ELECTROLUX EHF7647FOK - Furre

EHF7647FOK - Furre ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas EHF7647FOK ELECTROLUX në format PDF.

📄 60 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX EHF7647FOK - page 2
Shiko manualin : Български BG Čeština CS Magyar HU Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth EHF7647FOK ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EHF7647FOK - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EHF7647FOK e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT EHF7647FOK ELECTROLUX

Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera.

Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

ELECTROLUX EHF7647FOK - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 1

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.electrolux.com

ELECTROLUX EHF7647FOK - Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën: - 2

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi originale për pajisjen tuaj:

www.electrolux.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Rekomandojmë përdorimin e pjesëve originale të këmbimit.

Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

ELECTROLUX EHF7647FOK - KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT - 1

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

ELECTROLUX EHF7647FOK - KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT - 2

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

ELECTROLUX EHF7647FOK - Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të përhershëm.

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse ata mbikëqyren nga një i rritur ose nga një person që është përgjegjës për sigurinë e tyre.
  • Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
  • Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
  • Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e prekshme janë të nxehta.
  • Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ju rekomandojmë që ta aktivizoni.
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

  • Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë gjatë përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
  • Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
  • Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në zjarr.

  • Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit.

  • Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
  • Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
  • Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund të nxehen.
  • Nëse sipërfaqja prej qeramike xhami kriset, fikeni pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.

2. ⚠ UDHËZIME PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

ELECTROLUX EHF7647FOK - Instalimi - 1

PARALAJMËRIM

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instaloj këtë pajisje.

  • Hiqni të gjithë paketimin.
  • Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
  • Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
  • Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
  • Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
  • Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktoj fryrje.
  • Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
  • Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
  • Nëse pajisja instalohet mbi sirtar sigurohuni që hapësira mes pjesës së poshtme të pajisjes dhe sirtarit të

sipërm, të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.

- Pjesa e poshtme e pajisjes mund të nxehet. Rekomandojmë që të instalohet një panel ndarës me material që nuk digjet poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen e pjesës së poshtme.

Lidhja elektrike

ELECTROLUX EHF7647FOK - Lidhja elektrike - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

  • Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
  • Pajisja duhet tokëzuar.
  • Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
  • Përdorni kabillo elektrike të përshtatshme.
  • Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
  • Sigurohuni që kabilloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat që gjenden pranë
  • Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë. Kablloja ose spina e lirë ose e

papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.

  • Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
  • Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit të kabllos.
  • Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose një elektricist për ndërimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
  • Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
  • Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral dhe kontaktorë.

2.2 Përdorimi

ELECTROLUX EHF7647FOK - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik lëndimi, djegiesh ose goditjeje elektrike.

  • Përdoreni këtë pajisje në mjedis shtëpiak.
  • Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
  • Mos përdorni një kohëmatës të jashtëm ose një sistem komandimi të veçuar për të vënë në përdorim pajisjen.
  • Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë punës.
  • Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
  • Mos vendosni takëme dhe kapak tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato nxehen.
  • Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.
  • Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose për të ruajtur sende.
  • Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset, shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar goditjet elektrike.

ELECTROLUX EHF7647FOK - PARALAJMËRIM - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik zjarri ose shpërthimi.

  • Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbani flakën dhe objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
  • Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund të shkaktojnë ndezje spontane.
  • Vaji i përdorur, që përmban mbetje ushqimore, mund të shkaktoj zjarr në temperaturë më të ulët sesa vaji që përdoret për herë të parë.
  • Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
  • Mos u përpiqni të fikni zjarr me ujë. Shkëputni pajisjen dhe mbuloni flakën me një kapak ose batanije të posaçme për zjarr.

ELECTROLUX EHF7647FOK - PARALAJMËRIM - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik dëmtimi i pajisjes.

  • Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e kontrollit.
  • Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
  • Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
  • Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
  • Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
  • Enët e gatimit prej gize ose alumini të derdhur ose enë me fund të dëmtuar mund ta gërvishtin qeramikën prej xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte peshë kur duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.

