e produktit
kthehet në parametrat normalë.


Përdorni funksionin e ftohjes së shpejtë kur dëshironi të ftohni me shpejtësi ushqimet e vendosura në ndarjen e frigoriferit. Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizoni këtë funksion para se t'i vendosni ushqimet në produkt.

Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë do të anulohet automatikisht pas 8 orësh ose kur ndarja e frigoriferit të arrijë temperaturën e kërkuar.

Nëse e shtypni butonin e ftohjes së shpejtë vazhdimisht me intervale të shkurtra, do të aktivizohet mbrojtja e qarkut elektronik dhe kompresori nuk do të ndizet menjëherë.

Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet korrenti.
4. Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së frigoriferit
Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së frigoriferit përkatësisht në 8, 7,6, 5,4,3, 2, 8... Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së frigoriferit te vlera e dëshiruar.

5. Funksioni i pushimeve
Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, shtypni këtë buton ( *gër 3 sekonda, dhe më pas do të aktivizohet treguesi i modalitetit të pushimeve (*). Kur aktivizohet funksioni i pushimeve, në treguesin e temperaturës së ndarjes së frigoriferit shfaqet “- -” dhe në ndarjen e frigoriferit nuk kryhet ftohja aktive. Nuk është e përshtatshme që të mbani ushqime në ndarjen e frigoriferit kur ky funksion është i aktivizuar. Ndarjet e tjera do të vazhdojnë të ftohen sipas temperaturës së tyre të përcaktuar.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e Pushimeve.
6. Paralajmërimi i çaktivizimit të alarmit:
Në rast të alarmit të ndërprerjes së energjisë/temperaturës së lartë, pasi të kontrolloni ushqimet e vendosura në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e çaktivizimit të alarmit (✗) për ta hequr paralajmërimin.
7. Kyçi i butonave
Shtypni butonin e kyçit të butonave ( ) për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave
(8) do të ndriçohet dhe do të aktivizohet modaliteti i kyçit të butonave. Butonat nuk do të punojnë në rast se modaliteti i kyçit të butonave është aktiv. Shtypni butonin e kyçit të butonave në të njëjtën kohë për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do të çaktivizohet dhe do të dilni nga modaliteti i kyçit të butonave.
Shtypni butonin e kyçit të butonave nëse dëshironi që të parandaloni ndryshimin e përcaktimit të temperaturës së frigoriferit (⊕3").
8. Funksioni ekonomik i veçantë
Mbajeni të shtypur butonin e funksionit ekonomik të veçantë për 1 sekondë për të aktivizuar funksionin përkatës. Frigoriferi do të fillojë të punojë në modalitetin më ekonomik të paktën 6 orë më vonë dhe treguesi i përdorimit ekonomik do të aktivizohet kur funksioni të jetë aktiv
(PS). Mbajeni të shtypur butonin e funksionit ekonomik të veçantë për 3 sekonda për ta çaktivizuar funksionin përkatës.
Ky tregues ndriçohet pas 6 orësh kur aktivizohet funksioni ekonomik i veçantë.
9. Butoni i përcaktimit të temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së ngrirësit përkatësisht në -18,-19,-20,-21,-22,-23,-24,-18... Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e ndarjes së ngrirësit te vlera e dëshiruar.(
Vënia në punë e produktit
10. Treguesi i çaktivizimit të funksionit Icematic
Tregon nëse funksioni Icematic është aktiv apo joaktiv. (✗) Nëse është aktiv, funksioni Icematic nuk është në punë. Për të aktivizuar përsëri funksionin Icematic, mbani të shtypur butonin On-Off (Aktiv-Joaktiv) për 3 sekonda.

Rrjedhja e ujit nga depozita e ujit do të ndalojë kur zgjidhet ky funksion. Sidoqoftë, akulli i prodhuar më parë mund të merret nga lcematic.
11. Butoni i funksionit të ngrirjes së shpejtë, butoni i aktivizimit-çaktivizimit të Icematic
Shtypni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e ngrirjes së shpejtë. Kur e aktivizoni funksionin, ndarja e ngrirësit do të ftohet në një temperaturë më të ulët se vlera e caktuar.
Për ta aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin Icematic, mbajeni të shtypur për 3 sekonda.

Përdorni funksionin e ngrirjes së shpejtë kur dëshironi të ngrini me shpejtësi ushqimet e vendosura në ndarjen e frigoriferit. Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, aktivizoni këtë funksion para se t'i vendosni ushqimet në produkt.

Nëse nuk e anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet automatikisht pas 4 orësh ose kur ndarja e frigoriferit të arrijë temperaturën e duhur.

Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet korrenti.
12. Treguesi i përdorimit ekonomik
Tregon se produkti po punon në modalitetin e efikasitetit të energjisë. (∞∞) Ky tregues do të jetë aktiv nëse temperatura e Ndarjes së ngrirësit caktohet në -18 ose nëse kryhet ftohja efikase për energjinë nga funksioni Eko-ekstra.

Treguesi i përdorimit ekonomik çaktivizohet kur zgjidhet funksioni i ftohjes ose ngrirjes së shpejtë.