2.3 Kujdesi dhe pastrimi

ELECTROLUX EHF7647FOK - Kujdesi dhe pastrimi - 1

PARALAJMËRIM

Rrezik dëmtimi i pajisjes.

  • Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e sipërfaqes së saj.
  • Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
  • Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjent neutral. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.

- Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes

  • Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
  • Prijeni kabllin e rrymës dhe hidheni atë.

3.1 Pamja e panelit të kontrollit

1 2 3 12 11 10 9 8 A 14 10 8 5 3 0 A 14 10 8 5 3 0 STOP GO 4 5 6 7

Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione janë aktive.

fusha me sensor funksioni
1Treguesit e kohës në zonat e gatimitPër të treguar se për cilën zonë po vendosni kohën.
2Për të bblokuar/zhbblokuar panelin e kontrollit.
3STOP+GOPër të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin STOP+GO.
4IPër të aktivizuar dhe çaktivizuar pajisjen.
5Një afishim i cilësimit të nxehtësisëPër të treguar cilësimin e nxehtësisë.
6APër të aktivizuar funksionin e nxehjes automatike.
7Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e jashtme.
8Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e jashtme.
9Një shirit komandash Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
10+/—Për të shtuar ose pakësuar kohën.
11Për të vendosur zonën e gatimit.
12Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.

3.2 Ekranet e përzgjedhjes së nxehtësisë

Ekrani Përshkrimi
0Zona e gatimit është e çaktivizuar.
1 - 14Zona e gatimit vihet në punë.
uFunksioni STOP Vihet në punë.
RFunksioni i nxhjes automatike është aktiv.
E + numriKa keqfunksionim.
≡ / ∅ □OptiHeat Control (Treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 faza): vazhdo gatimin / mbaj ngrohtë / nxehtësi e mbetur.
LPajisja e bllokimit/sigurisë së fëmijëve është aktive.
-Funksioni i fikjes automatike është aktiv.

3.3 OptiHeat Control (Treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 faza)

OptiHeat Control tregon nivelin e nxehtësisë së mbetur!

ELECTROLUX EHF7647FOK - OptiHeat Control (Treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 faza) - 1

PARALAJMËRIM

/ / Rrezik djegieje nga

nxehtësia e mbetur!

4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

4.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi

Prekni për 1 sekondë për të aktivizuar ose çaktivizuar pajisjen.

Funksioni e çaktivizon vatrën automatikisht nëse:

  • Të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara (☐).
  • Nuk keni vendosur cilësimin e nxehtësisë pasi keni aktivizuar pajisjen.
  • Keni derdhur diçka apo keni futur diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë, etj.). Sinjali akustik dëgjohet disa herë dhe pajisja çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
  • Nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe - ndizet dhe pajisja çaktivizohet. Shihni më poshtë.
  • Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës së funksionit të fikjes automatike:

• 📊, ⏻ 6 orë
• 4 - 7 - 5 orë
• 8 - 9 - 4 orë
• 10 - 14 1,5 orë

4.3 Cilësimi i nxehtësisë

Prekni fushën e komandave te cilësimi i nxehtësisë. Lëvizni gishtin përgjatë shiritit të komandimit për të ndryshuar cilësimin. Mos e lëshoni përpara se të keni zgjedhur një cilësim të saktë nxehtësie. Në ekran shfaqet cilësimi i nxehtësisë.

A 14 10 8 5 3 0

4.4 Aktivizimi/çaktivizimi i unazave të jashtme

Ju mund të përshtatni sipërfaqen e gatimit me përmasat e enës.

Për të aktivizuar unazën e jashtme prekni fushën sensore © / ©reguesi ndizet. Për më shumë unaza të jashtme prekni sërish të njëjtën fushë ndjesore. Treguesi tjetër ndizet.

Ndiqeni sërish procedurën për të çaktivizuar unazën e jashtme. Llamba e kontrollit fiket.

4.5 Ngrohje automatike

Ju mund ta arrini cilësimin e nevojitur të nxehjes brenda një kohe më të shkurtër nëse aktivizoni funksionin e ngrohjes automatike. Ky funksion vendos për pak kohë cilësimin më të lartë të nxehjes (shiko diagramin), e më pas zbret te cilësimi i nevojitur i nxehjes.

Për të aktivizuar funksionin e nxehjes automatike për një zonë gatimi:

  1. Prekni A shfaqet në ekran).

  2. Menjëherë prekni cilësimin e nxehtësisë së duhur. Pas 3 sekondash 📀 shfaqet në ekran. Për të ndalur funksionin ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.

ELECTROLUX EHF7647FOK - Ngrohje automatike - 1

line | Time | Value | | ---- | ----- | | 1 | 1 | | 2 | 2 | | 3 | 3 | | 4 | 4 | | 5 | 5 | | 6 | 6 | | 7 | 7 | | 8 | 8 | | 9 | 9 | | 10 | 10 | | 11 | 11 | | 12 | 12 | | 13 | 12 | | 14 | 12 |

4.6 Kohëmatësi

Kohëmatësi me numërim zbritës

Përdorni kohëmatësin me numërim zbritës për të vendosur kohëzgjatjen e punës së

zonës së gatimit vetëm për këtë sesion gatimi.

Cilësojeni kohëmatësin pasi të përzgjidhni zonën e gatimit.

Ju mund të vendosni përzgjedhjen e nxehtësisë para ose pasi të zgjidhni kohëmatësin.

  • Për të vendosur zonën e gatimit:prekni ⚠! vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i zonës së nevojshme të gatimit.
  • Për të aktivizuar kohëmatësin e numërimit zbritës: prekni + e kohëmatësit për të vendosur kohën (00 - 99 minuta). Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë më ngadalë, koha fillon zbret.
  • Për të kontrolluar kohën e mbetur: vendosni zonën e gatimit me ⏻. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë shpejt. Në ekran shfaqet koha e mbetur.
  • Për të ndryshuar kohëmatësin me numërim zbritës: vendosni zonën e gatimit me ⚠. Prekni +ose .—
  • Për të çaktivizuar kohëmatësin: zgjidhni zonën e gatimit me ⚠. Prekni — . Koha e mbetur numëron mbrapsht deri në 00 . Treguesi i zonës së gatimit fiket. Për ta fikur, mund të prekni gjithashtu + dhe –njëkohësisht.

Kur koha mbaron, tingulli aktivizohet dhe 00 pulson. Zona e gatimit çaktivizohet.

- Për të ndaluar tingullin: prekni ⚫

CountUp Timer ( Kohëmatësi me numërim rritës)

Përdorni CountUp Timer për të monitoruar punën e zonës së gatimit.

  • Për të vendosur zonën e gatimit (nëse është në punë më shumë se 1 zonë):prekni ⚠ vazhdimisht derisa treguesi i zonës së nevojshme të gatimit të ndizet.
  • Për të aktivizuar CountUp Timer:prekni — e kohëmatësit UP ndizet. Kur treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë më ngadalë, koha fillon rritet. Ekrani kalon mes dhe kohës së numëruar (minutat).

  • Për të parë kohën e punës së zonës së gatimit: zgjidhni zonën e gatimit me ⚠. Treguesi i zonës së gatimit fillon të pulsojë shpejt. Ekrani tregon për sa kohë punon zona e gatimit.

  • Për të çaktivizuar CountUp Timer: vendosni zonën e gatimit me ⚠ dhe prekni + ose —për të çaktivizuar kohëmatësin. Treguesi i zonës së gatimit fiket.

Treguesi i minutave

Ju mund ta përdorni kohëmatësin si një tregues minutash kur zonat e gatimit nuk janë në punë. Prekni ⏻ . Prekni + ose - të kohëmatësit për të vendosur kohën. Kur koha mbaron, tingulli aktivizohet dhe 00 pulson.

- Për të ndaluar tingullin: prekni ⚠

4.7 STOP+GO

Funksioni STOP vendos përzgjedhjen më të ulët të nxehtësisë për gjitha zonat e gatimit.(☐).

Kur funksionon STOP + GO, nuk mund ta ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.

Funksioni ^STOP nuk e ndalon funksionin e kohëmatësit.