1. Funksioni ekonomik
Ky simbol ndriçohet kur ndarja e ngrirësit caktohet në -18°C si vlera e përcaktimit më ekonomik (ECO). Treguesi i funksionit ekonomik çaktivizohet kur zgjidhet funksioni i ftohjes ose ngrirjes së shpejtë.
2. Treguesi i temperaturës së lartë/i paralajmërimit të gabimeve
Ky tregues (⚠️) ndriçohet gjatë defekteve të temperaturës së lartë dhe gjatë paralajmërimeve të gabimeve.
3. Funksioni i kursimit të energjisë (ekrani jo-aktiv)
Nëse dyert e produktit mbahen të mbyllura për një kohë të gjatë, funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet automatikisht dhe do të ndriçohet simboli i kursimit të energjisë. Kur funksioni i
kursimit të energjisë është i aktivizuar, të gjitha simbolet në ekran përveç simbolit të kursimit të energjisë do të çaktivizohen. Kur funksioni i kursimit të energjisë është i aktivizuar, nëse shtypet një buton ose nëse hapet dera, funksioni i kursimit të energjisë do të anulohet dhe simbolet në ekran do të kthehen në normale.
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet gjatë dorëzimit të produktit nga fabrika dhe nuk mund të anulohet.
4. Ftohja e shpejtë
Treguesi i ftohjes së shpejtë ( ) ndriçohet kur aktivizohet funksioni i ftohjes së shpejtë dhe vlera e treguesit të temperaturës së ndarjes së frigoriferit shfaqet si 1. Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e ftohjes së shpejtë. Treguesi i ftohjes së shpejtë do të çaktivizohet dhe frigoriferi do të

*Opsional: Figurat në këtë manual përdorimi janë skematike dhe mund të mos përputhen me saktësi me produktin. Nëse pjesët në fjalë nuk janë të përfshira në produktin që keni blerë, atëherë ato janë të vlefshme për modelet e tjera.
Vënia në punë e produktit
kthehet në parametrat normalë. Funksioni i ftohjes së shpejtë anulohet automatikisht pas 1 ore nëse nuk e anuloni më parë. Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, shtypni butonin e ftohjes së shpejtë para se të vendosni ushqimet në ndarjen e frigoriferit.
5. Funksioni i pushimeve
Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, shtypni butonin ( ) për 3 sekonda, dhe më pas do të aktivizohet treguesi i modalitetit të pushimeve. Kur aktivizohet funksioni i pushimeve, në treguesin e temperaturës së ndarjes së frigoriferit shfaqet “- - ” dhe në ndarjen e frigoriferit nuk kryhet ftohja aktive. Nuk është e përshtatshme që të mbani ushqime në ndarjen e frigoriferit kur ky funksion është i aktivizuar. Ndarjet e tjera do të vazhdojnë të ftohen sipas temperaturës së tyre të përcaktuar.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e Pushimeve.
6. Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së frigoriferit
Kur shtypni butonin, mund ta caktoni temperaturën e ndarjes së frigoriferit përkatësisht në 8,7,6,5,4,3,2 dhe 1 (
7. Paralajmërimi i çaktivizimit të alarmit:
Në rast të alarmit të ndërprerjes së energjisë/temperaturës së lartë, pasi të kontrolloni ushqimet e vendosura në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e çaktivizimit të alarmit për ta hequr paralajmërimin.
8. Kyçi i butonave
Shtypni butonin e kyçit të butonave ( ) për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave ( ) do të ndriçohet dhe do të aktivizohet modaliteti i kyçit të butonave. Butonat nuk do të punojnë në rast se modaliteti i kyçit të butonave është aktiv. Shtypni butonin e kyçit të butonave në të njëjtën kohë për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do të çaktivizohet dhe do të dilni nga modaliteti i kyçit të butonave.
Shtypni butonin e kyçit të butonave nëse dëshironi që të parandaloni ndryshimin e përcaktimit të temperaturës së frigoriferit ( 3").
9. Funksioni ekonomik i veçantë
Mbajeni të shtypur butonin e funksionit ekonomik të veçantë për 1 sekondë për të aktivizuar funksionin përkatës. Frigoriferi do të fillojë të punojë në modalitetin më ekonomik të paktën 6 orë më vonë dhe treguesi i përdorimit ekonomik do të aktivizohet kur funksioni të jetë aktiv. Mbajeni të shtypur butonin e funksionit ekonomik të veçantë për 3 sekonda për ta çaktivizuar funksionin përkatës. Ky tregues ndriçohet pas 6 orësh kur aktivizohet funksioni ekonomik i veçantë.
10. Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Përcaktimi i temperaturës për ndarjen e ngrirësit kryhet këtu. Kur shtypni butonin, mund ta caktoni temperaturën e ndarjes së ngrirësit përkatësisht në -18, -19, -20, -21, -22, -23 dhe -24.
11. Ngrirja e shpejtë
Shtypni butonin për funksionimin e ngrirjes së shpejtë dhe treguesi i ngrirjes së shpejtë ( ) do të aktivizohet.
Treguesi i ngrirjes së shpejtë ndriçohet kur aktivizohet funksioni i ngrirjes së shpejtë dhe treguesi i temperaturës së ndarjes së frigoriferit shfaqet si -27. Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin e ngrirjes së shpejtë (✗). Treguesi i ngrirjes së shpejtë do të çaktivizohet dhe frigoriferi do të kthehet në parametrat normalë. Funksioni i ngrirjes së shpejtë anulohet automatikisht pas 25 orëve nëse nuk e anuloni më parë. Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha ushqimesh të freskëta, shtypni butonin e ngrirjes së shpejtë para se t'i vendosni ushqimet në ndarjen e ngrirësit.
Vënia në punë e produktit
5.6. Icematic me rrotullim
(Kjo veçori është opsionale)
- Hiqeni depozitën e ujit duke e rrotulluar në të majtë.
- Hapni kapakun e depozitës së ujit duke e rrotulluar dhe hidhni ujë në depozitën e ujit deri te pjesa e poshtme e kapakut të depozitës së ujit.
- Vendoseni depozitën e ujit në vend siç tregohet në figurë pasi të shtoni ujë dhe vendoseni në vend duke e rrotulluar në drejtimin e shigjetës. Uji do të rrjedhë në depozitën e akullit.
- Kur të krijohet akulli, rrotulloni dorezën e depozitës së akullit në drejtimin e shigjetës për të lejuar rënien e akullit në sirtarin e akullit.
- Merrni kubat e akullit duke e tërhequr sirtarin e akullit.
- Tërhiqeni pjesën e përparme drejt vetes për të larë depozitën e akullit dhe vendoseni te elementet rrëshqitëse në pjesën e brendshme dhe shtyjeni në vendin përkatës për ta rivendosur.
- Tërhiqeni njësinë Icematic me rrotullim drejt vetes për ta hequr njësinë dhe vendoseni te elementet rrëshqitëse në pjesën e sipërme dhe shtyjeni në vendin përkatës për ta rivendosur.