  • Për të aktivizuar këtë funksion prekni STOP + GO . Simboli undizet.
  • Për të çaktivizuar këtë funksion prekni STOP + GO. Ndizet përzgjedhja e nxehtësisë që keni vendosur më parë.

4.8 Bllokimi

Kur zona e gatimit është në punë, ju mund të bllokoni panelin e kontrollit. Kjo parandalon një ndryshim aksidental të cilësimit të nxehtësisë.

Vendosni cilësimin e nxehtësisë në fillim.

Për të aktivizuar këtë funksion prekni 📋. Simboli 📁 ndizet për 4 sekonda. Kohëmatësi mbetet i ndezur.

Për të çaktivizuar këtë funksion prekni. Ndizet cilësimi i nxehtësisë që keni vendosur më parë.

Kur çaktivizoni pajisjen, çaktivizohet edhe ky funksion.

4.9 Mekanizmi i sigurisë për fëmijët

Ky funksion parandalon përdorimin aksidental të pajisjes.

Për të aktivizuar mekanizmin e sigurisë për fëmijët

  • Aktivizojeni pajisjen me Ⓐ. Mos vendosni një cilësim nxehtësie.
  • Prekni ⏻ për 4 sekonda. Simboli Ⓛ ndizet.
  • Çaktivizojeni pajisjen me ①.

Për të çaktivizuar mekanizmin e sigurisë për fëmijët

  • Aktivizojeni pajisjen me ⏻ . Mos vendosni një cilësim nxehtësie. Prekni ⏻ për 4 sekonda. Simboli ⏻ ndizet.
  • Çaktivizojeni pajisjen me ①.

Për të anuluar mekanizmin e sigurisë për fëmijët vetëm për një sesion gatimi

  • Aktivizojeni pajisjen me Ⓘ. Simboli Ⓛ ndizet.
  • Prekni ⏻ për 4 sekonda. Vendosni përzgjedhjen e nxehtësisë për 10 sekonda. Ju mund të përdorni pajisjen.
  • Kur çaktivizoni pajisjen me ①, mekanizmi i sigurisë për fémijët punon sërish.

4.10 OffSound Control (Çaktivizimi dhe aktivizimi i tingujve)

Çaktivizimi i tingujve

Çaktivizoni pajisjen.

Prekni Ⓙ për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni ⏻ për tre sekonda. Ndizet Ⓞ, aktivizohet tingulli. Prekni + ndizet Ⓥ, tingulli çaktivizohet. Kur ky funksion vihet në punë, ju mund t'i dëgjoni sinjalet vetëm kur:

  • prekni ①.
  • ulet treguesi i minutave
  • ulet kohëmatësi i numërimit zbritës.
  • vendosni diçka në panelin e kontrollit.

Prekni Ⓛ për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket. Prekni ⏻ për tre sekonda. Ndizet Ⓥ, sepse tingulli çaktivizohet. Prekni +, ndizet ⓄTingulli është aktivizuar.

Informacion rreth enëve të gatimit

  • Fundi i enëve të gatimit duhet të jetë sa më i trashë dhe më i rrafshët që të jetë e mundur.
  • Enët prej çeliku të emaluar dhe me bazamente alumini ose bakri mund të shkaktojnë çngjyrosje mbi sipërfaqen prej qeramike xhami.

5.2 Kursimi i energjisë

ELECTROLUX EHF7647FOK - Kursimi i energjisë - 1

Si të kursejmë energji

  • Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
  • Vini enën e gatimit mbi vatër para se ta ndizni vatrën.
  • Fikini zonat e gatimit përpara përfundimit të kohës së gatimit për të përdorur nxehtësinë e mbetur.
  • Zona e gatimit dhe fundi i tenxheres duhet që të jenë të së njëjtës madhësi.

5.3 Öko Timer (Kohëmatësi ekonomik)

ELECTROLUX EHF7647FOK - Öko Timer (Kohëmatësi ekonomik) - 1

Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës së gatimit çaktivizohet përpara se të bjerë sinjali i

kohëmatësit me numërim mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.

5.4 Shembujt e përdorimit për gatim

Të dhënat në tabelë janë vetëm udhëzuese.

Cilës imi i nxeh tësis ëPërdoreni për: Koha Këshilla
1Mbani ngrohtë ushqimet e gatuarasipas nevojë sVendosni kapak mbi enën e gatimit.
1-3Salcë holandeze; Shkrirje: gjalpë, çokollatë, xhelatinë5-25 minTrazojeni herë pas here.
1-3Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të pjekura10-40 minGatuani me kapak.
3-5Zierje orizi dhe gatesash me bazë qumështi; ngrohje ushqimesh të gatshme25-50 minShtoni të paktën dy herë lëng sa orizi, trazojini gatesat me qumësht gjatë gatimit.
5-7Gatim me avull: perime, peshk, mish20-45 minShtoni disa lugë gjelle lëng.
7-9Patate të gatuara me avull 20-60minPërdorni maksimumi 1⁄4 I ujë për 750 g patate.
7-9Gatim sasish më të mëdha ushqimi, mishi me lëng dhe supash60-150 minDeri në 3 I lëng plus përbërësit.
9-12Skuqje e lehtë: eskallop, mish viçi me djathë e proshutë, kotëleta, qofte, salsiçe, mëlçi, salcë, vezë, petulla, gjevreksipas nevojë sKthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e kohës.
12-13Skuqje e thellë, thekje e fortë, fileto mishi, biftekë5-15 minKthejeni pasi të ketë kaluar gjysma e kohës.
14Zierje sasish të mëdha uji, zierje makaronash, kavërdisje mishi (gulash, mish rosto), patate të skuqura.

Informacion mbi akrilamidet

E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit shkencore, nëse e thekni ushqimin (veçanërisht ato me përmbajtje

niseshteje), akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin. Për këtë arsye, ju këshillojmë të gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të mos e thekni shumë ushqimin.

Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.

ELECTROLUX EHF7647FOK - Informacion mbi akrilamidet - 1

Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi qeramikën e xhamit nuk ndikojnë në funksionimin e pajisjes.

Për të hequr papastërtitë:

  1. – Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan dhe ushqime me sheqer. Nëse jo, pajisja mund të dëmtohet nga papastërtia. Përdorni kruajtëse të posaçme për xhamin. Vendoseni kruajtësen mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.

- Hiqni pasi pajisja të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e çmërsit,

rrëketë e ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e ndritshme metalike. Përdorni një pastrues të posaçëm për qeramikën e xhamit ose inoksin.

  1. Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë dhe me pak detergjent.

  2. Në fund, thajeni pajisjen duke e fërkuar me një leckë të pastër.

7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pajisjen.Pajisja nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë.Kontrolloni nëse pajisja është e lidhur saktë me rrjetin elektrik (referojuni skemës së lidhjes).
Aktivizojeni pajisjen sërishdhe cilësojeni nxehtësinë në më pak se 10 sekonda.
Keni prekur 2 ose mëshumë fusha me sensor njëkohësisht.Prekni vetëm një fushë me sensor.
Funksioni STOP+GOvihet në punë.Referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm".
Mbi panelin e kontrollit kanjolla uji ose njolla yndyre.Pastroni panelin e kontrollit.
Një sinjal akustik bie dhe pajisja çaktivizohet.Një sinjal akustik bie kur pajisja çaktivizohet.Keni vendosur diçka mbi një ose më shumë fusha me sensor.Hiqni objektin nga fushat me sensor.
Pajisja çaktivizohet. Keni vendosur diçka mbi fushën me sensor ➀ .Hiqni objektin nga fusha me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet.Zona e gatimit nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë.Nëse zona e gatimit ka punuar mjaft kohë për të qenë e nxehtë, flisni me qendrën e shërbimit.
Funksioni i nxehjes automatike nuk aktivizohet.Zona e gatimit është e nxehtë.Lëreni zonën e gatimit që të ftohet mjaftueshëm.
Ešhtë vendosur cilësimimë i lartë i nxehtësisë.Cilësimi më i lartë i nxehtësisë ka të njëjtën fuqi si funksioni i nxehjes automatike.
Nuk mund ta aktivizoni unazën e jashtme.Aktivizoni në fillim unazëne brendshme.
Fushat me sensor nxehen.Ena e gatimit është tepër e madhe ose e keni vendosur atë shumë afër butonave komandues.Nëse është e nevojshme, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit.
Nuk tingëllon asnjë sinjal akustik kur prekni fushat sensore të panelit.Sinjalet janë të çaktivizuara.Aktivizoni sinjalet (shihni "Kontrolli i heqjes së tingujve").
- ndizet.Fikja automatike është aktive.Çaktivizojeni pajisjen dhe aktivizojeni sërish.
L ndizet.Ešhtë aktiv funksioni i sigurisë për fëmijët ose billokimi.Referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm".
Afishohet dhe një numër.Ka një defekt në pajisje.Shkëputeni pajisjen nga rrjeti për pak kohë. Hiqni siguresën nga sistemi elektrik i shtëpisë. Lidheni atë sërish. Nëse E ndizet sërish, kontaktoni qendrën e shërbimit.