Vënia në punë e produktit
- Hiqni kontejnerin e akullit nga ndarja e ngrirësit.
- Mbusheni kontejnerin e akullit me ujë.
- Vendoseni kontejnerin e akullit në ndarjen e ngrirësit. Pas afro dy orësh, akulli do të jetë gati.
- Hiqni kontejnerin e akullit nga ndarja e ngrirësit dhe përkuleni mbi pllakën e shërbimit. Kubat e akullit do të bien me lehtësi te pllaka e shërbimit.
5.8. Mbajtësja e vezëve
Mund ta montoni mbajtësen e vezëve te dera ose te rafti që dëshironi. Nëse do ta vendosni te raftet e trupit të produktit, atëherë rekomandohen raftet e poshtme të frigoriferit.

Mos e vendosni mbajtësen e vezëve në ndarjen e ngrirësit
5.9. Ventilatori
Ventilatori është i projektuar për të siguruar një shpërndarje dhe një qarkullim homogjen të ajrit të ftohtë brenda frigoriferit. Koha e përdorimit e ventilatorit mund të ndryshojë në varësi të cilësive të produktit tuaj.
Ndërkohë që ventilatori punon vetëm me kompresorin në disa produkte, sistemi i kontrollit përcakton kohën e përdorimit të tij në disa produkte në përputhje me kërkesën për ftohje.

Ndarja e perimeve e produktit është e projektuar në mënyrë të veçantë për t'i mbajtur perimet të freskëta pa humbur lagështinë. Për këtë qëllim, qarkullimi i ajrit të freskët rritet më shumë në ndarjen e perimeve në përgjithësi.

(Kjo veçori është opsionale)
Përdorni këtë ndarje për të ruajtur ushqime të veçanta që duhet të ruhen në një temperaturë më të ulët ose produkte mishi që do t'i konsumoni së shpejti.
Ndarja e freskuesit është vendi më i ftohtë në frigoriferin tuaj ku mund të mbani produktet e bulmetit, mish, peshk dhe mish shpendësh në kushte ideale për ruajtjen. Frutat dhe perimet nuk duhet të mbahen në këtë ndarje.

Vënia në punë e produktit
5.12. Rafti i lëvizshëm i derës
(Kjo veçori është opsionale)
Rafti i lëvizshëm i derës mund të vendoset në 3 pozicione të ndryshme.
Shtypni butonat e shfaqur në anë në të njëjtën kohë për ta lëvizur raftin. Rafti do të lëvizë.
Zhvendoseni raftin lart ose poshtë.
Lëshojini butonat kur rafti të jetë në pozicionin e dëshiruar. Rafti do të fiksohet në pozicionin përkatës kur të lëshoni butonat.

5.13. Kontejneri i ruajtjes me rrëshqitje
(Kjo veçori është opsionale)
Ky aksesor është i projektuar për të rritur vëllimin e përdorimit të rafteve të derës.
Ai ju lejon të vendosni me lehtësi shishe të gjata, vazo dhe kuti konservash në raftin e poshtëm të shisheve falë aftësisë për ta lëvizur djathtas ose majtas.

*Mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha modelet
Për dritën blu,
Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset e perimeve që ndriçohen me një dritë blu vazhdojnë fotosintezën nëpërmjet efektit të gjatësisë së valëve të dritës blu dhe ruajnë kështu përmbajtjen e vitaminave.
Për HarvestFresh,
Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset e perimeve që ndriçohen me teknologjinë HarvestFresh i ruajnë vitaminat për një kohë më të gjatë falë dritave blu, jeshile dhe të kuqe dhe cikleve të errësirës, të cilat simulojnë ciklin e një dite.
Nëse e hapni derën e frigoriferit gjatë periudhës së errësirës së teknologjisë HarvestFresh, frigoriferi do ta zbulojë automatikisht këtë dhe do të aktivizojë dritën blu-jeshile ose të kuqe për ndriçimin e ndarëses së perimeve për lehtësinë tuaj. Pasi ta keni mbyllur derën e frigoriferit, periudha e errësirës do të vazhdojë duke përfaqësuar kohën e natës në ciklin e një dite.
Vënia në punë e produktit
5.15. Ndarja e perimeve me kontroll të lagështisë
(FreSHelf)
(Kjo veçori është opsionale)
Vlerat e lagështisë për perimet dhe frutat mbahen nën kontroll me veçorinë e ndarjes së perimeve me lagështi të kontrolluar dhe ushqimet do të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë.
Ne rekomandojmë që t'i vendosni perimet jeshile si sallata, spinaqi dhe perimet që janë të ndjeshme ndaj humbjes së lagështisë në mënyrë horizontale brenda në ndarjen e perimeve, dhe jo mbi rrënjët e tyre në një pozicion vertikal.
Kur të vendosni perimet, duhet të merrni parasysh gravitetin specifik të perimeve.
Perimet e rënda dhe të forta duhet të vendosen në fund të ndarjes së perimeve dhe perimet e lehta dhe të buta duhet të vendosen sipër.
Mos i lini asnjëherë perimet brenda në ndarje në qeset e tyre. Nëse perimet lihen brenda në qese, kjo do të bëjë që të prishen në një kohë të shkurtër. Në rast se nuk preferohet kontakti me perimet e tjera për arsye higjienike, përdorni një letër me vrima dhe materiale të tjera të ngjashme për paketimin në vend të qeseve.
Mos vendosni bashkë dardhat, pjeshkat, kajsitë, etj. dhe veçanërisht mollët, të cilat kanë një nivel të lartë prodhimi të gazit etilen në të njëjtën ndarje me perimet dhe frutat e tjera. Gazi etilen që lëshojnë këto fruta mund të bëjë që frutat e tjera të piqen shpejt dhe të prishen në një kohë të shkurtër.
5.16. Auto Icematic
(Kjo veçori është opsionale)
Auto Icematic ju lejon që të prodhoni me lehtësi akull në frigorifer. Hiqni depozitën e ujit në ndarjen e frigoriferit, mbusheni me ujë dhe montojeni përsëri për të marrë akull nga Icematic.
Kubat e parë të akullit do të jenë gati për afro 2 orë në sirtarin e Icematic që ndodhet në ndarjen e ngrirësit.
Nëse e mbushni plotësisht depozitën e ujit, do mund të merrni afërsisht 60-70 kuba akulli.
Ndërrojeni ujin në depozitën e ujit nëse ka qëndruar për rreth 2-3 javë.

Për produktet që kanë Automatic Icematic, gjatë derdhjes së akullit mund të dëgjoni një zhurmë. Ky tingull është normal dhe nuk tregon një defekt.

Vënia në punë e produktit
5.17. Përshkrimi dhe pastrimi i filtrit të aromave
(Kjo veçori është opsionale)
Filtri i aromave parandalon grumbullimin e aromave të pakëndshme në produktin tuaj.
- Nga pjesa përpara, tërhiqeni poshtë kapakun, në të cilin është montuar filtri i aromave, dhe higeni si në ilustrim.
- Lëreni filtrin nën dritën e diellit për një ditë. Gjatë kësaj kohe filtri do të pastrohet.
- Montojeni filtrin përsëri në vendin e tij.

Filtri i aromave duhet të pastrohet një herë në vit.
5.18. HerbBox/HerbFresh
Hiqni kontejnerin me film nga HerbBox/HerbFresh+
Hiqni filmin nga qesja dhe vendoseni në kontejnerin me film si në imazh.
Mbylleni përsëri kontejnerin dhe vendoseni përsëri në njësinë HerbBox/HerbFresh+.
Ndarjet HerbBox-HerbFresh+ janë më shumë ideale për ruajtjen e erëzave të ndryshme që pritet të mbahen në kushte delikate. Mund t'i ruani erëzat pa qese (majdanoz, kopër, etj.) në këtë ndarje në mënyrë horizontale dhe t'i mbani të freskëta për një kohë më të gjatë.
Filmi duhet të ndërrohet çdo gjashtë muaj.

Vënia në punë e produktit
5.19. Përdorimi i aparatit të ujit
*opsionale

Është normale që në fillim disa gota me ujë nga aparati të jenë të ngrohta.

Nëse aparati i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, hidhini poshtë gotat e para me ujë për të marrë ujë të pastër.
- Shtyjeni levën e aparatit të ujit me gotë. Nëse po përdorni një gotë plastike të butë, mund të jetë më e lehtë ta shtyni levën me dorë.
- Pasi ta mbushni gotën në nivelin e dëshiruar, lëshojeni levën.

Kini parasysh se sasia e ujit që rrjedh nga aparati varet nga sa e shtypni levën. Me rritjen e nivelit të ujit në gotë, uleni lehtë presionin e ushtruar mbi levë për të shmangur derdhjen e ujit. Nëse e shtypni pak krahun, do të derdhet ujë; kjo është normale dhe nuk është një defekt.

5.20. Përdorimi i aparatit të ujit *opsionale

Është normale që në fillim disa gota me ujë nga aparati të jenë të ngrohta.

Nëse aparati i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, hidhini poshtë gotat e para me ujë për të marrë ujë të pastër.
- Shtyjeni levën e aparatit të ujit me gotë. Nëse po përdorni një gotë plastike të butë, mund të jetë më e lehtë ta shtyni levën me dorë.
- Pasi ta mbushni gotën në nivelin e dëshiruar, lëshojeni levën.

Kini parasysh se sasia e ujit që rrjedh nga aparati varet nga sa e shtypni levën. Me rritjen e nivelit të ujit në gotë, uleni lehtë presionin e ushtruar mbi levë për të shmangur derdhjen e ujit. Nëse e shtypni pak krahun, do të derdhet ujë; kjo është normale dhe nuk është një defekt.
Vënia në punë e produktit

5.21. Mbushja e depozitës së aparatit të ujit
Rezervuari i mbushjes së depozitës së ujit ndodhet brenda raftit të derës.
- Hapni kapakun e depozitës.
- Mbusheni depozitën me ujë të pijshëm të freskët.
- Mbylleni kapakun.

Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje të tjera, përveç ujit, si lëngje frutash, pije me gaz ose pije alkoolike që nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur në aparatin e ujit. Aparati i ujit do të dëmtohet në mënyrë të pariparueshme nëse përdoren këto lëngje. Garancia nuk i mbulon përdorime të tilla. Disa substanca kimike dhe substanca të shtuara në këto lloj pijesh/lëngjesh mund të dëmtojnë depozitën e ujit.

Përdorni vetëm ujë të pastër dhe të pijshëm.

Kapaciteti i depozitës së ujit është 3 litra; mos e mbushni më shumë.
Vënia në punë e produktit
5.22. Pastrimi i depozitës së ujit
- Hiqni rezervuarin e mbushjes së ujit brenda raftit të derës.
- Hiqeni raftin e derës duke e mbajtur nga të dyja anët.
- Kapeni depozitën e ujit nga të dyja anët dhe higeni me një kënd 45°.
- Hiqeni kapakun e depozitës së ujit dhe pastroni depozitën.

Pjesët e depozitës së ujit dhe të aparatit të ujit nuk duhet të lahen në lavastovilje.
5.23. Tabakaja e derdhjes
Uji që derdhet gjatë përdorimit të aparatit të ujit grumbullohet në tavën e derdhjes.
Hiqni filtrin plastik siç tregohet në figurë.
Hiqni ujin e grumbulluar me një rrobë të pastër e të thatë.

Vënia në punë e produktit
5.24. Ngrirja e ushqimeve të freskëta
- Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, ato do të ngrijnë sa më shpejt të jetë e mundur kur i vendosni në ndarjen e ngrirësit, përdorni veçorinë e ngrirjes së shpejtë për këtë qëllim.
- Mund t'i ruani ushqimet për një kohë më të gjatë në ndarjen e ngrirësit kur i ngrini sa janë të freskëta.
- Paketoni ushqimet që do të ngrini dhe mbylleni paketimin në mënyrë që të mos lejoni hyrjen e ajrit.
- Sigurohuni që t'i paketoni ushqimet para se t'i vendosni në ngrirës. Përdorni kontejnerë për ngrirësin, letër alumini, letër kundër lagështisë, qese plastike dhe materiale të tjera paketimi në vend të letrës tradicionale të paketimit.
- Etiketojeni çdo pako ushqimesh duke vendosur datën para se t'i ngrini. Në këtë mënyrë mund të dalloni freskinë e çdo ushqimi kur të hapni ngrirësin në çdo rast. Ushqimet e ngrira më parë ruajini në pjesën e përparme të ndarjes për t'u siguruar që do të përdorni ato në fillim.

Akulli në ndarjen e ngrirësit shkrihet automatikisht.
- Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të shkrihen dhe nuk duhet të ngrihen përsëri.
- Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimesh në të njëjtën kohë.
| Përcaktimi i ndarjes së ngrirësit | Përcaktimi i ndarjes së frigoriferit | Shënime |
| -18°C 4°C Ky është | parametri normal i rekomanduar. | |
| -20,-22 ose -24°C 4°C | Këta parametra rekomandohen kur temperatura e ambientit kalon 30°C. | |
| Ngrirja e shpejtë 4°C | Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër.Produkti juaj do të kthehet te modaliteti i mëparshëm kur procesi të përfundojë. | |
| -18°C ose më i ftohtë | 2°C | Përdorni këto përcaktime nëse mendoni se ndarja e frigoriferit nuk është mjaft e ftohtë për shkak të kushteve të nxehtësisë së ambientit ose nga hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës. |
5.25. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
Kjo ndarje duhet të caktohet të paktën në -18°C.
- Vendosini pakot në ngrirës sa më shpejt pas blerjes pa lejuar që ato të shkrijnë.
- Kontrolloni nëse datat e “përdorimit” dhe “skadimit” në paketim kanë kaluar apo jo para se t'i ngrini.
- Sigurohuni që paketimi i ushqimeve të mos jetë i dëmtuar.
5.26. Informacionet për ngrirjen e thellë
Sipas standardeve IEC 62552, produkti do të ngrijë të paktën 4.5 kg ushqime në temperaturë ambienti 25°C në temperaturën -18°C ose më të ulët brenda 24 orëve për çdo 100 litra të vëllimit të ngrirësit.
Ushqimet mund të ruhen për një kohë të gjatë vetëm në temperaturat -18°C ose temperatura më të ulëta.
Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë muaj (në -18°C ose në temperatura më të ulëta në ngrirje të thellë).
Ushqimet për ngrirje nuk duhet të lejohen të bien në kontakt me artikujt e ngrirë më parë për të parandaluar shkrirjen e tyre të pjesshme.
Ziejini perimet dhe kulloni ujin për t'i ruajtur perimet për një kohë më të gjatë si të ngrira.
Pasi të kulloni ujin, vendosini ato në paketime që nuk lejojnë futjen e ajrit dhe vendosini në ngrirës. Ushqimet si banane, domate, sallatë, selino, vezë të ziera dhe patate nuk janë të përshtatshme për ngrirje. Kur i ngrini këto ushqime, do të ketë një ndikim negativ vetëm në vlerat e tyre ushqyese dhe në shijen e tyre.
Ato nuk do të prishen që të jenë një rrezik për shëndetin e njerëzve.
5.27. Vendosja e ushqimeve
| Raftet e ndarjes së ngrirësit | Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akullore, perime, etj. |
| Raftet e ndarjes së frigoriferit | Ushqimet në tava, në pjata të mbuluara dhe në enë të mbyllura, vezët (në enë të mbyllura) |
| Raftet e derës të ndarjes së frigoriferit | Pije dhe ushqime të vogla të paketuara |
| Ndarja e perimeve Perimet dhe frutat | |
| Ndarja e ushqimeve të freskëta | Ushqimet delikate(ushqimet për mëngjes, produktet e mishit që do të konsumohen për një kohë të shkurtër) |
5.28. Paralajmërimi i hapjes së derës
(Kjo veçori është opsionale)
Paralajmërimi i hapjes së derës bëhet në mënyrë vizuale dhe akustike për përdoruesin.
Nëse paralajmërimi vazhdon për 10 minuta, dritat e brendshme do të fiken.
5.29. Ndërrimi i drejtimit të hapjes së derës
Drejtimi i hapjes së derës së frigoriferit mund të ndryshohet sipas vendit ku e përdorni atë. Nëse kjo gjë është e nevojshme, telefononi shërbimin më të afërt të autorizuar.
Përshkrimi i mësipërm është një shpjegim i përgjithshëm. Për informacione mbi ndryshimin e drejtimit të hapjes së derës, duhet t'i referoheni etiketës paralajmëruese që ndodhet në anën e brendshme të derës.
Vënia në punë e produktit
Si llamba ndriçimi përdoren llambat LED. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar në rast të ndonjë problemi me këtë lloj drite. Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.
5.31. Rekomandimet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
Kjo ndarje duhet të caktohet të paktën në -18°C.
- Vendosini pakot në ngrirës sa më shpejt pas blerjes pa lejuar që ato të shkrijnë.
- Kontrolloni nëse datat e "përdorimit" dhe "skadimit" në paketim kanë kaluar apo jo para se t'i ngrini.
- Sigurohuni që paketimi i ushqimeve të mos jetë i dëmtuar.
5.32. Informacionet për ngrirjen e thellë
Sipas standardeve IEC 62552, produkti do të ngrijë të paktën 4.5 kg ushqime në temperaturë ambienti 25°C në temperaturën -18°C ose më të ulët brenda 24 orëve për çdo 100 litra të vëllimit të ngrirësit. Ushqimet mund të ruhen për një kohë të gjatë vetëm në temperaturat -18°C ose temperatura më të ulëta. Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë muaj (në -18°C ose në temperatura më të ulëta në ngrirje të thellë).
Ushqimet për ngrirje nuk duhet të lejohen të bien në kontakt me artikujt e ngrirë më parë për të parandaluar shkrirjen e tyre të pjesshme. Ziejini perimet dhe kulloni ujin për t'i ruajtur perimet për një kohë më të gjatë si të ngirira. Pasi të kulloni ujin, vendosini ato në paketime që nuk lejojnë futjen e ajrit dhe vendosini në ngrirës. Ushqimet si banane, domate, sallatë,
selino, vezë të ziera dhe patate nuk janë të përshtatshme për ngrirje. Kur i ngrini këto ushqime, do të ketë një ndikim negativ vetëm në vlerat e tyre ushqyese dhe në shijen e tyre. Ato nuk do të prishen që të jenë një rrezik për shëndetin e njerëzve.
5.33. Vendosja e ushqimeve
| Raftet e ndarjes së ngrirësit | Ushqimet e ndryshme të ngrira si mishi, peshku, akullore, perime, etj. |
| Raftet e ndarjes së frigoriferit | Ushqimet në tava, në pjata të mbuluara dhe në enë të mbyllura, vezët (në enë të mbyllura) |
| Raftet e derës të ndarjes së frigoriferit | Pije dhe ushqime të vogla të paketuara |
| Ndarja e perimeve Perimet dhe frutat | |
| Ndarja e ushqimeve të freskëta | Ushqimet delikate (ushqimet për mëngjes, produktet e mishit që do të konsumohen për një kohë të shkurtër) |
5.34. Paralajmërimi i hapjes së derës
(Kjo veçori është opsionale)
Paralajmërimi i hapjes së derës bëhet në mënyrë vizuale dhe akustike për përdoruesin. Nëse paralajmërimi vazhdon për 10 minuta, dritat e brendshme do të fiken.
5.35. Ndërrimi i drejtimit të hapjes së derës
Drejtimi i hapjes së derës së frigoriferit mund të ndryshohet sipas vendit ku e përdorni atë. Nëse kjo gjë është e nevojshme, telefononi shërbimin më të afërt të autorizuar.
Vënia në punë e produktit
Përshkrimi i mësipërm është një shpjegim i përgjithshëm. Për informacione mbi ndryshimin e drejtimit të hapjes së derës, duhet t'i referoheni etiketës paralajmëruese që ndodhet në anën e brendshme të derës.
Si llamba ndriçimi përdoren llambat LED. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar në rast të ndonjë problemi me këtë lloj drite. Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.
6 Mirëmbajtja dhe pastrimi
Jetëgjatësia e produktit rritet nëse ai pastrohet rregullisht.