Nëse jeni përpjekur ta zgjidhni si më sipër dhe nuk e keni riparuar dot, kontaktoni me shitësin ose shërbimin tuaj të klientit. Jepni të dhënat e etiketës së parametrave, kodin me tre shifra për xhamin qeramik (ndodhet në qoshe të sipërfaqes prej qelqi) dhe mesazhin e defektit që ndizet.

Sigurohuni që pajisjen ta përdorni siç duhet. Nëse jo, servisi nga tekniku i shërbimit të klientit apo shitësi nuk do të jetë falas, edhe gjatë periudhës së garancisë. Udhëzimet lidhur me shërbimin e klientit dhe kushtet e garancisë janë në broshurën e garancisë.

8. UDHËZIME PËR INSTALIMIN

ELECTROLUX EHF7647FOK - UDHËZIME PËR INSTALIMIN - 1

PARALAJMËRIM

Referojuni kapitujve të sigurisë.

ELECTROLUX EHF7647FOK - PARALAJMËRIM - 1

Përpara instalimit

Përpara instalimit të pajisjes, regjistroni nformacionin e mëposhtëm që gjendet në pllakën e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të kasës së pajisjes.

- Modeli ......

  • PNC
  • Numri i serisë ....

8.1 Pajisjet inkaso

- Pajisjet inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pajisjen siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.

8.2 Kablloja e lidhjes

  • Pajisja është e pajisur me kabillo lidhjeje.
  • Zëvendësoni kabllon e dëmtuar të ushqimit me një kabllo të posaçme (Iloji

H05BB-F Tmax 90°C; ose më të lartë). Flisni me Qendrën lokale të Shërbimit.

8.3 Montimi

ELECTROLUX EHF7647FOK - Montimi - 1

Nëse përdorni një kuti mbrojtëse (një aksesor shtesë 1), nuk është i nevojshëm bazamenti mbrojtës nën pajisje. Nëse e instaloni pajisjen mbi një furrë, nuk mund të përdorni kutinë mbrojtëse.

1) Aksesori i kutisë mbrojtëse mund të mos jetë i disponueshëm në disa vende. Ju lutemi kontaktoni shitësin lokal.

9. TË DHËNA TEKNIKE

Fuqia e zonave të gatimit

Zona e gatimit Fuqia nominale (Cilësimi i nxehtësisë maksimale) [W]
Djathtas, e pasme — 170/265 mm 1400/2200 W
Djathtas, përpara — 180 mm 1800 W
Majtas, e pasme — 145 mm 1200 W
Majtas, përpara — 120/175/210 mm 800/1600/2300 W

10. PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN

Ricikloni materialet me simbolin

Vendoseni ambalazhin te kontenierët e riciklimit nëse ka.

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe

elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin ✉ e mbeturinës shtëpiake.

Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

СЪДЪРЖАНИЕ

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : EHF7647FOK

Kategori : Furre