KUJDES: Në fillim hiqeni produktin nga priza para se ta pastroni.
- Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta dhe gërryese, sapun, pastrues shtëpiak, detergjente dhe shkëlqyes me dyllë për pastrimin.
- Tretni një lugë çaji me karbonat në një gjysmë litri ujë. Lagni një rrobë me këtë solucion dhe shtrydheni mirë. Fshini pjesën e brendshme të pajisjes me këtë rrobë dhe thajeni mirë.
- Sigurohuni që uji të mos hyjë te struktura e llambës dhe elementet e tjera elektrike.
- Pastroni derën me një rrobë të njomë. Për të hequr raftet e derës dhe të trupit të pajisjes, hiqni të gjitha përmbajtjet e tyre. Hiqni raftet e derës duke i lëvizur lart. Pas pastrimit, rrëshqitini nga lart poshtë për t'i montuar.
- Mos përdorni asnjëherë substanca ose ujë me klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët me veshje kromi të produktit. Klori shkakton gërryerjen e sipërfaqeve të tilla metalike.
6.1. Shmangia e aromave të këqija
Për prodhimin e pajisjeve tona nuk përdoren materiale që mund të shkaktojnë aroma. Sidoqoftë, për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes së ushqimeve dhe mospastrimit të sipërfaqes së brendshme të pajisjes si duhet mund të shfaqet problemi i aromave të këqija. Për këtë arsye, pastrojeni frigoriferin me karbonat të tretur në ujë çdo 15 ditë.
- Mbajini ushqimet në kontejnerë të mbyllur. Mikroorganizmat që përhapen nga kontejnerët e pambuluar mund të shkaktojnë aroma të pakëndshme.
- Mos mbani asnjëherë ushqime të prishura dhe me data të skaduara në frigorifer.
6.2. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike
Pastroni menjëherë me ujë të ngrohtë pasi vaji mund të shkaktojë dëmtim në sipërfaqe kur bie mbi sipërfaqet plastike.
6.3. Xhamat e derës
Hiqni fletën mbrojtëse të xhamave.
Në sipërfaqen e xhamave ka një shtresë. Kjo shtresë minimizon grumbullimin e njollave dhe ndihmon në heqjen e njollave dhe papastërtive me lehtësi. Xhamat që nuk janë të mbrojtur me një veshje të tillë mund të jenë objekt i grumbullimit të papastërtive organike ose joorganike me bazë uji ose ajri si smërçi, kripëra minerale, hidrokarbure të padjegura, okside metali dhe silikone që mund të shkaktojnë njolla ose dëmtime të materialeve me shpejtësi dhe me lehtësi. Pastrimi i vazhdueshëm i xhamit bëhet i vështirë, pavarësisht pastrimit të rregullt. Si pasojë, pamja dhe tejdukshmëria e xhamit do të përkeqësohet. Substancat dhe metodat e pastrimit të ashpra dhe gërryese do t'i përkeqësojnë këto defekte dhe do ta shpejtojnë këtë proces.
Për pastrimin e rregullt duhet të përdoren produkte pastrimi me bazë uji që nuk janë alkaline dhe gërryese. Për pastrimin duhet të përdoren materiale jo alkaline dhe jo gërryese në mënyrë që jetëgjatësia e kësaj veshjeje të zgjasë për një kohë të gjatë.
Këta xhama janë të temperuar për të rritur fortësinë e tyre ndaj goditjeve dhe thyerjes.
Në sipërfaqet e tyre të pasme është vendosur po ashtu një fletë sigurie si një masë shtesë sigurie për të parandaluar dëmtimet rreth tyre në rast se thyhen.
*Alkali është një bazë që krijon jone hidroksidi (OH) kur tretet në ujë.
Li (litiumi), Na (natriumi), K (kaliumi), Rb (rubidiumi), Cs (ceziumi) dhe metalet artificiale dhe radioaktive Fr (fransiumi) quhen METALE ALKALINE.
7 Zgjidhja e problemeve
Kontrolloni këtë listë para se të kontaktoni me servisin. Kjo do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përfshin ankesat e shpeshta që nuk janë të lidhura me defekte të prodhimit ose të materialeve. Disa veçori të përmendura këtu mund të mos jenë të vlefshme për produktin tuaj.
Frigoriferi nuk punon.
- Spina elektrike nuk është vendosur mirë. >>> Shtyjeni që të jetë e vendosur mirë në prizë.
- Siguresa e lidhur me prizën e produktit ose siguresa kryesore mund të jetë e djegur. >>> Kontrolloni siguresat.
Kondensim në faqen anësore të ndarjes së ftohësit (pjesa me shumë zona, ftohësi, kontrolli dhe zona fleksibël)
- Mjedisi është shumë i ftohtë. >>> Mos e montoni produktin në mjedise me temperatura nën -5°C.
- Dera është hapur shumë shpesh >>> Tregoni kujdes që të mos e hapni shumë shpesh derën e produktit. • Mjedisi është shumë i lagësht. >>> Mos e montoni produktin në mjedise me lagështi.
- Ushqimet e lëngshme mbahen në mbajtëse të paizoluara. >>> Mbajini ushqimet e lëngshme në mbajtëse të izoluara.
- Dera e produktit është lënë e hapur. >>> Mos e mbani derën e frigoriferit të hapur për periudha të gjata.
- Temperatura e termostatit është shumë e ulët. >>> Vendoseni termostatin në temperaturën e duhur.
- Në rast të ndërprerjeve të energjisë ose heqjes dhe rivendosjes së spinës, presioni i gazit në sistemin e ftohjes së produktit nuk është i ekuilibruar dhe kjo aktivizon mbrojtjen termike të kompresorit. Produkti do të rifillojë punën pas afro 6 minutash. Nëse produkti nuk rifillon punën pas kësaj periudhe, kontaktoni me servisin.
- Shkrirja është aktive. >>> Kjo është normale për një produkt me shkrirje automatike. Shkrirja kryhet periodikisht.
- Produkti nuk është në prizë. >>> Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë në prizë.
- Përcaktimi i temperaturës nuk është i gabuar. >>> Zgjidhni përcaktimin e përshtatshëm të temperaturës.
- Nuk ka energji elektrike. >>> Produkti do të vazhdojë të punojë normalisht pas rikthimit të energjisë.
Zhurma e përdorimit të frigoriferit rritet gjatë punës.
Zgjidhja e problemeve
- Rendimenti i përdorimit të frigoriferit mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të temperaturës së ambientit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.
- Frigoriferi punon shumë shpesh dhe për një kohë të gjatë.
- Produkti i ri mund të jetë më i madh se produkti i mëparshëm. Produktet e mëdha do të punojnë për periudha më të gjata.
- Temperatura e dhomës mund të jetë shumë e lartë. >>> Produkti do të punojë normalisht për periudha më të gjata në temperatura më të larta të dhomës.
- Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të. >>> Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur vendoset në prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja. Kjo është normale.
- Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti.
- Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Ajri i ngrohtë që lëviz brenda do të bëjë që produkti të punojë më gjatë. Mos i hapni shumë shpesh dyert.
- Dera e ngrirësit ose e ftohësit mund të jetë pak e hapur. >>> Kontrolloni që dyert të jenë të mbyllura mirë.
- Produkti mund të jetë vendosur në temperaturë shumë të ulët. >>> Vendoseni temperaturën pak më lart dhe prisni që produkti të arrijë temperaturën e rregulluar.
- Rondelja e derës së ftohësit ose ngrirësit mund të jetë e pistë, e konsumuar, e thyer ose jo në vendin e duhur. >>> Pastroni ose ndërroni rondelen. Rondelet e dëmtuara/të konsumuara të derës do të bëjnë që produkti të punojë për periudha më të gjata për të ruajtur temperaturën aktuale.
Zgjidhja e problemeve
- Temperatura e ndarjes së ngrirësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri.
- Temperatura e ftohësit është shumë e ulët, por temperatura e ngrirësit është e përshtatshme.
- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri.
- Ushqimet në raftet e ndarjes së ftohësit janë të ngrira
- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri.
- Temperatura në ftohës ose në ngrirës është shumë e lartë.
- Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e lartë. >>> Përcaktimi i temperaturës së ndarjes së ftohësit ka ndikim në temperaturën në ndarjen e ngrirësit. Prisni deri sa temperatura e pjesëve përkatëse të arrijë një nivel të mjaftueshëm duke e ndryshuar temperaturën e ndarjes së ftohësit ose të ngrirësit.
- Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni shumë shpesh dyert.
- Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën.
- Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të. >>> Kjo është normale. Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur vendoset në prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja.
- Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos vendosni ushqime të nxehta te produkti.
Dridhje ose zhurmë.
Zgjidhja e problemeve
- Dyshemeja nuk është në nivel ose e qëndrueshme. >>> Nëse produkti tundet kur e lëvizni ngadalë, rregulloni mbështetëset për ta sjellë produktin në ekuilibër. Sigurohuni po ashtu që dyshemeja të jetë mjaft e fortë për të mbajtur produktin.
- Artikujt e vendosur në produkt mund të shkaktojnë zhurmë. >>> Hiqni artikujt e vendosur në produkt.
- Produkti bën zhurma si rrjedhje lëngjesh, spërkatje, etj.
- Parimet e funksionimit të produktit përfshijnë rrjedhjen e lëngjeve dhe të gazeve. >>> Kjo është normale dhe nuk është një defekt. • Ka zhurmë sikur fryn erë nga produkti.
- Produkti përdor një ventilator për procesin e ftohjes. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.
- Ka kondensim në muret e brendshme të produktit.
- Moti i nxehtë ose i lagësht do të rrisë krijimin e akullit dhe të kondensimit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.
- Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni shumë shpesh dyert - nëse është e hapur, mbylleni derën. • Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën.
- shpesh dyert - nëse është e hapur, mbylleni derën. • Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën.
- Ka kondensim në pjesën e jashtme të produktit ose midis dyerve.
- Moti në ambient mund të ketë lagështi, kjo është normale në një mot të lagësht. >>> Kondensimi do të largohet kur të ulet lagështia. • Pjesa e brendshme ka aromë të keqe.
Zgjidhja e problemeve
- Produkti nuk është pastruar rregullisht. >>> Pastroni pjesën e brendshme rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë dhe sodë buke.
- Disa mbajtëse dhe materiale paketimi mund të shkaktojnë aroma. >>> Përdorni mbajtëse dhe materiale paketimi pa aroma.
- Ushqimet janë vendosur në mbajtëse të paizoluara. >>> Mbajini ushqimet në mbajtëse të izoluara. Mikroorganizmat mund të përhapen nga ushqimet e paizoluara dhe të shkaktojnë aroma të këqija. Hiqni ushqimet e skaduara ose të prishura nga produkti.
Dera nuk mbyllet.
- Paketimet e ushqimeve mund të bllokojnë derën. >>> Zhvendosni artikujt që bllokojnë dyert.
- Produkti nuk qëndron drejt vertikalisht në dysheme. >>> Rregulloni mbështetëset për ekuilibrimin e produktit.
- Dyshemeja nuk është në nivel ose e qëndrueshme. >>> Sigurohuni që dyshemeja të jetë në nivel dhe mjaft e fortë për të mbajtur produktin.
Koshi i perimeve është i bllokuar.
- Ushqimet mund të jenë në kontakt me pjesën e sipërme të raftit. >>> Sistemoni përsëri ushqimet në raft.

KUJDES: Nëse problemi përsëritet pasi të ndiqni udhëzimet në këtë paragraf, kontaktoni me shitësin ose me një servis të autorizuar. Mos u përpiqni ta riparoni produktin.






